Mr. Ukshin HOTI

 

FILOZOFA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE

 

 

5. SHQIPTARĖT DHE INTERESAT VITALE TĖ KOMBIT

 

ü      (Kumtesė e paraqitur nė Simpoziumin Shkencor tė Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Kosovės, tė mbajtur nė Prishtinė nė qershor tė vitit 1991 me temėn: "Shqiptarėt dhe Evropa - dje, sot dhe nesėr" dhe qė nė realitet ėshtė pjesa e fundit nga seria e artikujve me titull tė pėrbashkėt "Kosova dhe Evropa")

  

Shtrirja e problemit

 

        Sipas parametrave statistikorė tė botės sė sotme shqiptarėt janė popull relativisht i vogėl pėr kah numri, por i shpėrndarė gati nė tė gjitha anėt e globit. Thuhet relativisht pėr shkak se kjo varet nga ēasja dhe definicioni i asaj qė  nėnkuptohet me fjalėt popull dhe komb. Po t'i qaseshim problemit p.sh., nga aspekti antropologjik, atėherė shqiptarėt do tė bėnin pjesė ndėr popujt mesatarė pėr kah numri, madje ndoshta ndėr popujt mesatarisht tė mėdhenj pėr kah numri, dhe do ta zinin njė vend sigurisht jo ndėr tė fundit. Xheson Klej (Jason W. Clay),  njė antropolog i angazhuar nė studimin e ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, kombet i definon si "…grupe njerėzish me identitet tė fortė kulturor dhe politik qė janė tė vetėdefinuara dhe tė njohura nga tė tjerėt ... grupe tė cilat e kanė ushtruar kontrollin politik tė fatit tė tyre nė tė kaluarėn  (gjer nė njėfarė shkalle) dhe tė cilat kontrollin e tillė tė fatit tė tyre akoma e shohin si strategji tė mundshme tė sė ardhmes..." Pėr ndryshim nga termat: popull indogjen (grupe distinkte kulturore qė e kanė okupuar njė regjion tė caktuar shumė para ardhjes sė imigrantėve ose grupeve koloniste), popull fisnor (tribal), grup distinkt kulturor qė e ka ruajtur njė ndjenjė tė fortė tė identitetit, (me gjuhė dhe me kulturė tė ndarė nga tė tjerėt), tė bazės territoriale dhe tė njė organizimi socio-politik tė vetėmjaftueshėm qė nga koha para krijimit tė shteteve moderne; grup etnik  (grupe distinkte kulturore brenda shtetit, qė e ruajnė identitetin e tyre kulturor duke akceptuar dhe njėkohėsisht duke operuar); brenda suazave institucionale dhe politike tė shtetit, kombet i ruajnė institucionet e domosdoshme sociopolitike me tė cilat e qeverisin veten; mund t'i kenė pushtuar tė tjerėt ose dhe mund tė jenė pushtuar prej tė tjerėve, por kufijtė shtetėrorė rrallė herė janė shprehje e sipėrfaqeve tradicionalisht tė okupuara prej kombeve. "Pėr kėtė shkak kohėve tė fundit ėshtė shtuar termi kombi-shtet  i cili reflekton dėshirėn pėr krijimin e identiteteve tė reja qė korrespondojnė me kufijtė aktualė, por jo edhe tė drejtė, politikė. Jason W. Clay pohon se gjatė procesit tė formimit tė shteteve, brenda tyre u pėrfshinė edhe rreth 600 milionė njerėz qė u takonin kombeve tė cilat nuk merrnin pjesė, ose vetėm pjesėrisht merrnin pjesė, nė kontrollimin e shtetit, por qė gjithsesi nuk ishin bartės tė tij. Kėta njerėz klasifikohen nė reth 10.000 kombe, pėrbėjnė mbi 10% tė popullatės botėrore dhe u takojnė rreth 30-40% tö sipėrfaqes dhe tė resurseve tė pėrgjithshme tė globit (shih Jason W. Clay,The Ethnic Futur of Nations, Third World Quaterly, October, 1989). Nga kėto kombe, vetėm rreth 500 gjer 1000  syresh mund ta mbrojnė veten po tė kenė armė. Tė tjerat i nėnshtrohen rrezikut tė eksterminimit,  ndėrsa   shekulli    pason  do      vendosė  pėr fatin  e pėrgjithshėm tė tyre (ibd.).

        Ndėrkaq qasja jonė ka tė bėjė me definimin e shqiptarėve tė konstituar si komb-shtet, nė mesin e kombeve-shtete tė tjera. Nga ky aspekt mund tė thuhet se jemi njė popull relativisht i vogėl pėr kah numri, por jo edhe popull numerikisht i vogėl. Shqiptarėt fizikisht janė tė aftė pėr mbrojtjen e vet dhe shekulli qė pason duhet t'u hapė rrugė tė reja pėr rritėn dhe zhvillimin e tyre.

         Nė mėnyrė tė koncetruar dhe nė njė territor kompakt jetojnė nė Shqipėri dhe nė viset jugore tė Jugosllavisė (Kosova, Maqedonia Perėndimore, nė Serbinė jugore /Preshevė dhe Bujanovc/ dhe nė Mal tė Zi). Viset shqiptare nė Jugosllavi gjeografikisht konsiderohen kompakte. Ndėrkaq nga  aspekti  administrativo-politik janė tė ndara nė katėr    republika: (Serbi, Maqedoni, Kosovė, Mali i Zi) dhe nė Shqipėri si shtet-amė. Synimi pėr njė sovranitet shtetėror tė republikave nė fjalė ēėshtjes shqiptare nė Jugosllavi i jep njė dimension tė ri. E vė atė nė kontekst tė kėrkesės pėr bashkimin e kombit, ashtu siē e parashtron Akademik R. Qosja  (Zėri i Rinisė, nr. 1400-1401, 27 Prill-4 Maj 1991, "Ēėshtja shqiptare dhe Jugosllavia"). Ndėrkaq, nė kėtė punim fillohet nga premisa se Jugosllavia edhe mė tutje do tė ekzistojė si shtet dhe se kjo gjė nuk e pėrjashton mundėsinė e shqyrtimit akademik tė tė gjitha varianteve dhe aspekteve tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė pėrputhje me synimet, me kohėn dhe me mundėsitė.

   Vlerėsimet e pėrgjithėsuara statistikore theksojnė se shqiptarėt nė Jugosllavi pėrbėjnė rreth 40% tė popullsisė sė tėrėsishme shqiptare. Ndėrkaq, duket se popullsia e pėrgjithshme shqiptare jashtė kufijve tė shtetit-amė, Shqipėrisė, ėshtė mė e madhe. Ky fakt ka rėndėsi tė veēantė politike nė radhė tė parė pėr vetė shqiptarėt, ndėrkaq ai peshon edhe mbi politikėn globale tė fuqive nė Evropė.

 

Shqipėria  viabėl

    

         Nga ana tjetėr, territori ku jetojnė sot shqiptarėt rreth kufijve tė shtetit amė, pėr kah sipėrfaqja (mbi 10. 000 km/2. vetėm nė Kosovė; X Km/2. nė Maqedoninė Perėndimore dhe nė Mal tė Zi), ndėrsa po tė merrej parasysh edhe territori i Ēamėrisė (Epiri) nė Greqi, do tė duhej tė ishte mbi gjysma e territorit tė Shqipėrisė (mbi 28.000 Km/2). Duket qartė se politika globale Fuqive tė Mėdha nė tė kaluarėn nuk e pėrgjysmoi Shqipėrinė, siē mund tė dėgjohet ngandonjėherė, por e reduktoi nė njė Shqipėri viabėl, siē do tė thoshte Arben Puto (shih "Pavarėsia shqiptare dhe diplomacia e fuqive tė mėdha", Tiranė, 1978) pėr interesat e drejtpeshimit tė forcave nė Evropė. Shqipėria  viabėl e kishte kuptimin e ekzistimit tė njė prapavije tė mjaftueshme pėr mbrojtjen e portave detare dhe tė aftėsisė pėr mbajtjen e vetes pa shpenzime tė fuqive. Mirėpo ajo nuk i pėrmbushte aspiratat legjitime tė popullit shqiptar. Nga ky aspekt mund tė thuhet se ēėshtjen shqiptare e krijuan Fuqitė e Mėdha dhe se ato, normalisht, edhe do tė duhej t'a zgjidhnin. Mirėpo Fuqitė e Mėdha nuk merren me zgjidhjen e ēėshtjeve tė tilla pa patur interesa tė veta dhe sidomos jo pa u bėrė inicimi i zgjidhjes sė njė ēėshtjeje tė kėtillė nga vetė faktori politik shqiptar. Nė tė kaluarėn, duke qenė prezent nė vetėdijen politike shqiptare, por edhe objektiv evident i kombinimeve tė ndryshme tė strategjisė politike tė Fuqive tė Mėdha, zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje u aktualizua herė pas here, por akoma mbeti pėr t'u zgjidhur. Problemi ėshtė kompleks dhe i ndėrlikuar. Konsiston nga ajo qė tė dihet se a ėshtė e mundshme zgjidhja definitive e ēėshtjes, si ėshtė e mundshme dhe nė ēfarė kohe?

