|
Fjala e z.Bislim Elshani, mbajtur nė
akademinė politike kushtuar Ukshin Hotit,
mė 16 maj 2009 nė Prishtinė. Ukshin
Hoti dhe bazat morale tė politikės Shkruan: Bislim Elshani - Prishtinė, 16 maj 2009 _____________________________
· Tė
nderuara zonja e zotėrinj,
Qėmoti kam pasur idenė tė
shkruaj pėr njė aspekt tė veēantė tė filozofisė politike tė Ukshin Hotit, pėr aspektin moral. Pėr kėtė mė pati nxitur
njė pohim i Mahmut Bakallit pėr veprėn e Ukshin Hotit, se politikėn e tij e karakterizonte
moralizimi. Mbase si shumė intelektualė kosovarė, edhe ai kishte
ngatėrruar kuptimet e ndryshme qė bartin fjalėt moral dhe moralizim. Kjo e
dyta ka konotacion para sė gjithash negativ. Ukshin
Hoti i kushtonte rėndėsi tė jashtėzakonshme korrektesės terminologjike dhe
detajeve, ai nuk ngatėrronte kurrė termat, pa u bindur se shprehnin atė qė
synonte ai. Psh. mė kujtohen diskutimet e gjata me
tė pėr tė gjetur nė shqip ekuivalentin e fjalės civilizacion.
Sugjerimi im pėr termin qytetėrim nuk e kėnaqte. Njėsoj pati ndodhur dhe me
termin e vėrteta e kohshme, tė cilit unė vetėm
vonė arrita tia kuptoja thelbin. Sipas
Ukshin Hotit, e vėrteta e kohshme
nuk duhet ngatėrruar me tė vėrtetėn e pėrkohshme, por para sė gjithash, me
njė tė vėrtetė paradigmatike, qė ia vė vulėn kohės.
Tė njėjtin kujdes pėr termat ai tregoi edhe nė mbrojtjen e tij tė
njohur para gjykatės serbe nė Prizren, ku asnjėherė nuk ngatėrroi psh. kuptimet e fjalėve e drejtė dhe drejtėsi. (Ndėrkaq
sot, ngatėrresat ortografike e ortoepike qė lexojmė e dėgjojmė nga gazetarėt
e spikerėt radiotelevizivė, sidomos nė Kosovė, janė tė panumėrta.) Sidoqoftė,
duke e marrė me seriozitet pohimin e z.
Bakalli pėr moralizimet e mundshme nė veprėn e Ukshin
Hotit, iu vura rileximit tė veprės sė tij edhe njė herė, dhe konstatova
pėrfundimisht se nė gjithė veprėn e tij skishte asnjė moralizim. · Pastaj pyeta veten, ku ta ketė nxjerrė
vallė z. Bakalli kėtė pėrfundim?
Supozova se ai, tė mė falė atje ku ėshtė, as qė e kishte lexuar veprėn
e Ukshin Hotit, por nė konstatimin e tij mund tė
jetė nisur nga pėrvoja vetjake gjatė bashkėpunimit me tė nė periudhėn
komuniste. Pėr raportet e tilla mė kishte folur vetė Ukshin
Hoti. Psh. ai mė thoshte se qarqet drejtuese tė
krahinės nuk pranonin ta mbanin afėr se ai sdinte tė mbante sekretin. Pastaj
sepse nuk pinte alkool. Mirėpo ajo qė mė pati lėnė mbresė pėr sa i pėrket
dallimit tė tij me gjithė nomenklaturėn titiste tė Kosovės, ishte qėndrimi i
tij gjatė fushatės sė njohur politike jugosllave Ke shtėpi dorėzo banesėn. Nė komisionin krahinor qė merrej me
kėtė ēėshtje ishte emėruar edhe Ukshin Hoti, sė
bashku me njė drejtues komunist nga Gjakova. Ukshin
Hoti, bazuar nė parimet e tij morale, e kishte marrė me seriozitet aksionin
dhe kishte nisur me gjithė mend ta vinte nė jetė atė. Mirėpo kur i doli se
bashkėpunėtori i tij mė i ngushtė nė komision kishte edhe shtėpi edhe ca
banesa, e kuptoi se nė ēbotė po jetonte dhe qė prej atėherė nisi tė
distancohej prej saj, derisa u pėrjashtua tėrėsisht nga Lidhja e komunistėve
jugosllavė.
