Me rastin e dhjetė vjetorit  tė masakrės sė Tususit

 

Si ndodhi masakra nė Tusus

tė Prizrenit, mė 26 maj 1999?

 

·       Shumė dėshmitarė qė mbijetuan kėtė masakėr, thonė se, nė kėtė operacion tė pėrgjakshėm, janė pėrfshirė forcat speciale tė policisė, nė koordinim me formacione tė pėrziera militare e paramilitare serbe, tė cilat kishin tė veshur uniforma kamuflazhi (tė gjelbra), njė pjesė e tyre mbanin maska nė fytyrė, ndėrsa tė tjerėt kishin tė lidhur edhe shamia nė kokė

 

Shkruan: Sheradin Berisha

________________________________________

Foto: Lapidari dhe varrezat e 27 tė martirizuarve mė 26 maj 1999 nė Lagjen Tusus (tani lagjja e Trimave) tė Prizrenit

Foto: 27 martirėt e rėnė mė 26 Maj 1999, nė lagjen e trimave nė Prizren

 

====================================================================

“Amaneti ynė:
Punoni, duani dhe ndihmoni njėri tjetrin,
ēmojeni kėtė liri qė ua solli gjaku ynė dhe

i mijėra tė tjerėve, nėse nuk doni qė t“u

pėrsėritet historia…

 

…Kosovė e larė me gjak ndėr shekuj e mote,
gjaku ynė hallall tė qoftė,
lamtumirė Prizren historik,
gjaku ynė t“u bėftė dritė…”,

 

- kėshtu thuhet nė mbishkrimin e pėrmendores sė ngritur nė lagjen Tusus (tani lagjja e trimave) nė Prizren, ku janė tė skalitur emrat e 27 shqiptarėve tė vrarė e tė masakruar barbarisht, mė 26 maj 1999, nga forcat kriminale serbe.

 

Tususi ishte bazė e fuqishme e UĒK-sė

 

     Lagjja e trimave (ish-lagjja Tusus) shtrihet nė pjesėn jugore tė Prizrenit rrėzė maleve tė Cvilenit. Gjatė luftės, kjo lagje ishte njėra nga bazat kryesore tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, dhe luajti njė rol tė rėndėsishėm nė masovizimin e radhėve tė UĒK-sė pėr zonėn e Vėrrinit, prandaj kjo lagje si e tillė ishte bėrė halė nė sy pėr regjimin pushtues serb. Nė muajt mars - maj 1999, nė kohėn kur forcat miltare dhe paramilitare serbe me dhunė e shpėrngulte popullatėn shqiptare pėr nė Shqipėri, Tususi ishte shndėrruar nė njė ēerdhe tė fuqishme pėr UĒK-nė, dhe prandaj shumica e banorėve tė saj nuk i lėshuan shtėpitė e tyre, madje njė kohė aty gjetėn strehim edhe dhjetra familje tė Vėrrinit, Opojės dhe tė fshatrave tė Therandės e tė Anadrinit.

 

     Forcat kriminale serbe, gjatė kėsaj periudhe disa herė kanė tentuar tė stacionohen nė Tusus, mirėpo gjithnjė kanė hasur nė rezistnecė tė armatosur nga njėsitė e UĒK-sė, tė drejtuar nga komandantėt: Samidin Xhezairi - Hoxha dhe Zafir Berisha. Pėr tė “sfiduar” kėtė qėndresė tė pathyeshme tė UĒK-sė, komanda ushtarake serbe nė Prizren, mė 24 prill 1999 mobilizon forca tė mėdha ushtarake e policore dhe rrethon lagjen Tusus. Me kėtė rast arrestohen 50 mashkuj dhe dėrgohen nė qendrėn sportive ”Sezair Surroi”, e cila me fillimin e bobardimeve tė NATO-s (24 mars “99) ishte shndėrruar nė njė “kamp tė madh pėrqėndrimi” pėr qindra shqiptarė tė zėnė robė, nga anė tė ndryshme tė Kosovės. Nga shumė dėshmitarė, mėsohet se gjatė muajve prill-maj, forcat militare e paramilitare serbe qindra shqiptarė tė zėnė robėr i kanė detyruar tė hapin istikame nė disa vendbanime pėrreth kufirit, pėr t“u mbrojtur nga bombardimet e aleancės veriatlantike NATO-s.

