FILOZOFA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE

 

Mr. Ukshin HOTI

 

&

 

Moikom Zeqo: „IDETĖ E PAVDEKSHME POLITIKE TĖ UKSHIN HOTIT“

 

PJESA II

 

VITI '81 DHE PROCESET E DEMOKRACISĖ

 

   Kohėve tė fundit nė Kosovė duket se dominojnė dy parulla: ajo mbi demokracinė dhe ajo mbi Evropėn. Me demokraci mendohet tė arrihet nė Evropė, ndėrsa me Evropė mendohet tė kihet demokraci (zhvillim). Duket se qė moti ėshtė bėrė imperativ precizimi i pėrmbajtjes sė tyre dhe shpjegimi mė i hollėsishėm i raportit tė tyre me ngjarjet nė Kosovė dhe me synimet e saj. Pėr kėtė shkak, nė qoftė se nė pjesėn e parė tė letrės sė drejtuar redaksisė sė revistės beogradase «Intervju», tentimi i argumentimit teorik, nga aspekti i vetėdijes, sado pak i ka vėnė nė dyshim paragjykimet mbi atė se ngjarjet dhe kėrkesat e vitit 1981 inspiroheshin ekskluzivisht nga RSP e Shqipėrisė; nė qoftė se teksti i diskutimit nga viti 1981 nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Kosovės nė Prishtinė ngjarjet e atij viti i ka vėnė nė kontekst tė lėvizjes botėrore konvulzive autonomiste, kurse vetė kėrkesėn kryesore pėr Republikė, nė kontekst tė synimeve natyrale pėr zhvillimin e mėtejshėm tė Kosovės, atėherė duket e udhės dhe e drejtė tė konstatohet se Kosova nuk mund tė stoliset me njė demokraci tė imponuar nga jashtė; se asaj demokracia nuk i duhet pėr t'u stolisur (se edhe ashtu ėshtė e bukur), e as pėr tė vallėzuar me tė. Do t'i duhet, natyrisht, edhe pėr kėto, por jo vetėm pėr kėto, sepse atėherė vėshtirė qė do tė arrinte nė Evropė. Me fjalė tė tjera, Kosova nuk mund tė arrijė nė Evropė pa njė demokraci autentike, tė vetėlindur prej saj. Pikėrisht pėr kėtė shkak, kjo pjesė e analizės (pjesa e II-tė), tenton tė koncentrohet nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me raportin midis ngjarjeve tė kėtij viti dhe proceseve tė demokratizimit tė jetės politike nė Kosovė. Pa kėtė, nocionet «demokraci» dhe «Evropė», nuk mund tė kuptohen drejt, nuk mund tė kenė pėrmbajtje adekuate. Vetėm duke i vėnė nė relacion me ngjarjet e vitit 1981, me tėrė kontinuitetin e ndodhive tė viteve '80, mund tė arrihet gjer te pėrcaktimi i drejtė, jo vetėm i pėrmbajtjes sė tyre, por edhe i synimeve tė mėtejshme tė proceseve tė tanishme e tė djeshme, si edhe i lidhmėrisė sė tyre me ato procese tė demokratizimit qė e synojnė njė Evropė tė pėrbashkėt pėr tė gjithė popujt e saj (qė do tė jetė temė e pjesės sė III-tė  tė kėsaj analize). Nga ky aspekt, duket se viti 1981 ėshtė nyja, zbėrthimi i sė cilės e mundėson lėvizjen e drejtė tė gjėrave dhe tė proceseve. Natyrisht, ato mund tė lėvizin edhe pa zbėrthimin e kėsaj nyjeje. Dhe, gjatė historisė, rėndom, vetė ajo i ka zgjidhur nyjet e ngjashme, veēse ēmimi rėndom ka qenė tejet i lartė. Ėshtė paguar me lajthitje, me ngecje dhe me tragjedi, herė-herė fare tė panevojshme, dhe herė-herė tepėr tė ekzagjeruara. Ndėrkaq, ndonjėherė tėrėsisht e kanė ndėrruar kahjen e zhvillimit tė tyre, nė mėnyrė qė pastaj historianė tė zotė janė detyruar tė merren me vlerėsimin e asaj se ē'do tė kishte qenė mė mirė — tė mos ishte bėrė ai ndėrrim i kahjes, apo mė mirė qė ishte bėrė? Dhe historia nė kėtė pikė doemos do tė ishte shndėrruar nė filozofi dhe filozofia doemos do tė ēonte nė pėrsėritjen e proceseve tė njėjta, me pėrmbajtje tė ngjashme, por gjithsesi me ēmimin adekuat edhe pėr kohėn, edhe pėr energjinė e shpenzuar materiale dhe shpirtėrore.

   Dhe qėllimi i kėtij shqyrtimi nuk ėshtė ta ndryshojė historinė. Po tė mendohej njė gjė e tillė, do tė ishte njė prepotencė e padėgjuar dhe e paparė. Mirėpo, megjithė modestinė e domosdoshme, nuk mund tė mohohet se kjo analizė e synon kontributin e autorit nė zhvillimin e mėtejshėm tė proceseve. Nė qoftė se ato procese pa dashjen e tij e kanė pėrfshirė pėrpara, e kanė ndrydhur dhe e kanė zhveshur nga subjektiviteti nė shoqėri, tani ėshtė rendi qė proceset tė kenė veshė pėr subjektin dhe ta braktisin verbėrinė e spontaneitetit. Me njė fjalė, ėshtė rendi ta pranojnė edhe kritikėn, edhe kontributin qėllimmirė tė subjekteve qėllimmira.

   Kritikė tė tjerė, subjekte tė tjera tė ndrydhura e tė pandrydhura, natyrisht  do tė pyesin me tė drejtė — pėrse pikėrisht viti 1981? Pėrse jo ndonjė vit tjetėr, p.sh. viti 1968, apo dhe ndonjė vit i mėhershėm, tė mos ishte nyja pa zbėrthimin e sė cilės nuk do tė ecej pėrpara? Dhe pėrgjigja mund tė duket arrogante, por nė esencė e saktė: sepse vitet tjera nuk e ndryshuan historinė. Tė gjitha vitet i ndihmuan zhvillimit tė historisė. Do tė thoshim se vitet tjera i ndihmuan akumulimit tė proceseve, rritjes sė kuantitetit, por kėrcimin kualitativ, vetė shndėrrimin e kuantitetit nė kualitet, e bėri vetėm viti 1981. Jo se ishte njė vit mrekullibėrės, por sepse pikėrisht nė atė vit ishin pjekur tė gjitha kushtet, ishin akumuluar tė gjitha proceset, ishin arritur tė gjitha nivelet pėr shndėrrimin e kuantitetit nė kualitet, dhe rastėsisht i ndrydhi subjektet qė nuk deshėn tė pajtoheshin me ndrydhjen. Po tė ishin pajtuar me ndrydhjen, viti 1981 do tė kalonte njėsoj sikurse edhe vitet  tjera.

   Rreth ngjarjeve tė kėtij viti ekziston vlerėsimi zyrtar se ato ishin tentim kontrarevolucioni dhe ekziston koha e cila tashmė e tejkaloi njė vlerėsim tė kėtillė. Mirėpo problemi qėndron pikėrisht kėtu: tejkalimi i njė vlerėsimi tė tillė politik me vetė zhvillimin e ngjarjeve nė kohė dhe nė hapėsirė nuk ėshtė njėsoj me tejkalimin e tillė tė vlerėsimit nė mbėshtetje tė argumenteve kritike. E pra, objektivisht kjo do tė thotė ngadalėsim i proceseve; shpenzim i panevojshėm i energjisė materiale e shpirtėrore, dhe mjegullim dhe zhdavaritje e qėllimeve pėr realizimin e tė cilave zhvillohen proceset. E dyta e bėn tė kundėrtėn: i kristalizon qėllimet dhe i hap rrugė zhvillimit tė proceseve pozitive shoqėrore. Ndėrkaq, lajthitja, zvarritja apo devijimi i proceseve, rėndom nuk ngjan pėr shkaqe spontane, ndonėse edhe kjo nuk mund tė pėrjashtohet, por pėr tė arritur ndonjė qėllim tė caktuar, tė arsyeshėm shoqėror. Dhe arsyeshmėrinė e qėllimeve tė kėtilla e pėrcaktojnė subjektet vendimtare tė proceseve, por legjitimitetin e tyre historik nuk e pėrcaktojnė ato, veēse arsyeshmėria historike e qėllimit — idealit, d.m.th. e qėllimit final qė e synon tendenca historike e zhvillimit tė proceseve. Ēdo proces qė nuk ėshtė nė harmoni me kėtė tendencė mund tė arsyetohet nė mėnyra tė ndryshme, mund tė ketė legjitimitet afatshkurtėr politik, por nuk mund tė ketė legjitimitet historik, e as ta pretendojė atė. Pėr kėtė shkak ėshtė i nevojshėm shqyrtimi i ngjarjeve tė vitit 1981 nė kontekst tė definimit tė kontrarevolucionit.

   Vetė fjala «kontrarevolucion» definohet nė mėnyra tė ndryshme, varėsisht nga tema e shqyrtimit, por definicionet e ndryshme nuk mund ta injorojnė pėrmbajtjen e kėtij nocioni, tė pėrfshirė nė «Enciklopedinė politike». Aty ajo definohet si: «aksion i organizuar politik i drejtuar kundėr sistemit shoqėror tė krijuar me revolucion, kundėr fryteve revolucionare, kundėr forcave dhe raporteve shoqėrore qė e synojnė transformimin revolucionar tė shoqėrisė. Si dukuri shoqėrore e kundėrt me revolucionin, kontrarevolucioni shėnon ndryshimin kualitativ tė njė gjendjeje shoqėrore ose sistemi nė drejtim tė restaurimit tė raporteve tė mėtejshme tė lėkundura dhe tė mėnjanuara politike dhe tė prodhimit», («Politiēka Enciklopedija, Savremena Administracija». BGD.1975,f.476). Shpjegimi i vlerėsimit tė kontrarevolucionit nė Kosovė mė vonė ėshtė plotėsuar me botime tė veēanta mbi problemin e Kosovės. Nga ana tjetėr, shtypi me shkrime tė vazhdueshme polemizonte njėanshėm me kėrkesėn dominante tė ngjarjeve tė vitit 1981. Esencialisht, me njė gjimnastikė tė veēantė mentale, provohej tė argumentohej:

   1. se kishte ngjarė tentim kontrarevolucioni dhe

   2. se kėrkesat dominante tė atij viti e synonin pėrmbysjen e rendit shoqėror.

   Pėr tė argumentuar tezėn e parė theksohej se ngjarjet e atij viti kishin qenė tė organizuara. Varėsisht nga kėndvėshtrimi, por mė tepėr nga orientimi ideologjik i autorit, theksohej se ato i kishte inicuar Beogradi, gjegjėsisht Tirana, por gjithmonė pėrmes forcave pro-rankoviēiste, pro-informbiroiste, pro-staliniste, pro-marksiste-leniniste etj. tė Prishtinės, d.m.th., tė Kosovės. Pjesėmarrja e konsiderueshme e tė rinjve nė ato ngjarje relativizohej qėllimisht ose edhe minimizohej, ndėrsa vetė autorėt e veprave tė inkriminuara, nė mėnyra tė ndryshme denigroheshin. Jepnin shėnime se gjatė pjesės mė tė madhe tė viteve '80 ishin zbuluar nėntė (9) organizata bukur tė mėdha dhe 83 grupe ilegale qė kishin marrė pjesė tė drejtpėrdrejtė nė kontrarevolucion («NIN», nr.2054, 13 Maj 1990). Spekulohej me mundėsinė e shpėrthimit tė kryengritjes sė armatosur dhe me mundėsinė e ekzistimit tė qendrės sė kontrarevolucionit.

   Nė kėtė tekst dhe nė momentin e tanishėm nuk ėshtė e mundur tė shqyrtohet as niveli organizativ e as karakteri i organizimit tė organizatave dhe tė grupeve tė pėrmendura ilegale. Kėtė duhet ta bėjnė ata qė i kanė kėto shėnime dhe atėherė kur do tė jetė e mundur qė me to tė disponojnė edhe tė tjerėt. Mirėpo ėshtė e mundur, madje edhe e nevojshme, qė qysh tani, nė mbėshtetje tė nevojės dhe tė pėrshtypjeve personale, tė jepet mendimi se i pėrgjigjej apo jo karakteri i organizimit dhe niveli organizativ i tyre pėrmbajtjes sė definuar tė kontrarevolucionit?

