FILOZOFA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE

 

Mr. Ukshin HOTI

 

KOSOVA DHE EVROPA

 

( II )

 

2. PRAPAVIJA E QASJES

 

            -"Tė gjitha qeniet njerėzore lindin tė lira dhe tė barabarta nė dinjitet dhe nė tė drejta". Po shqiptarėt? "Janė tė shpėrblyera me arsye dhe me vetėdije". Po zyrtarėt? "Dhe ndaj njėri tjetrit duhet tė sillen nė frymėn vėllazėrore". Po raportet serbo-shqiptare, tė cilat qysh moti e kanė tejkaluar njė frymė tė tillė, si mund tė zhvillohen mė tutje? (Nga Neni 1 i Deklaratės sė Pėrgjithshme mbi tė Drejtat e Njeriut tė OKB, 1948. Ndėrhyrjet e autorit U.H.)

 

          Titulli "Kosova dhe Evropa", pa dyshim qė duket, dhe nė tė vėrtetė edhe ėshtė pretencioz, por jo me qėllim. Duket sikur me tė nėnkuptohet vajtja e drejtpėrdrejtė e Kosovės nė Evropė, pavarėsisht nga Jugosllavia dhe pavarėsisht nga Shqipėria. Po tė shqyrtoheshin gjėrat nga njė pikėvėshtrim i veēantė, i stėrholluar e ironik, dhe po tė ishte ēėshtja mė pak e ndjeshme, do tė lejohej njė komentim i veēantė, ndoshta tragjikomik, por nė esencė i vėrtetė: kėto dy shtete nuk qenė tė afta  as t'a zgjidhnin problemin dhe as tė merrnin parasysh vullnetin e kosovarėve. Kosovarėt andaj qysh heret, po sidomos nė vitin 1981, vendosėn ta merrnin fatin e tyre nė duart e veta, dhe tė vetmuar, por tė vendosur, u nisėn drejt Evropės! Mirėpo, puna ėshtė tė arrinin atje. A do tė mund t'ia lejonin kėto dy shtete ecjen e saj tė vetmuar pėr nė Evropė? Dhe a do ta mirėpriste si tė tillė Evropa? Dhe, sė fundi, a ėshtė vallė i njėmendėt vullneti i tyre pėr tė ecur tė vetmuar pėr nė Evropė? Pėr kėto shkaqe, gjatė leximit tė kėsaj serie tė artikujve dhe tė autorėve kompetentė pėr ēėshtjet e Evropės, lexuesi me siguri do tė bindet se titulli i pėrbashkėt i tyre vetėm duket pretencioz, por nė realitet nuk ėshtė i tillė. Tema pėr tė cilėn ėshtė fjala ėshtė aq e vjetėr sa edhe vetė historia e vetėdijėsuar politike shqiptare, por gjithashtu sa edhe vetė vetėdijėsimi i proceseve integrative tė Evropės.

        Megjithatė kėta artikuj nuk merren me historinė e vetėdijėsuar politike shqiptare. Me tė do tė duhej tė merreshin institucionet adekuate tė shoqėrisė. Iniciativa e Institutit Albanologjik nė Prishtinė p.sh. qė tė organizojė njė simpozium shkencor mbi temėn "Shqiptarėt dhe Evropa, dje dhe sot" ėshtė pikėrisht ajo qė do tė ishte me interes pėr historinė e vetėdijėsuar politike shqiptare. Historia e vetėdijėsuar politike shqiptare i nėnkupton interesat kombėtare pėr tė cilat dihet nė tė kaluarėn, pėr tė cilat ėshtė shkruar dhe shkruhet nė mėnyrė analitike dhe pėr tė cilat ėshtė bėrė tashmė njė sintezė kompetente teorike, me qėllim tė vėnies sė tyre nė kontekstin aktual politik dhe nė kontekst tė zhvillimit tė proceseve politike nė tė ardhmen. Dhe kjo ėshtė aq mė parė e nevojshme dhe me rėndėsi kapitale, pėr shkak tė ndryshimit radikal tė kontekstit politik tė vetė aktorėve - bartės tė interesave tė tilla kombėtare (rėnia e pėrcaktimit ekskluziv komunist, akceptimi i pluralizmit politik) dhe pėr shkak tė ndryshimit tė ambientit ku kėta aktorė dhe ato interesa mund tė veprojnė (afirmimi i proceseve integrative tė Evropės). Kėto dy gjėra -aktorėt (shtetet, kombet), dhe ambienti i veprimit tė tyre, Evropa, bota, nė tė vėrtetė e pėrbėjnė atė qė quhet politikė e jashtme e shteteve, e cila gjithmonė niset nga interesi vital i kombit, dhe Marrėdhėniet Ndėrkombėtare politike, ku interesat e tilla vitale thyhen, realizohen ose mbeten si tė tilla.

