Demaēi – metaforė lirie

 

Jakup Krasniqi:

Adem Demaēi –thėrret kur Atdheu ėshtė nė rrezik

 

      Pėr Adem Demaēin me admirim tė madh flet edhe Jakup Krasniqi, njėri prej liderėve tė Pranverės Shqiptare tė 81-shit, anėtari i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė dhe zėdhėnės i tij, pjesėmarrės nė Konferencėn e Rambujesė, ministėr nė Qeverinė e Pėrkohėshme tė Kosovės nė vitet 1999 dhe 2000 dhe, aktualisht, sekretar i pėrgjithshėm i Partisė Demokratike tė Kosovės. Kėtu do tė prezentohet me njė shkrim tė botuar nė shtypin e kohės, mė 27 maj 1996, i cili flet pėr Adem Demaēin.

       “Konceptin e ri” tė Adem Demaēit duhet ta marrim si vėrejtje, duhet ta marrim si thirrje qė u drejtohet tė gjithė tė pėrgjumurve se Atdheu ėshtė nė rrezik. E pėr ta shpėtuar Atdheun e rrezikuar duhet tė bashkohen tė gjithė luftėtarėt! Hasmėritė ndėrvėllazėrore i kemi falur qysh nė Besėn e madhe, tė lidhur tek Verrat e Llukės. Ēdo shqiptar i cili mendon, flet e punon shqip, duhet tė dijė se Adem Demaēi, si dje, ashtu edhe sot, ēdo gjė e ka bėrė dhe e bėnė pėr popullin dhe pėr Atdheun. Prandaj edhe kėrkon qė tė punojmė shumė, qė tė punojmė me forca tė shtuara e tė bashkuara. Adem Demaēi nuk ėshtė kundėr pavarėsisė, ai thot: “Kusht i parė qė shqiptarėt tė hyjnė nė bisedime pėr marrėdhėnje konfederale duhet tė jatė pavarėsia”.

      Kėrkesa e Adem Demaēit ėshtė diplomatike dhe korrespondon me kėrkesėn pėr Evropėn e bashkuar. Idetė e mėdha nuk realizohen lehtė e tė vegjlit janė mė sė paku fajtorė pėr mosrealizimin e tyre. Gjėrat e mėdha ndoshta nuk bėhen edhe pa “pėrkrahjen e mirėkuptimin” e tė fuqishmėve.

      Ne edhe mund tė mos e pėrfillim “konceptin e ri” tė Adem Demaēit, mund edhe tė mos e dėshirojmė “mirėkuptimin dhe pėrkrahjen nga Serbia”, por mė parė duhet tė lirohemi nga dembelia, nga ndjenja e inferioritetit dhe nga pritja  se dikush tjetėr duhet tė derdhė mund, mend e pasuri pėr lirinė tonė, pėr shtetin dhe ardhmėrinė tonė.

      Njė gjė mė duket se ėshtė evidente te shumė kundėrshtarė tė ideve tė Demaēit. Kundėrshtitė e tyre i ngrisin duke u udhėhequr nga dėshira, pa marrė parasysh mundėsitė dhe realitetin. Ndėrsa Adem Demaēi udhėhiqet nga realiteti i krijuar pas Konferencės sė Dejtonit, ku ėshtė bėrė konservimi i  mosndryshueshmėrisėkufinjėve. Ky realitet pėr tė gjithė shqiptarėt ėshtė mė se i hidhur.

      Adem Demaēi nuk ėshtė politikan qė malėsorit tė uritur t’ia vizatojė bukėn nė pluhur sa e dėshiron ai!

      Shqiptarėt para se ta thyejnė kornizėn e Konferencės sė Dejtonit, duhet t’i thyejnė me vendosmėri e pa hezitim tė gjitha kornizat e primitivizmit, tė provincializmit e tė bajraktarizmit, qė i kemi me bollėk nė hapėsirėn mbarėkombėtare! Ata duhet tė krijojnė njė qendėr politike tė vendosjes, qendėr e cila sigurisht se do ta avanconte ēėshtjen e shqiptarėve. Pra, thyerrja e kornizave brenda nesh do tė krijonte mundėsitė pėr flakjen e kornizave, tė cilat i imponoi Dejtoni.

      Tek e fundit, me pluralizėm demokratik duhet kuptuar edhe rrugėt e ndryshme, pėr realizimin e aspiratės kombėtare, duhet pasur mirėkuptim pėr format e zgjidhjes sė problemit kosovar.

 

Rexhep Qosja:

Adem Demaēi – martir i kombit shqiptar

 

     Pėr Adem Demaēin do tė shkruaj dhe flas, shumė herė, akademik Rexhep Qosja. Do tė flas nė tubime dhe nė shkrime tė veēantA. Do ta mbajė edhe fjalėn kryesore, mė 26 shkurt 1996, nė Akademinė solemne me rastin e  shėnimit tė 60-vjetorit tė lindjes sė Demaēit. Me kėtė rast do t’i shkėpus disa mendime tė tij pėr Demaēin:

 

     Gati 28 vjet i ka kaluar Adem Demaēi nė burgje pėr ē’shkak e krahasojnė me liderin jugafrikan Nelson Medelėn. Ky krahasim nuk mė pėlqen sepse ėshtė i padrejtė pėr Adem Demaēin. Nelson Medela, megjithėse nėn trysninė e dėnimit me vdekje, ka bėrė burgjet e Afrikės Jugore e kjo, megjithatė, demethėnė nė burgjet e anglezėve dhe holandezėve. Adem Demaēi, ndėrkaq, ka bėrė burg Serbie - burg serb dhe bolshevik!

 

     Adem Demaēi e ka njė pėrparėsi tė madhe mbi tė tjerėt: ai flet edhe kur hesht. Numri 28 i skalitur nė ballin e tij flet mė shumė se tė gjitha vjershat dhe tė gjitha librat qė tė tjerėt mund tė shkruajnė dhe mė shumė se tė gjitha fjalimet qė tė tjetėt mund tė mbajnė - flet si turp i pėrjetshėm pėr gjyqėsinė seRbe dhe si mburrje pėr popullin liridashės shqiptar.

 

      Pėr Adem Demaēin do tė shkruhen vjersha dhe drama, do tė bėhen filma kur tė vendoset demokracia - natyrisht nė qoftė se demokracia vendoset ndonjė ditė nė kėto hapėsira! Pėr tė do tė shkruajnė: edhe ata qė deri dje janė frikėsuar t’ia pėrmendin emrin; edhe ata qė janė frikėsuar t’i takojnė fėmijėt e tij nė rrugė; edhe ata qė sa herė ėshtė dėgjuar emri i tij kanė shqiptuar fjalėn: armiku i popullit; edhe ata qė i kanė pėrpiluar apo lexuar telegramet e pėrkrahjes qė kolektivet e tye, pas ēdo mbledhjeje solemne, ia kanė quar kryesisė sė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė - asaj Kryesie qė Adem Demaēin e ka mbajtue 28 vjet nė burg; edhe ata qė janė kėnaqur duke bredhur brigjeve tė mediteranit si turistė tė shkencės  e tė arteve derisa Adem Demaēi e ka kaluar rininė e tij ndėrmjet katėr muresh. Do tė shkruajnė pėr tė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė tė shkruajnė, ata qė kanė dhe ata qė s’kanė ē’tė thonė, ata qė kanė dhe ata qė s’kanė tė drejtė morale tė shkruajnė pėr tė. Ē’t’i bėsh? Martirėt e zgjedhin vetė fatin.