FILOZOFA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE

 

Mr. Ukshin HOTI

 

4. SHTETI DHE INTERESAT VITALE TĖ KOMBIT -II

 

B) Teoritė e proveniencės sė Lindjes

 

Populli /kombi/-shtet Sovjetik

 

   Presidenti amerikan Bush nė njė fjalim tė ngazėllyer me tė cilin arsyetohej lufta me Irakun dha tė kuptohej se demokracia do tė duhej tė sundonte kudo. Ai theksoi se Amerika do t'i mbrojė shtetet e vogla, po qe se ato do ta akceptonin demokracinė, dhe se do t'i luftonte regjimet politike qė do t'i kanoseshin  parimeve tė saj universale. Nė frymėn e teorive tashmė tė parashtruara nė DEA, presidenti Bush rolin e SHBA-ve e sheh nė funksion tė garantit tė raporteve ashtu tė universalizuara dhe tė shtrira nė tėrė globin tokėsor. S'ka dyshim se ky ėshtė  njė ideal i pėrhershėm  i politikės amerikane. Mirėpo presidenti Bush me atė rast nuk e shpjegoi natyrėn e vėrtetė tė raporteve me sovjetikėt. Ndėrkaq ata qė e pėrcillnin me vėmendje luftėn me Irakun, nuk mbetėn pa e vėnė re se pėrkundrejt dėshirės sė disa qarqeve politike (veēanėrisht tė lidhura me Izraelin) qė ta vazhdonin luftėn edhe nė territorin e Irakut, dhe jo vetėm nė atė tė Kuvajtit, gjer nė eliminimin pėrfundimtar tė faktorit ushtarak irakian dhe tė Sadam Huseinit, prapseprapė qenė tė shtrėnguar t'i ndėrprisnin operacionet luftarake me tė ēliruar Kuvajtin. Nuk mbetėn pa u vėnė re as insistimet   e herėpasherėshme tė zyrtarėve sovjetikė qė SHBA-tė t'i pėrmbaheshin rezolutės sė KS tė OKB, e cila e kėrkonte ēlirimin e Kuvajtit por jo edhe nėnshtrimin e Irakut. Kėmbimi i vazhdueshėm i porosive midis zyrtarėve tė tė dy palėve duket se ndikoi  nė pėrfundimin e luftės brenda suazave tė vėna tė rezolutės nė fjalė tė Kėshillit tė Sigurimit, ndonėse zhvillimi i ngjarjeve atje (nė Irak) akoma nuk ka pėrfunduar. Me fjalė tė tjera, s'ka dyshim se administratat amerikane gjatė tėrė periodės sė pas Luftės sė II Botėrore, por edhe tani, BRSS-nė e konsideronin si rival tė barabartė me veten; njė pol tjetėr tė drejtėpeshimit bipolar tė forcave; pjesėmarrės aktiv tė garave nė armatim dhe nė zhvillimin global  tė shoqėrisė dhe  rrezikues potencial tė interesave globale amerikane. Mirėpo tejkalimi i luftės (politikės) sė ftohtė; pėrfundimi me sukses si i detente-it nė marrėdhėniet midis dy superfuqive dhe veēanėrisht rėnia e komunizmit nė vetė Bashkimin Sovjetik dhe nė tėrė Evropėn Lindore, ka shtruar pyetje tė reja dhe ka nxitur shpresa tė mėdha te popujt qė ndodhen brenda Bashkimit Sovjetik, por edhe brenda sferės sė interesave globale sovjetike. Njė pjesė e vogėl e opinionit  edhe ndėr ne nė Kosovė, e nxitur nga kėto procese, filloi menjėherė jo vetėm tė riorientohet, por edhe tė ri-rreshtohet: dikush nė funksion tė interesave egoiste individuale, dikush tjetėr nė funksion tė interesave tė sektorėve tė harruar shoqėrorė dhe politikė, tė tjerėt nė funksion tė drejtpėrdrejtė tė interesave tė qarqeve tė ndryshme politike nė Perėndim, tė cilėt kujtojnė se u ka ardhur koha e larjes pėrfundimtare tė hesapeve me komunizmin e dikurshėm, ndėrsa tė tjerėt ndershmėrisht e besonin hapjen e rrugės pėr ēlirim definitiv, por paqėsor, nga "pėrqafimi vėllazėror" i sllavėve tė jugut. E keqja ėshtė se ata rėnien  e komunizmit  nė tėrėsi e morėn si mundje tė tij nga ana e Perėndimit, si fitore definitive dhe tė pakontestueshme tė amerikanėve nė rivalitet me sovjetikėt dhe jo si dėshtim tė njė modeli zhvillimor. Dallimi midis  dėshtimit dhe fitores ėshtė i vogėl, por tejet i rėndėsishėm. Fitorja e nėnkupton dorėzimin e kundėrshtarit pa ndonjė kusht tė veēantė. Ndėrkaq, dėshtimi e nėnkupton dorėzimin edhe tė vullnetshėm tė rivalit  nė lojėn e rivalitetit. Andaj, nė qoftė se do tė mund tė flitej pėr mundjen e komunizmit, atėherė do tė duhej tė flitej pėr mundjen ekonomike dhe teknologjike, pėr mundjen e modelit zhvillimor, i cili pėr shkak tė faktorėve  objektivė qė e pėrbėjnė fuqinė akoma nuk mund tė konsiderohet,  (dhe vėshtirė qė ndonjėherė do tė mund tė konsiderohet, pa ndonjė luftė totale midis dy superfuqive) edhe mundje politike. Komponenta e tillė e pranishme nė proceset e tanishme politike nuk ishte e njohur pėr kėto forca,  ose edhe ishte, po injorohej me qėllim prej tyre. Mirėpo injorimi i njė komponente tė tillė  nė formulimin dhe nė zhvillimin  e ndonjė politike tė caktuar vetanake mund tė tė ēojė vetėm nė aventurizėm, ndonėse mund tė jetė e kuptueshme  vetėm pėr kėtė fazė tė tanishme tė zhvillimit tė proceseve politike. Megjithatė nuk mund tė jetė i kuptueshėm agresiviteti i bartėsve tė kėsaj tendence, tė cilėt luftėn e argumenteve e zėvendėsojnė me trillime, me shpifje e me intriga. Fjala ėshtė pėr njė shqyrtim dhe pėr njė qasje mė serioze ndaj problemeve tė rėnda dhe delikate dhe jo pėr luftėn pėr pushtet. Me tė le tė merren ata qė s'kanė ndonjė punė tjetėr, por le tė mos shpresojnė se kjo gjė do t'u sjellė lumturinė.

   Me supozimin se Bashkimi Sovjetik  nuk do tė shthuret si shtet, ndonėse disa procese qė po zhvillohen atje tė japin njė pėrshtypje tė tillė, precizimi i interesave globale ruso-sovjetike shndėrrohet nė njė ēėshtje tė njė rėndėsie vitale pėr shqiptarėt dhe jo njė ēėshtje e pėrshtattshme vetėm pėr diskutime akademike. Diskutimi emocional mbi kėtė ēėshtje, nga ana tjetėr, sikundėr qė u theksua mė lart, dhe sikundėr qė vihet re nėpėr faqet e gazetave nė gjuhėn shqipe, por edhe nė bisedat verbale, ėshtė  i mundshėm, por jo edhe frutdhėnės. Politikisht ėshtė steril, t'i shpenzon kot energjitė, i sfilit shpirtėrat, dhe gjithnjė i rezervon mundėsitė  pėr paraqitjen e konsekuencave tė panjohura. Duke u nisur nga kėto premisa, shqyrtimi i kėsaj teme nė kėtė tekst ėshtė i zhveshur nga paragjykimet  dhe nga ngarkesat emocionale. Gjėrat janė ditur, vetėm ėshtė i nevojshėm rivlerėsimi i tyre nga pozitat e kontekstit tė ndryshuar. Ndėrkaq, mbase edhe nuk janė ditur pėr aq sa ėshtė kujtuar.

 

Nga biseda me amerikanin

 

   Literaturė politike mbi perceptimin e interesave vitale tė shtetit sovjetik, nė mėnyrėn si shqyrtohen ato nė botėn e Perėndimit,  nė Lindje nuk ka, pėr shkak se kėtij problemi autorėt sovjetikė gjer mė tani i janė qasur nga aspekti i ideologjisė komuniste. I intriguar  me aspektin  teorik tė ēėshtjeve tė tilla, gjatė viteve 1977-78 vija re se shumica e autorėve perėndimorė, pothuajse tė gjitha institucionet hulumtuese sovjetologjike  nė SHBA e gjetkė, si dhe shumė institucione tė tjera tė themeluara apo tė ndihmuara nga qeveritė, nė thelb tė interesimit tė tyre hulumtues-kėrkimor e kishin qoftė   zgjidhjen (rregullimin) e ēėshtjes nacionale nė BRSS, qoftė armatimin nuklear  dhe aftėsinė e bartjes interkontinentale tė ngarkesave nukleare dhe termonukleare. Nė esencė tė interesimit tė tyre, me fjalė tė tjera, ishin po ato premisa tė interesave vitale tė shtetit sovjetik, qė i kishin pėr shtetet   e veta: sigurimi i shtetit dhe maksimalizimi i fuqisė sė shtetit sovjetik: "Interesat materiale dhe jo idetė, -do tė thoshte Maks Weber, -dominojnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė mbi veprimet e njerėzve." Pėrkthyer nė gjuhėn e politikės    ndėrkombėtare, ky konstatim i Weberit do tė shpjegohej si vijon: fuqia materiale e shtetit   ėshtė ajo qė  duhet tė merret nė konsiderim dhe jo ideologjia e tij. Gjatė njė bisede me njė autor tejet kompetent amerikan tė studimeve politike, emrin e tė cilit nuk do ta pėrmendja pėr arsye private  (d.m.th., jo shtetėrore),  pyetjes sime  se pėrse   institucionet sovjetologjike nė Amerikė nė thelb tė interesimit tė tyre e kanė rregullimin  e ēėshtjes nacionale nė Bashkimin Sovjetik, ai iu pėrgjigj: "Por ata po na shkaktojnė probleme brenda sferės sė interesave tona. Ėshtė e udhės t'ua kthejmė." "Profesor, -i pata thėnė unė, -Walter Lipmani dhe njė plejadė e tėrė autoritetesh amerikane nga kjo fushė pohojnė se  interesat amerikane dhe ato ruse  askund   nuk konfrontohen  drejtėpėrsėdrejti. Ndėrkaq kjo qė po mė thoni tani  ėshtė ēėshtje e konfrontimit tė interesave nacionale apo ēėshtje e rivalitetit tė ineresave globale?"."Mirėpo djalosh, -mė tha ai (ishte shumė mė i vjetėr se unė), -sikur tė mos ekzistonin rusėt, me kė do tė mateshim ne?". "Mbase nuk do t'ju pėlqente roli i xhandarit tė vetėm", -pėrfundova unė. Profesori u qesh. Ndėrkaq, me vete mendoja se  ēėshtja e  Republikės eventuale tė Kosovės  (atėherė akoma ishte eventuale) mund tė konsiderohej vetėm ēėshtje rivaliteti, pa cėnimin e paqes nė kėto troje. Natyrisht kėtė nuk ia thashė, por ika me bindjen  se do tė kuptoheshim edhe po t'ia thoja. Rusėt do tė duhej tė pajtoheshin doemos  me njė gjė tė tillė, ngase Republika e Kosovės esencialisht do tė ishte barazim i pozitave me anglosaksonėt nė sferėn e interesave globale tė tė dy palėve.

