Nė dhjetė vjetorin e masakrės nė burgun e Dubravės

 

PĖRQĖNDRIMI I TĖ BURGOSURVE SHQIPTARĖ NĖ

KAMPIN E DUBRAVĖS

 

Tė burgosurit pritnin me padurim ditėn e 17 majit 1999, kur do t’i skadonte afati i burgut profesor Mr.Ukshin Hotit, ndėrsa Ai  do tė merret nga burgu, pa pritur, njė ditė mė parė, mė 16 maj 1999, “lirim” i pazakonshėm nė praktikėn e burgjeve serbo-sllave dhe veēanėrisht pėr rrethanat e Luftės ēlirimtare nė Kosovė. Megjithatė, shpresohej se Bacin Ukė, siē e thirrnin Ukshinin bashkėvuajtėsit nė burgje, mund ta priste ndonjė pėrfaqėsues i organizatave humanitare, siē mund tė ishte Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar, qė do tė kujdesej pėr sigurinė e jetės sė tij. Pas marrjes dhe zhdukjes sė Profesor Ukshin Hotit, zhvillimet e pėrgjakshme vazhduan rrugėtimin. Po atė ditė qė u “lirua” Hoti, nga burgu u “lirua” edhe Rasim Plava nga Cėrmjani i Gjakovės, i cili mė vonė u gjet i vrarė nė Vranoc tė Pejės, tė nesėrmen u “lirua” Haki Z. Dinaj nga Raushi i Pejės dhe konsiderohet i zhdukur, kurse mė 18 maj 1999, nė mjediset e Burgut tė Dubravės ėshtė ekzekutuar Shkėlzen Pepshi nga Juniku i Deēanit. Krimi i pashembullt, gjakderdhja e llahtarshme, do tė ndodhė mė 19 - 24 tė majit tė vitit 1999.

 

Shkruan: Bislim ZOGAJ

____________________________________

Foto: Krimineli Mirolub Miki Vidiq nga "Kapeshnica" e Pejės (ish-komandant i burgut tė Dubravės)

 

          Fillimi i vitit 1997 nė Kosovė nisi mė njė varg arrestimesh tė shumta, por edhe me goditje tė drejtpėrdrejta nė strukturat e UĒK-sė. UDB-ja dhe ushtria jugosllave synonin qė mė kėto goditje tė dobėsonin, apo tė asgjėsonin nė tėrėsi forcėn ushtarake dhe politike UĒK, e cila nė programin politik dhe nė doktrinėn ushtarake kishte ēlirimin e Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare, me mjete tė tjera nga ato qė trumbetoheshin nė ato vite nga partitė dhe lėvizjet pacifiste shqiptare tė kohės. Burgjet hetuese nė Kosovė thuajse ishin tė stėrmbushura nga kėto arrestime dhe nė ēdo qeli tė kėtyre burgjeve kishte ,,terroristė’’ tė pathyeshėm nė rrugėn jetėsore ēlirimtare tė tyre.

          Realisht, pas dėnimit tė tri grupeve, qė u bė gjatė vitit 1997, pushteti serb sikur planifikonte qė burgjet hetuese t’i mbushte prapė me ,,terroristė’’ tė rinj, andaj ende pa u kthyer aktgjykimi nga shkalla e dytė filloi qė njė pjesė tė tė dėnuarve t’i transferonte nė Burgun e Dubravės. Transferi bėhej pasi qė ky burg ishte i njohur pėr kapacitetin qė posedonte nė planin e infrastrukturės dhe tė kushteve pėr mbajtjen e njė numri shumė tė madh tė tė burgosurve.

          Nė fillim tė vitit 1998 nga Burgu Hetues i Qarkut tė Prishtinės transferohet nė Burgun e Dubravės njė grup i tė dėnuarve: Avni Klinaku, Liburn Aliu, Dylber Beka, Enver Dugolli, Eqrem Kastrati dhe Jahja Lluka, qė u soll nga Burgu i Pejės. Nė shikim tė parė dukej se nuk po ndodhte asgjė e jashtėzakonshme, mirėpo mė vonė u kuptua se aty synohej njė grumbullim i madh i tė gjithė tė burgosurve politikė me autoritet dhe me ndikim nė radhėt e masave shqiptare.

