Flet Mr.Ukshin Hoti

 

SHQIPTARĖT DUHET TĖ JENĖ SUBJEKT POLITIK DHE JO VETĖM OBJEKT I POLITIKĖS NDĖRKOMBĖTARE

 

   Brenda 80 vitesh, dy herė u vendos nė Londėr rreth Ballkanit dhe kufijve tė tij. Se si u vendos herėn e parė, me 1912-13, u pa gjatė kėtyre 80 viteve. Ē'mund tė thuhet pėr herėn e dytė, meqė herėn e parė mė duket se nuk ishim nė margjina por nė qendėr tė vėmendjes? Cili ishte vendi ynė nė kėtė konferencė, dhe meqė shpesh dėgjohet tė flitet pėr suksesin dhe pėr mossuksesin e "Londrės 2", ku qėndron ai sukses, nėse ka pasur, dhe ku mossuksesi?

   HOTI: Vendi ynė nė kėtė konferencė nė njėfarė mėnyre u tregua edhe nė vetė pyetjen. Pra ishte nė margjina fatkeqėsisht dhe me sa shihet, po aty ka mbetur, pasiqė nuk e kemi vendin e duhur as nė Konferencėn e Londrės dhe as nė atė tė Gjenevės.

 

Mr.Ukshin Hoti thotė: Lexo kėtu

 

   Tani pėr tani, me sa po shoh unė, nuk po paraqiten objektivisht nė shtyp rezultatet e kėsaj konference tė cilat janė nė disproporcion me qėllimin politik tė shqiptarėve. Unė nuk pajtohem me vlerėsimin se ka pasur sukses. Pėr tė pasur sukses duhet tė themi se jemi tė pėrfaqėsuar nė mėnyrė adekuate nė Konferencėn e Londrės, dhe se kemi arritur vendin qė e kemi synuar. Mirėpo edhe ndaj kėsaj duhet pasur rezervė, sepse nuk i dihet. Ndoshta gjatė procesit tė pėrfundimit tė kėsaj konference do tė ndryshojnė gjėrat dhe ndoshta aty do tė dalė ana pozitive e pjesėmarrjes sonė. Fakti se ne jemi prezentė si problem, si njė ēėshtje qė duhet zgjidhur, fakti se vetėdija pėr nevojėn e zgjidhjes sė kėtij problemi ėshtė prezente te forcat qė marrin pjesė nė konferencė, ėshtė pozitive. Mirėpo sėrish, ana negative del aty se ne nuk jemi tė kėnaqur vetėm me faktin se dihet pėr ne. Ne si faktor i brendshėm, si shqiptarė, nuk jemi tė organizuar nė atė nivel qė ēėshtjen tonė ta inicojmė nė nivelin mė tė lartė tė prezencės sonė.

 

   Me sa u vu re, delegacioni i Kosovės, me t'u kthyer nga Londra, ashtu si dhe herat tjera kur kthehej nga Evropa, solli optimizėm, ndėrsa delegacioni i Shqipėrisė jo vetėm qė nuk solli optimizėm, por pėrkundrazi, kishte njė dozė bukur tė madhe pesimizmi. Ē'mendoni pėr kėtė?

   HOTI: Pėr kėtė mendoj se duhet pyetur delegacionin e Kosovės se ku e mbėshtet optimizmin e vet. Ne si dėgjues tė rėndomtė, ose si pėrcjellės tė ngjarjeve, si tė interesuar pėr atė konferencė, ma merr mendja se nuk jemi mjaft tė informuar se ku mbėshtetet optimizmi i tillė i delegacionit tė Kosovės. Ndėrkaq ma merr mendja gjithashtu se, me sa po shoh unė nėpėr gazeta, nuk po shpjegohet edhe se ku po mbėshtetet pesimizmi i delegacionit tė Shqipėrisė.