        

Pėrbėrja nacionale e BRSS

 

   BRSS, siē dihet, ėshtė njė shtet multinacional me mbi 108 nacionalitete, pa e pėrfshirė popullsinė e cilėsuar si "tė tjerėt". Dhe kjo sipas regjistrimit tė vitit 1956, ngase ky pėrmbante tė dhėna mė tė sakta, (shih Anne Sheehy, "Population Trends in Central Asia and Khazakhstan", 1959-1965, Central Asian Rewiew, nr.4.1965). Ndėrkaq teorikėt sovjetikė nė shkrimet e tyre rėndom thirren nė numrin e mbi 100 nacionaliteteve (term me tė cilin pėrfshihen si kombet ashtu dhe kombėsitė). Thuhet se nė BRSS shkruhet nė 75  gjuhė tė ndryshme, 40 prej tė cilave  e kanė fituar alfabetin dhe nivelin e  shkrimit vetėm  pas Revolucionit tė Tetorit tė vitit 1917 (shih "The Theory and  Practice of Proletarian Internationalism" USSR Academy of Sciences, Progress Publishers, Moscow, 1976, f.158)  kushtetuta sovjetike i njeh 58 njėsi politiko-administrative, 15 prej tė cilave e kanė statusin e republikave sovrane  tė Unionit (republikat federale); 2 nga ato e gėzojnė  statusin e republikave autonome; 8 janė krahina  autonome  dhe 10 tė tjera njihen si krahina apo regjione nacionale. Prej afro 300 milion banorėve (mė sakt 290 milion) rreth gjysma e tyre  janė rusė, kurse gjysma tjetėr ėshtė e shpėrndarė nė 14 republikat tjera (145 milion rusė. 145 milion jo-rusė). Sipas autorėve amerikanė (dhe ata sigurisht qė janė tė mirė-informuar) rreth 25 milion njerėz tė pėrkatėsisė kombėtare ruse jetojnė nėpėr viset  tjera tė pėrzier me kombet jo-ruse, dhe rreth 40 milion jo-rusė jetojnė jashtė territoreve tė tyre etnike. "Kėta tė huaj, - shkruan njė autor i impresionuar nga kjo gjendje, -tė cilėt tė kombinuar  janė mbi 65 milion njerėz, paraqesin shkak potencial rrėnues, sikundėr qė mund tė jenė viktimė e ēdo lufte tė gjerė nacionale." Kėtė fakt ai e ilustron me tabelėn vijuese:

 

PĖRBĖRJA NACIONALE  E REPUBLIKAVE TĖ BASHKIMIT SOVJETIK

_______________________________________________________

Republika       Popullsia          vendas           rusė           tė tjerė

                     nė milionė          nė %             nė %           nė %       

     -------------------------------------------------------------------------

Rusia             137,6                       83                  83             17

Ukraina             46,8                   75             19                6

Uzbekistani             15,4                  66              13               22

Bellorusia             9,6                81              10                 9

Azerbajxhani         6,0                74              10               16

Gruzia/Xheorgjia   5,0                 67               9               25

Moldavia              3,9                 65              12               24

Taxhikistani          3,8                 56              12               32

Kirgizia               3,5                 44              29               27

Lituania               3,4                 80                9               11

Ermenia               3,0                 89                3                9

Turkmenia            2,8                 57              15               29

Letonia                2,5                 57               30              13

Estonia                1,5                 68               25                7

---------------------------------------------------------------------------

   Tabela ėshtė e bazuar nė regjistrimin e vitit 1979 (shih Zbigniew Brzezinski, Post-Kommunist Nationalism, Foreign Affairs, Winter 1989/90). Pėrfundimi implicit dhe eksplicit i tabelės  ėshtė se BRSS-ja  duket sikur ėshtė e pamundur tė shthuret pa trazira tė mėdha qė do ta kanosnin paqen dhe stabilitetin nė botė. Kėtij pėrfundimi i bashkangjiten gati tė gjithė njohėsit e kėsaj problematike, por edhe Georg Kennan, babai i pakontestueshėm i politikės sė SHBA  ndaj BRSS.

 

Instruksionet e Kennanit

 

   Ambasador amerikan nė Moskė gjatė viteve 50, Georg F. Kennan (takimet me tė gjatė vitit 1976 nė Dubrovnik, pėr shkak tė humanizmit tė theksuar politik, mė impononin respekt), me artikujt e tij mbi shoqėrinė sovjetike dhe mbi determinantat fundamentale  mbi tė cilat do tė duhej tė mbėshtetej politika amerikane ndaj sovjetikėve e shndėrruan atė nė analitik pėrmasash botėrore. Nė vitet e fundit tė pleqėrisė ishte profesor emeritus  nė Shkollėn e Studimeve Historike tė Institutit pėr  Studime tė Avancuara nė Princeton, New Jersey (Prinston, Nju Xhersi). Ajo qė ia dha atij statutin e gjeniut nė teorinė politike amerikane ėshtė artikulli i tij "America and the russian future" (Amerika dhe e ardhmja ruse), botuar pėr herė tė parė nė prill tė vitit 1951 nė revistėn "Foregn Affairs" me tė cilin i anticipoi gati nė tėrėsi ndryshimet e sotme nė BRSS kur edhe i dha drejtimet  kryesore me tė cilat do tė duhej tė udhėhiqej politika amerikane ndaj rusėve nė kontekstin e ndryshuar politik. Pėr shkak tė rėndėsisė sė jashtėzakonshme tė kėtij artikulli, revista nė fjalė e ribotoi atė nė tėrėsi dhe pa asnjė ndryshim nė numrin e vet tė pranverės sė vitit 1990. Dhe pėr shkak se politika zyrtare  amerikane ndaj BRSS akoma edhe sot i pėrmbahet instruksioneve tė Kennan-it, nė kėtė tekst do tė veēohen  nga ky artikull disa pika tė shkurtra.

   Kennani niset nga njė konstatim i pranueshėm se 1) nė Rusinė cariste realisht kishte munguar tradita e pronės private nė industri  "buisnessi i madh i brendshėm,- thotė ai,- ishte mė tepėr tregtia se sa industria. Ekzistonte njė klasė tradicionale tregtarėsh thellėsisht ruse, por nuk ishte  nė pėrgjithėsi e njohur apo e respektuar pėr gjerėsi botėkuptimesh ose pėr ēfarėdo koncepti tė vetėdijshėm tė pėrgjegjėsisė sė vet ndaj shoqėrisė. Portretimi i saj nė literaturėn ruse ėshtė nė pėrgjithėsi negativ dhe depresiv". Ndėrkaq, pronarėt e tokave, shija dhe paragjykimet e tė cilėve ishin autoritative nė fushėn sociale, e drejtonin shikimin kah buissnessi, por i shmangeshin pjesėmarrjes nė tė. Andaj, "ēfarėdo qė tė ketė qenė prona private nė Rusi, ajo nuk arriti tė ketė asgjė qė do t'i ngjante respektit   dhe rėndėsisė nė sytė e popullit tė vet, e cila u arrit nė vendet e tjera merkantile".