   Nė qoftė se forma (organizimi),  merret e ndarė nga pėrmbajtja (aktorėt dhe qėllimi), qė rėndom fillonte nga treshet (2 + 1, d.m.th. dy veta qė nuk dinin pėr njėri-tjetrin dhe njėri qė dinte pėr dy tė tjerėt), dhe kjo pastaj rritej me progresion gjeometrik nė dhjetėshe (3 x 3 + 1), nė qindshe (99 + 1), nė mijėshe (999 + 1), atėherė ėshtė e qartė se kjo mėnyrė e organizimit mund t'i pėrgjigjej ēdo qėllimi, pra edhe revolucionit e jo vetėm kontrarevolucionit. Nga kjo rezulton se ėshtė  punė e kotė tė merresh me ndarjen e formės nga pėrmbajtja. Me fjalė tė tjera, theksimi i nėntė (9) organizatave pak si mė tė mėdha dhe i 93 grupeve ilegale, vetvetiu nuk e argumentonte tezėn mbi ekzistimin e tentimit kontrarevolucionar, e as tė kontrarevolucionit. Ashtu mund tė argumentohej edhe ekzistimi i tė kundėrtės sė kontrarevolucionit, d.m.th. i revolucionit. Meqė kėto dy nocione e pėrjashtojnė njėri-tjetrin, shihet se argumenti ėshtė i pavlerė, sepse me tė njėjtėn premisė nxirren dy konkludime tė kundėrta qė e asgjėsojnė njėri-tjetrin. Nė qoftė se kėsaj i shtohet edhe fakti se nuk u argumentua ndonjėherė ekzistimi i qendrės sė kontrarevolucionit del se argumenti i theksuar nuk ėshtė kurrfarė argumenti.

   Megjithatė, njė kohė bukur tė gjatė u aludua nė qendrėn pėr nxjerrjen e vendimeve politike nė Kosovė si qendėr tė kontrarevolucionit. Dhe, meqė qendra e tillė nė Kosovė ishte pjesė pėrbėrėse e qendrave tė tjera nė vend dhe e qendrės sė vendit nė tėrėsi dhe mė larg, atėherė dilte se kontrarevolucioni nė Kosovė ishte pjesė pėrbėrėse, hallkė nismėtare e njė kontrarevolucioni tė tėrėsishėm tė vendit nė pėrgjithėsi, bile edhe e tėrė Evropės Lindore. Pavarėsisht nga ajo se nė pjesėn e parė tė tekstit dėrguar revistės «Intervju» e theksoja se nuk ma merrte mendja qė mund tė identifikohej qendra pėr nxjerrjen e vendimeve politike me qendrėn e kontrarevolucionit nė Kosovė dhe pavarėsisht nga ajo se tani gati tėrėsisht jam i sigurt pėr kėtė, jo, gjithmonė do tė varet nga ajo se ēfarė nė tė vėrtetė synohej me zhvillimin e ngjarjeve: restaurimi i raporteve tė mėnjanuara e tė likuiduara politike apo krijimi i raporteve tė reja?

   Duke u nisur nga pika e njėjtė, tani ėshtė e qartė se forca tė ndryshme revanshiste dhe antikomuniste e presin restaurimin e raporteve tė vjetra, kthimin e fuqisė sė humbur gjatė luftės, shėrimin e komplekseve tė vjetra, dhe shfrimin e pasioneve tė ndrydhura me vite. Bile pėr kėtė «festė» tė tyre tė pėrgjakshme ato i mprehin thikat, kamat dhe jataganėt. Ato e marrin si tė kryer kthimin e tyre nė pushtet dhe hakmarrjen e tyre tė madhe. Komunizmi pėr to ėshtė mundur nė saje tė kredive dhe mendjes dinake tė kapitalit tė madh. Meqenėse kurrnjėherė nuk kanė qenė nė gjendje  tė krijojnė vlera tė reja, por vetėm t'i imitojnė vlerat e huaja, t'ua vjedhin kreatorėve pėr qėllimet e tyre tė papastra, ato tani janė tė gatshme t'i shėrbejnė (gjithmonė dinin ta bėnin vetėm kėtė), qėllimeve tė errėta tė forcave tė «kohėrave tė pėrhimta», tė mezokohėrave. Ato megjithatė e harrojnė njė gjė tė vogėl por tė rėndėsishme: se bartėsit e ngjarjeve tė vitit '81 nuk ishin kontrarevolucionarė e as tė manipuluar nga ata, apo nga cilado forcė tjetėr e mezokohėrave. Mirėpo, te kėto ēėshtje do tė kthehemi mė vonė nė kėtė tekst dhe nė tekstet e ardhshme. Tani ėshtė me rėndėsi tė theksohet se, meqė forma nuk mund tė analizohet pavarėsisht nga pėrmbajtja e saj, atėherė del se ngjarjet e vitit '81 nuk mund tė analizohen as pavarėsisht nga subjektet e tyre e as pavarėsisht nga qėllimi, ideali i tyre.

   Pėr hir tė thjeshtimit tė gjėrave tani do tė merremi me shqyrtimin e relacionit midis qėllimit  final, kėrkesės kryesore tė ngjarjeve dhe tė bartėsve  tė tyre pėr konstituimin e Kosovės nė Republikė, dhe vlerėsimit tė saj si kontrarevolucionare. Ndonėse me tė nuk synohej as shkėputja nga Jugosllavia e as pėrmbysja e raporteve shoqėrore nė Jugosllavi, prapėseprapė u theksuan kėto shpjegime:

   1. se Republika e tillė do ta shfrytėzonte tė drejtėn pėr vetėvendosje dhe do t'i bashkangjitej Shqipėrisė. Nė kėtė mėnyrė do tė cėnohej integriteti territorial i Jugosllavisė;

   2. se ajo e provokonte luftėn qytetare dhe hipotetikisht pėrmbysjen e rendit shoqėror tė Jugosllavisė; dhe

   3. se ajo nė esencė e provokonte revidimin e kufijve nė Ballkan dhe mė gjerė, nė Evropė.

   Pėrveē faktit se operohej me hipoteza dhe nocione hipotetike, qė tė tri argumentet nuk kanė ndonjė lidhje tė drejtpėrdrejtė me kontrarevolucionin. Nga definicioni i theksuar i kontrarevolucionit ėshtė e qartė se kėrkesa pėr Republikė mund tė vihej nė lidhje direkte me kontrarevolucionin vetėm poqese me tė synohej restaurimi i raporteve tė kundėrta me revolucionin, tė atyre raporteve tė cilat dikur i kishte pėrmbysur akti revolucionar i forcave revolucionare tė vendit nė tėrėsi. Kontestimi i kėsaj kėrkese, me fjalė tė tjera, nuk vihej nė relacionin me karakterin e sistemit eventual qė synohej (realizimi i barazisė sė plotė brenda sistemit tė pėrmirėsuar, tani brenda radhėve tė reja qė dalin nga fryma e kohės), por vetėm nė konsekuencat eventuale qė mund tė rezultonin nga kundėrvėnia e forcave tė tjera. Kėto forca tjera pėrsėri supozoheshin si revolucionare, pasi qė nuk ishte e logjikshme qė forcat kontrarevolucionare t'i kundėrviheshin qėllimeve kontrarevolucionare. Forcat revolucionare nė kėtė pikė  duket se e ruanin njėrėn nga frytet e revolucionit — rregullimin federativ tė vendit dhe pozitėn ekzistuese tė republikave dhe tė krahinave tė pėrcaktuar me kushtetutė. Dukej, sepse rendi i vendosur kushtetues qė nė start nuk ishte treguar i suksesshėm: nė fillim ishte  nisur nga huazimi jokritik i konceptit leninist mbi nivelizimin e zhvillimit tė gjithėmbarshėm tė kombeve, ndėrsa shqiptarėt, si mė pak tė zhvilluar, i kishte vėnė nėn mbikėqyrjen  e RS tė Serbisė dhe brenda saj,  nė mėnyrė qė mė vonė, me kushtetutėn e vitit 1974, t'ua siguronte  njė pozitė dubioze (edhe brenda Serbisė, edhe si element konstitutiv  i Federatės). Megjithė fisnikėrinė e vet, Lenini nuk kishte mundur as pėr tė gjallė tė vetin, e as tė tjerėt mė pastaj, qė nė federatėn sovjetike tė rregulluar nė mbėshtetje tė konceptit mbi nivelet e dhėna tė zhvillimit tė kombeve (e cila nė tė vėrtetė i reflektonte pėrpjekjet e francezėve dhe tė anglosaksonėve pėr inkorporimin e kolonive tė veta nė sistemet e tyre politike), ta  suprimonte veprimin e ligjit mbi zhvillimin e pabarabartė ekonomik. Ndėrkaq, ky i «pėrjetėsonte» nivelet e tilla, sepse zhvillimi i kombit mė pak tė zhvilluar gjithmonė ngecte prapa zhvillimit tė kombeve mė tė zhvilluara (ndonjėherė edhe pėr disa herė) dhe kėshtu, ndonėse zhvillohej edhe kombi mė pak i zhvilluar, diferenca me kombet mė tė zhvilluara thellohej gjithnjė e mė tepėr. Pėr kėtė shkak, zhvillimi i kombeve mė pak tė zhvilluara i pėrngjante zhvillimit nė moszhvillim. Pasardhėsit e tij nuk e panė tė udhės, ose nuk mundėn (gjė qė ėshtė njėsoj), t'ia pėrshtatnin rregullimin e vendit nevojave reale tė rritės sė kombeve. Andaj, po qe se rregullimi i vendosur federativ i sovjetikėve nė fillim i ndihmoi zhvillimit tė kombeve mė pak tė zhvilluara, mė vonė duket se u shndėrrua nė pengesė tė rritjes sė tyre tė mėtejshme. Nė vitet '60, kėtė problem francezėt dhe anglosaksonėt e zgjidhėn me kėrcim kualitativ, duke u pajtuar me pavarėsimin e kolonive tė veta, por gjithashtu duke e ruajtur pozitėn e vet tė privilegjuar pėrmes raporteve neokoloniale. Zhvillimi gjithnjė e mė i madh i shkencės, i teknikės dhe i teknologjisė dhe ngecja e vendeve nė zhvillim e redukton gjithnjė e mė tepėr nevojėn e pėrdorimit tė dhunės fizike pėr ruajtjen e kėtyre raporteve. Nė kėtė mėnyrė, opcionet e pavarėsisė politike nė dukje rriten, ndonėse realisht mund tė kenė edhe kahje tė kundėrt. Mirėpo, ėshtė me rėndėsi se metropolet e dikurshme, por edhe kolonitė e tyre, e hoqėn nga rendi i ditės aspektin shpirtėror tė ēėshtjes. Problemi i zhvillimit tė vendeve nė zhvillim u shndėrrua nė ēėshtje tė forcave tė tyre tė brendshme dhe tė aftėsisė sė tyre vetanake pėr t'u gjetur nė raportet e botės sė jashtme. Ndėrkaq, te sovjetikėt ky problem ndodhet nė zgjidhje e sipėr, sikundėr edhe te ne, por dallimi qenėsor qėndron nė faktin se zgjidhja e tij edhe te ne edhe te sovjetikėt u inspirua me nevojėn e zhvillimit tė gjithėmbarshėm, pra tė nevojės qė tė zhvilloheshin edhe vetė  kombet mė tė zhvilluara, e jo vetėm ato nė zhvillim.

   Nga ky aspekt, zbėrthimi i kėtij problemi nuk ėshtė mė rėndėsi vetėm pėr kombet mė pak tė zhvilluara, por ka rėndėsi  tė jashtėzakonshme nė radhė tė parė pėr vetė kombet mė tė zhvilluara brenda rregullimeve tė dhėna federale. Dhe pikėrisht edhe pėr kėtė shkak, ngjarjet e vitit '81, duke kėrkuar suprimimin e dubiozitetit tė pozitės sė Kosovės brenda Federatės jugosllave, nė tė vėrtetė e kėrkonin suprimimin e pengesave pėr lirimin e hovit kreativ tė forcave prodhuese. Zbėrthimi i problemit nė dėm tė krahinave (ndryshimet kushtetuese nė favor tė Serbisė), nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me lirimin e forcave kreative tė Serbisė. Ato njėsoj u «lidhėn» edhe mė tepėr, pikėrisht sikurse ato nė Kosovė. Pėr kėtė shkak, nė qoftė se pajtohemi se zhvillimi ėshtė nevojė imperative pėr tė dy palėt; nė qoftė se poashtu pajtohemi se forcat kreative tė njėmendėta janė bartėse tė vėrteta tė zhvillimit tė ēdo kombi veē e veē, dhe tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi; dhe nė qoftė se pajtohemi (e doemos duhet tė pajtohemi), se pozita e gjertanishme kushtetuese e Kosovės qė moti u shndėrrua nė pengesė tė hovit tė forcave kreative, jo vetėm te shqiptarėve, atėherė doemos duhet tė pajtohemi se kėrkesat dominante tė vitit 1981 pėr konstituimin e Kosovės si Republikė, nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me kontrarevolucionin.

