Njėmbėdhjetė vjet rresht pyesim:

 

KU ĖSHTĖ UKSHIN HOTI?!

AI NUK I PĖRKET HARRESĖS!

 

     Ukshin Hoti nuk i pėrket harresės. Ai ėshtė nė vetė thelbin e kujtesės sė kombit. Ukshin Hoti nuk mund tė vdesė dhe nė tė vėrtetė nuk ka pėr tė vdekur kurrė. Qenia e tij intelektuale ėshtė e pashlyeshme dhe ėshtė prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanė nevojė urgjente pėr mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithēka dhe askush nuk ka tė drejtė tė jetė mosmirėnjohės, tė mos ketė respekt apo tė mos pėrkulet me nderim pėrpara figurės sė tij.”- ka thėnė studiuesi i shquar Moikom Zeqo, nė njė APEL drejtuar opinionit publik, nė qershor tė vitit 1999.

 

Shkruan: Sheradin Berisha - 08. 05. 2010

 

 

     Mė 16 maj, bėhen 11 vjet qė nuk dihet asgjė pėr fatin dhe vendndodhjen e Ukshin Hotit, tė kėtij kolosi tė madh tė mendimit politikė shqiptar. Njėmbėdhjetė vjet mė parė, mė 16 maj 1999, Ukshin Hoti, derisa ishte nė Burgun e Dubravės, papritmas pranon vendimin “Reshenjen” nė ēirilicė, nr. 24/2241/05 qė e kishte nėnshkruar drejtori i burgut tė Dubravės, Aleksandėr Rakoēeviq. Nė kėtė vendim thuhet se “….i denuar Ukshin Hoti….lėshohet me kusht…” nga burgu, pas mbajtjes sė dėnimit prej pesė vjetėsh, qė ia kishte shqiptuar gjykata serbe nė Prizren nė shtator tė vitit 1994.

 

Shikoni: Vendimin pėr lirimin me “kusht” tė Mr.Ukshin Hotit!

 

     Pas pėrfundimit tė luftės, shokėt e burgut qė ishin ndarė pėr herė tė fundit me Ukshin Hotin, kanė deklaruar se ishte ditė e diele (njė ditė e pazakontė pėr t’u liruar nga burgu) kur baca Ukė (kėshtu e thėrrisnin ata) ndėrmjet orės 10 - 11 tė paradites, i shoqėruar nga tre punėtorė tė sigurimit serb, ėshtė nxjerrė nga ambientet e brendshme tė burgut tė Dubravės. Dhe, pas kėtij episodi, sot e atė ditė, nuk dihet asgjė pėr vendndodhjen e kėtij intelektuali, politologu e atdhetari tė shquar.

 

* * *

·       KU ĖSHTĖ UKSHIN HOTI?! - pyesin pėr njėmbėdhjetė vjet rresht shqiptarėt!

·       A ĖSHTĖ GJALLĖ APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?! - ėshtė pyetja e radhės qė bėjnė pėr ēdo ditė shqiptarėt!

Deri mė sot, nė kėto pyetje s’ka pasur asnjė pėrgjigje nė mėnyrė institucionale, ndėrkohė qė pėr kėtė rast tė dhimbshėm janė thurur parreshtur shumė spekulime, madje ka pasur edhe prononcime publike se Ukshin Hoti ėshtė gjallė, dhe se ai po mbahet nė burg shtėpiak, pėr „kusuritje politike“!!!

     P.Sh. Nė njė shkrim tė Z.Kastratit, botuar nė gazetėn „Kosova sot“ (E premte, 31 Mars 2000, fq.3)  me titull: „Sipas njė avokati nga Presheva - Serbia kushtėzon lirimin e Ukshin Hotit“, thuhet:

 

     „Njė avokat nga Presheva informon se ka dėshmi tė mjaftueshme se Ukshin Hoti, i burgosur politik kosovar, ėshtė gjallė. Ky avokat, i cili tani pėr tani deshi tė mbetet anonim, pohon se kėto tė dhėna i ka siguruar gjatė njė kontakti qė ka pasur ditė mė parė me njė avokat serb nė Nish tė Serbisė, i cili ka theksuar se Ukshin Hoti ėshtė gjallė dhe se ai e ka vuajtur burgun, por mbahet nė burg shtėpiak. Sipas tij, Ukshin Hoti deri para disa ditėsh ka qenė nė qytetin e Mitrovicės sė Sremit, ndėrsa tani ndodhet nė Nish. Ky avokat i njohur serb ka theksuar se nėse nga burgu i kampit „Bonstill“ nė Sojevė tė Ferizajt, lirohen dy serbė tė paraburgosur, tė akuzuar pėr krime lufte, lirimi i Ukshin Hotit do tė bėhet menjėherė dhe pa kurrfarė problemi. Pra, fjala ėshtė pėr kusuritje politike“. ( !!!)

