Nė pėrkujtim tė dėshmorėve tė rėnė - mė 27 janar 1990

nė Brestovc tė Rahovecit

 

Mė 27 janar 1990 nė fshatin Brestovc u vranė pėr tė mos vdekur kurrė: Nesimi Elshani nga Nagavci, Agron Fetahu nga Celina, Hilmi Krasniqi nga Hoēa e Vogėl dhe Halim Hoti nga Krusha e Madhe, ndėrsa ishin plagosur nėntėmbėdhjetė tė tjerė. Nė janar 1992, me rastin e dyvjetorit tė vrasjeve nė fshatin Brestovc nga forcat speciale tė policisė serbe, Ukshin Hoti i pėrkujton tė rėnėt me shkrimin: “Bėje ose vdis, pėr ta vrarė vdekjen!”. Me rastin e 20 vjetorit tė rėnies sė dėshmorėve, kėtė shkrim e botojmė nė www.pashtriku.org.

(Moderatori i pashtriku.org)

 

 

BĖJE OSE VDIS, PĖR TA VRARĖ VDEKJEN!

 

“Nata e gjatė makabėr e lojės me vdekjen do tė duhej tė pėrfundonte. NESIMIU, HALIMI, AGRONI, HILMIU, etj. e kishin dėgjuar zėrin e brendshėm  tė shpirtit qė urdhėronte: BĖJE OSE VDIS PĖR TA VRARĖ VDEKJEN! Duke e gjakuar jetėn me dinjitet, e kishin fituar atė. Ai qė e kėrkon shpėtimin e saj me indiferencė ndaj jetės sė tė tjerėve, nuk do ta jetojė me nder!”. ( Mr.Ukshin Hoti )

 

Shkruan: Mr.Ukshin HOTI - Krushė e Madhe,  janar 1992

 

UKSHIN HOTI: BĖJE OSE VDIS, PĖR TA VRARĖ VDEKJEN!

 

          Tė gjithė brezat e shkuar i vinin themelet e sė ardhmes, por kohėt nuk thyheshin gjithmonė. Ato ngecnin nė vazhdimėsi me qėllim qė tė shpėrthenin mė vonė. Mbase pėr t'i gjetur pėrgjigjet nė pyetjet qė i shtronte mendja. Ndėr shqiptarėt, tė gjitha thyerjet e kohės e kishin pasur edhe kuptimin e takimit me Evropėn, por ajo kishte pasur interesa tė tjera. Mė nė fund ajo e kishte dėgjuar zėrin e brendshėm tė njė shpirti qė kishte urdhėruar: "Bėje ose vdis, pėr ta vrarė vdekjen!" Jehona ishte shpėrndarė kudo nėpėr Kosovė. Ndėrkaq shpirti i shqetėsuar kishte konstatuar me hidhėrim: "Si ka mundėsi vallė qė mendja e njeriut tė zbresė nė nivelin e bishave?"  Mirėpo vdekja e kishte paguar tagrin e vet. Pastaj ishin bashkuar mendja, shpirti dhe vdekja, dhe kishte lindur Demokracia pėr ta hijeshuar Republikėn.

 

          I. Nė mėngjezin e 27 janarit tė vitit 1990, nga Krusha e Madhe, njė fshat ku degėzohen  tri rrugė, ato qė tė shpien nė Prizren, Gjakovė dhe Rahovec, njė grup i madh njerėzish, burra e djelmosha, ishte nisur pėr nė Rahovec. Rrugės iu kishin bashkuar edhe tė tjerė nga fshatrat e afėrta, nga Celina (tė cilėt ngulnin kėmbė se janė nisur nga Celina), Nagavci, Hoēa e Vogėl, Randobrava, Pirana dhe Brestovci. Kėrkonin Liri dhe Demokraci, dhe e kishin menduar Republikėn. Njė numėr policėsh u kishin vajtur mbrapa. Kishin qenė tė armatosur dhe tė hipur nėpėr makina, tė cilat nuk i kishin ngarė shpejt, po vetėm sa pėr t'u qėndruar afėr. Dhe sa mė shumė qė kolona e demonstruesve ishte zgjatur, ata kishin mbetur gjithnjė e mė mbrapa.

   Nė fshatin Brestovc, aty ku rruga fillon tė gjarpėrojė mengadalė pėrpjetė pėr tė arritur nė Rahovec, ua kishte zėnė pritėn njė togė e policisė speciale, me automjete tė blinduara, me rroba speciale anti-plumb, tė pajisur me armatim tė lehtė kėmbėsorie. Nga pikėpamja taktike, pozita e tyre kishte qenė mė e favorshme. Ndodheshin mė lart se demonstruesit, tė cilėve, pėr tė bėrė pėrpara nė drejtim tė tyre, u duhej tė ngjiteshin pėrpjetė. Nga ajo pozitė e lartė ata i kishin vėnė re demonstruesit qė kėrkonin Liri e Demokraci dhe qė e kishin menduar Republikėn. I kishin pasur si nė pėllėmbė tė dorės. Atje lart ndodheshin edhe skeletet e disa shtėpive  private nė ndėrtim e sipėr  qė mund t'u shėrbenin pėr zėnien e pozitave tė shkėlqyera nė rast lufte me demonstruesit. Por kėta tė fundit kishin qenė tė paarmatosur. Dhe ashtu tė paarmatosur,  duarthatė e gjysmėzbathur, kishin kėrkuar Liri e Demokraci, dhe e kishin menduar Republikėn.

