Kumtesė e lexuar nė Akademinė

“FLAKĖ QĖ NUK SHUHET KURRĖ!”

nė tridhjetė vjetorin e rėnjes sė dėshmorėve,

Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gėrvalla,

Heidelberg – Gjermani, 04. 02. 2012.

 

 

DĖSHMI TĖ KOHĖS

 

JUSUF GĖRVALLA DHE ENIGMA

E «KOMITETIT QENDROR»

TĖ LNĒKVSHJ-sė

- Shkruan Ramadan PLLANA -

 

 

Fjalėt dhe punėt e njerėzve tė mėdhenj nuk janė sipas vendit e kohės sė tyre, ato mund t'i pėrshtaten ēdo kohe dhe ēdo vendi! (Sami Frashėri)

 

    

     Tė nderuar vėllezėr e motra,

     Tė dashur familjarė tė tė gjithė dėshmorėve tė rėnė pėr lirinė e Atdheut,

     Bashkatdhetarė e miq tė nderuar,

     Pjesėmarrės nė kėtė Akademi pėrkujtimore,

     FLAKĖ QĖ NUK SHUHET KURRĖ!...

 

TRE YJE TĖ PASHUARA - THERORĖ TĖ BASHKIMIT KOMBĖTAR

 

     U mbushėn plot tridhjetė vjet nga vrasja mizore prej dorės kriminele serbo-jugosllave e Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės e Bardhosh Gėrvallės. Por, heronjtė nuk vdesin kurrė, sepse emrat dhe veprat e tyre bėhen tė pavdekshėm! Ata, u nderuan, nderohen e do tė nderohen me respekt tė madh nga populli, kėshtu ata e fituan pėrjetėsinė nė zemrat e kombit, sepse ata u ngritėn pėr tė mos rėnė kurrė.

Kėto ditė, kur po i kujtojmė bijtė e bijat mė tė mira tė popullit tonė tė rėnė pėr liri e bashkim kombėtar, njėkohėsisht do ta pėrkujtojmė e do e festojmė, me mburrje e krenari, edhe njėqindvjetorin e  Pavarėsisė  sė Shqipėrisė.

     - Pa vetėmohimin, pa flijimet, pa gjakun e tė gjithė dėshmorėve; - nuk do kishte Shqipėri! Vrasja tinėzare, mė 17 janar 1982, nė Gjermani, e Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės dhe Bardhosh Gėrvallės, nga dora e zezė kriminale serbo- jugosllave e dėmtoi shumė Lėvizjen tonė ilegale, por Lėvizja jonė pėr liri e bashkim kombėtar nuk u shua  dot, me vrasjen e tre yjeve tė pashuara, pėrkundrazi; -atdhetarėt e pėrkushtuar e intensifikuan dhe e vazhduan luftėn duke ēuar nė vend amanetin e dėshmorėve.

     - Dita e rėnies sė tyre ėshtė njėkohėsisht edhe themeli i Bashkimit tė Organizatave ilegale shqiptare nė ish Jugosllavi, kur ata u pajtuan qė tė bashkoheshin e tė shkriheshin nė njė Lėvizje tė vetme, e si rrjedhim do tė formohet Lėvizja Popullore e Kosovės (LPK), mė 17 shkurt 1982.

     - Pėrkundėr pėrpjekjeve tė armikut shekullor pėr ta shuar luftėn tonė tė drejtė e tė shenjtė pėr liri e bashkim kombėtar, LPK-ja ia arriti qė tė formojė edhe Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK-nė), e cila e bėri tė pamundurėn, e luftoi dhe e dėboi, njėherė e pėrgjithmonė okupatorin shekullor serb nga Kosova.

