Nga shtypi i kohės

 

GĖRMO TARE GĖRMO, SE DO TĖ GJESH…

 

Shkruan: Bislim ELSHANI *

 

( K. Myftari ose krimi i distopisė *)

 

(Kastriot Myftaraj, Kadare dhe Hoti - krimi i utopisė, Bota sot, 28. 05. 2000)

 

     Duke  lexuar gėrmimet e z. Myftaraj nėpėr librin mė tė ri tė U.H. „Bisedė pėrmes hekurash“ ku autori u pėrgjigjet ca pyetjeve tė Kadaresė, pėr mė tepėr, elaboron ca teza politike i nxitur jo vetėm nga pyetjet e Kadaresė, seē m’u kujtuan fjalėt e Kadri Roshit nga njė film artistik i viteve tė shkuara: „Gėrmo Tare gėrmo, se do tė gjesh…“

     Gjatė pėrpjekjeve tė mia bashkė me ca miq tė tjerė viteve tė fundit pėr futjen e emrit tė Ukshin Hotit nė listėn e tė mbrojturve nga shoqata tė ndryshme humanitare nėpėr botė, kisha vėnė re njė qėndrim dyshues ndaj tij, sidomos tek „Amnesty International“. Nga disa vėrejtje anėsore e pata marrė vesh se kjo ndodhte ngaqė U. Hoti konsiderohej prej saj si njeri i zgjidhjeve tė dhunshme e radikale. Pėr kėtė arsye, bėra njė shkrim tė gjatė ku argumentoja karakterin thellėsisht humanist e demokratik tė angazhimeve politike tė Ukshin Hotit, si nė jetė, ashtu dhe nė shkrime. Fatkeqėsisht, ndonėse ky shkrim mund tė ketė ndikuar tek Partia transnacionale radikale evropiane, e cila e nominoi me 1998 Ukshin Hotin pėr ēmimin Saharov, nuk pati ndikuar tek A.I.-ja pėr ta marrė nė mbrojtje.

     Gjatė gjithė kėtyre viteve shpesh mė shkonte mendja edhe tek veprimtaria e fshehtė agjenturore serbe, qė mund tė ketė shpėrndarė nėpėr zyrat e diplomacisė ndėrkombėtare e tė shoqatave joqeveritare ndonjė gėnjeshtėr pėr qėndrimet kinse anti-amerikane tė Ukshin Hotit. Natyrisht qė njė gjė tė tillė ajo s’do ta ketė bėrė me zyrtarė serbė, sepse nuk do t’u besonte njeri, po me ndonjė shqiptar tė paguar. Kjo pandehmė mė shtyri ndėr tė tjera qė tė kujdesesha pėr pėrkthimin e njė pėrmbledhjeje tė shkurtėr tė librit tė Ukshin Hotit nė gjuhėn angleze, ku del nė pah e kundėrta e asaj qė thekson z. Tare, pra jo vetėm ndjenja miqėsore e sinqertė e U.H. pėr amerikanėt, po edhe pėr turqit, ashtu si edhe pėr tė gjithė njerėzit e popujt (natyrisht jo pėr “bishat”) dhe qė menjėherė pas botimit t’ua lija nė dispozicion jo vetėm ambasadave perėndimore nė Tiranė, po edhe asaj turke e tė ndonjė vendi tjetėr islamik. Duke qenė i bindur se pėr diplomacinė perėndimore ėshtė e qartė se ē’ndjenja e ē’preokupime politike ka Ukshin Hoti, qė sipas Kastriot Myftarajt, del se mbahet nė burg nga serbėt pėr shkak tė qėndrimeve tė tij anti-turke dhe anti-amerikane, shkrimi i Myftarajt, fatkeqėsisht, mund tė ketė ndonjė ndikim tek njė masė lexuesish tė painformuar qė mund ta blejnė sapunin pėr djath.

     Duke lexuar me ēudi gėnjeshtrat e z. Tare, m’u kujtua sakaq njė episod i tre viteve tė shkuara, nė kohėn kur po e pėrgadisja pėr botim shqyrtimin e gjatė tė Ukshin Hotit, „Ēėshtja shqiptare - komponenta religjioze“.  Mė dukej se autori kishte nė kėtė shkrim njė qėndrim tė theksuar pro-turko-islamik dhe frigohesha se pėr kėtė shkak ai mund tė shndėrrohej nė idhull tė disa intelektualėve me prirje islamike nė Kosovė si M. Pirraku, S. Riza, apo edhe tė z. Baleta nė Shqipėri. Bile mė duket se z. Baleta pikėrisht pėr kėtė arsye pati bėrė ca pėrēapje pėr mbrehjen e Ukshin Hotit nė qerren e tij politike pėrmes njė bedeli, tė cilit gjithsesi nuk i eci kjo punė, por kjo ėshtė njė temė tjetėr. Sidoqoftė, i shqetėsuar nga ky fakt, e mora nė telefon mikun tim R. Hoti dhe i shpreha kėtė dyshim. Natyrisht shkrimin e botova tė plotė, pa asnjė ndryshim, megjithė tezat e dyshimta. Mirėpo mė vonė e kuptova se dyshimet kishin qenė pa bazė. Natyrisht, jo pėr arsyet qė pėrmend z. Tare, por pėr ca arsye shumė mė tė thella qė truri i tij si duket ose nuk i arrin dot, ose nuk do t’i arrijė. Me kėtė rast mjafton tė theksohet njė arsye madhore etike e filozofike: U. Hoti nė shqyrtimet e tij politike nuk niset nga logjika: ANTI, dmth. anti-turk, anti-grek, anti-amerikan, anti-francez, anti-vllah, anti-lab, anti-tosk, apo qoftė edhe anti-rus e anti-serb, por kryesisht nga logjika PRO. Dhe kjo logjikė, pėr ndryshim nga logjika fashistoide anti-vllaho-greko-labe e Kastriot Myftarajt, ėshtė njė logjikė thellėsisht humaniste, e zhveshur nga ēdo dogmė e fanatizėm, qė ka frymėzuar pendat e mendimtarėve mė tė spikatur tė kulturės botėrore (jo vetėm tė asaj perėndimore). Kėtė e ilustron sidomos krahasimi qė i bėn ai Makiavelit me Macinin e Garibaldin nė mbrojtjen e tij para gjyqit.