  

Diaspora shqipare

 

        Jashtė vend-koncentrimit dhe tė origjinės sė tyre nė Ballkan, shqiptarėt mė sė shumti u shpėrngulėn nė Turqi. Ka vlerėsime tė ndryshme mbi numrin e shqiptarėve nė Turqi, por nuk ka shėnime tė sakta statistikore mbi kėtė. Nė radhė tė parė pėr shkak se Turqia nė regjistrimet e veta statistikore  nuk i shėnon si tė veēantė, por tė gjithė ata qė nuk deklarohen turq i shėnon si tė tjerė  ose ardhacakė. Tė tjerė atje janė edhe kurdėt (vlerėsohet se janė rreth 12 milionė), kurse ardhacakė janė edhe muslimanėt e Bosnjės (numri i tyre vlerėsohet prej 500 mijė vetave gjerė nė njė milion). Megjithatė, nė saje tė disa iniciativave dhe hulumtimeve tė mėhershme shkencore te ne nė Kosovė, numri i shqiptarėve nė Turqi, tė vetėdijshėm pėr pėrkatėsinė e vet kombėtare, qė e flasin gjuhėn shqipe dhe qė janė tė gatshėm qė nė mėnyra tė ndryshme t'i mbrojnė interesat vitale tė popullit tė vet, vlerėsohet nė mbi njė milion veta (mė sakt, rreth njė milion e dyqind mijė veta). Ky numėr gjithsesi mund tė kontestohet, por nuk mund tė kontestohet historia e tyre 500 vjeēare nė kuadėr tė Perandorisė Otomane (do tė ishte, p.sh., interesant tė vlerėsohet numri hipotetik i shqiptarėve tė asimiluar gjatė kėsaj periode); nuk mund tė kontestohen dyndjet e shqiptarėve pėr nė Turqi: me rastin e luftėrave tė ndryshme Ruso-Otomane; me rastin e mundjes sė armatave turke nė Ballkan dhe tė tėrheqjes sė tyre pėr nė Turqi (aleancat anti-osmane tė Ballkanit, luftėrat ballkanike; Lufta e Parė Botėrore; transferimi pėr nė Turqi i "turqėve" grekė nga Ēamėria dhe nga viset tjera (viti- 1923) dhe tani as qė mund tė kontestohet shpėrngulja e shqiptarėve me presion politik dhe ekonomik nė periodėn midis dy luftėrave botėrore dhe nė periodėn pas Luftės sė II-tė Botėrore). Kur tė kihen parasysh kėto fakte, numri i sipėrpėrmendur prej rreth 1.2 milion shqiptarėve nė Turqi, bile pėrkundrejt rrethanave tė ndryshme me ndikim nė vetėdijen e tyre (p.sh. shkalla e indentifikimit nė bazė tė religjiozitetit), mund tė konsiderohet optimal. Vende tjera tė ngulitjes sė shqiptarėve janė Evropa Perėndimore, Amerika dhe Australia. Nė vitin 1976, derisa ndodhesha nė postin e Sekretarit tė atėhershėm pėr marrėdhėnie me botėn e jashtme, njė zonjė nga Australia (drejtoresha e bibliotekės sė shtetit nga Victoria) m'u pat drejtuar me lutje qė t'i ndihmonim me libra nė gjuhėn shqipe pėr lexuesit shqiptarė nė Melburne pėr tė cilėt vlerėsonte se ishin mbi 40.000 veta. Nė saje tė kėtij numri vlerėsoja asokohe se nė gjithė Australinė do tė duhej tė ishin rreth 100.000 veta me origjinė shqiptare. Aq mė tepėr, pėr shkak se Melburne-i vėrtetė ishte njėri ndėr qytetet e mėdha, por jo edhe i vetmi qytet i madh australian, dhe pėr shkak se konsideroja qė shqiptarėt e shpėrngulur nuk ishin njerėz qė i pėrtonin vendosjes edhe nė komunitetet mė tė vogla tė Australisė. Ndėrkaq pėr numrin e shqiptarėve nė Amerikė janė dhėnė shpeshherė vlerėsime tė ndryshme qė sillen prej 100.000 gjer nė 500.000 veta. Mirėpo meqė vetėm nė qytetin e New York-ut vlerėsohet se ndodhen mbi 30.000 shqiptarė nga Kosova, ėshtė pak e besueshme se nė gjithė kontinentin e Amerikės tė ndodhen mė pak se 500.000 shqiptarė nga tė gjitha viset shqiptare. Kur kėtij numri tė shqiptarėve tė shpėrngulur nė vendet anglosaksone dhe nė Amerikėn Latine i shtohet numri gati i njėjtė i shqiptarėve tė shpėrngulur dhe tė vendosur "pėrkohėsisht" nė Evropėn Perėndimore, fitohet njė shifėr gati po aq me rėndėsi sa edhe ajo nė Turqi. Me fjalė tė tjera, popullsia e pėrgjithshme shqiptare pėr kah numri nuk ėshtė edhe aq pa rėndėsi. Nė relacion me popujt tjerė tė Jugosllavisė dhe tė Ballkanit, ajo nė pėrgjithėsi nuk ėshtė as dukshėm mė e vogėl dhe as e fundit. Komponenta e tillė tė imponon nevojėn pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare nė pajtim me nevojat pėr zhvillim dhe pėr integrimin e vet nė Evropė. Shifrat megjithatė u pėrmendėn pėr tė theksuar nevojėn e precizimit tė tyre tė mundshėm nė interes tė shtjellimit tė mėtejshėm tė temės.

 

Pėr njė politikė gjithėshqiptare

 

        Me siguri duke i marrė parasysh edhe kėto fakte, Peter Prifti, njė profesor amerikan me prejardhje shqiptare, nė librin e tij «Albania» (botimi i vitit 1978, nė Boston, Massachussettes) kur flet pėr politikėn shqiptare, pos Shqipėrisė dhe Jugosllavisė (shqiptarėt nė Jugosllavi) e thekson edhe faktorin e tretė -shqiptarėt nė Amerikė, dikur tė organizuar rreth «Vatrės» sė Nolit, mė vonė rreth revistės «Dielli» e tani edhe nė njė lobby tė veēantė shqiptar nė Kongresin e SHBA. Shqiptarėt nė Australi, Evropė dhe nė Turqi, me pėrjashtime nė kohė, para vitit 1981 duket se nuk mund tė ushtronin ndonjė ndikim tė veēantė nė politikėn e qeverive tė vend-qendrimit tė tyre dhe vėshtirė se mund tė flitet pėr ta si pėr ndonjė faktor kontinuitiv nė mbrojtje tė interesave politike gjithėshqiptare. Tani mėrgata shqiptare nė pėrgjithėsi duket se me tė drejtė konsiderohet si njė faktor i veēantė politik qė mund tė ndihmojė nė zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Zgjerimi i demokracisė nė tėrė Evropėn kėtė gjė do tė duhej ta mundėsonte mė tepėr, me kusht qė tė ketė kujdes pėr mosimponimin e zgjidhjeve tė ndikuara nga vend-qėndrimi i tanishėm i tyre. Shqiptarėt e diasporės shqiptare, me fjalė tė tjera, nuk mund tė jenė bartės eventualė tė njė politike gjithėshqiptare. Ndėrkaq Shqipėria, pėr shkak tė peshės politike qė ka shteti nė suaza ndėrkombėtare politike, nuk mund tė jetė bartėse e njė politike qė mund t'a rrezikonte cilėsimin e vet si politikė qė  i cėnon normat ndėrkombėtare juridike dhe politike tė sjelljes sė shteteve. Kėto norma, pavarėsisht nga ndryshimet nė Evropė, akoma janė nė fuqi.

        Nga ana tjetėr, nė qoftė se me nocionin komb nėnkuptohet pėrmbajtja anglo-saxone e tij, d.m.th. kombi i konstituuar si shtet (nation-stat) atėherė do tė ishte fare e natyrshme dhe e logjikshme qė Shqipėria tė jetė bartėse e njė politike gjithėshqiptare, sikundėr qė ėshtė e natyrshme dhe e logjikshme qė shumica absolute e shqiptarėve tė diasporės shqiptare ta synojnė qėllimin e bashkimit, por duke mos e rrezikuar ekzistencėn e vet si komb,  dhe tė shtetit amė -Shqipėrisė. Nė kėtė kuptim mund tė flitet pėr interesat vitale tė kombit: a) tė ekzistojė si komb; b) si komb i konstituuar nė shtet -Shqipėri, dhe c) tė bashkohet. Nė thelb tė definimit tė njė politike eventuale gjithėshqiptare ndodhet pikėrisht komponenta e bashkimit, por gjithnjė duke mos e vėnė nė pyetje ekzistimin e Shqipėrisė si shtet-thelb i gjithė shqiptarėve dhe trojeve tė tyre. Andaj, ēdo politikė qė do tė ēonte drejt realizimit tė qėllimit tė tillė mund tė cilėsohet si politikė gjithėshqiptare. Si njė pikėsynim ideal, nė shqyrtimet serioze politologjike nuk mund tė kontestohet. Brenda suazave institucionale dhe normave ndėrkombėtare juridike Shqipėria ėshtė dhe duhet tė jetė bartėse e njė politike tė tillė.