 

          II. Akoma pa arritur lart, afėrsisht kah gjysma e pėrpjetėzės, pėrmes megafonit, policia speciale u kishte bėrtitur: "Stoj!" Mirėpo kėta nuk kishin dashur ta kuptonin "Stojin", sepse kishin qenė nė vendin e tyre, ndėrsa urdhėrin shqip "Ndalu!" nuk e kishin dėgjuar. Kishin bėrtitur gjer nė kupė tė  qiellit: "Liri  dhe Demokraci", - dhe gjer nė thellėsitė e shpirtit e tė tokės e kishin gjakuar  Republikėn. Qielli nuk i kishte  dalluar, se tokėn ndėrkaq e kishte mbuluar tymi i zi i gazit lotsjellės. Gumėzhima e krismave tė pushkėve dhe tė automatikėve e kishte ēarė ajrin. Ky i kishte kthyer nė jehonė. Fishkėllima e plumbave dhe zhurmėrima e autoblindave  e kishin shaktuar njė zallahi tė pėrgjithshme nga e cila nuk ishin ndjerė dot as dhembjet prej goditjeve tė rėnda tė ēizmeve policore. Policia ishte depersonalizuar, ishte shndėrruar nė pushtet. Ndėrsa pushteti nė shėnjestėr. Ishin vrarė pesė vetė, ndonėse thoshin katėr, dhe ishin plagosur nėntėmbėdhjetė tė tjerė.

 

          III. Dhe dėbora ishte skuqur. Aty ku s'kishte pasur borė, dheu ishte pėrzier me gjakun e tyre. Dita e janarit ishte pėrgjakur, ndėrsa dielli kishte bėrė sehir. Ngadalė kishte filluar tė skuqej edhe ai. E kishte parė dheun e ftohtė  tė dimrit tė pėrzier me gjakun e nxehtė tė trimave dhe ishte fshehur pas njė reje. S'kishte dashur ta besonte zallahinė qė po ndodhte mbi tokė, por ajo kishte ndodhur. Vdekja ishte dukur e palogjikshme, por ajo e kishte pasur kuptimin e vet: e vdiste  njė realitet  politik pėr ta lindur demokracinė. Mirėpo dielli megjithatė ishte skuqur  ditėn e katrahurės mbi dhe, atėherė kur nė qiell fluturonin predhat  pėr t'u ngulur mė pas nė trupin e njeriut. "MANTRA MĖ THOSHTE", -kishte thėnė  Bapuja nė njė kohė dhe nė njė vend tė largėt, por qė tani, si njėra, ashtu edhe  tjetra, dukeshin njėsoj tė afėrt - "BĖJE OSE VDIS!": "BESATOHUNI ME ZOTIN DHE ME NDĖRGJEGJEN TUAJ SI DĖSHMITARĖ SE NUK DO TĖ QĖNDRONI TĖ QETĖ DERISA NUK DO TA ARRINI LIRINĖ,  DHE SE DO TA JEPNI EDHE JETĖN DUKE E KĖRKUAR LIRINĖ. AI QĖ E HUMB JETĖN E TIJ  DO TA FITOJĖ ATĖ, NDĖRSA AI QĖ E KĖRKON SHPĖTIMIN E JETĖS, DO TA HUMBĖ ATĖ. LIRIA NUK ĖSHTĖ PĖR QYQARĖT DHE AS PĖR FRIKACAKĖT" (M.K.Gandi, My Non-Violencė, Navajivan Publishing House, Ahmedabad, 1960, f.195). Kėta djem, nė fshatin Brestovc tė komunės sė Rahovecit, e dhanė jetėn  pėr ta fituar atė. Nuk kishin dėgjuar ndonjėherė pėr Bapunė, por njėsoj e kishin kėrkuar lirinė dhe demokracinė dhe e kishin gjakuar Republikėn. Dhe njėsoj kishin mbetur tė pavdekshėm.

 

           IV. "Bacė, -mė tha Afrimi, vėllai im,( Afrimi dhe motra Myrvete )  qė pėr pak sa nuk ishte vrarė edhe ky (e kishte penguar setra), -u vra Halimi, kushėriri ynė, djali i bacės Malush". I shikoja syzat e tij prej xhami tė trashė. Prapa tyre sytė i dukeshin tė palėvizshėm, por dukej se ishte i shqetėsuar me themel. Nėna, e bėrė asht e lėkurė nga brenga, rrinte e palėvizshme, si njė mumje. Vite mė parė, mė 1984, po nė kėtė mėnyrė ia kishin kumtuar vrasjen e djalit tė tė vėllait, tė cilin e kishte rritur vetė, pasiqė familja i ishte shuar, prandaj atė  e kishte trajtuar si djalin e saj tė katėrt, si shpresė tė vetme pėr ripėrtėritjen e familjes sė saj, dikur shumanėtarėshe. Mirėpo ai kishte qenė pa fat. E kishin vrarė nė moshėn 34 vjeēare, pa lėnė asnjė pasardhės pas vete, dhe kjo fatkeqėsi e kishte tretur trupin e nėnės sime. E vranė kur unė me Afrimin ndodheshim nė burg, mbase sepse nuk deshėn tė kisha edhe njė krah tė djathtė, pėr ta bėrė edhe pajtimin pakėz mė vonė me shantazh, duke e frikėsuar nėnėn se do t'ia vrisnin edhe djalin. "Muhametin? -kishte murmuritur ajo (se Muhamet e kishte pasur emrin), -po Muhameti ėshtė vrarė qe 6 vjet", -kishte vazhduar ajo me vete, me gjysėm zėri, pa lėvizur, si  njė mumje. "Jo nėnė, por Halimi i bacės Malush", -tha Afrimi. "Po bir, edhe Muhameti, edhe Halimi", -fliste ajo gjithnjė me veten. "Ėshtė vrarė edhe shoku im, Nesimiu, djali i bacės Xhemail nga Nagavci", -vazhdoi Afrimi. E shikoja nėnėn. Dukej e pėrhumbur dhe vetėm pėshpėriste: "Halimi, Nesimiu... po edhe Muhameti ėshtė vrarė biri im".