Dhe ėshtė e ēuditshme se si disa nga ish-bashkėpunėtorėt e tij, edhe
shumė vite pas largimit nga partia, vazhdonin ta quanin komunist. Tė qėnit ish-komunist ai nuk e mohoi kurrė, por edhe kur e
provokonte ndonjė fanatik i ri ideologjik pas viteve 90, ai pėrgjigjej: Po, kam qenė komunist, por kam qenė njeri
i ndershėm. Pra nė bazė tė sjelljes sė tij nė raport me tė tjerėt ai
vinte nderin dhe jo ideologjinė, moralin dhe jo interesin. Ndėrsa para ca
kohėsh mė ra tė lexoja njė pohim tė njė ish kreu tė PD-sė nė Shqipėri pėr njė
politikan tė majtė: Ėshtė i ndershėm,
ske ēi thua, por ēe do, ėshtė i majtė! Pra zyrtarėt e sotėm duket se
janė po aq fanatikė nė ideologji sa edhe ata tė kohės moniste. E keqja ėshtė
se gjersa ata tė djeshmit ishin nė pajtim me konjunkturat
politike globale, me kohėn dhe me vendin ku jetonin, kėta tė sotmit janė nė
kundėrshtim me gjithēka ka tė bėjė me normat demokratike. Kėta mendojnė se po
tė jesh demokrat, edhe po spate moral e ndershmėri, edhe po tė jesh horr, tė
falet. Ajo qė stė falet dot ėshtė pėrkatėsia e majtė, qofsh edhe njė Dritėro Agoll, siē na pati rėnė
tė dėgjojmė nė RTK nga njė kėngėtar kosovar. Duke e konceptuar demokracinė si
njė shans pėr revansh dhe si njė anarki sociale tė kapitalizmit tė hershėm,
kėta mendojnė se u lejohet tė bėjnė gjithēka, edhe tė vjedhin, edhe tė
shpifin, edhe tė nxijnė tė tjerėt, edhe tė abuzojnė me pushtetin, tė shkelin
vartėsit e tua imponojnė me ēdo kusht sjelljen servile. Nė kėtė gjendje
amoraliteti qė sundon sot nė tė dy anėt e kufijve shqiptarė, nuk ėshtė
prandaj ēudi tė kapen me drogė e me para tė pista edhe ambasadorė e nėpunės
policie, dmth. pikėrisht ata qė duhet tė shėrbejnė
si shėmbėlltyra morale tė njė shteti.
Ajo qė mė ra nė sy gjatė rileximit tė shkrimeve tė tij ishte edhe
fakti se vetė Ukshin Hoti kishte paralajmėruar njė
seri artikujsh e ligjėratash me temėn Morali
dhe politika. Nė kėtė kuptim, po tė ishte realizuar ky projekt, unė sdo
tė detyrohesha tė qėmtoja aq shumė nė gjithė veprėn e shkruar e tė botuar tė Ukshin Hotit pėr parimet
e tij morale, por do tė mė mjaftonte ndoshta vetėm studimi i tij
pėrkatės. Nuk e di nėse ai e kishte shkruar tashmė kėtė studim. Shtėpia e
tij, nė Krushė tė Madhe, bashkė me bibliotekėn
personale, ishte djegur tėrėsisht nga forcat serbe nė pranverė tė vitit 99.
Ca nga shkrimet e tij ishin konfiskuar nga policia serbe, dhe shpresojmė tė
na i kthejnė ndonjė ditė, po qe se nuk i kanė zhdukur gjatė ēmendurisė sė
tyre politike. Po tė ishte realizuar projekti i tij, atėherė edhe nė kėtė
fushė, pra tė moralit nė politikė, Ukshin Hoti do
tė pėrfaqėsonte pionierin nė literaturėn tonė politike. Dhe kėtė e them me
keqardhje, sepse do tė ishte dashur qėmoti, ashtu si nė literaturėn politike evro-perėndimore, qė edhe tek ne tė botohej ndonjė studim
qė do tė trajtonte moralin ose etikėn nė politikė, e cila ka ca rregulla
specifike, ashtu siē i ka psh. etika mjekėsore.
Unė vetė profesionalisht nuk i pėrkas fushės sė politikės, kėshtuqė, pėrpara se tė nisja tė merresha me aspektin
moral tė politikės sė Ukshin Hotit, kisha ndėrmend
vetėm ato dhjetė urdhėresat qė sipas biblės, perėndia ia kishte diktuar Moisiut, 4 prej tė cilave kėrkojnė njohjen, respektin dhe
frikėn ndaj tij, ndėrsa kusuri bėn fjalė mbi sjelljen morale tė njerėzve ndaj
njėri-tjetrit: mos vrit, mos shkel kurorėn, mos vidh, mos dėshmo rrejshėm,
mos lakmo gjėnė e huaj, pėrkatėsisht gruan ose shtėpinė e tjetrit (tė na
falin femrat e pranishme, por bibla qė nė start ato i trajton si njė mall,
pavarėsisht se mjaft tė shtrenjtė, gjersa i barazon me njė shtėpi). Ndėrsa
Kurani, qė nė raport me gruan ska ndonjė ndryshim nga bibla, nėnvizon nė
mėnyrė tė veēantė njė urdhėresė tjetėr hyjnore: mos merr nėpėr gojė, qė nė
gjuhėn e sotme politike do tė thoshte, mos pėrhap thashetheme. Njė nga
rregullat morale mė tė rėndėsishme qė sot shenjon
gjithė krishterimin, ėshtė karitas-i, pėrkatėsisht,
dashuria ndaj tė afėrmit. Kėsaj norme gjatė gjithė shekullit tė kaluar ia ka
dhėnė vulėn njė personalitet me burim shqiptar, nėnė Tereza. Deviza qė
ilustron kėtė normė ėshtė: Duaje tė
afėrmin tėnd. Mirėpo, duke qenė se shumė norma e rregulla mund tė marrin
kuptime tė ndryshme nėse zbatohen nė njė rreth tė ngushtė, tė mesėm social
apo nė pėrmasa globale, Slavoj Zhizheku,
njė ndėr filozofėt mė tė mėdhenj tė kohės sonė, me prejardhje sllovene, pohon
se dashuria ndaj tė afėrmit nuk duhet kufizuar me dashurinė ndaj fisit,
kombit apo fesė vetjake, por pikėrisht ndaj gjithė njerėzimit, sidomos ndaj
tė ndryshmėve. Nė kėtė kuptim ai kėshillonte presidentin Bush pas 11
shtatorit, ti dashuronte myslimanėt, natyrisht, jo nė kuptimin cinik tė
fjalės. Njė filozof gjerman madje shkon edhe mė larg, duke pohuar se dashuria ndaj tė afėrmit ėshtė nėna
e tė gjitha luftėrave njerėzore.