   Komunizmi qė e ndėrpreu traditėn e vjetėr ruse, nuk solli tradita tė reja. Megjithatė, meqė "ēfarėdo sistemi qė zgjat me dekada tė tėra  nuk mund tė jetė tėrėsisht pa merita", amerikanėt nuk duhet tė presin qė "alternativa e kėrkuar e bolshevizmit tė jetė replikė   e ėndrrės demokratike tė Perėndimit"; 2) se amerikanėt duhet ta braktisin tendencėn e vlerėsimit tė tė tjerėve sipas kutit tė vet, d.m.th. sipas asaj se sa tė tjerėt u pėrngjajnė amerikanėve. Kennani nė kėtė pikė thirret nė Alexis de Tocqueville (Aleksis dė Tokėvill) i cili qysh nė vitin 1831, duke shkruar nga SHBA, kishte vėnė re se: "Sa mė tepėr qė shoh nga ky vend aq mė shumė bindem nė tė vėrtetėn   e cila mė pėrshkon  tej e pėrtej, se nuk ka asgjė absolute nė vlerėsimet  teorike tė institucioneve politike dhe efikasiteti i tyre  varet gati gjithmonė nga rrethanat origjinale  dhe nga kushtet sociale  tė popullit te i cili ato zbatohen". (shih Alexis de Tocqueville, Demokracy in America, Doubleday and Company Inc. N.Y.1969). (Duke e ditur orientimin amerikan qė nga kjo kohė, autori i kėtyre rreshtave nuk e ka kuptuar ndonjėherė hidhėrimin e njerėzve qė mbajnė lidhje me Amerikėn pėr shkak tė insistimit tė tij nė demokracinė autentike).  Nė pajtim me kėtė botkuptim, G. Kennan qysh nė v. 1951 kėrkon: "Jepuni atyre (mendon nė rusėt) kohė.  Lėrini tė jenė rusė! Le t'i zgjidhin problemet e tyre tė brendshme nė mėnyrėn e vet! Rrugėt nėpėr tė cilat popujt avancojnė drejt dinjitetit dhe vetėdijėsimit nė qeverisje janė ato qė i pėrbėjnė proceset mė tė thella dhe mė intime tė jetės nacionale". Kennan-i ndėrkaq nuk ishte kurrfarė rusofili. Artikulli i tij i famshėm i nėnshkruar me «X», dhe depeshat  e tij diplomatike drejtuar State Departament-it, sovjetikėve u kushtuan shumė shtrenjtė gjatė luftės sė ftohtė politike tė periodės sė mėvonshme, pavarėsisht nga fakti se atė e formoi Xhon Foster Dalls (John Foster Dulles). Fjalėt e cituara nuk e kanė kuptimin e mbrojtjes sė rusėve, por tė kujdesit qė tė mos  shkaktohet konfuzion i cili do t'i rrezikonte interesat amerikane. Humanisti politik Kennan nuk mbetet nė sferat e romantizmit politik. Ai ėshtė realist dhe i kthehet praktikės politike: 3) Interesi nacional rus, mendon ai, nė rrethanat e ndryshuara, jo vetėm qė do tė vazhdojė tė ekzistojė, por edhe do tė riafirmohet me siguri mė fuqishėm. Kundėrvėnja e hapur e kėtij interesi ėshtė ēėshtje vigjiliteti, nė qoftė se do tė binte ndesh me interesat nacionale amerikane. Amerikanėt, pa frikė se do ta kalonin legjitimitetin e politikės sė tyre, do tė mund tė insistonin qė autoriteti i qeverisė sovjetike tė  mos e kalojė vijėn pėrtej sė cilės do tė shndėrrrohej nė totalitarizėm; qė rusėt tė pėrmbahen nga imponimi i njė zgjidhjeje opresive mbi popujt tjerė,  qė njėherė e pėrgjithmonė ta heqin murin e hekurt qė i ndan dy botėrat;  qė tė  pranojnė ca limite tė brendshme tė autoritetit tė qeverisė dhe qė ta braktisin si tė pavlefshme dhe shkatėrrimtare lojėn e vjetėr  tė ekspanzionit dhe tė shtypjes imperialiste; 4) Kennan ėshtė i vetėdijshėm  pėr ekzistencėn e shumė nacionalizmave  tė tjerė, por vlerėson se ekzistenca e tyre ekonomike ėshtė e lidhur me atė tė Rusomėdhenjve. "E ardhmja do tė sjellė njė minimum tė ndėrprerjes sė kėtyre lidhjeve dhe kjo nė vete normalisht do tė garantonte njė lidhje mė tė afėrt politike, e cila seriozisht do tė varet nga shkalla e tolerancės sė ndėrsjellė dhe aftėsia e kultivimit tė lidhjeve tė kėtilla mes veti. (shih Georg Kennan, America and the Russian Future, Foreign Affairs, Spring 1990) . Humanisti Kennan (humanist pėr shkak se pavarėsisht nga bindjet e tij politike, qė mund tė diskutohen, u besonte thellėsisht parimeve demokratike) nuk i shpėton dot ndikimit tė mendjemadhėsisė sė njohur anglo-saxone lidhur me faktin se vetėm ata dijnė tė qeverisin, e jo edhe tė tjerėt, dhe se vetėm  ata e njohin demokracinė, pėrderisa tė tjerėt akoma duhet ta mėsojnė. I ndikuar nga kjo ndjenjė, Kennan nė artikullin  tjetėr tė titulluar «Komunizmi nė historinė ruse», tė cilin e botoi «Foreign Affairs» nė numrin e vet tė dimrit 1990/91, ripėrshtatjen e raporteve ndėrnacionale nė Rusi e konsideron si tė pashmangshme, por jo edhe pavarėsimin  e popujve sovjetikė. Fakti se tė tri republikat Baltike, -thotė ai, -e meritojnė pavarėsinė e vet, dhe se eventualisht do ta kenė, ėshtė jashtė  ēdo  dyshimi. Ndėrkaq, ka tė tjerė qė e kėrkojnė statusin e sovranitetit, por  tek tė cilėt eksperienca dhe maturia e nevojshme e udhėheqjes,  si dhe burimet e tjera esenciale, duhet akoma tė demonstrohen. Ka edhe etnitete tė tjera jo-ruse ku kėrkesa pėr pavarėsi ende nuk ėshtė e shtruar seriozisht dhe tek tė cilat aftėsia pėr t'i bartur shtrėngimet  dhe pėrgjegjėsitė e njė statusi tė pavarur ėshtė  edhe mė tepėr nė pyetje. Duke u nisur nga kjo bindje, Kennan konstaton se "asnjė model i vetėm,  dhe bile as prej botės sė jashtme, nuk do tė mund tė ishte pėrgjigje e dobishme pėr tė gjitha problemet qė do tė rezultonin nga njė ndryshim i tillė i situatės. Raportet qė kanė ekzistuar midis shumė pjesėve joruse, -shton ai, -tė kėsaj strukture tradicionale shumė-kombėshe dhe qendrės ruse, kanė rrėnjė tė  thella historike. Tepėr pak njerėz do tė ishin tė pėrgaditur pėr situatėn e cila do tė paraqitej po qe se tė gjitha kėto lidhje do tė ndėrpriteshin menjėherė. Konfuzioni ekonomik do tė ishte enorm. Aq mė keq, sikurse e tregojnė faktet gjithnjė e mė evidente, sikur disa entitete jo-ruse tė lejohen befasisht vetėm, ato ose do tė bėnin luftė kundėr njėra-tjetrės, ose do tė shndėrroheshin nė subjekte tė konflikteve tė mėdha destruktive qytetare brenda kufijve tė vet. Mė nė fund, ėshtė edhe problemi serioz qė do tė krijohej me fragmentimin e pėrgjegjėsisė pėr armėt nukleare qė tani ndodhen nė duart e sovjetikėve. Duke mos e fshehur shqetėsimin e vet, Kennan  pėrfundon me ankth: "…ajo qė tani ėshtė duke u paraqitur nė territorin tradicionalisht tė njohur si Rusi nuk do tė jetė dhe nuk mund tė jetė Rusi e carėve. Dhe as qė mund tė jetė Rusi e komunistėve. Mund tė jetė vetėm diēka esencialisht e re, konturat e sė cilės, pėr ne, dhe bile edhe pėr vetė rusėt, janė akoma tė errėta" (shiko, G.F. Kennan, Communism in Russian History, Foreign Affairs, Winter 1990/1991). Mirėpo atė qė Kennan-i nuk deshi ta thotė, duke e kėrkuar kujdesin e politikės amerikane ndaj rusėve, ėshtė fakti se BRSS nė kufijtė e tashėm, tė cilėt amerikanėt do tė dėshironin t'i rektifikonin nė favor tė republikave Baltike, i pėrgjigjet interesave globale tė politikės amerikane: Sovjetikėt nė kufijtė e tanishėm  janė pengesė e depėrtimit aziatik nė Evropė. Bashkimi i shthurur Sovjetik do tė ishte territor transverzal i atij depėrtimi si nė kohėn e dyndjeve mongole, shek. i XII-tė. Nga ana tjetėr, shthurja e Bashkimit Sovjetik do tė ishte hyrje nė shthurjen e ndėrtesės sė tanishme ndėrkombėtare tė ngritur pasė Luftės sė II-tė Botėrore dhe kjo pastaj do tė ishte njė e panjohur e madhe pėr rolin e kombeve tė mėdha nė politiken botėrore. Mirėpo, ta ndėrpresim diskutimin me z. George F. Kennan, tashmė tė ndjerė  (vdiq para ca kohe) dhe t'u kthehemi vetė rusėve.

 

Kategorizimi i Leninit

        

   Nė qoftė se Brzezinski,  Kennan e  autoritete tė tjera amerikane mendojnė se nuk ėshtė i mundur dekompozimi i Bashkimit Sovjetik, kėsaj i kontribuan vetė sovjetikėt. Menjėherė, pas Revolucionit tė Tetorit tė v. 1917, nėn ndikimin e botėkuptimeve politike tė Vladimir Iliq Leninit, kėtij korifeu tė revulucionit tė popujve, meritat e tė cilit nė avancimin e mendimit politik nė pėrgjithėsi nuk guxuan t'ia mohonin as mendjet  mė tė ndritura tė kundėrshtarėve mė tė mėdhėnj tė tij, por tani nė Prishtinė ia mohojnė ca gazetarucė-fodullė duke kujtuar se koha ecėn prapa e jo pėrpara, nacionalitetet sovjetike u klasifikuan nė kategoritė si vijojnė: 1) Kombet tė cilat para Revolucionit tė Tetorit e kishin arritur shkallėn kapitaliste tė zhvillimit dhe ishin zhvilluar si kombe tė plota borgjeze. Ato e kishin klasėn e vet punėtore, intelegjencien dhe njė kulturė relativisht tė zhvilluar nacionale. E pėrbėnin Rusėt, Bjellorusėt, Gruzianėt (Xhorxhianėt), Ermenėt, Azerbejxhanėt, Moldavėt, Tatarėt etj. Ndonėse kėta e pėrbėnin grupin mė tė madh tė shtetit sovjetik, prapseprapė, i cilėsonte njė shkallė e pabarabartė e zhvillimit; 2) Kombet tė cilat e kishin zhvilluar rrugėn e zhvillimit kapitalist, por qė nuk kishin arritur t'i zhvillonin plotėsisht raportet kapitaliste,  dhe pėr kėtė arsye i karakterizonin mbeturina tė forta tė raporteve feudale. Kėtė e pėrbėnin Uzbekėt, Kazakėt, etj. 3) Popujt tė cilėt para Revolucionit tė Tetorit ndodheshin nė njė shkallė tė raporteve feudale ose feudalo-patriarkale. Sipas mendimit tė teorikėve sovjetikė, ato u zhvilluan  nė kombe me ndihmėn e socializmit dhe duke iu falenderuar atij,  dhe 4) grupin  e fundit e pėrbėnin popujt nė shkallė tė raporteve feudo-klanore dhe feudo-patriarkale, tė cilėt banonin nė Veri, nė Lindjen e Largėt, Siberi, si edhe nė viset malore te Kaukazit dhe nė Azinė Qendrore (shih USSR Academy of Sciences, vep. cit. f. 147). Nga kjo pasqyrė e kategorizimit tė popujve nė Bashkimin Sovjetik ėshtė interesant avancimi i arsyetimit ideologjik: socializmi tani e zėvendėsonte krishterizimin dhe civilizimin e popujve tė pazhvilluar, tė cilėt dikur shtetet e mėdha imperialiste (duke e pėrfshirė nė radhė tė parė edhe Rusinė Cariste) i pėrdornin si pretekst pėr kolonizimin e tyre.

 

Kur u braktis komunizmi?