 

Politika dhe gjeopolitika

 

     Braktisja e mendimit gjeopolitik, thotė Ukshin Hoti nė „Bisedė pėrmes hekurash“, (mendoj se nuk ka pėrse tė vihet nė dyshim vėrtetėsia e kėtij pohimi),  ėshtė parakusht i bashkimit tė Evropės. Duke qenė se edhe bashkimin e kombit tonė U.H. e sheh nė kuadėr tė kėtij bashkimi, atėherė, braktisja e mendimit relikt gjeopolitik, siē e thotė ai, ėshtė njė parakusht edhe pėr bashkimin e shqiptarėve. Ndėrkaq nė qoftė se pėr amokėt politikė bashkimi i Evropės, dhe bashkimi i popullit shqiptar, s’janė veēse utopi, madje fashiste (shiko fjalėt e fundit tė z. Tare), atėherė si robėr tė skemave gjeopolitike, ata mund ta shohin popullin shqiptar vetėm nėn sqetullėn e ndonjė fuqie rajonale, qoftė greko-serbe, qoftė italo-gjermane, qoftė turke (teza turko-amerikane e K. Myftarit si kundėrvėnie ndaj asaj greke ėshtė njė spekulim interesant, por gjithsesi vetėm spekulim, sepse me gjithė stėrbetimet e z. Tare pėr laicitetin perėndimor turk nė kontrast me fanatizmin ortodoks grek, nuk gjendet nė Evropė ndonjė forcė politike qė tė preferojė Turqinė pėrpara djepit tė qytetėrimit evropian, qoftė dhe duke mbyllur njėrin sy pėr sjelljen jo dhe aq perėndimore tė Turqisė zyrtare nė raport me kurdėt), por nė asnjė mėnyrė nė kuadėr tė vetėvetes e nė interes tė vetėvetes, si njė shtet i bashkuar kombėtar. Pikėrisht kėtu qėndron shkaku i njė keqkuptimi tė ri tė filozofisė politike tė U. Hotit, pra te kundėrvėnia e mendimit tė vjetėruar gjeopolitik me mendimin politik tė mirėfilltė.

     E ardhmja do tė tregojė nėse intervenimi i vjemė (1999) i tė gjitha forcave tė NATO-s kundėr Jugosllavisė shėnoi fundin e gjeopolitikės apo kalimin e saj nė njė shkallė tė re, pėrkatėsisht, paralajmėrimin e njė rendi tė ri ndėrkombėtar apo pėrsėritjen e skemave tė vjetra gjeopolitike nė njė edicion tė ri. Sidoqoftė, do tė ishte absurde tė mendosh sikur gjithė ajo ndėrmarrje e vjeme e NATO-s tė jetė bėrė pėr tė realizuar “njė skemė gjeopolitike turke” nė Ballkan, madje edhe pėrkundėr vullnetit tė Evropės. Me kėtė gjė do t’u jepej e drejta tė gjithė atyre qė e kundėrshtuan vjet bombardimin e Jugosllavisė dhe qė e mbėshtetėn Millosheviqin, sepse nuk paskėsh qenė fjala pėr njė intervenim pėr vlerat globale tė njerėzimit, por pėr realizimin e njė skeme gjeopolitike amerikano-turke. Do tė ishte absurde tė mendosh edhe se shtetet e Evropės u mbrehėn, pa guxuar fare tė kundėrshtonin, nė njė skemė gjeopolitike amerikano-turke. Pėrkundrazi, ėshtė pikėrisht politika serbe e Millosheviqit qė ra viktimė e mendimit tė vjetėruar gjeopolitik, duke llogaritur nė kontradiktat gjeopolitike tė fuqive evropiane, pa e marrė seriozisht as bashkimin evropian dhe as rendin e ri ndėrkombėtar.

     Nuk ishte i rastit madje as fakti i mosbashkėpunimit serb me tribunalin e Hagės, madje edhe tallja e gjertanishme me tė, ndėrsa sot nuk janė tė paktė edhe serbėt e Beogradit qė kėrkojnė ndihmėn e tij, si tė njė arbitri ndėrkombėtar me vlerė tė jashtėzakonshme pėr tė ardhmen e njerėzimit. Prandaj ngjarjet e fundit duket se vėrtetojnė plotėsisht tezat e Ukshin Hotin, mbi triumfin e Rendit tė Ri Ndėrkombėtar dhe mbi Bashkimin e Evropės, dhe jo skemat relikte gjeopolitike, pa tė cilat nuk ėshtė nė gjendje tė funksionojė truri mesatar ballkanik i Tareve tė shumtė, tė cilėt shtrojnė edhe pyetje tė tilla absurde: „…shqiptarėt, duke u larguar nga Turqia, do tė shkėputnin dhe lidhjet me skemėn gjeopolitike amerikane. Del se ky i fundit ėshtė qėllimi i vėrtetė i Hotit dhe i Kadaresė. Dhe nė cilėn skemė duhet tė hyjnė shqiptarėt? Nė atė ruse, franceze apo kineze Pra nė trurin e z. Tare gjenden tė gjitha skemat e mundshme, por askund nuk gjendet njė skemė e vetme shqiptare, dmth. shqiptarėt tė ndjekin qėllimet e tyre nacionale nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare dhe asaj natyrore, pa iu nėnshtruar ndonjė skeme, qė, siē tėrheq vėrejtjen me tė drejtė U. Hoti, do tė kishte pėr pasojė nė njė plan afatgjatė, libanizimin dhe konfliktet e vazhdueshme.

