_______________________________________________________________________________________________________

KU ĖSHTĖ UKSHIN HOTI?!

_______________________________________________________________________________________________________

UKSHIN HOTI

URAGAN I MENDIMIT POLITIK SHQIPTAR

 

Veprimi politik, kontributi shkencorė dhe veprimtaria patriotike me tė drejtė profesor Ukshin Hotin, e bėjnė Skenderbe tė fushės sė mendimit, themelues dhe yll polar tė shkencės politike shqiptare.

 

Shkruan: Ibrahim Shala ( * )

 

“Nė konceptimin e veprimtarisė politike kombėtare nė kushtet e okupimit, ai e kishte parasysh edhe momentin e acrifices sublime, flijimin e jetės pėr ideal pėrmbajtėsor, pėr objektivin madhorė, pa e ndarė asnjėherė tė drejtėn kombėtare nga koncepti universal i lirisė. Ai nė mėnyrė tė argumentuar e mbronte idenė: se jeta ia vlenė tė sakrifikohet, vetėm kurė ėshtė nė sherbim tė jetės…”

 

_____________________________________________________________________________________________________________________

Foto: Ukshin Hoti - Sokrati shqiptar

_____________________________________________________________________________________________________________________

 

Njohja me professor Ukshin Hotin

     Nė kėtė kumtesė, unė nuk pretendojė tė paraqesė biografinė jetėsore tė professor Ukshin Hotit, edhe pse ajo do tė na shoqėrojė nė ēdo paragraf tė kėtij shkrimi. Njohja ime me profesorin kishte ndodhur para se unė te behesha student i tij, nė kohėn kur ai qėndronte nė Lubjanė tė Sllovenisė duke punuar nė revistėn “Alternativa”. Mė vonė pata nderin dhe shansin qė tė jem edhe student i tij. Dua tė theksoj se ai asnjėherė nuk i ngatrroi raportet pedagogjike student - profesor, me raportin shoqėror tė dy ish tė burgosurve politikė. Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se kur e mora temėn e diplomės tek profesori nga lėnda e Sociologjisė politike, pati njė reagim tė ēuditshėm tek kolegėt e mi, tė cilėt mė thanė: si pate guxim qė ta marrėsh temėn te profesor Ukshini?! Mund tė ngelėsh pa diplmuar, atij nuk i dihet se kur mund ta burgos policia serbe. Ky mendim zotėronte tek studentėt, sepse profesori ishte njė armik i pėrbetuar i pushtuesit serb, dhe ai kėtė qėndrim nuk e kishte fshehur asnjėherė. Kur i tregova ngjarjen, ai nuk u befasua, pėrkundrazi u ndie kėndshėm, sepse kėtė e mori si vlerėsim pozitiv tė pozicionit tė tij politik dhe intelektual, qė e bėnte atė tė veēantė nga tė tjerėt. Por nė atė kohė askush nga studentėt nuk e shtroi pyetjen: pse vetėm idetė e profesor Hotit ishin tė denueshme nga Serbia, kur tė gjithė bėnin “politikė tė madhe kombėtare”. Ai edhe gjatė ligjėrimit ndryshonte nga profesorėt tjerė, si nga mėnyra, po ashtu edhe nga thellėsia e trajtimit tė temave. Ai shembujtė shkencorė i merrte pa ngurrim nga realiteti politik shqiptarė, sepse ai kishte sigurinė shkencore pėr ta bėrė atė dhe pėr tu pėrballur me tė panjohurėn, kjo qasje e bėnte lėndėn shumė interesante dhe mė tė afėrt pėr studentėt. Ai ishte kundėrshtarė i abstrakcionizmit shkencor, qė nu kishte edhe elementin e dobishmėrisė praktike. Pėr dallim nga shumė profesorė tė tjerė, ai nuk kishte qėndrim frenues dhe monopolizues ndaj ngritjes sė studentėve nė lėndėt profesionale, pėrkundrazi ai nga njohjet e studentėve madhėrohej dhe ekzaltohej kur dėgjonte ndonjė pėrgjigjje ose koment me nivel shkencorė. Porosia e fundit e tij pėr studentėt ishte, qė njohurit e fituara nė Universtitet, tė mos ngelen qėllim nė vete, por tė vihen nė shėrbim tė shoqėrisė dhe Atdheut.

 

Qėndrimi anti Ukshin Hot i klasės sė re politike!