          Konotacioni "Dje" dhe sidomos "Sot" nė titullin e simpoziumit tė menduar shkencor tė Institutit Albanologjik kėto gjėra sigurisht qė i nėnkupton. Tema e serisė sė artikujve qė ndodhet nė duart e lexuesit ka tė bėjė me atė qė nėnkuptohet me "Sot" dhe gjithsesi me atė qė nėnkuptohet me "nesėr". Mirėpo as "Sot" dhe as "Nesėr" nuk mund tė nėnkuptohen pa "Dje-nė". Pėr kėtė shkak, aktualizimet e sė kaluarės nė kėto tekste bėhen gjithmonė nė kontekst tė sė ardhmes.

           

Qasja e problemit

           

          Mirėpo politika, pėr fat tė keq, ėshtė njė shkencė dhe njė veprimtari shoqėrore pėr tė cilėn shumė njerėz tė painformuar as pėr njėrėn dhe as pėr tjetrėn e konsiderojnė veten si kompetent. Nė kėtė pikė politika barazohet me poezinė. Sikurse qė nė poezi ēdo vjershėtar nuk bėhet automatikisht edhe poet, edhe nė politikė, ēdo njeri qė merret me tė nuk bėhet automatikisht edhe njohės i saj, dhe aq mė pak, njohės i shkencės mbi politikėn ose i shkencave politike. Dallimi konsiston nė faktin se si duket, pėr t'u marrė me politikė, nė rrethana tė caktuara ia mėsyejnė mė tepėr njerėz se sa nė poezi. Ndoshta pėr shkak se u duket mė lehtė ta provojnė "patriotizmin" e tyre, apo pėr shkak se ėshtė nė natyrėn e njeriut tė ngazėllehet  me mendimet e veta edhe atėherė kur ato i shėrbejnė vetėm atij e jo edhe tė tjerėve, ose ndoshta edhe pėr shkak se politika u duket njė fushė aq e gjerė e veprimtarisė shoqėrore sa qė u duket e pamundshme tė mos gjejnė bashkėmendimtarė pėr njė mendim apo ide tė veten. Duket sikur njerėzit nė pėrgjithėsi nuk e njohin karakterin e shkencave politike dhe e bėjnė pėrzierjen e aspekteve tė ndryshme tė saj.

       Dhe ky nuk ėshtė vetėm njė gabim i rėndomtė i njerėzve nė pėrgjithėsi. Ai ėshtė njė gabim tipik qė e bėnte dikur, dhe akoma e bėn, edhe pjesa mė e madhe e inteligjencisė, e cila nuk ėshtė marrė ndonjėherė seriozisht me hulumtime politike. Mjafton  vetėm njė vėshtrim sipėrfaqėsor i shtypit tė ditės, por edhe i shkrimeve dhe i deklaratave me pretendime ca mė serioze nga lėmi i politikės, pėr tė konstatuar se zakonisht nuk bėhet dallimi themelor midis politikės si veprimtari shoqėrore dhe politikės si shkencė, se nuk janė tė qarta definicionet mbi termat e ndryshme politike dhe mbi nocionet e saj, se mungojnė njohuritė themelore mbi dukuritė dhe proceset e ndryshme politike  dhe se shpeshherė mungon plotėsisht vetėdija mbi konsekuencat e mundshme tė kėtyre gabimeve. Shumica e njerėzve, duke dashur artificialisht tė paraqiten si njohės tė mirė tė politikės, as qė japin pėr tė kuptuar me ndonjė fjalė apo fjali se shqyrtimit tė ndonjė problemi eventual politik i qasen nga aspekti i shkencės apo i profesionit tė vet me tė cilin merren. Ndėrkaq, ata tė cilėt dikur merreshin me shkrime politike, juridike, sociologjike, filozofike etj., tė cilėt shpeshherė nė mėnyrė artificiale nė qarqe tė caktuara i konsideronin si kompetentė tė kėtyre lėmenjve, ndonėse akoma u duhej edhe shumė punė pėr t'u bėrė vėrtetė kompetentė, nė qoftė se  nuk kanė qenė tė heshtur me dhunė, tani sikur kanė heshtur vetė.

