Ku ėshtė zhdukur vėllai i Doruntinės?!

Ukshin Hoti - Njeriu legjendė i Kosovės

 

·       Pyetjes sė motrės Myrvete pėr gjalljen apo mortin e vėllait tė dashur- Ukushin Hoti askush si kthen pėrgjigje! Ata qė e dinė tė vėrtetėn e fatit tė tij - shteti serbė, serbėt qė e humbėn pa nam e nishan, por dhe shqiptarėt qė ishin e janė nė shėrbim tė tyre, ngrenė supet, thonė nuk dim gjė, madje  paraqiten si tė habitur dhe tė paditur njėkohėsisht!

 

Foto: Ku ėshtė Mr.Ukshin Hoti nga 16 maji 1999?!

___________________________________

 

Shtėpia Botuese „Toena“ nė Tiranė, ka botuar dy libra nė formė ditari tė autorit Sefer Pasha: „Idhulli i Mallkuar“ dhe „Doruntina kėrkon Ukshin Hotin“. Me anė tė kėtyre dy vėllimeve nė formė ditari, Sefer Pasha, pėrpiqet t‘i shkojė nė rrėnjė enigmės “UKSHIN HOTI”.

 

Para Presidencės sė Republikės sė Shqipėrisė, njė grua e shkuar, tepėr e vrarė nga hallet e jetės, ėshtė ulur e heshtur nėn terrin e zhgumit tė saj tė dhimbjes. Dhe ėshtė autori i kėtyre dy vėllimeve tė cituara mė sipėr, punonjės nė Presidencė, i cili me intuitėn e njeriut tė mirė, i afrohet dhe e pyet:

- “Kush jeni dhe kė kėrkoni?”. Dhe ja pėrgjigjja:

- “Jam Myrvete Hoti prej Krushės sė Madhe nė Kosovė, motra e Ukshin Hotit. Dua tė takohem me Presidentin, interesohem pėr vėllain tim, Ukshinin, tė zhdukur prej kohėsh nė burgjet serbe...” Njė fillesė dramatike e ankthshme. E kush mund ta ndalojė kėtė motėr martiri tė pashoq pėr tė takuar tė madhin e shtetit shqiptar nė Tiranė? Pikėrisht me kėtė pasazh mbresėlėnės fillon libri i parė i ditarit dramatik “Doruntina kėrkon Ukshin Hotin”, i autorit Sefer Pasha.

 

Librat: Sefer Pasha - Idhulli i Mallkuar dhe Doruntina kėrkon Ukshin Hotin

 

     Me plotė tė drejt mund tė thuhet, se marrja me figurėn poliedrike dhe jetėn tragjike tė kolosit Ukshin Hoti, ėshtė njė pėrēapje e guximshme e Sefer Pashės, i cili, ndėr lexuesit tanė, prej vitesh njihet si poet liriko-epik, nė veri e nė jug tė Shqipėrisė, madje dhe nė Kosovė, nė trevat e sė cilės, autori nė fjalė ka marrė pjesė aktive nė luftėn pėr ēlirimin e Kosovės nga pushtuesit serbė.

 

Ukshin Hoti - Njeriu legjendė i Kosovės

 

     Tė pėrshkruash pėr jetėn e Ukshin Hotit, kėtij intelektuali me fat tepėr tragjik, me njė jetė tė sakatosur nga shtypja serbe, por dhe nga bashkėkombėsit e tij puthadoras tė shumėngjyrshėm, jo vetėm qė ėshtė njė ndėrmarrje e vėshtirė, por ndoshta dhe e paarritshme pėr njė penė tė zakonshme, pavarėsisht nga pasioni dhe dėshira e mirė.

·       Ukshin Hoti, njeriu legjendė i Kosovės,

tronditėsi i madh i historisė sė saj nė fundshekullin qė shkoi, me veprėn e tij patriotike, filozofike, letrare e publicistike, njeriu qė provoi disa lloj burgjesh tė Serbisė pėr shkak tė bindjeve tė tij tė paluajtshme pėr pavarėsinė e Kosovės, ėshtė kthyer tashmė nė njė figurė biblike pėr lexuesin shqiptar kudo qė ėshtė ai.

 

Por ajo qė e bėn edhe mė legjendare figurėn e kėtij Prometheu lirie, kėtij idealisti tė pashembullt pėr trojet e tė parėve, ėshtė pra zhdukja e tij krejt e mistershme gjatė bombardimeve tė NATO’s nė Serbi e nė Kosovė.

