Demaēi – metaforė lirie

 

Muhamet Pirraku: Adem Demaēi - korife i

 pėrpjekjeve shqiptare

 

·       Muhamet Pirraku, studiuesi i zellshėm i historisė, atdhetari i viteve tė hershme, (i frymėzuar nga Adem Demaēi dhe dėshmori Fazli Greiēevci),  veprimtari i njohur i Lėvizjes Kombėtare pėr Pajtimin e Gjaqeve, (sė bashku me profesorin  Anton Ēeta), do t’i thotė fjalėt mė tė zgjedhura pėr Adem Demaēin, tė cilin me aq rrespekt dhe admirim e quan – Bac.

 

* * *

     Baci, ishte inspirues dhe mėsues promete pėr brezin e lirisė sė kombit shqiptar. Mė 1975, sapo ishte kthyer nga burgimi i dytė, nė prani tė veprimtarit politik-Azem Beqiri, ma la njė mėsim - amanet: “O Pirrak, ti qė po ēon spirra, mbaje mend: Kosova kurrė nuk do tė ēlirohet, pa e rrokėn pushkėn Drenica...!” Futurizėm qė e vėrtetoi UĒK-ja.

 

     Adem Demaēin nuk e krijuan shqiptarėt pėr interesa tė tyre. Ai u krijua, u fėrgua dhe u farkėtua nė dhjamin e vet, me ndėrgjegjėn ekzemplar pėr t’u ardhur udhėrrėfyes dhe mėsues brezave tė lirisė shqiptare. Baci - eci pėrjetėsisht vėrtikalisht! Ai ishte korifeu i pėrpjekjeve shqiptare nga fundi i viteve tė ’50-ta tė shekullit qė sapo e lamė pas.

 

     Burri madhor, Adem Demaēi, ėshtė martiri i gjallė pėrjetėsisht, i pėrpjekjeve pėr vetėvendosjen e kombit shqiptar dhe zėdhėnėsi mė besnik i UĒK-sė nė kohėn e saj mė tė artė. Siē duket, Baci u lind pip nė kėmbė, sepse jetoi pip, eci pip dhe do tė vdes i pakėrrusur, kurrė!

 

Hakif Bajrami: Adem Demaēi-zėri i

ndėrgjegjes sė popullit shqiptar

 

·       Prof. dr. Hakif Bajrami, pa dyshim, ėshtė njėri prej historianėve qė do t’i kushtojė rėndėsi tė madhe studimit tė veprimtarisė atdhetare-politike tė Adem Demaēit. Kjo punė e tij, e deritashme, ėshtė kulmuar me librin e tij “Dosja Demaēi” e botuar nė Prishtinė, nė vitin 2004. Nė hyrje tė kėsaj vepre ai, pėrveē tjerash, shkruan:

 

     Adem Demaēi ėshtė njėri ndėr liderėt mė tė mėdhenjė shqiptarė tė shekullit XX. Vepra e tij ėshtė kryqėzata mė fitimtare dhe mė dinjitoze e luftės dhe e sakrificės, ėshtė simboli mė sublim i daljes sė shqiptarėve nga inferioriteti, ėshtė zėri i ndėrgjegjes sė njė populli, ėshtė amaneti i Hasan Prishtinės e Bajram Currit nė vazhdim, ėshtė mėsues i gjeneratės sė Fehmi Lladrovcit qė i tha shkurt e shqip botės: ‘Nuk ka nder mė tė madh pėr mua se me vdekė pėr Kosovėn!’ Shkolla e Adem Demaēit nuk ėshtė vetėm shembull antologjik i patriotizmit, por edhe detyrim, jo vetėm moral, pėr gjeneratat e sotme dhe ato qė do tė vijnė.

 

     Nė rrugėn e tij tė veēantė, Adem Demaēi, do tė qėndrojė stoikisht afro gjysmė shekulli, ndėrsa mė pas, aty kah vitet 1995/96 do tė mbėshtesė realizimin e qėllimit tė tij dhe me mjete jopaqėsore, pra me luftė tė armatosur deri nė fitore. Kėtė qėndrim tė tij do ta gjejmė si vizion edhe nė Programin e tij tė vitit 1964, edhe pse aso kohe Adem Demaēi nuk i njihte tė gjitha programet serbe kundėrshqiptare. Megjithatė, duke e ditur aktivitetin e  tij tė vendosur politik, mund tė thuhet se edhe nė kėtė kohė, ai i kishte pėrthekuar mirė tė gjitha anėt e veprimit politik – anėn metodologjike, strategjike dhe doktrinare nė luftė kundėr programeve tė tilla, kundėr intrigave dhe kundėr skenarėve tė shumtė shfarosės.

 

     Lufta politike e Adem Demaēit pėr nga brendia filozofike, e konceptuar edhe nė Programin e tij, nuk ėshtė  asnjė ēas luftė e mbyllur nė klishe, nuk ėshtė luftė statike, nuk ėshtė “fjala e fundit” nė burimin e koncepteve shkencore mbi shoqėrinė, nuk ėshtė, prandaj, as shkencė “qytetare” e as “marksiste”. Pėrkundrazi, vizioni politiko – filozofik dhe diplomatik i Adem Demaēit i pėrngjan njė kėshtjelle me dy porta. E shprehur nė mėnyrė figurative, kjo do tė thoshte pėr Adem Demaēin se nėse porta paqėsore drejt lirisė pėr shqiptarėt e mbetur nėn robėri qė nga viti 1912, nuk do tė hapej, atėherė ishte fare e arsyeshme qė tė mėsyhej porta tjetėr – porta e lirisė me luftė. Duhet tė theksohet se hapja e asaj porte do tė mund tė hapej vetėm me kėto dy mėnyra. Si metoda pasive – paqėsore, ashtu edhe ajo aktive – ēlirimtare e luftės, nė filozofinė demaēiane, janė tė pėrceptuara qartė dhe kanė sensin e gjallėrisė dhe tė dinamikės.