        

   Duket se V.I.Lenini sinqerisht e besonte fitoren pėrfundimtare tė socializmit nė botė. Marrėveshjen e  Brest-Litovskit tė v. 1918 qė shkonte ndesh me kėtė besim tė tij (sovjetikėt pėr herė tė parė qenė tė detyruar tė lėshonin pe nė favor tė ruajtjes sė Revulucionit tė Tetorit por nė dėm tė revolucionit proletar nė Gjermani), duket se e konsideronte lėshim taktik e jo edhe strategjik. Nė favor tė kėtij konstatimi shkon fakti se Lenini nuk i pati mbyllur kufijtė e federatės sovjetike: ato u lanė tė hapura pėr t'iu bashkuar vendet ku do tė fitonte revolucioni proletar dhe tė cilat do tė ndodheshin sukcesivisht, nė afėrsi tė federatės sovjetike. Kjo gjė nė Perėndim natyrisht u vlerėsua si fillim i formimit tė imperiumit proletar, andaj, edhe u kundėrshtua me tė gjitha mjetet nė disponim (intervenimi i forcave imperialiste). Mirėpo, ndonėse kah viti 1922 pėrfundon procesi  i formimit tė BRSS, kėtė ide mbi zgjerimin suksesiv dhe mbi permanencėn e Revolucionit, Stalini ia pėrshtati jo vetėm rrethanave aktuale -tė nevojės pėr bashkėpunim ekonomik nė vend tė konfrontimit me po ato qeveri imperialiste, rrėzimin  e tė cilave gjithsesi e preferonte, por edhe rrethanave tė brendshme tė forcimit me ēdo kusht tė shtetit sovjetik. Viti 1924, kur u vendosėn marrėdhėniet ekonomike me Britaninė e Madhe, nė Londėr komentohej si shitje e komunizmit pėr hir tė kapitalit, d.m.th. tė nevojės pėr shpėrthimin e bllokadės ekonomike. Mirėpo britanikėt u mashtruan. Stalini bashkėpunimin ekonomik me Perėndimin tani e vuri nė funksion tė forcimit me ēdo kusht tė shtetit Sovjetik dhe me qėllim tė mundjes sė po atij Perėndimi. Ai edhe do tė vdesė me bindje tė plotė mbi kėtė ide, por stalinistėt mė vonė, pas vitit 1953, do tė jenė tė detyruar tė jetojnė midis joshjes sė kėsaj ideje dhe realitetit nuklear dhe termonuklear qė pas vitit 1946 (Hiroshima dhe Nagasaki) i kishte pėrfshirė tė dy superfuqitė. Zhvillimi i raketave interkontinentale i godiste tė dy vendet njėsoj. Andaj, komunizmi, si ide e permanencės sė revolucionit, objektivisht u braktis pas vitit 1953 (vit i shpėrthimit tė ngarkesave nukleare sovjetike me qėllime eksperimentale), ndėrsa realisht me 1959 (udhėtimi i N.S. Hrushovit nė Camp David) dhe materialisht me vitin 1963  (vit i krizės sė Karaibeve rreth instalimit tė raketave sovjetike nė Kubė). Ndėrkaq definitivisht do tė pėrfundojė  me inicimin e luftės sė yjeve nė SHBA, nė gjysmėn e viteve 80, e cila, po ta ndiqnin  edhe sovjetikėt, BRSS-ja do tė pėrjetėsohej si fshat i madh atomik, pa zhvillim tė madh tė industrisė. Garat nė armatim, me fjalė tė tjera, e kushtėzuan realisht braktisjen e komunizmit Sovjetik (mbi kėtė ēėshtje tė paritetit nė armatim shiko : Mr Ukshin Hoti, Lufta e ftohtė dhe Detante-i, Qendra Krahinore pėr Arsimin Marksist, Prishtinė, 1976. si edhe botimin Serbokroatisht tė po kėtij viti).

 

«Amalgamimi» nė funksion tė fuqisė sė shtetit

        

   Zgjidhja e ēėshtjes nacionale pėr tė cilėn Stalini konsiderohej se ishte autoriteti mė kompetent i proveniencės sė mendimit proletar, pėr tė esencialisht ishte nė funksion tė idesė mbi maksimalizimin e fuqisė sė shtetit sovjetik. Realisht u fillua nga premisa egoiste teorike:  formimi i njė kombi sovjetik dhe forcimi i njė shteti sovjetik.  Kombi-shtet ose  shteti i tillė sovjetik, pastaj, siē  e shpjegonin vetė sovjetėt, do tė ishte garancion pėr suksesin e lėvizjeve revolucionare kudo nė botė (principi i internacionalizmit). Mirėpo nuk ngjau ashtu. Qysh nė fillim fuqitė  e tjera (imperialiste) ishin shumė mė tė forta, dhe, megjithė dėshtimin e intervenimit ushtarak nė favor tė kontrarevolucionit (kjo tani quhet ndėrprerje e zhvillimit tė natyrshėm tė proceseve atje), prapseprapė, fitorja e revolucionit u arrit  vetėm brenda kufijve tė vjetėr tė Rusisė Cariste. Tė kėrkohej nga revolucioni i atėhershėm rus qė nė emėr tė teorisė (sikur bėnin ca liderė nga India) tė vazhdohej revolucioni, do tė thoshte tė vulgarizohej teoria. Pėr rusėt akceptimi i saj do tė ishte idiotizėm politik. Nė vend tė kėsaj ata e filluan forcimin e shtetit sovjetik, duke mos patur skrupulla as ndaj idiotizmit ideologjik tė masave tė veta,  as ndaj tė tjerėve.

   Me fjalė tė tjera, tė gjitha kategoritė e pėrmendura tė popujve dhe tė kombeve tė ndryshme, siē e shpjegonte Stalini, por nga e cila nuk hoqėn dorė as tė tjerėt mė vonė, duhej tė  "amallgamoheshin" mes vete. Nė nivelin e shtetit multincional:

   a) Principi i "amalgamimit" tė kombeve zbatohej (teorikisht) me "vullnetin" e tyre tė lirė dhe ishte shprehje e parimit tė vetėvendosjes, sipas tė cilit, ēdo komb ose popull, poashtu "vullnetarisht"  mund tė "ndahet dhe tė krijojė shtetin e vet tė  pavarur; tė mbetet pjesė e ndonjė shteti tjetėr ose tė lidhė raporte federale etj., me tė" (shih Stalin, Marksism and National Question, San Francisco, Proletarian Publishers, 1975). Duke e njohur mendimin  dhe natyrėn e sistemit tė vendosur nga Stalini nuk ka dyshim se ai do ta preferonte opcionin e fundit (lidhjen me shtetin  tjetėr), pasi qė njė gjė e tillė me siguri do tė reduktohej nė inkorporimin e atij shteti brenda kufijve tė shtetit Sovjetik. Ēdo popull qė "me dėshirėn  e tij"  vendoste  "tė amalgamohej" me popujt   tjerė brenda BRSS, nuk mund tė "ēamalgamohej" mė ndonjėherė, pikėrisht pėr shkak se kėrkohej fitorja e komunizmit dhe e revulucionit nė suaza planetare; b) Shteti multinacional Sovjetik duhej tė formohej edhe tė forcohej edhe duke u mbėshtetur mbi principin e barazisė sė plotė dhe tė tė drejtave tė barabarta tė tė gjitha republikave tė bashkuara sovjetike. Mirėpo kishte shumė sosh dhe ishin llojesh tė ndryshme. Njė numėr i njėsive federale (republikave) nė frymėn e principit mbi amalgamimin e popujve, ishin poashtu multinacionale: RSSA (Republika Socialiste Sovjetike  Autonome) e Dagestanit, p.sh., pėrbėhej prej 10 nacionaliteteve, ndėrsa RSSA Haberdin Ballkare; Ēeēeno-Ingushe; Haraēejevo-Ēerkese dhe Krahina Nacionale Manti-Mansi, janė entitete shtetėrore me nga dy nacionalitete kryesore. Ndėrkaq, disa kombe e nacionalitete tė tjera janė ndarė nė nga dy formacione shtetėrore: RSSA e Oshensias Veriore ndodhet brenda RSFS Ruse, kurse Krahina Autonome e Oshensias Jugore ndodhet brenda RSS tė Gruzisė;  brenda RSS tė Azerbejxhanit ndodhet RSSA e Nakēaunshanit; RSS e Ermenisė krahinėn autonome tė Nagorni Karabahut e ka brenda Azerbajxhanit;  Gruzianėt e kanė  RSSA tė Axharėve, ndėrsa Bajratėt i kanė edhe krahinat Autonome tė Ust-Urdėve dhe tė Aginėve, etj.  (krahaso USSR Academy of Sciences... vep.cit.f 155). Ndarjet e tilla administrativo territoriale, pėrkundrejt qėllimeve tė proklamuara pėr barazi dhe tė drejta tė barabarta, nė tė vėrtetė i ndihmonin qėllimit tė parė -amalgamimit tė kombeve, dhe jo barazimit tė zhvillimit tė tyre. Teorikėt sovjetikė e ndjenin kėtė mungesė, prandaj e bėnin dallimin midis "barazisė shoqėrore" dhe asaj "nacionale". E para konsiderohej parakusht pėr realizimin e sė dytės.  Megjithatė  pėr realizimin e tė dy qėllimeve konsiderohej si me rėndėsi: "eliminimi i raporteve antagoniste klasore.. tė diferencave substanciale  midis fshatit dhe qytetit, midis punės fizike dhe mendore..."  Me fjalė tė tjera, "barazia e vėrtetė midis popujve nė socializėm ėshtė vetėm parakusht i domosdoshėm i barazisė sė plotė tė tė gjithė qytetarėve nė pikėpamje tė furnizimit tė tyre me vlera materiale e shpirtėrore" (vep.cit.f.161). Teoria dukej e drejtė, veēse realizimi i postulateve tė saj parashihej pėr kohė tė ardhme tė komunizmit. Gjer atėherė vlente  vetėm nė nivelin formal-juridik, e jo edhe nė atė praktik-politik;   c) Principi i tretė mbi tė cilin mbėshtetej forcimi i shtetit multinacional sovjetik ishte ai i sovranitetit tė tė gjitha kombeve e nacionaliteteve dhe i shtetėsisė sė republikave; d) veēse nė dritėn e principit tė IV-tė duhej tė kuptohej edhe pėrmbajtja e tė tretit (tė sovranitetit). Centralizmi demokratik e shprehte "principin internacionalist tė koordinimit tė detyrave internacionaliste dhe tė interesave nacionale". Shteti Sovjetik konsiderohej garant i sovranitetit tė republikave, ndėrsa kėto tė fundit e garantonin mvehtėsinė dhe liritė e realizuara pėrmes bashkimit "vullnetar" me  shtetin multinacional sovjetik.

