Demaēi histori, Demaēi Shqipėri…!

 

DEMAĒI ĖSHTĖ EMBLEMA DHE VULA E KOSOVĖS

       Shkruan: Agim VUNIQI

       USA, 04. XII. 2007

 

·        Dhe edhe sot kam zbrazėti si nuk ia shtrėngova dorėn njeriut, nga i cili mėsova se duhet dashur dhe sakrifikuar pėr atdheun, jo pėr tė tjerėt, por pėr veten, fėmijėt, familjen. Dhe tash nuk e kemi vėshtirė, Demaēi ėshtė me ne, se ai ėshtė personifikim i atdhedashurisė, ėshtė emblema dhe vula e Kosovės.

 
       Demaēi nuk ėshtė vetėm njė emėr i pėrveēėm, ėshtė shumė mė tepėr ėshtė histori nė vete. Demaēi si shkrimtar, si veprimtar, si i burgosur politik, ai ėshtė ideolog, disident qė krijoi reputacionin e tė pathyeshmit, nuk lejoi tė kėputet vazhdimėsia e NDSH-istėve, tė Gjon Sereqit, Ymer Berishės e tė tjerėve. Demaēi shpeshherė i kontestuar, nga ata qė pėr tė cilėt forca, energjia popullore dhe politika nacionale ishin triviale, ata qė kishin krijuar lidhjen e fuqishme me pushtetin, dhe qė pėrfituan nga ai. Ai tė gjithėve ua fali, pėr tė gjitha gabimet, ai e dinte qė edhe shqiptarėt janė nė hierarki, e dinte dhe pėsojė nga ata, 28 vite tė territ, tė qelisė sė ftohtė, 28 vite i anatemuar nga shoqėria. Jeta dhe pėrvoja ndėrtojė disidentin tė parin ndėr tė tjerėt, dhe shqiptarėt nuk kuptuan tė vėrtetėn, nuk deshėn ta kuptojnė ngase edhe ata nuk mund tė shfajėsohen dhe tė lirohen nga faji, gjithė ata intelektualė tė formėsuar qė ua trasoi rrugėn Demaēi, i viktimizuar pėr njė Kosovė tė re, nuk protestuan, nuk kėrkuan lirimin e tij.

 

       Ishte kohė kur shkonte koka pėr njė fjalė, pėr njė flamur, e pėsonte njeriu, familja, farefisi, e pėsonte mėhalla. Nuk harrojė asnjėherė, e kam fiksuar Demaēin e viteve 75, ai banonte njė dhomė shtėpisė Rexhep Ukės, jashtė vazhdimisht pėrcillej nga Misha LLakoviqi, inspektor i DB-sė, sigurisht ndėrroheshin pėrcjellėsit por atė e pashė pėrballė shkollės muzikės dhe ai moment ajo pjesė e historisė ka mbetur e fiksuar, ka mbetur film i incizuar memorien time. Isha student, i etshėm pėr dije si gjithė bashkė-kohanikėt, lagje flitej se ėshtė duke shkruar edhe njė libėr, unė veē kisha lexuar “Gjarpinjtė e gjakut”, unė ndihesha i gėzuar papėrmbajtėsisht pashė Demaēin, gjallė. Dhe ai moment, ajo pamje, ai takim imi me te jo i tij me mua, se unė isha ende “jeshil”, isha njė anonimus. Por, unė isha aty dhe pashė Demaēin duke parakaluar para njerėzve tė mėhallės, pash atė duke hapur derėn nė tė cilėn hyri i pėrcjellė nga shikimi i udbashit. Qė atėherė kisha dėshirė tė madhe ta takoja atė njeri.

 

       Nuk e harroj Lupēin kur shumė punėtorė tė Elektro-ekonomisė kishim dalė tė takohemi me te, njė turmė e madhe njerėzish, dhe shumė veprimtarė qė pretendonin tė bėhen liderė. E takova nė shtėpinė e motrės sė tij, sė bashku me z. Spahiun, poliglot i rrallė, qė e pėrdorte frėngjishten shkėlqyeshėm, njėrėn nga gjuhėt tjera si anglishten, gjermanishten, suedishten, greqishten…, ai mė takoi me gazetarin e RTF 5, bisedonim dhe sė bashku shkuam pėr tu takuar me Demaēin qė kishte dalė nga burgu. Demaēin e intervistoi gazetari francez, ndėrsa z. Spahia pėrkthente bukur dhe rrjedhshėm. Unė isha i skutur fare dėgjoja dhe pėrpija fjalėt.

 

       Edhe parvjet kur shkova nga Amerika e takova Demaēin, unė isha nė shoqėri me Halit Konushefcin, babanė e Ilirit (njėrit ndėr themeluesit e UĒK-sė), Sajmirit (luftėtarit tė patrembur tė UĒK-sė) e Artanit (gazetar ne KTV), me ne ishte edhe vėllai i Burhamedin Kryeziut, nga i cili kuptova se kishte ndėrruar jetė Burhani, me tė cilin kisha punuar disa programe investive nga biznesi i imtė. E takova me sy Demaēin, dhe prapė nuk pata kurajė t’ia shtrėngoja dorėn, ai kaloi kalimthi, duke lėshuar sytė nė pjesėn e brendshme tė Hotelit Grand, nuk u ndal dhe vazhdojė ecjen e tij plot krenari, nuk lėvizi asnjėri nga vendi, tė gjithė e njihnin Demaēin histori, Demaēin Shqipėri, dhe edhe sot kam zbrazėti si nuk ia shtrėngova dorėn njeriut, nga i cili mėsova se duhet dashur dhe sakrifikuar pėr atdheun, jo pėr tė tjerėt por pėr veten, fėmijėt, familjen. Dhe tash nuk e kemi vėshtirė, Demaēi ėshtė me ne, se ai ėshtė personifikim i atdhedashurisė, ėshtė emblema dhe vula e Kosovės.

 

---------------------------

 

-          Agim VUNIQI: « PREMTIME TĖ SIGURTA “DUSHK PĖR GOGLA” »

-          Agim VUNIQI:   „Patentimi“ i kombeve reja ! “UDHA HUTIT”