Demaēi – metaforė lirie

 

PA ADEM DEMAĒIN DHE ADEM JASHARIN NUK MUND

TĖ SHKRUHET HISTORIA E KOSOVĖS

 

Shkruan: Selatin NOVOSELLA *

 

·        Kumtesė e lexuar nė Tubimin Solemn, kushtuar 70 - vjetorit tė lindjes sė Adem Demaēit dhe 10-vjetorit tė formimit tė Shoqatės sė tė Burgosurve Politikė tė Kosovės, i mbajtur mė 27 nėntor  2006, nė Prishtinė.

 

Viti 1936 – vit i veēantė pėr shqiptarėt

 

         Viti i 1936 pėr kombin shqiptar ėshtė njė vit tepėr i veēant pėr faktin se nė kėtė vit lindėn tri personalitete tė njohura, emblematike dhe tė papėrsėritshme, secili nė lėminė e vet: Adem Demaēi, Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare. Pėr deri sa Ismail Kadare do tė bėhet shkrimtari mė i njohur shqiptar i gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar, (si poet dhe romansier); pėr deri sa Rexhep Qosja do tė jetė ndėr studiuesit mė tė spikatur tė letėsisė, (si kritik, eseist, analist, prozator, dramaturg, por edhe si publicist i mprehtė); Adem Demaēi, ndėrkaq, do tė shkėlqejė, nė fushėn e veprimtarisė kombėtare-politike, duke u bėrė organizatori dhe promotori i Lėvizjes Ēlirimtare nė Kosovė dhe, gjithandej, territorteve shqiptare jashtė kufinjėve  tė Shqipėrisė shtetėrore.

         Me aktivitetin atdhetar tė Adem Demaēit dhe me burgosjen e tij nė vitin 1958, me ē’rast dėnohet me 5 vite burg; me udhėheqjen e Organizatės “Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve”, nė vitin 1963, sė bashku edhe me 13 bashkėveprimtarė dhe dėnimi i tij nga Gjyqi i Qarkut nė Prishtinė, me 15 vite burg tė rėndė;  me dėnimin e tretė, poashtu, me 15 vite burg tė rėndė, sė bashku me 18 atdhetarė tė tjerė, nė mesin e tė cilėve edhe me dėshmorėt e mėvonshėm, Rexhep Malėn dhe Isa Kastratin,  nė Procesin e njohur tė Prishtinės, nė vitin 1976; me qėndrimin e tij tė papėrsėritshėm para gjyqeve tė pushtuesit nė mbrojtjen e tė drejtave tė shqiptarėve dhe me angazhimet e tij  si Pėrfaqėsues  Politik i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, gjatė kohės sė luftės, ai do tė bėhet, kėshtu, peronalitet i cili do t’i pėrfaqėsojė ėndėrrat, dėshirat, synimet, vullnetin dhe kėkesat  e shqiptarėve pėr liri dhe ribashkim kombėtar.

         Personalitetin atdhetar, unikat, tė Adem Demaēit do ta kompletojė edhe krijimtaria e tij artistike dhe publicistike. Duke qenė autor i romanit tė parė nė Kosovė, nė vitet e 50-ta tė shekullit tė kaluar, “Gjarpinjt e gjakut”; autor i shumė tregimeve, tė pėrmbledhura nė librin “Kur Zoti harron”, nė vitin 1994; i romanit nė dorėshkrim, tė konfiskuar nga policia serbo-jugosllave me rastin e njė prej burgosjeve tė shumta tė tij; i dramės historike “POPU”, (shkurtesa pėr politika dhe pushka), tė shkruar nė Burgun e Pozharevcit nė vitin 1969; i romanit “Libėr pėr Vet Mohimin”, i botuar nė vitet e ’90-ta; i poemthit “Tung vargu im”, i botuar nė vitin 2002; tė romanit mė tė ri “Heli dhe Mimoza”, i botuar nė vitin 2005, si dhe tė njė numri shumė tė madh tė analizave, tė komenteve, tė opinioneve dhe, sidomos, tė intervistave tė shkėlqyera, Adem Demaēi, kėshtu, do tė jetė njėri prej personaliteteve tepėr tė veēanta shqiptare.