   Ndryshimi tjetėr thelbėsor nė zgjidhjen e problemit tė zhvillimit, qoftė nė raport me anglo-saksonėt, qoftė me sovjetikėt, ka tė bėjė me nivelin historik tė zhvillimit global tė kombeve nė fjalė. Shqiptarėt dhe serbėt janė kombe tė cilat pėrafėrsisht nuk kanė pasur diferenca tė mėdha as nė nivelin e zhvillimit tė tyre global, as nė numėr tė popullsisė (i takojnė kategorisė sė kombeve relativisht tė vogla); nuk kanė pasur religjion tė vetin (orthodoksizmi u lind nė Bizant, katolicizmi nė Romė, ndėrkaq islamizmin ua eksportuan otomanėt). Andaj, nuk kanė pasur mundėsi (pa marrė parasysh pėrpjekjet e vona tė serbėve), qė atė ta shndėrrojnė nė instrument tė ekspanzionit sikurse kombet tjera tė mėdha. Historikisht, pozita e tyre nė dukje pak mė e privilegjuar nė raport me njėri-tjetrin, ishte gjithmonė rezultat i prezencės sė interesave tė huaja (otomanėt, rusėt, gjermanėt, francezėt etj.), por jo i rritės sė shpejtuar autentike tė njėrit ndaj tjetrit. Kanė mundur t'ia huazojnė njėri-tjetrit edhe kulturėn edhe religjionin, por nuk kanė mundur as ta krishterizojnė njėri-tjetrin e as ta modernizojnė, pa i marrė parasysh bindjet e Pashiqit qė ia thoshte Hartwig-ut nė prag tė luftėrave ballkanike. Pėr kėtė shkak marrėdhėniet midis shqiptarėve dhe serbėve, gjegjėsisht raportet midis tyre, nuk mund tė jenė raporte tė hierarkisė, por tė barazisė sė plotė; jo raporte tė pėrbuzjes, por tė respektit tė plotė reciprok tė identiteteve tė tyre. Hapėsira gjeografike tė dy palėve u dikton raporte miqėsie, por miqėsia nuk qėndron nė qoftė se nuk mbėshtetet nė barazinė e plotė dhe nė respektimin e sė drejtės tė secilit pėr t'u zhvilluar nė pajtim me mundėsitė e lira nė bashkėsinė mė tė gjėrė. Pėr kėtė shkak, kėrkesa pėr t'u konstituar nė Republikė historikisht do tė thotė vėnie e raporteve kualitativisht tė reja, evitim i ndikimeve negative tė huaja dhe shpėrthim i energjisė sė re kreative pėr tė dy popujt. Ndėrkaq kjo nuk mund tė ketė asgjė tė pėrbashkėt me kontrarevolucionin.

   Vazhdimi i procesit qė e synonte realizimin e barazisė sė plotė tė shqiptarėve, por edhe zhvillimi i procesit tė demokratizimit nė Evropė, me kohė e zhvlerėsoi njė vlerėsim tė tillė mbi ngjarjet e vitit l981 si kontrarevolucionare. Ky vlerėsim tanimė as qė theksohet, por kundėrvėnia kėsaj kėrkese mė vonė u mbėshtet nė kalkulimet e karakterit politik dhe strategjik mbi rrezikimin eventual tė hartės politike tė Evropės: «Menjėherė pas demonstratave masovike tė shovinistėve dhe tė separatistėve shqiptarė nė vitin 1968 (tė cilat, gjė qė ėshtė karakteristike, nuk kanė kurrfarė lidhje as me natyrėn e as me kuptimin e kontestacionit botėror dhe jugosllav nga viti '68), e sidomos nė vitin 1981 kur haptas u shpreh kėrkesa «Kosova — Republikė», ishte e qartė se Serbia dhe Jugosllavia ballafaqohen me strategjinė e drejtuar nė prekomponimin dhe dekomponimin e Serbisė, tė Jugosllavisė dhe tė Ballkanit, e me kėtė edhe tė Evropės. Fjala ėshtė pėr tentimin qė tė bėhet revidimi i kufijve tė Evropės, gjė qė bėhet edhe mė evidente, po tė kihet parasysh se Shqipėria nuk e ka nėnshkruar dokumentin pėrfundimtar tė Helsinkit me tė cilin shtetet nėnshkruese e garantojnė pandryshueshmėrinė e kufijve tė Evropės pas Luftės sė II Botėrore» («NIN», nr.2054, 13 Maj 1990).

   Rasti ka dashur qė si anėtar i Kėshillit Universitar tė Lidhjes sė Studentėve tė Universitetit tė Zagrebit dhe si Kryetar i Komisionit Ndėrkombėtar tė kėtij Kėshilli, tė ndodhesha nė ballė tė demonstratave masovike tė studentėve dhe tė qytetarėve tė Zagrebit, kundėr prezencės ushtarake tė amerikanėve nė Vietnam (viti 1968). Poashtu, rasti ka dashur qė diē pas ngjarjeve tė maj-qershorit tė Parisit tė po atij viti (1968) tė ndodhesha nė Bruksel, Belgjikė, nė bisedime me studentėt dhe tė rinjtė e vendeve frankofone. «Rilindja» nė Prishtinė atė vit e pati botuar njė vėshtrim timin pėr kuptimin kontestues tė kėtyre ngjarjeve nė Evropė, dhe ndonėse nuk dija asgjė pėr ato qė nė ndėrkohė kishin ngjarė nė Prishtinė dhe nė qytetet tjera tė Kosovės, prapėseprapė mendoj se tė kontestohet kuptimi i kontestacionit botėror dhe jugosllav i kėtyre ngjarjeve (tė vitit 1968) nė Prishtinė, ėshtė njėsoj e pakuptimtė si edhe tė kontestohet karakteri i njėjtė i ngjarjeve tė vitit 1981 nė Kosovė.

   Nga ana tjetėr, procesi i bashkimit tė dy Gjermanive; deklarimi i republikave baltike pėr pavarėsim nga BRSS, (tani edhe i Moldavisė), tregojnė qartė se fjala ėshtė pėr procese mė tė thella tė lidhura me krijimin e njė Evrope tė pėrbashkėt pėr tė gjithė popujt e saj. Ėshtė gati evidente se pėrpjekjet janė duke u zhvilluar nė drejtim tė ruajtjes sė tėrėsive territoriale dhe tė mosndryshimeve tė mėdha tė hartės politike dhe strategjike tė Evropės. Kėrkesat e vitit 1981 nė Kosovė nuk e synonin ndryshimin e hartės politike tė Evropės, veēse evitimin e potencialitetit tė krizave nė Ballkan dhe nė Evropė dhe stabilizimin e paqes nė mbėshtetje tė bazave mė tė forta. Andaj, argumenti mbi ndryshimin e kufijve tė Evropės, ose mbi mosnėnshkrimin e dokumentit pėrfundimtar tė Helsinkit, nė kėtė kontekst ėshtė dubioz dhe i paqėndrueshėm.

   Vlerėsimi hipotetik mbi bashkangjitjen e Kosovės sė konstituuar si Republikė  RSP tė Shqipėrisė, mbėshtetej pikėrisht mbi cilėsimin e bartėsve tė ngjarjeve tė atij viti dhe tė viteve tė mėvonshme si tė indoktrinuar nga Shqipėria. Tė dhėnat e pėrmendura qė kanė tė bėjnė me zbulimin e organizatave, tė grupeve ilegale dhe tė individėve qė janė marrė me «veprimtari armiqėsore», rėndom pėrcilleshin me shpjegime tė mėvonshme, apo tė menjėherėshme, se shumica nga ato, nė orientimin e tyre ideologjik e pėrmbanin njė fundament marksist-leninist, ose edhe se shumica e tė rinjve tė burgosur kishin qenė tė indoktrinuar nga kjo ideologji. Jepeshin tė dhėna se pėr vepra penale ishin pėrgjigjur rreth 1298 veta, ndėrsa ishin dėnuar rreth 1019 veta. Mirėpo nuk jepeshin kurrfarė tė dhėnash se sa nga ata, nė tė vėrtetė, ishin tė indoktrinuar me kėtė ideologji? U shpjegua mė tutje se gjer nė vitin 1989 e kishin pėrjetuar «kontaktin e afėrt tė llojit policor», d.m.th. se ishin trajtuar nga policia, rreth 584.373 veta, qė pėrafėrsisht do tė thoshte ēdo i katėrti shqiptar (Blerim Reka, «Enigmė gjithnjė e pazgjidhur», «Rilindja», 13.05.1990). Njė veprimtari e tillė masovike e aparatit shtetėror ndaj qytetarėve tė vet nė prag tė shekullit XXI ėshtė vėshtirė tė shpjegohet me reaksionin shovenist tė politikės serbe, me shfrenimin e raprezalieve tė aparatit shtetėror etj. Duket se ėshtė mė afėr mendjes, sado qė nuk e kap logjika e shėndoshė, se kėto u pėrdorėn si pretekst pėr tė mbuluar qėllimin e diagnostifikimit tė disponimit politik tė masave, pro apo contra bashkangjitjes me RSP tė Shqipėrisė? Pro apo contra fundamentit ideologjik marksist-leninist tė masave?

   Tani gati edhe zyrtarisht pranohet (dhe duhet tė pranohet), se rrallė ndonjė i dėnuar politik ėshtė deklaruar pėr bashkim me RSP tė Shqipėrisė, por se shumica nga ata kanė qėndruar pas kėrkesės pėr konstituimin e Kosovės nė Republikė brenda Jugosllavisė. Tani gjithashtu u forcua bindja se masat nė Kosovė nuk ishin tė orientuara drejt akceptimit tė rendit shoqėror shqiptar tė Shqipėrisė, por edhe qė rendi ekzistues i gjėrave vazhdimisht do tė akceleronte lėvizje tė ngjashme me ato tė mėparshmet. Programet e tė burgosurve politikė, sipas pohimeve politike, kryesisht mbėshteteshin nė ideologjinė marksiste-leniniste tė frymėzuar nga Shqipėria, prandaj Republika u duhej pėr tė ndėrmarrė hapin tjetėr — tė bashkangjitjes me Shqipėrinė. Deklarimi i tė burgosurve politikė nė favor tė opcionit jugosllav tė konstituimit tė Kosovės nė Republikė, pa marrė parasysh metodat e vrazhda tė cilat dukej se e kishin pėr qėllim jo aq dekurajimin e tyre pėr njė pėrcaktim tė tillė, sa vėrtetimin e njėmendėsisė sė kėtij deklarimi, nuk i mjaftonte politikės zyrtare. Deklarimi i Shqipėrisė nė favor tė kėtij opcioni, i pėrcjellė me hapa konkretė drejt demokratizimit tė jetės politike, do tė duhej tė kishte qenė argument i mjaftueshėm, por jo aq edhe bindės pėr disa qarqe politike dhe shkencore. Njėmend do tė dukej si i pabesueshėm dhe jo serioz kėmbimi i socializmit me republikėn, por duket se nivelizimi i jetės politike nė tė dy vendet ka njė domethėnie mė tė madhe, ndoshta nivelizimin e jetės politike nė gjithė Evropėn?

   Kjo hapėsirė, nga e cila dikur shpėrthenin luftėra botėrore,  a ka tani shanse, apo a do tė duhej tė kishte shanse, qė tė shndėrrohet nė njė vatėr-rrezatimi tė proceseve tė demokratizimit nė nivel kontinental? Hamendjeve tė tilla natyrisht do t'u pėrgjigjet koha, por njerėzit sė paku do tė duhej ta formonin njė si ndjenjė pėrgjegjėsie pėr peshėn qė eventualisht mund ta bartin. Sė paku nuk do tė duhej qė edhe mė tutje tė jetojnė me ankthin e eksperimentimeve eventuale, me tė cilat tanimė janė lodhur.