          "Po nėnė, -e dėgjova veten duke thėnė, -edhe daja ėshtė vrarė, por para 6 vjetėsh, e jo tash." Por ajo nuk po mė dėgjonte. Dhembja qė kishte qenė e ndrydhur pėr 6 vjet, tani po i shpėrthente me tėrė intensitetin e saj tė pandalshėm. Kishte qėndruar si njė mumje, por tani buzėt nisėn t'i dridheshin dhe nuk i kontrollonte dot. Krahėrori i hajthėm i nėnės sime tė stėrvuajtur u mblodh.  Ajo u bė kruspull. Isha dėshmitar i materializimit fizik tė dhembjes qė e synonte daljen nga shtrofka e thellė e shpirtit. Nesimiun e njihja si njė aktivist tė flaktė e tė pakompromis pėr republikėn. E njihja edhe babain e tij, Xhemailin. Sė bashku me babain tim, si pleq qė i kishte afruar si fati i pėrbashkėt, ashtu edhe mosha, i kishin vėnė trastat mbi shpinė, pastaj i kishin kapur edhe valigjet, dhe ishin nisur pėr rrugė, pėr t'i kėrkuar bijtė e tyre nėpėr burgjet e Jugosllavisė. "Merr vesh, ti, Nazyf, biri im pėr pak sa nuk mė sikterisi", -kishte thėnė Xhemaili. "Mirėpo ti ke dashur t'i flasėsh serbisht", -ia kishte kthyer babai im, kur i kishin kujtuar ēastet e hidhura nga vizitat nėpėr burgje. Dhe pastaj pėrēafoheshin. Djalė i vendosur ishte Nesimiu. Tani qenka vrarė. Me ta marrė lajmin, babai i tij Xhemaili ishte pėrēafuar me babain tim Nazyfin. Ia kishin plasur vajit mu nė mes tė odės sė burrave dhe pastaj ishin larguar qė tė vajtonin nė vetmi. Mirėpo vetėm mė vonė do tė ndėgjoja pėr kėto skena.

          Tani po e shikoja nėnėn. Ajo akoma po pėshpėriste me vete. Akoma po i dridheshin buzėt dhe akoma po qėndronte si mumje, por tani ulur galiē dhe e bėrė kruspull. Dhembja e kishte mbėshtjellė si bolla. Njė gur i heshtur qė dridhej. Njė gur qė dridhet dhe nuk flet. U llahtarisa nga kjo pamje, por u pėrmbajta. "O zot, -thashė me vete, -ē'kanė hequr kėto nėna qė t'i rrisnin bijtė e tyre qė tani po ua vrisnin!" Mendova qė tė kacafytesha me mendimet e Bapusė, ashtu sa pėr ta larguar trishtimin, por Afrimi nuk po heshtte. E dėgjova sėrish zėrin e tij dhe mu bė se e kishte fituar njė tingėllim metalik, tė thekshėm, tė pamėshirshėm, depėrtues. Mu duk se do tė mė pėlciste timpani i veshit, qė edhe ashtu nuk e ndjeja mirė, por nuk mė pėlciti. "Eshtė vrarė edhe Agroni, djali i Haxhi-Rizės nga Celina. Edhe Hilmiu, djali i Rexhepit nga Hoēa e Vogėl, si dhe janė plagosur shumė tė tjerė." Kėtė tė fundit nuk e njihja, por e njihja babain e Agronit, Haxhi-Rizėn. Kishin qenė tė afėrt me nėnėn time familjarisht, ndėrsa vdekja kishte qenė shoqėruesja e tyre e kahmotshme. Gati sa nuk e shquanin dot nga jeta, sepse e kishin pasur mysafire tė shpeshtė. Mirėpo kjo tani nuk kishte ndonjė rėndėsi. Dėshiroja ta vėzhgoja edhe mė tej nėnėn, por ajo kishte vajtur nė dhomėn e prindėrve. Ashtu e kruspullosur, kishte rrėshqitur e padukshme si njė hije, ose ndoshta thjesht ishte rrokullisur nė dhomėn e saj, dhe atje, nė heshtje tė plotė, do tė ketė dėnesur me tėrė thelbin e shpirtit qė i kishte mbetur. Nėna ime nuk e duron dot vdekjen, mirėpo ajo kishte qenė mysafire e shpeshtė dhe pa ndonjė rend nė trojet tona. Nėnat dhe Vdekjet tek shqiptarėt urrehen nė mes tyre mė shumė se kudo nė botė, ngase nga ajo rėndom kishin pėsuar nėnat. Ato pėsojnė kudo, por tek shqiptarėt kjo kishte qenė e veēantė. Pėr kėtė shkak isha pėrpjekur ta kuptoja arsyen e kėsaj veēantie, por kisha arritur qė vetėm ta kapja disi me intuitė dhe nuk kisha gjetur dot fjalė pėr ta shprehur.