         Shembulli jetėsor i Adem Demaēit, me plotė tė drejtė, atė e ka shndėruar  INSTITUCION nė vete, ēka nuk mund tė thuhet, qoftė edhe pėr njė njeri tjetėt nė Kosovė. Emri i Adem Demaēit do tė qėndroj, gjithnjė, natyrshėm dhe dinjitetshėm, pranė dhe krah pėr krah emrit tė Komandantit Legjendar, Adem Jashari. Andaj, mund tė konstatohet, me tė drejtė, se: pa jetėn dhe veprėn e Adem Demaēit dhe tė Adem Jasharit nuk mund tė shkruhet Historia e Kosovės e pjesės sė dytė tė shekullit XX.

 

          Serbia dhe ish - Jugosllavia kishin vėnė embargo

                        ndaj emrit tė Adem Demaēit

 

Pushteti serb dhe ai jugosllav, me decenie tė tėra, kishin vėnė embargo ndaj emrit tė Adem Demaēit. Pėr kėtė pushtet mjaftonte qė vetėm tė pėrmendej emri i Demaēit ose t’i gjendej libri i tij “Gjarpinjtė e gjakut” dhe tė dėnoheshin njerėzit me vite burgu tė rėndė. Pėr kėtė pushtet ishte e mjaftueshme edhe vizita e rastit qė mund t’i bėhej Demaēit, nė mes tė burgjeve tė gjata,  dhe vizitori tė kėrcėnohej, tė burgosej, tė torturohej nė kthinat e UDB-sė apo tė largohej nga shkolla, fakulteti apo nga vendi i tij i punės.

Pa marrė parasysh kėtė embargo, tė rreptė dhe tė ēelikt, tė pushtetit sebo-jugosllav ndaj emrit tė Adem Demaēit, pa marrė parasysh pasojat qė u rrinin mbi kokė shqiptarėve, emri i tij do tė jetė gjithnjė i pranishėm nė odat tona, nė mesin e rinisė sonė shkollore, nė shtypin ilegal tė Lėvizjes Ēlirimtare tė Kosovės. Ky emėr i amikut numėr njė tė pushtetit serbo-jugosllav do tė brohoritet, fuqishėm, gjatė demonstrateve tė para kosovare tė pas Luftės sė Dytė Botėrore, mė 27 nėntėr 1968, duke u kėrkuar edhe lirimi  i Demaēit nga burgu 15-vjeēar qė po vazhdonte ta vuante nė burgjet e pushtuesit. Kjo ishte hera e parė qė emri i Demaēit do tė shqiptohet dhe brohoritet hapur para syve tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė, para UDB-ashėve dhe policisė sė pushtuesit dhe spiujve nga rradhėt e shqiptarėv. Kėshtu, mė nė fund, do tė hiqet embargoja e dhunshme ndaj ermit tė Adem Demaēit.

Heqjen e kėsaj embargoje nga emri i Demaēit, definitivisht, do ta bėjnė demonstratat historike tė vitit 1981. Pranė parrullės programore tė demonstratave tė ’81-shit, “Republikė Kushteturė - ja me hatėr ja me luftė!”, masovikisht do tė brohoritet emri i Adem Demaēit. Edhe pse kjo kishte ndodhur edhe mė parė, megjithatė, pas demonstrateve tė vitit 1981, me qindėra e mijėra atdhetarė tė inkuadruar nė Grupet, Organizatat dhe Partitė ilegale politike, do tė betohen, (para flamurit  dhe  fotografisė sė Adem Demaēit), se do ta ndjekin edhe ata rrugėn e Lirisė tė cilėn e kishte trasuar Demaēi dhe brezat para tij.

Erėrat demokratike qė do tė fryejnė nė vitet e ’90-ta tė shkullit tė kaluar edhe nė hapėsirėn e Kosovės, erėra qė nuk do ta sjellin dot lirinė kombėtare, do ta heqin, pėrfundimisht, kėtė embargo ndaj emrit tė Adem Demaēit, duke u bėrė emri i tij, kėshtu, i pranishėm nė gazeta, nė revista, nė radio, nė televizion, nė libra, nė tubime, nė pėrvjetorė, nė manifestime, nė kremte dhe festa kombėtare. Pėr Adem Demaēin, tashti, do tė flasin tė gjithė. Do tė flasin kryetarė tė shteteve, tė parlamenteve, tė qeverive, tė Akademive tė Shkencave dhe tė Arteve, tė partive politike. Poashtu, do tė flasin dhe shkruajnė pėr Adem Demaēin: historianė, artistė, shkrimtarė, kritkė letrarė dhe publicistė.

