Ekskluzivisht pėr faqen www.pashtriku.org

========================================================================

 

Nė pėrkujtim tė Ukshin Hotit

 

Jam shumė i nderuar qė e kam njohur Ukshinin, kėtė njeri me virtyte tė larta

dhe guxim intelektual

 

Shkruan: Stephen Larrabee  * USA, 16. 05. 2009

______________________________

Foto: Ku ėshtė Ukshin Hoti?!

 

     Edhe pse nuk mund tė jem nė Kosovė nė ceremoninė zyrtare ( Akademinė politike qė po mbahet sot - Sh.B ), dėshiroj tė shpreh respektin dhe nderimet mė tė larta nė pėrkujtim tė Ukshin Hotit, njė mbėshtetės i madh i pavarėsisė sė Kosovės dhe njė njeri me virtyte tė larta dhe guxim intelektual. Kisha nderin ta njoh Ukshin Hotin nė vitet 1977-78 gjatė studimeve pasdiplomike nė Universitetin e Harvardit, nė kohėn kur ai punonte nė njė kėrkim shkencor nė Harvard pėr mundėsitė dhe implikimet politike tė njė Kosove tė pavarur.

 

     U takuam shumė rastėsisht, por shumė shpejt kuptuam se kishim shumė interesa tė pėrbashkėta, nė veēanti njė interes pėr fatin e Jugosllavisė, qė nė atė kohė tregonte shenja tė shpėrbėrjes dhe tė dobėsimit. Kemi kaluar me orė tė tėra dhe momente tė  paharrueshme duke diskutuar se si do tė mund tė arrihej pavarėsimi i Kosovės dhe ēfarė ndikimi do tė mund tė kishte nė sigurinė e Ballkanit dhe  tė Evropės.

 

     Gjatė asaj kohe, (1977-78) shumė pak njerėz nė Perėndim mendonin pėr Kosovėn por edhe mė pak kishin ndonjė ndjesi pėr rolin e rėndėsishėm qė Kosova mund tė kishte njė dekadė mė vonė nė formėsimin e sė ardhmes politike tė Jugosllavisė. Por, derisa dėgjoja Ukshinin tė fliste me plot pasion rreth historisė sė Kosovės, atėherė kuptova se sa e kam nėnvlerėsuar vendosmėrinė dhe pasionin qė digjej aq thellė nė shpirtin e tij si dhe tė shumė shqiptarėve tė Kosovės nė pėrpjekjet pėr pavarėsi. Pasioni i tij pėr kauzėn e pavarėsisė sė Kosovės mė ka prekur thellė dhe qė nga ai moment kam filluar t’i kushtojė mė shumė vėmendje zhvillimeve nė Kosovė.

 

     Nė fund tė pranverės sė vitit 1978 u largova nga Harvardi pėr t’iu bashkuar personelit tė Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare tė Presidentit Karter, ku ndėr tė tjera isha pėrgjegjės edhe pėr ēėshtjen e Jugosllavisė dhe pas kėsaj nuk pata rastin ta shihja Ukshinin prapė. Mirėpo, derisa forcat centrifugale erdhėn nė shprehje me shumė sidomos pas vdekjes sė Presidentit Tito, shpesh me janė kujtuar diskutimet tona pėr Kosovėn si  dhe bindja e plotė e Ukshinit se Kosova njė ditė do tė fitojė sovranitetin dhe pavarėsinė.

 

     Ai ishte njė njeri i modest por me plot virtyte dhe kurajo intelektuale, andaj jam shumė i nderuar qė e kam njohur Ukshinin. Derisa ai nuk mund tė marrė pjesė fizikisht nė kėto nderime pėr jetėn e tij, filozofia e  tij jeton sot nė Kosovėn e lirė dhe tė pavarur - njė kauzė tė cilės ai i besonte shumė.

 

Stephen Larrabee -  Maj 2009

 

P.S - Ky pėrkujtim do tė lexohet nė Akademinė politike kushtuar Ukshin Hotit.

 

Stephen Larrabee , ishte anėtar i Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare tė Presidentit Xhimi Karter si dhe duke qenė anėtar i Kėshillit pėr Marrėdhėnie me Jashtė (Council on Foreign Relations) ishte pėrgjegjės edhe pėr ēėshtjen e Jugosllavisė.