     Mbesin tė paharruar dėshmorėt e kombit tė ēdo brezi, pra edhe Jusufi, Kadriu e Bardhoshi me bashkėmendimtarėt e bashkėveprimtarėt e vet, me emra tė dėshmorėve tė paharruar, si Fazli Greiqevci e Shaban Shala, Rexhep Elmazi e Hilmi Rakovica, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Abazi, Zija Shemsiu, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Metush Krasniqi, Ali Ajeti, Xhemajli Berisha, Fadil Vata, Ahmet Haxhiu e shumė e shumė tė tjerė… Kėtė zinxhir flakadan kombėtar do ta kurorėzojė me shkronja tė arta plejada e Epopesė sė lavdishme e heroike e UĒK-sė, me Komandantin legjendar Adem Jashari, bashkė me tė vėllai Hamzėn e  me familje, me luftėn pa kompromis me pushtuesin, luftė qė do tė sakrifikojė bijtė e bijat mė tė mira tė kombit nga tė gjitha trojet tona, disa prej tė cilėve po i pėrmendim kėtu  ishin luftėtarė tė UĒK-sė, tani janė dėshmorė: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Mehė Uka, Adrian Krasniqi, Ilir Konushevci, Mujė Krasniqi, Luan e Shkėlzen Haradinaj, Fehmi e Xhevė Lladrovci, Ismet Jashari, Agim Bajrami, Bashkim Krasniqi, Labinot e Visar Krasniqi, Kadri Kokollari, Remzi Ademaj, Ferki Aliu, Bahri Kuēi, Xhemajl Fetahu, Gursel e Bajram Sylejmani, Tahir Sinani – “Tahir Shqipėria”, Indrit Cara - “Ushtar Kavaja”, Ahmet Kaēiku, Naser Kodra, Luljeta Shala, Mustafė Shyti, Bekim Berisha, Bedri Shala, Myrvete Maksutaj, Jetė Hasani, Agim Ramadani, Rasim Kiēina, Abedin Rexha, Xhavit Morina, e qindra tė tjerė, tashmė tė skalitur me shkronja tė arta nė faqet e historisė sonė tė re. Adem Jashari, me UĒK-n,  heroike; - me ata qindra e mijėra luftėtarėt trima do t’i shkėpusin, njėherė e pėrgjithmonė, zinxhirėt e zinj tė  robėrisė serbe duke ia dhėnė  Serbisė grushtin vendimtar nė beteja tė pandėrprera tė lavdishme dhe tejet tė pabarabarta nė armatim e nė ushtri duke e bėrė Drenicėn kala tė pamposhtur e varr tė armikut dhe Kosovėn mollė tė ndaluar pėr apetitet  kriminele pushtuese tė Serbisė.

 

Aktiviteti ilegal i Jusuf Gėrvallės dhe enigma e «Komitetit Qendror» tė LNĒKVSHJ-sė.

 

     Tė nderuar miq,

     Tė nderuar tė pranishėm,

     Unė, si njėri nga aktivistėt e orėve tė para tė LNĒKVSHJ-sė, ia kam shtruar vetes detyrė, si obligim moral kombėtar e historik qė, brenda mundėsive tė mia subjektive e objektive,  t’ i sqaroj e ndriēoj edhe disa ngjarje tė kėsaj Lėvizje tė cilat kanė mbetur ende tė pandriēuara. Njėra nga kėto ngjarje ėshtė edhe enigma e formimit tė «Komitetit Qendror» tė saj, mė saktėsisht angazhimi i Jusufit nė udhėheqėsin e kėsaj organizate. I siguroj miqtė e mijė se do tė vazhdojė qė t’ i ndriēoj deri nė fund tė gjitha enigmat e pazgjedhura; kurse, atyre qė mundohen tė mė bėjnė heshtak pėr tė vėrtetėn me shantazhime apo me shprehjet e tyre tė urrejtjes ndaj meje, iu pėrgjigjem me tė vetmin mjet qė posedoj : me tė tė shprehurit e tė pėrhapjes sė tė vėrtetės historike. Unė, kam shkruar pėr Jusuf Gėrvallėn, nė kujtimet e mia, kam shkruar edhe nė reagimet e mia me ata qė nuk jam pajtuar me disa mendime e qėndrime rreth aktivitetit tė heroit tonė nė LNĒKVSHJ. Tė gjitha shkrimet e mia gjenden te «Pashtriku» nė DĖSHMI PĖR ORGANIZATĖN PATRIOTIKE LNĒKVSHJ.

     Nė kėtė punim do tė pėrpiqem qė ta sqaroj e ndriēoj, deri diku; enigmėn e «Komitetit Qendror» tė LNĒKVSHJ.