     Edhe pse ishte kohė e tranzicionit politik ai nuk kishte gjetur hapsirė tė mjaftueshme pėr tė publikuar qėndrimet e tij politike dhe shkencore. Nga kėto rrethana ai shtegtoi nė Lubjanė tė Sllovenisė, ku botoi nė revistėn Alternativa tė shoqėrisė “Migjeni”. Pak kohė mė vonė ai nxori gazetėn politike DEA - Demokracia Autentike. Qė nga titulli i kėsaj gazete ai mbronte idenė, se demokracia nuk mund tė importohet pėrmes shablloneve tė gatshme, por duhet tė vetėlindet nga rrethanat e caktuara nacionale dhe shoqėrore tė njė vendi. Pas kthimit nė Kosovė, jeta dhe rrethi nuk do tė jenė shumė bujar ndaj tij. Pėr shkak tė pamundėsisė pėr ta tejkaluar madhėshtinė e personalitetit tė tij dhe pamundėsisė pėr tu matur me te, pėrmes njė marrėveshje tė heshtur u thurr njė qėndrimi anti Ukshin Hot, qė tė anashkalohet dhe minimizohet personaliteti i tij. Nga ky qendrim hipokritė i klasės sė re politike, ai ngeli i izoluar, apo siē e quante vet i ostrazicuar, nė fshatin e tij tė lindjes. Ėshtė e ditur se njė gjeni, nė njė mes tė tillė rural, pėr shkak tė disnivelit me rrethin, patjetėr se pėrjeton njė vetmi tė madhe. Gjithashtu ėshtė thėnė mase njė herė, se provinca i hanė intelektualėt e lartė dhe personalitet e mėdha, por kjo nuk mund tė ndodhte me profesorin pėr shkak tė nivelit intelektual dhe vetėdijes sė lartė tė tij. Pėrkundrazi nga ky qendrim ai njohu mė mirė shpirtin e popullit dhe aspiratat e tij. Gjatė kėsaj kohe, nga rrethi fshatarėve gjysėm tė arsimuar dhe disa intelektual tė qullėt kishte vlerėsime se: profesori ėshtė i ashpėr, megaloman dhe shpesh prepotentė!!? Kjo pėrfolje ishte pėr shkak tė mos pėrputhjes sė nivelit tė kėndėveshtrimeve dhe pėrplasjeve konceptuale. Qasja e profesorit bazohej nė argumente tė literaturės shkencore, kurse kuazi intelektualėt arėsyetonin nė stilin: mua po merr mendja ose mua po mė duket. Pėr hirė tė sė vertetės nuk duhet tė harrojmė faktin se, atė literaturė politike, qė ne tė tjerėt kishim filluar ta studjojmė pas viteve 90-ta, profesori e kishte lexuar 20 vite mė parė, gjatė studimeve tė tij nė SHBA dhe qendra tjera universitare. Duke pasur pėrparėsinė e distancės kohore, pa modesti ėshtė lehtė tė konkludohet sot, se profesori ka qenė mė shumė se sa duhet tolerantė, komunikues dhe popullor. Nė kėto rrethana tė ostrasicizmit ka pasur vizita nga organizata dhe parti tė ndryshme politike qė shkonin pėr tu konsultuar me profesorin, pėr programet dhe strategjitė politike tė mundshme. Tė interesuarit profesorin e pyesnin pėr tė gjitha, por merrnin nė menyrė selektive vetėm atė qė e vlerėsonin tė dobishme sipas tyre. Kuptohet se nė kėtė mėnyrė bashkėpunimi nuk pati ndonjė efekt konkret, sepse nga sistemi politik i rrumbullaksuar i profesorit bėhej ndarja metafizike e pjesės nga e tėra. Nė konceptimin e veprimtarisė politike kombėtare nė kushtet e okupimit, ai e kishte parasysh edhe momentin e sakrificės sublime, flijimin e jetės pėr ideal pėrmbajtėsor, pėr objektivin madhorė, pa e ndarė asnjėherė tė drejtėn kombėtare nga koncepti universal i lirisė. Ai nė mėnyrė tė argumentuar e mbronte idenė: se jeta ia vlenė tė sakrifikohet, vetėm kur ėshtė nė sherbim tė jetės. Nė kuadėr tė amgazhimit patriotik militant, nė realizimin e objektivave kombėtarė, gjetjen e rrugėve dhe metodave pėr realizimin e tyre, profesori ėshtė i pakompromisė. Ishte qendrim etik dhe politik i profesorit, se ky akt sublim duhet bėrė me vendosmėri, me devizėn origjinale tė tij alla shqiptarqe “Bėje ose vdisė”!!! Kėsaj devize ai ju pėrmbajtė me konsekuencė tėrė jetėn e tij. Kjo devizė ishte kundervėnje dhe revoltė ndaj konceptit tė kohės, qė ish bėrė i modės, se ēėshtja e Kosovės dhe liria e saj, mund tė zgjidheshin me dialog, inercion dhe deklarata pėr shtyp. Duke qenė njohėsi dhe predikuesi mė i thellė i filozofisė shtetformuese nė Kosovė, profesor Ukshin Hoti do tė ngelėt i vetmi intelektual, i cili do tė ngrejė hapur dhe nė mėnyrė argumentuese, nevojėn e lindjes dhe organizimit tė forcės mbrojtėse tė Kosovės. Ky vizion do tė bėhej realitet shumė vite mė vonė, me lindjen e UĒK-sė. Lindjen dhe faktorizimin e UĒK, ai do ta perjetonte nga burgu, duke nxjerrurr analiza shumė tė sakta pėr bartėsit e luftės, misionin historik nė raport me dimensionin politik kombėtarė dhe nderkombtarė. Si vizionar ai shumė herėt e kishte ndjerė lirinė, me daljen e UĒK-sė u bind se ajo ishte nė Kosovė, kurse me bombardimet e NATO-s duhet tė ketė parė shtetin e Kosovės. Ai nuk ishte vetėm vizionar, ideolog dhe teoricien ushtarak, ai edhe nė jetė mbeti njėri ndėr ushtarėt mė besnik tė Atdheut.