        Si e tillė, d.m.th. si synim gjithėshqiptar, ishte prezent qė prej fillimit tė vetėdijėsimit nacional shqiptar. Luftėrat anti-Osmane tė Skendėrbeut vėshtirė qė mund tė zhvishen nga kjo komponentė. Nga ana tjetėr, luftėrat e shumta Iliro-Romake, nga tė cilat veēohen ato tė Teutės dhe tė Pirros nė Epir dhe tė Dardanėve me Filipin e Maqedonisė, kishin karakter tė mbrojtjes sė territoreve tė veta, tė vetes sė tyre dhe tė mėnyrės sė jetesės -komponenta kėto me rėndėsi tė shtetėsisė dhe jo tė fisnisė. Njė nga teorikėt e mėdhenj amerikanė -Hans J. Morgenthao (shih "Shteti dhe interesat vitale tė kombit") vė re se kombet formohen nė raport me tė huajt. Nė qoftė se kjo vėrejtje ėshtė e saktė (nuk ka ndonjė arsye qė tė mos jetė e saktė), atėherė sė bashku me procesin e formimit tė shtetit, historikisht ėshtė ngadalėsuar edhe procesi i vetėdijėsimit nacional. Ka mbetur gjuha si element kontinuitiv i kombit. Historia shqiptare duket sikur dėshmon fuqimisht se gati ēdo qoshe e tokės sė dikurshme ilire (tani jugosllave) nė pėrgjithėsi, e sot shqiptare nė veēanti, sikur tė kishte pasur njė rėndėsi tė jashtėzakonshme strategjike pėr romakėt, pikėrisht sikurse mė vonė pėr bizantinėt, turqit, rusėt, gjermanėt, italianėt, francezėt etj. Gjatė shekullit XIX dhe fillimit tė shekullit XX, d.m.th. gjatė kohės sė konstituimit tė shteteve nacionale nė Ballkan, sėrish erdhėn nė shprehje interesat globale tė Fuqive tė Mėdha. Nė konfrontimin dhe thyerjen e ndėrsjellė tė interesave tė dy grupacioneve tė fuqive tė mėdha: tė Boshtit Tripartitėsh (Austro-Hungaria, Gjermania dhe pjesėrisht-Italia) dhe tė Aleancės (Rusia, -gjer me 1917, Britania e Madhe dhe Franca), si dhe tė satelitėve tė tyre tė instrumentalizuar nė Ballkan, erdhi gjer te reduktimi i Shqipėrisė nė njė Shqipėri viabėl. Ndėr shqiptarėt, natyrisht, formimi i Shqipėrisė u pagėzua si fitore e madhe e faktorit politik shqiptar. Gjatė Luftės sė II-tė Botėrore, Konferenca e Bujanit, me rezultatet praktike tė luftės, u vu nė kontekst tė njė potezi taktik-luftarak tė aleatėve tė luftės, meqė aleatėt kryesorė (Churchill-i dhe Roosvelt-i) qenė marrė vesh qė nė prag tė luftės pėr ripėrtėritjen e Jugosllavisė nė kufijtė e saj tė paraluftės. Dukej sikur autonomia  e pasluftės e Kosovės tė ishte, pos tjerash, edhe njė si kompromis midis qėndrimeve tė Kominternės pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, dhe qėndrimeve tė padefinuara tė qeverive anglo-saxone qė ndikoheshin nga grekėt dhe nga qeveria mbretėrore jugosllave nė ekzil pėr copėtimin e Shqipėrisė midis Veriut dhe Jugut. Kjo gjė mė pastaj, nė kontekst tė interesave globale tė superfuqive, rezultoi nė forcimin e autonomisė sė Kosovės (viti 1974) dhe nė kėrkesėn pėr konstituimin e saj si Republikė e barabartė me tė tjerat nė Jugosllavi (viti 1981). Ndėrkaq, nė Shqipėri, pas prishjes me Kinėn, rezultoi nė njė izolim dhe bllokadė tė lidhjeve politike me botėn, duke u distancuar njėsoj si nga njėra, ashtu edhe nga superfuqia tjetėr.

 

Konteksti jugosllav i Republikės sė Kosovės

 

        Republika e proklamuar e Kosovės me Kushtetutėn e Kaēanikut natyrisht nuk ishte zgjidhje definitive e ēėshtjes shqiptare. Republika e Serbisė e refuzon njohjen e Republikės sė Kosovės si ndėrprerje dhe shkėputje e lidhjeve me tė, por edhe si vazhdimėsi tė sundimit tė po atyre forcave titiste. Nė kontekst tė konfederalizimit eventual tė Jugosllavisė sipas modelit Kroato-Slloven, njė Republikė e Kosovės me status konfederal brenda bashkėsisė jugosllave, pėr rezonimin e tanishėm politik tė Serbisė ėshtė e papranueshme. Serbia gjithashtu ka shprehur mospajtim kategorik me Republikėn e Kosovės tė barabartė me tė tjerat nė njė federatė tė modernizuar jugosllave. Nga ana tjetėr, njė koncept i tillė pėr zgjidhjen e krizės jugosllave, nė pjesėn veri-perėndimore tė vendit u cilėsua si "Serbosllavi" dhe Republika e tillė e Kosovės, sė bashku me konceptin e federatės sė modernizuar (APJ, Serbia, Mali i Zi), duket se do tė refuzohet me qejf edhe nga kėto pjesė tė vendit, edhe pėr shkak se nė barazpeshėn eventuale midis Veriut dhe Jugut jugosllav, ajo do tė rėndonte nė jug pėr shkak tė problemeve tė zhvillimit me tė cilat ballafaqohet. Tani pėr tani konfrontimi nė mes tė kėtyre koncepteve nė nivel jugosllav akoma nuk ka pėrfunduar. Duket sikur paraqitet rreziku real qė tė pėrfundojė nė njė luftė qytetare me pėrmasa tė gjėra brenda Jugosllavisė dhe nė dezintegrimin e saj tė tėrėsishėm. Mirėpo njė gjė e tillė mbetet pėr t'u parė. Objektivisht gjėrat janė shumė mė tė komplikuara se sa duken nė jashtėsinė e tyre: 1) sepse Jugosllavia u krijua si shtet edhe me synimet e brendshme tė forcave tė caktuara brenda popujve tė saj dhe u konfirmua si e kėtillė edhe nė Luftėn e II-tė Botėrore; 2) sepse proceset e bashkimit tė Evropės duket se nuk do ta synojnė dezintegrimin e aktorėve tė saj. Suprimimi i kufijve nė gjithė Evropėn ėshtė tendencė e pashmangshme. Mirėpo, tani pėr tani, ndėrkaq nuk dihet se sa do tė zgjasė kjo tani pėr tani/, njė gjė e tillė, po qe se do t'a pėrfshinte edhe Bashkimin Sovjetik, do tė rezultonte nė instancėn e fundit nė mbisundimin e sllavizmit (rusėve) nė tė, dhe me njė gjė tė tillė ka pak gjasa se do tė pajtoheshin edhe fuqitė e tjera Evropiane , dhe 3) pėr shkak se njė pėrzierje e tillė e pakontrolluar nė Evropė, nė aspektin social do tė shkaktonte konsekuenca qė nuk mund tė parashikohen. Pėr kėto shkaqe me siguri tė plotė mund tė konstatohet se njėra nga cilėsitė kryesore tė ndryshimeve tė gjertanishme politike nė Evropė, por edhe e atyre qė do tė pasojnė, pavarėsisht nga mėnyra e manifestimit tė tyre, ėshtė zhvillimi i tyre i "dozuar", nėn kontroll, por edhe kontrollimi i orientimit tė tyre social, pluralizmi politik, sistemi shumėpartiak, parlamenti, zgjedhjet e lira, do tė duhej ta amortizonin tehun e mprehur politik qė ka rezultuar si pasojė e pakėnaqėsive tė grumbulluara me decenje tė tėra. Kjo gjithmonė do tė thotė se ndryshimet nė vendet e Evropės Lindore, duke pėrfshirė edhe Jugosllavinė e Shqipėrinė, janė duke u zhvilluar sė paku jo me kundėrshtimin e subjekteve tė dikurshme politike tė kėtyre shteteve. Nga njė aspekt i pėrgjithshėm i shqyrtimit tė gjėrave mund tė thuhet se tė gjitha kėto shtete e synojnė arritjen e efikasitetit tė sistemit pa e dėmtuar fuqinė e vet tė brendshme dhe pozitėn ndėrkombėtare. Pozita ndėrkombėtare e BRSS, p.sh., mbėshtetet nė strukturėn e krijuar socio-politike (pozita prioritare e rusėve nė raportet ndėrnacionale); nė shtresėn e priviligjuar tė tekno-menaxherisė, tė oficerėve tė policisė dhe tė armatės dhe nė armatimin nuklear-raketor. Nga ky aspekt shthurja e Traktatit tė Varshavės duket mė tepėr braktisje, dhe nuk do tė thotė dobėsim me rėndėsi i pozitės ndėrkombėtare tė BRSS. Pėr kėtė shkak dhe pėr shkaqe tė tilla, ngjarjet e tanishme nė Jugosllavi, dhe reflektimi i tyre nė Republikėn e Kosovės, duket se e kanė pėr qėllim ri-rregullimin e raporteve tė brendshme politike dhe jo dezintegrimin e tyre. Nė tė mirė tė kėtij konstatimi flet edhe ndryshimi e objektivave tė politikės sė jashtme tė SHBA.

 

Motivet e ndryshimeve politike

 

        Nė vlerėsimin e motiveve pėr ndryshimin e objektivave tė politikės sė jashtme tė SHBA dhe nė nėnyrė indirekte tė ndryshimeve tė tanishme nė Evropė, autorėt eminentė amerikanė qė moti, por tani gjithnjė e mė tepėr, e theksojnė stagnimin dhe rėnien e fuqisė ekonomike amerikane: "Dėshtimet e ndryshme tė politikės amerikane - shkruan Stejnli Hofmėn (Stenly Hoffmann), profesor me kompetencė i sistemit politik nė Harvard, -i kanė rrėnjėt nė vendin qė vėrtetė e vendos rėnien amerikane jo nė zgjerimin e tepruar imperial, as nė ndonjė rėnie katastrofale tė figurave agregate tė burimeve materiale, por nė komponentat e brendshme tė fuqisė -kursimi i ulėt, investimet e pamjaftueshme produktive, veēanėrisht nė sektorėt kryesorė; nė obsesionet e buisness-it me profite afatshkurtra; nė sistemin e varfėr tė edukatės teknike dhe mbi tė gjitha, nė aftėsinė e pamjaftueshme tė mobilizimit tė resurseve tė brendshme dhe jo tė prekshme qė rezultojnė nga gjendja e keqe e infrastrukturės amerikane (veēanėrisht e asaj urbane), rezistenca popullore ndaj tatimeve dhe mungesa e udhėheqjes" (shih Stanley Hoffman, A New World and its Troubles, Foreign Affaires, Fall 1990). Ndėrkaq, kur ėshtė fjala pėr stagnimin ose rėnien e fuqisė ekonomike amerikane duhet pasur kujdes se nuk ėshtė fjala pėr parametra klasikė tė matjes sė rritės ekonomike.