     Si erdhi Jusuf Gėrvalla si kuadėr i lartė nė LNĒKVSHJ?

     Nė shkrimin tim tė fundit me titull « JUSUF GĖRVALLA  ishte angazhuar nė LNĒKVSHJ drejtpėrsėdrejti nga METUSH KRASNIQI”, Publikuar mė 05 mars, 2011, nė « Albaniapress »,  e mora si moto njė citat tė njė mendimtari francez, i cili thotė se - “Miqtė e sė vėrtetės janė ata qė e kėrkojnė atė, e jo ata tė cilėt mburren se e kanė gjetur.” - Kjo maksimė e fuqishme jetėsore, mė pėlqeu shumė sepse nga miqtė qė i kam dhe nga ata qė i kam fituar nga shkrimet e mia e nėpėrmes shkėmbimeve elektronike, nga ata qė i kam takuar nėpėr Akademitė pėrkujtimore pėr dėshmorėt e kombit e pėr ngjarje tjera qė janė mbajtur nė Zvicėr, Gjermani e Kosovė, kam marrė materiale informative historike tė cilat mė ndihmojnė shumė pėr tė plotėsuar boshllėkun e njohurive tė mia...

     Njėri nga miqtė mė tė nderuar qė mė ndihmoj  lidhur  me ndriēimin e gjenezės sė LNĒKVSHJ-sė duke konstatuar se, ajo e ka burimin nė takimin e Dajkocit tė Dardanės, nė shtėpinė e Bacė Metush Krasniqit, mė 2, 3 dhe 4 shtator tė vitit 1974, ėshtė atdhetari, poeti dhe veprimtari i paepur i Shqipėrisė Etnikė, ėshtė vėllai im i idealit kombėtar - Baca Zeqir Gėrvalla. Baca Zeqė ka qėndruar edhe dy net , gjatė atij takimi, nė konakun e Metush Krasniqit pėr tė biseduar, projektuar e intensifikuar planet pėr Organizatėn e Re e tė bashkuar qė do tė emėrtohej tre vite mė vonė me emrin “LĖVIZJA NACIONAL ĒLIRIMTARE E KOSOVĖS DHE E VISEVE TJERA SHQIPTARE NĖ JUGOSLLAVI » (LNĒKVSHJ).

     - Po atė vit, mė 1974, Jusuf Gėrvalla nėpėrmjet Zeqir Gėrvallės njihet me Simbolin e Rezistencės sonė kombėtare, me Adem Demaēin dhe me veprimtarin e paepur pėr ēlirim e bashkim kombėtar, me Ahmet Haxhiun, me tė cilėt fillon aktivitetin intensiv ilegal pėr ēlirim e bashkim kombėtar. Mė vonė Jusufi, pas burgosjes sė Adem Demaēit, i cili konsiderohej si njėri nga udhėheqėsit e Organizatės sė re e cila pritej tė formohej, pra LNĒKVSHJ, poashtu me ndėrmjetėsimin e Zeqir Gėrvallės, kontakton me Metush Krasniqin, themeluesin e kėsaj organizate. Metushi e vėnė nė kontakt me Sabri Novosellėn, si kuadėr tė Lėvizjes, kurse si koordinator nė mes Jusufit e Metushit caktohet Sabriu, pėr arsye tė konspiracionit.

     Si erdhi Jusuf Gėrvalla dhe unė, Ramadan Pllana, nė « Komitetit Qendror » tė LNĒKVSHJ ?!

     Nė Statutin e Lėvizjes Nacional-Ēlirimtare tė Kosovės dhe Viseve Shqiptare nė Jugosllavi, Neni II, ku flitet pėr Komitetin Qendror shkruan: “ LNĒK-nė e udhėheqin Komiteti Qendror (K.Q) i LNĒK-sė dhe Komitetet e Qarqeve dhe Komiteti Vendeve, tė cilat janė tė varuar prej KQ-sė tė LNĒK-sė”. Nė mbledhjen themeluese tė Lėvizjes nuk u zgjodh K.Q. i saj, kjo u la pėr mė vonė, kur tė krijoheshin kusht mė tė pėrshtatshme dhe tė vinin kuadra tė reja. Nė asnjė deklarim tė Sabri Novosellės nuk pohohet, as me gojė e as me shkrim,  se kur ėshtė formuar “ Komiteti Qendror” dhe kush ishin anėtarėt e kėtij Komiteti, pėrveē trillimeve e mashtrimeve tė anėtarėsisė sė gjerė se ekziston K.Q. Kam pritur shumė nga kujtimet e tij, qė i ka shkruar nė fejtonin ”Njėri nga ata” ( Rrėfim nė veten e tretė”), ku nuk e pėrmend fare K.Q. tė LNĒKVSHJ-sė!...