 

          V. Pastaj i kisha vizituar  kufomat. I kisha prekur njė nga njė dhe vdekja gjithkund kishte qenė njėsoj: hijerėndė dhe e pazbėrthyeshme, disi e rėndomtė, por kudo jashtė rendit, e pazakonshme, ireale, e madhe, por e ftohtė. Shikoja pėrreth dhe e hetoja se ajo ishte futur nė shpirtin e njerėzve. I kishte shqetėsuar gjer nė palcė dhe kishte tentuar qė tė barazohej me jetėn, por akoma nuk e kishte arritur atė shkallė. Sidoqoftė, kishte pasur aq shumė vdekje brenda njė ēasti tė vetėm saqė kishte humbur rendi i gjėrave. Tani jeta dhe vdekja loznin valle nė shpirtin e njerėzve dhe fytyrat ishin zbehur. Ishin bėrė dyll tė verdha. A thua jeta dhe vdekja ishin bėrė njė? Kėtė nuk mund ta dija.

          Dhe mu kujtua plaka e fshatit Kakunde nė Angola, nga viti 1972. Nuk ua merrja vesh gjuhėn po ua zbėrtheja fytyrat. Kolonialistėt portugezė ia kishin vrarė djalin (fėmijė), tė cilit pastaj ia kishin fėrguar gishtėrinjtė e dorės. Fytyrat e zeza tė zezakėve ishin zverdhur dhe mendja  pėr disa ēaste  ishte zhvendosur nga shtrati i saj i natyrshėm. Plaka ishte pėrpjekur t'i refuzonte  gishtėrinjtė e fėrguar tė tė birit, por kolonialistėt kishin ngulur kėmbė. Nė kėtė lojė morbide me vdekjen kishte pėsuar mendja e tė gjallėve. Nė kėtė mėnyrė jeta dhe vdekja ishin bėrė baras. E para nuk kishte pasur vlerė as dhe njė qindarkė mė tepėr se sa e dyta dhe ia kishte pasur lakmi sė dytės.

 

          VI. Mė duhej tė flisja. Doemos mė duhej tė flisja nė homazhin e fundit, por fjalėt e kishin humbur kuptimin. Mė dukej se fjalėt nuk mund ta kapnin dot kuptimin. Kuptimi ishte zhvendosur prej tyre. Ishte larguar dhe bėnte njė ekzistencė tė veēantė, jashtė kallėpeve ku mund ta vinin fjalėt. Kėshtu qė edhe kuptimi, edhe fjalėt, bėnin ekzistencė tė veēantė, secili pėr vete. Dėshirova ta pyesja Behajdinin nėse mund tė mė ndihmonte ta bashkoja disi kuptimin me fjalėt, por edhe ai ishte larguar. Nuk po e gjeja dot. Pastaj befasisht mu kujtua Gabriel Garcia Markesi. Njė protagonist i tij nė "100 vjet vetmi" vazhdimisht ishte marrė me zbulimin e sė zbuluarės. Mbase e kishte kėrkuar shijen dhe kuptimin e zbulimit ose tė zbulimeve. Kjo nuk ishte e vėrtetė, por nė atė ēast nuk e dija se pėrse nuk ishte e vėrtetė. Mė vonė, gjersa po i rregullonin dritat e traktorit pėr tė ndriēuar errėsirėn e varrit tė hapur, e kisha kuptuar mė nė fund Kadarenė. Tė tėrin. Edhe ironizimin e stėrholluar aziatik tė vdekjes nė mendjen e Tunxh Hatait, edhe indiferencėn cinike ndaj vdekjes tė Kus Babait. Dhe nuk mė kishte pėlqyer. Atė ēast nuk e gjeja dot nėse kjo e fundit kishte qenė pjellė  e aziatizimit tė mendjes evropiane apo e evropeizimit tė mendjes aziatike.

 

          VII. Deklarova se Halimin po e pėrshėndesnin shokėt e tij tė vdekjes duke menduar se vdekja kishte qenė e barazuar me jetėn dhe njėsoj mund ta pėrshėndesnin edhe tė gjallėt qė e ndjenin vdekjen nė jetėn e tyre, por kėtė nuk e kisha thėnė. Mė ishte dukur e tepėrt. Pėr njė kohė kisha heshtur, por tė gjallėt tani kishin nisur tė dėnesnin me zė. Dėnesja mbi varrin e Halimit ishte diēka jashtė rregullave, por mua mė ishte dukur e natyrshme. Pastaj u kisha shpjeguar:

       - "E vranė sepse nuk e besoi qė mendja e njeriut tė kishte zbritur nė nivelin e bishave; sepse e kėrkoi dialogun dhe sepse nuk kishte besuar qė rruga pėr nė Evropė tė kishte qenė e shtruar me plumba.