          Nė tė vėrtetė fjala ėshtė pėr ngecjen prapa nė konkurrencė me japonezėt. Kėshtu Inman dhe Burton vėrejnė se me prodhime tė elektronikės konsumuese (p.sh. fonografi, gypat katodialė, radiot, akceptorėt televizivė, magnetofonat, tranzistorėt, videot, video-kasetat, etj.) kompanitė amerikane nė vitet '70 mbulonin rreth 90% tė tregut amerikan, por tani mbulojnė vetėm 1-10% tė tij. E njėjta gjė, sipas tyre, ka ngjarė me zbulimet e mėvonshme nė fushėn e teknologjisė, me gjysėmpėrquesit (semiconducters) tė pėrbėrė nga silikoni, germaniumi apo galium arsenidi;  pastaj me superpėrquesit (superconducters), me pėrquesit e  elektricitetit pa humbje tė energjisė;  me TV tė definuar lart (high definition TV), njė emėr qė i rrjedh nga qartėsia e fotografisė, dhe me ca zbulime tė tjera nga sfera e elektronikės. Meqė luftėn konkurrente me japonezėt (plus Koreja Jugore, Tajvani dhe Singapuri) rreth vetėm disa prodhimeve me rėndėsi nga kjo fushė gati e humbėn, amerikanėt tani kanė ardhur nė pėrfundimet si vijojnė: 1) se fuqia kompetitive e industrisė amerikane nuk ėshtė rrezikuar vetėm nė industrinė dhe teknologjinė klasike (p.sh. industria automobilistike), por edhe nė atė tė avancuar; 2) se problemi nuk qėndron te mungesa e hulumtimeve bazike, fundamentale mbi teknologjinė e avancuar, por te aftėsia e aplikimit tė shpejtė tė zbulimeve teknologjike (pėrparėsia e pushtimit dhe e mbajtjes sė tregut); 3) se gjithnjė imponohet si imperative nevoja e riorientimit programor dhe institucional tė qeverisė drejt teknologjisė komerciale (term me tė cilin pėrfshihet ndihma e qeverisė nė shkurtimin e kohės sė nevojshme pėr aplikimin e zbulimeve shkencore dhe teknologjike nė praktikė) /shih Admiral B.R. Inman-Daniel, F. Burton, Jr. Technology and Competitiveness: The New Policy Frontier, Foreign Affairs, Spring 1990/. Mirėpo gjėrat do tė mbeteshin tė paqarta sikur tė ishin tė veēuara nga aspekti politik. Interesimi pėr "pėrkthimin" e hulumtimeve fundamentale nė produkte dhe procese me dobi ushtarake dhe ekonomike nė planin politik nė SHBA u reflektuan nė nevojen pėr riorientimin e disa objektivave tė politikės sė jashtme amerikane: nga ato tradicionale (ekcepcionalizmi, antikomunizmi, liberalizmi ekonomik botėror) nė ato bashkėkohore, por ende tėrėsisht tė padefinuara. Tani kujdesi tradicional pėr sigurimin nacional, pos ēėshtjeve tė strategjisė politike dhe ushtarake, duhet njėsoj tė drejtohet nė ēėshtje strategjike tė ekonomisė: "Atje ku ėshtė fjala pėr teknologji tė avancuar nuk ėshtė mė e mundur tė trajtohen si ēėshtje tė ndara politike mbrojtja dhe ekonomia". Pėr dekadėn e ardhshme tė viteve '90 dhe pėr mė vonė veēohen si me rėndėsi tė veēantė zbulimet nė sferėn e: 1) Bioshkencave (Biosciences), tė cilat pėrfshijnė biologjinė molekulare dhe atė celulare.

          Nė qoftė se nė gjysmėn e parė tė shekullit XX zhvillimi i shkencave fizike (teoritė mbi atomin, teoria e Kant-it dhe fizika bėrthamore) i kanė ndihmuar kuptimit tė natyrės, botėkuptimit mbi materien dhe energjinė, atėherė shkencat biologjike po i ndihmojnė sot kuptimit tė jetės: "duke na lejuar tė krijojmė forma tė ndryshuara (alternative) tė jetės; duke e bėrė tė parėndėsishėm dallimin midis asaj qė ėshtė natyrale dhe sintetike dhe duke ngritur ēėshtje tė rėndėsishme me implikacione ndėrkombėtare rreth tė drejtave dhe kufizimeve tė tyre tė pėrshtatshme nė fushėn e pronėsisė e tė lidhura me "intervenimet nė natyrė" (shih Keneth H. Keller, Science and Technology, Foreign Affairs, Fall. 1990). Megjithatė, ajo qė zhvillimet teknologjike nė kėto shkenca  i dallon me tė parat ka tė bėjė me ēėshtje tė jetės. Bioshkencat janė tė lidhura ngushtėsisht me bujqėsinė dhe me shėndetėsinė, d.m.th. me fusha tė njė sensibiliteti tė madh politik dhe tė njė rėndėsie tė jashtėzakonshme sociale; 2) zbulimet dhe zhvillimet teknologjike nė sferėn e shkencės mbi materialet (material science) nuk janė mė me pak rėndėsi. Kjo shkencė i lidh pėrparimet nė hulumtimet solide fizike qė kanė pėr qėllim tė kuptuarit fundamental tė sjelljes sė materies sė kondenzuar me prodhimin e materialeve me cilėsi shpesh tė parėndomta (shiko veprėn e cituar mė lart).  Kėto materiale, si p.sh. ēipet pėr pėrēues elektronikė, tani njė kohė janė duke shkaktuar revolucion tė vėrtetė nė prodhimet e idustrisė elekronike; 3) Ndėrkaq, ndikim tė madh nė politkėn e SHBA, por edhe tė fuqive tė tjera, kanė pasur zbulimet teknologjike nė sferėn e informatave (teknologjia informatike). Kjo teknologji konsiston nė tė mbledhurit e informatave pėrmes senzorėve, teknikave imagjinative e telefotografive, pastaj procesimit, deponimit nė kompjuterė, dhe transmetimit tė tyre pėrmes rrjetave tė komunikimit e radio-lidhjeve.   Meqenėse themeli i taktikės dhe strategjisė ushtarake konsiston nga komandimi, kontrolli, komunikimi dhe informimi (C3+1) ėshtė e natyrshme rėndėsia qė i kushtohet zbulimeve teknologjike tė kėsaj sfere. Ato, d.m.th. zbulimet nė kėtė sferė, tani e kanė rrezikuar jo vetėm privatshmėrinė e individit, por edhe tė shtetit.

   

«Autobusi» i Hoffmann-it dhe konsekuencat e shkencės

  

        Marrė globalisht, avancimet nė hulumtimet shkencore-teknologjike kanė rezultuar nė rritjen e sovranitetit nacional tė shteteve. Nė kushtet e lehtėsimit tė komunikimit midis personave (individėve) ėshtė reduktuar shumė aftėsia e kontrollimit tė shpėrndarjes sė informatave. Zbulimet shkencore gati nuk ėshtė mė e mundur qė tė ruhen pėr vete dhe tė pėrdoren vetėm nė dobi tė maksimalizimit tė fuqisė sė shteteve tė veēanta. Informata akoma mund tė jetė burim i fuqisė, por fuqia ndahet tani midis shumė subjekteve. Nė plan tė gjerė, zbulimet nė fushėn e shkencės dhe tė teknologjisė, pėr shkak tė avancimeve informatike, kanė pasur efekte tė dyfishta negative: nga njė anė i kanė nxitur orekset dhe aspiratat e tė tjerėve pėr mėnyrėn dhe pėr standardin e njėjtė tė jetesės (tė cilin e shohin nė ekranet e TV-sė), kurse nga ana tjetėr, janė ngushtuar mundėsitė e tokės pėr mbajtjen e civilizacionit  (Gaia-hipotezat), sepse nė njėrėn anė ėshtė duke u shkaktuar debalansi ekologjik, kurse nė anėn tjetėr janė duke u shumėfishuar efektet negative tė rritės demografike tė njerėzimit. Nga kėto dhe nga shkaqe tjera tė lidhura me to, si Keneth Keller, poashtu edhe Stanley Hoffmann, Admiral Inman etj., janė tė mendimit se humbja e monopolit nė udhėheqjen teknologjike dhe ngecja nė formimin e infrastrukturės socioteknike, logjikisht do tė duhej t'i detyronte ShBA-tė tė tėrhiqen nė vete dhe t'i kushtohen arritjes sė kėtyre objektivave. Mirėpo nė ndėrkohė gjėrat kanė ndryshuar. Nė njė anė, pėr shkak tė zvogėlimit drastik tė kohės sė nevojshme pėr aplikimin e zbulimeve shkencore dhe teknologjike (gjersa dikur pėr disa zbulime  duheshin rreth 40 vjet pėr t'u aplikuar nė praktikė, tani kjo gjė bėhet gati nė formė paralele) dhe pėr shkak tė disperzimit tė qendrave tė diturisė (dituria nuk ėshtė mė monopol i njė fuqie), kurse nga ana tjetėr, pėr shkak tė thellimit tė diferencave midis Veriut dhe Jugut, tė rėndėsisė sė problemeve qė duhen zgjidhur nė nivel planetar (Gaia-hipotezat), u imponuan si tė domosdoshme: 1) vendosja e njė sistemi tė ri tė sigurimit nė Evropė i cili  do t'ia mundėsonte asaj tė merret me problemet e theksuara planetare.