     - Aktualizimi i “Komitetit Qendror”, me gjasė, u bė me shtruarjen e kėsaj ēėshtje, nga Jusuf Gėrvalla nė vitin 1978. Sabriu, me dinakėrinė e tij, duke pohuar se Komitetet ekzistojnė, sipas vazhdimėsisė dhe pėrbėrjes sė LRBSH-sė, duke lėnė tė kuptohet se K.Q. ka pranuar edhe dy anėtarė tė rinj, “Sokolin”-Jusuf Gėrvallėn, me propozimin e tij dhe “Qemajlin”- Ramadan Pllanėn, propozuar nga Shefqet Jashari. Duke u nisur nga ky fakt, kur Jusufi dhe unė u njoftuam se jemi pranuar nė K.Q., unė kam konstatuar se “Komiteti Qendror” i LNĒKVSHJ-sė, nė formim, pėrbėhej nga  Metush Krasniqi, qė ishte Kryetar e themelues i Lėvizjes, nga Sabri Novosella e  Shefqet Jashari, (bashkėthemelues) dhe Jusuf Gėrvalla e unė, Ramadan Pllana, anėtarė tė K.Q. qė ishim nė lidhje para se tė formohej LNĒKVSHJ-ja, pėr Jusufin u theksua mė lart, kurse  unė kisha lidhje me Shefqet Jasharin gjashtė muaj para se tė formohej organizata. Me t'u krijuar Lėvizja, unė, me anėtarėsinė e grupit tim " Shkėndijat e Kuqe" iu bashangjitėm, u shkrimė nė tė...

     Pėr kėtė mė shumė mund tė lexoni nė artikullin tim “DĖSHMI PĖR AKTIVITETIN TIM SI KUADĖR NĖ KQ TĖ LNĒKVSHJ’-sė”, publikuar nė «Pashtriku.org» janar 2011). Nga kėtu del, de jure e de facto, se tė gjitha «Komitetet» qė i ka pėrmendur Sabri Novosella kanė qenė fiktive, tė trilluar, pėr interesa tė tij private e klanore dhe se na ka gėnjyer rrastė tė gjithėve.

     - Megjithatė, KQ i LNĒKVSHJ-sė nė pėrbėrje tė Metush Krasniqit, Jusuf Gėrvallės, Shefqet Jasharit, Ramadan Pllanės si dhe tė anėtarėsisė sė gjerė, tė cilėn e kam pėrmendur nė kujtimet e mia ka bėrė punė tė sinqertė dhe pa hile. Nga analizat e mia qė i kam bėrė, bashkė me Abdyl Lahun, njėrit nga shokėt e mi mė tė besueshėm, djalė i dajės sė Adem Demaēit, dhe me Ahmet Haxhiun, njėrit nga bashkėveprimtarėt mė tė besueshėm tė Adem Demaēit, lidhur me njohurit e Bacės Adem pėr formimin e LNĒKVSHJ-sė, si vazhdimėsi e LBRSH-sė, nė tė cilėn thirrej Sabri Novosella, si dhe me “porosinė” e Bacės Adem pėr tė shkuar nė Stamboll te Tefik Straja, fjala ėshtė pėr shkuarjen time nė Turqi nė tetor tė vitit 1979, kam ardhur nė pėrfundim se Sabri Novosella nuk e ka thėnė tė vėrtetėn. Mu pėr ketė arsye, pėr tė pasur njė argument, i kam shkruar Bacės Adem njė letėr elektronike, mė 19 qershor tė vitit 2007, pėrgjigjėn e kam marrė tė nesėrmen, qe dy pyetjet, nga pesė pyetjet e shtruara, qė kanė tė bėjnė me tė vėrtetėn historike. Baca Adem, Sa ka realitet nė dijeninė tėnde pėr formimin e LNĒKVSHJ-sė ?