   Nė ndonjė intervistė qė po lexoj kohėt e fundit, si ajo e Pjetėr Arbnorit etj., po shoh se ata nė mėnyrė kategorike po pohojnė se qėndrimet janė tė koordinuara mes pėrfaqėsuesve tė Republikės sė Kosovės dhe atyre tė Shqipėrisė. Nėse ato raporte i kanė tė koordinuara, atėherė nuk do tė duhej tė kishte ndryshime nė vlerėsime. Mirėpo nė qoftė se megjithatė ka ndryshime nė vlerėsime, ndėrsa nė anėn tjetėr pohojnė se qėndrimet i kanė tė koordinuara, atėherė diēka nuk ėshtė nė rregull dhe pėr kėtė opinioni nuk ėshtė i njoftuar, ashtu si edhe unė. Prandaj kėto pyetje le tė shkojnė nė adresė tė tyre.

   Unė si dėgjues i rėndomtė mund tė konstatoj se nuk po i shoh arsyet nė tė cilat mbėshtetet optimizmi i delegacionit kosovar, mirėpo nuk po shoh as mjaft arsye tė bindshme nė tė cilat do tė mbėshtetej pesimizmi i delegacionit nga Shqipėria, por po pėrfundoj se nė raportet e tilla nuk ėshtė diēka e qartė.

 

   Ndryshe nga "Londra 1", ku nuk kishte ndonjė pėrfaqėsues nga trojet shqiptare, "Londra 2" i kishte thirrur madje 4 delegacione nga trojet etnike shqiptare. A mund tė shpjegohet kjo si njė pėrligjie, si njė pranim i njė ndarjeje tė trojeve shqiptare?

   HOTI: Kėtė unė do ta shpjegoja me qėndrimet e mėparshme tė subjekteve politike shqiptare pėr mundėsitė optimale tė zgjidhjes sė problemit shqiptar. Ka qenė njėfarė qėndrimi i pėrgjithshėm qė Kosova tė ketė statusin e Republikės, qė shqiptarėt nė Maqedoni tė figurojnė nė kushtetutėn maqedonase si element shtetformues dhe qė shqiptarėt nė Mal tė Zi tė kenė tė drejta njerėzore e individuale tė garantuara me dokumentet e Helsinkit. Mbase pikėrisht nė kuadėr tė kėtyre orientimeve kanė shkuar 4 delegacione nė vend tė njė delegacioni.

   Ėshtė ēėshtje tjetėr nėse momenti i tanishėm politik dhe njė konferencė e tillė, kanė lejuar ose jo mundėsi tė tjera. A ka qenė mė mirė qė nė njė konferencė tė tillė kėto delegacione tė merren vesh mes tyre pėr ndonjė opcion tjetėr apo qėndrimi i tyre ende ėshtė qė tė mbeten nė njė opcion tė zgjidhjes kėsisoji, kjo ėshtė njė ēėshtje tė cilėn ato vetė duhet ta sqarojnė.

   Unė si dėgjues, si pėrcjellės i kėtyre ngjarjeve, nuk i di arsyet se pėrse nuk ėshtė shkuar me njė opcion tjetėr, por mund tė theksoj se plotėsisht pajtohem me vlerėsimin e Prof. Qosjes se njė shkuarje e tillė nė njė konferencė ku shqyrtohet ēėshtja shqiptare, nė njėfarė mėnyre shėnon njė pėrligjie tė coptimit tė trojeve tė tyre nga vetė shqiptarėt. Ėshtė kjo pasojė e mos-unitetit tė tyre, tė mos-zgjidhjes komplete, por tė njė zgjidhjeje tė parcializuar tė problemit shqiptar.

 

   A do tė thoni se kjo pėrligjie ėshtė e vetė shqiptarėve dhe jo edhe e organizuesve tė Konferencės?

   HOTI: Jo, por e vetė shqiptarėve. Shqiptarėt, sipas mendimit tim, ėshtė dashur tė shkojnė nė njė konferencė tė tillė me njė kėrkesė maksimale. Kėrkesa maksimale teorikisht do tė impononte njė delegacion tė vetėm tė shqiptarėve. Mirėpo kėta e kanė parė tė arsyeshme qė tė shkojnė me 4 delegacione, gjė qė do tė thotė se qysh mė parė janė pajtuar me njė status, me njė zgjidhje tė tillė qė do tė ishte zgjidhje parciale e problemit shqiptar.