·       Si u bė e mundur pėrpirja e tij, sikur tė kishim tė bėnim me njė truk magjik?

·       Mirė, u burgos, po pas lirimit nga burgu i Dubravės mė 16 maj 1999, sa doli nga porta, ku e ēuan vallė?

·       Mos e vranė?

·       Ku ka njė dokument pėr vrasjen e tij?

·       Po pėr tė qėnurit gjallė tė tij kush mund tė thotė diēka tė sigurt?

Ky fill drithėrues, ky kėrkim ulėritės, gjėmėmadh, kjo rendje kushtrimtare nė tė gjitha sferat shtetėrore e ato shoqėrore, brenda e jashtė Kosovės, nė Shqipėri e nė Perėndim, kjo pyetje pa pėrgjigje:

·       “Ku ėshtė Ukshin Hoti. Ku ka humbur Ukshin Hoti, na dėrgo njė kumt shprese?”,

tė gjitha kėto pra, pėrbėjnė tharmin e kėtyre dy vėllimeve tronditėse, qė si njė pretencė e fuqishme akuzuese ndaj regjimit terrorist milosheviēian, qarkullon nė duart e lexuesve tanė nė Shqipėri e nė Kosovė, ndėrkaq qė enigma pėr vendndodhjen e Ukshin Hotit, ( edhe nė prag tė kėtij 10 vjetori ) sa vjen e bėhet mė e ankthshme e drithėruese. Misteri i zhdukjes sė tij (pa lėnė gjurmė) duket se do tė vazhdojė tė tronditė zemrat e shqiptarėve pambarimisht.

 

Myrvete Hoti - Kasumi, kjo Doruntinė e ditėve tona…

 

     Gjithė shqetėsimi i autorit Sefer Pasha, tėrė ndėrtimi strukturor e letrar i dy librave tė tij nė vazhdėn e fatit tė Ukshin Hotit, vijnė te lexuesi pėrmes njė personazhi tepėr realist, por dhe tragjik njėkohėsisht, Myrvete Hoti - Kasumi, motrės sė Ukshin Hotit. E alarmuar gjer nė indet mė tė holla tė qenies njeri, Myrvete Hoti - Kasumi, kjo Doruntinė e ditėve tona (me shumė tė drejtė autori e krahason atė me Doruntinėn e romanit tė Kadaresė), nė kėrkim tė vėllait tė zhdukur tragjikisht, ajo ka kohė, qė ka filluar trokitjet kudo, nė dyer shtėpish e shtetesh, nė Kosovė e nė Serbi, nė Lindje e nė Perėndim, madje edhe nė dyert e armiqve tė betuar tė tij.

·       Po pėrfundimi?

·       Pėrfundimi i kėsaj ecejakeje tė pa fund?

·       Asgjė! Sot pėr sot asgjė!

Rezultatet e kėtij kėrkimi pa fund janė dėshpėruese. Pyetjes sė motrės Myrvete pėr gjalljen apo mortin e vėllait tė dashur- Ukushin Hoti askush si kthen pėrgjigje! Ata qė e dinė tė vėrtetėn e fatit tė tij - shteti serbė, serbėt qė e humbėn pa nam e nishan, por dhe shqiptarėt qė ishin e janė nė shėrbim tė tyre, ngrenė supet, thonė nuk dim gjė, madje  paraqiten si tė habitur dhe tė paditur njėkohėsisht!

 

     Ky mister i pashoq nė historiėn e njerėzimit, pėrbėn moton rrėqethėse tė kėsaj legjende tė kohės sonė, qysh nga faqja e parė e deri tek ajo e fundit nė tė dy librat - ditarė “Idhulli i Mallkuar” dhe “Doruntina kėrkon Ukshin Hotin” tė autorit Sefer Pasha. Shkruar me njė gjuhė tė pasur artistikisht, me njė stil tė thjeshtė e tė shkathėt njėkohėsisht, ngjarjet rrjedhin natyrshėm, tė tėrheqin me lakonizmin dhe ngjyrimet lokale tė trevave, ku autori Pasha ka shkelur nė kėrkim tė fatit tė Ukshin Hotit. Sefer Pasha ka nė proces dhe vėllimin e tretė tė titulluar “Ukshin Hoti lajmėron nga burgu sekret”, e shpresohet qė me botimin e tij tė jetė zgjidhur dhe enigma Ukshin Hoti.

 

Komentin tuaj mund ta shkruani KĖTU

( Moderatori i www.pashtriku.org )

 

KU ĖSHTĖ UKSHIN HOTI?! A ĖSHTĖ GJALLĖ APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?!...