   Nė fund tė viteve '60 dhe nė fillim tė viteve '70, dhe pothuaj gjatė tėrė kėsaj dekade, Herbert Marcuse dhe mendimtarė tė tjerė, me njė gjallėri dhe me njė entuziazėm  tė rrallė pėrpiqeshin qė lėvizjen studentore ta vinin nė qendėr tė lėvizjeve revolucionare tė shoqėrive tė totalizuara mbi baza tė zhvillimit industrial. Mirėpo kishte mbetur e pazgjidhur ēėshtja nėse revolta studentore e Perėndimit nė tė vėrtetė i reflektonte lėvizjet revolucionare tė Botės sė Tretė? Vetė kėto lėvizje si duket hodhėn nė sipėrfaqe jo vetėm udhėheqės tė rinj, por edhe mendimtarė qė shtronin pyetje dhe probleme tė reja teorike. Njė pjesė e tyre e synonin pėrshtatjen e teorisė marksiste ndaj kushteve autoktone tė vendeve tė tyre. Kėsaj u kishte prirė teoria e Mao Ce Dunit mbi tri botėrat dhe sidomos operacionalizimi i saj nga ana e Ēu En Lajit nė formė tė rrethimit gradual tė qendrės (vendet e zhvilluara) nga ana e periferisė (vendet nė zhvillim). Teoria politike shqiptare (e Shqipėrisė), nė kėtė kohė, ndonėse me RP tė Kinės kishte marrėdhėnie tė mira, nuk e pėrqafoi mendimin teorik kinez mbi problemet e botės nė zhvillim. I mbeti besnike botėkuptimit tė klasikėve mbi bartėsit eventualė tė revolucionit dhe mbi solidaritetin e tyre nė pėrmasa planetare. Ndėrkaq, teori tė afėrta me establishmentin politik nga kėto vende e akceptonin realitetin e ndryshuar ndėrkombėtar pėr shkak tė zhvillimit tė teknikės dhe tė teknologjisė ushtarake (armatimi nuklear), andaj e synonin njė maturi dhe racionalizėm mė tė madh nė koncipimin teorik tė kėtij realiteti. Megjithatė kishte ngjarė qė udhėheqės demokratė si Kastro dhe Kwame N'Krumah, paralelisht me avancimin e lėvizjeve tė tyre, tė transformoheshin nė mendimtarė me ndikim tė proveniencės marksiste. Ndėrkaq, zhvillimi i praktikės sė re por esencialisht tė njėjtė nė relacionet ndėrkombėtare, nuk kishte mbetur pa pėrgjigje teorike. Samir Amini nga Dakari (Senegal), e kishte bėrė analizėn e qarkullimit tė kapitalit nė pėrmasa botėrore dhe pėrfundimet e tij teorike i kishte argumentuar edhe Arghiri Emmanuel me shqyrtimin e kėmbimit tė pabarabartė. Njė plejadė e tėrė teorikėsh tjerė nga e tėrė bota nė zhvillim, nga pozita tė kthimit nė marksizėm (Kthim — Marksit), seriozisht i kishin rrezikuar pozitat e mendimit tradicional. Kėto natyrisht qė reflektoheshin edhe te rinia studentore e vendeve tė zhvilluara. Ndėrkaq atyre nuk u ndihmonte vetėm Marcuse. Nė Francė, Louis Althusser dhe filozofė tė tjerė tė tubuar rreth shtėpisė botuese «Maspero» kishin konstatuar se filozofia akoma nuk kishte vdekur (pėr shkak tė Stalinit) dhe se duhej rishqyrtuar teza mbi Feuerbachun, d.m.th., teza mbi vdekjen e filozofisė paralelisht me jetėsimin e saj nė realitet. Thoshte se «njė vdekje pragmatike —religjioze pozitiviste e filozofisė nuk ėshtė vdekje filozofike e filozofisė». Andaj, duke e kėrkuar vdekjen kritike tė filozofisė, realisht e kėrkonte zbatimin e saj marksist nė realitetin e ndryshuar (Luj Altiser, Za Marksa, Nolit , BGD 1971). Peshė serioze problemeve tė  konceptimit teorik tė realitetit tė ndryshuar u kishte dhėnė edhe shkolla e filozofėve tė Frankfurtit (Habbermas), grupi i filozofėve nga Amerika Latine (Franck Gunther Franck), shkolla filozofike e Korēulės dhe grupi i filozofėve tė Beogradit. Tė gjithė kėta, nga kėndvėshtrime tė ndryshme, me kohė e vinin nė pyetje pozitėn e teorive tė ndryshme tradicionale mbi shoqėrinė.

   S'ka kurrfarė dyshimi se pozita e veēantė e Kosovės, midis mendimit dominant mbi socializmin vetėqeverisės, qė mund tė konsiderohet si pjesė e mendimit tradicional, pavarėsisht nga inovacionet teorike tė lidhura me vetėqeverisjen, dhe praktikės e teorisė shqiptare tė Shqipėrisė, qė nė suazat ndėrkombėtare mė tepėr lidhej me teoritė qė e kanosnin mendimin tradicional mbi shoqėrinė, ishte me interes tė veēantė pėr sferat e mendimit tė gjithėmbarshėm teorik. Kėtė e kisha vėrejtur gjatė bisedimeve nė tryezėn e rrumbullakėt me intelektualė tė zgjedhur amerikanė nė Mount Cisco (Maunt Kisko) tė Nju—Jorkut, nė tetor tė vitit 1974, por kisha qenė i mendimit se Universiteti i Prishtinės ndodhej nė formim e sipėr, se bashkėpunimi me Universitetin e Tiranės ishte nė funksion tė forcimit tė kėtij zhvillimi; se pa marrė parasysh ngecjen, po bėnim hapa tė sigurt nė zhvillimin e gjithėmbarshėm tė Kosovės, dhe se, pavarėsisht nga dallimet ideologjike me Shqipėrinė, ndodheshim nė fillim tė proceseve tė zgjerimit dhe tė rritės sė diturive tona (shkencės), kėshtu qė akoma nuk ishte lindur mundėsia e vėnies sė tyre nė kontekste mė tė gjera tė ecurive tė ndryshme teorike. Nė kuadėr tė socializmit vetėqeverisės pėrpiqeshim t'i shquanim veēoritė e zhvillimit tonė, me qėllim tė konceptimit tė tyre vetanak teorik, nė mėnyrė qė t'i kontribuonim zhvillimit tė tėrėsishėm shoqėror. Aty nuk kishte pasur vend pėr ndikimin e teorive tė tjera, e as tė atyre nga Shqipėria. Natyrisht qė akceptimi me buzėqeshje diplomatike i qėndrimeve tė mia nuk do tė thoshte edhe akceptim real i tyre, pa njė verifikim tė veēantė, me mėnyra tė tjera. Megjithatė ngjarjet e vitit 1981  nuk ndikuan dot nė ndryshimin e kėtyre qėndrimeve. Pėrkundrazi, ndikuan qė ta pranoja sfidėn e vetes me shpresė tė ēiltėr se nė kontekst tė zhvillimeve tė pėrmendura teorike, zhvillimi i proceseve demokratike nė Kosovė do tė jetė nismė, edhe pėr praktikėn, po edhe pėr koncipimin e saj teorik nė frymė tė raporteve tė reja tė njė demokracie tė re e cila do tė zhvillohet nė pėrmasa tė gjera, jo vetėm nė Kosovė, Ballkan e Jugosllavi, por edhe nė Evropė.

   Edhe nga aspekti praktik-politik, ngjarjet e vitit 1981 nuk u zhvilluan tėrėsisht jashtė mundėsive tė ndikimeve tė proceseve ndėrkombėtare. Si kontestacion i raporteve ekzistuese, e kishin mostrėn e tyre tė «Solidaritetit» nė Poloni, i cili i kontestonte edhe raportet e brendshme polake, por edhe teorinė e Brezhnjevit mbi sovranitetin e kufizuar tė vendeve tė socializmit real. Ndėr tė dėnuarit politikė tė asaj kohe kishte edhe tė atillė qė e pandehnin veten nė rolin e Leh Valensės, ndonėse nuk ishin tė njohur as me karakterin e vėrtetė tė atij roli, e as me natyrėn e vėrtetė tė proceseve qė zhvilloheshin atje. Megjithatė, atyre u mjaftonte qė ai rol  ta pėrmbante nė vete kontestacionin e raporteve ekzistuese politike dhe shoqėrore. Kontestimi i teorisė sė Brezhnjevit mbi sovranitetin e kufizuar dhe tė praktikės sė tillė politike ndaj vendeve tė real-socializmit, nė Kosovė mund tė reflektohej si kontestim i pozitės sė saj kushtetuese qė e cilėsuam si dubioze (edhe autonomi brenda Serbisė edhe element konstituiv i federatės). Kontestimi i raporteve tė brendshme nė Poloni, i cili nė fillim shprehej si kėrkesė pėr konstituimin dhe pėr njohjen e sindikatės sė pavarur — «Solidaritet», nė Kosovė u reflektua si kontestim i deformimeve tė zhvillimit tė saj vetėqeverisės dhe i ngecjes nė zhvillimin e gjithėmbarshėm. Natyrisht, ngjarjet nė Poloni, edhe para shpėrthimit tė demonstratave tė vitit 1981 nė Kosovė, pėrcilleshin me vėmendje nė qarqet shkencore tė afėrta me KQ tė LKJ. Pas shpėrthimit tė tyre, kėto qarqe e tentonin zbėrthimin e paralelizmave eventualė me Kosovėn, por intelektualėt e Kosovės ishin tė tronditur me ato qė kishin ndodhur dhe nuk u lėshuan nė analiza tė tilla.

   Kontestimi i deformimeve tė zhvillimit dhe i ngecjes nė zhvillim nė formė tė shkruar manifestohej si program jo fort i qartė ideologjik nėn influencėn e teorisė sė marksizėm-leninizmit. Dhe jo pėr shkak se autorėt e tyre ishin njerėz tė ngritur teorikisht, por pėr shkak se e kishin dėgjuar terminologjinė e saj dhe u ishte dukur e pėrshtatshme pėr ta shprehur edhe kontestimin (mllefin) edhe synimin (identitetin, lirinė dhe aparatin e zhvillimit — republikėn). Shkurt, kontestimi i ngecjes nė zhvillim dhe mllefi ndaj deformimeve tė kėtij zhvillimi, e kishin gjetur nė teorinė marksiste-leniniste fundamentin e tyre pėr t'u artikuluar me shkrim, nė formė tė programeve, pamfleteve, parullave e shkrimeve tė tjera, por kjo nuk mund tė ishte indikacion i pėrcaktimit tė tyre tė pjekur ideologjik. Megjithatė, duket se ėshtė i nevojshėm shpjegimi i mėtejshėm i rrethanave dhe njė pėrgjigje mė e thelluar lidhur me kėto ēėshtje. Kush ishin nė tė vėrtetė bartėsit e drejtpėrdrejtė tė ngjarjeve tė vitit 1981 dhe si i shikonin gjėrat?

 

Viti '81 - politika dhe inteligjencia

 

   Bartėsit e drejtpėrdrejtė tė ngjarjeve tė vitit 1981 politika zyrtare i cilėsoi si armiq dhe kontrarevolucionarė. Nė hidhėrim e sipėr i kishte quajtur edhe pleh.. Mė vonė u kishte ngjitur nofka tjera si irredentistė, seperatistė, barbarė, terroristė, bile edhe kanibalė. Kėta i ishin pėrgjigjur kėsaj politike me njė kontestim total tė vlerave tė saj, me njė mllef tė pazakonshėm tė shprehjes sė indinjatės sė vet, (qė e kishte cytur politikėn ta cilėsonte si sjellje vandaliste), dhe me njė vendosmėri tė plotė qė tė mos thyenin rrugė. Dhe kėshtu, ndoshta edhe pa dashje, ishin krijuar dy botėra, totalisht tė kundėrvėna ndaj njėra tjetrės. Bazat e kėsaj kundėrvėnie tė ndėrsjellė megjithatė kishin qenė paragjykimet ideologjike, tė cilat vetė ngjarjet sapo i kishin forcuar gati gjer nė ekstremin e fundit. Dhe ato e rėndonin situatėn nė ēdo kohė tė zhvillimit tė ngjarjeve, gjatė tėrė dekadės sė fundit. Ndėrkaq, esenca kishte qenė diē krejtėsisht tjetėr. Ajo vazhdimisht shpėrthente, sapo politika kujtonte se gjėrat ishin qetėsuar dhe kishin marrė fund. Kush ishin nė tė vėrtetė bartėsit e kėtyre ngjarjeve? Tė dhėnat statistikore mbi pėrkatėsinė profesionale, tė gjinisė, tė origjinės sociale, tė moshės, flasin qartė se pjesa mė e madhe e tyre ishin tė rinj — nxėnės, me shkolla tė mesme tė kryera, ose studentė e tė rinj tė tjerė me diplomė fakulteti, shumica tė papunė, por edhe tė punėsuar. Kishte edhe nga ata qė i pėrkitnin inteligjencies, por ishin tė rrallė. Shumica absolute kishte prejardhje fshatare, por kishte edhe punėtorė, si dhe tė shtresave tė tjera shoqėrore, por mė pak. Kishte tė orientimeve tė ndryshme, por i bashkonin synimet dhe situata e njėjtė nė tė cilėn ishin ndodhur. Megjithatė nuk do tė merremi me analizėn e tė dhėnave statistikore. Kėtė padyshim do ta bėjnė ata qė disponojnė me kėto tė dhėna. Do ta tentojmė ndėrkaq pėrshkrimin e pėrshtypjeve tė fituara nga qėndrimi sė bashku me ta.