 

* * *

    Dihet mirėfilli se gjatė luftės nė Kosovė (1998 - 1999), forcat militare dhe paramilitare serbe vranė e masakruan nė format mė barbare, rreth 15 mijė shqiptarė, ku 90% prej tyre ishin civilė tė pa armatosur. Nė kėtė periudhė kohore mėsohet se janė rrėmbyer me dhunė mbi 3 mijė shqiptarė, ndėrsa janė pėrdhunuar mijėra femra shqiptare. Pėr 11 vjet rresht, familjet shqiptare kanė pritur dhe akoma vazhdojnė tė presin me shpres e ankth, njė lajm tė “mirė” pėr bijtė e tyre tė zhdukur, nga forcat kriminale tė varrmihėsit Millosheviē. Dhe pėr fat tė keq, shumica e tė zhdukurve, pas luftės, janė gjetur nėpėr varrezat masive nė Batajnicė e nė vende tjera tė Serbisė, ndėrkohė qė akoma nuk dihet pėr fatin e rreth 1900 shqiptarėve tė tjerė.

 

* * *

     Nė qershor tė vitit 1999 intelektuali dhe studiuesi i shquar Moikom Zeqo, nėpėrmjet njė APELI drejtuar opinionit tonė publik dhe atij ndėrkombėtar, pra “pėr kancelaritė diplomatike tė botės”, kėrkoi zbardhjen e fatit tė Ukshin Hotit, nė mėnyrė qė Ukshin Hoti “tė mos e pėsojė dhe tė mos zhduket pa nam e nishan.”

     Moikomi nė kėtė apel, ndėr tė tjera ka shkruar:

     “Politikisht shqiptarėt e Kosovės merren shpesh nė mėnyrė tė paprinciptė me njėri - tjetrin, grinden, shahen dhe pėrēahen, nė njė kohė qė duhet vetėm tė bashkohen. Kėta politikanė shėtisin nėpėr botė, japin intervista dhe i japin shumė rėndėsi kultit tė vetvetes dhe protagonizmit vetjak. Ēuditėrisht, kėta politikanė nuk flasin, ose harrojnė tė flasin, pėr Ukshin Hotin. Po Ukshin Hoti nuk i pėrket harresės. Ai ėshtė nė vetė thelbin e kujtesės sė kombit. Ukshin Hoti nuk mund tė vdesė dhe nė tė vėrtetė nuk ka pėr tė vdekur kurrė. Qenia e tij intelektuale ėshtė e pashlyeshme dhe ėshtė prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanė nevojė urgjente pėr mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithēka dhe askush nuk ka tė drejtė tė jetė mosmirėnjohės, tė mos ketė respekt apo tė mos pėrkulet me nderim pėrpara figurės sė tij.”

 

     Qė nga qershori 1999, kur Moikom Zeqo e bėri kėtė APEL, politikanėt e Kosovės nuk kanė ndryshuar asgjė nė mendėsinė e tyre politike. Ēuditėrisht, edhe pas njėmbėdhjet vjetėsh, kjo nomenklaturė politikanėsh skajshmėrisht tė papėrgjegjshėm rrallė folėn (jo se harruan tė flasin) pėr Ukshin Hotin. Kjo heshtje e kėtij tarafi politik e institucional tė Kosovės ėshtė mė shumė se indiferentizėm, dhe M.Zeqo jo rastėsisht nė apelin e tij pėr U.Hotin thekson, se: ”indiferenca ėshtė kriminale. Indiferenca nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pajtim me torturuesit dhe ndoshta me vrasėsit e tij”.

 

* * *

   Pas pėrfundimit tė luftės, familja e Ukshin Hotit, veēanėrisht motra e tij Myrvetja ka trokitur nė tė gjitha dyert e institucioneve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, ku ka kėrkuar zėshėm ndriēimin e fatit tė Ukshin Hotit. Nė njė bisedė tė gjatė qė kam pasur me znj.Myrvete nė verėn e vitit 2008 (gjatė qėndrimit tė saj tek vėllau Afrim Hoti nė Würzburg tė Gjermanisė), ajo ka thėnė: se pas luftės shumė herė i ka takuar drejtuesit e institucioneve tė Kosovės, (nė mesin e tyre edhe Ibrahim Rugovėn), ata tė Shqipėrisė si dhe politikanėt shqiptarė nė Maqedoni, prej tė cilėve ka kėrkuar qė tė interesohen seriozisht pėr fatin e Ukshin Hotit. Nė tė gjitha takimet, thotė Myrvetja, ėshtė pritur shumė mirė, dhe tė gjithė i kanė premtuar se, ēėshtja e Ukshinit do tė ngritet nė ēdo takim zyrtar me faktorėt relevant ndėrkombėtarė, pėr ta detyruar Serbinė qė tė zbardhė fatin dhe vendnodhjen e tij.  Por, pėr fat tė keq, deri mė sot (pas 11 vjetėsh) asnjė premtim i dhėnė nga politikanėt tanė (pozitė e opozitė)  nuk ėshtė mbajtur. Prandaj, duket se edhe nė kėtė pėrvjetorė, shiptarėt do tė vazhdojnė tė pyesin:

KU ĖSHTĖ UKSHIN HOTI?!

A ĖSHTĖ GJALLĖ APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?!...