        Mund tė ketė ndodhur kjo ndoshta pėr shkak tė rrebeshit tė kritikės sė njė praktike dhe njė teorie tė thyer, tė cėnuar nė "pacėnueshmėrinė" e saj, dhe tė dėshtuar gati nė tėrėsi. Ndoshta pėr shkak se akoma nuk janė tė gatshėm qė postulatet e teorive tė dikurshme t'ia nėnshtrojnė rivalorizimit tė kritikės sė vetėdijėsuar politike dhe akoma presin ditė mė tė mira. Dhe ndoshta pėr shkak se akoma dėshirojnė ta ruajnė "pacėnueshmėrinė" e "teorive" tė tyre tė vogla pėr tė provuar "ringjalljen" nė ditėt e mėdha! Ato, dmth. "ditėt mė tė mira" dhe ato "mė tė mėdha", me siguri se do tė vijnė, por vetėm nė kontekst tė luftės sė ideve dhe jo nė kontekst tė absolutizimit tė tyre me dhunė, nė kontekst tė afirmimit tė vlerave tė njėmendėta dhe jo nė kontekst tė imponimit tė gjysmėvlerave dhe tė gjysmė-ideve, nė kontekst tė hulumtimit tė sė vėrtetės dhe jo nė kontekst tė hulumtimit tė mundėsive pėr tė afirmuar gėnjeshtrėn nė vend tė sė vėrtetės, nė kontekst tė luftės pėr progresin e njėmendėt tė shoqėrisė dhe jo nė kontekst tė ruajtjes sė pozitave tė pamerituara nė shoqėri. Demokracia kėtė tani do tė duhej ta bėnte tė mundshme, madje edhe tė domosdoshme.

          Ata nuk do tė duhej ta ndjenin veten tė prekur nga dėshtimi i njė praktike e cila edhe ashtu nė vete e pėrmbante dėshtimin. Fuqitė e veta intelektuale, pėrvojėn politike, vizionin e botėkuptimeve tė veta progresive do tė duhej t'i vinin nė shėrbim tė ndėrtimit tė raporteve tė reja demokratike. Ata do tė duhej ta dinin mė mirė se tė tjerėt se e vjetra nuk mund tė kthehet. Ēdo kohė i ka tė vėrtetat e veta, por ato tė vėrteta qė ngriten mbi mohimin e gjithēkafes edhe vetė do t'i mohojė e ardhmja. Ato nuk mund ta pretendojnė kurrsesi amshimin. Megjithatė askujt nuk duhet t'ia hajė mendja se brenda raporteve tė reja demokratike dhe brenda suazave mbi tė vėrtetėn e njė kohe do tė mundet  qė pėr njė kohė tė gjatė, ashtu si pėrpara, ta pėrvjedhė praktikėn e vjetėr tė kanibalizmit intelektual, tė vrasjes qė nė start tė talenteve. Ajo "Der Geist" e Hegelit, tė cilėn e pretendoi tė amshuar dhe tė pėrjetshme, ajo sentenca e bukur e Goethes se "Intelekti e njeh intelektin" qė doli nga thellėsitė e gjeniut tė tij letrar, le tė lejohet tė interpretohet si -intelekti do tė duhej t'i shėrbente popullit dhe jo vetėm vetes, dhe gjithsesi mė pak egoizmit individual. Talenti le ta prodhojė talentin dhe jo ta ngulfasė atė.

 

Nofkat dhe demokracia

 

