Simboli i qėndresės Adem Demaēi

 

ADEM DEMAĒI I EVROPĖS

 

ü      Mbrojtje kundėr shkrimit tė Jahir Demajt nė Gazetėn Shhkodra, me rastin e 70 vjetorit tė lindjes sė strategut revolucionar - Adem Demaēit.

 

         Shkruan: Beqir ELSHANI

         Nėntor 2006

 

* * *

 

Sė pari po pėrmend njė EPITAF sipas poetit tė madh gjerman, Bertolt Breht:

Peshkaqenėve u shpėtova,

                                        Ujqit i vrava,

                                        Mė grinė pleshtat.

 

          Me pakė fjalė, do tė shtoja se Adem Demaēi peshkaqenėve tė rrezikshėm tė ish-Jugosllavisė u shpėtoi, kurse ujqit gllabėrues serbė i vrau, por tani e hanė pleshtat. Pa marrė parasysh kundėrshtarėt e mjerė, Adem Demaēi e ka larė borxhin ndaj atdheut, edhe pse Baca Adem kurrė nuk do tė dorėzohet. Duket qartė se disa njerėz tregojnė urrejtje klasike ndaj Strategut Revolucionar tė Kosovės, i cili gjatė luftės nė Kosovė nė vitin 1999, OKB-sė i tha: "Nuk ndalet Serbia, pa e ndalė", qė konkretisht edhe pėrfundoi nė kėtė mėnyrė. Bėje ti kėtė qė bėri i madhi Adem Demaēi me 30 vjet burg pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė nė kohė mė tė vėshtira, pastaj do shkruajmė tė gjithė pėr ty.

 

          Unė e falėnderoj Gazetėn Shkodra, qė shkrimin tim e ka marrė prej faqes letrare “Art-Cafe”, me anėn e sė cilės e ka nderuar Shkodrėn Kreshnike dhe kombin shqiptar. Kėshtu veprojnė trimat, dhe jo qyqarėt. Ty nuk tė pengon vetėm shkrimi im, tė cilin e quan “pamflet komunist”, por tė pengon ilustrimi simbolik kushtuar Adem Demaēit, qė flet mė shumė se shkrimi. Lidhur me kundėrshtimin tėnd euforik po shprehem me fjalėt e Virgjilit, se unė do tė digjja tė gjitha shkrimet dhe vizatimet e mia, sepse nuk kam mundur tė pėrshkruaj atė qė ka bėrė simboli i qėndresės kombėtare - Adem Demaēi. Para dhjetė vjetėsh, me njė klub tė refugjatėve - nė faqen e murit, kam pikturuar njė shqiponjė duke qėndruar nė maje tė shkėmbit. Padyshim qė shqiponja u pėlqeu tė gjithėve, mirėpo me tė kuptuar disa bashkėvendės se unė isha kundėrshtar i politikės paqėsore tė Dr. Ibrahim Rugovės, atėherė filluan tė ngėrdheshen nė fytyrė.

 

          Baca ėshtė Adem Demaēi i Shqiperisė Etnike dhe i mbarė Evropės: Ai tri dekada qėndroi nė kampet e udbės jugosllave pėr barazi dhe dinjitet kombėtar. Tri dekada mbyllur nė burgje, qė ish-Jugosllavia i kishte ndėrtuar nergut pėr burgosjen e gjithė shqiptarėve qė kėrkonin liri dhe barazi kombėtare. Duket qartė se burgosja e Adem Demaēit vetėkuptohej burgosje e tėrė popullit shqiptar tė Kosovės kreshnike. Prandaj prangat e Adem Demaēit nė burg, ishin pranga pėr robėrimin dhe shtypjen e egėr tė Kosovės nga shovinizmi serb. Pėrkundrazi hekurat serbosllave ia shtuan forcėn pėr lirinė e popullit tė tij tė shumėvuajtur. Sipas kushtrimit poetik tė Migjenit “Tė lindet njė njeri, qė mėkėmb njė Kohė tė Re, tė krijojė njė Epope”! ėshtė Adem Demaēi, i cili me revoltėn e tij revolucionare shkatėrroi shtetin antipopullor tė ish-Jugosllavisė nė krye me xhelatėt serbė. Ēdo fėmijė ėshtė rritur me qėndresėn heroike tė Adem Demaēit: Kosova ka dhėnė babanė e revolucionit mbarėshqiptar, dhe ky ėshtė ADEM DEMAĒI. Pas tij do tė vijnė shumė trashėgimtarė tjerė, qė i solli deri te Ushtria Ēlirimtare e Kosovės heroike nė krye me Adem Jasharin dhe deri te Lėvizja Vetėvendosja nė krye me Albin Kurtin. Prandaj nė Shqipėrinė Demokratike duhet tė jehojė kushtrimi i Adem Demaēit pėr pajtim kombėtar, qė ndikon nė tė mirėn e Kosovės, jo zėri i pėrēarjes kombėtare i shkrimtarit tė madh, Ismail Kadare. Pajtimin bėjnė trimat, tė dobėtit e bėjnė tė kundėrtėn.