Mirėpo duke shfletuar ca libra, vura re se definicioni i moralit nuk
ishte i njėjtė pėr tė gjithė. Sipas fjalorit tė gjuhės shqipe, morali ėshtė Tėrėsia e parimeve, e normave dhe e rregullave
qė janė krijuar e ndryshojnė historikisht nė kushte tė caktuara
ekonomiko-shoqėrore dhe qė pėrcaktojnė sjelljen e veprimtarinė e njerėzve nė
shoqėri. Ndėrkaq, sipas definicionit tė Wikipedias
gjermane, shprehja "Moral"
kryesisht tregon modelin faktik tė sjelljes, tė konvencioneve, tė rregullave
dhe parimeve tė individėve, grupimeve apo kulturave tė caktuara.
Shumė autorė moralin nuk e shkėpusin nga e drejta, qoftė ajo
tradicionale, zakonore, apo zyrtare, duke pohuar se sjellja morale dhe ligjore
janė identike. Psh. Hegeli filozofinė e tij morale
e inkorporon nė librin e tij mbi filozofinė e sė drejtės. Sipas tij, shteti
ėshtė realizim i idesė morale. Ndėrsa pėr shumė tė tjerė, morali pėrbėn
predispozitėn e ēdo legjislacioni.
Sipas etikės hobsiane, njeriu nė natyrėn e
tij ėshtė njė qenie egoiste, si njė ujk i vetmuar, dhe pėr kėtė shkak
ekziston shteti qė tė sigurojė paqen midis njerėzve. Kundėrshtarėt e
mėvonshėm tė Hobsit theksuan ndėrgjegjen njerėzore
si kriter natyror tė moralitetit. Sipas Kantit, duhet dalluar moraliteti
nga legaliteti, pėrkatėsisht, nga sjellja e ligjshme, sepse kjo e fundit i
shtyn njerėzit tė sillen mirė nga frika pėr konsekuencat, ndėrsa ajo e para
nga parimet e pėrqafuara me vetėdėshirė.
Destruksionin e tė gjitha pikėpamjeve
morale, sidomos tė atyre religjioze, e ka bėrė filozofi i madh gjerman Nietzsche duke i tallur si moral kristian
tė kopesė, ndėrsa ndėr kontestatorėt e sotėm mė tė
mėdhenj tė pikėpamjeve morale tradicionale llogaritet Slavoj
Zhizheku me librin e tij: Duaje tė afėrmin tėnd, jo faleminderit!
Moraliteti i njeriut pėrcaktohet nga dhėnia
pėrparėsi interesave egoiste apo atyre me dobi tė pėrgjithshme. Nė
shkallėzimin qė niset nga egoizmi dhe mbaron me altruizmin, ekzistojnė dhe ca
shkallė tė ndėrmjetme varėsisht nga pėrcaktimi pėr interesa afatgjatė apo
afatshkurtėr, individualė apo gruporė, fisnorė e krahinorė apo nacionalė e
gjithėnjerėzorė.
Si studiues dhe hulumtues i sociologjisė politike, Ukshin
Hoti ėshtė njė kritik jashtėzakonisht i rreptė i tė metave shoqėrore tė
shqiptarėve. Shkaqet e fenomenit tė oportunizmit politik mes shqiptarėve,
sidomos tek njė pjesė e rinisė sė tij, ai i gjen tek raportet anakronike dhe
tė pashthurura patriarkale e fisnore nė Kosovė. · Pas njė ceremonie mortore nė Therandė, nė
tė cilat shpesh hapeshin dhe debate politike, njė provokator nga LDK-ja e
pyeti Ukshin Hotin se mos doni tė na ktheni
komunizmin?
Mė la pėrshtypje pėrgjigja e tij kuptimplotė: Jo, por duam tua ērrėnjosim feudalizmin. Pėr dallim nga
pyetja, pėrgjigja nuk ishte provokative, por
fshihte pikėrisht thelbin e raporteve shoqėrore nė Kosovė, tė cilat akoma i
karakterizon patriarkalizmi, filisteizmi fisnor e mentaliteti feudal, tipare
kėto qė do ti ngadalėsojnė ndjeshėm integrimet euroatlantike tė Kosovės.