   A kanė pasur arsye tė mjaftueshme pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, apo kanė pasur mundėsi tė tjera, kėtė unė nuk e di. Pėr kėtė duhet pyetur ato subjekte qė kanė marrė vendime tė tilla. Unė vetė nuk kam qenė nė ato rrjedha dhe nuk i di arsyet e vėrteta se pse ėshtė vepruar kėshtu. Por e di se Qosja teorikisht ka tė drejtė kur thotė se vetė shqiptarėt nė kėtė mėnyrė e kanė pėrligjur ndarjen e vet. Ndėrkaq arsyet se pėrse ėshtė vepruar kėshtu duhet t'i tregojnė vetė ata qė e kanė bėrė veprimin.

   Ne si popull, si njerėz qė i pėrcjellim kėto, kemi tė drejtė tė kėrkojmė shpjegimin e arsyeve. Ne nuk mund tė sjellim gjykime pa i ditur arsyet e vėrteta.

 

   Meqė nė Londėr, me sa po duket, edhe njė herė iu vu vula ndarjes sė popullit shqiptar, madje kėsaj radhe me vetė praninė e shqiptarėve, a u bė diē qė kjo tė mos ngjante?

   HOTI: Kjo mund tė lidhet si me pyetjen, ashtu dhe me pėrgjigjen e mėparshme. Por duhet qenė i kujdesshėm nė vlerėsimin se a iu vu vulė ndarjes sonė ose jo? Konferenca ende nuk ka pėrfunduar dhe akoma nuk mund tė flitet pėr vėnien e ndonjė vule. Por mund tė flitet lidhur me atė qė thashė mė parė, se vetė ne shqiptarėt nuk jemi mjaft agresivė nė kėrkesat e duhura optimale, kėrkesa tė mundshme.

   Kėrkesa kapitale e popullit ėshtė njė: pėr tė qenė bashkė. Populli s'ka orientim tjetėr. Tani ēėshtja mbetet te vlerėsimi i subjekteve politike. At duhet tė vlerėsojnė nėse ėshtė e mundshme njė gjė e tillė ose jo. Nė qoftė se ato kanė vlerėsuar se ėshtė e mundshme njė gjė e tillė nė kėtė moment, dhe megjithatė kanė shkuar 4 delegacione nė vend tė njėshit, atėherė sė paku kanė borxh t'i shpjegojnė kėtij populli se pėrse kanė vepruar kėshtu, nė mėnyrė qė edhe ne tė kuptojmė. Por nė qoftė se kanė vepruar ashtu pėr shkak tė ndonjė arsyeje subjektive, ose tė pozitave politike, apo tė mosnjohjes sė mjaftueshme tė proceseve politike nė Evropė, atėherė kėto janė arsye qė populli duhet t'i dijė pėr tė reaguar nė mėnyrėn adekuate.

   Nėse ti nuk i njeh proceset e Evropės dhe ke marrė pjesė nė njė konferencė ku vendoset pėr fatin e popullit tėnd, atėherė ėshtė e udhės qė tė japėsh dorėheqje. Do tė thotė, duhet vetė populli tė kėrkojė prej teje qė ta lėshosh atė vend dhe tė mos ua zėsh rrugėn tė tjerėve.

   Mirėpo pėrderisa nuk i dimė saktėsisht arsyet se pėrse ėshtė vepruar ashtu, nuk mund tė veprohet ndryshe, pos qė tė kėrkohet shpjegimi i atyre arsyeve. Unė pėr veten time po kėrkoj qė tė mė shpjegoj dikush se pėrse ėshtė vepruar ashtu, dhe tė mė bindė se ėshtė dashur qė tė veprohet pikėrisht ashtu. Po ta merrja pėrgjigjen, mund tė propozoja edhe se ē'duhet bėrė.

 

   Konferenca e Londrės vazhdon punėn nė Gjenevė me programin e miratuar nė Londėr, nė tė cilin na ėshtė caktuar statusi i komunitetit etnik, pėrkatėsisht i minoritetit. A kemi bėrė mjaft qė nė kėtė program tė mos futeshim si minoritet dhe tė mos e kishim statusin e njėjtė si tė Vojvodinės e tė Sanxhakut, por mė tė avancuar? A mund tė ndryshohet ky status, dhe nėse po, ē'duhet bėrė pėr ta ndryshuar?