     Z. Tare, qė si shumė analistė mediokėr, mendon se gjeopolitika ėshtė alfa dhe omega e politikės ndėrkombėtare, nėse duhej patjetėr tė polemizonte me U. Hotin, atėherė duhej tė mos kapte teza tė veēanta, tė shkėputura e tė keqinterpretuara prej tij nga libri, por tė merrej pikėrisht me qasjen e tij kundėr-gjeopolitike, qė s’ka tė bėjė me vende tė veēanta, me Amerikėn, a me Turqinė, dhe as me ndonjė vend tjetėr, po me gjithė botėn. Natyrisht, do tė ishte e drejta e tij pastaj qė edhe kėtė qasje ta quante njė utopi, po sidoqoftė, sė paku ēėshtja do tė shtrohej drejt. Mirėpo, nuk duhet harruar, ndėrkaq, se si shumė nocione filozofike, edhe UTOPIA (si ishulli i tė gjitha tė mirave tė mundshme) ka tė kundėrtėn e vet, qė ėshtė DISTOPIA (ishulli i tė gjitha tė kėqijave tė mundshme). Mendoj se kėtij ishulli do t’i shkonte mjaft pėr mbarė mendimi gjeopolitik jo vetėm i Kastriot Tares, po dhe i gjithė Tareve tė tjerė tė Ballkanit, qofshin ata serbė, grekė, apo turq. Me fjalė tė tjera, tė jesh vetėm pro-turk dhe kundėr tė gjithė tė tjerėve, nuk do tė thotė tė dalėsh automatikisht nė selamet. Pėrkundrazi, me njė kusht tė tillė do tė ishte krejt i afėrt zbarkimi nė DISTOPI. Logjika e politikės pragmatiste, siē e rekomandon z. Myftaraj, tė detyron qė tė jesh PRO sa mė shumė palėve, makar edhe pro-rus, nė qoftė se do tė kishim ndonjė shans pėr pėrfitimin e rusėve lidhur me ēėshtjen tonė. Mė nė fund, a nuk ishin tė gjithė gjermanėt me 1989 pro-rusė? Dhe a nuk ndjejnė gjermanėt edhe sot njė ndjenjė tė thellė falenderimi pėr Gorbaēovin? Po dhe vetė biznesmeni mė i madh shqiptar, Behxhet Pacolli, a nuk u tregua mjaft pragmatik sa shumicėn e kontratave afariste t’i bėnte pikėrisht me rusėt?

 

Gjeniu njeh gjeniun

 

     Megjithatė, Ukshin Hoti nuk ėshtė pro-tė gjithėve. Si njė mjeshtėr virtuoz, qė s’duron dot t’i fusin hundėt nė punėn e tij gjithfarė sharlatanėsh e injorantėsh, Ukshin Hoti urren me gjithė shpirt inkompetencėn dhe mediokritetin, sidomos nė politikė, tė cilėn ai e sheh si shkencė tė mirėfilltė humaniste thellėsisht nė dobi tė njeriut e tė popujve dhe jo kundėr tyre. Natyrisht ai shprehet, si kundėr status kuosė, ashtu dhe kundėr status kuo antes kosovare, duke i drejtuar sytė nga e ardhmja, ashtu si tė gjithė njerėzit dhe popujt normalė tė botės dhe jo nga e kaluara. Mirėpo z. Tare nė bazė tė kėtyre qėndrimeve, dmth. bazė tė dallimit tė atyre qė shikojnė pėrpara dhe atyre qė kthejnė sytė prapa, ka shpikur filozofinė e tij anti-progresiste. Pėr fat tė keq, shpikja e tij duket edhe mė primitive se sa manikeizmi i vjetėr i ndarjes sė botės nė tė bardhė e nė tė zezė, nė forca tė mira dhe tė liga, sepse kėtė princip, gjithsesi mė universal, ai e redukton nė njė princip qė mund tė ēudisė edhe vetė amerikanėt: nė principin pro apo anti-amerikan. Ky princip do tė ēudiste sidomos ata miliona amerikanė qė kanė kundėrshtuar mafinė, Kju-Klux-Klanin, luftėn nė Vietnam, komponentin imperialist tė shtetit tė tyre (qė dėmtonte demokracinė) dhe krenohen edhe sot me qėndrimet e tyre tė djeshme „anti-amerikane“ qė rezultuan me njė Amerikė mė tė emancipuar, mė njerėzore, mė demokratike e mė tė fuqishme. Ky princip do tė ēudiste mė nė fund edhe vetė Zbigniev Brzezinskin, nga i cili z. Tare ka huazuar formulėn e utopive shtrėnguese, i cili nė pjesėn mė tė madhe tė shkrimeve paraqitet si kritik i pakompromis i antipodit tė utopive shtrėnguese, dmth. i bollėkut dorėlėshuar perėndimor, dhe i tė metave tė shoqėrisė amerikane qė rrezikojnė tė ardhmen e SHBA-ve si numri njė i botės. Mirėpo e vėrteta ėshtė se nė tė gjitha shkrimet e Ukshin Hotit komponentėt e mėsipėrm amerikanė nuk janė objekt shqyrtimi. Pėrkundrazi, nė ato shkrime Amerika respektohet si njė shtet me mundėsi tė pakufishme dhe si njė fuqi e vetme qė mund tė sigurojė Rendin e Ri Ndėrkombėtar. Nė kėtė pikė, vlerėsimi i U. Hotit ėshtė identik me atė tė Brzezinskit, i cili nė librin e tij „Jashtė Kontrollit“ thotė: „Lidhja e vlerave amerikane me atė qė tek e fundit mund tė quhet rendi i ri botėror bėhet kėshtu ēėshtje thelbėsore. Nuk ka dyshim se Amerika i rrezaton botės njė mesazh angazhues dhe joshės