      - E vranė sepse deshi qė Unin e popullit tė vet ta barazonte me Unin e tė tjerėve dhe sepse nuk deshi tė besonte qė mendja e njeriut mund tė provonte ndalimin e rrugės sė progresit dhe tė qytetėrimit.

     -  E vranė, por vdekja e kishte nderuar jetėn e popullit tė tij, ndėrsa populli po ia kthente nderimin me nderimin e vdekjes sė tij."

 

          VIII. Tė nesėrmen, mijėra tė rinj, gra, burra, pleq e fėmijė, parakalonin rrugėve tė fshatrave dhe tė qyteteve tė Kosovės. I kishin ngritur tė dy gishtėrinjtė nė formė tė shkronjės V. Vdekja ishte mbjellė nėpėr tė gjitha anėt. Kosovėn e kishte mbuluar tymi, tė shtėnat, autoblindat. Por rrezet e diellit e kishin depėrtuar angushtinė. Ēdo gjė kishte  marrė fund. Demokracia ishte vetėlindur dhe e kishte hijeshuar Republikėn. Mė nė fund fjalėt e kishin gjetur kuptimin dhe tani e tutje kuptimi dhe fjalėt do tė bashkėjetonin.

 

Viti 1981 kishte pėrfunduar  mė 27 janar tė vitit  1990

 

          IX. Jeta dhe vdekja kishin qenė tė barazuara gjatė tėrė dekadės sė viteve 80, dhe kjo kishte pėrfunduar me lindjen edhe tė Republikės, edhe tė Demokracisė.   

   Nuk kishte qenė fjala pėr kurrfarė gandizmi. Nuk kishte pasur kurrfarė Satiagrahe  tė asaj natyre siē e kishte shpjeguar Mahatma. Me gjenialitetin e tij, Gandi, qė tė tjerėt e quanin herė Bapu dhe herė Gandixhi (Gandiji), e kishte shquar idenė qendrore tė kulturės indo-ariane, Dharmėn, qė ishte diē mė tepėr se besim. Ajo e prezentonte konceptin e obligimeve njerėzore tė pėrmbushjes sė detyrave ndaj vetes. Duke e bėrė komentimin origjinal tė Bhagavat Gitės nė Mahabharata, ai e kishte provuar harmonizimin e tė tri rrugėve  tė pėrparimit njerėzor: tė intelektit (dijes), tė aksionit (veprimit aktiv) dhe tė besimit (feja dhe vendosmėria sė bashku). Konceptin e nirvanės, qė ishte i pranishėm nė Budizėm, ishte pėrpjekur ta shpjegonte me terma pozitivė. Ajo tani nuk ishte shndėrrim i vetvetes nė hiē pėrmes pėrqendrimit tė mendjes nė njė objekt tė caktuar, por pikėrisht e kundėrta: filozofia e Satiagrahės (kėrkimi i sė vėrtetės) durimin pėrqendrues tė indianėve e aktivizonte nė luftė joviolente, nė veprime jo tė dhunshme pėr arritjen e qėllimit praktik: tė largimit tė britanikėve dhe tė pavarėsimit tė Indisė. Ai nė thelb, nirvanėn e besimit budist, ia kishte kundėrvėnė frikės. Kėshtu, mendjen e fjetur tė njė populli tė vjetėr e kishte ngritur nė nivelin e rezistencės  dhe tė mosbindjes aktive civile. Kishte besuar se vrasja nuk i vret vetėm tė vrarit por edhe vrasėsit, dhe e kishte fituar davanė. India nė vitin 1947 e kishte fituar pavarėsinė. Anglezėt nuk kishin mundur  t'i ndryshonin totalisht kodet e tyre morale dhe tė shndėrroheshin qė tė gjithė nė vrasės, torturues e kriminelė. Ishin pajtuar me pavarėsinė e Indisė.

 

          X. Shqiptarėt nuk u pėrngjanin indianėve as pėr nga numri, as pėr nga zakonet e adetet, as pėr nga raca e as pėr nga besimi. Nė mendjen e tyre kolektive nuk ishte e pranishme nirvana. Religjionet e tyre ishin tė importuara, por edhe si tė tilla, nuk e pėrmbanin nirvanėn dhe as teknikėn e arritjes sė saj. Ata nuk ishin nė thelb popull religjioz  dhe as tė prirur pėr meditim. Megjithatė, gjatė shekujve tė pėrmbytur me shtėrngata e dyndje tė panumėrta tė popujve, ata qėndruan shqiptarė. Ndoshta sepse ishin tė lidhur me tokėn e tyre, tė cilėn nė thellėsi tė shpirtit tė tyre kolektiv e barazonin me jetėn. Pėr kėtė shkak dukej sikur nuk e kishin tė vėshtirė tė vdisnin, ndonėse jetėn e ēmonin njėsoj si tė tjerėt. Pėr ta universi do tė duhej ta kishte thjeshtėsinė e tokės dhe nuk ishte prapavijė e veēuar shpirtėrore por vetėm pjesė e jetės mbi tokė e rregulluar me ligjet e amshueshme tė natyrės. Ishin njė popull i vjetėr evropian, tė nxitueshėm e tė pangeshėm, qė mosmarrėveshjet  shpesh i zgjidhnin me armėn nė dorė. Parimin juridik tė maturisė, pėr tė cilin flet Kadareja,  e zhvilluan jo aq ngase e kishin tė lindur, por sepse ua kishte imponuar realiteti  pėr tė mos u zhdukur si popull. Nė kėtė kuptim mund tė flitet pėr tė vetėm si pjesė, karakteristikė, vijė e karakterit tė tyre tė derivuar nga njė ēasje e veēantė estetike dhe modeste, nė instancėn e fundit, nga njė njėsim i thjeshtė dhe i bukur me natyrėn. A nuk e reflektonin fytyrat e tyre tipike dheun ku silleshin, ambientin natyral, kohėn e trojeve tė veta?

