Kosova Republikė e pavarur ėshtė njė hallkė me rėndėsi tranzitore drejt bashkimit pėrfundimtar tė kombit...

 

·       UNIKOMBI i mbėshtet tė gjitha aktet qė kanė tė bėjnė me krijimin dhe institucionalizmin e Republikės sė Kosovės. Jetėsimin e plotė tė saj e sheh nė funksion tė bashkimit tė kombit dhe tė proceseve integrative nė Evropė. Kosova Republikė e pavarur ėshtė njė hallkė me rėndėsi tranzitore drejt bashkimit pėrfundimtar tė kombit, por jo edhe pėrfundim i kėtij procesi...

 

    Shkruan: Mr.Ukshin HOTI / Maj 1994

 

Deklarata politike *

 

I

 

      Parimi i proklamuar gjatė fazės sė krijimit tė shteteve nacionale nė Evropė - njė komb/njė shtet, sipas tė cilit pjesa absolutisht mė e madhe e njė populli pėrfshihej brenda kufijve nacionalė tė shtetit tė vet (shtetit/komb), nė rastin e shqiptarėve, pėrkundėr vullnetit tė tyre, u implementua pjesėrisht: mė tepėr se gjysma e popullit shqiptar dhe mė tepėr se gjysma e trojeve shqiptare mbetėn jashtė kufijve tė shtetit shqiptar.

 

II

 

      Kjo u bė pėr shkak tė synimeve tė koncentruara grabitēare tė forcave tė caktuara politike nė Ballkan tė ndihmuara nga interesat kontradiktore tė fuqive tė mėdha tė Evropės. Konferenca e ambasadorėve tė 6 fuqive tė mėdha nė Londėr e vitit 1912/13, pa pėrfaqėsimin adekuat, dhe pėrkundėr vullnetit politik tė shqiptarėve, tė shprehur me kryengritjet e atyre viteve, e bėri sanksionimin e kėsaj ndarjeje tė popullit shqiptar dhe tė kėtij copėtimi tė trojeve tė tyre, duke u udhėhequr me besimin se nė kėtė mėnyrė do tė ruhej paqja e pėrgjithshme nė prag tė luftės sė madhe botėrore. Nė vazhdimin e mėvonshėm tė ngjarjeve kjo ēėshtje vazhdimisht qėndroi pezull dhe e pazgjidhur me arsyetimin, nė kohė paqeje, se nė kėtė mėnyrė ruhej balansi i fuqive ndėrkombėtare, kurse nė kohė krizash, paqja e pėrgjithshme. Ndėrkaq vetė ēėshtja, nė ēdo kohė, u konsiderua si vatėr potenciale e krizave, me mundėsinė e shfrytėzimit pėr shkaktimin e tyre, por edhe pėr eskalimin nė vatėr tė konflikteve tė mundshme pėrmasash tė gjera.

 

III

 

      Historia e ka konfirmuar nė mėnyrė decidive se shkelja e kėsaj tė drejte tė popullit shqiptar dhe sakrifikimi i tij pėr hir tė paqes sė pėrgjithshme, nuk e shpėtoi ndonjėherė Evropėn nga luftėrat e mėdha apo tė vogla, apo nga ato me karakter lokal. Shqiptarėt nuk i mbanin ēelėsat pėr zhvillimin e raporteve midis popujve dhe kombeve. Pėrkundrazi, trajtimi i ēėshtjes si fakt i kryer, i mbarsur me rreziqe tė pėrherėshme pėr destabilizimin e gjendjes, i kontribuoi rėndimit tė situatave nė kohė tė caktuara, eskalimit tė dhunės e tė terrorit shtetėror gjer nė pėrmasa tragjike dhe determinoi: 1) ngecjen e vazhdueshme tė zhvillimit tė popullit shqiptar nė tėrėsi dhe nė tė gjitha drejtimet, pėrkundėr begatisė me resurse natyrale dhe njerėzore, 2) thellimin e vazhdueshėm tė mosbesimit nė raportet e gjithėmbarshme midis shqiptarėve dhe fqinjve tė tyre. Raportet shqiptaro-serbe, shqiptaro-malazeze, shqiptaro-maqedonase dhe shqiptaro-greke janė bėrė tė njohura historikisht si raporte konfliktuoze me shpėrthime tė herėpasherėshme dhe me fate tė ndryshme, por akumulimi i mėtejshėm i konfliktuozitetit nė kontekst tė pjekurisė sė ngritur tė vetėdijes kolektive mbi interesat e veēanta nuk mund tė mbetet pa konsekuenca nė vetė karakterin e kėtyre raporteve dhe madje nė vetė karakteret kolektive tė kėtyre popujve. Ngecja relative nė zhvillimin e secilit veē e veē dhe e tė gjithėve sė bashku paraqet dėshminė mė evidente se asnjė popull nuk mund tė zhvillohet i lirė mbi supet e tjetrit.