   HOTI: Unė vazhdimisht jam i preokupuar me kėtė pyetje. Ēka mund tė bėhet qė shqiptarėt tė jenė subjekt politik ndėrkombėtar dhe jo vetėm objekt? Gjithė biseda qė zhvilluam buron nga fakti se ne jemi duke u trajtuar mė tepėr si objekt politik se sa si subjekt, dhe pyetja nė esencėn e saj do tė reduktohej nė atė se ēfarė mund tė bėhet qė tė trajtohemi si subjekt politik. Kjo ėshtė nė duar tė popullit dhe nga kjo del se mund tė bėhet njė organizim mė aktiv dhe mė i madh i faktorit tė brendshėm. Mund tė rregullohen raportet, nėse nuk janė nė rregull, brenda atij faktori, dhe rezistenca tė jetė aktive dhe mė e madhe e faktorit tė brendshėm. Ndėrsa qė rezistenca tė jetė mė aktive, kjo nėnkupton se duhet tė jesh mė i pranishėm nė ngjarjet, mė agresiv nė kėrkesat, mė i vendosur nė pikėpamjet tua dhe mė demokratik nė hapėsirėn informative. Kjo do tė thotė qė t'i shqyrtosh problemet mė haptas dhe tė mos kėnaqesh me atė qė ėshtė. Se ne tė gjithė po konstatojmė se ka shumė gjėra pėr tė ndryshuar dhe se ekziston njė hapėsirė e madhe pėr tė ndryshuar shumėēka.

   Duke i pasur tė gjitha kėto parasysh, kam frikė se do ta pėsojmė ashtu siē e kemi pėsuar nė vitin 1913. Gjė qė do tė thotė se do tė jemi rezervė e forcave politike tė Evropės pėr qetėsimin e shpirtrave tė Ballkanit, etj., por jo edhe pėr qetėsimin e shpirtrave tė shqiptarėve.

   Dihet se ministri britanik i punėve tė jashtme, i cili njėkohėsisht ishte edhe kryetar i Konferencės sė Londrės mė 1913, ka deklaruar pėrafėrsisht kėshtu: "Pėr fat tė keq, e viktimizuam njė popull pėr ta ruajtur paqen e Evropės". Pas pėrfundimit tė konferencės, ai ka qenė plotėsisht i vetėdijshėm se populli shqiptar ėshtė ndarė pėr hir tė ruajtjes sė paqes nė Evropė, por ēfarė ka ngjarė mė vonė? Konferenca ka pėrfunduar mė 1913, Lufta e Parė Botėrore ka filluar mė 1914. Dmth. nuk ka pasur kurrfarė ruajtje tė paqes por ka pasur viktimizim tė shqiptarėve pėr plot 80 vjet. Unė po i frikėsohem sėrish kėsaj dhe sinqerisht po them se a mos nė fund tė konferencės sė Gjenevės do tė deklarojė sėrish ndonjė ministėr i punėve tė jashtme, ose ndonjė kokryetar si Sajrus Vensi, ose Lordi Oven: "Le tė na falin shqiptarėt se i viktimizuam pak pėr t'i qetėsuar jugosllavėt." Prej kėsaj duhet tė frikėsohet ēdo subjekt i vetėdijshėm politik shqiptar.

   A kemi bėrė mjaft ne qė tė mos ngjajė njė gjė e tillė, sepse mu tani jemi duke u trajtuar si rezervė, si objekt pėr qetėsimin e situatės gjithė-jugosllave, gjithė-ballkanike, pėr vendosjen e njė rendi ndėrkombėtar ku po bėhet lufta? A kemi bėrė mjaft qė tė mos mbetemi rezervė, por tė jemi njė subjekt aktiv? Pėr kėtė secili duhet ta pyesė vetveten. Pėrgjigja ime ėshtė kategorikisht negative. Nuk kemi bėrė asgjė. Aq mė tepėr, janė bėrė gabime tė tilla tė rėnda qė kanė shkuar nė shkeljen e faktorit tė brendshėm dhe nė disperzimin, pėrkatėsisht, nė shpėrndarjen e forcave tė cilat kanė qenė tė interesuara qė tė rezistohet aktivisht.