          Kjo gjė logjikisht ta imponon pėrfundimin se ēėshtja shqiptare do tė duhej tė zgjidhej pėrfundimisht dhe jo vetėm pjesėrisht. Sistemi i ri i sigurimit nė Evropė do tė mund tė mbėshtetej nė NATO-n e reformuar e jo edhe mė tutje tė dominuar nga SHBA-tė, nė njė organizatė evropiane tė mbrojtjes dhe nė njė organizėm tė krijuar nga Konferenca mbi Sigurinė dhe Bashkėpunimin nė Evropė; 2) njė marrėveshje pėr forcimin e regjimit pėr moszgjerimin e armėve nukleare dhe pėr kufizimin e shitjes sė armėve dhe tė teknologjisė sė avancuar, dhe, 3) tė njė pajtimi mbi ndarjen e fuqisė midis aktorėve tė organizatave ndėrkombėtare ekonomike dhe financiare tė SHBA, Japonisė dhe Bashkėsisė Evropiane. Meqenėse resurset e shteteve tė zhvilluara "janė zėnė midis nevojave dhe pritjes sė popullit tė tyre, si dhe frikės prej kaosit tė jashtėm" (S. Hoffmann), ato, me qėllim qė t'i shmangen kėtij kaosi, nė botėn e organizuar nė mėnyrė policentrike duhet t'i fusin BRSS dhe Kinėn, nė qoftė se kjo e fundit njė ditė do t'a shndėrrojė potencialin e vet tė madh nė fuqi efektive. Ndėrkaq, polet e kėtij policentrizmi janė tė pajisura me lloje tė ndryshme tė fuqisė ushtarake (Sovjetikėt), ekonomike dhe financiare (Japonezėt dhe Gjermanėt) demografike, (Kina dhe India), ushtarake dhe ekonomike (SHBA). "Bota i pėrngjan njė autobusi, -shkruan Stanly Hoffmann  -shoferi i tė cilit, ekonomia globale, nuk e ka kontrollin e plotė tė makinės, po edhe vetė ėshtė jashtė kontrollit, nė tė cilin  fėmijėt -popujt, joshen t'a shtypin qoftė frerin, qoftė gasin, kurse tė rriturit -shtetet, janė udhėtarė tė brengosur. Njė lidhje pasagjerėsh ndoshta nuk do tė mjaftojė pėr t'a mbajtur autobusin nė rrugė, por akoma nuk ekziston ndonjė zgjidhje mė e mirė" (Stanly Hoffmann, vep. cit.).

 

Gjermanėt nė kontekst tė Evropės

 

        Modeli i Hoffmann-it pėr rregullimin policentrik tė botės tani pėr tani ėshtė vetėm njė pikėsynim i cili po e drejton gjer diku kahjen e zhvillimit tė ngjarjeve nė Evropė. Ai ėshtė njė projekt i zhveshur nga kundėrthėniet e brendshme, por doemos e pėrfshin Evropėn si njėrėn nga shtyllat e policentrizmit nė fjalė. Ėshtė ēėshtje mė vete se a do tė mbetet i kufizuar vetėm nė Evropė, nė raportet e saj me SHBA-tė, apo do tė zgjerohet pėr tė pėrfshirė njėmend edhe polet tjera, pėr tė drejtuar bashkarisht botėn policentrike. Kėto janė ēėshtje ende tė paqarta dhe nuk dihet drejtimi i zhvillimit tė tyre tė njėmendėt, por janė ēėshtje me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr pėrcaktimin e drejtė tė natyrės dhe tė karakterit tė proceseve integrative tė Evropės.

   Ēėshtja e bashkimit tė Evropės, duhet theksuar qė nė fillim, nuk ėshtė aspak ndonjė dukuri e re. Ėshtė bėrė "ēėshtje e re" pas Luftės sė II-tė Botėrore pėr shkak tė ndarjes sė Gjermanisė. Duke mos hyrė nė analiza tė hollėsishme tė kėsaj ēėshtjeje komplekse tani tė pėrfunduar, mjafton tė konstatohet se ēėshtja e bashkimit tė Evropės shpesh u identifikua me ēėshtjen e bashkimit tė Gjermanisė: "Gjermania ėshtė e ndarė, sepse Evropa ėshtė e ndarė, -pohonin gjermanėt, -dhe Evropa ėshtė e ndarė sepse Gjermania ėshtė e ndarė". Porosinė politike tė kėsaj sintagme e shpjegonte Reinischer Merkur: "Die Deutsche Einheit kann niemals ohne und erst recht nicht gegen Evropa errungen werden" (Rheinische Merkur, Oct. 24. 1985).

          Analitikėt politikė tė Perėndimit vlerėsojnė se ndarja e Evropės zgjati aq shumė pėr shkak tė identifikimit tė interesave vitale tė shtetit sovjetik me ideologjinė komuniste (shih Rusėt dhe interesat vitale tė shtetit sovjetik): "...pėr shkak se - siē shkruan CH.Bertram, -sigurimi i BRSS-sė nuk e mbėshteste vetėm integritetin territorial tė Bashkimit Sovjetik, por edhe atė ideologjik ... prezenca e regjimeve komuniste nė Evropėn Lindore ishte interes vital i sigurimit tė Bashkimit Sovjetik (shih Christoph Bertram, The German Question, Foreign Affairs, Spring, 1990). Duke mos u lėshuar nė shqyrtimin e vlerėsimeve tė tilla, mjafton tė konstatohet se BRSS qoftė pėr shkak tė interesave pėr tė zėnė vrapin e zhvillimit, qoftė pėr shkak tė ngecjes sė tepruar tė zhvillimit tė gjithėmbarshėm ekonomik tė vendit (fshat i madh me armatim modern), por gjithsesi pėr shkaqe objektive, kah fundi i viteve '80 e ndėrpreu lidhjen midis sigurimit nacional dhe konformitetit ideologjik, por gjithnjė duke mbetur superfuqi pėr shkak tė bazės sė gjerė industrialo-ushtarake dhe tė resurseve tė mėdha natyrale e njerėzore; i pėrkrahu ndryshimet e brendshme nė Evropėn Lindore; i tėrhoqi forcat ushtarake nga kėto vende, u pajtua me bashkimin e Gjermanisė dhe me shuarjen e Traktatit tė Varshavės. Me faktin e pajtimit me bashkimin e Gjermanisė u pajtua edhe me bashkimin e Evropės. Kulmi i pėrbashkėt i ndėrtesės sė re tė Evropės (M. Gorbaēov) do tė duhej t'i mbulonte edhe Sovjetikėt. Kjo do tė thotė se bashkimi i Gjermanisė nuk u arrit pėr inat tė Bashkimit Sovjetik. Anne -Marie Burley, njė eksperte e shquar e ēėshtjes gjermane (Der Deutschen Frage) nė Universitetin e Chicago-s nė Chicago, Ilionis, e jep njė pasqyrė instruktive tė luftės teoriko-politike gjermane pėr realizimin e qėllimit nė fjalė. Sipas saj, nė Gjermani me kohė u kristalizuan tri koncepte tė kėsaj lufte: 1) Koncepti tradicionalist, qė e pėrfaqėsonin krahu i djathtė i Unionit Kristiano-Demokratik (CDU); Kristiano-Social (CSU) dhe organizatat e refugjatėve. Franz Josef Straussi ishte portparoli kryesor i tyre. Kėrkesat pėr ribashkimin e Gjermanisė i mbėshtetnin nė pėrvojėn e shek. XIX, nė luftėn e kohės para Bismarck-ut.

          Nė kėtė kohė, siē pohonin tradicionalistėt, gjermanėt nuk kėrkonin njė Grossedeutschland nė kuptimin e maksimalizimit tė fuqisė (pėr tė luajtur rolin e fuqisė sė madhe nė marrėdhėniet ndėrkombėtare politike), por tė kuptimit tė vetė shprehjes politike tė identitetit kombėtar. Me kėtė nuk e synonin mjegullimin e kujtesės pėr tė kaluarėn e afėrt, por pėr vėnien e saj nė kontekst afatgjatė historik. Nė tė njėjtėn kohė i theksonin aspektet juridike tė ēėshtjes gjermane, veēanėrisht mungesėn e marrėveshjes sė paqes, duke i pėrkujtuar nė kėtė mėnyrė Fuqitė e Mėdha  vazhdimisht me faktin se ēėshtja gjermane mbetet e hapur. Koncepti tradicionalist insistonte nė mentalitetin e viktimės: tė jesh gjerman do tė thoshte tė jesh i vetėdijshėm se i takoje njė kombi tė ndarė dhe t'a pranoje obligimin pėr tejkalimin e njė gjendjeje tė kėtillė. Pėr tejkalimin e kėsaj gjendjeje nuk insistonin nė ndryshimin e kufijve, por e theksonin ribashkimin e tė dy shteteve gjermane nė suaza tė Perėndimit. Me fjalė tjera, e kėrkonin ēlirimin politik tė Gjermanisė Lindore nga komunizmi qė e mbėshteste Bashkimi Sovjetik. Nė kėtė mėnyrė ēėshtjen gjermane e vinin nė kontekst tė politikės sė aleatėve tė Perėndimit, duke i detyruar t'a konsideronin si ēėshtje tė vet politike; 2) Konceptin evropeist e mbėshtesnin forcat e qendrės (tė Djathtės dhe tė Majtės politike). Portparoli kryesor i kėtij koncepti ishte ministri i punėve tė jashtme tė gjermanisė Hans Ditrih Gensher (Hans-Dietrich Genscher). Kėto nė radhė tė parė luftonin pėr bashkimin e Evropės me qėllim tė bashkimit tė Gjermanisė. Ambicjet e veta i kufizonin nė theksimin e nevojės sė gjermanėve pėr liri, pushtet dhe influencė, por jo edhe pėr njė shtet-komb (maksimalizimi i fuqisė) me tė cilin mund t'i frikėsonin fqinjėt. Duke e indentifikuar ndarjen e Gjermanisė me ndarjen e Evropės, rrugėdaljen e kėrkonin nė theksimin e njė identiteti pan-evropian.