     Pėrputhshmėria me mendimet e Brzezinskit ėshtė e plotė edhe pėr sa i pėrket pėrkufizimit tė superfuqisė. Brzezinski thotė: „Histioria na mėson se njė superfuqi nuk mund tė mbetet e para pėr njė kohė tė gjatė nėse nuk rrezaton - me njė masė besimi tė vetėpėrligjur - njė mesazh me vlerė mbarėbotėrore Ukshin Hoti e trajton gjithashtu kėtė aspekt nė mėnyrė mjaft tė gjerė dhe shteruese, dhe besojmė se nuk ka pasur mundėsi tė ndikohet nga Brzezinski, (pėrveē njė esseu nė „Foreign Affairs“ tė tij, tė pėrmendur dhe nė bibliografinė e „FPĒSH“, Tiranė 1995, U. Hoti nuk ka pasur mundėsi objektive tė njihet me librat e tij tė fundit). Mirėpo, po tė krahasohen vlerėsimet e Ukshin Hotit me ato tė Brzezinskit nė kėtė pikė, pastaj tė rolit tė ideologjive tė mėdha dhe trajtimit tė figurave tė tilla si tė Stalinit e tė Hitlerit, vlerėsimet e U. Hotit na duken mė superiore, gjė qė besojmė se do ta pranonte me modesti prej shkencėtari edhe vetė z. Brzezinski. Ndėrkaq tingėllon i mjerė spekulimi qė bėn z. K. Myftaraj me utopitė shtrėnguese (si duket ėshtė fjala pėr njė pėrkthim tė gabuar tė nocionit utopi e detyrueshme pėr tė gjithė, pėrkatėsisht utopi obligative komuniste e naziste pėr tė gjithė shtetasit) tė Z. Brzezinski. Brzezinski flet nė librin e tij pėr utopitė shtrėnguese si pėr diēka tė perėnduar, dmth. paaplikueshme pėr “arealin e sotėm vllaho-greko-labo-ortodoks”, siē pėrpiqet tė spekulojė z.Tare (i cili ngatėrron si ia do qejfi utopitė komuniste me ato fashiste), ndėrkaq pėr tė sotmen ai merret me utopinė e re qė po krijohet nė disa koka tė shoqėrive postkomuniste pėr barazimin e menjėhershėm me shoqėritė e bollėkut dorėlėshuar. Nė kėtė drejtim, Z. Brzezinski thotė: „Pas diskreditimit tė utopizmit komunist, disa njerėz nė Perėndim kanė dalė nė mbrojtje tė njė utopizmi tė vetin, njė utopizmi procedural qė pėrkrah njė proces ekonomik tė veēantė, pa marrė parasysh pasojat morale“. Elaborimin e mėtejshėm tė kėsaj teze qė kurrsesi s’do t’i shkonte pėr shtat z. Myftaraj, lexuesit mund ta gjejnė nė librin e pėrmendur mė lart tė Z.Brzezinski, faqe 80. Ndėrkaq duke lexuar kundėrshtimin qė i bėn ai disa faqe mė tej dekolektivizimit tė shpejtė tė kolhozeve sovjetike, si njė gjė qė do tė sillte uljen katastrofale tė prodhimeve bujqėsore, mė nė fund, ashtu si edhe nė Shqipėri, duket e ēuditshme se si nuk e ka radhitur z. Tare edhe atė nė arealin ideologjik “vllaho-greko-labo-ortodoks”!

     Duke vėnė re njė pėrputhje tė habitshme tezash e konstatimesh tė Ukshin Hotit me ato tė Zbigniev Brzezinskit, nuk mund tė mos pėrmendim thėnien e urtė gėtiane, se „Gjeniu njeh gjeniun“, dhe e kundėrta, pėr z.Tare, gjithashtu njė thėnie tė shquar latine: Asinum asinus fricat.

 

Njė provokacion pėr Kadarenė

 

     Pėrsa i pėrket anti-amerikanizmit tė Kadaresė, mundet vetė Kadareja, nė qoftė se s’i vjen ndoht tė merret me “peshkatarėt e Lanės”, tė japė pėrgjigjen e tij. Provokimi i z. Tare i ngjan kryekėput asaj qė njė analist e pati quajtur gėrryerje zorrėsh nga komitetet e LKJ-sė qė i detyronin njerėzit nė Kosovė tė deklarohen me dhunė nė vitet 1981-1990, nėse ishin pro apo kundėr demonstratave, pro apo kundėr Jugosllavisė vetėqeverisėse, pro apo kundėr vėllazėrim-bashkimit. Unė nuk besoj se ai do tė merret me marrėzira tė tilla, aq mė parė kur unė vetė kam pasur rastin tė lexoj sė paku njė shkrim tė tij tė botuar nė shtypin francez ku ai kritikon qėndrimet antiamerikane (mė duket se ai e quante kėtė dukuri modė antiamerikane) tė njė lagje intelektualėsh francezė gjatė vitit tė shkuar. Ndėrkaq, nė vetė librin e gėrmuar nga z. Tare, Kadareja nuk e prek asnjėherė kėtė ēėshtje.

     Mund tė merremi ndėrkaq pakėz me identifikimin, pėrkatėsisht, njėjtėsimin politik qė u bėn Z. Tare kėtyre dy emrave, Kadaresė dhe Hotit, qė nė mos qoftė tendencioz, ėshtė injorant. Shkrimtari i madh Kadare i ka drejtuar ca pyetje politikanit tė madh Hoti jo pėr tė dėgjuar jehonėn e mendimeve tė veta, por pikėrisht pėr tė marrė vesh trajtimin shkencor tė problemeve tė mėdha politike qė ai vetė i ka trajtuar nga pozita e njė shkrimtari. Prandaj vetėm njė lexues mendjefyell mund tė mos e vėrė re disonancėn e herėpasherėshme tė vlerėsimeve politike tė Hotit e tė Kadaresė. Mjafton tė krahasohen psh. vlerėsimet qė i japin kėta tė dy ngjarjeve tė vitit 1997, pėrkatėsisht kritikėn ndaj vulgut tė Kadaresė, dhe vlerėsimin pozitiv tė kėtij vulgu nga U. Hoti, i cili me kėtė qėndrim ėshtė mė afėr Agollit. Dhe pikėrisht kėto disonanca e mospajtime e bėjnė mė interesant librin, dhe jo formula e shpifur e z. Tare: „Kadare frymėzon dhe Hoti artikulon“.