 Pėr Demaēin, mė nė fund, do tė shkruhen poezi, do tė kėndohen kėngė tė zgjedhura dhe do tė shkruhen libra tė veēantė. Tashmė, Adem Demaēi, do tė jetė pjesė e jetės sonė, duke bartur nė vete vyrtytet mė larta njerėzore, etike, kulturore dhe kombėtare.

 

             Adem Demaēi, krejt ndryshe nga tė tjerėt

 

Njerėzit e mėdhenjė, zakonisht, nuk kuptohen sa dhe si duhet nė kohėn e tyre. E njejta situatė ndodhė edhe me Adem Demaēin. Dikur, shumė moti, nė fillim tė viteve tė ’50 – tė shekullit qė lam pas, kur ishte rrezik, shum rrezik, qė tė shqiptohej fjala liri dhe Shqipėri, Adem Demaēi, jo vetėm i shqiptonte me forcė kėto fjalė, por organzonte edhe tė tjerėt pėr bėrjen e lirisė. E bėntė kėte sepse ishte ndryshe nga tė tjerėt.

Kur Adem Demaēi botonte romanin e parė nė Kosovė dhe ishte vėrejtur talenti i tij krijues, nė vend qė tė vazhdonte si edhe shkrimtarėt dhe kolegėt e tjerė, tė shkruante dhe tė bėnte jetėn  nėn robėri, ai zgjedhė diēka tjetėr, atė tė shkrimit tė Programit politik pėr ēlirimin e viseve shqiptare qė vazhdonin tė administroheshin nga pushtuesi jugosllav. Dhe, nė fillim tė viteve tė 60-ta tė shekullit tė kaluar, Demaēi, nuk kėrkonte tė drejta dhe barazi me popujt tjerė qė jetonin nė shtetin e sllavėve tė jugut, por kėrkonte, as mė pak e as mė shumė, ribashkimin e tokave shqiptare nė njė shtet nė kufinjtė etnik. Pėrsėri, Demaēi, nuk kuptohej sa dhe si duhej, sepse ishte krejt i veēantė nga tė zakonshmit.

Nė kohėt kur dikush trumbetonte, e dikush mendonte seriozisht, se tashmė Kosova ishte subjekt i barabart nė atė federatė dhe shqiptarėt duhej ta zhvillonin bashkim – vllazėrimin, Adem Demaēi deklaronte, pas lirimit tė tij tė dytė nga burgu, nė vitin 1974: “Nė esencė asgjė nuk ka ndryshuar. Ēdo gjė vazhdon me tė vjetrėn. Pėrsėri vazhdon tė sundon klasa burokratike-parazitare. Nryshimi i vetėm ėshtė se kjo burokraci flasin shqip. Udhėheqėsit shqiptarė tė Kosovės vazhdojnė tė punojnė ashtu si  urdhėrohen nga Beogradi”. Adem Demaēi, edhe mė tujte, vazhdon tė jetė ndryshe nga tė tjerėt.

Derisa vazhdonte jeta jonė nė robėri, pėr tė cilėn jo pak veta i kėndonin hymne, kurse Titon e quanin “kepi i shpresės sė mirė”, Adem Demaēi nga qelitė e errėta dhe tė akullta sebo-jugosllave, dėrgonte mesazhe, - nėpėrmes shokėve qė liroheshin nga burgu i vogėl dhe ktheheshin “nė burgun e madh”, siē  thoshte ai pėr Kosovėn dhe viset tjera tė gjeografisė sė dhembshme tė atdheut, jasht Shqipėrisė, - qė tė  vazhdohej lufta e nisur nga brezat e mėhershėm deri nė ēlirim tė plotė. Kėshtu, kėtė amanet tė Demaēit, (e themi amanet sepse kurr nuk i dihej se a tė errta nata apo tė zbardhte dritetkazamatet e pushtuesit). Amanetin e pėrcillnin nga burgjet, herė Rexhep Mala, herė Isa Kastrati, herė Fehmi Lladrovci e herė atdhetarėt tjerė. Nuk mund tė ishte ndryshe Adem Demaēi. Pėrsėri ai i ngjante vetėm vetes sė tij.