 

Metodat e  mėtejshme pėr njėsimin e kombit/shtet

        

   Formimi dhe forcimi i shtetit multinacional Sovjetik vetėm nė mbėshtetje tė katėr metodave tė pėrmendura pa mbėshtetjen e proceseve tė tjera integrative do tė ishte  i  pafrutshėm. Nė instancėn e fundit do tė rezultonte nė formimin e njė mekanizmi tė pashpirtė qė do t'i koordinonte pjesėt e saj tė ndryshme, por i cili gjithmonė do tė rrezikohej nga tejveprimi i njėrės ose pasiviteti i tjetrės. Pėr kėtė shkak, teoria dhe praktika politike sovjetike i ndihmonte proceset integrative tė cilat, nė instancėn e fundit, ėshtė dashur tė rezultonin nė formimin  e njė kombi sovjetik qė do ta mbėshteste shtetin multinacional sovjetik. Kėto metoda tė tjera kanė tė bejnė me a) pėrkrahjen e proceseve integrative tė popullsisė dhe me pėrzierjen e pėrbėrjės nacionale tė  republikave,  tė regjioneve dhe tė krahinave nacionale.  Ndonėse ėshtė i ngjashėm me parimin e amalgamimit tė kombeve nuk ėshtė identik me tė. Amalgamimi ėshtė parim mė i lartė dhe lidhet me vendimin e vullnetshėm pėr ta pranuar tjetrin nė njė  komb tė bashkėformuar. Ndėrkaq, proceset e migracionit dhe tė pėrzierjes sė popullsisė janė derivative, praktike dhe sovjetėt i quanin "internalizim i shtetėsisė nacionale sovjetike". Me kėtė shprehje i nėnkuptonin "proceset objektive historike tė akumulimit nė rritje e sipėr tė karakteristikave tė pėrbashkėta tė formave dhe tė metodave tė operimit me shtetėsinė nacionale tė kombeve dhe tė nacionaliteteve sovjetike" (USSR Academy of Sciences. vep.cit.f.221). Andaj, ėshtė e qartė se me kėtė proces synohej formimi i njė kombi sovjetik. Ndėrkaq, me procesin tjetėr, -tė internacionalizimit, -qė pėrcaktohej me pėrmbajtjen e vet klasore, synohej nė plan tė brendshėm -pėrmbajtja e njėjtė klasore e kombit tė tillė sovjetik, dhe nė plan tė jashtėm -ambienti i pėrshtatshėm pėr ekzistimin politik tė kombit tė tillė/shtetit sovjetik, eventualisht, formimi i ndonjė imperiumi proletar nė krye me BRSS: b) principi i barazisė kombėtare i pėrmendur mė lartė duhej tė pėrcillej me pėrpjekje pėr nivelizimin e zhvillimit tė tyre ekonomik. Mirėpo, meqė kjo tregohej e pamundshme,    sepse lufta pėr eliminimin e veprimit tė ligjit mbi zhvillimin e pabarabartė ekonomik (shkencėrisht e argumentoi Marksi) e nėnkuptonte stagnimin relativ tė vullnetshėm tė kombeve tė zhvilluara ("ndėrkaq tė fortit me qejf nuk heqin dorė nga forca" = Bertrand Russel), atėherė proceset integrative nė nivel ekonomik i ngjanin atyre qė e bėnin pėrzierjen e popujve: u formuan rreth 19 regjione ekonomike qė nuk ishin baras me njėsitė autonome. Njė regjion i tillė ekonomik ose i pėrfshinte disa sosh (njėsi autonome) ose njė njėsi autonome ndahej nė disa regjione ekonomike. Nė kėtė mėnyrė, regjionalizimi ekonomik nė tė vėrtetė ishte nė funksion tė proceseve   integrative sovjetike, dhe jo aq nė funksion tė qėllimeve ekonomike. Kjo bėri qė Kennan-i tė konstatonte se ekonomia e popujve jo-rusė, e sidomos e atyre jo-sllavė, ishte e lidhur me rusomėdhenjtė.: c) Proceset e tilla integrative pėrkraheshin edhe me zhvillimin e lidhjeve reciproke kulturore tė kombeve  dhe tė nacionaliteteve sovjetike. Lidhjet kulturore e "reflektonin unitetin e interesave tė njeriut punues tė tė gjitha nacionaliteteve", andaj, sipas Sovjetėve "nuk ėshtė thjesht e arsyeshme qė tė shquhen faktorėt etnikė dhe tė bėhen ēfarėdo ndryshimesh nė format e shtetėsisė nacionale Sovjetike" (vep.cit.f.190). Ndėrkaq, kundėrthėnien midis shtetėsisė nacionale (qė e presupuzon principin territorial-kombėtar dhe forcimin e elementeve nacionale nė federatėn Sovjetike) dhe tė kategorisė njė komb/njė shtet, duhej ta zbėrthente aplikimi i principit tė centralizmit demokratik me tė cilin rregulloheshin interesat e ndryshme nacionale dhe esenca klasore e shoqėrisė sovjetike nė ndėrtim e sipėr.  Se si dukej nė praktikė zbatimi i kėtij principi (centralizmi demokratik)  s'ka ndonjė nevojė tė komentohet. U pa nga vetė ndryshimet nė linjėn e pėrgjithshme politike gjatė zhvillimit socialist tė BRSS; d) Metodė tjetėr me rėndėsi pėr avancimin e proceseve integruese ishte dhe akoma ėshtė pėrdorimi i gjuhės ruse si lingua franca e nacionaliteteve sovjetike. Pėrdorimi i rusishtes nė rend tė parė zbatohet nė organet e shtetit: "Organet e shtetėsisė nacionale, -siē thonė sovjetikėt, -gjithnjė e mė tepėr e pėrdorin jo vetėm gjuhėn amtare tė nacionaliteteve indogjene, por gjithashtu edhe rusishten si mjet tė komunikimit. Ky funksion bi-lingual i organeve tė shtetėsisė nacionale ėshtė trend i rėndėsishėm  pėr internalizimin e mėtejshėm tė formės nacionale tė shtetėsisė sė popujve tė BRSS". Fjala internalizim  kėtu e ka kuptimin e akceptimit vullnetar tė rusishtes si lingua franca tė nacionaliteteve tė ndryshme, por edhe kuptimin e akceptimit tė natyrshėm, tė paimponuar, tė ngritur nė nivel gati tė gjuhės amtare, pėr nacionalitetet jo-ruse. Nė kėtė mėnyrė, zhvillimi i bi-linguizmit tė nacionaliteteve sovjetike shndėrrohet nė "proces tė natyrshėm tė zhvillimit linguistik    popujve sovjetikė" (vep.cit.f.188). Kishte, natyrisht, edhe forma tė tjera qė u ndihmonin proceseve integruese nė Bashkimin Sovjetik, por kėto ishin mė tė rėndėsishmet dhe nga to nxirreshin edhe tė tjerat.

Populli /kombi/-shtet Sovjetik

 

   Thelbin e proceseve tė kėtilla integrative e pėrbėnte ligji i "lulėzimit dhe i afrimit" tė popujve, tė cilin Sovjetikėt e cilėsonin si jashtėzakonisht pozitiv: "Procesi i zhvillimit tė shtetėsisė nacionale-thoshin ata -ėshtė nė rend tė parė i determinuar me interakcionin e dy ligjeve tė pėrgjithshme: e para, me lulėzimin e mėtejshėm dhe gradual tė kombeve Sovjetike,  dhe e dyta, me zhvillimin e pėrgjithshėm dhe me pėrmirėsimin e demokracisė socialiste gjatė ndėrtimit tė komunizmit" (vep.cit.f.183). Veprimi i kėtij ligji i  nėnshtrohej prioritetit tė klasores  mbi nacionalen dhe tė internacionales mbi nacionalen. Sa i pėrkiste aspektit nacional tė ēėshtjes (principi i formacionit nacional-shtetėror), ai e nėnkuptonte vetėm faktin se "njė territor i caktuar integral duhet tė jetė i banuar nė mėnyrė kompakte me anėtarėt e ndonjė nacionaliteti tė caktuar (ndonjėherė me dy ose tri nacionalitete tė tilla), qė mund tė formojnė, qoftė shumicėn relative, qoftė atė absolute, ose pak a shumė, njė pjesė tė rėndėsishme tė popullatės". Mirėpo shteti, sipas teorikėve sovjetikė, nuk mund tė formohet, e as tė ekzistojė vetėm me kėtė kusht; principi nuk mund tė zbatohej nė mėnyrė tė njejtė, si nė socializėm ashtu edhe nė komunizėm, ku tani njė kohė tė gjatė "veproi procesi i natyrshėm progresiv i forcimit tė mobilitetit dhe i ngritjes sė natyrės multinacionale tė popullsisė nėpėr republika dhe ēarqe"(ibd.)  Nė kėtė mėnyrė bėhej e qartė se  shteti Sovjetik e synonte krijimin e njė kombi tė vetėm sovjetik. Sigurisht nėn presionin e shembullit amerikan, ku pohohej se tashmė ishte krijuar njė melting pot (kazan tretės) pėr pjesėtarėt e kombeve tė ndryshme qė jetonin atje, teoria dhe politika  sovjetike bukur heret, qysh nė vitet  60, u ngut tė konstatojė se populli /kombi/ sovjetik tashmė ishte formuar. Ēfarė ishte populli sovjetik sipas kėtij konstatimi? "Populli Sovjetik -pohon Akademia e Shkencave tė BRSS -nė rend tė parė, ėshtė njė kolektivitet integral socialist (faqe 20 rreshti 5, -fjala e dytė e palexueshme)  i cili i ka karakteristikat e pėrbashkėta tė jetės sė vet ekonomike, politike, ideologjike dhe shpirtėrore dhe e ka pėrbashkėsinė e interesave dhe unitetin e qėllimeve qė realizohen si rezultat i aktiviteteve tė pėrbashkėta tė anėtarėve tė barabartė tė kėtij fenomeni. Nė rend tė dytė ėshtė bashkėsi social-klasore qė karakterizohet me pėrbashkėsinė e jetės ekonomike, strukturės sociale, tė sistemit shoqėror-politik, ideologjisė marksiste-leniniste, me pėrmbajtjen socialiste tė kulturės, me mėnyrėn e jetesės dhe traditat, me psikologjinė nacionale, me lingua franca tė pėrbashkėt dhe me vetėdijėn e pėrbashkėt mbi pėrkatėsinė e vetėm njė atdheu unik dhe njė bashkėsie tė re historike. Nė rend tė tretė, populli sovjetik ėshtė njė etnitet unik i formuar prej llojllojshmėrisė nacionale dhe prej kombeve, nacionaliteteve dhe grupeve  tė ndryshme nacionale" (vep.cit.f.219). Populli i tillė sovjetik i mbėshtetur nga shteti sovjetik nė tė vėrtetė e pėrbėn kombin/shtet sovjetik ose sė paku, synimet e qėllimit tė tillė nė realizim e sipėr. Nga ato nuk u hoq dorė as me ndryshimet demokratike nė Bashkimin Sovjetik. Aq mė tepėr, nė BRSS llogaritet se me to mund tė pritet forcimi i kėsaj tendence.