     Mė nė fund, duke qenė se Ukshin Hoti hė pėr hė nuk mund t’i pėrgjigjet vetė kėtij gėnjeshtari tė pacipė, mendoj se ėshtė e drejtė t’i jepet lexuesit njė pėrzgjedhje e shkrimeve tė U. Hotit, ku demantohen sendėrgjitė e tilla. Me kėtė rast do tė fillohet pikėrisht me tekstin e plotė nga dialogu i tij me Kadarenė, nė tė cilin ka gėrmuar, shpupurishur e ēaprashitur si ia ka dashur ēejfi z. Tare,  pastaj do tė vazhdohet  me disa pjesė nga shkrimi i tij „Ēėshtja shqiptare - komponenta religjioze“, tė shkruar 3 vjet mė parė, pra nė kohėn kur as njiheshin bashkė dhe as mund tė artikulonte frymėzimet e Kadaresė, dhe do tė pėrfundohet me njė pjesė nga mbrojtja e tij e shquar para gjyqit serb me 1994, nė mėnyrė qė vetė lexuesit tė nxjerrin konkluzionet e tyre.

( * Distopia = Ishulli i tė gjitha tė kėqijave tė mundshme, pėrkundėr Utopisė = ishulli i tė gjitha tė mirave )

 

*  *  *

UKSHIN HOTI

 

K. Myftaraj ose krimi i distopisė

 

(…)

 

     Pajtohem me tė gjitha ato atribute qė i thotė Kadareja pėr njeriun ballkanas, duke e pėrfshirė dhe atė shqiptar. Madje, u ballafaqova edhe me gjėra tė tilla tė cilat ai nuk i thotė dhe tė cilat nuk do t'i them as unė. I pėrjetova tė gjitha, por qė tė dy e dimė se ato nuk shpjegojnė asgjė, pasi qė cilido popull i vendosur qė tė jetojė nė Ballkan do t'i kishte atributet e njė populli ballkanas, as mė pak dhe as mė tepėr. Problemet janė ato qė i veēojnė popujt e Ballkanit dhe refleksionet e tyre organike, apo nė karakteret e njerėzve. E di se gati tė gjithė popujt ballkanas kanė probleme tė ngjashme me tonat, por asnjė popull ballkanik nuk e ka problemin shqiptar, sepse pakicat e ndara tė tyre, nė asnjė rast tė vetėm, mė duket pėrveē tek hungarezėt, nuk e kalojnė 10% tė popullsisė sė tyre dhe as tė territoreve tė tyre pėrkatėse. Nė rastin e popullit shqiptar ėshtė e kundėrta: fjala ėshtė pėr 40-60% tė popullsisė apo tė territorit  shqiptar. Aty nuk bėhet fjalė pėr pakicė, por pėr njė popull tė tėrė; pėr njė problem qė ishte pjellė e Evropės dhe jo vetėm e shqiptarėve. Mė vjen mirė qė edhe shqiptarėt edhe Evropa gjithnjė e mė tepėr po e kuptojnė njė gjė tė tillė. Ndėrkaq, Evropa e ka edhe njė problem mė tepėr pėr ta vendosur, pasi qė e ka kuptuar: do apo nuk do tė na pranojė (neve shqiptarėve) si popull evropian (me njė gjuhė fundamentale tė veēantė) apo do qė pėr shkak tė njė faktori tė vetėm qė e kujtonim tė tejkaluar dhe tė perėnduar me luftėrat e kryqėzatave, pra, pėr shkak tė besimit tonė islam, tė shumicės, tė na falė Azisė? Tė flasim hapur: "falja" Azisė e nėnkupton:

     1) libanizimin e territoreve shqiptare, qė do tė ishte plotėsisht nė kundėrshtim me interesat e Evropės, sepse nė rastin e Kosovės "libanizimi" do tė sillte pas vetes fundamentalizmin e dypalshėm (tė dy religjioneve) dhe e cila, nė instancėn e fundit, do tė mund tė rezultonte, me njė probabilitet tė lartė nė destabilizimin e shoqėrive tė Evropės; dhe

     2) nė depėrtimin e sėrishėm tė ndikimit turk nė Ballkan, tė cilin, disa qarqe serbe, duke e kujtuar Sulltanin pėr dhėndėr dhe pėr inat tė shqiptarėve, dhe duke shpresuar se ashtu do t'i mbanin akoma tė nėnshtruar, nuk do ta kundėrshtonin aq shumė. Tė mos them se do ta mirėprisnin. Kjo vlen njėsoj edhe pėr njė pjesė tė shqiptarėve, disa me motivin e kundėrt: qė t'i heqin qafe serbėt, kurse tė tjerėt, pėr shkak se nė kushtet e Evropės, do ta dėshironin vazhdimin e mėnyrės aziatike tė jetesės. Njė gjė e tillė, pastaj, do t'u konvenonte edhe amerikanėve.

     a) sepse ata janė gjithnjė romantikė nė raport me tė kaluarėn. Duke mos e pasur pėrvojėn e luftėrave anti-turke nė Ballkan, nuk do t'i kuptonin motivet reale as tė qarqeve tė pėrmendura serbe dhe as ato tė njė pjese tė shqiptarėve pėr preferimin e prezencės turke nė Ballkan. Po qe se nė ndėrkohė do tė mėsonin se motivet e tilla ishin tė lidhura me njė urrejtje tė shfrenuar antishqiptare, tė mos them: reciproke, do tė konstatonin se njė gjė e tillė ishte "awfull" (e tmerrshme); do ta shprehnin ndonjė "sorry" adekuate dhe do ta vazhdonin eksperimentimin e tyre pėr tri shkaqe tė tjera madhore: a) sepse amerikanėt, pėr shkak tė zhvillimit relativisht tė qetė, mbi 200-vjeēar, nė truallin e vet, kurrė nuk do tė ishin nė gjendje tė kuptonin se sulltani sė bashku me agallarėt e kohės feudale dhe me tė gjitha mundėsitė e aleancave mes vete pėr kontrollin e timareve, qė moti kishte vdekur, madje edhe nė Turqi; 

     b) sepse, prezencėn e Turqisė nė Ballkan do tė pėrpiqeshin ta modernizonin pėrmes "kompjuterizimit" tė raporteve tė saj, gjithnjė me shpresėn e pėrforcimit tė depėrtimit nė Azi edhe me anė tė Turqisė sė "evropianizuar" me prezencėn nė Ballkan: dhe c) sepse Turqia si fuqi neutrale nė raport me rivalitetin e fuqive tė krishtera‚ nė‘ dhe ‚rreth‘ Ballkanit, do tė mund ta bartte barrėn e tyre (tė amerikanėve) nė neutralizimin e atij rivaliteti. Turqia, pastaj, vardisjen e vet ndaj amerikanėve do tė duhej ta paguante me pacifikimin / nėnshtrimin e popullsisė sė pėrkatėsisė sė religjionit islam nė Evropė. Nė kėtė mėnyrė do tė arrihej pikėrisht nė njė surrogat tė kohės otomane. (Hoti-Kadare: Bisedė pėrmes hekurash, paragrafi  XLIII, Tiranė 2000)