Natyrisht, duke marrė pėr bazė pikėpamjet e Ukshin
Hotit, nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se ku i ka rrėnjėt filisteizmi e meskiniteti i sotėm moral i Prishtinės, i cili, nė vend
se tė merremi me problemet qė na i parashtron koha, na dikton tė merremi me
ēėshtje tashmė tė zgjidhura, si psh. tė gjuhės
letrare, pėr tė mos shkuar akoma mė larg, tė krijimit tė kombit. Pra ata kuazi-intelektualė qė kualifikojnė psh.
Qosjen apo Kristo Frashėrin si rilindas tė
shekullit XX, vetė duan tė kthehen akoma mė larg, tė merren me punėt me tė
cilat i kanė kryer 150 vjet mė parė Naimi, Samiu,
De Rada e Naum Veēilharxhi, pra me punėn e krijimit
tė kombit nga e para. Tė paaftė pėr tė krijuar diēka vėrtetė tė re, duan
tė prishin atė qė tashmė ėshtė arritur pėr ta bėrė nga e para. Mirėpo si do
ta bėnin ata njė gjė tė tillė, duke pasur parasysh mediokritetin dhe inkompetencėn e tyre? Jemi tė prirur
tė besojmė se do tia bėnin si ata partizanėt gjatė luftės: do tė prishnin
rrotat e makinave pėr tė na bėrė opinga.
Ukshin Hoti bėn dallimin e politikės nga
politikanizmi, pėrkatėsisht nga manipulimet e
spekulimet politike. Duke marrė nė shqyrtim politikėn serbe ndaj
shqiptarėve, nė shkrimin analitik Politika
si art dhe morali ai shkruan: Ndėr
ne, p.sh., shpeshherė dėgjohet komentimi se serbėt janė politikanė tė zotė,
qė do tė thotė se janė mjeshtėr tė politikės si art i sė mundshmes. Kritika
serbe p.sh., shpalljen e Republikės dhe tė Kushtetutės nga ana e deputetėve
tė Kuvendit tė Kosovės e quajti si akt "kaēaniko-kaēak"
(Kaēaniēko-kaēaēki Ustav) duke e pasur pėr qėllim denigrimin e rėndėsisė sė
kėtij akti si akt tė pamoralshėm meqė e shpallėn "kaēakėt" dhe jo
deputetėt. Nė kėtė rast nuk vihej nė spikamė fakti se "kaēa(ni)kėt" e tillė ishin tė
zgjedhur si deputetė pikėrisht me lejen e tyre, dhe se konspiracionin ua
kishin imponuar vetė ata - serbėt, d.m.th. jo ata vetvetes, dhe se kishin
qenė tė detyruar ta bėnin njė akt tė tillė nė kushte tė imponuara
konspirative. Pėrkrahja masovike e popullsisė e bėn
tė pamoralshėm tentimin e politikės serbe qė ta denigrojė njė akt tė tillė
fisnik. Andaj thėnia se serbėt janė politikanė tė aftė nė sytė e shqiptarėve
lidhet me konotacion negativ, ndėrkaq nė sytė e serbėve, pavarėsisht nga
pėrparėsitė momentale qė mund t'ua sigurojė "aftėsia" e tillė, nė
njė plan afatgjatė mund t'i kualifikojė vetėm si manipulues tė mirė pėr
qėllime afatshkurtra por nė kundėrshtim me interesat afatgjata dhe pozitive
tė popullit serb, siē ėshtė p.sh. miqėsia me shqiptarėt. Mbi nivelin intelektual tė Ukshnin Hotit
Sot ėshtė e pamundur tė flasėsh pėr njė hierarki vlerash apo pėr njė
piramidė shkencore e kulturore ndėr shqiptarėt, me ērast do tė pajtoheshin
sė paku shumica pėr ata qė do tė gjendeshin nė majė, nga mesi dhe nė fund.
Njė piramidė e tillė ekziston vetėm nė fushėn e sportit, ku shkallėzimi bėhet
sipas pikėve. Tek ne psh. ndodh qė tė dalė njė
gazetar si puna e z. Matoshi dhe ti japė leksione
historie njė Kristo Frashėri.
Kėsaj i thonė eja babė tė ti tregoj
arat. Ndėrkaq, nė vendet e demokracive perėndimore dihet se ku e ka
vendin secili, gazetari, bashkėpunėtori shkencor, akademiku e doktori i
shkencave, debituesi dhe eksperti. Pėr nga titulli, Ukshin
Hoti ka mbetur zyrtarisht nė shkallėn e magjistrit, ndonėse doktoranturėn e kishte tė gatshme, po nuk e mbrojti dot
pėr shkak tė rrethanave tė njohura nė ish-Jugosllavi. Mirėpo sot ėshtė e
pamoralshme ti drejtohesh atij me titullin magjistri Ukshin
Hoti. Pėr nga niveli i analizave tė tij shkencore, edhe titulli doktor do tė
ishte i pakėt, prandaj, duke qenė se ai ka krijuar tashmė njė emėr nė fushėn
e letrave, titulli mė i mirė do tė ishte vetė emri i tij, Ukshin
Hoti.
Nė qasjen ndaj politikės dhe nė analizat socio-politike, Ukshin Hoti nuk
dallon ose dallon fare pak nga kolegėt e tij tė universiteteve amerikane.