   Nėpėr burgje unė vėreja se nė shumicėn e rasteve ishte fjala pėr tė rinj tė etur pėr ēdo lloj tė diturisė, por mbi tė gjitha pėr dituritė mbi shoqėrinė, politikėn, filozofinė, historinė, antropologjinė etj. Pra, pikėrisht pėr ato lloje tė diturisė qė do t'u ndihmonin nė njohjen e vetes sė tyre. Shumė nga ata marksizmin e mėsonin nga romanet e real-socializmit shqiptar dhe nga pėrkthimet eventuale tė ndonjė vepre tė klasikėve tė marksizmit, tė cilat nuk pėrmbanin sqarime dhe komentime nga autorė tė mėvonshėm. Mbeteshin tėrėsisht tė habitur ndaj vėrejtjeve eventuale qė ua bėja me qėllim tė nxitjes sė reaksionit, diskutimit  dhe kalimit tė kohės. U thoja se po lexonin romane kaubojėsh, meqė protagonisti kryesor gjithmonė kishte tė drejtė dhe zakonisht e fitonte davanė. Me seriozitet tė madh mė shpjegonin se ashtu duhej tė ngjante. Mė jepnin kurajo duke dashur tė ma largonin mėrzinė. Lexonin me zell tė madh dhe bėnin shėnime me ndonjė laps qė arrinin ta fshihnin nga roja e burgut. Burgu ua lejonte romanet por jo edhe lapsat. Kjo gjithmonė mė habiste, por kurrnjėherė nuk e mėsova tė vėrtetėn mbi atė se pėrse burgjet nė Kosovė nuk e lejonin mbajtjen e lapsave? Zelli me tė cilin i merrnin shėnimet dhe i shėnonin ato ku tė mundnin mė shtynte tė mendoja pėr lapsin si pėr njė dava tė cilėn civilizacioni kishte harruar se kur e kishte fituar. Por dukej se civilizacioni akoma nuk kishte zbritur ndėr burgjet e Kosovės.

   Pavarėsisht nga kjo, dukej qartė se zelli i tyre nxitej nga njė etje pėrvėluese, pikėrisht pėrvėluese, pėr tė mėsuar pėr veten dhe pėr shoqėrinė qė i kishte dėnuar. Natyrisht, e dija se ēdo shoqėri i dėnonte sjelljet qė i tejkalonin ligjet dhe rregullat e caktuara me ligje. Megjithatė, mendoja se ligji kishte qenė tejet i ashpėr, sepse prapa etjes sė tyre pėr dituri, prapa «veprave tė tyre inkriminuese» nuk qėndronte «sindromi i vetafirmimit» (ndonėse, kishte diē edhe nga kjo), i zakonshėm pėr mocanikėt e tyre gjetiu, por njė kurreshtje e padurueshme qė vazhdimisht e torturonte mendjen dhe shpirtin e tyre, pėr tė mėsuar pėrgjigjen nė pyetjen: pėrse kishin qenė tė varfėr, tė paintegruar dhe gati tė injoruar nga shoqėria? Pėrse kishin qenė tė detyruar tė jetonin tė ndarė nga etėrit e tyre me punė «tė pėrkohshme» nė botėn e jashtme? Pėrse nuk kishin guxuar askujt t'ia shtronin ca pyetje dhe pėrse askush nuk ishte pėrgjigjur nė ato qė i kishin shtruar?

   Duke i vėzhguar kėta tė rinj tė etur pėr mėsim dhe tė vendosur pėr ta krijuar botėn e tyre, mė vinte mirė qė mė 1977 kisha dhėnė dorėheqje dhe e kisha braktisur njė post relativisht tė rėndėsishėm politik, ndonėse nuk isha marrė ndonjėherė me politikėn e brendshme dhe nuk e bartja asnjė faj pėr gjendjen qė i kishte shkaktuar pyetjet e tyre. Formalisht kisha shpjeguar se dėshiroja tė merresha me shkencė, por nė esencė mė kishin torturuar pyetje tė njėjta dhe pėrgjigjet e ndryshme qė e fyenin mendjen njerėzore. Politika as atėherė e as mė vonė nuk u kishte ofruar ndonjė pėrgjigje. I kishte quajtur thjesht armiq dhe kontrarevolucionarė, por nuk ua kishte shpjeguar atė qė atyre u interesonte. Nė vend tė shpjegimit ua kishte dhėnė dėnimet. Pastaj, pėr t'u arsyetuar, kishte provuar t'i bindte se kishin qenė tė indoktrinuar nga Shqipėria me ideologjinė marksiste-leniniste, por ata nuk e kishin kuptuar kėtė. I kishte marrė ca shkrime tė tyre, ca vjersha dhe ca tregime qė e shprehnin unin e tyre rinor, i kishte gjetur «programet» dhe «pamfletet» e tyre, qė e shprehnin unin e tyre rezistent dhe me to kishte provuar t'i bindte (ata, botėn dhe veten), se kishin qenė armiq tė pėrbetuar, plangprishės tė sistemit e tė vendit, por nuk ishte pėrgjigjur nė pyetjet e tyre. Kisha ligjėruar nė dy nga fakultetet e tyre, nė njė shkollė tė tyre politike, dhe herėpashere nė shumė qendra tė tjera, por edhe atėherė kisha vėnė re se as inteligjencia humanitare nuk iu kishte pėrgjigjur pyetjeve tė tyre. Sikur ajo tė kishte qenė tepėr e lidhur me politikėn dhe sikur si shumė e synonte kėtė lidhje. Tė vetmin tekst qė e kisha lexuar lidhur me shoqėrinė kosovare, e kishte shkruar njė grua e huaj, njė norvegjeze me emrin Berit Backer («Behind the stone walls») dhe me titullin e veprės (Prapa mureve tė gurit) sikur i paloste mendimet e ndonjė sociologu tonė mbi familjet e dasmat atje ku e kishin vendin — prapa mureve tė gurit. Tė tjera tekste adekuate nuk kishte pasur.

   Njė pjesė e inteligjencies, veēanėrisht albanologė dhe linguistė tė tjerė, sikur kishin provuar t'u afronin ca pėrgjigje. Mirėpo ato nė tė shumtėn e rasteve kishin qenė pėrgjigje tė specializuara, nganjėherė tė humbura nė detajet e gjuhės dhe tė folklorit kombėtar. Pėr kėtė shkak, pa marrė parasysh se kishin tentuar t'ua shpjegonin botėn e tyre edhe pėrmes ndonjė romani dhe tė mjaftė pėrmbledhjeve me poezi, bota e tyre kishte qenė shumė mė e komplikuar. Shpjegimeve tė gjuhės dhe tė letėrsisė u kishte munguar dimensioni politik dhe filozofik. Pėr kėtė shkak kishin mbetur tė ndjeshėm dhe tė paorientuar: midis mundėsive qė i shihnin, shpjegimeve tė pamjaftueshme dhe opcionit shqiptar tė Shqipėrisė; midis energjisė qė akumulohej gjithnjė e mė tepėr dhe mundėsive realisht tė pakta pėr konsumimin e saj, dhe midis vetes dhe botės, e cila u ikte… Bota e Kosovės nuk kishte pasur mundėsi tė shpjegohet nė mėnyrė tė kėnaqėshme vetėm pėrmes gjuhės dhe letėrsisė, ndonėse kjo nuk kishte qenė as e re dhe as e ēuditshme. Kishte qenė i ēuditshėm pretendimi pėr njė si tejrėndim, prepoderancė tė shkencave albanologjike pėrballė shkencave tjera. Dhe pėrderisa kjo mund tė arsyetohej me nevojėn pėr afirmimin e kombėsisė shqiptare, ndonėse nuk kishte ofruar pėrgjigje tė kėnaqėshme, mund tė kishte qenė nė rregull, por qė megjithatė nuk do tė mund tė ishte nė rregull po qe se do tė shkiste nė pėrzierje tė kompetencave, nė reduktim tė gjithēkafes nė kėndvėshtrimin e tyre si tė vetmin tė drejtė. Nė botėn e ardhshme tė tė rinjve kjo seriozisht mund tė shkaktonte telashe. Albanologėt, linguistėt dhe letrarėt do tė duhej t'i ktheheshin fushėveprimit tė tyre — ēėshtjeve tė albanologjisė, tė linguistikės dhe tė letėrsisė. Politika nuk ėshtė vetėm arti i sė mundshmes. Ata qė e shohin tė tillė e bėjnė vulgarizimin e saj dhe vulgarizimet nė politikė rėndom pėrfundojnė me trauma shoqėrore tė shoqėrisė.

   Politika dhe inteligjencia humanitare asokohe, para dhe gjatė vitit 1981, kishin qenė tė zėna me gjėra tė karakterit gjithėjugosllav, me baza tė karakterit gjithėteorik. Nuk kishin pasur kohė t'i lidhnin bazat gjithėpolitike dhe gjithėteorike me interesimin e tyre konkret, me tė pėrditshmen kosovare; nuk kishin pasur kohė ta shquanin gati fare lidhjen dialektike midis universales dhe tė veēantės; abstraktes dhe konkretes; teorisė dhe praktikės. Kishin qenė vazhdimisht tė fascinuar me teori «tė mėdha» tė «botės sė madhe», me «politikė tė madhe» tė «vendeve tė mėdha». Dukej se kishin imituar e jo krijuar. Kishin qėndruar disi tepėr lart dhe dukej sikur kishin pėrtuar tė zbritnin mė poshtė. Atje poshtė bota sikur u ishte  dukur e vogėl, e parėndėsishme dhe e huaj, ndonėse vinin pikėrisht nga ajo dhe jetonin po aty. Sikur njė qėndrim i tillė tė reflektonte jo botėkuptimin hegelian mbi masėn, por vulgarizimin e kėtij kuptimi mbi masėn si kope, si grumbull.

   Botėkuptimet dhe qėndrimet e kėtilla mbėshteteshin nė monopolin mbi vendet e punės, avancimin nė karrierė, mundėsitė e krijimtarisė dhe tė vetėkrijimit. Ato mbėshteteshin mbi monopolin e mjeteve tė informimit, nė sistemin njėpartiak, dhe nė ekskluzivitetin ideologjik, qė ndihmoheshin me instrumentet e dhunės sė aparatit shtetėror, e sidomos me shndėrrimin gradual tė policisė (milicisė politike) nė instrument diskret tė selekcionimit kadrovik, dhe bile intelektual. Politika kadrovike nė kėtė mėnyrė nuk i shėrbente interesave shoqėrore por tė grupeve shoqėrore. Privatizimi i saj kishte bėrė  qė kriteriumi i aftėsive personale tė kandidatėve tė ndryshėm pėr veprimtaritė e ndryshme politike dhe shoqėrore tė injorohej nė favor tė kriteriumit tė lojalitetit ndaj shoqėrisė, mė sakt, ndaj grupeve qė e identifikonin veten me shoqėrinė. Kritika lejohej, por vetėm ajo kritikė qė i ndihmonte «sė vėrtetės» zyrtare dhe pėrsosjes sė saj. Nė realitet, e vėrteta ishte e mbyllur nė shishen e shoqėrisė sė totalizuar dhe nga aty lėshohej nė doza tė caktuara, nėn kontrollin municioz tė «primariusėve» tė sektorėve tė ndryshėm shoqėrorė. Kritika nga pozitat marksiste qė e bėnin shqiptarėt shpejt mund tė shpallej enveriste, ose edhe staliniste. E bėrė nga serbėt, mund tė shpallej rankoviqiste, ose edhe informbyroiste. Kėshtu, shkalla e autocenzurės ndėr intelektualė tė drejtimit shoqėror dhe humanist doemos ishte e lartė dhe e pėrdhoste mendjen kreative intelektuale. Pėr kėtė shkak, ndonėse mangėsitė e pėrmendura ishin realitet i vendit nė tėrėsi, shkalla e pėrdhosjes sė tė vėrtetės dhe e autocenzurės dhe cenzurės intelektuale, pėr shkak tė veēantive tė Kosovės, ishte pa dyshim mė e larta nė vend. Dhe nuk ishin vendimet gjyqėsore ato qė e pėrdhosnin tė vėrtetėn (ato mund ta dhunonin), por mekanizmat e padukshėm tė manipulimit me opinionin dhe me persona tė ndryshėm kritikė. Mundėsitė e manipulimit, pėr shkak tė nivelit tė ulėt tė vetėdijes shoqėrore; pėrvojės sė kaluar historike tė raporteve shtet — masė, kur masa gati kurrnjėherė nuk e konsideroi shtetin tė vetin, pėr shkak tė strukturės sė familjes, ku pėrfaqėsuesit e familjeve tė mėdha, zakonisht nėn ndikimin e tė afėrmėve tė funksionarėve politikė dhe pėr shumė shkaqe tė tjera, nė Kosovė dukeshin tė pashtershme: ato e paralizonin veprimin e shtetit juridik, dhe kėshtu, qė nė start e ngulfatnin talentin dhe i hidhnin nė sipėrfaqe mundėsitė e sundimit tė pakufizuar tė mediokritetit. Pėr kėtė shkak, ndonėse jeta shoqėrore nė sipėrfaqe  dukej stabile, ishte mė se evidente se «zjente pėrbrenda». Kritika kishte heshtur, por heshtja kishte folur.