 

(…)

 

XLVI

 

     Njė herė, ndoshta fare rastėsisht, u ndodha nė dhomė (nė qelinė e burgut) me njė turk, me njė serb dhe me disa shqiptarė tė dėnuar pėr vepra tė ndryshme, por nga ata qė u mungonin idealet dhe qė u pėlqente mishi i thatė qė ia sillnin turkut gjatė vizitave nė njė sasi bukur tė konsiderueshme. Kjo gjė pastaj ia mundėsonte turkut tė shprehej mė lirshėm pėr historinė tonė nacionale. Sipas tij Skėnderbeu s’ishte tjetėr veēse njė gjeneral turk i cili, nė marrėveshje tė plotė me Sulltanin, kishte sunduar nė kėto troje nja 25 vjet. Marrėveshja konsistonte nė faktin se ai, nė kėtė mėnyrė, duke sunduar kėtu, nė kėto troje, ia mundėsonte sulltanit parapėrgatitjet ushtarake pėr depėrtim tė mėtejshėm nė Ballkan dhe pėrgjithėsisht nė Evropėn e krishterė. Luftėrat qė Skėnderbeu i kishte zhvilluar kundėr turqve nuk kishin qenė tė njėmendta: turqit e kishin sulmuar atė herė pas here sa pėr t’ia larguar dyshimin Evropės pėr qėllimet e njėmendta tė armatave osmane dhe pėr forcimin e pozitave tė vetė Skėnderbeut. Pėr kėtė shkak, Sali Berisha ishte njė politikan i shkėlqyer, sepse nė Tiranė kishte mundėsuar hapjen e njė shkolle turke, duke mos kėmbėngulur nė reciprocitet (dmth. qė edhe nė Stamboll tė hapej ndonjė shkollė nė gjuhėn shqipe).  Turqia ishte njė shtet i madh. Numėronte rreth 150 milion frymė (sė bashku me ata nė ish BRSS) dhe kthimi i saj nė Ballkan ishte i pashmangshėm. Ekzistenca e kombeve tė vogla ishte e mundshme vetėm pėrmes tretjes (shkrirjes) nė sisteme tė mėdha. Ishte punė budallenjsh kėmbėngulja jonė nė kombėtaren, sepse askush nuk na pengonte tė flisnim shqip nėpėr shtėpitė tona. Nė kėtė pikė serbi i bashkohej me pohimin paralel se ata, serbėt dhe rusėt, aktualisht numėronin rreth 4 milionė ushtarė dhe se kjo forcė ishte njė garanci e mjaftueshme pėr zhvillimin e tyre si serbė. Kjo forcė gjithashtu e detyronte Turqinė qė tė binte nė marrėveshje me ta, kėshtu qė mėvetėsia serbe nuk mund tė rrezikohej nė asnjė mėnyrė. Nė vėrejtjen time se Serbia ndodhej nė Ballkan (pra i rrezikohej mėvetėsia) dhe se ky fakt do tė duhej t’u impononte marrėveshje me shqiptarėt mbi baza absolutisht tė barabarta, qė nėnkuptonte pavarėsimin e tyre nė kufijtė etnikė dhe madje detyrimin serb (edhe moral) qė t’i ndihmonin dhe jo t’i pengonin shqiptarėt nė misionin e forcimit tė vetes me qėllim tė rezistimit tė depėrtimit tė sistemeve tė mėdha, tė mostretjes sė vetes brenda atyre sistemeve ose sė paku, me qėllim tė imponimit tė vetes (edhe tė tjerėve) si faktor qė do tė pėrpiqej t’i pėrvetėsonte (t’i kthente nė tė mirėn e vet) efektet e reflektimit tė ndikimit tė sistemeve tė tilla tė mėdha - serbin e linin pa fjalė. Nė fakt, nuk ishte edhe aq i shkolluar dhe mendja e tij nuk mund ta bluante ndonjė pėrgjigje adekuate, por nga reaksionet e tij e kuptoja se nė thelb tė tė gjitha hamendjeve, luhatjeve, habisė, dhe mė nė fund, refuzimit (sepse kėshtu urdhėronte politika e ditės) qėndronte mosbesimi: nė fillim e kishte tė vėshtirė ta kuptonte dallimin qė bėnim midis fesė dhe kombit. E kishte tė qartė se ne nuk ishim turq, sepse flisnim shqip, por sikur nuk ia mbushte mendjen njė fakt i tillė evident. I dukej sikur nė rastin e parė tė volitshėm, do ta shkėmbenim nė ēast gjuhėn me fenė dhe do tė reagonim si turq. Duke qenė kėshtu, - rezononte mendja e tij e pamėsuar me kėto risi, – mė mirė do tė ishte tė merreshim vesh me turqit e vėrtetė (qė pėr ta do ta bėnte nėna Rusi) se sa me ne, qė nuk ishim turq tė vėrtetė, por qė, si edhe ata, serbėt, pėrkundrejt prezencės shekullore turke, e kishim ruajtur gjuhėn tonė tė bukur – shqipen. Nga reaksionet e tij e kuptoja se e ndjente veten mė tė sigurt po tė lėshohej nė gjumė nė gjirin mbrojtės tė nėnės Rusi se sa tė qėndronte gjysmė i zgjuar, duke menduar mbi mundėsinė eventuale qė shqiptari tė ndryshonte sjelljen nė momentin e ardhshėm. (U. Hoti, The political philosophy of albanian question, f. 121, Tiranė 1998 )