          Ndėrkaq, nė raportet ndėrgjermane e theksonin principin e unitetit dhe tė vetėvendosjes, por me atė ndryshim qė me tė parin e nėnkuptonin njė vetėnjohje kolektive si njė popull unik me njė identitet historik, gjuhėsor, kultural, etnik dhe gjeopolitik, pavarėsisht nga diferencat politike, ekonomike dhe sociale. Ndėrkaq, nė principin e vetėvendosjes nuk e nėnkuptonin ēlirimin e gjermanėve lindorė nga komunizmi, siē bėnin tradicionalistėt, por sigurimin e tė drejtės pėr tė gjithė gjermanėt qė lirisht tė vendosin pėr mėnyrėn e qeverisjes dhe tė qeverisė. Marifeti politik ishte i qartė: duke mos i theksuar kėrkesat pėr ribashkim i theksonin vetėm ato qė tė ēonin drejt tij; 3) Koncepti universalist. Ishte koncept relativisht i ri. E mbėshteste krahu i majtė i Partisė Social-Demokratike (SPD) dhe tė Gjelbėrit. I jepnin pėrparėsi vlerave universaliste (si p.sh. paqa) pėr tė cilat besonin se i ngėrthenin nė vete vlerat e arsyeshme gjermane. Pozita e Gjermanisė nė vijėn e parė tė frontit tė ndonjė holocaust-i potencial nuklear nė Evropė i kishte bindur nė rrezikun real nga nacionalizmi. Pėr ta ēėshtja gjermane kishte pushuar sė qėni ēėshtje politike. Ishte shndėrruar nė ēėshtje fundamentale nacionale: duke i elaboruar dhe duke i ndihmuar vlerat e reja sociale, politike dhe ekonomike me tė cilat do tė duhej tė formohej struktura pan-evropiane e shoqėrisė civile jashtė kufijve territorialė dhe ideologjikė, i ndihmonin gjermanėve t'a transcendonin tė kaluarėn dhe tė shndėrroheshin nė katalizator tė transformimit tė rendit ndėrkombėtar tė periodės sė pasluftės nė njė strukturė tė paqes permanente.

          Paqja pėr ta nuk ishte vetėm sinonim i sigurisė, por fryt dhe farė e njė gjendjeje mė tė lartė morale dhe intelektuale. Otto Schili (shih Reden Yber das eigene land: Deuteschland), njė pėrfaqėsues i tyre eminent, mendonte se gjermanėt duhej t'a "kėrkonin identitetin e tyre nė jetėn e lirė spirituale dhe nė vendosjen paqėsore tė universalitetit tė intelektit (Geist) dhe tė kulturės" (Otto Schily, vep. cit. f. 35). Kjo gjė ishte parakusht pėr ngritjen e paqes nė nivel kulminant, e cila pastaj do t'a mundėsonte kthimin e vėmendjes drejt problemeve reale tė botės sė sotme (p.sh. uria); drejt konsekuencave tė panjohura tė shoqėrisė Evropiane nė periodėn post-industriale dhe drejt aspektit human tė modernizimit tė Evropės Lindore: "Identiteti i ri gjerman"-pėrfundon Otto Schily- "ėshtė identitet Evropian, human" (ibd.). Nė kėtė mėnyrė, duke e vėnė Gjermaninė nė shėrbim tė idealeve mė tė larta, universalistėt nė tė vėrtetė i shėrbenin qėllimit tė njėjtė -ribashkimit gjerman, sepse nuk mund tė ndėrtohej ndonjė Evropė mė e mirė, pa eleminimin e problemit gjerman qė ishte thelb i saj.

 

Evropa dialogjike

 

             Sovjetikėt, por edhe partnerėt gjermanė tė Perėndimit, sinqerisht i druanin bashkimit tė Gjermanisė. Gjermania e bashkuar do tė numėronte rreth 76 milion banorė; do tė kishte 1.5 bilion dollarė bruto tė ardhura nacionale dhe rreth 660.000 mijė ushtarė (dy herė mė tepėr se Britania e Madhe). Sovjetikėt druanin nga fakti se Gjermania e tillė, fuqi reale industriale-ushtarake, mund tė militarizohej, tė armatosej me armė nukleare, dhe eventualisht tė ndiqte ndonjė drejtim revanshist nė politikė. Ndėrkaq, pėr fuqitė tjera, ato tė Perėndimit, Gjermania e ribashkuar dukej se do tė ishte njė partner tejet i madh pėr tė bashkėpunuar me tė nė mėnyrė tė barabartė. Ky ishte njėherit edhe shkaku qė pothuaj tė gjitha rrymat dhe drejtimet e mendimit politik gjerman vazhdimisht e theksonin, qoftė identifikimin e ndarjes sė Gjermanisė me ndarjen e Evropės, qoftė universalizimin e vlerave gjermane nė funksion tė atyre gjithėnjerėzore dhe gjithėpolitike. Problemi megjithatė u zgjidh pėr shkak tė gjykimit tė shėndoshė politik: edhe pa atė Lindore, RF Gjermane ishte fuqi e madhe ekonomike dhe ushtarake (pa Gjermaninė Lindore numėronte rreth 60 milion banorė dhe merrte pjesė me 26% nė aktivitetin e gjithėmbarshėm ekonomik tė Evropės) /shih the Economist, Jun 17.1989/. Mirėpo, pėr t'u siguruar pėr ēdo rast, ribashkimi i Gjermanisė u vu nė kontekst tė proceseve integrative tė Evropės. Mekanizmi qė do t'a siguronte njė gjė tė tillė pėrbėhej prej: a) integrimit tė Gjermanisė sė bashkuar nė sistemin politik tė Evropės Perėndimore; b) integrimin edhe tė pjesės lindore nė Paktin NATO. Sikur BRSS tė insistonte nė tė drejtėn pėr mbajtjen e forcave ushtarake nė pjesėn lindore, atėherė do tė duhej tė vendoste qeveria Gjermane; c) tė transformimit gradual tė mekanizmit tė Helsinkit (Konferenca pėr Siguri dhe Bashkėpunim Evropian) nė sistem tė sigurimit kolektiv tė Evropės; dhe d) tė forcimit tė lidhjeve tė njė Evrope tė bashkuar me SHBA, qoftė pėrmes reformimit tė nevojshėm tė paktit NATO, qoftė nė mėnyra tė tjera. Nė kėtė mėnyrė Lidhja e pasagjerėve nė "autobusin" e Hoffmann-it do tė forcohej me Evropėn e bashkuar, nė tė cilin Gjermania do t'a lozte rolin prioritar. Mirėpo, si do tė dukej Evropa e bashkuar?

        Edgar Moren kur flet mbi kėtė ēėshtje ėshtė i mendimit se Evropa tani ka arritur tė krijojė njė civilizacion origjinal tė bazuar mbi njė kulturė ebreito-kristiano-greko-latine dhe tė cilėn e karakterizon humanizmi, racionaliteti dhe demokracia. Identiteti evropian ėshtė njė unitas multimplex (njė unitet i tė shumtave) gjer te i cili arrihet nė saje tė parimit tė dialogjikės dhe tė rekursionit: "parimi ideologjik konsiston nė faktin qė dy ose mė tepėr "logjika" janė tė lidhura nė njė unitet nė mėnyrė komplekse (komplementare, garuese, antagoniste) me ē'rast dyfishmėria nuk humbet nė atė qė ėshtė unike. Kjo do tė thotė se ajo qė e krijon uniteti i kulturės evropiane nuk ėshtė veēse sintezė ebreito-kristiano-greko-latine, jo vetėm lojė komplementare, por edhe lojė antagoniste e kėtyre instancave nga tė cilat secila e ka logjikėn e vet: pikėrisht aty qėndron dialogjika e tyre. Parimi i rekursionit do tė thotė se proceset gjeneruese dhe regjeneruese duhet kuptuar si zgjedhė tė pandėrprerė produktive nė tė cilat ēdo moment, komponentė ose instancė e procesit, nė tė njėjtėn kohė ėshtė prodhim, por edhe prodhues i momenteve, i komponentave ose i instancave tjera" (shih Edgar Moren, Kako zamisliti Evropu, Sarajevo, 1989). Pėr ndryshim nga parimi i dialektikės, me parimin dialogjikės dhe tė rekursionit, E. Morin dėshiron nė tė vėrtetė tė propagojė ruajtjen e identiteteve nacionale nė Evropėn e bashkuar. Sipas tij, nė njė Evropė tė tillė askush nuk do tė humbte asgjė, por  tė gjithė do tė fitonin.

 

Epilog: Republika nė funksion tė bashkimit

 

           Ēėshtja e bashkimit politik tė shqiptarėve nuk ėshtė e njėjtė me atė tė Gjermanisė. Ndryshimet reduktohen thelbėsisht nė faktin se shqiptarėt, pėr ndryshim nga gjermanėt, realisht nuk ishin nė gjendje t'i kontribonin krijimit tė ēėshtjes shqiptare. Gjatė historisė atė ua krijuan tė tjerėt. Mirėpo doemos duhet tė jenė nė gjendje qė t'i kontribuojnė zgjidhjes sė saj tė drejtė. Dhe zgjidhja e  drejtė e ēėshtjes shqiptare ėshtė bashkimi i tyre nė kontekst tė proceseve integrative tė Evropės. Sot asnjė faktor i pjekur politikisht nuk mund ta kontestojė kėtė tė drejtė. Si komb i viktimizuar nė funksion tė barazpeshės midis Fuqive tė Mėdha dhe tė ruajtjes sė paqes (e cila edhe ashtu nuk u ruajt) nė tė kaluarėn, me suprimimin e ndarjes ideologjike tė Evropės do tė duhej tė mundėsohej realizimi i interesave vitale tė kombit -bashkimi me qėllim tė zhvillimit dhe tė kultivimit tė idenditetit kombėtar, tė renditjes nė rendin e popujve tė barabartė dhe tė avancuar nė Evropė. Mirėpo problemi i ēėshtjes shqiptare nuk qėndron te bashkimi, por te rrugėt pėr realizimin e kėtij qėllimi. Kur thuhet se bashkimi duhet tė vihet nė kontekst tė proceseve integrative tė Evropės, mund tė konsiderohet se ėshtė thėnė gjithēka, por edhe asgjė. Pėr kėtė shkak kėrkohet njė shqyrtim pak mė i thelluar i ēėshtjes.