 

IV

 

      Duke marrė parasysh shkallėn e arritur tė varėsisė reciproke tė shteteve dhe tė popujve nė Evropė dhe mė gjerė, nė botė, pastaj faktin se historia e kombeve zhvillohet nė ndėrlidhje reciproke dhe se nuk ėshtė i mundur zhvillimi i izoluar i asnjė populli, Partia e Unitetit Kombėtar vlerėson se zhvillimi i proceseve integruese dhe Bashkimi i Evropės, si dhe krijimi i Rendit tė Ri Botėror, e ndihmon angazhimin dhe luftėn e hapur legale pėr bashkimin e shqiptarėve dhe tė trojeve tė tyre nė njė shtet tė vetėm. Tendenca themelore qė lidhet me proceset e tranzicionit demokratik nė shtetet e Evropės Lindore dhe tė ish-Jugosllavisė ėshtė pikėrisht pėrfundimi i procesit tė krijimit tė shteteve nacionale dhe i pavarėsimit tė tyre. Bashkimi i Evropės pėrmes realizimit tė parimit komb/shtet, ose njė komb-njė shtet, ose bashkimi i Evropės pėrmes zbatimit tė parimit tė vetėvendosjes sė popujve, paraqitet si formulė e vetme e pėrshtatshme pėr sigurinė dhe stabilitetin afatgjatė tė Evropės sė Bashkuar dhe pėr prosperitetin e popujve tė saj. UNIKOMBI, duke u angazhuar pėr zbatimin e kėtyre parimeve (tė vetėvendosjes dhe tė kombit/shtet) nė rastin e shqiptarėve, i ndihmon njėkohėsisht avansimit tė proceseve nė fjalė tė lidhura me bashkimin e Evropės dhe me ndėrtimin e rendit tė ri ndėrkombėtar politik.

 

V

 

      Duke u nisur nga kėto parime, UNIKOMBI i mbėshtet tė gjitha aktet qė kanė tė bėjnė me krijimin dhe institucionalizmin e Republikės sė Kosovės. Jetėsimin e plotė tė saj e sheh nė funksion tė bashkimit tė kombit dhe tė proceseve integrative nė Evropė. Kosova Republikė e pavarur ėshtė njė hallkė me rėndėsi tranzitore drejt bashkimit pėrfundimtar tė kombit, por jo edhe pėrfundim i kėtij procesi. Pėr kėtė shkak, ajo angazhohet njėkohėsisht pėr inicimin, zhvillimin dhe forcimin e atyre proceseve qė ēojnė drejt realizimit tė kėtij qėllimi; si parti, ajo do tė investojė pėrpjekje dhe mund tė duhur pėr pėrsosjen e vazhdueshme tė organizimit tė vet nė funksion tė kėtij qėllimi; pėr zhvillimin e atyre formave tė demokracisė dhe tė atyre raporteve me forcat tjera politike brenda dhe jashtė vendit qė do t'i ndihmonin funksionalizimit tė kėtij qėllimi. Parulla "njė komb-njė shtet" mbetet devizė kryesore e punės dhe e angazhimit tė UNIKOMBIT gjer nė realizimin e saj tė plotė nė kushtet dhe nė rrethanat qė do ta mundėsojnė kėtė.

 

·       Ėshtė fjala pėr Deklaratėn politike tė cilėn Mr.Ukshin Hoti e kishte pėrgatitur me rastin e zgjedhjes sė tij pėr Kryetar tė UNIKOMB-it. Kjo deklaratė zė njė ndėr pikat kyēe tė aktakuzės sė ngritur kundėr tij nga prokurori serb nė gjykatėn e Prizrenit, pas arrestimit nė maj tė vitit 1994.

........................

 

Fjala e mbrojtjes sė Mr.Ukshin Hotit, mė 29.09.1994