Demaēi – metaforė lirie

 

Azem Syla: Adem Demaēi –  figurė unikate e

 historisė shqiptare

 

·         Se Adem Demaēi ishte, vėrtetė, metaforė e lirisė dėshmojnė edhe fjalėt e Azem Sylės, njėri prej veprimtarėve tė hershėm tė Lėvizjes Patriotike Ilegale, ndėr themeluesit e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe Shefi historik i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, pjesėmarrėsi nė Konferencėn e Rambujesė, Ministri i Mbrojtjes nė Qeverinė e Pėrkohshme tė Kosovės dhe, aktualisht, anėtar i Kryesisė sė Partisė Demokratike tė Kosovės.

--------------------------

 

         Pėr gjeneratėn time, nė vitet e shtatėdhjeta tė shekullit qė shkoi dy kanė qenė burimet mė tė fuqishme tė frymėzimit dhe orientimit atdhetar, politik dhe jetėsor: Shqipėria dhe Adem Demaēi. Frymėzimin e parė e merrnim nė formė tė librit, emisioneve radiodifuzive, materialeve historiografike, radiotelevizionit shqiptar, literaturės patriotike, letėrsisė, muzikės dhe formave tė tjera qė ndikonin direkt pėr tė kuptuar se Kosova ishte e ndarė dhe robėruar. Qėndrimi armiqėsor i Jugosllavisė titiste kundėr Shqipėrisė e rriste edhe mė shumė ndjenjėn liridashėse midis gjeneratės sonė, e shtonte dashurinė dhe e begatonte entuziazmin tonė pėr tė bėrė diēka nė drejtim tė ēlirimit tė Kosovės. Atėherė organizatat ilegale ishin forma pėrmes tė cilave ne u organizuam, dhe brenda tyre e sprovuam karakterin rinor dhe shpirtin e pathyeshėm.

        Burim i dytė ishte njė emėr: Adem Demaēi. Ai pėr ne ishte simbol i atdhetarit tė pamposhtur, tė pathyeshėm, simbol i shqiptarisė dhe njeriut besnik tė Kosovės. Emri i tij ishte futur thellė nė zemrat dhe nė mendjen e gjeneratave tė reja dhe po kalonte vite e dekada burgjeve tė Jugosllavisė. Emri i tij ishte simbol i luftėtarit pėr ēlirimin e Kosovės, simbol i luftėtarit pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Emri i Adem Demaēit ishte kuptimplotė dhe pėrmblidhte tiparet mė tė larta tė burrėrisė, idealistit dhe patriotit tė vėrtetė. Emri dhe forca e karakterit tė tij ka qenė shkollė mė vete e edukimit tė brezave mė tė rinj qė kishin ndėrmarrė hapa pėr tė dhėnė njė kontribut pėr tė vėrtetėn e Kosovės. Pėr shumė tė rinj ai ka qenė emėr qė ua ka forcuar moralin e qėndresės  burgjeve famėkėqija anembanė Jugosllavisė.

        Adem Demaēi edhe pas lirimit nga burgu njėzet e tėtė vjeēar ishte origjinal, i papėrsėritshėm dhe unikat nė veprimet e tij. Vitet e nėnėtėdhjteta ishin vite tė sprovave pėr tė gjitha forcat politike. Disa u hodhėn me tėrė qenien nė vijėn politike paqėsore, duke injoruar forcat politike qė kishin kaluar nėpėr jetė ilegale. Adem Demaēi nė ēdo kohė kishte qartėsinė e duhur politike dhe nuk binte pre e iluzioneve. Qė nė fillim tė viteve tė nėntėdhjeta nė takimet dhe bisedat qė kishim unė dhe Ahmet Haxhiu me Adem Demaēin, ai e kishte tė qartė idenė e rezistencės dhe luftės sė armatosur, si tė vetmin kusht pėr ēlirimin e Kosovės. Gjatė viteve nėnėtėdhjetė, ai me qėndrimet, prononcimet dhe shkrimet e tij kurrė nuk u pajtua me politikėn disfatiste. Po ashtu, nė kėtė periudhė nuk ka pasur asnjėherė qėndrim tė ngutshėm pėr lėvizjen politiko-ushtarake, ndaj tė cilės nuk hezitohej tė paragjykohej dhe gabohej shpeshherė mjaft rėndė. 

        Nė kohėn kur Ushtria Ēlirimtare e Kosovės kishte dalur hapur nė skenė, Adem Demaēi me guxim tė dėshmuar politik dhe qytetar u bė zėdhėnes politik dhe nė Zyrėn e tij nė Prishtinė luajti njė rol tė rėndėsishėm nė afirmimin politik tė UĒK-sė. Pavarėsisht qėndrimeve tė caktuara, vlerėsimeve tė ndryshme pėr kėtė ose atė veprim politik tė UĒK-sė, Adem Demaēi mbetet figurė politike me peshė, origjinal dhe i respektueshėm.

        Edhe pas shtatėdhjetė vjetėsh tė jetės sė tij, Adem Demaēi mbetet simbol i luftėtarit pėr lirinė e Kosovės. Shpirtin e tij tė madh nuk e kanė trembur burgjet e rėnda, nuk e kanė egėrsuar, pėrkundrazi, ai mbetet ende njė shpirt i madh dhe fisnik, qė nė vend tė hakmarrjes primitive predikon pajtimin, paqen dhe harmoninė midis gjinisė njerėzore. Duke qenė njė njeri i mėkuar nė ujėrat e humanizmit qė nė rininė e tij, ai me kalimin e viteve vetėm sa i ka mprehur dhe fisnikėruar cilėsitė e larta shpirtėrore. Nė ēdo kohė iu pėrkushtua tė vėrtetės dhe vetėm tė vėrtetės, duke mos bėrė asnjėherė kompromis pėr kėtė ose atė koniukturė politike. Edhe sot mendimet e Demaēit pėrfaqėsojnė shpirtin e njeriut tė paepur, tė pakorruptuar, idealist dhe humanist tė pakontestueshėm. Duke qenė  i tillė, ai duket se rri mėnjanė, por gjithmonė ėshtė nė midis tė mbrojtjes tė sė drejtės sė popullit, pėr tė cilin sakrifikoi njė jetė tė tėrė.

         Emri i Adem Demaēit edhe nė ditėt e sotme i ngjan njė flamuri tė ngritur. Ėshtė  emėr qė ta ngroh gjakun, tė rinon, tė heq lodhjen, tė jep forcė dhe t’i largon tė kėqijat. E vlerėsoi kėtė figurė komplekse si njė model tė qendresės, tė trimėrisė, tė burrėrisė, tė dinjitetit, tė krenarisė, tė besnikėrisė, tė vlerave dhe tė besimit.