Demaēi – metaforė lirie

 

Adem Demaēi - artikulues i ėndėrrave tė shqiptarėve

 

·        Bashkėveprimtari i Ukshin Hotit dhe Halil Alidemės, i burgosuri shumėvjeēar, ragjisori i dramės sė njohur “Epoka para gjyqit”, si dhe shumė filmave dhe dramave tė tjera, Ekram Kryeziu, shtron disa teza tepėr origjinale rreth personalitetit tė Demaēit dhe popullit tonė.

 

          Shkruan: Ekrem Kryeziu

 

          Sa herė mendoj pėr figurėn e Adem Demaēit ballafaqohem me mendimin e ndeshjes sonė me tė. Cila ėshtė ajo ndeshje? Ėshtė matja jonė me tė. Nė rininė time tė hershme kisha lexuar diku se si, njė nga karakteret, nuk e di tė cilės vepėr letrare, gjithmonė kur kishte qenė nė probleme dhe ishte pėrpėlitur me zgjidhjen e tyre, paskėsh thėnė: "Athua si do tė vepronte Skėnderbeu nė raste tė kėtilla"? Skėnderbeun e kemi pranuar pėr mit. Ai e kishte jetuar dhe rrumbullakuar jetėn e tij dhe tani jetonte nė ndėrgjegjen dhe nė mendjen e popullit tonė, aq sa ndėr faqet e historiografisė tonė dhe tė asaj botėrore...

          Mė kujtohet kur doli nga burgu i tretė Adem Demaēi, nė vitin 1990, populli matej me forcėn e tij dhe, ata qė shkonin ta nderonin pėr veprėn e tij madhore patriotike, sikur ndienin se ai, kishte qenė dhe, ishte artikulim i tė gjithė asaj tė cilėn ata e ėndėrronin, por nuk kishin guxim ta kėrkojnė. Kam pritur dhe unė nė radhėt e pafundme tė asaj stine me diell dhe, nė atė pritje tė gjatė, mendoja sa do tė jetojė nė ne kjo figurė?... A do tė arrijmė vallė ta ruajmė kėtė vlerė, apo jovlera jonė, e udhėhequr nga sindroma e "rrushit tė thartė dhe limonit tė ėmbėl", do tė tentojė ta rrėnojė atė?...

Sot, pas kaq vitesh, kur jemi nė prag tė pavarėsisė, mendimet mė kthehen nga ai njeri "i vogėl" me zemėr tė madhe e me gėzim nė sy dhe prapė e pyes veten, a i ndihmuam ne kėtij njeriu, i cili afėr tri dekada tė jetės sė tij u flijua pėr ne, apo po gėzohemi qė ia arritėm ta thyejmė mitin pėr tė? Ėshtė vėshtirė tė pėrgjigjem nė kėtė pyetje se, faji ėshtė jetim.

          Ajo qė ėshtė e vėrtetė ėshtė se, duke e "thyer" atė, ne e thyem tė ndritshmen qė jetonte nė ne, lejuam qė pėrditshmėria e zymtė ta pushtojė dritėn e ėndrrave, frika ta mund guximin.

          Mund ta akuzoj veten se ėndrrat po ua kundėrvė realitetit, se po tentoj ta jetoj ėndrrėn, jo realitetin... Sado qė e di se nė ėndrra nuk jetohet, por jetohet realiteti, nuk mund tė mos them se realiteti pa ėndrra as qė vlen tė jetohet, prandaj duke e vrarė ėndrrėn, ne e kemi vrarė realitetin. Duke mos arritur tė bėhemi si ai, jemi munduar qė Adem Demaēin ta bėjmė si veten tonė  dhe nė kėtė mėnyrė e kemi vrarė njė pjesė tė ndritshme tė jetės sonė, e kemi vrarė ėndrrėn.

          Ėndrra pėr kėtė nuk ka faj, ajo do tė vazhdojė tė jetė ėndėrr, e njerėzit e vegjėl pėrjetėsisht do tė vazhdojnė tė jenė, njerėz tė vegjėl.

 

..........................................

 

Adem Demaēi - ylli polar nė rrugėn e ēlirimit

 

·        Pėr tė gjitha personalitetet qė flasin pėr Adem Demaēin nė kėtė libėr kam prezentuar nga disa tė dhėna biografike pėr autorėt. Nė rastin e Murat Jasharit do tė them vetėm kaq: ai ėshtė anėtar i Familjes sė Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe flet nė emėr tė kėsaj Familje emblematike. Tė dhėna tjera pėr autorin, besoj, janė tė tepėrta.

 

        Shkruan: Murat Jashari

 

        Njerėzit e mėdhenjė e shkruajnė vet historinė e tyre. Franca nuk do tė ishte e kėtillė ēfarė ėshtė sikur mos ta kishte Rusoin, Didron, Hygonė e tė tjerė, idetė e tė cilėve i paraprinė Revolucionit tė madh tė njerėzimit. Shqiptarėt e trojeve tė okupuyara nuk do tė ishin kėtu ku janė sikur mos tė parapriheshin nga idetė patriotike tė mėdhenjėve tanė, nė mesin e tė cilėve ėshtė edhe Bacė Adem Demaēi. Ai ėshtė sikur ylli polar nė rrugėn e ēlirimit, rrugė nėpėr tė cilėn ecėn shumė bijė e bija tanė, qė nga gjysma e shekullit tė kaluar deri nė luftėn e fundit tė Ushtrisė sė lavdishme Ēlirimtare tė Kosovės.

        Ēka do qė tė thuash tani pėr tė asnjėherė nuk ėshtė ajo e sakta, ajo e merituara, ajo e vėrteta. Ai ishte dhe akoma mbetet filozofi, ideologu, luftėtari dhe njeriu i paepur i ēlirimit kombėtar, i ēlirimit njerėzor, i ēlirimit shpirtėror.

        Njeriu i flijimit tė vetes dhe familjes pėr sė gjalli, njeriu i sė mirės sė pėrgjithshme, Bacė Adem Demaēi, edhe sot nuk kuptohet ndonjėherė, siē nuk ėshtė kuptuar dje. Por sot po i japim tė drejtė pėr dje e nesėr do t’i japim tė drejtė pėr sot. Njerėzit e mėdhenjė kurrė nuk kuptohen plotėsisht nė kohėn e tyre.

        Adem Demaēi ėshtė margaritar, dhe margaritari, siē do tė thoshte Sami Frashėri, mbetet margaritar edhe kur duket i prerė shtrembėr. Nga Bacė Adem Demaēi kemi ēka mėsojmė edhe sot prej Tij dhe shumė do tė mėsojnė, nesėr, gjeneratat qė do tė vijnė pas Tij.