          Ballkani nė pėrgjithėsi, kishte qenė pikė-takimi dhe vend-ndeshjeje i dyndjeve  tė ndryshme tė popujve qė i kalonin kryq e tėrthor kontinentet pėr t'i gjetur vend-plaēkitjet dhe vendqėndrimet e reja. Nė rrugė e sipėr  pėr kėto caqe u dilnin pėrpara Adriatiku ose Egjeu. Nė vorbullat qė krijoheshin nga pėshtjellimi i kėsisojshėm i popujve, kujdesi dhe maturia qė ishte bartur tek shqiptarėt gjatė historisė, do tė duhej t'u kishin ndihmuar paraardhėsve tė tyre nė ruajtjen e identitetit iliro-shqiptar nė raport me ardhacakėt. Andaj, themeli i qėndresės shqiptare nuk ishte durimi i satiagrahės sė Gandit, por pėrbuzja e rendit tė panatyrshėm tė gjėrave qė e lėndonte ndjenjėn e tyre estetike mbi natyrėn dhe mbi botėn; gadishmėria qė tė dėshmonin se nė mendjen e tyre kolektive burimore asnjėherė nuk kishte pasur as despotizėm aziatik dhe as cinizėm tė Evropės. Tunxh Hatai dhe Kus Babai i Kadaresė, me indiferencėn dhe me cinizmin e tyre tė tmerrshėm ndaj vdekjes, artistikisht e pėrfaqėsonin karikaturimin ekstrem tė barazimit tė jetės me vdekjen, por duke qenė nė funksion tė individuumėve "tė shtrembėruar" tė kohės, mund tė pėrfytyrohej edhe mundėsia rrėnēethėse e fatuum-it tė etnosit tė tyre kolektiv. Do tė duhej tė merrej me mend se ēfarė pėrbindshash do tė mund tė delnin prej tyre sikur tė mos kishin mbetur shqiptarė; me ēfarė logjike tė ēoroditur do tė ishin udhėhequr  sikur tė mos e synonin zhvillimin nė harmoni me vetveten dhe me kohėn?!

          Duke ecur kryelartė drejt automatikėve, ata nuk deshėn ta bindnin Evropėn pėr akceptimin e metodave joviolente tė zgjidhjes sė problemeve. Demokracia ndėr shqiptarėt kishte qenė e pranishme nė vetė qenien e tyre. Me qindra dhe me mijėra vjet nė truallin e Ballkanit kishin jetuar tė pėrzier me popujt tjerė. Nuk kishin provuar qė ndonjėherė tė tjerėve t'ua impononin sundimin e vet, mirėpo nuk ishin pajtuar  as me nėnshtrimin e vetes sė tyre. Nuk e kishte mėsuar demokracinė Ballkani prej Evropės, por Evropa e kishte trashėguar atė prej Ballkanit. Barazimi i jetės me vdekjen ndėr shqiptarėt simbolikisht kishte qenė i shprehur me shallin e bardhė tė rugovasve. Ata nuk kishin dashur ta bindnin Evropėn pėr asgjė. Vetėm ia kishin pėrkujtuar dimensionin evropian tė Unit tė tyre dhe pjekurinė me tė cilėn i kishin vlerėsuar kohėrat. E kishin kėrkuar nga ajo njohjen e realitetit nė truallin e tyre dhe zbatimin praktik tė parimeve tė proklamuara.

 

          XI. Satiagraha e Bapusė e synonte riedukimin e anglezėve. Mendja e korruptuar prej sundimtari britanik ėshtė dashur tė mundej nga forca morale e sė vėrtetės gandiste -satiagrahės. Dhe u mund. Ndėrkaq ky konfrontim i shpirtit indian me trupin anglez e kishte mahnitur Evropėn, por mahnitja kishte qenė edhe njė nusprodukt i kacafytjes sė principeve tė ndėrsjella tė materializuara nė masakrimin e 1500 vetave dhe nė rrahjen masive tė tė tjerėve. Mė nė fund anglezėt ishin neveritur me veten e tyre, ndėrsa njerėzimi ishte turpėruar me krimin e anglezėve.

 

             XII. Serbia, e pėlqyer prej vetes nė rolin e "mbrojtėsit" tė krishtenizmit nga "fundamentalizmi islamik" i shqiptarėve kishte provuar t'i paraqiste ata si aziatikė dhe t'i vriste pikėrisht si tė tillė. Gadi sapo e kishte harruar edhe vendin edhe kohėn. Pėr kėtė shkak shqiptarėt i ishin drejtuar Evropės me pėrbuzjen e vdekjes, me atė pėrbuzje rrrėnēethėse qė tė shtangte nė vend dhe qė ia pėrkujtonte Evropės se politika e lojėrave e tė manipulimeve nė Ballkan nė hesap tė shqiptarėve do tė duhej tė merrte fund njė herė e pėrgjithmonė.