Duke shfletuar autorė tė ndryshėm pėrnjėherėsh, zbulova diēka interesante:
unė mund tė kaloja pa asnjė vėshtirėsi nga njė studim i Zbignjev
Brzezinskit tek Ukshin
Hoti, ose nga njė studim i Hobsbaumit, Zhizhekut apo Darendorfit tek Ukshin Hoti. Madje nė ca aspekte Ukshin
Hoti mė delte mė i thellė, mė sintetik e mė bindės. Kjo ndoshta pėr shkak tė
prejardhjes sė tij bikulturore, krishtero-muslimane, tė pėrcaktuar nga kombi dhe nga gjeografia,
por edhe tė pėrvojės sė veēantė jetėsore. Ndėrkaq e kisha tmerrėsisht tė
vėshtirė tė kaloja psh. nga Ukshin Hoti te njė autor kosovar tė
pranishėm nė opinion sidomos gjatė 10 viteve tė fundit qė ka botuar vėllime
tė tėra mbi ēėshtjen tonė kombėtare. Duke parafrazuar titullin e njė romani
tė Mark Tuenit, mund tė thoshja se Ukshin Hoti ishte
njė amerikan nė Krushė tė Madhe, pėr sa i pėrket
pozitės sė tij tragji-komike nė fshatin e tij tė
lindjes, ose edhe njė amerikan nė Universitetin e Prishtinės, pėr sa i
pėrket metodės sė tij tė ligjėrimit dhe afėrsisė kolegiale
me studentėt. Nėn shembullin e universiteteve amerikane, ai shpesh i
braktiste sallat universitare me mėsim frontal dhe temat e tij i trajtonte
pėrmes bashkėbisedimit nėpėr vende publike, psh. nė
ndonjė kafene. Sipas Aristotelit, njė orator, pėr tu quajtur i zoti, duhet
tė zotėrojė tri veēori: etosin, logosin
dhe patosin. Etosin, dmth
moralin - pėr tė mos thėnė gėnjeshtra, logosin, dmth. arsyen, pėrkatėsisht, aftėsinė e argumentimit
shkencor, dhe sė fundi patosin, dmth. ndjenjėn, qė
do tė thotė se ato qė ua thotė tė tjerėve tua thotė me zjarrin e shpirtit
dhe jo sa pėr tė larė gojėn. Ukshin Hoti i
zotėronte tė trija.
Sot ėshtė imorale dhe inkompetente nga aspekti shkencor tė shkruash njė studim nga
fusha e politologjisė, e socio-politikės apo e filozofisė politike dhe tė mos
i referohesh veprės sė Ukshin Hotit.
Fatkeqėsisht kjo po ndodh mjaft shpesh ndėr ne, para sė gjithash nė Prishtinė
mė parė se nė Tiranė. Si duket studiuesve tanė, ashtu si njė personazhi tė
romanit 100 vjet vetmi tė Markesit, u pėlqen tė
merren me zbulimin e gjėrave tashmė tė zbuluara. Politika dhe humanizmi
Duke lexuar mbrojtjen e tij para
gjyqit, tė cilėn ai e kishte konceptuar si njė ligjėratė, pėrkatėsisht, si
njė ese politik, pėr sqarimin e keqkuptimeve politike serbe e shqiptare
lidhur me gjetjen e njė zgjidhjeje tė kėnaqshme qė do t'i shpėtonte kėta dy
popuj nga konfrontimi, njeriu zbulon njė ndėr veēoritė themelore tė gjithė
veprės politike tė Ukshin Hotit, qė ėshtė
humanizmi.
Pėr tė politika nuk ėshtė manipulim i thjeshtė me shifra abstrakte,
kalkulim vrasjesh, plagosjesh e masakrimesh pėr arritjen e qėllimeve "tė shenjta", pėrgatitje
paraprake tė mijėra thasėve tė najlonit pėr ushtarė qė do tė vriten nė fronte
etj. etj. Pėr tė politika mbetet shkenca themelore humaniste si parakusht
esencial i zhvillimit tė tė gjitha shkencave tjera,
i tė gjitha fushave tjera tė zhvillimit kulturor e ekonomik tė njerėzimit, nė
dobi tė shmangies sė konflikteve dhe jo tė nxitjes sė tyre, nė dobi tė
zbulimit tė zgjidhjeve mė tė drejta e mė premtuese pėr tė gjitha palėt dhe jo
tė krijimit tė vatrave tė pėrhershme tė krizės.
Duke qenė mė largpamės se tė
tjerėt, ai qysh mė 1981 tėrhoqi vėrejtjen pėr nevojėn e konstituimit tė
Kosovės si republikė. Dhe po tė ishte dėgjuar atėherė fjala e tij,
rezultatet do tė ishin krejt ndryshe, jo vetėm pėr Kosovėn, po mbase dhe pėr
gjithė Jugosllavinė. Dhe duke qenė se pikėrisht oportunizmat politikė tė zyrtarėve
e pushtetarėve tė ndryshėm bėjnė qė tė eskalojnė
ngjarjet gjer nė konflikte e luftra, duke qenė se
ishte pikėrisht oportunizmi politik
shkaku i ardhjes sė Hitlerit nė fuqi para Luftės sė
Dytė Botėrore, dhe i Millosheviqit nė Serbi nė fund
tė viteve 80, atėherė duhet pranuar se kundėrshtimi i filozofisė sė
oportunizmit nga Ukshin Hoti pėrbėn thelbin e bazės
humaniste tė politikės sė tij.
