Intervistė me Ukshin Hotin, pėr revistėn „Gurra“

 

REPUBLIKĖN E KOSOVĖS E KONSIDEROJ TĖ

FORMUAR, POR DUHET BĖRĖ SHUMĖ PUNĖ,

QĖ TĖ JETĖ I PRANUAR NGA TĖ TJERĖT

 

     Ukshin Hoti u lind nė vitin 1943 nė Krushė tė Madhe. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa atė tė mesmen nė Prizren dhe nė Prishtinė. Fakultetin e Shkencave Politike e mbaroi nė Zagreb, ndėrkaq studimet posdiplomike - drejtimi i marrėdhėnieve ndėrkombėtare politike dhe ekonomike nė Beograd. Specializoi nė Universitetin e Ēikagos, Harvardit, Bostonit, Uashingtonit dhe tė Kembrixhit. Disa vite ka kryer detyrėn e sekretarit nė Sekretariatin pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare nė KE tė KSA tė Kosovės si dhe ishte ligjėrues nė Fakultetin Juridik tė UP’sė. Mė 21.XI.1981 arrestohet, pas njė aktiviteti politik legal e ilegal dhe nė Gjyqin e Qarkut nė Prishtinė dėnohet me 9 (nėntė) vjet burg tė rėndė, nė grupin e intelektualėve. Aktualisht punon nė Fakultetin Filozofik nė Prishtinė.

 

 

Bisedoi: Sheradin Berisha - Krushė e Madhe, Maj 1992

__________________________________________________

 

     Gurra: Nga historia e largėt dhe e afėrt, mėsojmė se lindja e shteteve tė reja kalon nėpėr sprova tė rėnda. Duke pas parasysh rivalitetet nė politikėn ndėrkombėtare, ku gjindet Kosova sot, drejt synimit pėr shtetėsi?

     Ukshin HOTI: Ndodhemi atje, ku pata thėnė edhe nė tryezėn e organizuar nė Billushė (nė shtator tė vitit 1991). Atėherė sa mė kujtohet, u shfaq mendimi i tillė qė tė formohet Qeveria, tė formohet policia, ushtria, mbrojtja territoriale, tė legalizohet lėvizja…dhe gjėra tė ngjashme. Qeveria ėshtė formuar, por akoma vepron nė ilegalitet e do tė duhej tė vepronte legalisht, qė tė njiheshim me autorėt e saj dhe ata tė qėndrojnė nė ballė tė proceseve, por nė vend, jo jashtė Kosovės. Me fjalė tė tjera, Republikėn e Kosovės e konsideroj tė formuar, por qė duhet akoma shumė punė pėr tė bėrė, qė tė shihet realisht nėse ėshtė e pranuar edhe prej tė tjerėve. Kjo punė do tė mund tė rezymohej si rezistencė aktive e jo pasive. Mendoi se faktori i jashtėm nuk ka ndonjė arsye reale, tė refuzojė obsekimin e Republikės dhe se faktori i brendshėm duhet tė tregojė po aq gatishmėri pėr rrezikimin e stabilitetit sa edhe kundėrshtari. Kėtė gatishmėri nuk ėshtė duke e treguar, por pritet ta tregojė.

 

     Gurra: Ndonėse jetojmė nė kohė tė modernizmit…, nė Evropė e gjetiu luhen akoma lojėra tė vjetra dhe ne shqiptarėt mund tė pėsojmė pėrsėri si nė tė kaluarėn historike. Ēka mendoni, a ekziston rreziku pėr marrjen e vendimeve tė gabuar nga BE’ja dhe ē“duhet bėrė ne pėr t“u evituar kjo gjė?

     Ukshin HOTI: Shtetet nuk vendosin nė mbėshtetje tė emocioneve, por tė interesave. Interesi primar i momentit pėr Evropėn ėshtė vėnia e themeleve tė reja dhe pėr kėtė shkak ajo nuk ėshtė duke i luajtur lojėrat e vjetra. Pėrkundrazi po pėrpiqet t“i evitoj konfliktet. Interesi ynė ėshtė pikėrisht i njejtė - evitimi i konflikteve tė vjetra, por jo nė dėm tė kombit.

