Nga shtypi i kohės

 

RUGOVA PARA UKSHIN HOTIT

 

Shkruan: Bislim Elshani - 29 tetor 1998

 

Kuptimi politik i dhėnies sė Ēmimit “Saharov" I. Rugovės

 

 

     Kush do ta besonte se hija e Rugovės do ta ndiqte Ukshin Hotin kudo, edhe nė Kosovė, edhe nė burgjet serbe, edhe nė Parlamentin Evropian?

     E dhėna e paradokohshme se Ukshin Hoti ėshtė ndėr kandidatėt kryesorė tė marrjes sė ēmimit Saharov nga Parlamenti Evropian, pasi qė mė parė ishte kandiduar pėr kėtė ēmim nga Partia Transnacionale Radikale me seli nė Romė, qe pritur si njė sinjal i mirė dhe si njė satisfaksion qė do tė fitonte Ukshin Hoti pėr vuajtjet e tij nėpėr burgjet jugosllave.

     Do tė ishte ky nė fakt njė satisfaksion edhe pėr vetė elitėn politike evropiane e cila do tė tregonte kėshtu se di tė ēmojė mė nė fund pėrpjekjet dhe sakrificat e luftėtarėve dhe transmetuesve tė vėrtetė tė vlerave qytetėruese evroperėndimore nė pjesėn mė tė prapambetur tė kontinentit.

     Do tė ishte ky njė satisfaksion edhe pėr vuajtjet e popullit shqiptar i cili do ta merrte vesh pėrmes njė gjesti tė tillė se Evropa, ndonėse nuk mund tė bėjė mė shumė pėr Kosovėn, sė paku i kupton  dhe i respekton synimet dhe aspiratat e popullit shqiptar pėr liri.

     Do tė ishte njė satisfaksion edhe pėr gjithė gjeneratėn rinore e studentore tė vitit 1981 qė u ngrit kundėr diktaturės titiste duke dhėnė kėshtu (bashkė me polakėt) sinjalin e parė nė Evropė tė shembjes sė despotizmit tė kuq lindor.

     Jo rastėsisht nė faqen e internetit tė kėsaj partie, (PRT-sė) figura e Ukshin Hotit ėshtė vėnė pėrballė asaj tė Millosheviqit, me qėllim qė tu japė mundėsinė njerėzve pėr krahasim dhe pėr tė vendosur se kush ėshtė pėr nė ferr dhe kush pėr nė parajsė.

     Mirėpo ndodhi njė gjė e turpshme: ky ēmim iu nda Rugovės.

     Nuk do tė ishte kjo njė gjė e turpshme sikur pėrballė tij tė mos kishte qenė pikėrisht Ukshin Hoti. Mirėpo preferenca e Rugovės karshi Hotit nuk mund t'i shpėtojė rrezatimeve politike qė bartin kėta dy emra e qė do tė kenė qenė pėrcaktues nė pėrzgjedhjen e njėrit dhe jo tė tjetrit.

     Por ē’rrezatime politike bartin nė tė vėrtetė kėta dy emra?

Gjersa

- i pari rrezaton oportunizėm dhe dėgjueshmėri

- i dyti papajtueshmėri dhe vetėmohim.

Gjersa

- i pari rrezaton aspiratat e njė rrethi tė ngushtė intelektualėsh tė Prishtinės,

- i dyti rrezaton aspiratat e gjithė njė populli.

Gjersa

- i pari rrezaton autonomi dhe nėnshtrim kolonial,

- i dyti rrezaton liri dhe pavarėsi.

Gjersa

- i pari rrezaton njė pseudozgjidhje pėr Kosovėn qė do tė mashtrojė popujt serbė e shqiptarė dhe qė do tė vazhdojė agoninė koloniale tė Kosovės,

- i dyti rrezaton paqen e bazuar nė drejtėsi si parakusht themelor tė zhvillimit tė lirė tė popujve tė Ballkanit.