          Nga kjo kohė nė Burgun e Dubravės, pėrveē grupit tė pėrmendur mė sipėr, ndodheshin nė vuajtje tė dėnimit edhe shumė tė burgosur tė tjerė politikė, tė grupeve tė ndryshme, mirėpo ishin tė ndarė nėpėr pavijone. Nė vuajtje tė dėnimit, aso kohe, ndodheshin shumė figura tė shquara - veprimtarė tė devotshėm tė ēėshtjes kombėtare tė cilėt pėr veprimtari politike patriotike ishin dėnuar disa herė me dėnime drakonike.

          Lista e tė burgosurve politikė qė ndodhėshin asaj kohe nė Burgun e Dubravės ėshtė kjo: Bajrush Xhemaili, Hajredin Hyseni, Xhelal Canziba, Ismet Mahmuti, Raif Ēela, Avdi Mehmeti, Rexhep Oruqi, Sheremet Ahmeti, Blerim Olloni, Hajzer Hajzeraj, Reshat Maliqi, Fadil Hyseni, Sejfullah Sahatqiu, Shefqet Beqaj, Gani Mullabazi, Salih Sokoli, Esat Haxhijaha, Xhemajli Haxhimustafa, Remzi Tetrica, Naser Husaj dhe Naser Ndrecaj.

          Pėrcjelljet e shumta qė u bėheshin, jo vetėm atyre, por, po thuajse tė gjithėve qė ishin arrestuar ose dėnuar pėr veprimtari patriotike, por, duke pėrfshirė kėtu edhe njė numėr tė burgosurish ordinerė, tė cilėt do tė bėhen krah i tė burgosurve politikė, tregonin qartė se aty pėrgatitej terreni pėr ,,banorė’’ tė rinj.

          Zgjerimi i luftės sė UĒK-sė, e sidomos ndeshja ballore nė Likashan, mė 28 shkurt, dhe Epopeja e UĒK-sė nė Prakaz, mė 5-7 mars 1998, ndryshoi shumėēka, jo vetėm nė planin kombėtar, por edhe nė atė ndėrkombėtar. Tashti u pa se edhe pushteti serb po ndėrronte planet dhe po pėrgatitej tė ballafaqohej me njė situatė tjetėr nga ajo qė kishte menduar.

          Se, vėrtet po ndėrronte diē nė kėtė drejtim, tregon fakti se tė burgosurit e tjerė, siē janė Grupi i Nait Hasanit dhe Grupi i Besim Ramės, e qė pritej se do t’i transferonin nė kėtė burg, nuk erdhėn, nuk i sollėn, pasi qė lufta e UĒK-sė po pėrhapej ēdo ditė e mė shumė, e me kėtė edhe masat e pushtetit pėr gjoja ,,sigurinė’’ e tė burgosurve po “rriteshin”!?! Kuptohet, nė raste tė tilla, nė kushte e rrethana tė burgut serbo-jugosllav, tė burgosurit, dhe veēanėrisht ata shqiptarė, ishin tė pafuqishėm tė ndikonin nė vendimet e qarqeve politike, policore e gjyqėsore tė okupatorit, ndonėse kishin tė bėnin me jetėn dhe fatin e tyre. Me njė vendim tė Ministrisė sė Drejtėsisė sė Serbisė, mė 29 dhe 30 prill 1998, u bė ritransferimi nga Burgu i Dubravės nė burgjet serbe i tė gjithė tė burgosurve politikė, me arsyetimin, sa qesharak aq edhe ironik - kinse ,,pėr shkaqe sigurie…’’!?! Ky transferim fillimisht u bė nė dy burgje, pikėrisht nė Kazamatin e Nishit dhe nė Kazamatin e Mitrovicės sė Sremit.

