TESTAMENTI I SOKRATIT - KUSHTUAR UKSHIN HOTIT

Shkruan: Kadrush Radogoshi ( * )

 

 

SEANCĖ E PĖRSHPIRTSHME (2)

 

     Edhe sot, dy nėna u nisėn pėr t’i vizituar varrezat e eshtrave tė kthyer nga varrezat masive nė Serbi. Edhe sot, nė majė tė Ēabratit dhe nė Meje ku ndodhen varrezat u nisėn nė kėmbė...

     Posa arritėn para shtėpisė sė mallrave, nė vitrinė shikuan dhjetė pllakate me portretin e Ukshin Hotit. Sytė e tij tė menduar e plot trishtim, sikur qortonin diellin jo vetėm pse kishte lejuar ta mbulonin retė e zeza pėr njė kohė aq tė gjatė, po edhe pse i ndriēonte edhe ata qė nuk duhej; sikur qortonin ajrin e pastėr tė kėtij mėngjesi, qė lejonte ta thithnin edhe mushkėritė e atyre qė s’e meritonin. Nė fund tė dhjetė pllakateve lexuan dhjetė herė tė njėjtin tekst: “Ku ėshtė Ukshin Hoti?”.

     Nė udhėkryqin kryesor tė qytetit, nė semaforin e kuq lexuan tekstin e shkruar me shkronja tė zeza:

“Ku ėshtė Ukshin Hoti?”.

     Pasi kaluan urėn mbi lumin Krena, shikuan Kullėn e Lidhjes..., e cila sikur ruante Maxharr Pashain tė mos ngritej nga varri. Shtatorja e bronztė e Sylė Vokshit, pėr habinė e tyre, pyeti me njė zė, qė krijonte mijėra jehona: “Ku ėshtė Met Koronica? Ka mbi njė shekull qė po e pres! A ende nuk ia keni kthyer eshtrat?

     Dy nėnat,as nė ėndėrr e as nė zhgjėndėrr, pyetėn:

     “Ku ėshtė Met Koronica?

     Ku ėshtė Ukshin Hoti?”.

     Jehonat e pyetjes sė tyre filluan t’i pėrsėrisnin muret e shtėpive dhe pullazet e tyre shumė herė tė djegura. Kumritė fluturuan nga ēerdhet e rindėrtuara nė kėtė pranverė dhe ia filluan kėngės: “Gugu Met, Gugu Ukshin...”

     Posa arritėn nė varreza, ajo qė ishte njė ditė mė e vjetėr se tjetra, kėtė seancė e filloi ndryshe nga tė tjerat. Pyeti me zė tė lartė:

     ,,Ku ėshtė Met Koronica?

     Ku ėshtė Ukshin Hoti?

     Ku janė djemtė e nėnės?

     Ku?

     Pastaj me zė tė dridhur pėshpėriti duke dėnesur:

     ,,Se disa prej varreve na kanė mbetur tė zbrazėta...”

     Duke qenė tė bindura se, si gjithnjė, i nxisin shpirtrat e martirizuar t’i thonė, nė cilėndo mėnyrė, monologėt e tyre, filluan t’i lexojnė emrat dhe mbiemrat e tė gjithėve.

     Dhe, vėrtet edhe kėtė herė, njė gjė e tillė ndodhi. Gjysma e atyre, qė nuk i kishin thėnė nė seancėn e djeshme, i thanė, po,  kėtė herė, me tekste tėrėsisht tė reja.

     Si zakonisht, tė dy nėnave iu duk se monologėt i shqiptonin shpirtrat e shndėrruar herė nė fije tė blerta bari, herė nė lule tė bardha’borė, herė nė lule tė kuqe’gjak, herė nė flutura krahėlehta, qė ekspozonin artin e fluturimit.

     Monologėt e djemve tė hasretit, kėtė herė, nuk i dėgjuan ndarazi dhe u befasuan sepse qė tė dy e thanė sė bashku njė tekst tė ndėrtuar kryesisht me rrėfim nė mėnyrėn habitore tė titulluar “Ēamėria”.

