Ku ėshtė, a frymon diku z. Ukshin Hoti?

 

Ukshin Hoti i gjallė apo i vdekur, 

ėshtė hero i kombit !

 

Ku ėshtė, a frymon diku z. Ukshin Hoti? Pse Serbia u tregua aq e pamėshirshme me personalitetet shqiptare! Pse vrau dhe zhduku aq shumė patriotė, intelektualė e burra tė kombit shqiptar 100-vjetėve tė fundit!?

 

Shkruan: Qerim Pllana - Prishtinė, Maj 2009

____________________________________

 

     Vėrtetė ne patėm fqinjė tepėr tė egėr, mosmirėnjohės dhe tepėr antishqiptar, sidomos Serbinė nė veri, qysh me okupimin e Kosovės etnike, duke filluar nga viti 1877, nė veēanti pas 1913-sė.

     Ne sot, nė 10-vjetorin e zhdukjes pa gjurmė tė z. Ukshin Hoti, tubohemi, flasim dhe pėrkujtojmė atė 16 apo 18 majin, e vitit tė kobshėm tė ndodhur nė Dubravė mė 1999. Jo vetėm me zhdukjen pa gjurmė tė Ukshinit, por edhe tė masakrimeve tė 173 shqiptarėve tė tjerė, tė zėnė peng nė atė kasaphane. Aty u vranė dhe u masakruan nė emėr tė NATO-sė! Shumė djem tė rinj, njeri ndėr ta, mbase mė i riu, Sefedin Rrahman Hoti, nga fshati Siboc i Kastriotit. Ndėrkaq pak para kėsaj katarze, nga Burgu i Dubravės mėngjesin e njė paradite tė sė dielės, mė 16 maj 1999, u nxor Ukshin Hoti, pėr tė cilin deri me sot, nuk dihet asgjė prej gjėje, nuk ka asnjė gjurmė tė tij. Frymon ai apo jo!? Ky intelektual i rrallė i kombit shqiptarė, i burgosur pėr herėn e tretė, bie mbase nė duar tė atyre, tė cilėt kishin porosinė qė ta zhdukin pa gjurmė e pa nishan! Apo t`ua dorėzojnė urdhėnėsve kriminel nė Beligradin e urryer tashmė nga shumė ballkanas, por edhe qytetarė tė botės! Prandaj, Serbia, pėr tė gjitha kohėrat e ardhshme, do tė jetė pėrgjegjėse jo vetėm morale, por do tė mbajė pėrgjegjėsi shtetėrore, qė tė jep pėrgjigje pėr kėtė, dhe intelektualėt e tjerė, sidomos pėr kėtė intelektual tė rrallė.

     I ngritur, i shkolluar dhe specializuar nė Universitetin amerikan nė Chicago, Harvard, nė Boston si dhe nė Wachington D.C. tė SHBA-ve. Madje jo vetėm pėr Ukshin Hoti, por edhe pėr 60 intelektualėt e tjerė tė Krushės, nė mesin e tė cilėve edhe dr. Fahredin Hoti e shumė tė tjerė anė e mbanė Kosovės. Ukshin Hoti gjatė jetės sė tij si mėsimdhėnės, u dėnua tri herė. Kurse me 17 maj tė vitit 1994, u dėnua me pesė vjet burg tė rėndė politikė. Arsyeja; sepse ishte pjesėmarrės i Lėvizjes pėr Republikėn e Kosovės. Gjė tė cilėn e kishte mbrojtur qysh gjatė dhe pas ngjarjeve tė vitit 1981. Kur e burgosėn dhe e dėnuan me 9 vjet burg tė rėndė politikė. Ekzistojnė njė mori spekulimesh, por edhe tė vėrtetash, se Ukshini, herėn e tretė ra nė burg edhe me ndihmėn e kolaboracionistėve shqiptarė! I cili, u burgos vetėm njė ditė pa e pranuar detyrėn e Kryetarit tė UNIKOMB-it.