 

Kritika e thelluar-aspekti teorik

 

   Parashtrimi i tillė i metodave dhe i instrumenteve pėr realizimin e zhvillimit kardinal tė politikės dhe tė teorisė politike -komb/shtet sovjetik, nuk ėshtė bėrė me qėllim  qė tė quhet si  utopik e as pėrpjekjet pėr zgjidhjen e ēėshtjes nacionale atje nuk do tė cilėsohen  si kamuflim ideologjik.  Tek e fundit, shumė teorikė jshtė BRSS megjithatė konstatojnė njėzėri se rusėt, duke e tentuar asimilimin e tė tjerėve, morėn nga ata, (d.m.th. nga nacionalitetet jo-ruse), shumė veti  kulturore. Ndėrkaq, nė tendencat e tanishme pa  dyshim ėshtė e pranishme  edhe frika pėr tė ardhmen e largėt, kur  shtimi demografik i popullsive jo-ruse eventualisht mund t'i "gėlltisė" rusėt, pikėrisht si  nė Indi, ku pushtuesit  eventualė, gati gjithmonė shndėrroheshin nė tė pushtuar  dhe asimiluesit nė tė asimiluar. Mirėpo, tani pėr tani, kėto gjėra ndodhen larg realitetit tė mundshėm. Synimet e tilla pėr formimin e kombit/shtet sovjetik nuk cilėsohen  si  utopi e kamuflazhė, pėr shkak se proceset atje akoma nuk kanė  pėrfunduar, ndonėse duken qartazi tė dėshtuara dhe pėr shkak se synimet pėr realizimin e qėllimeve tė tilla janė njėsoj prezente edhe tek pala tjetėr siē u pa nga teoritė e parashturara tė proveniencės pėrendimore dhe kudo  nė botė. Ndryshimet e preferuara nė Evropė nuk e vėnė nė pyetje qėllimin, por vetėm metodat. Sa i pėrket qėllimit, komunistėt e besonin lindjen e ardhshme tė parajsės komuniste dhe pėr aq mbetėn tė mashtruar. Ndėrkaq tė tjerėt i besuan metodat, qėllimin e nėnkuptonin, dhe nuk e lodhnin mendjen me pėrmbajtjen e tyre (thelbėsisht tė njejtė). Moslodhja e mendjes pėr inteligjencien e kombeve tė vogla ėshtė njė luks qė kushton shtrenjtė. Pėr kėtė shkak, vėrejtjet nga aspekti i kritikės sė thelluar tė aspektit teorik tė ēėshtjes ndoshta do t'i ndihmojnė mendimit tė drejtė.

   Teza mbi prioritetin e klasores nė raport me nacionalen, e cila esencialisht do tė thoshte se zhvillimi i pėrgjithshėm i kombeve dhe i nacionaliteteve Sovjetike, nė pikėpamje tė formės ishte nacional dhe nė pikėpamje tė pėrmbajtjes -socialist, d.m.th. klasor, e gjente mbėshtetjen e vet  nė teorinė marksiste. Mirėpo teoria marksiste kėtė teori e kishte vėnė nė kontekst tė qėllimit revolucionar: proletariati si subjekt -bartės i revulucionit, kudo ishte njėsoj dhe kudo e kishte qėllimin e njejtė-pėrmbysjen e borgjezisė. Proletariati, megjithatė,  kėtė funksion mund t'a kryente vetėm si klasė e kombit tė vet. Konstituimi si klasė e kombit tė vet nuk e nėnkuptonte formalizimin e vetive kombėtare, relativizimin e interesave tė veta kombėtare dhe nėnshtrimin e tyre ndaj interesave tė tjera (internacionaliste), por arritjen dhe realizimin e atyre interesave me luftėn e pėrbashkėt tė klasave, nė suazat e kombeve individuale dhe nė ambientin e pėrbashkėt ndėrkombėtar. Nė frymėn e teorisė sė vet, sovjetikėt i ndihmonin lėvizjet revolucionare tė Botės sė III-tė, por gjithnjė nė kontekst tė kujdesit pėr reakcionin e palės  tjetėr (amerikanėve), i favorizonin grupet e caktuara por ndihma e tyre rrellėherė ishte nė nivel tė nevojave reale. Ndėrkaq, nė plan tė brendshėm, nė kushtet kur proletariati e kishte marrė pushtetin, theksimi tej mase i klasores e kishte pėr qėllim shpejtimin e proceseve integruese nė kuptim tė asimilimit tė shpejtuar e jo tė tretjes sė  vullnetshme tė tyre siē shpjegonin sovjetikėt. E presupozonte ekzistimin e njė qendre dhe tė njė administrate tė centralizuar, formimin e njė kombi/shtet me njė gjuhė tė vetme - rusishten, nė fillim si lingua franca, e mė vonė si gjuhė e vetme pėr tė gjithė pjesėtarėt e tė gjitha kombeve dhe nacionaliteteve sovjetike;  e nėnkuptonte njė botė ku rusishtja do tė dominonte si gjuhė e vetme komunikimi ose sė paku do tė shtyhej baraz me anglishten; njė imperium  proletar rus nė suaza tė planetit, qė ishte pikėrisht e kundėrta e ėndrrės anglosaksone: imperiumi borgjez anglosakson me  sundimin e anglishtes. Rusėt, me fjalė tė tjera, nuk e luftonin imperializmin me qėllim tė ērrėnjosjes sė eksploatimit, por me qėllim tė barazimit  me tė. Socializmi nuk u konsiderua qėllim nė vete, e as pėr dobi tė njerėzimit, por vetėm instrument i forcimit tė interesave vitale tė kombit rus tė shkrira nė interesat vitale tė shtetit sovjetik. Kjo gjė, sikurse dhe te pala tjetėr, e vėrteton tezėn se sistemet e mėdha tė mendimit gjithmonė janė globale, dhe nuk kufizohen nė suaza nacionale, e as regjionale. Mbeten humane pėr aq sa mund t'i shėrbejnė njerėzimit nė pėrgjithėsi, dhe jo vetėm kombeve tė veēanta, ose po  qe  se tregohen humane pėr kėto  tė fundit, mund tė jenė tė dobishme edhe pėr njerėzimin, por jo duke e tretur individualitetin e popujve  dhe tė kombeve.

   Nė ēastin kur marksizmi nė BRSS dhe nė vendet  e real-socializmit dhe tė socializmit nė pėrgjithėsi, detyrimisht ishte shndėrruar nė teori sunduese tė shoqėrisė sė dhėnė, revulucionariteti i saj (i teorisė) doemos duhej tė reduktohej nė komponentėn e ndėrtimit socialist, d.m.th. nė tė kuptuarit e kėtij realitetit (politik) si vazhdimėsi e revulucionit. Pėrndryshe, po tė mbetej vetėm si teori e pushtetit, sikurse qė ndodhi, do tė shndėrrohej nė teori tė status-quo-sė politike. Do t'i ngjante, siē i ngjau, teorive tė tjera globale (krishterizmit, islamizimit), tė cilat e ndanė fatin e njejtė tė transformimit prej teorive revolucionare nė ato tė status quo-sė. Do tė dėshtonte nga domosdoshmėria e zhvillimit tė proceseve shoqėrore dhe duket se dėshtoi: Bota e mileniumit qė vjen nuk mund tė jetė botė e atij qė na braktis. 

   Mirėpo, proceset shoqėrore askund nuk u zhvilluan nė mėnyrė lineare; askund nuk pėrfunduan nė mėnyrė kategorike, tė pastėr; askund nuk u zhdukėn pa gjurmė. Andaj, ato vazhdojnė tė koekzistojnė; tė thyhen ndėr vete; tė papėrfunduara dhe pa mundėsi qė tė pėrfundojnė pėrfundimisht. Menēuria konsiston nė faktin  qė tė ndihmohen mendimet dominante qė e ēajnė rrugėn pėrpara dhe e zhvillojnė shoqėrinė nė tėrėsi.

 

Rusėt dhe sindromi i sigurisė

        

   Nė plan tė politikės sė jashtme, insistimi mbi prioritetin e klasores  pėrkundrejt nacionales doemos duhet vėshtruar nė kontekst tė mundėsive pėr realizimin e njė qėllimi tė tillė. Mundėsitė e njė shteti tė madh janė gjithashtu tė mėdha. Pėr kėtė shkak teza e kėtillė deomos paraqitet nė funksion revulucionar-ekspanzionist nė plan tė jashtėm (imperium proletar) dhe nė funksion tė forcimit  tė Unionit Sovjetik, nė plan tė brendshėm;- tė ekzistimit tė njė qendre tė caktuar, tė njė force drejtuese-shtytėse. Teoria sovjetike, nė kontekst tė kėtij konstatimi, e theksoi rolin e veēantė tė kombit rus nė formimin,  por edhe nė konsolidimin e Unionit Sovjetik. Ajo e  bėnte kėtė sepse, sipas saj, Revolucioni i Tetorit  kishte shpėrthyer mė parė nė Rusi, e pastaj ishte zgjeruar edhe tek  tė tjerėt, sepse kombi rus, nė Rusinė Cariste, kishte qenė mė i zhvilluari dhe zhvillimi i tij i kishte ndihmuar edhe tė tjerėt, dhe sepse kishte pasur merita kolosale nė mundjen e fashizmit gjatė Luftės sė II-tė  Botėrore. Tė gjitha kėto fakte, nga aspekti i qėllimit tė sotėm, mund tė kontestohen, por mjafton tė konstatohet se teoria sovjetike qė e pretendonte mbėshtetjen nė marksizėm, nė kėtė mėnyrė kishte rėnė nė pozitat e teorive  mbi maksimalizimin e fuqisė: krijimi  kombit/shtet sovjetik; proceset e pėrshkruara integruese; rusishtja si lingua franca etj. e kishin vetėm njė drejtim -atė tė rusifikimit tė nacionaliteteve tė tjera sovjetike dhe asimilimin e tyre e jo atė tė forcimit tė identitetit tė tyre dhe as tė zhvillimit. Shoqėria e pėrzier sovjetike rusėt i kishte bartės tė saj, pikėrisht si edhe tek amerikanėt: shoqėria e pėrzier amerikane -anglezėt i kishte bartės tė saj. Ideologjia komuniste dhe teoria marksiste nė kėtė  mėnyrė ishin vėnė nė shėrbim tė aspiratave dhe interesave vitale tė kombit  rus.