Pėr realizimin e qėllimeve politike ai kurrė nuk e pranoi
makiavelizmin si metodė. Ai ėshtė i bindur se qėllimet fisnike nuk mund tė
arrihen pa viktima e privacione. Mirėpo "privacionet
dhe flijimet i bėjnė vetėm ata qė kanė shkallė tė lartė tė moralit vetjak por
edhe qė besojnė fuqimisht nė ndershmėrinė dhe fisnikėrinė e qėllimeve pėr tė
cilat luftojnė. Sepse njė qėllim fisnik nuk mund tė realizohet me metoda makiaveliste tė intrigave dhe tė shpifjeve. Bashkimin e
Italisė nuk e solli mendimi politik i Makiavelit
por vetėm mendimi politik i Macinit dhe lufta
vetėmohuese e njė morali tejet tė lartė e Garibaldit.
Makiaveli e ka pėrshkruar luftėn politike pėr
pushtet tė sundimtarėve tė ndryshėm tė paskrupullt dhe tė princėrve tė
Italisė feudale. Ai u jepte atyre udhėzime se si ta pėrforcojnė pushtetin dhe
ka pasur besim se ndonjėri prej tyre do ta shfrytėzojė atė pushtet nė favor
tė bashkimit tė Italisė. Mjeshtritė tė cilat i
pėrshkruan dhe i rekomandon ai sigurisht qė janė shfrytėzuar edhe mė parė,
por edhe pas tij, nė luftėrat e pėrgjakshme pėr pushtet nga ana e oborrtarėve
tė ndryshėm dhe despotėve, nga ana e tiranėve dhe diktatorėve tė vjetėr e
modernė, por kurrė ndonjėherė ato, gjatė gjithė historisė, nuk e kanė sjellė
fitoren e ēfarėdo lėvizjeje politike serioze dhe as forcimin e ēfarėdo
pushteti demokratik. Ato mund tė sjellin forcimin e pushteteve dhe tė pushtetmbajtėsve
despotikė, autokratikė, autoritarė dhe totalitarė; ato janė metoda tė njė
lufte tė paskrupullt, tė paturpshme dhe tė pėrgjakshme pėr pushtet, por ato
janė nė kundėrshtim tė ashpėr dhe tė thellė me vetė nocionin e
demokracisė." ( U.Hoti,
Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare, Tiranė 1981, f. 163 )
Pėrse udhėheqėsit kosovarė nuk u
vunė nė krye tė kėrkesės popullore pėr republikė me 1981, ishte njėra ndėr
pyetjet qė ia shtroi atij njė gazetar. Sepse, thotė ai, e para, ishin
shkėputur plotėsisht nga populli, dhe e dyta, sepse viti 1981 kėrkonte nė
Kosovė gjeneralė tė politikės, njerėz tė vetiniciativės e qė dinė tė japin
urdhra e orientime. Ndėrkaq udhėheqėsit e Kosovės ishin ca oficerė mediokėr
tė cilėt ishin mėsuar qė pėrjetėsisht tė merrnin urdhra, qysh nga koha e
LNĒ-sė e kėtej. Duke qenė se konformizmi dhe oportunizmi janė tė lidhur
ngushtė me mediokritetin, Ukshin Hoti, si njohės i
thellė i proceseve politike globale e regjionale, nuk ra asnjėherė as nė
njėrin dhe as nė tjetrin pozicion.
Ai kurrė nuk nxiti pėr luftė nė
Kosovė, as popullin shqiptar, as shtetin shqiptar pėr tė cilin e dinte se e
ka armatėn e organizuar e cila sė paku mund tė shkaktonte ndonjė konflikt serioz
me pėrmasa ballkanike. Njėkohėsisht ai nuk u pajtua as me propagandimin e
psikologjisė sė nėnshtrimit. Pėr kėtė shkak ai u rrah e u masakrua pothuajse
pėr vdekje nga njė skuadėr policore serbe nė Gllogovc
nė verė tė vitit 1993, por kurrė nuk pushoi sė besuari se populli serb ka
forca tė mjaftueshme pėr t'u ballafaquar me bishat e veta.