Mė shumė se prania e tij fizike nė veprimtarinė patriotike, nė greva, nė demonstrata dhe protesta, ishte shpirti mobilizues dhe mesazhi i shembullit tė Demaēit, ai qė udhėhiqte kur  s’ishte pranė nesh, qė na trimėronte kur na mungonte guximi, qė na kurajonte kur na mungonte  kurajoja, qė na kthente besimin pėr fitoren kur mungonte besimi. Pra, ai  ishte tėrė kohėm me ne dhe pranė nesh.

Adem Demaēi kur ishte nė mesin tonė, pas ferrit tė burgjeve tė pushtuesit, ishte dikund pėr tė na shiquar nga afėr se si dikush po pėriqej qė ta paraqitnin jetėn nėn pushtim si jetė institucionale me “udhėheqje legjitime”, edhepse ato “institucione” kishin mė pak fuqi sesa mjegulla e dobėt para diellit. Andaj, Demaēi, duke mos u pajtuar qė t’i thėrriste gjėrat me emėr tjetėr pėrveē se me emrin e vėrtetė  tyre, pėrsėri  vazhdonte tė ishte ndryshe nga ne tė vdekshmit.

Edhe kur i venin epitete tė ndryshme ai vetėm buzėqeshte, me atė buzėqeshjen qė i ka hije vetėm atij, dhe ecte mė tutje pėr tė gjetur shtigjet e reja pėr bėrjen e lirė sonė. Edhe kur e lavdėronin dhe i ndajshtonin emrit tė tij fjalėt: Demaēi - simbol i qėndresės, Demaēi - simbol i bashkimit kombėtar, Demaēi - simbol i sakrificės, Demaēi - Mendela i shqiptarėve dhe i Evropės, e ēka jo tjetėr, ai, pėrsėri buzėqeshte, ashtu si i ka hije vetėm atij, dhe sikur thoshte pa zė, e mė shpesh zėshėm: fjalė lavdie vetėm pėr dėshmorėt, vetėm pėr ata qė e kanė kryer detyrėn ndaj atdheut.  Sikur nuk i bėnin pėrshtypje dhe nuk i dėgjonte kėto lavdata. Sepse, siē thoshte shpesh, kemi ende rrugė tė gjatė pėr tė bėrė qė tė arrihet te caku.

Kur i kishte  rėnė UĒK-ja bririt pėr mobilizim, kur nė zyrat e ngrohta nė Prishtinė vazhdohej, me kokėfortėsi, tė zhvillohej “jeta e institucioneve” nė Kosovėn e robėrur, Adem Demaēi, si Pėrfaqėsues Politik i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė  UĒK-sė, mė 27 nėntor tė vitit 1998, deri sa po shėnohej pėrvjetori i demonstratve tė ’68-tės, do tė delė nė foltore por do t’i lidhet gjuha. Pėr herė tė parė do t’i lidhet  gjuha atij qė nuk iu kishte lidhur as para gjyqeve tė pushtuesit me akuza qė ligjet e kohės parashihnin edhe dėnimin me pushkatim.  Do ta pėrbijė pėshtymėn, do tė kollitet dhe do tė thotė me  dhembshuri dhe emocione:

“Mė besoni se ėshtė shumė vėshtirė tė flas pėr bashkėmendimtarėt e mi, bashkėveprimtarėt e mi dhe bashkėluftėtarėt e mi qė vdiqėn nė tortura nė burgjet dhe nė UDB-nė jugosllave, qė ranė nė demonstratat dhe aksioniet e armatorsura nė rrugėn e lirsė dhe e kam shumė vėshtirė, tepėr tė vėshtirė, tė flasė sot pėr djemtė dhe ēikat mė tė mira qė ka Kosova dhe populli ynė nė pėrgjithėsi, qė sot po vriten nė Drenicė dhe gjithandej Kosovės nė luftė me pushtetin kriminal, shovinist dhe fashist tė Serbisė! Mė besoni, - do ta pėrfundojė fjalėn Adem Demaēi, nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės, - se mė lehtė ėshtė tė jesh i vdekur  se sa tė flasish pėr shokėt e vdekur burgjeve, rrugėve dhe maleve. Por, ky ėshtė ēmimi i lirisė”!,

- e pėfundon fjalėn e tij Adem Demaēi.

