Ukshin Hoti, ky bard i sfidės…

 

UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE!

 

         Shkruan: Ferit RAMADANI

         Kėrēovė, 09. 11. 2007

 

Ukshin Hoti, ky bard i sfidės

 

           Ėshtė natyrė e ndėrlikuar  vepra e Ukshin Hotit e titulluar ”Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare’, botuar nė Tiranė 1995! Edhe vlerėsimi pėr tė, edhe mbėshtetja rreth zgjidhjes sė drejtė tė po kėsaj teme tė zhvilluar nė pėrcaktimin e kėsaj tėrėsie, ma tepėr del si synim qė i trajton, bile i thellon njohuritė pėr rrethanat tė cilat jo vetėm qė presin njė sfidim, por, kėrkojnė binarėt e ringritjes e cila mbėshtetet edhe nė faktet shkencore, edhe nė realitetin veprues! Ashtu siē mund tė bėhen Rilindasit udhėrrėfyes drejtė njė ideal-Atdheu, Ukshin Hoti, bėhet dritėrrėfimi i shkencės politike, prej ku del e krijohet njė amzė e strukturės pėr ta bėrė Legjislativėn e Formėsisė!

            Si njohės i raporteve shoqėrore nė shkencėn politike, Ukshin Hoti, padyshim , ėshtė kthyer nė Enciklopedi peripetishė, e cila, pėr shkak tė njohurive, dhe pėr qėndrimin rigoroz nė fiksimin e  raporteve, ka pėrjetuar golgotėn, vetėm e vetėm ta kthejė, gjegjėsisht ta ndryshojė kuptimin veprues,  nga njė mekanizėm i makinerisė paqėsore qė okupatorit sėrbosllav ia mundėsonte njė pėrmbajtje imagjinare tė kauzės! Me njė fjalė, Ukshin Hoti, ky bard i sfidės,  zhvillimin e procesit kombėtar, kurrė nuk e lejoi t’i pėrshtatet interesit grupor, apo, interesit tė momentit politik! Ky qėndrim konstruktiv, ku dominoi struktura e vėrtetė e qenies sė njeriut, tė cilėn, Aristoteli e pati quajtur “Zoon- politikon”, e shtyri tė pėrqėndrohet me dinjitet tė paluhatshėm, dhe ai, iu qas konvergjencės pėr ta demitizuar mitin mbi zhvillimin nė Kosovė!

            Nė kėtė relacion ai e pa ,bile, nė hollėsi e trajtoi misterin i cili krijohej gjatė gjetjes sė obcionit qė t’ia bėnte tė mundur Kosovės dhe shqiptarėve nė tėrėsi, nismėn drejtė njė rruge prej nga do tė bėheshin edhe tė famshėm, edhe tė pavarur! Nė kėtė drejtim, ai e nisi mbėshtetjen nė pjesėn e parė tė librit “Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare” tė pėrqėndruar me titullin “ Kosova dhe Evropa”, si pjesė qė i pėrket, dhe brėnda asaj tėrėsie, trajtoi ēėshtjen shqiptare! Duke poseduar me njė kapital njohurishė, qė nga antika politike, e deri nė strategjinė bashkohore tė rregullimit tė ri botėror, Ukshin Hoti, del njė unikat shkencėtar i cili ka njė prekshmėri tė veēantė, dhe prej saj e bėn negacionin kritik tė njė realiteti tė sėndėrtuar mbi marrėdhėniet nė mes shqiptarėve qė synojnė ta fitojnė lirinė, dhe tiranėve sėrbosllavė tė cilėt me ēdokusht duan tė mbesin perandorė!