 

Metodologjia shkencore

     Nė studimet dhe trajtesat politike profesori ėshtė i vetmi teoricienė qė nė metodologjinė e trajtimit tė lendės, ka pėr qellim fokusimin te thelbi i problemit, pa humbur kohė e drejton lexuesin qė aty tė pėrqendrojė vemendjen, pėr kėtė nė shkrimet e tij e hasim shpesh nėntitullin “esenca e problemi” apo “esenca e ēėshtjes”. Kjo nėnkupton se profesori ėshtė marrė me hapjen e shtigjeve tė reja tė mendimit politik, me tema tė rėnda, duke ju lėnė hapsirė tė tjerėve qė ti rrahin dhe zgjerojnė ato. Ai me guxim dhe siguri hapte shtigje nė pyllin e pa shkelur tė shkencės, sepse ai ishte vizionar dhe uragan i pandalshėm i mendimit politik shqiptarė. Ai nė fuqinė e mendimit, karakterizohej nga forca e madhe gjeneralizuese e nxjerrur pėrmes induksionit logjik. Me ramjen e sistemit socialist nė ish BRSS dhe Evropėn Lindore bashkė me tė edhe tė ideologjisė komuniste, ai vlerėsoi drejtė rikthimin e ideologjisė fetare, tė kamufluar me forma tė ndryshme tė humanizmit modern dhe ndikimin e tij nė vendimmarrjen politike. Ai nė kėtė kontekst analizoi gjerėsisht edhe raportin e shqiptarve me tri fetė dhe nė veqanti me islamin. Ai nė asnjė moment nuk do tė knaqej me pozicionin e njeriut qė jep kėshilla nga anash duke jetuar nė kullėn e fildisht duke nxjerė teoritizime boshe. Vetėm pėr tė parė realitetin nga afėr dhe pėr tė nxjerrė konkluzione sa mė tė drejta ai u kthye nga Sllovenia nė Kosovė pėrmes zonave tė luftės tė Krocisė dhe Bosnjes. Pėr tė verifikuar njė tezė tė tij, ai do tė dilte direkt nė teren, edhe atėherė kur do ti kushtonte shtrejtė, siq ishte rasti i rrahjes sė profesorit nga policia serbe te kryqi i Komaranit. Ai e mori rrugėtimin nėpėr komunat kosovare, pėr tė deshmuar se Serbia nuk mund tė bėjė getoizimin dhe enklavizimin e komunave kosovare me qellim tė dobėsimit tė lidhjes kohesive dhe solidaritetit brenda shqiptarė. I neveritur nga qendrimiet labile tė intelektualve pa kurrizorė, me moral tė dyfisht, ai i hyri studimit tė intelektualit kosovar deri nė psikoanalizė. Duke nxjerrė konkluzionin se shumica kryenin fakultetet pėr prestigj tė familjeve patriarkale, duke i tipizuar si “djemtė e haxhi babave”. Koha e deshmoi se kėta intelektual asnjėherė nuk mund tė dilnin mbi mentalitetin e rrethit dhe familjes, duke zgjedhur si rrugė mbijetese servilizmin dhe oportunizmin me privilegje tė momentit. Profesori ėshtė ndėr mė tė rrallėt e kombit qė nė personalitetin e tij do tė bashkojė veprimtarinė politike, studimin shkencorė dhe qendrimin patriotic, nė profesion jetėsorė. Duke mos pretenduar qė tė zėvėndėsojmė mendimin kompetent tė specialistėve tė fushės, konstatojmė se, gjuha e shkruar nė shkrimet e profesor Ukshin Hotit ėshtė e njė stili tė lartė, gjuha e saktė shkencore, shqipja e pastėr letrare, fuqia shprehėse, figuracioni i begatshėm, pershkrimet krahasuese, shprehja emocionale e fuqishme, shkurt stil dhe nivel i tė shkruarit kadarean.