 

     Gurra: z. Hoti, dihet mirėfilli se Kėshilli Koordinues i Partive Politike tė Kosovės ka hartuar tri opsione pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės dhe kėtė projekt e kanė paraqitur nė Hagė. A janė formuluar drejtė kėto opsione, dhe cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė ēėshtje?

     Ukshin HOTI: Nuk janė formuluar nė mėnyrė tė drejtė, pėr shkak se detyrė e forcave politike ka qenė tė pėrcaktuarit preciz tė opsioneve tė mundshme, e jo kalkulime me to. Megjithatė, tani mbeten vetėm dy opsione: ai i Republikės dhe i Bashkimit Kombėtar. Dhe, pėrsėri faktori i brendshėm do tė duhej tė vlerėsonte, se cili opsion ėshtė i mundshėm pėr momentin. Nė situatėn e krijuar rreth problemit tė ish’Jugosllavisė, na duket prioritare dhe i pashtyeshėm konstituimi i menjėhershėm i Republikės sė Kosovės dhe pastaj ajo le tė merret me ēėshtjet tjera.

 

     Gurra: Tashmė LDK’ja ka paralajmėruar se deri nė fund tė majit do tė organizohen zgjedhjet e lira nė Kosovė. A do tė jenė tė suksesshme kėto zgjedhje?

     Ukshin HOTI: Varet nga pėrmbajtja e tyre, rezultati dhe nga ajo se ēka dėshirohet tė arrihet me to. Nė qoftė se synohet rregullimi i ēėshtjeve tė brendshme ende tė parregulluara nė favor tė Republikės, nė mėnyrė tė sinqertė, atėherė mund tė kenė sukses. Por, nėse synohet avancimi i interesave partikulare tė grupeve brenda partive apo partive nė llogari tė partive tjera, atėherė s“do tė arrihet asgjė.

 

     Gurra: Nė revistėn “Zėri“ Jonathan Eyal deklaroi, se:“…atė qė duhet evituar populli shqiptar ėshtė situata e kurdėve“. A ekziston njė rrezik i tillė?

     Ukshin HOTI: Ndryshimi me kurdėt ėshtė, se ne ndodhemi nė Evropė dhe nuk mendoj se z.. J. Eyal i merr parasysh konsekuencat, qė do tė dilnin nga njė imponim i tillė i situatės sė kurdėve.

 

     Gurra: Pas fitores sė Partisė Demokratike nė Shqipėri, fitohet pėrshtypja sikur mė parė (nė tė kaluarėn) nė Shqipėri ėshtė ndjekur njė kurs i gabuar politik, qė pėr pasojė pati varfėrinė e theksuar dhe eksodin e shqiptarėve jashtė vendit. A ka mundur udhėheqja e atėhershme tė ndryshojė gjendjen e krijuar?

     Ukshin HOTI: S“ka dashur, pėr hir tė interesit tė ndryshimeve tė brendshme nė favor tė demokracisė.

 

     Gurra: Pse BE’ja heziton ta pranojė Maqedoninė si shtet tė pavarur?

     Ukshin HOTI: Kjo lidhet me faktorin e jashtėm dhe me reagimin eventual tė Serbisė ndaj njė akti tė tillė. Hezitohet komplikimi i mėtejmė i situatės nė Ballkan. Megjithatė kjo do tė tejkalohet. E shqiptarėt doemos do tė jenė nė nivelin e situatės, pėrndryshe nuk shoh se ka ndonjė rrugė tjetėr.

 

     Gurra: z. Hoti, janė hedhur hapat pėr mbajtjen e Kuvendit pėr Pajtim dhe Bashkim Kombėtar. Pėr kėtė qėllim janė organizuar edhe disa takime tė intelektualėve shqiptarė, nė tė cilat keni marrė pjesė edhe ju. Ta zėmė, ēfarė pikėpamjesh keni paraqitur nė simpoziumin e mbajtur nė Shkup?