 

   Shpeshherė dėgjohet tė flitet pėr rezistencėn aktive dhe atė pasive prej njerėzve tė ndryshėm. Cila ėshtė, sipas jush, ajo rezistenca aktive, qė ju e pėrmendėt mė parė, qė do tė ndikonte mė shumė nė rezultatet e konferencės sė Londrės?

   HOTI: Ēėshtjes sė definimit tė rezistencės aktive dhe asaj pasive njerėzit i qasen nė mėnyra tė ndryshme. Unė nėnkuptoj nė rend tė parė qė subjektet politike tė Kosovės, qė e kanė marrė bajrakun dhe qė ndodhen nė krye tė proceseve politike qė po zhvillohen nė Kosovė, duhet ta marrin edhe pėrgjegjėsinė pėr atė qė po ndodh nė Kosovė. Dmth. jo vetėm tė manipulojnė me ngjarjet, por ta marrin pėrgjegjėsinė edhe pėr udhėheqjen e asaj rezistence.

   Ēdo rezistencė politike nėnkupton atė qė e merr pėrgjegjėsinė pėr punėn e kryer. Nė qoftė se popullit i thuhet se do tė zhvillojmė kėtė dhe atė aktivitet, atėherė duhet folur haptas: ne do tė zhvillojmė kėtė aktivitet me qėllim tė arritjes sė kėtij qėllimi politik. Po nė qoftė se populli vetė e zhvillon njė aktivitet, dhe pastaj ti del e thua se po e zhvilloj unė, atėherė nuk jemi fare nė rregull. Kjo do tė thotė se pėrgjegjėsia e subjekteve politike pėr zhvillimin e ngjarjeve nė Kosovė nuk ekziston. Ekziston vetėm pėrgjegjėsia a posteriori. Gjithēka nuk mund t'i lihet popullit. Populli duhet orientuar. Ai ėshtė nganjėherė njė grumbull i padefinuar. Nė kuptimin politik, populli gjithmonė orientohet.

   Nė kėtė drejtim, rezistenca aktive nėnkupton thjesht kristalizimin e pėrgjegjėsisė sė forcave politike tė kėtij populli. Ky kristalizim ėshtė mungesė kardinale te ne dhe kjo po vazhdon qė prej 3 vitesh. Dmth. nuk ėshtė se po ngjan vetėm sot.

   Pastaj, rezistenca aktive nėnkupton edhe definimin e qėllimeve politike. Ne qėllimet politike i kemi definuar me opcione, por nuk e kemi definuar se kush ėshtė ai qė do t'i realizojė ato opcione. Po, kush ėshtė nė krye tė popullit? E kemi zgjedhur. Nė rregull. Mirėpo ėshtė ēudi se kur duhet orientuar populli, kurrkush nuk e merr pėrgjegjėsinė pėr ta orientuar nė mėnyrė tė drejtė. Kurrkush nuk po e merr pėrgjegjėsinė as pėr fitoret dhe as pėr humbjet. Ē'ėshtė e vėrteta, pėr fitoret po e marrin ata qė s'e kanė pėrnjėmend. Nė kėtė pikė kėrkohet qė tė definohet rezistenca aktive. Rezistenca aktive nuk nėnkupton, tė themi, pasivitetin, pritjen. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr rezistencė aktive. Kjo qė po bėhet te ne nuk ėshtė kurrfarė rezistence. Ėshtė fjala pėr njė durim tė popullit, durim i imponuar nga forca tjetėr, nga mungesa e orientimit politik tė popullit, po nuk ėshtė fjala pėr rezistencė aktive. Rezistenca aktive nėnkupton njė forcė tė caktuar politike, nėnkupton njė udhėheqje tė caktuar, nėnkupton njė pėrgjegjėsi tė caktuar. Ne kėto nuk i kemi, dhe jo vetėm qė nuk i kemi, por as qė i kemi diskutuar ndonjėherė. Madje as qė po e hapim njė mundėsi tė tillė tė diskutimit nėn pretekstin se mos po pėrēahemi apo mos po shkaktojmė farė problemi tė padėshirueshėm, nėn farė preteksti se jemi nė kushte tė jashtėzakonshme e gjepura tė ngjashme.