 

Arrestimi i Sokratit tė shekullit XX - Ukshin Hoti

     Ai shumė kohė pėrpara e dinte se do tė arrestohej dhe kishte mundėsi pėr tė ikur jashtė si shumė tė tjerė. Por ai nuk iku edhe pas shumė lutjeve dhe insistimeve. Pse? Sepse ai kishte moral tė forte prej pedagogu dhe patrioti. Ai nuk mund tė vepronte nė asnjė rrethanė nė kundershtim me ato vlera etike dhe politike, qė u kishte mėsuar studentėve tė tij. Rasti i tij shumė fuqishėm na kujton shembullin e filozofit antik Sokratit, qė mė parė zgjodhi tė pijė gotėn e helmit, se sa shkeljen e mėsimeve tė tija. Me ndjenjen e dhimbjes dhe krenarisė, ne studentėt e tij ndjehemi krenar se profesor Ukshin Hoti ishte njė Sokrat i shekullit XX, njė Sokrat shqiptarė i papėrseritshėm. Ende ėshtė temė pėr diskutim, pse u arrestua Ukshin Hoti ende pa u shpallur mirė Kryetar i Partisė sė Unitetit Kombėtar, kur nė Kosovė vepronin aq shumė parti, me aq shumė kryetar?!! Pėrgjigjja duhet tė jetė: se Ukshin Hoti ishte i vetmi Kryetar qė dinte, mundte dhe guxonte pėr tė vepruar, pėr tė marrė vendime politike, me tė cilat vendime, o do tė leviznin gjėrat pėrpara, o do tė qirreshin maskat e liderėve pseudo patriotė. Arrestimi i tij dhe zhdukja e pa gjurmė, kanė lėnė pasoja tė pallogaritshme pėr rrethanat qė ka kaluar Kosova. Armiku kishte pėrllogaritur mirė aftėsit e profesorit nė politikėn ndėrkombėtare, dhe sa mirė e njifte mekanizmin e vendimmarrjes nė qendrat e vendosjes politike botėrore. Kėtė pėrllogaritje Serbia do ta bėjė nė kontekstin, se sa i rrezikshėm do tė ishte ai, pėr politikėn serbe, po tė arrinte tė bėhej liderė i Kosovės. Prandaj Shėrbimi Sekret serb do tė kujdesej, duke pėrdorur tė gjitha mjetet, qė kjo tė mos ndodhte nė asnjė rrethanė.

 