   Mirėpo nė  nivel praktik-politik, formimi dhe forcimi  i shtetit sovjetik filloi si formim dhe forcim  i pushtetit  tė klasės. Shteti  konsiderohej aparat  dhune nė duart e  klasės (punėtore). Nė kėtė masė roli  i ideologjisė  dhe teorisė  nuk  mund  tė reduktohej  tėrėsisht nė  kamuflim tė interesave ruso-mėdha. Mė vonė shteti u konsiderua si aparat gjithėpopullor "i cili i shprehte interesat dhe vullnetin e punėtorėve, fshatarėve dhe intelegjencies sė  tė gjitha kombeve dhe nacionaliteteve (shih N. Pashiq, Uporedni Politicki  Sistemi, Beograd, 1978, f.206), por tė cilin e karakterizonte nėnshtrimi rigoroz i  tė gjitha republikave ndaj principit tė centralizmit demokratik edhe nė ekonomi dhe nė tė gjitha aktivitetet  tjera"(ibd.). Shteti i tillė Sovjetik nuk do tė mund tė funksiononte pa pėrfaqėsimin, sė paku simbolik, tė nacionaliteteve jo-ruse nė organet e pushtetit. Sipas njė tabele qė e bėnė z. Brzezinski dhe S.P.Huntington (shiko tabelėn!), pėrfaqėsimi i nacionaliteteve jo-ruse nė organet e larta tė pushtetit dhe tė PK tė BRSS ishte shumė  mė i ulėt se sa pritej. Nga ana tjetėr u vu re njė rėnie konstante e kėtij pėrfaqėsimi nė krahasim me periodėn e Leninit; njė disproporcion i  madh midis pėrfaqėsimit tė kombeve sllave dhe  jo-sllave dhe nė fund, njė tendencė qė kombet jo-sllave  tė pėrfaqėsohen mė tepėr nė organet reprezentative, tė cilat cilėsoheshin si "organe dinjitoze  (dignified), e jo nė ato ekzekutive, tė cilėsuara si  institucione efikase tė  pushtetit (efficient organs of power). Pėr kėtė shkak, ndonėse do tė ishte e arsyeshme tė besohej se ideologjia komuniste nuk u vu menjėherė nė shėrbim tė interesave shteto-mėdha  ruse, ajo ngjau paralelisht me forcimin e organeve tė reja, dhe roli  i  tillė forcohej paralelisht me forcimin e pushtetit. Sipas faktit tė rėnies sė pėrfaqėsimit tė nacionaliteteve jo-sllave nė organet e larta tė pushtetit sovjetik; sipas veprimit tė ligjit mbi zhvillimin e pabarabartė ekonomik i cili pėr shkak tė logjikės inherente tė pėrmbajtur nė tė dėrgoi nė thellimin e diferencave tė zhvillimit dhe jo  nė zhdukjen e tyre, dhe sipas shumė indikatorėve tė tjerė, duket se atje komunizmi nuk dėshtoi befasisht, por qe braktisur gradualisht, dhe pikėrisht atėherė kur trumbetohej se kishte triumfuar plotėsisht. Ky konstatim ėshtė me rėndėsi, jo pėr tė kundėrshtuar modėn  (ėshtė  bėrė modė tė festohet dėshtimi i  tij), e as pėr tė apeluar kthimin e tij  (se nuk mund tė jetė i njėjtė), por pėr perceptimin e drejtė tė sė ardhmes. Popujt nuk janė kalamaj qė vazhdimisht tė manipulohen. Vetėdija e tyre ėshtė nė rritje e sipėr dhe ajo do tė materializohet  si e vėrtetė pėr veten pavarėsisht nga forca totalitare e aparatit tė shtetit.

   Duket sikur  pėrfaqėsimi i nacionaliteteve jo-ruse, e sidomos jo-sllave,  e ka patur funksionimin pėrcjellės tė eleminimit  tė vetmisė ruse, tė mosmbetjes vetėm, tė njė sigurimi shpirtėror kolektiv tė materializuar si  politikė. Paralelisht me forcimin e rusėve  si komb, reduktohet pėrfaqėsimi i  nacionaliteteve jo-ruse dhe jo-sllave. Sindromi i tillė i sigurimit tė rusėve duket tė mos jetė i rastit. Lidhet me pozitėn e tyre gjeografike dhe gjeopolitike. Dikur vendet imperialiste tė Evropės pushtimet dhe zgjerimet imperiale i bėnin duke qenė tė sigurt nė Evropė. Ndėrkaq, Rusia Cariste zgjerohej duke e shtyrė vazhdimisht kufirin e vet, pėrderisa  nė vitin 1650 (shek. XVII) nuk u konfrontua me Kinėn nė Azinė Qendrore dhe mė vonė, (shek. XIX) nė lumenjtė Usur dhe Amur, pėr tė pėrfunduar nė konfrontimin me fuqitė tjera imperialiste nė territorin e Kinės (shek. XX). Pėrpjekjet e saj  pėr  tė depėrtuar nė ujėrat e nxehta tė  Oqeanit tė Qetė gjatė  shekullit XIX dhe gjatė fillimit tė shek. XX u kundėrshtuan nga Japonezėt, nga Kina dhe nga fuqitė imperialiste  tė Evropės, veēanėrisht nga Britania e Madhe, e cila i frikėsohej rrezikimit tė rrugės pėr nė  Indi (koloni e saj). Nė kėtė mėnyrė pati dėshtuar plani i supozuar se Rusia Cariste e kishte ndėrmend tė formonte njė punkt tė ri  tė perandorisė  nė Lindjen e Largėt dhe tė delte nė detin e nxehtė kinez (shih Harrison E. Sulisbury, The War Between Russia and China,  Pen Books, London, 1969. f.19). Dalja nė ngushticėn e Beringut (1784) nuk ishte supstitucion pėr tė parėn dhe nuk paraqiste rrezik  pėr interesat amerikane, me tė cilėt, pas  blerjes  sė Alaskės, i ndante ngushtica e Beringut.

   Rusia Cariste u formua si shtet dy-kontinental (me kokėn nė Europė dhe me trupin nė Azi): "E ndarė -shkruan njė disident Sovjetik, -ajo e stimulon sulmin, por e bashkuar, e stimulon ekspanzionin nė tė gjitha drejtimet" (shih Vernon V. Aspaturian, The Soviet Union as an Actor in the International System, nė Roy C. Macridis, ed. Foreign  Policy in World Politics, V-th ed. Prentice-Hall, Inc. Engelwood Cliffs,  New Jersey, 1976, f.165). Mirėpo kjo ngjet jo vetėm sepse BRSS i zė dy gjysma tė dy kontinenteve,  siē mendon Aspaturian, por edhe sepse e posedon pikėn  kyēe tė Euro-Azisė (me regjionin e  gjerė rreth Uralit). Duke filluar nga kjo,  sigurimi fizik i Rusisė dikur nė mėnyrė decidive lidhej me hapėsirėn tokėsore qė e synonin Aziatikėt, si p.sh. sulmi i  mongolezėve gjatė shek. XII-tė, por edhe gjermanėt nga Evropa, me sulmet sukcesive gjatė historisė. Ndėrkaq, sigurimi psikologjik lidhej me nevojėn pėr centralizimin e pushtetit shtetėror (faktori subjektiv).

   Sipas Halford J. Mackinder (vepra klasike: "Democratic Ideals and Reality", New York, Holt Rinehart and Winston, 1942):

   "Ai qė e sundon Evropėn Lindore, komandon me Heartland-in (Heart land=zemra e dheut), nė kuptimin e gjerė -EuroAzia ose ujdhesa botėrore; nė kuptimin e ngushtė=regjion i gjerė kufitar midis dy kontinenteve i pikasur rreth Uralit); ai qė e sundon heartland-in e komandon ujdhesėn botėrore, dhe ai qė e sundon ujdhesėn botėrore, komandon me botėn" (vep. cit.f.150).

   Kėto botėkuptime ekstreme tė determinizmit gjeografik nuk mbetėn pa u reflektuar edhe te liderėt e nacionalizmit gjerman tė cilėt "Drang nach Osten-in"  e tyre (Depėrtimin drejt Lindjes), d.m.th. drejt BRSS, e kuptonin si tė drejtė tė natyrshme tė kombit nė ekspanzion (gjermanėve) e tė industrializuar pas rivalėve tė tyre nė Perėndim (Franca, Britania). Mirėpo edhe mė herėt  (qysh nė shek. XIX) rivaliteti me gjermanėt do tė jetė bazė e njė miqėsie dhe e aleancave tė shumta ruso-franceze, por edhe e pretendimeve tė herėpashershme pėr tė formuar njė cordon sanitair  rreth  Gjermanisė, dhe i cili do tė pretendonte t'i lidhte kombet sllave dhe  tė zgjatej gjer  nė Adriatik (Entente-a e Vogėl midis dy luftėrave botėrore), ose si imperializėm carist, tė depėrtonte nė Bosfor dhe mundėsisht tė vendosej nė Stamboll (Konstatinopol) prej nga do t'i kontrollonte Dardanelet (viti-1877 gjer nė Luftėn e I-rė Botėrore).

   Pretendimet dhe synimet e kėtilla tė imperializmit carist dhe kundėrthėniet   me imperializmat e imperatorive  tė tjera (britanikėt, francezėt, mė vonė amerikanėt nė rolin e trashėgimtarit tė interesave britanike) u reflektuan edhe nė BRSS, por tani ideologjia komuniste  ishte mė rigoroze; shteti Sovjetik-mė i fortė dhe drejtimet e zgjerimit mė tė theksuara: Stalini e vendosi kontrollin e shtetit sovjetik mbi  tėrė Evropėn Lindore, pos  nė Jugosllavi, qė e humbi nė v. 1948, dhe nė Shqipėri, nė vitet 60. Stalinistėt  tjerė  mė vonė e vendosėn kontrollin e  shtetit Sovjetik nė Kubė (ku orthodoksizmi doktrinar i Fidel Castros gėrshetohej me orthodoksizmin fetar tė grekėve); nė pjesė tė Lindjes sė Mesme (veēanėrisht  ku kishte orthodoksė, si nė Liban e Siri), nė Afrikė (poashtu te shtresat sunduese orthodokse nė Etiopi) e gjetiu. Nė Evropė kontrolli i shtetit Sovjetik  mbi Evropėn Lindore arsyetohej me interesat e sigurimit tė shtetit Sovjetik, por me njė fjalor ideologjik komunist, i cili nė tė vertetė mund tė pėrkthehej si interes i sigurimit tė regjimeve komuniste (tė cilat ishin tė imponuara dhe  tė cilat nuk i donin popujt e kėtyre vendeve). BRSS mė vonė nga kjo hoqi dorė. Por  prej cilės gjė nuk hoqi dorė dhe akoma nuk mund tė heqė dorė?