           Nė vitin 1981 u shtrua kėrkesa pėr konstituimin e Kosovės nė Republikė. Nė prapavijėn e kėrkesės qėndronte besimi se problemi shqiptar nė Jugosllavi esencialisht reduktohej nė tė drejtėn pėr t'u konstituuar si plotėsisht i barabartė me tė tjerėt, si shtet me tė gjitha tė drejtat idividuale dhe kolektive qė i gėzonin republikat (shtetet) nė bashkėsinė e republikave (shteteve) Jugosllave. Politika zyrtare, atėbotė, kėrkesėn e tillė e shpalli si kėrkesė kontrarevolucionare, duke shpjeguar, ndoshta jo tėrėsisht pa bazė, se Kosova, me t'u konstituuar nė Republikė, do t'a ushtronte tė drejtėn e vetėvendosjes dhe do t'i bashkangjitej Shqipėrisė. Ndėrkaq, Republika e Kosovės shihej edhe nė funksion tė zhvillimit tė shpejtuar; tė barazimit me tė tjerėt; tė kultivimit dhe tė zhvillimit tė identitetit kombėtar, por edhe nė funksion tė zhbllokimit tė kufirit me Shqipėrinė dhe tė rolit tė theksuar tė Kosovės nė raportet Jugosllavo-Shqiptare (shih "Gishti i trashė i Vėllait tė madh",   dhe "Viti '81 dhe proceset e demokracisė").  Fillohej nga premisa se "pėrparėsitė e kėtij solucioni tė ēėshtjes shqiptare ishin tė trefishta: 1) se nuk do ta shkaktonte acarimin tej mase tė raporteve ndėrnacionale (ato megjithatė u acaruan); 2) se do tė ishte solucion efikas dhe i pranueshėm pėr tė gjitha palėt e interesuara, pos pėr shovenizmin serbomadh; dhe 3) se nuk do t'a lejonte instrumentalizimin as tė shqiptarėve dhe as tė serbėve nė funksion tė interesave tė huaja globale apo regjionale (shih "Shteti dhe interesat vitale tė kombit"). Besohej se e drejta e konstituimit tė Kosovės nė Republikė, logjikisht do tė duhej t'i paraprinte bashkimit tė kombit dhe njėherit do tė ishte nė funksion tė stabilitetit politik tė Jugosllavisė dhe tė Ballkanit nė pėrgjithėsi. Pėrse? Pėrgjigja ėshtė e pranishme nė premisėn e tretė tė citatit tė shėnuar, por duket se janė tė nevojshme edhe ca shpjegime plotėsuese.

           Nga shembulli i zgjidhjes sė ēėshtjes gjermane ėshtė e qartė se sanksionimi i saj i plotė kėrkohet nė kujdesin pėr moscėnimin e interesave tė sigurimit tė shtetiti sovjetik, ndonėse komunizmi si model i zhvillimit dhe si parakusht i interesave tė sigurimit dėshtoi edhe nė Bashkimin Sovjetik. Integrimi i sovjetikėve nė "autobusin" e Hoffmann-it, simbolikisht shpreh vazhdimin e njohjes sė Bashkimit Sovjetik si superfuqi. Pėr kėtė shkak bashkimi i gjermanėve nuk u bė mbi baza tė antisovjetizmit dhe as pėr inat tė Bashkimit Sovjetik. Nė analogji me kėtė shembull qėndron edhe ēėshtja e konstituimit tė Kosovės nė Republikė (tani e jetėsimit tė saj tė plotė) dhe ēėshtja e bashkimit, e cila duhet tė realizohet nė kontekst tė proceseve integrative tė Evropės, jo pėr inat, e as pėrkundėr tė tjerėve, por sepse ajo (Republika) ishte e drejtė elementare e konstituimit tė kombit nė Jugosllavi dhe e zhvillimit tė tij tė barabartė me tė tjerėt.

         Nga ana tjetėr, fjala ėshtė pėr bashkimin e Evropės. Nė tė vėrtetė, jo vetėm qė e besonin gjermanėt, por edhe shumica e analitikėve tė tjerė politikė ishin tė mendimit se bashkimi i Evropės ishte nus-produkt i nevojshėm dhe i domosdoshėm i ribashkimit tė Gjermanisė. Njė Evropė e bashkuar, nė tė cilėn fuqia gjermane do tė ishte nė funksion tė interesave tė saj (Evropės), e jo vetėm nė funksion tė interesave partikulare gjermane pėrmes mekanizmave tė krijuar dhe nė ndėrtim e sipėr tė bashkėpunimit dhe tė forcimit tė sigurisė, do t'a frenonte fuqinė gjermane nė mėnyrė qė tė mos kėrcente shumė pėrtej mesatares sė tė tjerėve. Kjo komponentė e Evropės sė bashkuar ėshtė recidiv i politikės sė dikurshme britanike (qė tė mos lejojė forcimin e ndonjė fuqie nė kontinent e cila do tė shndėrrohej nė njė rival tė rrezikshėm pėr interesat e saj) dhe tani e shpreh kujdesin e pėrbashkėt anglo-saxon pėr strategjinė e ndryshimeve nė harmoni me qėllimet globale tė politikės sė tyre. Ky ėshtė gjithashtu ēmimi qė Gjermania ia paguajti Evropės pėr tė drejtėn e ribashkimit tė vet.

          Historikisht, trojet shqiptare (fjala ėshtė pėr procesin e konstituimit tė shteteve nė Ballkan), por edhe mė gjerė, ishin vend-ndeshjeje dhe vend-thyerjeje i interesave tė fuqive tė Evropės. Fakti se populli shqiptar globalisht u nda nė dy e mė tepėr shtete, por nė njėrin i pavarur, e nė tjetrin mbeti nė fillim si pakicė kombėtare, e cila nė periodėn midis dy luftėrave botėrore kontestohej, ndėrsa pas Luftės sė Dytė Botėrore u njoh herė si pakicė, e herė si kombėsi, kėtė e dėshmon mė sė miri. Austro- gjermanėt e pėrkrahėn formimin e shtetit viabėl  shqiptar tė cilin nė bisedat diplomatike e kontestonin rusėt, kurse nė terren serbėt. Pozita e tanishme shqiptare esencialisht ėshtė rezultat i thyerjes dhe i kompromisit midis kėtyre dy etnikumeve (austro-gjermanėve dhe sllavėve), por edhe i presioneve tė mėdha nga jashtė qė e pengonin vlerėsimin e drejtė dhe real tė faktorit ndėrkombėtar dhe bile pjekjen e faktorit shqiptar, i cili duhej ta bėnte njė gjė tė tillė nė favor tė interesave shqiptare. Tė tjerėt, si Italia, Franca dhe Britania, mė tepėr mbanin qėndrim pritjeje, duke u marrė nė tė njėjtėn kohė me negociata tė ndėrsjella,  me qėllim tė instalimit tė interesave tė veta. Ato, d.m.th. interesat e tyre, vinin nė shprehje paralelisht me rėnien e ndikimit gjerman nė politikėn evropiane, por themelet e vėna nė Konferencėn e Londrės nuk u lėkundėn qenėsisht, pos gjatė periodės sė luftėrave, kur kėto troje shndėrroheshin nė teatėr tė operacioneve ushtarake, sepse esencialisht, edhe raportet e interesave tė fuqive nė Evropė mbeteshin tė njėjta, pavarėsisht nga ndryshimet qė i shkaktonin luftėrat.

          "Evropeizimi" i interesave gjermane dhe "gjermanizimi" i interesave tė Evropės, duket se tani pėr tani akoma ėshtė mbulesė pėr vazhdimin edhe pėr njė kohė tė caktuar tė raportit tė njėjtė tė interesave. Nga aspekti i raporteve strategjike, "evropeizimi" i tillė i interesave gjermane realisht e shpreh edhe kujdesin, ndoshta nė rend tė parė kėtė, pėr moslejimin e interesave tė shtetit Sovjetik, ose tė interesave tė sovjetizuara ruse. Ėshtė pak e besueshme se rusėt do tė lėshonin pe edhe nga ky aspekt, pėrveē atij ideologjik. Pėr kėtė shkak, problemi i tanishėm i proceseve integrative tė Evropės konsiston nga pėrgjigja korrekte qė do t'i jepet pyetjes se nė ēfarė mėnyre dhe si do tė arrihet "evropeizimi" edhe i interesave tė shtetit Sovjetik dhe i rusėve nė te? Kjo njėherit e shpjegon edhe intransigjencėn serbe, por edhe luhatjen e tė tjerėve, si nė raportet gjithėjugosllave, poashtu edhe nė ato me shqiptarėt.   Serbėt do tė dėshironin t'i ruanin tokat e pushtuara nė rrethana tė tjera historike, si minimum tė dhėnė pėr integrimin e tyre nė Evropė, me ēmimin e provokimit tė luftės nė Ballkan. Kjo do tė thotė se ata shprehin gadishmėrinė pėr instrumentalizimin e vetes nė funksion tė mosndryshimit tė politikės sovjetike ndaj gjithė situatės nė Evropė dhe tė ruajtjes sė statusit prioritar tė etnikumit sllav nė politikėn ndėrkombėtare.