          Nė burgun e Mitrovicės sė Sremit transferohen:  Bajrush Xhemaili, Avni Klinaku, Liburn Aliu, Dylber Beka, Enver Dugolli, Eqrem Kastrati, Raif Ēela, Avdi Mehmeti, Hajzer Hajzeraj dhe Naser Husaj. Ndėrsa nė burgun e Nishit transferohen: Hajredin Hyseni, Ismet Mahmuti, Xhelal Canziba, Sheremet Ahmeti, Gani Mullabazi, Salih Sokoli, Remzi Tetrica dhe Naser Ndrecaj. Kuptohet, tė burgosurve nuk u lėshuan vendime pėr transferim. Kėta, ato vendime do t’i shohin vetėm nėpėr zyra tė kazamateve serbe, nė momentet kur kėrkonin qė t’i kthenin nė Kosovė. Drejtoritė e burgjeve, pėr mospėrmbushjen e kėrkesave tė tė burgosurve politikė, arsyetoheshin se vepronin sipas vendimit tė Ministrisė sė Drejtėsisė dhe se mbajtja jashtė zonės ndėrluftuese “ėshtė pėr tė mirėn’’ e  tyre.

          Realisht, pas transferimit tė tė burgosurve shqiptarė politikė nėpėr burgjet serbe, nuk vonoi shumė dhe i larguan edhe tė gjithė tė burgosurit e tjerė qė ishin tė dėnuar pėr vepra ordinere. Tė gjithė u dėrguan nėpėr burgje tė ndryshme tė Serbisė, si nė Kazamatin e Nishit, tė Pozharevcit, tė Mitrovicės sė Sremit etj.

          Burgu i Dubravės tani ishte i liruar nga tė burgosurit, mirėpo aty tashti po ndodhte diēka e pashembullt. Zhvillimi i Luftės sė UĒK-sė po kalonte nė njė fazė tė re. Pėrhapja dhe shtrirja e saj ishte mė se evidente, andaj edhe serbėt po merrnin masa tė reja shtesė pėr tė goditur jo vetėm UĒK-nė dhe bartėsit e organizimit tė kėsaj lufte, por edhe masa ndaj popullatės civile, si ndėshkim, duke zbatuar strategjinė e Tokės shqiptare tė  djegur.

          Nė rrethana tė tilla, objektet e Burgut tė Dubravės nė kėtė drejtim po shndėrroheshin nė njė bazė ushtarake e paramilitare institucionale serbe shumė tė rėndėsishme pėr operacionet ndėshkuese qė po ndėrmerrte komanda supreme ushtarake dhe policore serbe pėr Rrafshin e Dukagjinit dhe mė gjerė. Nė objektet e burgut dhe pėrreth pushtuesi serb pėrqendroi njė arsenal tė madh luftarak, me tė cilin operonte kundėr UĒK-sė dhe popullatės civile.           

          Tė burgosurit shqiptarė politikė dhe ordinerė, edhe pse ishin dėrguar nėpėr burgjet serbe jashtė zonės sė luftės, pėr gjoja “ēėshtje sigurie”, nuk ishin kurrė tė sigurt, sepse serbėt e shumtė, qė merrnin pjesė nė luftėn qė po zhvillohej nė Kosovė, shpesh u vinin dhe i “vizitonin”, e sidomos kur pėsonin humbje nė frontin e luftės. Thjesht shqiptarėt nė burgjet serbe nuk ishin tė burgosur, ishin pengje tė luftės, dhe mbi ta ushtrohej dhuna serbe tradicionale sa herė qė serbėt donin ta demonstronin ,,fuqinė’’ e shtetit policor e ushtarak milosheviēian.

          Vizitat e shumta qė ua bėnin tė burgosurve shqiptarė “personalitetet” serbe nė kampin e Mitrovicės sė Sremit e gjetkė, siē ishte edhe vizita e kriminelit Arkan, tregonte qartė se ndaj tyre po pėrgatitej diēka edhe mė e keqe, diēka mė shumė sesa po u ndodhte pėr ēdo ditė. Sa herė qė vinin “vizitorė” tė tillė, tė burgosurit shqiptarė ishin tė detyruar tė prezantoheshin se kush ishin, prej nga ishin, pėrse ishin burgosur. Shėnimet qė ua merrnin, e shpesh edhe i fotografonin, ishin tė pakuptimshme pėr tė burgosurit, pasi qė tė gjitha kėto informata i kishte personeli i kampit nė dosjet e tė burgosurve.

          Themi “i kampit” pėr arsye se, vėrtet, pėr tė burgosurit shqiptarė burgu ishte kamp i shfarosjes dhe asgjė tjetėr, pasi qė tė drejtat qė mund t’i gėzonte njė i burgosur pėr ta kishin pushuar sė ekzistuari qė me fillimin e luftės.