          Nga ana tjetėr, me dashje ose pa dashje, shumė tė tjerė u pėrfshinė nė vorbullėn konvulzive tė historisė. Kėtyre nuk u ha mendja se e rrotulluan dynjanė. Kėta natyrisht e dijnė se fjala ėshtė pėr demokracinė dhe jo pėr imitimin e saj, se ndėrtimi i sė resė nuk mund tė fillojė nga hiēi, se nuk mund tė mbėshteten nė mohimin kuturu tė gjithēkafes, se nuk mund t'i mohojnė rezultatet e arritura tė njė periode tė tėrė tė zhvillimit nė emėr tė njė periode tjetėr. Kėta e dijnė se njė gjė e tillė nuk do t'i pėrngjante historisė por vetėm njė gjurulltie  historike. Brenda sė vjetrės gjithmonė ka qenė e pranishme e reja. Ajo me tė cilėn nuk duhet pajtuar ėshtė praktika e vjetėr politike dhe jo rezultatet pozitive tė asaj praktike. Janė metodat e vjetra politike qė, duke ngecur prapa nevojave dhe kėrkesave, e frenuan edhe zhvillimin, jo vetėm nė njė moment tė caktuar, (nė momente tė caktuara mund tė shkaktohen pėrmbysjet, "rrotullimet" e pozitave, ndėrrimi i raporteve etj.), por gjatė gjithė kohės. Nė qoftė se nė fillim i ndihmuan paksa zhvillimit e kohės, koha pastaj i tejkaloi. Ky ishte njė fat, njė ligjshmėri e zhvillimit shoqėror gjatė historisė. Mirėpo kjo ligjshmėri nuk guzon tė shėrbejė si pretekst pėr t'i frenuar proceset pozitive, as pėr tė arsyetuar pasivitetin e dikurshėm apo aktual, indiferencėn, shmangien nga lufta. Nuk ishte faji i tė tjerėve qė praktika e vjetėr politike dhe arsyetimi i saj intelektual nė emėr tė komunizmit, me qėllim apo pa qėllim, nuk deshi ose nuk diti t'i prijė kohės. Pėr kėtė shkak, kėta do tė pajtohen me gjithēka tė ndershme (metodat e pandershme nuk mund tė tė ēojnė drejt realizimit tė qėllimeve fisnike) qė i ndihmojnė ndėrtimit tė sė resė, ngritjes sė popullit. Kėta nuk mund tė pajtohen as me intencat e vetėdijshme ose tė pavetėdijshme, as me synimet e qėllimta ose tė paqėllimta dhe as me metodat e menduara ose tė pamenduara qė e frenojne ecjen pėrpara. Dhe pėr shkak tė kėtij qėllimi tė tyre nuk mund tė pėrjashtohen nga jeta shoqėrore me metodėn e vjetėr tė etiketimit mė parė si irredentist e nacionalist, kurse tani si "tė kuqė", "komunistė" e "marksistė-leninistė". Disa, si duket, kujtojnė se demokracia ėshtė pronė e tyre private. A thua demokracia doemos duhet tė ngritet mbi mohimin total tė sė djeshmes, apo ėshtė fjala pėr tentimin qė tė vazhdohet e djeshmja nėn vellon e demokracisė?

          Kėto "nofka", nė kontekst tė faktit se kush kujt ia vė, nė kontekst tė kuptimit real tė pėrmbajtjes sė tyre dhe tė qėllimit tė kohės dhe tė rrethanave historike, janė punė tejet joserioze: komunistėt e dikurshėm tė sistemit i etiketojnė bartėsit e njėmendėt tė demokracisė, ata qė qė i kontribuan fuqimisht lindjes sė saj, dhe ua mohojnė tė drejtėn e pjesėmarrjes nė jetėn shoqėrore tė demokracisė, me pretekstin e "majtizmit" tė tyre. Nė emėr tė kujt dhe tė ēkafit e bėjnė njė gjė tė tillė? Nė momente serioze talljet nuk kanė vend. Demokracia u akceptua nė mėnyrė plebiscitare nga tė gjithė, andaj, ku mund tė ndodhet mbėshtetja dhe qėllimi i "nofkave" tė tilla? Kėta, si duket edhe Abraham Linkolnin, po tė ishte gjallė, dhe po tė deklaronte si qėmoti, se "demokracia ėshtė nė shėrbim tė popullit e pėr popullin" padyshim do ta merrnin pėr "tė majtė". Ndėrkaq, Jawaharlal Nehru-nė, mbase do ta merrnin edhe pėr njė "marksist-leninist", meqė kishte lindur nė njė vend tė pazhvilluar dhe meqė kishte pasur guxim qė nė autobiografinė e tij tė shkruante se "Politika ime i takon klasės sime, borgjezisė",  pėr tė konkluduar mė vonė me pikėllim, pas njė pėrshkrimi tė kushteve tė llahtarshme tė kategorive tė ndryshme tė popullsisė indiane,  se "e kuptova mė shumė se kurdoherė mė parė se sa kishim qenė tė ndarė nga populli ynė dhe sa kishim jetuar, punuar dhe agjituar nė botėn tonė tė vogėl dhe tė izoluar nga ai" (shih Jawaharlal Nehru, An Autobiography, Allied Publishers, 1961, New Delhi). A mos kishte bėrė ai ndonjė akt militant "prej komunisti" kur e kishte lėnė amanet qė afėr urnės me hirin e tij nė Nju Delhi tė shkruheshin fjalėt: "Isha nė shėrbim tė popullit tė Indisė"? Dhe sė fundi, a nuk ia vunė edhe Fan Nolit, demokratit tonė revolucionar, nofkėn "bolshevik"! Mė nė fund, a ėshtė real dhe i mundshėm anatemimi i njė sistemi tė tėrė mendor, ndalimi me ligj i sė majtės, dhe a thua nuk do tė rezultonte njė gjė e tillė nė riaktivizimin e tij, nė kushte tė ndryshuara, si njė vulgatė e fuqishme nė njė Evropė tė ardhshme, akoma tė palindur? Duket sikur nofkat dhe demokracia nuk mund tė ecin sė bashku.