 

     Gjatė muajit maj 1999, njėsitet e UĒK-sė meqė ishin vėnė nė mbrojtje tė popullatės shqiptare, disa herė janė pėrballur me forcat pushtuese serbe nė lagjen Tusus dhe nė pjesėt tjera - pėrgjatė maleve tė Cvilenit dhe tė Vėrrinit. Kėsaj here forcat serbe, nė pamundėsi tė shkatrrimit tė bazave tė UĒK-sė, ndėrmorrėn njė ofensivė gjithėpėrfshirėse me karakter hakmarrės mbi popullatėn e pafajshme civile.

 

Si ndodhi Masakra e Tususit ?!

 

     Mė 26 maj, ishte ditė e mėrkurė, kur rreth orės 7.30 tė mėngjesit, forcat serbe kishin vu nė rrethim tė hekurt lagjen Tusus. Njėsitė militare e paramilitare serbe me brutalitet u futėn shtėpi mė shtėpi, dhe me kėtė rast plaēkitėn, dogjėn e shkrumuan 245 shtėpi tė kėsaj lagjeje. Nė kėtė situatė kėto njėsi kriminale serbe, i ndanin burrat nga gratė… dhe i ekzekuton pamėshirshėm nė afėrsi tė shtėpive tė tyre, dhe ky operacion shfarosės ka vazhduar deri nė mbrėmje tė asaj dite tė kobshme.

 

     Shumė dėshmitarė qė mbijetuan kėtė masakėr, thonė se, nė kėtė operacion tė pėrgjakshėm, janė pėrfshirė forcat speciale tė policisė, nė koordinim me formacione tė pėrziera militare e paramilitare serbe, tė cilat kishin tė veshur uniforma kamuflazhi (tė gjelbra), njė pjesė e tyre mbanin maska nė fytyr, ndėrsa tė tjerėt kishin tė lidhur shamia nė kokė.

 

     Nė njė raport tė organizatės “Human Rights Watch”, thuhet se: Gjatė kohės sė luftės, nė regjionin e Prizrenit, (ku pėrfshihen Prizreni, Theranda (ish-Suhareka), Rahoveci dhe Sharri (ish-Dragashi), kėto formacione policore-ushtarake, i kanė udhėhequr:

-        kolonel Gradimir Zekavica,

-        nėnkolonel Millan Gjuriēiē,

-        kolonel Millosh Voinoviē,

-        kolonel Bozhidar Deliē…, etj.

 

     Nė njė nga rrugėt gjarpėrore tė lagjes Tusus, ndodhet shtėpia e Rafet Abdylmexhitit, tė cilit mė 26 maj 1999 forcat kriminale serbe ia vranė e masakruan barbarisht gjashtė mashkuj tė kėsaj familjeje. Gruaja e Rafetit, F. Abdylmexhiti dhe vajza e saj J.Abdylmexhiti, atė ditė tė tmerrshme e pėrshkruajnė si mė poshtė: “Aty nga mesdita, nė shtėpinė tonė erdhėn gjashtė serbė tė veshur me uniforma kamuflazhi dhe na urdhėruan qė tė gjithė tė dilnim nga shtėpia. Nė kėtė moment ata na kėrkuan t“i jepnim paratė dhe burrit tim Rafetit ia vunė grykėn e pushkės nė kokė dhe e kėrcnonin me vrasje. Unė u dhash 2 000 DM, ndėrsa burrat u dhanė 1.500 DM. Ata, na urdhėruan tė largohemi nga shtėpia, ndėrsa burrat i ndaluan. Tek po largoheshim, pamė se si zunė t’i rrihnin burrat. I shkelmonin nė stomak e nė shpinė dhe i godisnin me kondakėt e pushkėve - thotė gruaja e Rafetit.  Ndėrkaq vajzės, J.Abdylmexhiti i kujtohet, se: ”Burrat pasi i rrahėn e pėrgjakėn, i rreshtuan pas murit me duart lart, dhe kur dolėm nė rrugė, dėgjuam breshėritė e automatikėve.”