          Fillimi i bombardimeve tė NATO-sė, siē dihet, pengjet shqiptare i gjeti gati nė tė gjitha kazamatet serbe dhe nė kushte mjaft tė vėshtira. Autoritetet e kėtyre kazamateve kishin humbur pothuajse nė tėrėsi logjikėn e tė menduarit dhe tė vepruarit si organe shtetėrore, sepse ato tashti silleshin me njė egėrsi tė paparė. Tė burgosurit shqiptarė, duke mos pasur kontakte me familjet, as me pėrfaqėsuesit e organizatave pėr liri dhe tė drejta tė njeriut,  nė fillim mendonin se organet drejtuese tė burgjeve i kishin kėputur lidhjet me organet mė tė larta, gjyqėsore e juridike, mirėpo puna qėndronte krejtėsisht ndryshe.

          Drejtoritė dhe personeli i kazamateve mė pėrpikėri u pėrmbahej udhėzimeve nga lart. Ato vetėm zbatonin planet nė nivele tė shtetit qė ishin bėrė qysh mė herėt. Pėr ēudi, tė burgosurit shqiptarė, nuk mund tė mendonin fare pėr pėrgatitjen e mynxyrės sė Burgut tė Dubravės. Ēdo gjė do tė vije si e papritur dhe si ndodhi e pabesueshme. Kur ėshtė fjala pėr Kazamatin e Mitrovicės sė Sremit, pikėrisht mė 26 prill 1999, u urdhėrohet tė burgosurve politikė (mė herėt i kishin grumbulluar nė njė dhomė, ku e kishin sjellė edhe profesor Mr. Ukshin Hotin), qė me nguti t’i bėnin gati gjėrat qė kishin, sepse do t’i transferonin “diku tjetėr…”!?!

          Ishin gjithsej 45 veta tė dėnuar politikė, pasi qė tė burgosurit e tjerė, tė dėnuarit ordinerė, i kishin transferuar kohė mė parė diku tjetėr. Mė vonė do tė mėsohet se ata i kishin kthyer nė Burgun e Dubravės. Vėrtet, kishte rastisur qė gjatė kohės sa tė burgosurit politikė po bėheshin gati pėr rrugė, pėrgjuan njė bisedė midis dy gardianėve se edhe kėta “po i dėrgonin nė Burgun e Dubravės…”?! Ky sihariq shkoi vesh mė vesh tė tė burgosurve shqiptarė, si lajm i pritur, me vetė faktin se njeriut ē’do e keqe qė mund t’i ngjajė mė lehtė e pėrballon kur ėshtė nė tokėn e vet. Mirėpo, fillimisht nuk ndodhi e pritura. Prej Mitrovicės sė Sremit i sollėn nė Kazamatin e Nishit, kamp i cili pėr shqiptarėt i tejkalonte edhe kampet mė tė kėqija naziste.

          Nė Burgun e Nishit i mbajtėn vetėm tri ditė, prej 26 -  29 prill 1999. Ndaj tė burgosurve shqiptarė kėtu tashti do tė zbatohej njė dhunė shumė e shfrenuar, dhunė qė nuk kursehej askush. Plak apo i ri, i sėmurė apo invalid, i zoti apo i pazoti, tė gjithė iu shtruan asaj katrahure tė papėrshkrueshme.

          Thyerja e kėmbės sė plakut shumė tė shtyrė nė moshė Nezir Zogajt nga Bushati i Drenicės ishte vetėm njė shembull, se deri ku mund tė shkonte ajo ēmenduri e bishave me fytyrė njeriu. Kjo “thyerje eshtrash” pėr tė burgosurit politikė shqiptarė tė Burgut tė Sremit zgjati, siē u tha, vetėm tri ditė, mirėpo aty pati edhe shumė shqiptarė, tė cilėt me muaj tė tėrė kishin provuar ato mynxyra.

          Nga Kazamati i Nishit, tė mbėrthyer mė hekura dhe varganė, mė njė pėrcjellje tė veēantė, tė burgosurit shqiptarė i trusėn nė tre autobusė, por ata as mund tė besonin se do tė pėrfundonin nė Kosovė. Nuk kishin si tė besonin njė gjė tė tillė, edhe nga fakti se nė Kosovė po bėhej njė luftė shumė e madhe, ndėrkaq ata, siē u kishin thėnė, i kishin larguar nga Kosova me vendim tė Ministrisė sė ,,drejtėsisė” serbe - “pėr shkaqe sigurie” !?!