     2. Sa ėshtė e vėrtetė se ti ke porositur qė tė kontaktojmė me Tefik e Njazi Strajėn? BACI ADEM MĖ PĖRGJIGJET: “VĖLLA RAMADAN, KE BĖRĖ SHUMĖ MIRĖ QĖ MĖ KE INFORMUAR PĖR GJĖRA QĖ KAM DITĖ FARE PAK E JO NGA DORA E PARĖ. PO BĖN MIRĖ QĖ PO MĖ PYET DHE PO TĖ PĖRGJIGJEM SHUMĖ SHKURT. PIKA NJĖ: NUK KAM PASUR ASNJĖ DIJENI, MIRĖPO DĖSHIRA IME INTIME KA QENĖ QĖ VEPRIMTARIA E LĖVIZJES TĖ VAZHDOHET, PRANDAJ EDHE PO TĖ MĖ PYETNIN DO TĖ KISHA QENĖ PĖR TĖ VAZHDUAR PUNĖN. ĖSHTĖ PUNĖ TJETĖR SE SA NJERĖZIT E ANGAZHUAR KANĖ PASUR KAPACITET TĖ ARRIJNĖ REZULTATE EDHE MĖ TĖ MĖDHA. PIKA E DYTĖ. NUK E KAM POROSITUR SE NUK KAM PASUR SI TA BĖJA KĖTĖ PUNĖ, POR SIKUR TĖ KISHA PASUR MUNDĖSI DO TA BĖJA EDHE ATĖ PUNĖ. QĖLLIMI KRYESOR KA QENĖ TĖ VAZHDOHEJ PUNA ASHTU SA KEMI PASUR MUNDĖSI".

     Sa dėme i ka sjellė Sabri Novosella Lėvizjes sonė dhe konkretisht Jusuf Gėrvallės me  kėto marifete duke u thirrur nė “Komitetin Qendror” e nė emra tė Metush Krasniaqit e tė Adem Demaēit. Tani, Sabriu shkruan libra historike duke sharė historinė e Shqipėrisė e personalitetin e Enver Hoxhės, ngjashėm me fashistėt, me reaksionarėt e me armiqtė e Shqipėrisė. Lidhur me ketė dua qė ta pėrkujtoj Sabri Novosellėn, se ēka ka shkruar Fan Noli i madh, njėri ndėr demokratėt mė tė mėdhenj tė kohės sė vet nė Evropė, lidhur me reaksionarėt dhe pėr personalitetin e Enver Hoxhės: “…Ballistėt tanė kanė vdekur porsa falimentoi politika e tyre e bashkė punimit me fashistėt dhe nazistėt. Desh perėndia erdhėn partizanėt me Enver  Hoxhėn nė krye dhe jo vetėm e nxorėn Shqipėrinė nga hendeku i vdekjes, por edhe e vunė atė nė radhėn e tė gjallėve, pranė shteteve aleate. Sikur tė ngjante e pangjara dhe ballistėt tanė tė kishin qėndruar nė fuqi pas disfatės gjermane, pėrfundimi do tė ishte njė anarki e plotė, mė e keqe se ajo e Greqisė, e cila do ta shpinte ose nė njė diktaturė reaksionare ose nė copėtimin final. S’ka shqiptarė me pesė pare mend qė t’i pėrkrahė ballistėt, qė duan ta shpien Shqipėrinė nė buzė tė varrit, pėr herė tė dytė. Mos ua varni torbėn po u tregoni vendin, dhe vendi i tyre ėshtė nė varret e fashizmės”. (Fan Noli « Dielli » 26 mars 1947)...

     - Mė poshtė po e jap shkrimin e Jusuf Gėrvallės, ku shihet qartė se sa ishte besnik ndaj Shqipėrisė Socialiste, nė kundėrshtim tė plotė me fyerjet shtetit amė tė asaj kohe qė ia bėnė Sabri Novosella.