 

     F.Abdylmexhiti kur ėshtė kthyer njė ditė pas kėsaj ngjarjeje, shtėpinė e ka gjetur tė djegur e tė shkrumbosur dhe ka parė pllanga gjaku pėrreth rrėnojave tė shtėpisė, por nuk i ka gjetur trupat e tė vrarėve. Pas dy ditėsh ajo burrin e vetė Rafetin me tė vėllaun Samiun, djemtė e Samiut: Shefikin dhe Beharin,  kushėriun Hyrmetin dhe djalin e dajės Mirsat Osmanin, i ka gjetur tė masakruar nė morgun e spitalit tė Prizrenit.

 

     Nga dėshmitė e mbledhura nė kėtė lagje, mėsohet se mė 26 maj, nė shtėpi dhe nėpėr rrugėt e Tususit janė vrarė e masakruar mizorisht 25 civilė shqiptar, tė paarmatosur, kėta janė:

-        Rafet Abdylmexhiti 1947,

-        Sami Abdylmexhiti 1951,

-        Shefik Abdylmexhiti 1978,

-        Behar Abdylmexhiti 1982,

-        Mirsat Osmani 1975,

-        Hyrmet Sylejmani 1964,

-        Hesat Xhemshiti 1937,

-        Bejan Xhemshiti 1975,

-        Bislim Qengaj 1921,

-        Selvinaze Qengaj 1923,

-        Salih Elshani 1936,

-        Ymer Thaqi 1945,

-        Avdi Berisha 1921,

-        Refki Berisha 1961,

-        Hajrim Arifi 1977,

-        Sani Bajrami 1968,

-        Neki Gashi 1935,

-        Selim Berisha 1932,

-        Feim Berisha 1927,

-        Xhemajli Poniku 1933,

-        Halil Poniku 1937,

-        Fazile Maqkaj 1968,

-        Rexhep Maqkaj 1923,

-        Nijazi Muja 1959, dhe

-        Fadil Ramadani.

 

( Sipas raporteve tė KMDLNJ’sė, gjatė luftės nė Prizren, “…janė  vrarė e masakruar mizorisht mbi 328 persona, ndėrsa janė djegur e rrėnuar 3.800 shtėpi banimi dhe objekte tjera kulturore e tė kultit fetar.” )

 

     Banorėt e lagjes qė kishin pėrjetuar kėtė masakėr tė tmershme, thonė sė forcat serbe nga Tususi janė larguar nė orėt e pasdites tė 26 majit, akoma pa rėnė muzgu. Dhe, derisa po largoheshin trupat serbe, nė Tusus ka arritur njė kamion pėr tė mbledhur kufomat e mashkujve tė ekzekutuar. Dėsmitarėt thonė, se: grupi i njerėzve tė kamionit, pėrbėhej nga shoferi, dhe tetė punonjės civilė, nė mesin e tė cilėve ishin edhe katėr romė, tė cilėt shkonin shtėpi mė shtėpi i mblidhnin kufomat dhe i hidhnin nė kamion sikur tė ishin thasė najloni”. Njė gruas i kujtohet se ka parė “njė numėr tė madh kufomash, nė pjesėn e mbrapme tė kamionit, dhe njėri nga punonjėsit civilė mbante nė dorė njė kamer me tė cilėn ka xhiruar kufomat e tė vrarėve.”

 

     Nė njė lagje tjetėr tė Prizrenit, nė “lagjen Bilbidere”, disa ditė mė parė, para se tė ndodhte maskra e Tususit, saktėsisht mė 16 maj 1999 forcat paramilitare serbe kanė vrarė nė shtėpinė e tyre: Enes dhe Fatmir Muharremin. Pas luftės Enesi dhe Fatmiri sė bashku me 25 martirėt e Tususit, prehen tė qetė nė varrezat e pėrbashkėta, nė fund tė lagjes sė trimave (ish-Tusus). Qoftė i pėrjetshėm kujtimi pėr kėta martirė!