          Vėrtet, ata qė kohė mė parė u thoshin tė burgosurve shqiptarė se nė Kosovė nuk jeni tė sigurt, nė njė kohė kur lufta nuk ishte e pėrmasave tė prillit tė vitit 1999, tashti edhe vetė po i ekspozoheshin njė rreziku mjaft tė madh, vetėm e vetėm qė tė zbatonin njė plan tė pėrgatitur dhe tė dizajnuar nė hollėsi nga organet mė tė larta shtetėrore serbe.

          Dhe, nė njė moment, kur njė autoblindė e ushtrisė serbe hyri nė mes tė dy autobusėve tė fundit nė kolonėn qė transferonte tė burgosurit shqiptarė - pengje tė luftės, pikėrisht nė mes tė fshatit Llapushnik dhe Arllat tė Drenicės, goditet nga njė aeroplan i NATO-s. Ndodhi diēka shumė e ēuditshme dhe e pabesueshme! U shkatėrrua autoblinda dhe u vranė ushtarėt serbė qė gjendeshin brenda. Sapo ndodhi ngjarja, ushtarė dhe paramilitarė serbė qė kishin qenė nė pozicione pėrreth rrugės, tė tmerruar dhe tė mllefosur pėr humbjet qė pėsoi makineria ushtarake serbe, tentuan qė mė ēdo kusht tė hakmerreshin mė vrasjen e disa pengjeve shqiptarė qė gjendeshin nė autobusė tė lidhur kėmbė e duar.

          Ndodhi, kėtu, para syve tė tė burgosurve shqiptarė, diēka e papritur, diēka humane pėr t’u shėnuar. U zhvillua njė dramė e vėrtetė nė mes tė gardianėve shoqėrues tė tė burgosurve dhe paramilitarėve qė donin tė hakmerreshin mė ēdo kusht ndaj tė burgosurve shqiptarė tė rraskapitur. Dhe gati sa nuk filloi njė luftė nė mes tė dy palėve serbe tė armatosur. Kėrkesės pėr hakmarrje gardianėt iu pėrgjigjėn: “E kemi njė urdhėr nga Milosheviqi qė kėta tė burgosur duhet mė ēdo kusht t’i dėrgojmė nė numėr tė caktuar nė njė vend”. Sė fundi, paramilitarėt e frustruar iu bindėn logjikės ushtarake, e kuptuan se kishte njė urdhėr nga lart dhe se atė urdhėr duhej respektuar, edhe pse e dėshironin hakmarrjen kėmbadoras edhe ndaj tė pamundurve. Shqiptari dhe ushtari i NATO-s pėr ata tashti ishin njė dhe barabar tė urryer.

          Mė nė fund, mė 29 prill 1999, tė burgosurit shqiptarė nga Kazamati i Mitrovicės sė Sremit dhe Kazamati i Nishit u gjetėn nė Burgun e Dubravės, njė vit pasi qė shumė prej tyre ishin larguar “pėr ēėshtje sigurie…!?!”, por ata ende nuk mund ta merrnin me mend se ēka po pėrgatitej, nė tė vėrtetė, pėr jetėn dhe pėr fatin e tyre. Dy autobusėt e fundit qė u nisėm nga Nishi nė Burgun e Dubravės arritėn njė ditė mė vonė, mė 30 prill 1999, pėr faktin se me rastin e sulmit tė avionit tė NATO-s mbi autoblindėn serb, siē u sqarua, dėme tė vogla materiale pėsuan edhe dy autobusėt. Po atė ditė, pra mė 30 prill 2004, Nė Burgun e Dubravės i sollėn tė burgosurit nga Prizreni, Lypjani dhe Gjilani, kurse pas dy ditėsh, mė 2 maj 1999, i sollėn tė burgosurit nga Prokupla e Vraja.