        Nga ky aspekt, politika serbe  natyrisht se e ka tė qartė se, sė paku nė raport me shqiptarėt, nuk ėshtė fjala pėr toka serbe. Argumentimi historik nė kėtė rast ėshtė dubioz dhe nė instancėn e fundit i paqėndrueshėm. Fjala ėshtė mė tepėr pėr shpresėn se, sikurse nė tė kaluarėn, komponenta religjioze e argumentimit politik do t'a luajė rolin e vet nė vendimet pėrfundimtare tė rregullimit tė ēėshtjes. Politika e Fuqive tė Mėdha nė Ballkan nė tė vėrtetė u formėsua duke qenė e ndikuar edhe prej kėsaj komponente. Operacionet luftarake dhe konferencat diplomatike nė Ballkan dhe rreth tij Fuqitė e Mėdha i arsyetonin si luftė interesash nė Perandorinė Otomane dhe jo si copėtim tė tokave shqiptare. Pėr to formimi i njė shteti relativisht tė fortė shqiptar me popullsi kryesisht tė besimit islamik do tė paraqiste, shprehur simbolikisht, njė pykė aziatike nė tėrėsinė e krishterė tė Evropės. As atėherė dhe as sot komponenta religjioze nuk u konsiderua si relevante pėr diskutime nė argumentimin politik, por kjo nuk do tė thotė se ishte mė pak prezente nė refleksionet dhe nė motivet e nxjerrjes sė vendimeve politike:  "Ekziston njė seri kolosale e kontesteve tė mundshme tradicionale nė njė botė, -shkruan Stanly Hoffman, -ku akoma ekziston sė paku njė ideologji e konflikteve tė dhunshme -fundamentalizmi islamik, dhe ku zhdukja ose rėnia e ideologjive sekulare e lejon  nacionalizmin nė pjesėn mė tė madhe tė planetit si tė vetmin indikator tė lojalitetit" (S.Hoffmann, vep.cit.). Me fjalė tė tjera, relevanca e kėtij faktori nė raportet ndėrkombėtare politike, pėr shkak tė njė vargu motivesh, po sidomos pėr shkak tė burimeve tė energjisė, pavarėsisht nga avancimet nė fusha tė ndryshme tė shkencės, ėshtė ngritur. Andaj, ndonėse shqiptarėt nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me fundamentalizmin islamik, ėshtė fare lehtė, ndonėse jo korrekte, t'u mvishet ai si hipotekė. Kėtė hipotekė nuk mund t'a heqim vetėm duke e theksuar areligjiozitetin e njohur shqiptar, (religjioni konsiderohet si arritje e qytetėrimit), por duke u mbėshtetur nė traditėn e rrallė tė tolerancės fetare, duke e kėrkuar vendin e vet nė pikat e afėrta ose tė pėrbashkėta kristiano-islamike dhe duke e avancuar rolin e vet nė afirmimin e mentaliteteve dhe tė botėkuptimeve tė tė dy sistemeve tė mendimit religjioz dhe politik.

         Nė kontekst tė argumenteve tė theksuara, pėr politikėn globale tė fuqive, fakti se jashtė kufijve tė shtetit amė ndodhen mė tepėr se gjysma e popullit, ndėrsa nė Jugosllavi jetojnė rreth 40% tė popullsisė sė gjithėmbarshme shqiptare, ėshtė njė problem qė duhet zgjidhur. Mėnyrėn fatlume tė zgjidhjes sė tij do tė duhej t'a gjenin vetė shqiptarėt, por duke mos e rrezikuar paqen, interesat e baraspeshės dhe orientimin global politik. Pėr kėtė shkak pėrkrahja eventuale e Shqipėrisė pėr bashkimin e tokave shqiptare vetėm nga njėra palė e multipolaritetit (e bėri Gjermania gjatė Luftės sė Fundit) ose e bipolaritetit tė forcave (supozohet se e bėri Stalini nė funksion tė anti-amerikanizmit), nga pala tjetėr u konsiderua instrumentalizim i Shqipėrisė nė funksion tė interesave globale tė palės sė kundėrt. Nė kontekst tė proceseve tė tanishme integrative tė Evropės, bashkimi shqiptar, nė mbėshtetje tė ndonjė roli tė theksuar eventual gjerman nė Evropė, do tė thotė bashkim via-gjerman. Ndėrkaq, situata e kundėrt -pėrkrahja eventuale e shqiptarėve nė Jugosllavi qė ta bashkojnė Shqipėrinė, dhe jo tė bashkohen me Shqipėrinė, objektivisht do tė thotė bashkim via-Beograd. Kjo poashtu nuk ėshtė gjė e re. Ekzistonte si projekt i mundshėm i federatės ballkanike para (vetėm teorikisht) dhe gjatė Luftės sė II-tė Botėrore. Nė qoftė se njė bashkim tė tillė hipotetikisht do t'a mbėshtesnin forcat ose regjimi properėndimor politik nė Beograd, nė instancėn e fundit, bashkimi i tillė do tė konsiderohej si cėnim i interesave tė sovjetizuara Ruse dhe Serbe me supozimin se njė Shqipėri e tillė do t'ishte via-facti anti-Ruse e anti-serbe dhe jo vetėm anti-komuniste. Kėmbėngulja serbe qė nė ēfarėdo rrethanash Kosova tė mbetet me Serbinė realisht ėshtė shprehje e frikės se njė gjė e tillė mund tė jetė objektivisht e mundshme.

         Marrė globalisht qė tė dy qasjet e bėjnė minimizimin e rolit tė faktorit politik shqiptar nė pėrcaktimin dhe nė realizimin e qėllimeve tė veta nacionale. Pėr kėtė shkak, ngjarjet e vitit 1981 qė i karakterizoi kėrkesa e theksuar fuqimisht pėr Republikėn e Kosovės, nė esencė e nxorėn nė sipėrfaqe pikėrisht rolin e kėtij faktori. Republika e Kosovės, si do qė tė duket, mund tė konsiderohet zgjidhje e pjesėshme, paliative e ēėshtjes shqiptare. Mirėpo zgjidhjet paliative tė ēėshtjeve tė mėdha mund tė konsiderohen dhe janė cilėsi e luftės politike dhe produkt i menēurisė sė faktorit politik shqiptar nė vlerėsimin e tėrėsishėm tė rrethanave, rrugės sė zhvillimit tė proceseve dhe synimeve pėrfundimtare tė tyre. Objektivat politike shqiptare kanė karakter tė tė drejtave tė natyrshme dhe demokratike dhe jo tė maksimalizimit tė fuqisė me qėllim tė instrumentalizimit tė saj nė lojėn e vjetėr tė fuqisė dhe tė ligjit tė xhunglės. Mundėsitė tona pėr tė kapur hapin e botės sė zhvilluar nė avancimet teknologjike, tė bioshkencave, tė megashkencės, tė shkencės mbi materialet, tė informatikės etj., janė tė vogla por kjo nuk do tė thotė se duhet hequr dorė nga pėrpjekjet maksimale pėr tejkalimin e pazhvillueshmėrisė nė tė cilėn ndodhemi dhe pėr krijimin e infrastrukturės sė nevojshme qė do t'a mundėsonte akceptimin dhe aplikimin e inovacioneve nga fushat e pėrmendura tė shkencės, pa tė cilat nuk mund tė paramendohet jeta nė shekullin e XXI. Andaj, lufta politike  pėr realizimin e kėrkesave legjitime ėshtė e motivuar nga nevojat reale tė popullsisė shqiptare pėr zhvillim. Ajo nuk ėshtė e orientuar nė mohimin e nevojave tė ngjashme tė serbėve. Pėrkundrazi. Duke u ndodhur nė nivele tė ngjashme tė madhėsisė demografike, tė shkallės sė zhvillimit, tė orientimit civilizues, tė pozitės historike dhe gjeografike, pėr kah pėrmbajtja e brendshme thėrret pėr pėrfundimin definitiv tė raporteve tė subordinacionit dhe tė dominacionit, kėrkon heqjen dorė nga instrumentalizimi i vetes nė funksion tė interesave tė huaja, implikon vėnie tė raporteve kualitativisht tė reja, evitim tė ndikimeve negative tė huaja dhe ėshtė shpėrthim i energjisė sė re kreative, jo vetėm pėr shqiptarėt, por pėr tė gjitha palėt e ngatėrruara nė krijimin e pengesave pėr fitorėn e sė resė. Republika e Kosovės, me fjalė tė tjera, pavarėsisht nga ajo se kush mund jetė nė nivelin institucional bartės i njė politike gjithėshqiptare, nė rrethanat e dhėna ėshtė realizim i njėrit prej interesave vitale tė kombit. Si e tillė, mund tė qėndrojė vetėm nė funksion tė bashkimit por edhe tė forcimit tė raporteve tė reja nė gjithė territorin e Ballkanit, tė Mesdheut dhe tė Evropės. Kėtė rol mund t'a luajė me sukses nė kontekst tė proceseve integrative tė Evropės, qė do tė kenė konsiderata pėr tė gjithė pjesėmarrėsit dhe pėr gjithė drejtimin historik tė zhvillimit tė proceseve pozitive.

 

Krushė e Madhe, 22 maj, 1991

 

------------------------------------

 

ü      Mr. Ukshin HOTI: “4. SHTETI DHE INTERESAT VITALE TĖ KOMBIT –II”

ü      Mr.Ukshin HOTI: „KOSOVA DHE EVROPA” - PĖR NJĖ QASJE SHKENCORE TĖ POLITIKĖS NĖ KOSOVĖ”

ü      Mr.Ukshin HOTI: "KOSOVA DHE EVROPA ( II )2. PRAPAVIJA E QASJES"