 

Korrektėsia e qasjes

 

          Nga ana tjetėr, nė qoftė se ėshtė e naryrshme dhe si dukuri e rėndomtė qė nė fazėn fillestare tė sė resė tė kritikohet e vjetra, kjo nuk mund tė shėrbejė si pretekst pėr ta arsyetuar mungesėn e korrektėsisė nė sjellje. Ata qė e bėjnė kėtė punė me ngazėllimin e konsiderueshėm prej fillestari do tė duhej ta kishin tė qartė programin e tyre, pėrmbajtjen e qėllimeve qė i synojnė dhe atė qė duan t'a arrijnė. Ndėr ne, p.sh., ėshtė e qartė se dėshirohet ndėrtimi i shoqėrisė pluraliste, por sikur nuk ėshtė plotėsisht e qartė se shoqėria pluraliste nuk mund t'ua mohojė tė tjerėve (qė nuk mendojnė njėsoj), tė drejtėn e pjesėmarrjes nė jetėn politike. Ėshtė e qartė se dėshirohen zgjedhjet e lira, por sikur nuk ėshtė plotėsisht e qartė se ato e nėnkuptojnė edhe tė drejtėn e tė tjerėve pėr tė votuar dhe pėr t'u zgjedhur nė votime. Sikur harrohet se lindjes sė demokracisė i kontribuan edhe punėtorėt, edhe fshatarėt, bile nė radhė tė parė ata. Ēfarė pluralizmi politik do t'ishte ai i cili pėrfaqėsuesve tė tyre nuk do t'ua mundėsonte shprehjen e lirė tė mendimit, luftėn sindikale pėr interesin e klasės punėtore?

         Nė Jugosllavi akoma mungojnė pėrgjigjet e plota pėr shumėēka. Fajėsimi i komunizmit edhe si ide edhe si praktikė e deformuar e realitetit shoqėror, in abstracto, pėr tė gjitha tė kėqiat, duket se ėshtė i ngutshėm, jo-frytdhėnės, jo-bindės dhe jo i plotė. Gjithsesi ėshtė fjala pėr njė qasje jokorrekte. Njė Jugosllavi qe ndėrtuar tashmė njė herė mbi themele tė rrejshme, ose, pėrkatėsisht, tė deformuara mė vonė. Do tė ishte njė tragjedi e vėrtetė, nė vargun e tragjedive tė kaluara tė popujve tė saj, nė qoftė se edhe ndėrtimi i njė Jugosllavie tė tretė, me republikėn e barabartė tė Kosovės brenda, do tė ngritej mbi themele poashtu tė rrejshme pėr tė ardhmen. Nė Jugosllavi gjithashtu ėshtė akceptuar pluralizmi politik nė frymėn e kohės. Andaj ėshtė iluzion tė ėndėrrohet kthimi i sistemit njėpartiak nė ēfarėdo forme dhe me ēfarėdo preteksti. Pėrcaktimi pėr demokraci ka qenė edhe rezultat i njohurive se monizmi politik nuk ka mundur ta zgjidhė ēėshtjen fundamentale tė tė drejtave tė njeriut, ose pse nuk ka pasur kohė, ose sepse ėshtė deformuar teoria. Tani kjo nuk ka mė  rėndėsi. Nė anėn tjetėr, edhe studjues seriozė tė demokracisė nė Perėndim e kanė tė qartė tashmė se kuptimi i demokracisė ka nevojė tė zgjerohet. "...Kėrkesa pėr demokraci ishte dhe mbetet aq e thellė dhe kuptimplote sa qė e zgjeron kuptimin e vetė demokracisė. Duhet tė ecim jashtė demokracisė politike parlamentare dhe tė ekonomisė shtetėrore nė mėnyrė qė ta pėrfshijmė "demokracinė civile" nė shoqėrinė civile. Do tė thotė se pjesėmarrja demokratike dhe kėrkesat e pėrfshijnė, por edhe e zgjerojnė, kuptimin e saj pėrtej kufizimeve institucionale tė demokracisė politike parlamentare dhe tė demokracisė ekonomike...Kuptimi ynė i demokracisė andaj, kėrkon revidimin dhe zgjerimin e saj"(shih David Brown, Ethnic revival: perspectives on state and society, nė Third World Quaterly, Oct 1989). Dhe, kuptimi ynė i demokracisė, tani pėr tani, konsiston nga kėrkesa qė tė respektohet pluralizmi politik dhe institucionet tjera tė demokracisė.