Masakrat britanike kundėr indianėve kishin vėnė nė pikėpyetje vlerat
themelore tė qytetėrimit dhe tė kulturės angleze. Pėr kėtė shkak, ata kishin
pranuar tėrheqjen, pėrpara se tė binin definitivisht
nė nivelin e hordhive njerėzore
prehistorike. Nė kėtė kuptim, edhe serbėt, mendonte ai, po qe se u ka mbetur
deri ke vlerat e kulturės vetjake e tė emancipimit tė pėrgjithshėm shoqėror,
duhet tė lirohen nga ndjenja e madhėsisė sė rrejshme e tė ndonjė misioni tė
veēantė nė Ballkan. Ata duhet tė pranojnė faktin e thjeshtė se edhe
shqiptarėt kanė tė drejtė pėr t'u zhvilluar e pėr t'u evropianizuar si tė
gjitha kombet tjera evropiane, aq mė parė kur ata pėrfaqėsojnė njėrin ndėr
kombet mė tė vjetra nė kontinent. Manipulimi me parulla falso
tė mbrojtjes sė krishterimit kundėr depėrtimit islamik nuk i sjell dobi
askujt. Populli shqiptar ėshtė njė shembull i rrallė i bashkėjetesės
harmonike dhe demokratike tė tri feve, nė planin shpirtėror, ndėrsa nė planin
e pėrgjithshėm kulturor e material, ai ėshtė njė popull thjesht evropian, qė
nga shkrimet e tij tė para kishtare nė shek XV e tė luftėrave anti-turke tė Skėnderbeut, gjer ke normat morale e
ligjore tė raporteve tė brendshme sipas kanunit tė tij historik.
Shtypja qė ushtrohet nga kryeparėt e
familjeve shqiptare ndaj moshės sė re dhe ndaj gjinisė femėrore ėshtė ndėr
shkaqet themelore tė krijimit tė gjeneratave kompleksive,
tė vuajtjeve e tė tragjedive tė panumėrta. Nė esenė e tij "Vasha dhe demokracia" ai do
tė marrė nė shqyrtim drejtpėrsėdrejti fatin konkret tė njė vajze tė re
kosovare qė nė njė poezi tė saj ka paralajmėruar vetėvrasjen. Duke qenė se
numri i vajzave kosovare qė vetėvriten nė dekadat e fundit ėshtė tejet shqetėsues,
Ukshin Hoti nė eseun e
tij pėrpiqet tė emėrojė shkaqet dhe pasojat e kėsaj gjendjeje, tė cilat
ushqejnė, influencojnė edhe alternojnė njėra-tjetrėn.
Njė nga akuzat morale lidhur me Librin e Ukshin
Hotit FPĒSH ka tė bėj direkt me mua dhe indirekt edhe me Ukshin
Hotin: ndėrthurja nė shkrimet e tij tė intimes
me shkencėn. Ca nga lexuesit e librit ma kanė zėnė pėr tė madhe qė si
redaktor, korrektor dhe pėrgatitės pėr botim tė librit FPĒSH, kam futur nė
tė edhe shkrimin me titull: Kronika e
rrėnimit tė njė jete, i cili, sipas tyre, qenka diēka thjesht private,
pa interes pėr publikun dhe madje komprometues pėr autorin. Disa madje
arritėn tė mė akuzojnė se e kam bėrė njė gjė tė tillė pa lejen e autorit dhe
me qėllim tė komprometimit tė tij. Ndėrkaq redaktori i Kohės ditore, z. Baton Haxhiu, nė njė shkrim pėr veprėn e U.
Hotit, duke dashur tė shfaqet si njė metropolitan perėndimor, pohonte se "Te lexuesi i huaj, kombinimi i
shkencės me intimen duket i ēuditshėm, nė mos edhe i pakuptimtė" ( Koha, 5.02.97 ).
Natyrisht,
pohime tė tilla e kanė burimin qoftė nė deficitin intelektual dhe
provincializmin kulturor tė Prishtinės, qoftė nė axhamillėkun tonė tė
pėrgjithshėm politik. Tė mėsuar tashmė qė nga literatura politike tė lexojmė
vetėm definicione tė thata e retorika tė ftohta akademike tė mbushura me
formula e citate, kur shohim papritur nė njė libėr kombinimin e "intimes me shkencėn", tė
nėnės sė mbledhur kruspull e tė njė fėmije qė puth njė shtyllė betoni tė
oborrit, tė verbimit tė pėrkohshėm tė autorit dhe tė akuzimit pėr kėtė shkak
tė Bushit e tė Gorbaēovit, tė detabuizimit
tė raporteve familjare, tė shkurorėzimit e tė ndarjes, qė mund t'i japė tė
drejtė njėrės palė ( burrit apo gruas ) tė sillet si tė dojė me fėmijėt, duke
mbjellė urrejtjen tek ta pėr prindin tjetėr, kėto gjėra, ( qė sjanė veēori
vetėm tė jetės private tė Ukshin Hotit ) nuk janė
thjesht ēėshtje intime. Pėrkundrazi, pėr "lexuesin
e huaj" pikėrisht kėto janė shkenca e vėrtetė.
Po tė marrim parasysh debatin e
viteve tė fundit tė inicuar nga Qosja e Kadareja
pėr identitetin kulturor tė shqiptarėve, bie njė sy njė mungesė e ndjeshme:
argumentimi i Ukshin Hotit lidhur me kėtė subjekt.