     Pėr tė parin nuk dinte kush se do ta merrte kėtė ēmim gjer para disa ditėsh, ndėrsa pro tė dytit ishin prononcuar, pėrveē rinisė studentore prishtinase, edhe dy ndėr figurat mė tė shquara politike e intelektuale shqiptare, Ismail Kadare dhe Adem Demaēi. Letrat mbėshtetėse pėr Ukshin Hotin tė kėtyre tė dyve janė botuar nė faqen e parė tė internetit tė PRT’sė.

     Arsyetimi se i pari ėshtė kundėr luftės ėshtė hipokrit. Qysh para 7 vitesh Ukshin Hoti ka paralajmėruar se politika e papėrgjegjshme e Rugovės po e ēonte popullin shqiptar tė Kosovės pashmangshmėrisht drejt luftės (shiko shkrimin e tij tė gjatė fejtonistik me titull “Republika dhe lufta nė kontekst tė Evropės ” botuar nė “Bujku” mė 1992).

     Edhe Z. Demaēi pėr shpėrthimin e luftės nė Kosovė fajėson, pėrveē palėn kryesore, (qė ėshtė padyshim shovinizmi serb), edhe sjelljen e papėrgjegjshme politike tė udhėheqėsve LDK’istė, dhe sidomos tė kryetarit tė saj Rugova. Kėshtu qė, pėrkundėr besimit tė pėrhapur mbi Rugovėn si njė gandist, pacifist e jo’radikal, ai do tė mbahet mend si njė njeri qė pėr tė ruajtur bythėn e vet e ēoi popullin e vet drejt luftės, dhe e kundėrta, Ukshin Hoti do tė mbahet mend si njė martir qė preferoi tė martirizonte veten dhe jo popullin e tij, ose sė paku, pėrpara popullit tė tij.

     Ndėrkaq mbetet pėr t'u sqaruar edhe njė rrethanė: koha kur u kandidua njėri dhe kur tjetri pėr kėtė ēmim.

     Ndonėse kandidimi i Ukshin Hotit u bė i njohur vetėm para njė muaji, tė gjithė ata qė kanė hapur faqen e internetit tė PRT’sė kanė mundur tė vėnė re se ky kandidim nė tė vėrtetė ėshtė bėrė qė nė muajin shkurt tė kėtij viti.

     Nė qoftė se Rugova ka qenė kandiduar para Ukshin Hotit, atėherė ē'nevojė ka pasur qė t'i sigurohej njė rivalitet i tillė me njė emėr tjetėr shqiptar dhe ta vinte Parlamentin Evropian para njė dileme tė tillė tė panevojshme?

     Mirėpo nė qoftė se emri i Rugovės ėshtė ngritur si balon para hundėve tė Parlamentit Evropian nė ēastet e fundit, atėherė kur fituesi i ēmimit tashmė dihej dhe do tė ishte me siguri Ukshin Hoti, turpi i ngritėsve tė kėtij baloni ėshtė i pafalshėm, sidomos po tė jenė nga Prishtina. Mirėpo s'ėshtė ēudi qė tė jenė edhe nga Beogradi, sepse edhe serbėve s'do t'u konvenonte shpėrblimi i njė njeriu tė cilin ata e mbajnė nė burg…

     Mbėshtetja qė i jep Parlamenti Evropian Rugovės nė ēastet e fundit para rrėzimit tė tij final shėnon gomėn e shpėtimit pėr njė tė mbytur nė ujė. Mirėpo Rugovėn s'ka mė kush ta shpėtojė. Mbase do t'ia siguronte njė kujtim tė mirė vetes po tė deklaronte: “Mė falė Evropė, po Ukshin Hoti ėshtė mė i madh nga unė, prandaj unė do tė tėrhiqem!” Nė kėtė mėnyrė edhe ato kėrkesa tė tij tė rralla verbale nė konferencat e tė premteve tė shtypit pėr lirimin e Ukshin Hotit nga burgu, do tė tingėllonin tė sinqerta dhe jo hipokrite.

Mirėpo gjestet e mėdha nuk janė pėr njerėz tė vegjėl.

 

( Botuar nė ZIK, 29 tetor 1998 )