 

Sovjetizimi  i interesave ruse

 

   BRSS sipas Kushtetutės sė v. 1977 definohet si shtet unik federativ multinacional ... qė e mishėron unitetin shtetėror tė popujve, i bashkon tė  gjitha kombet dhe nacionalitetet me qėllim tė ndėrtimit tė  pėrbashkėt tė komunizmit (shih Zbirka Novijih Ustava, Savremana Administracija, Beograd, 1979. f.135). Tani atje ndryshimet zhvillohen nė drejtim tė akceptimit tė demokracisė, por ato nuk mund tė bėhen duke mohuar menjėherė ēdo gjė socialiste, nė mos pėr asgjė tjetėr, atėherė pėr shkak se shtresat e zhvilluara burokratike gjatė viteve tė zhvillimit socialist do tė duhej t'a mohonin veten dhe vullnetarisht do tė duhej t'ia lėshonin pozitat shoqėrore dhe shtetėrore tė tjerėve; do tė duhej tė krijohej njė strukturė tjetėr e organizimit shtetėror dhe do tė duheshin shumė gjera tė tjera. Pėr t'u arritur kėto gjėra nė thelb tė "perestrojkės" dhe tė "glasnostit"-it, do tė duhej tė ishin revolucioni dhe jo reformat. Andaj,  meqė  nė thelb tė tyre janė reformat e jo revolucioni, d.m.th. pėrmirėsimi i raporteve shoqėrore dhe jo ērrėnjosja e tyre radikale, atėherė mbetet tė shihet nėse mund tė priten ndryshime nė pėrcaktimin e interesave vitale tė shtetit sovjetik.  Tani pėr tani  ėshtė vėshtirė tė priten ndryshime tė tilla.

   Duke filluar nga elementet pėrbėrėse  tė shoqėrisė sovjetike, Vernon V. Aspaturian ėshtė i mendimit  "se BRSS-ja nė marrėdhėniet ndėrkombėtare ėshtė e pajisur (nė tė vėrtetė, e dhuntuar=endowed) me njė shumėsi  identitetesh"  (multiple identities) dhe se e "zbulon veten si agregat tė pesė personaliteteve tė institucionalizuara dhe tė ndėrvarura: . . . 1) tė shtetit; 2) tė partisė; 3) tė kombit rus; 4) tė kombeve jo-ruse (variabėl) dhe 5) tė bashkėsisė multinacionale (vep.cit.f.153). Pėr kėtė shkak, Bashkimi Sovjetik, shkruan Aspaturian "duhet deomos t'i artikulojė interesat e konstituentėve shoqėrorė brenda sistemit shoqėror-politik nė harmoni me strukturėn  lėvizėse tė pushtetit dhe tė prioriteteve. Kjo nga ana  e  vet, -shton ai, -doemos duhet tė koordinohet me kėrkesat e nacionaliteteve  brenda rendit multinacional sovjetik dhe tė harmonizohet me interesat e shteteve tė tjera komuniste nė nėnsistemin ndėrkombėtar (d.m.th. brenda vendeve anėtare tė Traktatit tė Varshavės), para se tė veprojė brenda sistemit tė pėrgjithshėm ndėrkombėtar (vep.cit.f.154). Siē ėshtė theksuar mė herėt, pėrfaqėsimi nė organet  e larta tė pushtetit sovjetik i nacionaliteteve jo-ruse nuk ka qenė  gjithaq i theksuar, por megjithatė ekzistonte. Dhe nuk ishte proporcionalisht i njėjtė nė tė gjitha organet qendrore tė pushtetit Sovjetik (gati fare nuk i pėrfshinte organet ekzekutive). Kjo do tė thotė  se nacionalitetet jo-sllave nuk luanin  ndonjė  rol tė rėndėsishėm nė formimin e politikės sė jashtme tė shtetit. Pėr kėtė shkak,  por  duke u nisur nga komponenta historike, edhe Aspaturian mendon se BRSS nė rend  tė parė funksiononte  si trashėgimtar dhe rojtar i interesave tė kombit rus dhe i vlerave tė tij. Nė kėtė kuptim kombi rus bile i ka "universalizuar" normat kulturale tė rusėve si norma sovjetike dhe kėtė e ka bėrė nė emėr tė progresit e jo nė emėr tė rusifikimit tė tyre (vep.cit.f.157). Interesat e kombit rus shteti sovjetik gati i ka realizuar nė tėrėsi. Megjithatė, Aleksandėr Solzhenjicin pikėrisht nga pozita e kėtij kombi mė vonė do t'a bėjė njerėn nga kritikat mė tė fuqishme kundėr sovjetizimit tė kombit rus. Nė qoftė se fshatarėt gjithkund janė bartėsit e kombit dhe tė kombėtares, e tė kėtillė, mendon Solzhenjicini, sidomos ishin nė Rusi,  atėherė pikėrisht fshatarėt e pasur (kulakėt, siē i quajti Stalini) e luajtėn njė rol tė tillė prioritar. Shkatėrrimi i dhjetėra milionė kulakėve gjatė kolektivizimit nė kohėn e Stalinit, por edhe sovjetizimi i rusėve mė vonė, kanė ndikuar nė humbjen e shpirtit tė kombit rus. Solzhenjicini, duke rėnė  nė pozitat e errėta tė misticizmit feudal, ua tėrhoqi vėrejtjen sovjetikėve mbi veprimet e mundshme retroaktive tė historisė (shiko artikullin e tij tė fuqishėm nga fjalimi famoz nė Harvard mė vitin 1978). Duke e dėgjuar kėtė fjalim njė ditė tė vrėnjtur me re e shi, i ulur mbi shkallėt e bibliotekės sė Harvardit, e vėreja se Solzhenjicini me mjekrrėn e tij tė gjatė, tė nxiste pėrfytyrimin e njė prifti rus qė e kėrkonte perėndinė, i vetmuar nė horizontin e gjerė tė stepes. Kėtė fjalim tė tij me tė cilin i krahasonte sistemet e botoi revista Foreig Affairs, Spring, 1980. Me fjalė tė tjera, ajo qė me gjenialitetin e shkrimtarit botėror e vėrente Aleksander Solzhenjicini ishte e lidhur me frikėn instiktive nga sovjetizimi edhe i vetė sovjetizuesve (rusėve). Solzhenjicini e preferonte ri-orthodoksizimin e shpirtit rus dhe jo sovjetizimin  e tij. Mirėpo frika e Solzhenjicinit ka tė bėjė me sistemin  ku artikulimi i interesave nuk bėhet vetėm pėrmes kanaleve tė instaluara tė pushtetit, por edhe pėrmes luftės    brendshme pėr pushtet. Nė kuptimin global, duke e marrė parasysh realitetin teknologjik, nuklear e termonuklear dhe tė  bartjes interkontinentale tė ngarkesave tė tilla, qėllimet e politikės sė jashtme sovjetike u reduktuan me kohė nė maksimalizimin e fuqisė, tė prestigjit dhe tė pozitės sė favorshme ndėrkombėtare tė vendit, e jo nė proletarizimin ndėrkombėtar. Konflikti i v.  1948 me Jugosllavinė dhe ai i viteve '60 me Kinėn dhe me Shqipėrinė, ndikuan nė drejtim tė kristalizimit tė konceptit tė sigurimit nė BRSS: parafytyrimi mbi rrezikimin permanent tė sigurisė sė BRSS u zėvendėsua me perceptimin e sigurisė permanente, tė rrethuar me vende miqėsore socialiste, e mė vonė edhe kjo u braktis. Siguria tani u mbėshtet mbi fondin e armatimit; vizioni fiks i Stalinit dhe i stalinizmit mbi koekzistencėn midis dy kampeve tė papajtushme ndėrkombėtare u zėvendėsua me akceptimin e rrugės  jo-kapitaliste tė zhvillimit (qė akoma nuk u braktis, por qė do tė braktiset); doktrina mbi domosdoshmėrinė fatale tė luftės qėmoti u braktis nė favor tė kondominiumit, por edhe tė modus-vivende-ve tė ndryshme. Me fjalė tė tjera, qėllimet universaliste ideologjike  i erroduan vlerat e brendshme (sepse nuk mund tė realizoheshin). Njė ploitikė reale e jashtme e presupozonte ekzistimin e drejtpeshimit midis interesit nacional  (nė kėtė rast sovjetik) dhe universalizmit ideologjik. Gjatė njė kohe (prej Kongresit XX tė PK tė BRSS) njė gjė e tillė e mundėsoi paraqitjen e dy tendencave nė politikėn e jashtme sovjetike: 1) tė njėrės, qė nuk hiqte dorė plotėsisht nga premisat staliniste tė politikės sė jashtme dhe 2) tendencės sė dytė, qė ngulte kėmbė nė njė vlerėsim mė "nacional" tė situatės ndėrkombėtare dhe tė detyrave tė politikės sė jashtme sovjetike: "Perestrojka" dhe "Glasnosti" esencialisht janė mbisundim i tendencės sė dytė. Proceset integruese tė Evropės i ndihmojnė asaj. Mirėpo ēėshtja e inkuadrimit tė BRSS nė Evropėn e Bashkuar ėshtė ēėshtje e komplikuar nė vetvete, e cila do tė zhvillohet varėsisht nga ajo se sa BRSS interesat e sovjetizuara ruse do t'i perceptojė si interesa sovjetike e jo ruse, d.m.th. si interesa tė tė gjitha kombeve dhe nacionaliteteve tė Bashkimit Sovjetik, e jo vetėm si interesa tė kombit mė tė madh ose tė njė grupacioni kombesh (tė kombeve sllave). Pavarėsisht nga dėshira qė t'i afrohet standardeve Evropiane, Bashkimi Sovjetik nuk ėshtė vetėm shtet evropian por edhe aziatik. Edhe po tė dojė, ai nuk mund tė heqė dorė  nga njė detyrė ambivalente  qė i imponohet:  si njė shtet edhe aziatik, do ta marrė me vete edhe Azinė, apo do tė shkėputet  prej saj? Me fjalė tė tjera, evropeizimi i  Evropės e nėnkuptonte evropeizimin edhe tė Bashkimit Sovjetik, ndėrsa evropeizimi i BRSS e nėnkuptonte evropeizimin (tė pėrkthyera si sovjetizim) tė pjesės aziatike tė tij, por nė mėnyrė indirekte edhe tė Azisė. Ky do tė duhej tė ishte shkaku i vėrtetė i shqetėsimit tė letrarėve sovjetikė si Solzhenicini: do tė orientohen pėr nė Evropė apo do tė mbeten nė Azi? Dy shalqinj ėshtė gjė e vėshtirė tė mbahen nė njė dorė, por kjo u pėrket sovjetikėve dhe jo neve. Ndonėse konsekuencat e vėrteta tė tilla do tė jenė temė e shqyrtimit nė artikujt tjerė qė pasojnė mbi Evropėn, tani ėshtė e udhės tė konstatohet se ėshtė joserioze tė manipulohet mbi dekompozimin e mundshėm tė BRSS. Reflektimi i kėtyre tezave nė Kosovė nuk ėshtė nė interesin e Kosovės. Ajo ka detyra tė tjera qė mund t'i realizojė dhe tė cilat ajo do t'i realizojė vetėm duke e akceptuar drejt vendin e vet nė nėnsistemin dhe nė sistemin e mendimit dhe tė realitetit politik.

 

Lubjanė, Mars 1991

 

VIJON