Ėshtė pėr tu ēuditur se si Qosja, ashtu dhe Kadareja, ndonėse e njohin
veprėn e Ukshin Hotit dhe e dinė se ai ėshtė marrė
me kėtė subjekt, nuk ka begenisur asnjėri tia pėrmend emrin nė shkrimin e
vet. Akoma mė rėndues ėshtė fakti se asnjė nga gazetat kosovare nuk denjoi tė
ribotonte edhe opinionin e Ukshin Hotit lidhur me
identitetin kulturor e nacional tė shqiptarėve, opinion i cili ndonėse
autentik, i afrohet mė shumė atij tė Qosjes e Kristo Frashėrit dhe mė pak
atij tė Kadaresė. · Tė
nderuara zonja e zotėrinj,
Do ta pėrfundoja kėtė ligjėratė
me njė apel pėr fatin e pazbardhur tė Ukshin Hotit.
U bėnė dhjetė vjet qysh se nuk dihet gjė pėr tė. Gjer mė 17 maj 1999 kam qenė
nė kontakte pothuajse tė pėrditshme telefonike me avokatin Hysni Bytyqi pėr ta nisur njė avokat serb tek burgu i Dubravės
qė ta priste. Atė kohė edhe ajo inteligjencė e
pakėt humaniste serbe ishte e frikėsuar. Ndonjė opozitar serb, kundėrshtar i
regjimit, kishte ndodhur qė tė ekzekutohej ne mes tė Beogradit. Avokati serb
qe frikėsuar edhe nga kalimi nėpėr njė zonė tė kontrolluar prej UĒKsė. Hysni Bytyqi vlerėson se Ukshin Hoti
mund tė jetė vrarė menjėherė pas daljes nga burgu. Nė anėn tjetėr, motra e
tij, Myrvetja, nuk ka reshtur sė kėrkuari atė qė
prej 10 vitesh e tė bjerė nė kontakte tė ndryshme me qytetarė serbė e
malazezė. Kėta tė fundit i kanė dhėnė fakte bindėse pėr gjendjen nė izolim tė
Ukshin Hotit diku nė njė vend tė panjohur. Mirėpo,
ndonėse kishin kėrkuar shuma tė mėdha parash, asnjėherė nuk kishin ofruar
ndonjė argument bindės nė trajtė fotografike, akustike apo filmike. Nė kėtė
situatė, mbetet qė tė kėrkohet me ngulm zbardhja e fatit tė tij nė rrugė
diplomatike gjatė kontakteve me tė huajt dhe me zyrtarėt serbė tė Beogradit.
Edhe nė kėtė rast fati mund tė jetė po aq cinik ndaj Ukshin
Hotit, sa gjatė viteve 90. Ashtu si psh. ndaj
figurės sė shquar tė letėrsisė spanjolle, Frederiko
Garcia Lorkės, viktimė e
diktaturės frankiste, pėr tė cilin u desh tė
kalonin 70 vjet qė ti gjenden eshtrat. Nė anėn tjetėr, deri nė ditėn e
zbardhjes, ashtu siē ka propozuar tashmė miku im dhe i Ukshin
Hotit, Moikom Zeqo, do tė
ishte mirė ti ngritet njė kenotaf,
dmth. njė varr pėrkujtimor, ku qytetarėt e Kosovės
tė mund tia bėnin nderimet e duhura kėtij martiri. Po tė ketė vdekur, ai
meriton njė varr, si tė gjithė tė vdekurit, ku ti shkojnė pėr vizitė
fėmijėt, familjarėt, tė afėrmit, ish-studentėt dhe admiruesit pėr nderime. Po
ta kenė djegur psh. nė ndonjė nga furrnaltat serbe
tė Surdulicės, ku janė djegur me qindra shqiptarė
tė masakruar, njė ngjarje kjo e vėrtetuar nga Kėshilli serb i Helsinkit,
atėherė ėshtė obligim i qeverisė sonė qė tė kėrkojė ngritjen e njė monumenti
nė kujtim tė tė vrarėve nė Maēkaticė,
ngjashėm me atė qė ėshtė ngritur nė Mathausen nė
kujtim tė viktimave tė nazizmit.
Ukshin Hoti dhe tė burgosurit tjerė politikė
shqiptarė janė vėnė qė prej 10 vitesh nė kryq. Nuk e di se sa qėndroi
saktėsisht nė kryq Jezu Krishti, por pas njė nate
shkoi dikush dhe e hoqi nga kryqi. Njė hero i jashtėzakonshėm shqiptar i
Luftės sė Dytė Botėrore, Xheladin Kurbalia, u gozhdua nė formė kryqi nga serbėt mu nė mes tė
Preshevės, nė njė fasadė ndėrtese, dhe ndenji nė tė njė javė tė tėrė. Pėr njė
javė tė tėrė e ruanin lugetėrit serbė qė tė mos e merrnin shqiptarėt pėr ta
varrosur. Megjithatė, shokėt e tij luftėtarė e bėnė atė qė duhej bėrė:
organizuan sulmin me thika e me sopata dhe e
zbritėn nga kryqi.
Ndėrkaq tė burgosurit tanė, po
sidomos ata pėr tė cilėt nuk dihet asgjė, pra tė zhdukurit, akoma janė nė
kryq. Ata do tė jenė nė kryq gjithė pėrderisa tė mos zbardhet fati i tyre.
Gjendja e tyre nė pozitėn e tė kryqėzuarit ėshtė njė turp jo vetėm pėr ne, po
pėr gjithė Evropėn.
|