   Nė burg, si gjatė hetimeve ashtu dhe mė pas, tė gjitha mangėsitė e pėrmendura, tė gjitha devijimet nė zhvillimin shoqėror tė Kosovės, i arsyetoja me tė drejtė se ato nuk kishin qenė vetėm specifikum i Kosovės, por mangėsi tė sistemit nė tėrėsi dhe tė tėrė vendit. E mohoja pėrzierjen e inteligjencies universitare dhe politike nė pėrgatitjen e demonstratave tė vitit 1981 dhe nė ngjarjet e tėrėsishme tė atij viti e mė pastaj. Jo vetėm se kėtė nuk e dija, por sepse vėrtetė pėr kėtė isha plotėsisht i bindur. Megjithatė, pohoja se inteligjencia universitare ishte me studentėt e vet, se nuk mund tė ishte kundėr kėrkesave tė tyre legjitime, sepse, logjikisht, nuk mund t'i kundėrvihej rritės sė vet tė natyrshme dhe rritės sė tillė tė Kosovės. Meqė kushtetuta e vitit 1974 i kishte lėnė proceset e konstituimit tė shqiptarėve nė komb dhe tė Krahinės nė Republikė akoma tė papėrfunduara, ishte e natyrshme qė inteligjencia nė tėrėsi mos t'i kundėrvihej rrjedhės sė natyrshme tė gjėrave. Njė kundėrvėnie e tillė nuk mund tė pritej jo vetėm nga ajo, por edhe nga asnjė inteligjenci e botės. Ajo i ishte kundėrvėnė pėrdorimit tė ekzagjeruar tė dhunės dhe tani heshtte, sepse nuk kishte rrugė tjetėr pėr tė mos rėnė nė burg.

   Jugosllavia nė tėrėsi ishte vend specifik: strategjikisht — e lidhte Evropėn me Azinė, Lindjen me Perėndimin, Paktin e NATO-s me Traktatin e Varshavės; politikisht — i ndante tė dy sistemet globale: tė kapitalizmit dhe tė socializmit; nė pikėpamje tė kulturės —i gėrshetonte tri religjione (katolicizmin, orthodoksizmin dhe islamizmin) dhe dy civilizime (tė Perėndimit dhe tė Lindjes). Ndėrkaq, Kosova, jo vetėm qė i reflektonte tė gjitha kėto kundėrthėnie e ndikime, por i kishte edhe tė vetat, specifike: nė pikėpamje strategjike — mund tė shndėrrohej nė garnizon tė shkėlqyer ushtarak pėr ruajtjen e vijave tė rėndėsishme Lindje — Perėndim dhe anasjelltas; politikisht — reflektonte vetėqeverisjen me socializmin radikal; nė pikėpamje tė kulturės — jo vetėm qė gėrshetonte religjionet dhe civilizimet por vetė shqiptarėt, megjithėse i mbanin ato nė vete me shekuj, kishin arritur tė mbeten tė vetes. Mbi tė gjitha, Kosova i reflektonte kundėrthėniet midis zhvillimit dhe ecjes nė ngecje. Pėr kėto shkaqe, pozita e saj strategjike, nė literaturėn ndėrkombėtare politike, e pėrshkruar si «area of potential crises», nuk do tė duhej tė pėrkthehej si «hapėsirė e krizave potenciale», por si hapėsirė e bombardimit permanent tė kundėrthėnieve dhe tė ndikimeve nė fjalė.

   Inteligjencies nė Kosovė mund t'i zihej pėr tė madhe se nuk i kishte kapur me kohė kundėrthėniet nė fjalė, ose se nuk kishte ditur se si t'i zbėrthente; nuk kishte pasur veshė mė tė tė ndjeshėm pėr rrymat e erėrave tė ndryshme; se u kishte dhėnė prioritet gjėrave qė i kishte konsideruar kapitale dhe i kishin shpėtuar tė tjerat edhe mė kapitale, por ajo kishte qenė nė formim e sipėr. Nga tė parėt e vet ajo nuk kishte trashėguar as ndonjė kapital intelektual dhe as material. Andaj nuk kishte qenė kurrfarė ēudie qė ishte marrė me vėnien e bazave gjithėmateriale (ishte marrė me ndėrtimin e shtėpive), gjithėpolitike (ishte marrė me vėnien e lidhjeve politike, ndėr tė tjera) dhe gjithėteorike (ishte marrė me prezentime jokritike tė sistemeve tė mėdha tė mendimit).

   As politika dhe as inteligjencia nuk e kishin tentuar sintetizimin real tė zhvillimit tė gjithėmbarshėm tė Kosovės nga aspekti kritik. Jo vetėm sepse e mendonin tė pakohė, por se nuk kishin pasur as forca dhe as hapėsirė. Asnjėra nuk kishte provuar qė ngjarjet e vitit 1968 t'i vinte nė kontekst tė kontestacionit tė pėrgjithshėm tė atij viti nė botė, nė Evropė dhe nė Jugosllavi. Kishte qenė e natyrshme qė kėrkesat e atij viti ta shprehnin artikulimin e nevojave tė veēanta, por nuk kishte qenė e natyrshme ta injoronin ndikimin e proceseve tė pėrgjithshme dhe zhvillimin e pastajshėm tė proceseve tė demokratizimit ēdokund nė botė dhe nė Jugosllavi. Edhe politika, edhe inteligjencia, pėr kėtė shkak, jetonin me bindjen se proceset e demokratizimit relativ nė Kosovė kishin qenė meritė ekskluzive e secilės veē e veē. Ndėrkaq, vetėm insistimi nė ekskluzivitetin e kėsaj merite kishte qenė meritė ekskluzive e secilės veē e veē. Edhe politika edhe inteligjencia kishin pėrfituar nga proceset e demokratizimit relativ tė Kosovės pas vitit 1968, por kjo u kishte kushtuar shtrenjtė nė vitin 1981. Ngjarjet e kėtij viti e kishin befasuar edhe politikėn edhe inteligjencien, por pėrderisa politika ishte frikėsuar nga mundėsitė e panjohura dhe merrej me dėnimin e tyre, inteligjencia kishte heshtur, jo se ishte frikėsuar nga raprezaliet, por sepse nuk kishte dashur tė humbte asgjė: as besimin e masave dhe as pozitėn e vet shoqėrore. Kishte qenė ky njė reaksion tipik i inteligjencies nė situata tė paqarta, por as politika dhe as inteligjencia nuk e kishin pritur se viti 1981 nuk do tė pėrfundonte me 1981.

 

Viti '81 dhe bartėsit

  

   Njė pjesė e shtypit tė vendit (shtypi i Beogradit) e akuzoi ish-udhėheqjen kosovare pėr paktim me bartėsit e ngjarjeve tė vitit 1968. Sipas kėsaj kritike, midis kėtij viti dhe vitit 1981 udhėheqja kosovare i kishte vėnė bartėsit e ngjarjeve tė vitit '68 nė postet kryesore tė institucioneve arsimore, shkencore e kulturore, prej nga pastaj e kishin bėrė indoktrinimin e rinisė nė frymėn e nacionalizmit dhe tė irredentizmit shqiptar. Pavarėsisht nga ajo se kjo pjesė e shtypit e identifikonte afirmimin nacional me nacionalizėm  dhe synimet pėr barazi tė plotė me irredentizėm dhe separatizėm, do tė ishte mirė sikur pėr kėto ēėshtje tė flisnin objektivisht dhe pa paragjykime vetė bartėsit e tyre. Njė gjė e tillė do t'i ndihmonte formimit tė pasqyrės sė saktė mbi zhvillimin e proceseve dhe nxjerrjes sė pėrfundimeve tė shėndosha pėr zhvillimin e mėtutjeshėm tė proceseve shoqėrore nė Kosovė, e sidomos pėr karakterin e demokracisė qė do tė ishte e mundshme tė zbatohej dhe tė aplikohej nė Kosovė. Pavarėsisht nga kjo, nė kėtė tekst merret si i saktė pohimi se bartėsit e ndryshėm tė ngjarjeve tė vitit 1968 janė vėnė nė poste me rėndėsi shoqėrore, ndonėse jo edhe pohimi se ata qėllimisht e bėnė indoktrinimin e rinisė nė frymėn e nacionalizmit shqiptar, sepse, po tė jetė ashtu, atėherė, vėshtirė se mund tė arsyetohet bindshėm drasticiteti i dėnimeve dhe heshtja e gjatė e inteligjencies rreth tyre.

   Drasticiteti i kėtyre dėnimeve dhe veēanėrisht heshtja rreth tyre, ndėr tė rinjtė nėpėr burgje reflektohej shumė rėndė: nga njėra anė i lėndonte tejet shumė, ndonėse kėtė lėndim nuk e shfaqnin hapur. Nga ana tjetėr, lėndimi i tillė transformohej nė njė vendosmėri pėr tė vajtur gjer nė fund, pa i marrė parasysh sakrificat, por edhe mė shpesh shndėrrohej edhe nė njė tendencė tė vetizolimit, tė tėrheqjes nė vete, tė zhdukjes sė dėshirės pėr tė komunikuar me rrethin e dikurshėm, qoftė edhe me prindėrit e tyre. Pėr kėtė shkak, pėrkrahjen nga Shqipėria e pėrjetonin nė raport me heshtjen nė Kosovė. Dhe, nė kėtė pikė, as politika dhe as inteligjencia nuk kishin treguar ndonjė menēuri tė duhur. Ndėrkaq, fyerjet qė ua drejtonte shtypi, duke i quajtur me emra tė ndryshėm, i nxitnin qė nėpėr fjalorėt e tyre qė i mbanin me vete ose qė i huazonin nga njėri-tjetri (kur u jepej mundėsia), vazhdimisht ta kėrkonin kuptimin e fjalėve me tė cilat etiketoheshin. Ishte me interes tė veēantė se pyesnin vetėm atėherė kur nuk kishin shtegdalje tjetėr. Nga kjo mund tė pėrfundohej se dėshironin tė dukeshin mė tė pjekur, mė tė dijshėm, mė tė rritur. Dėshironin tė ishin nė nivelin e pėrmbajtjes sė nofkave qė ua ngjisnin, por nuk mund tė venin pėrtej moshės. Pėr kėtė shkak, i vėreja duke u skuqur pėr shkak se ishin tė detyruar tė kėrkonin ndonjė sqarim; duke i mbledhur buzėt gjatė leximit tė ndonjė teksti qė u dukej i vėshtirė; duke e rrudhur ballin gjatė mundimit pėr tė depėrtuar te ndonjė kuptim mė i fshehur i ndonjė fjalie, dhe duke buzėqeshur befas kur kujtonin se e kishin gjetur atė qė e kėrkonin. Shkurt, dukej qartė se tė rinjtė nėpėr burgje bisedonin me heshtjen, e cila i lėndonte, dhe tė cilėn nuk mund ta kuptonin.