     Ukshin HOTI: Nė fund tė vitit tė kaluar (1991) nė Shkup u mbajt njė simpozium mbi shqiptarėt nė Maqedoni, dhe nė punimin tim „Republika dhe lufta“, kam thėnė se janė krijuar kushtet pėr krijimin e njė filozofie politike, e cila do tė punonte nė shėrbim tė pajtimit dhe bashkimit kombėtar. Mendoj se kuvendi i tillė, do tė duhej tė ishte ndėr instrumentet e qenėsishme pėr realizimin e kėtij qėllimi, po nuk mund tė paraqitet (ky kuvend) nė ndonjė funksion, kompetencat e tė cilit - pastaj (pėr shkak tė kėsaj paraqitjeje) do tė tejkaloheshin. Ēėshtjet e kėtilla janė ēėshtje tė shtetit, dhe, prandaj kuvendet e tilla janė instrument i shtetit, por jo vet shteti.

 

      Gurra: Si e  shpjegoni dorėheqjen tuaj nga LDK’ja?

      Ukshin HOTI: Do tė doja qė LDK’ja tė jap shpjegime tė duhura e jo unė. Meqenėse ata po e konsiderojnė tė arsyeshme qė tė mos jepen shpjegime, edhe unė do tė heshti deri nė momentin, kur do tė jetė e domosdoshme t“i sqarojmė gjėrat.

 

     Gurra: Nė zgjedhjet e fundit nė Shqipėri fitoi PD’ja, a besoni se kjo parti ėshtė e aftė ta nxjerrė vendin nga kriza e pėrgjithshme?

     Ukshin HOTI: Stabiliteti i Shqipėrisė ėshtė i lidhur me stabilitetin e raporteve nė Ballkan, e ato raporte nuk mund tė stabilizohen pa Republikėn e Kosovės. Andaj, edhe suksesi i demokracisė nė Shqipėri varet nga shkalla e koncensusit tė arritur rreth zgjidhjes sė problemit shqiptarė. PD’sė mund t“i urojmė sukses nė pėrpjekjet e duhura.

 

     Gurra: Si e shikoni tė ardhmen e Evropės sė Bashkuar?

     Ukshin HOTI: Evropėn e Bashkuar nuk e shoh si mbėshtetje tė diktatit tė njė apo dy fuqive, por nė mbėshtetje tė popujve tė saj. Evropa do tė duhej tė ishte nė funksion tė vetvetes, e jo nė funksion tė dominimit tė jashtėm.

 

     Gurra: Si ekspert i politikės, ēfarė do t“i kėshillonit politikanėt e rinj?

     Ukshin HOTI: Tė jenė tė vetėdijshėm pėr interaksionin, ose lidhjen midis faktorit tė brendshėm dhe tė jashtėm. Dhe kur kėtė ta kenė tė qartė, atėherė nuk do tė ketė frikė pėr interesat e Kosovės dhe tė shqiptarėve…

 

     Gurra: Po ēfarė do t“i kėshillonit drejtuesit e revistės ”Gurra”?

     Ukshin HOTI: Bashkimin e tė gjitha revistave lokale, pėr tė nxjerrė njė revistė tė nivelit republikan, pėrndryshe do e feudalizoni Kosovėn (qeshet) dhe feudalizimi i Kosovės gjithmonė ka qenė rrezik dhe pengesė reale pėr evropianizimin e saj. Puna ėshtė qė tė luftohet feudalizimi e jo tė avancohet. Poenta e evropizimit ėshtė qė Kosova tė ngritet nė nivelin e Evropės, e nuk mund tė jetė e tillė shpėrngulja prej saj e as imitmi i Evropės. Kosova ka resurse tė mjaftueshme dhe rini tė mrekullueshme, e cila do tė duhej tė martohej me Kosovėn nė Evropė, e jo me Evropėn nė Kosovė.

 

Gurra: Ju faleminderit pėr kėtė bisedė!

_________________________________________________________________________________

 

     Intervista ėshtė botuar nė: Revistėn “Gurra”-e pėrmuajshme kulturore - letrare dhe informative pėr regjionin e Vėrrinit - Prizren / Nr. 2 viti I, Maj 1992, faqe 7 - 9. Kjo intervistė me Ukshin Hotin u zhvillua nė Krushė tė Madhe, nė shtėpinė e tij tashmė tė djegur e tė shkrumuar nga njėsitė barbare serbe, nė fund tė marsit 1999.

 

.