(…)

 

LIV

 

     Ka mendime tė ndryshme rreth numrit tė shqiptarėve nė Turqi, por ato vazhdimisht sillen rreth shifrave 1-7 milion. Sė voni njė gazetare turke, qė gjatė kėtyre ngjarjeve raportonte nga Shqipėria, e kishte theksuar shifrėn prej 4.5 milion shqiptarėsh nė Turqi. Mua nuk mė ėshtė e njohur nėse Turqia edhe zyrtarisht e thekson njė shifėr tė kėtillė ose jo. Para mjaft vitesh, nė Kosovė, shpesh operohej nė bisedat private, jo-formale, edhe me shifrėn prej 14 milionėsh, qė mė dukej e tepruar, por qė argumentohej me faktin se njė pjesė e shqiptarėve nė shtetin otoman ishte njėra ndėr shtyllat e pushtetit perandorak, qė do tė thotė se procesi i integrimit tė tyre ka qenė i hapur pėr njė kohė relativisht tė gjatė (rreth 500 vjet). Shifra prej 7 milionėsh pėrmendej nė kontekst tė vetėdijes mbi origjinėn shqiptare, por pa aftėsinė e tė folurit tė shqipes. Ndėrkaq numri prej 1,5 milion shqiptarėsh nė Turqi pėrmendej nė kontekst tė shpėrnguljes sė tyre nė kohėt e vona, kryesisht me motive politike ose pėr shkak tė politikave antishqiptare. Kėta, pos vetėdijės mbi origjinėn dhe pėrkatėsinė e vet kombėtare, e flasin gjuhėn shqipe dhe i kultivojnė traditat nacionale.

 

LV

 

     Pavarėsisht nga fakti se nuk dihet numri i saktė i shqiptarėve tė vendosur nė Turqi, me probabilitet tė madh mund tė konstatohet: a) se numri i shqiptarėve nė Turqi duhet tė jetė i konsiderueshėm dhe se ata zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė hierarkinė shoqėrore tė Turqisė, b) se shtetet nė pėrgjithėsi, pėr nevojat e veta politike, brenda parametrave qė mund tė quhen si tė mundshėm, manipulojnė me numrin e saktė tė etniteteve tė caktuara dhe c) se njė qasje e kėtillė ndaj ēėshtjes shqiptare (e vėnies ose e trajtimit tė tyre) nė kontekst tė pėrkatėsisė sė tyre religjioze do tė ishte tejet ambivalente dhe kontraproduktive, pėr tė gjitha palėt e interesuara. (Po aty, f. 135-136)

 

(…)

 

     e) Ka njė mori ngjarjesh qė mė japin kurajo, mė bėjnė optimist, por nuk mund t’i komentoj. Dua ta veēoj megjithatė lajmin qė dėgjova pėr zbarkimin nė Mars tė njė sonde amerikane. Ishte njė lajm impresiv, por ajo qė mė bėri mė tepėr pėrshtypje ishte e lidhur me gėzmin tim pėr vazhdimin e hulumtimeve nė gjithėsi gjė tė cilėn nuk e prisja. Kjo gjė ma kujtoi zbarkimin e parė tė njeriut nė Hėnė. Mė bėhet sikur astronauti quhej Armstrong, Nil Armstrong. Ai, me tė prekur nė Hėnė, tha: ”Ėshtė ky njė hap i vogėl pėr njeriun, por i madh pėr njerėzimin”. Pikėrisht ashtu. Unė pėr vete do ta kisha kuptuar edhe po tė kishte deklaruar se kishte qenė ”…njė hap i madh pėr Amerikėn.” Madje do tė kisha menduar se njė deklaratė e tillė do tė ishte fare me vend, por ai nuk tha kėshtu. Tha se ishte njė hap i madh pėr njerėzimin dhe kurrsesi ndryshe. Ndonėse me vete do ta kisha cilėsuar si egoizėm, madje ndoshta edhe si fanatizėm fetar, prapėseprapė do ta kisha kuptuar edhe po tė kishte deklaruar se kishte qenė njė hap i madh pėr ”…krishterimin”. Por nuk tha as kėshtu. Fakti se e potencoi njerėzimin mė bėri tė kuptoja se SHBA-tė nuk ishin edhe mė tutje vetėm njė kolos i forcės fizike, por edhe njė kolos i ndėrgjegjshėm pėr veten qė me plot pėrgjegjėsi pėrpiqeshin jo vetėm ta formėsonin njė rend ndėrkombėtar politik sipas vizioneve tė veta, por edhe qė ai rend  ishte mė afėr sė drejtės, pėr tė qenė nė kėtė mėnyrė mė i qėndrueshėm. Atėbotė ende nuk e dija se si do t’ia dilte ajo nė krye dhe ēfarė principesh reale do tė dilnin nga ajo. Ky proces, zatėn, akoma ėshtė nė zhvillim e sipėr, por ėshtė e sigurt se hulumtimet shkencore, jo vetėm tė gjithėsisė, gjithnjė e mė tepėr do tė reflektohen nė nevojėn qė rendi i ri ndėrkombėtar tė ngrihet mbi baza tė forta dhe mbi principe tė qėndrueshme. Edhe pėr kėtė shkak, dhe ndoshta pikėrisht pėr kėtė shkak, nė rend tė parė amerikanėt nuk mund t’ia lejojnė vetes luksin e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare duke e zhvendosur nė njė ēėshtje tjetėr, mė tė madhe, dhe duke e vendosur nė kontekst tė raporteve midis dy sistemeve tė mėdha tė mendimit politik tė rėnduar me komponentėn religjioze, dmth. qė tė shtyhet vazhdimisht pėr ndonjė kohė tjetėr, por ajo do tė zgjidhet duke e pasur parasysh edhe kėtė aspekt tė ēėshtjes, sepse ėshtė e qartė se nga kėndvėshtrimi i politikės globale, nuk janė vetėm serbėt, por edhe shqiptarėt, dhe madje nė rend tė parė shqiptarėt, ata qė do tė mund ta destabilizonin situatėn dhe ta rrezikonin rendin e vendosur tė vlerave nė nivel regjional nė pikėn mė tė ndjeshme pėr stabilitetin nė Evropė, me shanse tė mėdha pėr implikacione tejet serioze tė nivelit global. Nė qoftė se serbėt njė gjė tė tillė mund ta bėjnė nė ndonjė afat tė shkurtėr (me ndonjė Blitz-Krieg) dhe me qėllim tė ruajtjes sė forcės sė vet qė tė mos reduktohet nė suazat e veta reale (si e painstrumentalizuar) shanset do tė rriteshin pothuajse me progresion gjeometrik, qė kėtė gjė ta bėnin edhe shqiptarėt (edhe tė painstrumentalizuar), sepse nuk do t’u mbetej rrugė tjetėr dhe sepse rrita nuk do tė mund t’u ndalej, qė do tė thotė se do tė detyroheshin ta bėnin kėtė gjatė njė kohe mė tė gjatė, nė tė ardhmen. Dhe pikėrisht pėr kėtė shkak, gjithnjė nga kėndvėshtrimi i njė politike globale, as serbėt dhe as shqiptarėt nuk mund tė lejohen qė ta bėjnė njė gjė tė kėtillė. Njėkohėsisht, duket fare e qartė se nuk ėshtė e mundur qė shqiptarėt vazhdimisht tė viktimizohen; qė nė trupin e vet tė sakatosur (tė copėtuar) dhe me qenėsinė e vet tė rrezikuar nė vazhdimėsi, ta paguajnė ēmimin e stabilitetit nė Evropė. Njė gjė e tillė do tė ishte burim i vazhdueshėm i krizave dhe jo vetėm pėr shqiptarėt, por pėr askend nuk do tė ishte me levėrdi. Nga e gjithė kjo mund tė dalė vetėm njė pėrfundim, se: ēėshtja shqiptare nuk duhet dhe as qė mund tė zgjidhet duke e vėnė nė kontekst tė raporteve midis dy sistemeve tė mėdha dhe as tė nėnsistemeve tė mendimit politik tė rėnduar me komponentin religjioz, qoftė tė krishterimit, qoftė tė islamit, por as duke e injoruar kėtė aspekt tė ēėshtjes, sepse nuk mund tė injorohen shqiptarėt nė Turqi.  (Po aty, f. 141-142)