 

Amshimi i Ukshin Hotit me fuqinė intelektuale

 

            Nė kėto raporte tė ndėrthurrjeve, Ukshin Hoti ka bėrė ridimensionimin politik i cili, ma drejt se ēdokush e ka krijuar tė kuptuarit e njė arsyeje e cila i pėrbėnte edhe qėllimet, edhe interesat e asaj pjese tė quajtur Kosovė sovrane! Karshi opinionit botėror, i cili kishte pėrshtypje tė stėrkequra pėr definimin e ēėshtjes shqiptare, e cila pėrballej me njė barbari tinzake tė sėrbve dhe instrumentėve tė politikės sė shqiptarėve qė e pėrcaktuan Politikėn si art i sė mundshmes, me njė spiralė tė utopisė sė rezistencės paqėsore, dhe u ndeshėn me kodin i cili pėrbrenda ambientit shoqėror krijonte ligjshmėritė objektive tė nėnshtrimit! Pretendimet e shkencės Hotiane, nuk e kanė ngarkesėn e romantizmit, por, janė hapa qė dalin dhe bashkohen me procesin e integrimit evropian. Prandaj, ai pamėdyshje, e shpie Kosovėn nė Evropė, aty ku e ka vendin dhe ku mundet ta marrė rolin e vėrtetė tė zhvillimit! Kjo vetėdie ėshtė kategoria themelore qė ia ka mundėsuar Ukshin Hotit tė dalė poaq kuptimplotė dhe kompetent pėr atė qė e synon nė zhvillimin politik!

            Nė kėtė distancė kohore, kur rrjedhat e zhvillimit dhe zgjidhja e Kosovės kanė njė kuptim tė vulosur, del amshimi i Ukshin Hotit me fuqinė intelektuale, por, mbetet misteri rreth zhdukjes sė tij, e cila flet pėr vrasjen e talentėve! Kjo praktikė famėkeqe i ka ndjekur gjithmonė gjenitė, prandaj edhe kėtė herė, me veprimin kundėr Ukshinit, dhe dijes shkencore, u bė njė vepėr groteskė e cila ka nė tėrėsi bilancin e kanibalizmit, por me specifikėn e kėtij rasti, ajo ka shkuar edhe mė larg kufinjve tė atij ekstremi egėrsues, tė pėrzgjedhjes dhe zhdukjes sė gjenive! Duke ia njohur dimensionet e njė intelektuali - njohėsi tė shkencės politike, tiranėt e sėrbosllavisė, e kanė marrė nė shėnjestėr bardin e kėsaj sfide i cili, me qėndrimin e drejtė rrethė pozitės dhe zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare, ka bėrė ndriēimin mbi tė vėrtetėn shkencore politike, e me tė ka atakuar afirmimin e gėnjeshtrės institucionale tė perandorėve sėrbosllavė dhe gjithė mekanizmave tė instrumentalizuar tė irreales paqėsore!

 

Ukshin Hoti - Kundėr sindromit tė pėrkuljes, ngriti

arkitekturėn e mospajtimit

 

            Ėshtė shumė e domosdoshme tė hyjė nė rrjedhat e njė studimi tė mirėfilltė domethėnia dhe qėndrimi politik i Ukshin Hotit! Sepse, ai mbėshtetet nė vlerat reale qė i duhet t’i ketė pėrparasyshė njė shtet dhe komb! Duke i ditur nė hollėsi teoritė e zhvillimit, ai ka shtruar nė rrafshin e zgjidhjeve obcionin i cili i pėrjashton gjithė solucionet e amalgam - alternativave gjymtake. Metaforikisht, Ukshin Hoti kauzėn e zgjidhjes shqiptare gjithmon e nxori nė autostradėn e njė funksioni demokratik qė lidhej direkt me Evropėn dhe Amerikėn si vende me nivel zhvillimi dhe me ndikim nė zgjidhjen e ēėshtjeve, pėr tu arritur sovraniteti dhe mirėqenia e popujve tė robėruar. Ndėrsa, makineria shqiptare e poviniencės paqėsore dhe pushtuesit e sėrbosllavisė po kėtė domosdo tė kauzės shqiptare e shėtitėn nėpėr rrugicat dhe qorrsokakėt e lokalizmit, qė ta mbajnė nė oborrin e eksperimentimit tė durimit dhe nė sprovimin gjithėjugosllav tė kolonializimit! Kundėr sindromit tė pėrkuljes, Ukshin Hoti, ngriti arkitekturėn e mospajtimit , veēmas, nuk u pajtua me modelet e jugosllavizimit, prandaj me kėtė sfidim u pėrpoq pėr tė dalė jashtė kornizave tė asaj robėrie klasike, dhe me njė elokuencė u pėrball deri nė pyetjen:

            -”Gjer kur? Pėrse akoma po zgjat  injorimi i heshtur dhe bllokimi i “Demokracisė Autentike”? Athua njėmend pritet tė mos dihet se heshtja ėshtė e lidhur me inteligjencinė dhe bllokimi me shtetin? Proceset demokratike tė Evropės e nėnkuptojnė emancipimin e inteligjencisė nga shteti dhe instrumentalizimin e shtetit nė funksion tė demokracisė?”, shkruan ai nė librin “Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare”.