 

 

     Herėn e tretė pas gjykimit dhe dėnimit, Ukshini u gjend nė disa burgje tė Serbisė, pėr t`u sjellė sė fundi nė kasaphanėn e Burgut tė Dubravės. Me 16 maj tė vitit 1999, e diel, Ukshinit i skadonte kohėzgjatja e burgut, dhe ai duhej qė atė ditė, tė lirohej nga burgu. Vetėm pas tri dite tė nxjerrjes nga burgu dhe tė humbjes tė ēdo gjurmė tė kėtij intelektuali, nė Burgun e Dubravės ndodhi masakra e llojit tė Tivarit tė vitit 1944 nė Mal tė Zi. Nė kėtė burg u masakruan 173 burra, djem tė rinj dhe tė moshave tė ndryshme tė zėnė peng nga forca fashiste serbe gjatė dhe para bombardimeve tė NATO-sė. Logjika e shėndoshė e ēdo njeriu duhet tė kuptojė se hakmarrjet serbe ndaj shqiptarėve kanė qenė, jo vetėm barbare, shtazarake, por fashiste dhe skizofrene. Nė Krushėn e Madhe, kriminelėt fqinjė me skenarėt e kryekriminelėve nga Beogradi u hakmorrėn kundėr fshatit tė Ukshinit, duke i vrarė dhe masakruar 100 burra, kushėrinj tė tij, sė bashku me tė atin dhe tė vėllain, mjekun Fehradin Hoti dhe tė 60 intelektualėve tjerė tė kėsaj familje tė gjerė tė tė dy Krushave. Nga kėto dy fshatra e pėsuan brenda mė pak se 24 orė, mbi 300 viktima, tė njė masakre mizerabėl, e cila do t`u paraprijė nė masakrimet e tjera nė tėrė Kosovėn e periudhės 24 mars, 12 qershor 1999. Pra brenda vitit 1998 - qershor1999, Kosova humbi mbi 14 mijė viktima martirėsh tė tė gjitha moshave, gjinive etj, dhe mbi 2700 luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, duke vazhduar edhe pas “ēlirimit tė Kosovės”!

 

* * *

     Takimet e mija me z. Ukshin Hoti, kanė qenė tė shumta, sidomos pas lirimit tė dytė nga Burgu. Nė njė zyre time, ku kryeja detyrėn e pėrkthyesit nė gazetėn “Kosova”, tė ish-Elektroekonomisė sė Kosovės, pas kthimit tė Fehim Hotit nga Belgjika, atė nuk e pranuan nė vendin e drejtorit tė Shtėpisė sė Kulturės nė Kastriot. Prandaj ai erdhi njė si bashkėpunėtor i informimit nė kėtė Redaksi, madje atė e sollėn nė zyrėn time. Gjatė asaj periudhe, z. Ukshin Hoti, meqė Feimin e kishte djalė axhe, ai vinte nė vizitė tė paktėn njėherė nė javė sa qe nė “liri.” Kėshtuqė, ne jo vetėm se u njohėm drejtpėrdrejtė, por u miqėsuam dhe u dakorduam pėr shumė ēėshtje tė sė ardhmes. E di fare mirė se sa herė ka ardhur z. Ukshini tek ne, (alias nė zyrėn time), ne kemi qenė nėn njė survejim dhe pėrcjellje tė rreptė nga sigurimi dhe spiunė shqiptarė tė asaj kohe. Madje kishte raste, posa e pėrcillnim Ukshinin nga zyra dhe objekti i drejtorisė sė pėrgjithshme tė ish-Elektroekonomisė, fillonin tė binin telefonata nga persona tė njohur dhe te panjohur.

·       “E keni zotėriun ende aty”.

·       “Ai po pengon me ardhjen e tij”,

·       “ēfarė keni z. Pllana me tė”! etj. etj.

Por, unė me ndejat, bisedat dhe mendimet reciproke me z. Ukshinin, tek ai kam gjetur njeriun mė tė fuqishėm pas z. Adem Demaēi sa i pėrket guximit dhe tė sė ardhmes sė kombit shqiptarė. Gjatė, fillimit tė Luftės Ēlirimtare tė Kosovės, z. Ukshini u gjend pėr herėn e tretė nė burg. Ėshtė me interes tė theksohet pėr opinionin se z. Feim Hoti, si djalė axhe qė e kishte, e donte dhe e respektonte pa masė, edhe pėrkundėr moshės mė tė re tė Ukshinit, dhe aty-kėtu tė ndonjė ndėrhyrje familjare reciproke tė tyre nė mes vete etj.