 

          XIII. Nga ndeshja e vendosmėrisė njerėzore me plumbat, e Unit kolektiv me ēelikun, e syrit pishė me barotin, Evropa e kishte kuptuar. Aktet dhe skenat e kėsaj drame kishin zgjatur 9 vite tė plota, por porosia e mishėruar nė pėrbuzjen me buzėqeshje tė vdekjes nė Brestovc ishte bėrė e qartė: Shqiptarėt e kishin bėrė evident Unin  e tyre evropian dhe Evropa ua kishte respektuar.

 

          XIV. Serbėt nuk kishin qenė as mė tė mirė dhe as mė tė kėqinj se anglezėt, por vetėm njė popull i lajthitur me pėrkrahjen e tė mėdhenjve, dhe pastaj, i hidhėruar  me rolin e reduktuar nė suazat e veta reale. Ata i kishin shquar veēoritė e shqiptarėve si popull, por nė vend qė t'i respektonin, nė vend qė t'i ndėrtonin urat e miqėsisė sė ndėrsjellė, pėr gati 80 vjet rresht kishin rėnė nė kurthin e imitimit tė madhėsisė sė tė mėdhenjve. Kishin shkatėrruar pothuajse ēdo gjė qė do tė mund t'i lidhte me ta. Nė funksion tė vėllait tė madh, kishin harruar se atė e kishte shpikur Orwelli, njė anglez i Evropės, qė i kishte pasur interesat e veta. Ata e vazhduan dramėn e tyre me veten dhe i thelluan humnerat me shqiptarėt, i lartėsuan hendeqet dhe i zgjeruan kanalet  me ujė tė ndotur tė izolimit tė vetes. Ata natyrisht e dinin se kjo kishte qenė politikė  e dėshtimit dhe jo e vetėbesimit, refleksion i dėshpėrimit dhe jo i perspektivės, rezultat i lajthitjes dhe jo i vėrtetėsisė, politikė e vendnumėrimit dhe jo e progresit, e pėrmbytjes  dhe jo e shpėtimit. Vetėm se nuk e dinin  se pėrse e bėnin njė gjė tė tillė...

 

          XV. E kisha njohur dikur Xhai-Prakash Narajanin (Jay-Prakash Narayan), shokun e luftės sė Bapusė, pėr tė cilin Bapuja shkruante se ishte njė kolos i Indisė, por ishte trim i ēartur,  prandaj pikėrisht pėr kėtė shkak vetėm sė shoqes sė tij, zonjės Narajan, do tė mund t'ia besonte ahimsėn (mėsimin mbi jo-dhunėn) dhe jo atij, sepse ishte impulsiv dhe mund tė shpėrthente. E kisha takuar nė hotelin "Ashoka" tė Nju Delhit mė 1970 dhe pastaj nė Ilixha tė Sarajevės, mė 1972. Ishte nė moshė tė shtyrė tė pleqėrisė. Kishte qenė i prekur me Bapunė, dhe pėr kėtė shkak, mė vonė, nė vend qė tė bėhej vetė Kryetar i Indisė, ia kishte lėshuar postin Llall-Bahadur Shastrit. I kishte braktisur tė gjitha funksionet dhe ishte tėrhequr nė Himalaje. Nė vetmi tė plotė kishte medituar 5 vjet dhe pastaj ishte kthyer sėrish nė mes njerėzish, me qetėsinė e shėnjtorit nė pamje. Rrezatonte prehje shpirtėrore dhe nuk kishte pasur  asnjė njeri tjetėr nė jetėn time qė pėr njė kohė aq tė shkurtėr tė qėndrimit me tė (vetėm dy javė, kohė pas kohe) tė mė kishte lėnė pėrshtypje mė tė thellė se ai. "Ashoka"! -e pėrshėndeta kur e takova nė Sarajevė, duke dashur t'ia kujtoja hotelin nė Nju Delhi, por edhe rolin e kėtij mbret mbi mbretėrit tė historisė sė re tė Indisė nė pėrhapjen e kulturės indiane. "Vid", -ma ktheu nė sanskritishte, duke dashur tė dinte nėse kisha lexuar ndonjė gjė nga Vedat (vid -dituri) qė m'i kishte rekomanduar atėherė. "Mė ka pėlqyer Ajruna nga Mahabharata, -i thashė unė, -se e simbolizon shpirtin e munduar tė njeriut nga epoka nė epokė. Po ju shenjtėri, a keni arritur qė pėrmes meditimesh tuaja t'i harmonizoni tė tri rrugėt e pėrparimit njerėzor: tė intelektit (dijes), tė veprimit (aksionit) dhe tė besimit?" Mė ishte pėrgjigjur me njė citat  nga "Upanishadat": "Me tė vėrtetėn ėshtė e shtruar rruga gjer ke e shenjta... Udhėhiqem nga irealja nė realen! Udhėhiqem nga errėsira nė dritė! Udhėhiqem nga  vdekja nė pavdekshmėri!" "Plak i shenjtėruar, -thashė me vete, -nuk po tė marr vesh". "Kanalizoje energjinė tėnde, -tha ai, -lexoji "Upanishadat" dhe analizoje Hegelin!" "Dreq o punė! -thashė pėrsėri me vete, -ē'punė kishte Hegeli me "Upanishadat"?" Mirėpo ai, sikur t'i lexonte  mendimet e mia, vazhdoi: "He, whoos seeth  all things in that Self, and Self in everything, from that he'll no more hide" ("Nga ai qė i sheh tė gjitha sendet nė njė Unė, dhe Unin nė tė gjitha sendet, nuk do tė fshihet mė tej ajo" (mbase dituria)). Kėshtu ishte menduar, thoshin disa, para mė se 5-6 mijė vitesh, dhe ishte bartur mė vonė  nė "Upanishadat" e Indisė, nė njėrin nga dokumentet e shkruara mė tė lashta njerėzore, ndėrsa motivi themelor qysh atėherė kishte mbetur i njėjtė: LIRIA, SUAZĖ E VETĖKRIJIMIT TĖ SHPIRTIT TĖ NJERĖZVE. Megjithatė, disa vjet mė vonė, pak para vdekjes, Xhai-Prakash Narajani i ishte kthyer sėrish politikės. Kishte dashur ta hiqte Indira Gandin nga pushteti sepse ajo ishte pėrpjekur t'i kastronte (tridhte) burrat e Indisė. E kishte  hequr atė dhe pastaj  ishte tėrhequr nė shenjtėrinė e pėrjetshme tė pasvdekjes. Ai kishte vdekur, por edhe Indira, pasiqė ishte kthyer sėrish nė pushtet, nuk kishte provuar kurrė mė ta pėrsėriste njė gjė tė tillė.