 

Nuk ka Adem Demaēi nevojė pėr ne, por

ne kemi nevojė pėr tė

 

Gjatė njė pushimi, nė mes tė seancave tė Simpoziumit Ndėrkombėtar pėr Skėnderbeun, i mbajtur nė Prishtinė, nė vitin 1968, shkencėtari i njohur, Aleksė Buda, do t’u thotė (disa tė rinjėve qė e kishin rrethuar atė nė ndėrtesėn e Kuvendit tė Kosovės, ku po mbahej ky Simpozium), se: “Ēdo gjė qė e bėjmė, tashti, pėr Skėnderbeun nė kėtė 500-vjetor tė vdekjes sė tij, (siē janė: kompozimi i kėngėve, shkrimi i poezive dhe romaneve, luajtja e dramave dhe filmave artistik dhe dokumentar, mbajtja e Sesioneve dhe Simpoziumeve), ne, realisht, i bėjmė pėr vetėn tonė, pėr t’i shėrbyer aktualitetit. ” Ata tė rinjė idealistė siē ishin,  nuk e kuptonin, sa dhe si duhet, mesazhin e kėtyre fjalėve tė Aleksė Budės, Kryetarit tė Akademisė sė Arteve dhe Shkencės tė Shqipėrisė. E njejta gjė mund tė thuhet, sot,  se ēdo gjė qė do tė duhej tė bėnim pėr Adem Demaēin, nė 70-vjetorin e lindjes dhe nė 50-vjetorin e veprimtarisė sė tij, nuk do ta bėnim  pėr  tė por pėr veten tonė.

 

Mė shumė Mirėnjohje i kanė dhėnė Demaēit

tė huajt se sa ne

 

Pėr angazhimet e Adem Demaēit nė fushėn e bėrjes sė lirisė sė shqiptarėve, nė fushėn e tė drejtave tė njeriut, pėr kontributin nė lėminė  publicistike dhe atė krijuese – artistike, deri tashti, i janė dhėnė shumė Mirėnjohje dhe Shpėrblime, prej tė cilave po i theksojmė, kėtu, disa prej tyre:

l. Anėtar Nderi i PEN-it danez, Asociacion Botėrorė i Shkrimtarėve, mė 30 Maj 1989.

2.  Ēmimi “SAHAROV” i Parlamentit Evropian, nė vitin 1991.

3. DIPLOMĖ NDERI nga Asociacioni Ndėrkombėtar i Edukatorėve pėr Paqe Botėrore, mė 28 qershor 1992.

4.  Ēmimi “Lizel dhe Lio Aitinberg” i Universitetit tė Osllos pėr vitin 1995.

5. Mirėnjohja “ĒLIRIMTAR I PRISHTINĖS” i ndarė nga Kuvendi i Komunės sė Prishtinės, mė 28 Nėntor 1999.

 

         Duke i ikur rrezikut qė tė marrė rolin e mėsuesit, megjithatė, le tė mė lejohet ta shprehė mendimin tim, krejtėsisht shlirshėm, se nė kėta dy pėrvjetorė tė Adem Demaēit, do tė duhej tė bėheshin, sė paku, tri aktivitete:

 

-         Njė, tė botohej komleti i veprave tė tij letrare, (romanet, tregimet, drama, poemthi), shkrimet publicistike, nė disa vėllime, me analiza, komente, oipinone dhe intervista tė zgjedhura tė tij;

-         Dy, tė shkruhej njė monografi shterruese pėr jetėn dhe veprėn e Adem Demaēit dhe

-         Tre,  tė mbahej njė Sesion Shkencor, ku do tė ftoheshin ta thonin mendimin e tyre intelektualė, shkrimtarė, historianė, studiues tė lėmive tė ndryshme, analistė, publicistė dhe diplomatė, nga i gjithė areali shqiptar nė Ballkan dhe nga diaspora shqiptare.