 

(…)

 

     Gjatė qėndrimit nė specializim nė SHBA kam gėzuar njė trajtim jashtėzakonisht tė lartė. Kam qenė i emėruar nga ana e rektorit tė Universitetit tė Harvardit si hulumtues shkencor i pavarur. Me rastin e pranimit tek Zonja Rosalyn Carter nė Washington DC kam qenė i zgjedhur si i vetmi njeri qė do tė pėrfaqėsonte tė gjithė specializantėt dhe postdiplomistėt e Evropės nė SHBA. Nė kėtė cilėsi kam marrė pjesė nė shumė dreka dhe bisedime qė i organizonin senatorė e kongresmenė tė caktuar dhe pėrfaqėsues tė pushtetit nė SHBA. Kam marrė pjesė aktivisht nėpėr simpoziume tė ndryshme shkencore dhe nėpėr ligjėrime tė intelektualėve autoritarė tė SHBA, dhe mendoj se me kontributin tim nėpėr ato tubime dhe ligjėrata kam krijuar emrin tim, pėrkatėsisht, emrin dhe identitetin tim amerikan, i cili ishte i njėjtė me emrin tim kėtu, por tani i njohur edhe atje. I kisha dyert e hapura pėr tė gjitha kontaktet e mundshme dhe gėzoja shkallė tė lartė tė ndihmės teknike qė nga njė kabinet i stėrmadh me makina shkrimi, ordinatorė, telefona, gjer ke ndihma skofiare e dy sekretareshave qė punonin nė prag tė dyerve tė zyrės sime. Mirėpo pėr tė gjitha kėto, pėr gjithė atė trajtim tė lartė qė mė ishte siguruar atje, asnjėherė gjer mė sot nuk e kam falenderuar qeverinė e SHBA-ve. Kėtė gjė nuk e kam bėrė jo vetėm pėr shkak se menjėherė pas kthimit nė Prishtinė me 1979 jam pėrfshirė nė vorbullėn e ngjarjeve qė pasuan sė shpejti, por mė tepėr pėr shkak se gjithnjė deri mė sot nuk kam pasur pėrgjigje tė qarta nė disa pyetje qė mė mundojnė edhe tani. Ishin tė nevojshme kohė tė mbushura me ngjarje qė kėtė mė nė fund ta kuptoja, nė mėnyrė qė tė dija edhe tė pozocionohesha nė raport me tė. Tani kjo ėshtė e qartė. Prandaj, ndonėse duket e ēuditshme pėr shkak tė vendit dhe tė kohės nė tė cilėn po e bėj kėtė, shfrytėzoj rastin qė me gjithė zemėr ta falenderoj qeverinė e SHBA pėr qėndrimin tim atje gjatė vitit shkollor 1977-78. Mendoj se nuk ėshtė vonė, sepse kėtė po e bėj sinqerisht dhe jo vetėm formalisht. Ajo ėshtė njė qeveri e njė vendi tė madh, e njė populli tė mrekullueshėm me mundėsi tė pakufizuara. Kėtė e bėj sinqerisht edhe pėr shkak se qeveria e kėtij populli tė madh, dhe e kėtij vendi tė madh, as pėrpara, as atėherė dhe as mė vonė, kurrėndonjėherė me asgjė nuk e ka kushtėzuar qėndrimin tim atje. Asnjėherė nuk ka kėrkuar ēfarėdo shėrbimi prej meje dhe ka qenė jashtėzakonisht korrekte me mua. Njė gjė e tillė natyrisht imponon respekt. (U. Hoti: FPĒSH, Tiranė 1995, f. 154)

(  * Botuar nė gazetėn "Epoka e re", Viti`2000 )

 

BISLIM ELSHANI: RUGOVA PARA UKSHIN HOTIT