            Po ne?

 

           XVI. Vetėdija e deformuar mbi realitetin duket se i ka mjegulluar gjėrat. Edhe Republika, edhe Demokracia, akoma mbahen peng. Me pretekste nga mė tė ndryshmet, nga dita nė ditė, nga java nė javė, nga muaji nė muaj dhe nga viti nė vit shtyhet realizimi i tyre i plotė. Ndėrkaq, nė esencėn e kėsaj shtyrjeje tė vazhdueshme duket se qėndrojnė interesat, poashtu nga mė tė ndryshmet, qė prej interesit tė dominimit mbi popullin tjetėr, gjer tek interesat karrieriste tė ruajtjes sė privilegjeve tė pamerituara. Ekziston vetėm njė interes i denj pėr njeriun, interesi i jetės me dinjitet njerėzor. Mendja do tė duhej t'i njerėzojė interesat nė mėnyrė qė realizimi i tyre konkret:

            -MOS T'I SHNDĖRROJE NJERĖZIT NĖ BISHA,

            -POPUJT NĖ KOPE UJQĖRISH,

            -KOMBET NĖ PĖRBINDSHA ĒELIKU, BAROTI E PLUMBI.

   Nata e gjatė makabėr e lojės me vdekjen do tė duhej tė pėrfundonte. NESIMIU, HALIMI, AGRONI, HILMIU, etj. e kishin dėgjuar zėrin e brendshėm  tė shpirtit qė urdhėronte: BĖJE OSE VDIS PĖR TA VRARĖ VDEKJEN! Duke e gjakuar jetėn me dinjitet, e kishin fituar atė. Ai qė e kėrkon shpėtimin e saj me indiferencė ndaj jetės sė tė tjerėve, nuk do ta jetojė me nder!

           - BESATOHUNI ME ZOTIN DHE ME NDĖRGJEGJEN TUAJ SI DĖSHMITARĖ SE DO TA NDĖRTONI NJĖ REALITET TĖ RI POLITIK, ME REPUBLIKĖN E KOSOVĖS SI SUAZĖ TĖ DENJ PĖR VETE, TĖ BARABARTĖ ME TĖ GJITHA SUBJEKTET TJERA DHE NĖ FUNKSION TĖ ASAJ QĖ ĖSHTĖ MĖ NJERĖZORE NĖ NJERIUN DHE NĖ POPUJT;

          - BESATOHUNI NĖ VENDIN KU E DHANĖ JETĖN, ME ZOTIN  DHE ME NDĖRGJEGJEN TUAJ SI DĖSHMITARĖ SE DO TĖ NGRITENI NĖ NIVEL TĖ SHEMBĖLLTYRĖS, SE DO T'I PĖRKUJTONI RRĖNJĖT DHE KOHĖN, SE NUK DO TĖ HUTOHENI DHE DO TĖ NGULNI KĖMBĖ NĖ ATĖ  QĖ U TAKON  -TASH, DHE MENJĖHERĖ, SE DO T'I RESPEKTONI MIQTĖ POR KURRNJĖHERĖ NUK DO TA HARRONI VETEN.

          - BESATOHUNI NĖ VENDIN KU U DERDH GJAKU I TRIMAVE, ME ZOTIN DHE ME NDĖRGJEGJEN TUAJ SI DĖSHMITARĖ, SE NUK DO TĖ NDALENI PARA ASNJĖ VĖSHTIRĖSIE DHE SE NUK DO T'I FRIKĖSOHENI VDEKJES QĖ DO TA VRISTE VDEKJEN.

 

MR.UKSHIN HOTI: REPUBLIKA DHE LUFTA NĖ KONTEKST TĖ EVROPĖS