   Mendimi im ėshtė se momenti historik i popullit shqiptar ėshtė i tillė qė imponon  doemos organizimin e shumė ēėshtjeve. Nė qoftė se nuk sqarohen ēėshtjet sot, nė qoftė se nuk kėrkojmė qė gjėrat tė kristalizohen, qė populli tė dijė se ku ėshtė dhe nga duhet t'ia mbajė, atėherė mė nuk mund tė flasim se jemi duke bėrė ndonjė punė tė madhe.

   Mund tė flasim pėr stihinė e kėtyre gjėrave, mund tė flasim pėr ndonjė spontanitet, mund tė flasim se qysh do tė na lėrė Evropa kėshtu e ashtu, pėr ndonjė shpresė se nuk do tė na lėrė nė baltė Amerika ose Gjermania, por kėto janė ēėshtje shprese, nuk janė ēėshje politike. Ēėshtje politike do tė ishte psh. sikur t'i tregonim atij amerikani, evropiani ose aziatiku se unė dėshiroj tė arrij kėtė qėllim me kėto kushte dhe me kėto mundėsi. Ti e akcepton ose nuk e akcepton dot, ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn ne tash do tė pėrlahemi atje nė konferencė. Por ta reduktosh ti tėrė aktivitetin e njė populli, gjithė pakėnaqėsinė e njė populli, nė njė lėvizje spontane, qysh t'ia merr mendja gjithkujt, pastaj tė bėsh konferencė atje, pastaj tė kėrkosh qė aktivitetin tėnd ta reduktosh nė lutje tė thjeshta drejtuar faktorit tė jashtėm qė tė na merrė parasysh, kjo mund tė jetė shaka politike por jo edhe politikė. Ėshtė politikisht joserioze dhe pa pėrgjegjėsi historike.

 

   Nga sa u tha mė lart ndėr tė tjera rezulton edhe njė gjė qė mė parė nuk ka qenė aktuale ose tė paktėn nuk ėshtė thėnė publikisht: kontaktet e subjekteve politike me popullin dhe tė qeverisė sė Kosovės me popullin mungojnė. Pastaj ju thatė nė njė farė mėnyre se ē'ėshtė rezistenca aktive, por nuk thatė se kush duhet ta organizojė atė?

   HOTI: Ėshtė interesant ai relacioni midis udhėheqjes dhe popullit. Populli, dihet, e kam theksuar edhe mė parė, se e ka orientimin tė qartė, por nuk e ka tė qartė se qysh duhet arritur atje. Mirėpo kėtė duhet t'ia tregojnė subjektet politike. Sipas mendimit tim, jo vetėm se ka mungesa tė mėdha nė komunikimin: subjekte politike-qeveri-popull, por ka edhe mungesa rreth koordinimit tė qėndrimit midis vetė subjekteve politike nė Kosovė. Ka mungesa tė tilla tė cilat shihen qartė, dhe tani mund tė shtrohet pyetja se pėrse po mbyllen sytė pėrpara njė fakti objektiv? Ėshtė e vėrtetė se pėr kėto nuk ėshtė biseduar dhe nuk po bisedohet.

   Ka vlerėsime tė tilla qė unė po i ndėgjoj tė thuhen pėrafėrsisht kėshtu: "Sot nė kushte tė demokracisė ekziston njė cenzurė e tillė e shtypit qė nuk ka ekzistuar as nė kushtet e fashizmit mė tė rėndė". A ka bėrė ndonjėherė ndonjė subjekt politik protestė kundėr njė cenzure tė tillė? A i ėshtė treguar popullit ndonjėherė se me tė vėrtetė nuk i kemi shqyrtuar problemet nė mėnyrė tė hapur? Se ēfarė jemi duke bėrė nė tė vėrtetė unė nuk po e kuptoj. Pastaj nuk po e kuptoj se pėrse nė tė vėrtetė unė u izolova, pėr ēfarė arsyesh? Tė gjitha ato qė unė i thosha sot dolėn qartė. Tani po i thonė edhe mė troē. Pėrse atėherė nuk po izolohen edhe tė tjerėt? A mos u mor dikush nė pėrgjegjėsi pėr kėtė? A do tė bartė dikush konsekuenca pėr ēėshtje tė tilla?