 

Uni dhe autorėsia

 

          E gjithė kjo qė u tha mė sipėr nuk ėshtė gjė tjetėr pos njė diskutim nė prapavijė pėr Europėn. Eshtė pak e besueshme se tė gjitha kėto, e gjithė kjo luftė politike, mbi edhe nėn rrogoz, ėshtė apo janė tė rastit, incidentale, tė paqėllimta. Edhe supozimet nė formė tė premisave se njerėzit nuk e duan, ose edhe  se nuk e njohin politikėn, vetėm kushtimisht mund tė jenė tė vėrteta. Njerėzit mund tė tė duan ose edhe tė tė mos duan. Dhe mund ta njohin ose jo politikėn, por zakonisht ngjet edhe e para edhe e dyta, edhe tė duan edhe nuk tė duan. Tė duan atėherė kur kanė ndonjė dobi prej teje dhe kinse tė duan   atėherė kur je nė pozitė tė nxjerrėsh gėshtenja nga prushi pėr ta. Ndėrkaq nuk tė duan fare atėherė kur u thua: "Mjaft mė! E tepruat!" Bile fillojnė edhe tė tė urrejnė nėse papritmas mbeten nė zall, pa marrė parasysh faktin se dikur mund t'i kesh dėgjuar nėpėr burgje duke pėshpėritur: "Hidhjani fajin atij se ėshtė komunist e nuk e dėnojnė!" Ndėrkaq ty mund tė tė kenė dėnuar nė ndėrkohė me 9 vjet burg, ndėrsa ata do tė kenė vazhduar tė sillen akoma gjer mė sot sipas shembullit tė Judės, apo nė stilin e vargjeve plot vrer tė Nolit tė Madh:

                        "Vareni, se me botėn, me ne s'shėmbėllen,

                        Se na ndreq shtrembėritė, edhe kurrė s'na rren,

                        Se e do vegjėlinė, e tiran' e urren:

                        Kryqėsoje Pilat, Nė Kalvar, Golgotha!"

            Njerėzit mund edhe tė tė urrejnė, sepse ashtu nė tė thatė, nuk mund tė notojnė mė tutje. Ndėrkaq ata do tė dėshironin tė notonin ashtu, hipur kaluar mbi ty, pa asnjė falenderim, ngase falėnderimi eventual do t'u dukej fyerje, pėrulje, varėsi e mėtejshme nga pėrparėsia jote dhe jo e tyrja. Dhe pastaj sėrish do tė kujtohen vargjet e Nolit, dhe sėrish, pikėrisht si atėherė gjatė atij dimri tė madh tė vitit 1978 mbi varrin e tij nė Boston, do ta pyesje veten: "Pėrse edhe kėtė nuk e pranuan tėrėsisht nė radhėt e veta? Pėrse e kishin lėnė tė vetmuar nė varrezat e Forest-hill-it? Dhe ishe pėrgjigjur vetė, po atė mbrėmje, nė atė disko-kafenė e Harvard-squerit, ku midis tingujve shurdhues tė njė muzike moderne, e kishe kėrkuar qetėsinė e shpirtit. Atė mbrėmje tė kishin munduar shumė pyetje, por Noli tė ishte pėrgjigjur vetėm pjesėrisht:

                        "Vrajeni se pėrunj dhe pėrmbys pasurinė,

                        Pasuron dhe ēliron, dhe forcon varfėrinė

                        Se lėngatėn shėron, se ndriēon verbėrinė:

                        Kryqėsoje Pilat, nė Kalvar, Golgotha!"