 

 Kėtė e ka merituar Adem Demaēi, jo ndėr tė vetmit, por i vetmi personalitet shqiptar i gjallė qė, me plot gojėn mund tė thuhet se, ėshtė – INSTITUCION NĖ VETE.

 

         Nė fund,

         Pse nuk ndodh kjo, pėrgjigjen le ta japin institucionet e Kosovės, ato tė kulturės, tė shkencės dhe institucionet shtetėrore. Andaj, le tė jetė kjo si njė vėrrejtje apo akuzė ndaj atyre qė ishin pėrgjegjės, tė obliguar dhe tė thirrur qė tė bėnin diēka tė vogėl pėr kėtė personalitet emblematiktpopllit shqiptar, ndonėse, siē do tė thoshte akademik Rexhep Qosja: “Adem Demaēi ka nė pėrparėsi tė madhe mbi tė tjerėt: ai flet edhe kur heshtė. Numri 28 i skalitur nė ballin e tij flet mė shumė se tė gjitha vjershat dhe tė gjitha librat qė tė tjerėt mund tė shkruajnė dhe mė shumė se tė gjitha fjalimet qė tė tjerėt mund tė mbajnė – flet si turp i pėrjetshėm pėr gjyqėsinė sebe dhe si mburrje pėr popullin liridashės shqiptar”.

 

                            Imzot Nikė Prela: “Krishti s’ishte ndryshe”

 

         Sot, nė kėtė vit jubilar, nė 70-vjetorin e lindjes dhe 50-vjetorin e veprimtarisė sė Adem Demaēit, nuk ėshtė e mundur qė tė mos i shtrojmė vetės ca pyetje, nga ky tubim i sotėm fare modest:

 

-         Ku ėshtė sot Adem Demaēi?

-         A ėshtė i shtrirė nė ndonjė spital duke u shėruar jashtė Kosovės?

-         A ka ndonjė pension kombėtar pėr tė siguruar njė egzistencė tė dinjitetshme?

-         A mendon ndonjė institucion i Kosovės qė t’i ndajė njė Mirėnjohje pėr atė qė ka bėrė Adem Demaēi, nė kohėn kur shumica e liderėve tė tashėm tė Kosovės nuk kishin as tė lindur?

-         A mendojnė, sot, udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės, qė ta konsultojnė se ē’mendon Adem Demaēi pėr proceset nėpėr tė cilat po kalon Kosova, kur po vendoset fati i saj, pėr fatin e tė cilės Demaēi kishte menduar, vepruar e sakrifikuar ēdo gjė nga vetja e tij?

 

         Dhe, krejt nė fund.

         Gjatė pėrgaditjes sė librit kushtuar Adem Demaēit, i cili kėto ditė del nga shtypi, me titull “Demaēi - metaforė  lirie”, tė cilin libėr e kam menduar si njė mirėnjohje dhe falėnderim timin, pėr mėsimin e ABC-sė pėr rrugėn e lirisė qė e kam  mėsuar nga Ai, kam  prezentuar aty rreth 60 mendime tė  personaliteteve qė flasin pėr jetėn dhe veprėn e tij. Kėtu, tė mė ndieni qė t’i veēoj,  vetėm dy prej tyre:

I pari  ėshtė mendimi i Azem Sylės, Shefi histroik i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, se: “Pėr gjeneratėn time, nė vitet e shtatėdhjeta tė shekullit qė shkoi dy kanė qenė burimet mė tė fuqishme tė frymėzimit dhe orientimit atdhetar, politik dhe jetėsor: Shqipėria dhe Adem Demaēi”.

 

Dhe, mendimi i dytė pėr Adem Demaēin, janė fjalėt e Imzot Nikė Prelės, tė shqiptuara nė kishėn katolike nė Ferizajt, nė vitin 1990, me rastin e pritjes qė i bėhet Demaēit pas lirimit tė tretė nga burgu. Imzot Nikė Prela, thotė: “A e keni parė ju Krishtin ndonjėherė? Ja, ky burrė ėshtė Krishti! Krishti ėshtė Adem Demaēi! Krishti s’ishte ndryshe! Ēka ka bėrė Krishti mė tepėr se ky?”

          

Prishtinė, Nėntor 2006