   Nė vitin 1981 i kisha parė shokėt e tyre nė aksion. Kisha qenė nė afėrsi tė tyre, e ndonjėherė edhe midis tyre dhe milicisė. I kisha soditur fytyrat e tyre «tė nxira» nga «betejat», tė egėrsuara, tė zbehura nga lodhja apo tė skuqura; sytė e tyre — tė pėrlotur nga gasi, por edhe nga dhembja; gjymtyrėt — tė dėrrmuara nga vrapi ose nga pėrleshjet me tė rinjtė tjerė tė veshur me uniforma. Nuk kisha mundur t'i mendoja si armiq, si tė indoktrinuar, e as si kontrarevolucionarė. E kisha fituar pėrshtypjen  e njė mllefi tė pėrgjithshėm, tė shkaktuar jo vetėm nga momenti aktual, por edhe nga e tėrė historia. Pėr kėtė shkak, kur politika me arrogancė kishte kėrkuar prej meje qė tė ndikoja nė ndėrprerjen e tyre, kisha kuptuar se ajo kishte dėshtuar. Nuk provova t'i ndėrprisja, por as nuk dėshiroja tė vriteshin mes vete. Pėr kėtė shkak, nė bisedėn e heshtur me heshtjen "mė tė madhe se nemitja», kisha vendosur tė mbetesha pranė tyre. Dhe, mbeta pranė tyre, edhe atėherė kur u vetėlind Kosova, por edhe atėherė kur u vranė dhe kur u inaugurua demokracia.

   I vėshtroja nėpėr burgje; i vėshtroja edhe ata qė i mbanin uniformat. Tė dy palėt mė dukeshin tė burgosur. Shpirtėrisht, - veniteshin ata qė i mbanin automatikėt dhe uniformat; fizikisht, - rrėnoheshin kėta qė ishin brenda grilave. Pėr kėtė shkak, nė bisedėn e heshtur me heshtjen «mė tė heshtur se nemitja», befas kisha pyetur: nė emėr tė cilės politikė dhe tė ēfarė principeve politika i kishte quajtur tė parėt kontrarevolucionarė, ndėrsa tė dytėt i kishte armatosur  pėr t'i ndjekur tė parėt?

   Pėrse kishte heshtur Evropa?

   Kėta tė rinj, tė etur pėr dije, tė lėnduar nga heshtja, tė rėnė nė kundėrshtim me moshėn, por tė vendosur qė me ēdo kusht ta krijonin botėn e tyre, kishin qenė bartėsit e ngjarjeve tė vitit 1981. Kishin qenė gati fėmijė. Bile, nuk kishin qenė tė vetėdijshėm as pėr peshėn e veprave «tė inkriminuara», e as pėr peshėn e ngjarjeve qė i kishin inicuar. Nė bisedėn e heshtur me veten e kishin ndėrtuar botėn e ėndrrave tė tyre.

   U ishte dukur se e kishin pasur pėr detyrė t'i kontribuonin krijimit tė botės sė ėndrrave tė tyre dhe nuk i kishin menduar rrjedhimet  eventuale as pėr veten, as pėr familjen, as pėr rrethin. Nė fillim nuk i kishin kuptuar as vlerėsimet politike pėr atė qė kishin bėrė. Pastaj ishin habitur me ato qė i dėgjonin pėr veten dhe mė nė fund, tė rezignuar, i kishin besuar vetėm vetes dhe qėllimit tė tyre.

   Kėta tė rinj e kishin pasur shpirtin e pastėr, tė ēiltėr si rrezja e diellit nė mėngjes. As nė zemėr dhe as nė mendje nuk e bartnin tė keqen. Ideali i tyre dukej sinonim me tė mirėn dhe tė bukurėn. Bota qė e gjakonin ishte e pėrmbushur me shpirtin e tyre tė pastėr, me ėndrrat e tyre tė bukura, me idealet e tyre tė mėdha. Ishte ajo njė botė e barazisė sė pėrgjithshme dhe tė plotė, e zhveshur nga ligėsitė e llojeve tė ndryshme. E dėshironin njė botė me raporte tė ēiltra  e humane, me konkurrencė tė lirė tė mendimit dhe tė ideve, me kritere tė njejta tė zgjedhjes sė mė tė mirit, pa pėrbuzje, njė botė ku do tė shpėrthenin vlerat e tyre tė njėmendėta individuale dhe gjeniu i tyre kolektiv krijues.

   Kur me ndrojtje mė rrėfenin intimisht pėr botėn e tyre mahnitėse; kur me zė tė ulėt i kėndonin kėngėt e Shkurte Fejzės dhe tė Shyhrete Behlulit, melodia e tė cilave pothuaj buronte nga thellėsia e qenies sė tyre, nga ajo pikė ataviste e lidhmėrisė sė njeriut me tokėn; kur i vėreja "meloditė" e kullave tė Eifelit tė ndėrtuara me fije shkrepse, me njė durim tė pashembullt; kur ėndrrėn, kėngėn, ndėrtimin e gjėsendeve tė vogla — tė gjitha sė bashku — i shndėrronin nė art prej tė cilit shpėrthente ideali i botės sė tyre, unė, i shkolluari nė metropolet e vendit dhe tė botės, ndonėse i katandisur rėndė nė burg, gėzohesha kur mė konsideronin tė vetin. Dhe pastaj mė torturonin mendime halucinante:

   Mė dukej se substrati i tyre shpirtėror pėrmbante edhe diē nga klithma ushtarake e rrethimit tė Trojės, nga kohėt e parahistorisė; nga ajo mezokohė, «zonė e pėrhimtė» midis perėndimit tė egėrsisė dhe lindjes sė civilizimit, tė cilin e kėndoi Homeri i verbėr me njė mjeshtri qė i kishte tejkaluar epokat dhe kohėn nė tėrėsi; diē nga ajo kryeneqėsi proverbiale, nga ai kontestacion i normave tė huaja, qė atėbotė i kishin nxitur dijetarėt e shovenizmit antik tė Greqisė antike tė konstatonin me pėrbuzje, por edhe me njė si pėrzierje tė frikės dhe tė admirimit: «kėta barbarė tė ndotur dardanė qė nuk laheshin...», e tė cilėt, nė tė vėrtetė, kishin menduar nė vete: — qė nuk donin t'i nėnshtroheshin shkėlqimit tė botės sė tyre antike dhe as mendjes sė dijetarėve tė tyre tė shquar dhe as armės sė ushtarėve tė tyre tė ngritur nė nivelin e perėndive.

   Mė dukej se substrati i tyre shpirtėror pėrmbante edhe diē nga gjakimi pėr liri qė ishte mbartur edhe nga ushtarėt e rėnė nė fushėbetejat kundėr Filipit tė Maqedonisė; tė atyre tė tjerėve qė duke kujtuar se e luftonin despotizmin e atėhershėm dhe tė mėvonshėm aziatik, i kishin lėnė koskat e veta nėpėr tėrė Azinė, gjer nė Indi; qė nėn flamurin e kushėririt tė tyre — Lekės (Aleksandrit tė Madh), tė birit tė Filipit, e kishin bartur famėn e armės greke dhe tė civilizimit tė tyre nėpėr tė gjitha kontinentet e njohura tė botės sė atėhershme.

   Substrati i tyre shpirtėror padyshim qė duhej tė pėrmbante edhe diē nga klithmat e ushtarėve tė rėnė nė luftėrat antiromake; duhej tė ishte i mbarsur edhe me kontestacionin e civilizacionit tė imponuar tė tyre, edhe me pėrbuzjen e atyre perandorėve tė Romės me prejardhje nga radhėt e veta, e tė cilėt e kishin bartur flamurin e saj dhe gjenialitetin e vet ushtarak larg, pėrtej kufijve tė Ilirisė — Iliricum-it tė vjetėr; diē nga gjeniu ndėrmarrės i Dioklecianit, Konstandinit tė I dhe Shėn Jeronimit nė Bizantin e vjetėr. Kjo shprehej nė artin e tyre tė kullave tė Eiffelit, tė ndėrtuara nga fijet e shkrepsės e me durim tė pashembullt. Ndėrkaq, herė-herė, edhe meloditė e thekshme tė kėngėve qė i kėndonin, dukej se pėrmbanin edhe diē nga klithmat e atyre kryengritėsve tė paepur qė kishin qenė tė varrosur nė «Latrones Dardaniae»; qė i kishin detyruar perandorėt me prejardhje nga radhėt e veta tė ndėrtonin me kujdes tė madh njė rrjetė tė tėrė «stacionesh beneficiare» nė Dardaninė e vjetėr dhe nė Moesia Superior-in e mėvonshėm. Substrati i tyre shpirtėror, pa dyshim pėrmbante edhe diē nga ata qė vazhdimisht i kishin ndihmuar rrėnimit tė Bizantit, meqė  nuk kishin mundur  t'i qėndronin dot protokoleve tė rėnda tė oborrit tė Cezarėve dhe tatimeve edhe mė tė rėnda tė tagrambledhėsve tė tyre; qė i kishin ndihmuar ngritjes dhe pavarėsimit tė shteteve tjera, duke kujtuar se i ndihmonin edhe vetes, por pastaj, shteti i tė tjerėve, mbi gėrmadhat e Perandorisė sė rrėnuar tė Bizantit, kishte dashur ta ngriste njė Bizant tė ri pėr vete! Ata pastaj pėrsėri kishin qenė tė detyruar t'i kontestonin normat e imponuara, dhe pėr kėtė shkak ishin tėrhequr nėpėr malet e tyre tė thepisura qė tė jetonin si barinj nėpėr kasolla tė vogla qė i kishin ndėrtuar kastile pėr atė qėllim; ata qė pastaj Cari i madh i Kanunit tė njohur, si tė tillė i kishte pėrmendur nė Kanunin e vet, por pėr tė cilin ata as qė kishin dėgjuar.

   Nėpėr gjakun e tyre, padyshim qarkullonin gjene tė tė gjitha kohėrave, me atė pėrbėrjen e tyre kimike ende tė pashkoqitur tėrėsisht nga shkenca. Ndoshta nė shpėrndarjen e gjakut nėpėr qelizat nervore, nė atė pikėn e pakapshme ku materia transformohet nė mendje, shpirt e frymė, tė cilėn Kanti plak ishte pėrpjekur ta pėrcaktonte, por qė pastaj ishte detyruar ta cilėsonte si ende tė papikėsuar nga dijetarė tė shkencės, pikėrisht prej aty, doemos duhej tė ishte bartur nė substratin e tyre shpirtėror edhe diē nga kontestacioni i luftėtarėve dhe tė vetė atij prijėsit legjendar, tė cilit nė fėmijėri, si peng, ia kishin dhunuar besimin, por qė nė burrėri dhe nė pleqėri ishte shndėrruar nė simbol tė fuqishėm tė unit rezistent tė tė gjithė shqiptarėve tė tė gjitha kohėrave dhe tė tė gjitha besimeve.

   Substrati i tyre shpirtėror doemos e ndiente tė gjallė edhe kontestacionin e atij kaēaku nga ana e Drenicės qė nuk deshi tė pajtohet me «krajlin» e madh dhe pastaj e la amanet qė kufomėn t'ia hidhnin nė ndonjė shpellė tė panjohur tė gėrxheve tė Kosovės; dhe tė atij plaku zemėrbardhė nga Rrafshi i Dukagjinit qė e vranė me pabesi nė shpellėn e Dragobisė dhe i cili pėr tė gjallė tė vet nuk ishte pajtuar as me Azinė e as me Evropėn dhe qė vazhdimisht i kishte pėrkrahur shkollarėt e ndritur tė kombit tė vet me shpresė se ata do t'ia forconin unin e plotė midis kombeve  tjera, por tė cilėt, pėrmes agjentėve tė paguar, i vrau njė nga njė mbretthi i vetėshpallur, duke e zhveshur nė kėtė mėnyrė kombin nga mendja e vet e ndritur dhe duke ia mundėsuar atij, pėr kėtė shkak, marshimin pėrpara drejt feudalizmit tė agallarėve, tė cilin shqiptarėt patėn menduar se e kishin hedhur pėrtej detit sė bashku me otomanėt e urrejtur; pėrmbante diē edhe nga kontestacioni i fuqishėm i atyre partizanėve tė popullit, kėtej dhe matanė kufirit, tė cilėt nė emėr tė hazreti Leninit dhe tė hazretėve tė tjerė, pėr 4 vjet rresht, nė kushte tė pamundshme, e kishin luftuar kuēedrėn e ēeliktė tė fashizmit, duke i ndihmuar me gjakun e tyre aleatėve tė luftės, por tė cilėt, pastaj, nė shenjė falenderimi, pėr pak sa nuk i kishin harruar tėrėsisht, por qė, megjithatė, nė fshatin e Bunjajt, ua kishin lėnė ta pėrpilonin letrėn e njėkuptimtė, por qė ata tė cilėt e patėn nėnshkruar e shpallėn tė dykuptimtė, dhe bile me vehemencė e kontestuan pėrmbajtjen e saj;  atė letrėn, e cila nė 45 vjetėt e ardhshėm ėshtė dashur tė tregonte nėse shqiptarėt e mbarsur me kontestacion tė historisė do tė silleshin nė harmoni me atė menēurinė qė nė vitet  '20 tė kėtij shekulli, ua kishte lėnė amanet ai komisari i ēuditshėm i Ligės sė Kombeve...