   Thuhet se kėto ēėshtje nuk po i bisedojmė thjesht me pretekstin se "gjendemi nė kushte tė veēanta". Mirėpo kushtet e veēanta mund tė imponojnė vetėm luftė tė veēantė, njė tempo mė tė shpejtuar tė zgjidhjes sė problemeve, dhe jo tė shėrbejnė si pretekst pėr prolongimin e moszgjidhjes sė problemeve.

   Kur jemi te Qeveria e Kosovės, dhe jo vetėm te Qeveria, po edhe te raportet e saj me popullin, mund tė konkludohet se edhe kėtu ka shumė mungesa dhe parregullsi.

  Qeveria e Kosovės, sė pari, me sa po shoh unė, nuk ėshtė nė Kosovė. Unė nuk e di se ku ėshtė dhe nuk e di se kush ėshtė anėtar i qeverisė. E di njė kryetar, por nuk e di se kush janė anėtarėt, kush ėshtė ministėr i asaj apo kėsaj ministrie. Dhe pėrderisa kėto nuk i dimė, atėherė si do tė veprojmė politikisht? Pastaj e dimė bie fjala, se ti je i zgjedhur deputet i kuvendit, ndėrsa kuvendi i vjetėr, i cili gjithashtu nuk ėshtė mbledhur kurrė, vazhdon tė veprojė. Cilit kuvend i duhet besuar nė kėtė rast, tė vjetrit apo tė riut?

   Shumė ēėshtje te ne nuk po funksionojnė, por duhet t'i rregullojmė, sepse pėrndryshe nuk ka ecje pėrpara. Tė paktėn unė nuk po shuh ndonjė rrugėdalje. Thuhet se s'paska pasur mundėsi qė kuvendi tė mblidhet nė kushte tė kėtilla. Pallavra. Si s'paska mundėsi? Ka pasur mundėsi tė mbahej nė Shkup, ka pasur mundėsi tė mbahej nė Tiranė, ku kurrkush nuk do t'i kishte ndalur. Mund tė ishte mbajtur madje edhe nė Krushė tė Madhe. Po po, mund tė mbahej edhe nė Krushė, sepse pikėrisht kėtu janė thyer shumė gjera, e pranuan kėtė tė tjerėt ose jo.

  

   U larguam pakėz nga Londra. Le t'i kthehemi sėrish asaj.

   HOTI: Ne biseduam rreth organizimit, rreth marrjes sė pėrgjegjėsisė, rreth intensifikimit tė rezistencės aktive etj. Ėshtė demagogji, sipas mendimit tim, qė sot tė flemė gjumė me parullėn se mė vonė do t'i zgjidhim problemet. Gjatė 2.500 viteve kemi luftuar duke i lėnė problemet tė zgjidhen mė vonė. Por gjithmonė kemi mbetur tė shtypur pėr shkak se s'kemi pasur ndonjė guxim t'i zgjidhim problemet e brendshme paralelisht me zgjidhjen e pozitės ndėrkombėtare.

   Zgjidhja e pozitės sonė ndėrkombėtare doemos kėrkon zgjidhjen e pozitės sonė tė brendshme. Kėto tė dyja shkojnė bashkė dhe nuk e di se ēfarė teorishė tė reja politike po na zbulohen tani! Njėherė kėshtu, e pastaj ashtu. Njėherė po e ēlirojmė Kosovėn e pastaj… Po qysh deshe ti ta ēlirosh Kosovėn? Duke i lutur hallkun a? Qysh deshe tė ngrihesh nė nivelin e subjektit politik? Vetėm duke thėnė se, valla, edhe unė jam subjekt politik? Jo more! Pėr tė qenė subjekt politik duhet luftuar.

   Kur njė popull arrin t'i njohė jo vetėm interesat e veta, por edhe mėnyrėn e realizimit tė atyre interesave, vetėm atėherė mund tė flitet se mund tė kihet shpresė dhe mbėshtetje pėr optimizėm. Por kur njė popull manipulohet me parulla tė ndryshme, atėherė nuk mund tė flitet as pėr shpresė dhe as pėr optimizėm.