 

          Me anėn e bibliografisė sė internetit shqiptar mėsova se pėrveē fyerjeve ndaj Adem Demaēit tė Evropės, ndaj drejtuesit tė Lėvizjes “VETĖVENDOSJA”, Albin Kurti, ti e fyen edhe Akademik Rexhep Qosjen me ndajshtimin pėrbuzės “i ashtuquajturi Akademik”. T’i thuhet profesorit tė profesorėve tė Universitetit tė Prishtinės “i ashtuquajturi Akademik”, “njėfarė profesori” dhe “mediokėr”, qė pėr fat tė keq e thekson edhe njeriu i letrave, Ismail Kadare, ėshtė sikur Drinin shqiptar ta detyrosh tė derdhet nė Detin e Zi. Prandaj ėshtė e pamundur qė eruditit shqiptar, Rexhep Qosja, t’i mohosh titullin fisnik - Akademik, tė cilin e ka fituar me punė e vetėmohim tė madh.

 

          Sa i pėrket pyetjes sė rugovistėve, tė cilėt mė janė drejtuar me anėn e faqes “Art-Cafe” rreth qėllimit tė burgosjes, po tregoj se Adem Demaēi nuk ka qenė informbyroist (stalinist). Nė atė kohė udba titisto-rankoviēiste, pėr qėllimet e tyre fashiste, tė gjithė tė burgosurit shqiptarė i konsideronte si informbyroistė-stalinistė. Kjo bėhej me qėllim tė mashtrimit tė opinionit ndėrkombėtar, kinse Adem Demaēi me bashkėpunėtorėt e tij dėnoheshin si stalinistė, dhe jo si kryengritės qė luftonin pėr tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar nė Jugosllavinė Federative. Habitem si kanė kohė tė merren me gjėra kaq tė dobėta, kur dihet se propaganda kundėrshqiptare e Beogradit ka qenė shumė e rrezikshme, e cila vazhdon tė zbatohet edhe sot me forma tė ndryshme. Ju lutem, lexojeni Statutin, ku shkruan se qėllimi i Lėvizjes ishte ēlirimi i trojeve tė pushtuara shqiptare dhe bashkimi i tyre me Shqipėrinė. Menjėherė pas pėrfundimit tė Luftės sė dytė Botėrore Konferenca e Bujanit ende ishte nė frymėn e popullit shqiptar tė Kosovės pėr bashkim me shtetin amė, ndaj edhe veprimtaria atdhetare pėr zbatimin e saj ka qenė shumė e flaktė, detyrė qė vazhdon tė zbatohet edhe sot.

 

          Ne nuk kemi energji tė mjaftueshme tė merremi me inatin e armiqve kundėr veprimtarėve, qė tėrė jetėn e tyre luftojnė pėr atdhe. Atdheu ynė ndodhet nė rrezik, ndaj duhet harruar inatet-grindjet politike dhe fetare. Ardhmėria i pėrket rinisė sonė revolucionare, tė cilėt gjuhėn, pagėzimet dhe martesat do t’i kenė vetėm nė gjuhėn dhe traditėn kombėtare shqiptare - pa dallime fetare dhe politike.

 

Nėntor 2006

 

------------------------------

 

Mr.Ukshin Hoti: “Demaēi – histori e gjallė e Lėvizjes Kombėtare”