            Kundėr kėsaj konkurrence tė qėllimeve ku synon mendja e kėtij shkencėtari tė politikės reale, ėshtė ngritur pushtuesi sėrbosllav. Prandaj ai me ēdokusht e bėn privimin e Ukshinit, pėr ta privuar edhe karakterin e drejtė tė politikės shqiptare e cila, duke i marrė nivelet e vetėdies do tė bėhej kundėrshtare e kodikut tė doktrinės okupuese! Nė kėtė relacion, Ukshini shumė ēartė i ka bėrė analizat e shtetit dhe interesat vitale tė kombit, i cili qėndronte nė kornizat e parimeve sipas proviniencės sė Perėndimit dhe, kundėrshtonte proviniencėn e Lindjes. Nė kėtė rrafsh tė sintezės analitike, Ukshini ka pasur parasyshė ta nxierrė tė vėrtetėn e shtrirjes sė problemit shqiptar, tė cilėt   “ Sipas parametrave statistikorė tė botės  sė sotme, janė popull relativisht i vogėl pėr kah numri, por i shpėrndarė gati nė tė gjitha anėt e globit. Megjithatė me kėtė relativitet, nė pėrputhje me gjithė veprimtarinė qė e kanė bėrė, nuk janė si ato kombe qė nuk mund ta mbrojnė veten!”. shkruan  Ukshin Hoti:

            -”Qasja e jonė ka tė bėjė me definimin e shqiptarėve tė konstituar si komb - shtet, nė mesin e kombeve-shtete tė tjera. Nga ky aspekt mund tė thuhet se jemi njė popull relativisht i vogėl pėr kah numri, por jo edhe popull numerikisht i vogėl. Shqiptarėt fizikisht janė tė aftė pėr mbrojtjen e vet dhe shekulli qė pason duhet t’u hapė rrugė tė reja pėr rritėn dhe zhvillimin e tyre”.

 

Qenėsia e Ukshin Hotit ka marrė trajtėn e

 njė shenjtori tė ngujuar!

 

            Doza optimiste dhe karakteri pozicional i qėndrimeve tė paluhatshme e kanė bėrė Ukshin Hotin shtyllė tė pamposhtur qė di i nisė proceset e demokracisė tė cilat dominuan qė nga “Viti 1981”  dhe u bėnė lėvizje konvulzive pėr pavarėsinė e Kosovės,  pėr shqyrtimin e drejtė tė qėllimeve shqiptare pėr t’ia ndryshuar historinė e aneksimit duke u integruar si tėrėsi dhe pa kufinj administrativė nė Bashkėsinė Evropiane, dhe,  nė institucionet botėrore! Nė kėto relacione, Ukshin Hoti ka mundur t’i bėjė edhe analizat por edhe t’i shpjegojė fenomenet tė cilat ishin tė njė prejudikimi paradoksal pėr ngjarjet e “81-it”, ashtu siē ishin pozicionet e inteligjencisė sė asaj kohe, bartėsit e proceseve, dhe kuptimi i atij karakteri demokratik, kundėr dominimit sistemor dhe ekskluzivitetit gjithjugosllav nga njėra anė, dhe shurdhėrisė Botėrore nga ana tjetėr!

            Nė kėtė kontekst, Ukshin Hotin, Enciklopedinė e peripetive, e shndėrruan nė peng misterioz , dhe qenėsia e tij ka marrė trajtėn e njė shenjtori tė ngujuar! Vetėm shkrimet e shkruara qė i la, dalin me nivelin e lartė dhe flasin rreth trajtimit tė fenomeneve dhe qėndrimit dinjitoz tė njė personaliteti unikat , indikatorėt e tė cilit mbeten pėrjetėsi...!