          Pastaj i shqetėsuar me intensitetin e mendimeve qė tė vėrshonin trurin, i mbėrthyer me mallin e vendjetesės sate Prishtinės dhe i mėrzitur me pėrfytyrimin e bisedės qė mund ta kishe pasur me priftin e atėhershėm tė Kishės, mezi konstatove se nuk e njihje Nolin, se po tė ishte ndryshe, qysh atėherė do t'i kishe ditur ato cytjet e brendshme, motivet e vėrteta, tė cilat njė prift si ai nga shkrepat e Ballkanit, e kishin detyruar ta zgjidhte Amerikėn, atė copė bishti tė Evropės qė e tentonte shndėrrimin nė kokė tė saj, pėr vendjetesė pėr pjesėn e jetės qė i kishte mbetur pėr ta jetuar? Ēfarė do tė ishte ai dhe ēfarė Shqipėria, po ta kishin pranuar ashtu siē ishte, politikan " tė shenjtėruar" me shpirt kryengritėsi?

          Shumica e njerėzve i di pėrgjigjet dhe di ta vlerėsojė korrektėsinė e sjelljeve tė veta, por nuk e preferon pranimin e jo-korrektėsisė. I duket virtut edhe atėherė kur nuk ėshtė veēse ligėsi. Ata vazhdimisht akuzojnė, nė vend se tė mendojnė. Disa akuzojnė sepse nė shkrimet e gjertanishme i kisha paraqitur tė padijshėm, kurse tė tjerėt akuzojnė se i "ke ngritur lart pa sens tė mjaftueshėm politik". Ndėrkaq e vėrteta ėshtė se nuk kishe polemizuar me ta. E kishe mbrojtur tezėn politike se tė rinjtė e moshės 18-24 vjeēare, qė i kishe takuar nėpėr burgje, por edhe jashtė tyre, nuk mund tė kishin qenė, edhe po tė kishin dėshiruar, njohės tė thelluar tė sistemeve komplekse tė mendimit dhe se andaj, politika e dėnimeve tė tyre tė rėnda nuk kishte qenė me vend. Pėr ēfarė sensi politik mund tė ishte fjala nė argumentimin e njė prototipi, qoftė edhe tė njė gjenerate? A nuk preferohet vallė pjekuria  politike e ēdo gjenerate? Dhe si mund tė pritet integrimi nė Europė pa pjekurinė politike tė bartėsve tė kėtij integrimi?

          Pastaj filluan tė nxirrnin nė shesh gjėra tė parėndomta: veprimet e motivuara me njė politikė tė caktuar tė njė kohe deshėn t'i arsyetojnė dhe t'i relativizojnė me mistifikimin e shtetit nė kohėn tjetėr. Nė qoftė se me njė tezė tė tillė synohej bindja e tė tjerėve, atėherė ē'u duhej vallė tė thirreshin nė dėshminė e tė vdekurve pėr tė arsyetuar veprimet e tė gjallėve? Dhe po tė ishte ashtu siē thuhet, atėherė si shpjegohet fakti qė si redaksia e "Zėrit tė Rinisė" ashtu dhe redaksitė e gazetave tė tjera nė gjuhėn shqipe, si edhe ato tė vendit nė tėrėsi, asnjėherė nuk e panė tė arsyeshme gjatė mė tepėr se 9 vitesh tė plota, tė bisedonin edhe me palėn tjetėr, me atė tė dėmtuarėn? Pretekstet e ndryshme dhe tė llojllojshme sikur e kanė pėr qėllim tė shėnohen nė librin e Ginisit. Ato nuk mund tė shėrbejnė pėr tė ndriēuar tė vėrtetėn dhe nuk janė nė funksion tė saj. Ekziston apo nuk ekziston akoma cenzura e shtypit ndėr ne? Ndoshta njė ditė duhet tė jepen pėrgjigje nė kėto pyetje dhe ndoshta ato janė tė lidhura me vetė karakterin e demokracisė qė synohet tė ndėrtohet: demokraci qė do tė mbėshtetej ekskluzivisht nė formalizmin logjik apo demokraci qė do ta demokratizonte shoqėrinė nė tėrėsi? Pėrmbajtja e konceptit tė parė ėshtė e shtytur nga jashtė. Pėrmbajtja e tė dytit buron nga vendi. Ėshtė e drejtė e secilit tė zgjedhė rrugėn e tij, por jo nė kurriz tė tjetrit, dhe as nė kurriz tė sė vėrtetės. Asnjė superioritet teknologjik i armatimit tė huaj nuk do tė pėrdoret nė funksion tė bllokimit tė sė vėrtetave shoqėrore. Ata qė dikur njė gjė tė tillė e bėnin pa pėrtesė, pikėrisht ndeshja e logjikės formaliste me realitetin gjithnjė e mė tepėr po i detyron tė kuptojnė se vazhdimi i kėsaj politike do tė ishte nė dėm tė tė gjithėve, por mė parė nė dėm tė vetė atyre. Demokracia qė do t'i pėrsėriste pėrvojat jonjerėzore tė raporteve shoqėrore nuk ėshtė demokraci por neofashizėm. Shqiptarėt u pėrcaktuan pėr diē tjetėr dhe ajo do tė ndėrtohet, deshėn apo nuk deshėn tė tjerėt. Akceptimin e njė demokracie tė tillė do ta bėjė edhe Evropa, pavarėsisht nga dėshira e atyre qė deshėn tė imponojnė zgjidhje tė tjera.