          Tashti Burgu i Dubravės mė nuk ishte nė rendin e mėparshėm, edhe pse kishte po atė infrastrukturė dhe kishte po ata gardianė. Personeli i Burgut tė Dubravės, i cili do tė bartė barrėn e krimit nė Masakrėn e Dubravės, ishte: drejtori, Aleksandėr Kovaēeviq, komandanti, Miki Vidiq, mbikėqyrėsi, Branko Komatina, milici Gėrga Igor e tė tjerė dhe gardianėt e quajtur: Aca, Mitri, Mance, Pegja e tė tjerė. Tashti pushteti pėr krim ndaj pengjeve shqiptare, u ishte besuar tė burgosurve ordinerė: Svetlan Martinoviq nga Vrraka e Shkodrės, vrasės i Familjes Cacaj nga Deēani, Boban Bashēeviq nga Nikshiqi dhe Ilia Mishkoviq nga Ēaēaku e tė tjerėve.

          Nė kėtė burg, kohė mė parė, ishte sjellė njė pjesė e tė tė burgosurve ordinerė shqiptarė nga burgjet e ndryshme dhe aty ishte njė pjesė e tė tė burgosurve qė ishin gjatė kohė nė njė pavijon, i cili ishte pėr nga mbikėqyrja mė i veēantė. Vazhdimi i grumbullimit tė tė burgosurve dhe tė pengjeve nė kėtė kamp tashti do tė vazhdojė pėr ēdo ditė, duke i sjellė herė nga burgjet hetuese, herė tė arrestuar nė qytetet dhe nė fshatrat nėn shtetrrethim ushtarak dhe policor. Mė 18 maj 1999 i sollėn edhe 155 civilė nga Gjakova, qė ishin arrestuar apo ishin marrė me dhunė nga shtėpitė e tyre. Kėto pengje i shoqėruan, deri nė Burgun e Dubravės: Dragan e Vladan Veliēko Miloviq, Slobodan Slavko Kovaē e Ibrahim Batusha, tė gjithė nga Gjakova, dhe Dushan Vekiq nga Hoēa e Rahovecit. Nė vijim, me pengjet gjakovare do tė mirėn milicėt nga Gjakova: Slobodan Kovaē, Milan Jakiq, Gjokica Stanojeviq dhe Rade Nikiq.

          Vėrtet, sipas informatave tė tėrthorta, numri i tė burgosurve shqiptarė - pengje tė luftės, tashti arriti mbi 950 veta, ndaj tė tė cilėve zbatohej keqtrajtimi dhe dhuna e paparė. Nė kėso rrethana kishte ndodhur njė pėrjashtim i papritur. Tė burgosurit pritnin me padurim ditėn e 17 majit 1999, kur do t’i skadonte afati i burgut profesor Mr.Ukshin Hotit, ndėrsa Ai  do tė merret nga burgu, pa pritur, njė ditė mė parė, mė 16 maj 1999, “lirim” i pazakonshėm nė praktikėn e burgjeve serbo-sllave dhe veēanėrisht pėr rrethanat e Luftės ēlirimtare nė Kosovė. Megjithatė, shpresohej se Bacin Ukė, siē e thirrnin Ukshinin bashkėvuajtėsit nė burgje, mund ta priste ndonjė pėrfaqėsues i organizatave humanitare, siē mund tė ishte Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar, qė do tė kujdesej pėr sigurinė e jetės sė tij.

          Pas marrjes dhe zhdukjes sė Profesor Ukshin Hotit, zhvillimet e pėrgjakshme vazhduan rrugėtimin. Po atė ditė qė u “lirua” Hoti, nga burgu u “lirua” edhe Rasim Plava nga Cėrmjani i Gjakovės, i cili mė vonė u gjet i vrarė nė Vranoc tė Pejės, tė nesėrmen u “lirua” Haki Z. Dinaj nga Raushi i Pejės dhe konsiderohet i zhdukur, kurse mė 18 maj 1999, nė mjediset e Burgut tė Dubravės ėshtė ekzekutuar Shkėlzen Pepshi nga Juniku i Deēanit. Krimi i pashembullt, gjakderdhja e llahtarshme, do tė ndodhė mė 19 - 24 tė majit tė vitit 1999.

 

·       Shkėputur nga libri: Masakra nė burgun e Dubravės 19 - 24 maj 1999 ( Sesion shkencor, mė 23 maj 2004 )