   Pastaj, nga njė krismė e fuqishme e derės sė burgut qė rojet e shkaktonin enkas pėr t'ua larguar kllapinė tė burgosurve, tė cilėt poeti i madh grek Ricos i kishte komanduar tė mėrdhinin nė acar, por qė nuk kishin mėrdhirė, i djersitur dhe shpirtėrisht i dėrrmuar nga vegime tė tilla halucinante tė kotėsisė, mė ishte dukur sikur kisha klithur me tėrė fuqinė e shpirtit:

   O perėndi, mos e ndotni botėn e ėndrrave tė vitit 1981 me dallaveret e kohės!

   Mirėpo perėnditė, tė zėnė me lojėrat e botės sė tyre, jo vetėm qė nuk e kishin dėgjuar klithmėn e tillė, por kishin menduar se nuk duhej ta bėnin fare hesap, sepse botėrat e tjera, sipas llogarive tė tyre, do tė duhej tė ekzistonin vetėm pėr ata vetė dhe jo edhe pėr tė tjerėt...

 

Viti “81 — karakteri i demokracisė

 

   Pikėrisht nė zemrėn e botės sė tė rinjve tė pėrshkruar mė lart qėndron kėrkesa pėr barazi tė plotė dhe pėr liri tė ngjashme me atė tė kombeve tė tjera tė Jugosllavisė. Nė qoftė se liria nėnkuptohet si oportunitet perspektive individuale dhe kolektive, si mundėsi e vetėkrijimit tė plotė tė njeriut, dhe nė qoftė se liria pėr vete «per se», nuk ka ndonjė kuptim, atėherė kėrkesa pėr republikė ishte kėrkesė pėr suazat dhe pėr instrumentin vetanak tė realizimit tė saj (lirisė sė vetėkrijimit). Nga ky aspekt, spekulimet pėr manipulimin me bartėsit e v. 1981, nė qoftė se nuk e kanė burimin tek ata qė atė e kundėrshtojnė, atėherė kanė tė bėjnė me tendencėn e rikthimit tė pozitave tė humbura, d.m.th., nė funksionin dhe nė karakterin e instrumentit nė fjalė, me natyrėn e demokracisė sė preferuar, me raportet shoqėrore qė dėshirohen tė zhvillohen. Ndonėse kontestohet me vehemencė, spekulimet e tilla janė recidivė e sistemit njėpartiak, tė cilėsuar ndėr ne si sistem monist. Te kritika nė gjuhėn serbokroate sistemi njėpartiak mė shpesh cilėsohet edhe si sistem njėmendshmėrie (jednoumlja), d.m.th. sistemi i dominimit tė njė mendimi dhe i kastigosjes sė mendimeve tjera. Mirėpo sistemi njėpartiak mbetet sistem njėpartiak (term politik) dhe filozofikisht mund tė cilėsohej me njėmendshmėri tė mendimit. Kėshtu, edhe nė pikėpamje tė mendimit, por edhe tė praktikės politike, sistemi njėpartiak (i cili mund tė ishte, por edhe mund tė mos ishte socialist), ishte ekskluziv edhe nė mendim edhe nė praktikė. I shėrbente atyre qė e kishin pushtetin dhe pėrkrahėsve tė tyre. Ajo qė mbeti e pathėnė gjatė pėrdorimit tė kėsaj terminologjie nė tė vėrtetė ishte refleksion i pasigurisė sė aktualitetit politik. Kritika, me fjalė tė tjera, edhe pse pėrpiqej t'i printe zhvillimit tė proceseve, nuk ishte fort e sigurt pėr sa i pėrket kahjes sė mundshme tė zhvillimit tė tyre.

   Ndėrkaq kritika nė gjuhėn shqipe, tė dy kuptimet e nocioneve tė pėrmendura («njėpartiak» — «njėmendshmėri»), i pėrfshiu me nocionin sistem monist, dhe kjo po ashtu nuk mund tė mos ishte refleksion i aktualitetit politik. Sistemi monist, si nocion, e ka burimin nė filozofi, konkretisht te filozofia monadologjike e Lajbnicit (Gottfried Wilhelm Leibniz, 1646 -1716). Kuptimi filozofik i monadės te Leibnici nuk ėshtė vetėm ekskluziviteti, pėrjashtimi i asaj qė nuk ėshtė «njė», por harmonia, tretja e «jonjėshit» nė «njė», substanca e pandashme dhe unike, qė ėshtė burim i vetvetes. Politikisht, Leibnici e kėrkonte tejkalimin e copėzimit feudal tė Gjermanisė sė shekullit XVII nė emėr tė njė borgjezie qė ishte nė lindje e sipėr, por akoma tė paformuar plotėsisht. Ndėrkaq, te ne aludohet nė shkrirjen e diferencave, tė dallimeve tė ndryshme shoqėrore, dhe tė pėrvojave tė ndryshme individuale dhe grupore, nė emėr tė qėllimeve «tė nėnkuptuara», por qė nuk mbrohen botėrisht.

   Bota e tė rinjve tė vitit '81 e akcepton demokracinė si mundėsi tė shprehjes sė mendimit tė lirė. Nė tė vėrtetė ajo u lind si e tillė nė luftė pėr realizimin e kėsaj mundėsie, por ajo nuk mund ta akceptojė demokracinė si zėvendėsim tė njė njėmendshmėrie me njė njėmendshmėri tjetėr; jo si rrotullim tė pozitave tė mendimeve dominante dhe ekskluzive me mendime tė tjera qė e synojnė dominacionin dhe ekskluzivitetin e tė parėve. Ajo mund ta lejojė absolutizimin realativ tė njė mendimi shoqėror, nė qoftė se ai ėshtė rezultat i konkurrencės sė lirė tė mendimeve, nė qoftė se ėshtė kulluar pėrmes luftės sė hapur tė mendimeve tė ndryshme, por nuk mund tė pajtohet me mbisundimin e njė mendimi, nė kohė dhe nė hapėsirė, nė qoftė se atė pozitė e ka arritur dhe e ruan me metoda tė vjetra tė monopolit tė shtypit, me izolimin e heshtur dhe ilegal (joligjor) tė bartėsve tė mendimit tė kundėrt, ose me pėrparėsitė qė vjedhurazi ia ka mundėsuar sistemi i vjetėr, duke mos i dhėnė kurrfarė shansash tė tjerėve, bartėsve tė vėrtetė tė ndryshimeve.

   Dhe — demokracia nuk mund tė heshtet me pretekstin e momentit. Bota e tė rinjve tė vitit '81 ishte e hapur dhe i barti tė gjitha konsekuencat. Andaj, preteksti i «ēastit», i «momentit», i «rendit» tė realizimit tė qėllimeve, nuk ka asnjė lidhje me demokracinė. Gjėrat u thanė hapur qysh mė '81. Pėr kėtė shkak, preteksti i momentit mund tė ketė ndonjė lidhje tė kuptueshme vetėm me strategjinė e zhvillimit tė raporteve shoqėrore dhe tė pozitės shoqėrore tė mjeteve tė prodhimit. Me fjalė tė tjera, e ky ėshtė kyēi i problemit, jo vetėm ndėr ne, por edhe nė Evropė, nuk ėshtė akoma e qartė se ēfarė demokracie synohet?

   Nė kėtė pikė bota e tė rinjve tė vitit 1981 ndeshet me realitetin. Ajo e kishte tė qartė se ēfarė nuk deshi:

   Ajo nuk e deshi praktikėn e zhvillimit tė deformuar e tė mangėt.

   Socializmi, nė pėrgjithėsi dhe jo vetėm te ne, nuk kishte pasur sukses ta zgjidhte ēėshtjen e demokracisė. Pėrpjekjet e RSP tė Shqipėrisė dhe tė disa vendeve tė tjera qė kėtė ēėshtje ta reduktonin nė pjesėmarrjen aktive tė masave nė proceset e ndryshme tė nxjerrjes sė vendimeve, nė kushtet e vetėizolimit ndėrkombėtar nuk mund tė prezentoheshin si tė suksesshme; socializmi nuk mundi ta krijonte njė bazė mjaft tė gjerė e tė fortė shoqėrore e as ta ndryshonte vetėdijen shoqėrore gjer nė atė shkallė e cila, pa rrezikun e pėrmbysjes sė rendit shoqėror, do ta mundėsonte luftėn e hapur tė ideve dhe tė partive politike; nuk guxoi ta rrezikonte luftėn termonukleare dhe ta katandiste njerėzimin nė hiē. Pėr kėto e shkaqe tė tjera, veēanėrisht tė lidhura me nevojėn e zhvillimit (modernizimit), hoqi dorė nga lufta pėr eksportimin e revolucionit, tė komunizmit dhe pėr ndryshimin e tėrėsishėm tė raporteve ndėrkombėtare (momentalisht, ėshtė irelevante, pos pėr hesape politikaneske, tė polemizohet mbi atė se a qe i detyruar apo edhe vetė deshi tė hiqte dorė). Mirėpo tė flitet pėr socializmin vetėm si pėr njė eksperiment totalisht tė dėshtuar do tė thotė qė mė sė paku t'i krijosh probleme sė ardhmes, veēanėrisht nė kushte tė pazhvillueshmėrisė.

   Prandaj, pėr shkak tė shkallės sė zhvillimit tė gjithmbarshėm, problemi thelbėsor i Kosovės nuk ėshtė shkalla me tė cilėn akceptohet demokracia por zhvillimi. Demokracia doemos do tė duhej t'i ndihmonte zhvillimit shoqėror dhe ekonomik tė Kosovės. Si e tillė ėshtė padyshim e mirėpritur dhe e mirėseardhur. Mirėpo me demokraci nuk mund tė synohet konservimi i raporteve tė vjetra, sepse ato nė Kosovė shpesh janė tė karakterit feudo-klanor, dhe bile as tė karakterit feudo-borgjez. Nė qoftė se me demokraci synohet demobilizimi dhe jo mobilizimi i forcave tė zhvillimit; nė qoftė se, ajo (demokracia), nuk do ta mundėsojė (pėrmes zgjedhjeve tė lira), shpėrthimin e forcave tė njėmendėta kreative; nė qoftė se pėrmes  konkurrencės sė lirė tė ideve, mendimeve dhe mallrave nuk do tė mundėsohet ndėrtimi i vlerave tė njėmendėta; nė qoftė se, me fjalė tė tjera, demokracia, pėrmes mekanizmave tanimė tė njohur, do tė reduktohet nė formalizėm tė thjeshtė pėr ruajtjen e privilegjeve tashmė tė privilegjuara e jo pėr begatimin e jetės shoqėrore dhe politike, ky lloj i demokracisė nė Kosovė nuk do t'u duhet as bartėsve seriozė tė saj, tė cilėt nė Amerikė e propaguan si mėnyrė tė denjė pėr jetėn e njeriut.

   Kosova, me fjalė tė tjera, as nuk e ka importuar, e as qė mund ta importojė demokracinė. Dhe, nuk mund, gjithashtu, ta eksportojė atė. Ajo nuk mund ta ndėrtojė demokracinė nė baza tė ekskluzivitetit nacional, e as tė antikomunizmit. Tė provohet e kundėrta do tė thotė tė dhunohet demokracia dhe tė provokohet e ardhmja demokratike.

   Demokracinė nė Kosovė nuk e lindėn tė tjerėt, e as nuk u lind pėr qejfin e tyre. Ishte e ndėrlidhur me proceset demokratike tė Evropės dhe me synimet e tilla tė njerėzimit.

   Demokracia nė Kosovė u vetėlind nė vitin 1981, do tė rritet vetė, sė bashku, e barabartė dhe e ndėrlidhur me tė tjerat.

 

Krushė e Madhe, 26 Maj 1990