          Mė nė fund akuzonin se nė shkrimet me tė cilat vazhdimisht synohej gjetja e pėrgjigjeve e jo thellimi i krizės, theksohej ca si tepėr uni autorial. Kėtė nuk e bėnin mė parė  (atėherė kur kur mungonin pėrgjigjet, sepse nuk lejoheshin, nė mendime tė shtrembėruara) por  e bėjnė tani me pretekstin e depersonalizimit tė sė vėrtetave shkencore. Megjithatė mund tė kenė tė drejtė, por duhet kuptuar se Politika Ndėrkombėtare ėshtė njė disiplinė e veēantė shkencore, me metodė tė theksuar tė kontributit personal tė atyre qė kanė njė pėrvojė tė tillė. Njė shfletim vetėm sipėrfaqėsor i shkrimeve nga kjo lėmi mjafton qė tė pėrfundohet se duke e bėrė sintetizimin e pėrvojės nė harmoni me ngritjen profesionale tė autorit synohet gjetja e rregullave tė caktuara tė sjelljes sė aktorėve ndėrkombėtarė dhe shquarja e ligjshmėrive qė i kushtėzojnė ato. Pėr kėtė shkak, njėri nga ekspertėt e njohur tė kėsaj disipline shkencore, duke u pėrgjigjur nė vėrejtje tė ngjashme shkruan: "Por nuk ekzistojnė shtigje njėmend tė shkurtra, nuk ka rrugė mbretėrore pėr tė arritur gjer ke njohuritė, dhe gjithmonė na duhet tė mėsojmė nga pėrvoja praktike dhe studimi i sė kaluarės ku vetėm disa mund tė kenė sukses;  ėshtė njė shfaqje  vėrtetė e rrallė njė njeri qė nė vetvete e bashkon njėherėsh pėrvojėn praktike me shkollarin kompetent" (shih Charles McClelland, International Relations: Wisdom or Science? nė James N.Rosenau, Internatinal Politics and Foreign Policy, The Free Press, Macmillan Publishing Co.In.New York,1969).

          Nė rrethanat e ndryshuara politike, vėshtrimi mbi "Kosovėn dhe Evropėn" nuk ėshtė pėrgjigje ndaj askujt, pėrveē ndaj atyre qė e preferojnė manipulimin me injorancėn; nuk e rrezikon askend, pėrveē ėndrrave tė pabazuara tė cilėsdo palė tė interesuar (ndoshta edhe tė vetvetes) dhe nuk e pretendon ekskluzivitetin e kompetencės, pėrveē nė relacion me inkompetencėn. Pėr kėtė shkak, porosia qė tė mos merrja pėrgjegjėsi mbi vete ishte e tepėrt dhe ambivalente: ata qė dikur nuk merrnin kurrfarė pėrgjegjėsie mbi vete, tani do tė dėshironin tė delnin me merita, por meritat nuk u takojnė atyre, sepse nuk i patėn. Ato thjesht i takojnė popullit, sepse ai e barti barrėn e luftės, tė vuajtjeve dhe tė gjakosjes. Populli e di kontributin e secilit veē e veē, sikurse edhe qėllimin e atij kontributi. Lėreni popullin tė vendosė vetė pėr besimin e tij, sepse historia askujt nuk i fal asgjė. Evropa e tij nuk ėshtė ajo e lugetėrve tė kohėve tė shkuara, por ėshtė Evropė e gjeneratave tė ardhshme qė do tė dijnė t'i lidhin fijet e holla, tė padukshme, tė krenarisė kombėtare, tė bujarisė dhe tė fisnikėrisė me rrezet e holla tė universit, tė kohės dhe tė perspektivės. Hapėsit eventualė tė mundėsive tė kėtilla le tė jenė mendjendritur dhe le tė kenė rrugė tė mbarė!

 

Lubjanė, 19.I.1990

 

( VIJON )