Programi politik kombėtar i Ukshin Hotit

     Nė diskutimet politke, nė analiza dhe shkrime tė ndryshme, na ka rastisur qė tė degjojmė mendimin: se ne shqipatrėt nuk kemi program politik kombėtar. Se ėshtė e pafalshme qė dy Akademi tė Shkencave, nuk e kanė bėrė ende kėtė Program Kombėtar. Qė nuk e kanė bėrė kėtė Akademitė tona del se ėshtė konstatim i vėrtetė, por nuk ėshtė i vėrtetė pėrfundimi, se shqiptarėt nuk kanė Program Kombėtar. Me bindje tė thellė konstatojmė se Programin Kombėtar Shqiptarė e ka bėrė i vetėm profesor Ukshin Hoti dhe atė nė rrethana tė jashtėzakonshme. Ai kėtė Program e paraqiti nė mbrojtejn e tij para trupit gjykues serb, nė Gjykatėn e Prizrenit nė shtator tė 1994. Ai kėtė Program e pėrpunoi deri nė imtėsi, duke e arsyetuar me domosdoshmėrinė e procesit zhvillimor, me tė drejtėn e patjetėrsueshme pėr liri dhe me angazhimin e faktorit njeri tė organizuar. Ai kėtė Program e mbrojti me forcė tė argumentit, me vendosmėri dhe me zė tė lartė, duke qenė i vetėdijshėm, se ky veprim mund t’ia rėndonte gjendjen dhe t’ia rrezikonte jetėn. Programi Kombėtarė i profesorit, i argumentuar jo nė Akademi shkencore, por nė Gjykatė okupuese, lirisht mund tė krahasohet me veprėn programtike tė ideologut tė Rilindjes Kombėtarė Sami Frashėri “Shqipėria ēka qenė, ēėshtė dhe ēdo tė bėhet”. Ky Program - mbrojtje dhe akuzė njėherėsh, i ka dhėnė profesorit vendin e nderit, vendin e merituar tė Ideologut tė Filozofisė Politike tė Ēėshtjes Shqipatre. Epitetin -ndergjegjja e zgjuar e kombit.

 

Harresa dhe vogėlsia e tė gjallėve nė raport me Ukshin Hotin

     Sot nė trajtesat poltike tė Kosovės sė lirė, nė orėt e mėdha tė historisė, dhe akademitė pėrkujtuese, rrallė ose fare pak permendet emri i professor Ukshin Hotit, duke menduar se po nuk ia permendėm emrin, personaliteti i tij nuk do tė na imponohet. Kjo qasje sigurisht nuk ėshtė duke ndodhur pėr herė tė parė vetėm me Ukshin Hotin, e njėjta gjė ka ndodhur edhe me ideologun e Lėvizjes Kombėtare Hasan Prishtina. Kėta dy burra i harrojmė qėllimisht, sepse qė tė dy janė tė zorshėm qė tė mirren pėr model. Ėshtė e vėshtirė qė tė ndiqet shembulli i tyre, sepse ata shkrinė jetėn dhe pasurinė pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn, kurse gjyhnaqarėt e sotėm janė nė gjendje tė shkrijnė Kosovėn pėr mirėqenje dhe pasuri personale. Prandaj pėr tė qenė nė rregull me figurėn e Ukshin Hotit, bota shkencore ka obligime tė natyrės sė veēantė, detyrė qė veprės sė tij shkencore ti jap vendin e merituar. Bota intelektuale ka pėr detyrė qė tė trejtojė figurėn e tij nė mėnyrė multidisplinare dhe shumė dimensionale, kurse Akademia e Shkencave si e Kosovės edhe ajo e Shqipėrisė, e kanė pėr detyrė qė profesor Ukshin Hotin ta bėjnė anėtarė tė plotė nė mungesė. Analiza shkencore e jetės dhe veprės sė shkruar tė profesor Ukshin Hotit, nuk mund tė bėhet me disa kumtesa sado qofshin ato tė thelluara. Kjo gjendje aktuale, neve studentėve, shokėve, kolegėve dhe miqėve tė tij tė ngushtė, na obligon qė tė thellohemi nė studimin e krijimtarisė, qė tė zbardhim dhe sistemojmė trashėgimin krijuese tė Filozofisė Politike tė profesor Ukshin Hotit. Ndėrsa obligimet institucionale dhe shtetrore ndaj figurės sė profesorit fillojnė, nga gjetja e tij dhe mėsimi i sė vėrtetės pėr fatin e tij. Nga kjo e vėrtetė lindin obligime tjera morale, politike, kombėtare dhe shkencore qė duhet tė jenė nė pėrputhje tė drejtė me dimensionin e figurės politike, shkencore, intelektuale dhe kombėtare tė professor Ukshin Hotit. Nė fund fare, lirisht mund tė konstatojmė se veprimi politik, kontributi shkencorė dhe veprimtaria patriotike me tė drejtė profesor Ukshin Hotin, e bėjnė Skenderbe tė fushės sė mendimit, themelues dhe yll polar tė shkencės politike shqiptare.

Ju falemnderit,

Ibrahim Shala,

Filozof Sociolog - Master: Shkenca Politike dhe Administratė Publike - Analist Politik

 

* Kjo kumtesė u lexua nė Tribunėn Shkencore kushtuar jetės dhe veprės sė Profesor Ukshin Hotit - Prishtinė, 17. 05. 2004.