 

   Nė fillim u paraqitėm me tri opcione pėr zgjidhjen e problemit tė shqiptarėve nė Jugosllavi, pėrkatėsisht nė Kosovė. Tani na intereson mendimi juaj rreth qėndrimit tonė. I kemi definuar qartė kėrkesat tona pėr Londėr dhe Gjenevė apo ende jemi nė konfuzion?

   HOTI: Kėtu mund tė thirremi pakėz nė njė artikull timin tė botuar kohė mė parė nė formė fejtoni me titull "Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės". Unė kėtu e kam paraqitur mendimin tim, dhe qėndrimin tonė zyrtar e kam quajtur politikė joserioze, politikė qė publikisht orientohet me mundėsi dhe opcione tė ndryshme tė zgjidhjes sė problemit. E kam thėnė qartė: njė popull ose ėshtė i gatshėm tė luftojė pėr njė opcion tė caktuar ose nuk ėshtė i gatshėm. Ėshtė ēėshtje e vlerėsimit tė subjekteve politike se pėr cilėn ēėshtje je i gatshėm tė luftosh. Tani, nėse njėherė i thuhet popullit se duam referendum e duam sovranitet, ndėrsa herėn tjetėr as republikė, po duam autonomi, atėherė nuk ja vlen tė bisedohet pėr kėtė. Nė kėtė nivel nuk mund tė bisedohet sepse nuk ėshtė fjala pėr njė politikė serioze.

   Duhet t'i shqyrtojmė hesapet nė mes veti. Pėrderisa nuk zgjidhen kėto ēėshtje, nuk mund tė ecet pėrpara. Kėto tregojnė se ēėshtja shqiptare, ose e Kosovės, ėshtė lėnė ekskluzivisht nė duart e faktorit tė jashtėm, dhe pėr kėtė shkak jepen deklarata herė kėshtu e herė ashtu. Pra nuk ka mbėshtetje nė faktorin e brendshėm por vetėm nė atė tė jashtmin, sepse vetėm ai i jashtmi mund tė bėjė shaka e tė tė thotė nė kėtė moment kėshtu e nė atė moment ashtu, pėr shkak se ai i ka interesat tjera dhe jo vetėm interesin tėnd.

   Faktorit tė brendshėm duhet t'i bėhet e qartė se ēka dėshirojmė tė arrijmė nė tė vėrtetė. Duhet t'i bėhet e qartė edhe se si arrihet ai qėllim. Duhet t'i bėhet e qartė edhe se a ėshtė e mundshme arritja e atij qėllimi. Vetėm pas analizės sė kėtyre mundėsive komplekse duhet tė caktohet ajo qė ėshtė optimale dhe e realizueshme.

  

   E kemi bėrė ne kėtė?

   HOTI: Nė bazė tė deklaratave po shoh se kjo nuk ėshtė bėrė, por duhet tė bėhet. Madje janė ēastet e fundit. Po qe se kjo nuk bėhet, dhe po qe se edhe mė tutje do tė jemi rezervė e kalkulimeve tė ndryshme politike tė faktorit tė jashtėm, situata do tė zhvillohet nė njė drejtim tejet tė pakėndshėm, tejet tė pavolitshėm pėr ne.

   Ėshtė ky njė mendim i imi i zi, por s'mund tė jetė i bardhė, gjersa ekzistojnė indikacione qė tregojnė vetėm zi.

 

   Ēfarė do ta pyesnit mė nė fund ju vetė Ukshin Hotin?

   HOTI: Po. Do t'ia kisha bėrė njė pyetje tė thjeshtė: nė ēfarė cilėsie po flisni pėr Konferencėn e Londrės, edhepse nuk jeni i informuar ashtu qysh duhet tė jeni dhe ashtu siē janė tė tjerėt tė informuar? Dhe unė do tė isha pėrgjegjur se nuk e di as njėrėn dhe as tjetrėn. Duhet pyetur ata qė mė kanė izoluar kėtu.

 

Shtator 1992

Bisedoi: Ibish Neziri

 

·       Marrė nga "Spektėr shqiptar - intervista" Biel/Bienne, Zvicėr, 1994