     Nė varrezėn me fotografinė e djaloshit me uniformė tė UĒK’sė, kėtė herė, nuk e dėgjuan monologun pėr Shaban Polluzhėn, por poezinė ,,Monologu i fundit i Ukshin Hotit”.

     Kur dukej se seancės i kishte ardhur fundi, nėna njė ditė mė e re se tjetra nuk e pėshpėriti poezinė e saj me tė cilėn pėrfundonin tė gjitha seancat deri tash, por pyeti me zė tė lartė, jehonat e tė cilit u pėrhapėn nėpėr shtatė palė tokė e shtatė palė qiell:

     ”Ku ėshtė Met Koronica?

     Ku ėshtė Ukshin Hoti?

     Ku janė djemtė e nėnės?

     Ku janė... se disa pre varreve na kanė mbetur tė zbrazėta...”

     Nga njėri prej varreve tė zbrazėta u ngrit silueta e Ukshin Hotit, me qėndrim e rroba tė njėjta sikurse nė foton e gjykimit. Me njė zė, qė nuk e mund asnjė zhurmė e tha fjalė pėr fjalė testamentin e tij, i cili mund tė ketė qenė edhe i Sokratit.

     Nė fund, siluetat e tė gjithė martirėve e kėnduan nė kor himnin pėr Orakullin e Dodonės dhe Tempullin Dardan tė Diellit...

 

*   *   *

TESTAMENTI I SOKRATIT

- Ukshin Hotit -

 

Kujtimi pėr mua le tė mbetet

nė dėshirėn e fėmijės pėr t’u rritur

nė dėshirėn e plakut pėr t’u bėrė i ri

nė hapin e parė apo tė fundit

tė Maratonomakut

nė kumtin pėr fitoren

nė vuajtjet

e Laookoonit pasi pėrbuzi tradhtinė

e Prometeut pasi kundėrshtoi perėnditė...

 

Kujtimi pėr mua le tė mbetet

nė detin e pėrmallimit

nė majėn mė tė lartė tė malit

ku kurora e reve tė bardha mbretėron

ku nuk kanė ēka tė lypin

ata qė u merren mendtė

nga lartėsia.

 

Kujtimi pėr mua le tė mbetet

nė syrin qė shikon

diellin kur lind me ndriēim hyjnor

lulet kur ēelin e zemrėn ia falin bukurisė

udhėheq tė dashuruarit

nė marshimin e tyre tė gjatė

pėr ta vrarė vetminė

pėr ta mbytur pikėllimin...

 

Kujtimi pėr mua le tė mbetet

nė ēdo fluturim qė dėshmon

se liria ėshtė e vėrtetė

vetėm kur ke mundėsi ta ushtrosh

artin e fluturimit

nė njė qiell tjetėr

tė pikturuar nga piktori gjenial

para se tė troket

nė dyert e pėrjetėsisė...

 

Kujtimi pėr mua le tė mbetet

nė kronikat e shkruara

pėr ata qė kokėn nuk e kanė

pėr t’i rėnė murit

ndonėse rrėnojnė mure

e as sytė pėr t’i mbyllė

kur vdekja zgėrdhihet

para se ta hajė dikė apo vetveten...

 

Nė dėshirėn e Lirisė pėr tė mbetur Liri

le tė mbetet kujtimi pėr mua...

_________________________________________________________________________________________________________

 

  * Fragment i shkėputur nga Libri poetik nė dorėshkrim ,,Seancė e pėrshpirtshme 2", qė pritet tė botohet sė shpejti. Ky libėr ėshtė pjesa e dytė e librit ,,Ēabrat antologjia - Seancė e pėrshpirtshme". Kėta libra u kushtohen viktimave tė terrorit serb, eshtrat e tė cilėve janė apo nuk janė kthyer akoma nga varrezat masive nė Serbi. Kontakti me autorin: (kadrushradogoshi@hotmail.com)

 

____________________________________________________________

 

UKSHIN HOTI - SOKRATI SHQIPTAR