 

*  *  *

 

     Mė kujtohet njėra nga bisedat, kur Feimi i tregoj pėr Remziun (Bakallin), se ai ėshtė i interesuar tė bėn ēmos pėr ta larguar nga Kosova drejtė SHBA-ve. Pėr shkak se biseda mori konotacione paksa konspirative, unė pa lejen e tė dyve, kam dalė nga zyra, meqė Ukshini reagojė bukur ashpėr. Megjithatė, jam bind me vizitėn e Feimit, tė cilėn na e bėri me 14 maj 1999, gjatė bombardimeve nė familjen time se ai e donte atė pa masė. Thėniet tjera mund tė jenė vetėm spekulime. Kėtė vizitė unė e kam konsideruar si shqetėsim tė pa masė tė tė ndjerit Feimi pėr fatin e Ukshinit, i cili dhe pėr tė cilin, ai e kishte njė ide mė pak sesa informatė, se Ukshini duhej tė lirohej me 16 ose 18 maj tė vitit 1999, nga Burgu i Dubravės.

     Me sa e kam kuptuar, ai e kishte parandie rrezikun pėr Ukshinin, me tė liruar tė tij. Jam pėrpjekur pėr t`i dhanė ndonjė kurajė zotėriut. Se Ukshinin nuk do ta likuidojnė, sepse ai atyre (pra serbėve), mund t`u shėrbejė pėr ndonjė kėmbim, robėrish lufte, mbase qarqet ndėrkombėtare e sidomos ato amerikane do tė ndėrhyjnė etj. Mirėpo, pėr mua ishte befasia mė e madhe, qė z. Feim Hoti nuk kishte asnjė informatė pėr krimet, masakrėn dhe vrasjen e nipit, djalit tė tė vėllait Fehradinit, por as pėr vdekjen e tė vėllait, i cili me ata tė cilėt, kishin arritur tė kalojnė nė Kampin e Kukėsit, ai (i vėllai i Feimit), posa kishte dėgjuar pėr masakrėn dhe masakrimin e tė birit, nga pika nė zemėr kishte vdekur nė Kamp. Unė pėr kėto ngjarje kisha informata, por nuk pandehja, qė Feimit t`i thosha ēkadoqoftė, nga ato ngjarje tė dhembshme dhe meskine, tė cilat kishin ndodhė javė mė parė nė Celinė, nė tė dy Krushat, Rahovec etj. Atė ditė e di se kemi ndejtur afro 4 orė nė shtėpinė time nė Emshir. Kurse biseda kryekėput ėshtė zhvilluar rreth Ukshinit, dhe hallit, se si do t`ia bėjė ai, deri sa tė largohet tė paktėn nė Shqipėri. Njė pjesė e kėsaj historie tė shkuar, por tepėr tė dhembshme ėshtė edhe nė librin tim, i cili pritet tė dalė sė shpejti nga shtypi me titull: ”Bashkimi kombėtar rruga e vetme e zhvillimit shqiptar”.

     Sė fundi ēdo patriot shqiptar e do qė z. Ukshinin, ta kemi tė gjallė! Por, edhe nėse jo, pėr eshtrat e tij pėr jetė tė jetrave, pėrgjegjėse ėshtė shteti serb, qė t`i gjej dhe t`ia dorėzojė, shtetit tė Kosovės dhe familjes tė Ukshin Hotit! Sepse, Ukshin Hoti i gjallė apo i vdekur, ai ėshtė hero i kombit dhe atdheut! Por, pėr atė, duhet ditur se ku prehet, apo ku gjendet ai, gjurmėt dhe fryma e tij. Pėr kėtė ka njerėz nė hierarkinė milosheviqiane dhe postmilosheviqiane, qė fare mirė e dinė, se ēka ndodhur me historinė e kėtij njeriu. Sepse, ai duhet shpallur hero, i vdekur apo i gjallė qoftė Ukshini. Mėnyra se si tė zbardhet fati i tij dhe i shumė tė tjerėve, i pėrket jo vetėm shtetit tė Kosovės, por edhe qarqeve ndėrkombėtare! Pėr arsyetimin pse duhet tė angazhohen dhe institucionet mė tė larta shtetėrore botėrore, pėr fatin e Ukshinit, Bardhylit dhe atyre qė u pushkatuan, mund tė flasim me muaj dhe ditė. Pra, pėr arsyen e ndėrhyrjes tė faktorit ndėrkombėtar bashkė me atė shqiptarė, si obligim mė parė njerėzor e pastaj edhe zyrtar!