 

DY FJALĖ PĖR NUMRIN E PARĖ TĖ «LAJMĖTARIT TĖ LIRISĖ»

 

     Kemi nderin qė, nė kushte jashtėzakonisht tė vėshtira tė ilegalitetit, tė dalim para lexuesit shqiptar me njė revistė tė pėrdymuajshme revolucionare, qė e kemi emėrtuar « Lajmėtari i lirisė ». Shpresojmė se nėpėrmjet kėtij organi do t’ia dalim me sukses tė bėhemi zėdhėnės tė aspiratave revolucionare tė djalėrisė shqiptare tė Kosovės, e cila nuk e ndal dot luftėn pėr ēlirim nga robėruesi i egėr jugosllav dhe pėr bashkim me vendin amė, Shqipėrinė. Kėshtu, shpresojmė tė plotėsojmė edhe njė detyrė, njė dimension tė luftės sonė tė pėrgjithshme: tė demaskojmė botėrisht armikun tonė shekullor, qeverinė shoviniste tė Beogradit, dhe t’u bėjmė jehonė ideve dhe veprimeve tė lėvizjes sė pėrgjithshme nacionalēlirimtare nė pjesėn e robėruar tė atdheut tonė, nė tokat shqiptare tė robėruara nga Jugosllavia. Krahas pėrvojės sė begatshme revolucionare tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė dhe tė ndėrtimit socialist nė vendin tonė amė; krahas pasqyrimit tė gjendjes ekonomike, shoqėrore e kombėtare tė shqiptarėve, qė lėngojnė nėn zgjedhėn e egėr sllave, nė revistėn tonė do tė bėjnė vend dhe do tė priten me mirėseardhje tė gjitha ato ide e veprime, qė shpien kah realizimi i aspiratave tona shekullore. Me fjalė tė tjera, pėr ne do tė jenė tė mbara tė gjitha idetė dhe veprimet revolucionare, qė zhvillohen qoftė nė planin ilegal, gjysmėilegal apo nė planin legal e qė pėrputhen me platformėn tonė revolucionare.

     Cila qenka platforma jonė?

     Pėrgjithėsisht, ne pėrvetėsojmė vijėn ideopolitike tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, me adaptime minimale, qė implikohen aty - kėtu nga gjendja jonė karakteristike. Pėrafėrsisht kėtė vijė ndoqėn afro pesėdhjetė organizatat dhe grupet patriotike revolucionare tė shqiptarėve  tė Kosovės, qė armiku, fatkeqėsisht, arriti t’i dėmtojė bukur shumė qe tridhjetė e pesė vjet. Kemi njoftime se armiku ynė shekullor, qeveria e Beogradit, pėr tė dėmtuar luftėn tonė tė drejtė, e cila mund tė arrihet vetėm duke pėrfillur idenė e njė revolucioni tė pėrgjithshėm socialist, djem nga radha e shqiptarėve ushtron dhe organizon nė njė ushtri iluzioniste, nė ushtrinė e treqind partive emigrante shqiptare, qė hanė bukėn e imperializmit dhe njėkohėsisht ia zgjasin jetėn qeverisė shoviniste tė Beogradit. Lufta e emigracionit shqiptar, me rrėnjė nė imperializmin e kalbėzuar e me idenė e saj tė pėrgjithshme - shkatėrrimin e Shqipėrisė sė sotme dhe tė rezultateve tė saj tė shkėlqyera nė avancimin e socializmit, jo vetėm qė ėshtė luftė e huaj pėr ne, por ajo do tė luftohet pa kompromis, sikundėr qė luftohet ēdo fraksion armiqėsor, qė do tė quhet dezertim nga e vetmja luftė e drejtė - revolucioni socialist. Mė nė fund, me shpresė se do t’ia dalim me sukses punės sė nisur dhe se do ta gėzojmė edhe lexuesin tonė tė etshėm pėr vlimet revolucionare nė tokat shqiptare, ne po ia lėmė me kaq «Lajmėtarit tė lirisė» tė na flasė vetė pėr preokupimet, platformėn dhe pėr idetė revolucionare qė do tė pasqyrohen nė tė.

Redaksia

     Tė pavdekshėm janė ata qė luftuan dhe derdhėn gjakun pėr lirinė e Atdheut! Epopeja e lavdishme tė cilėn e krijuan Jusufi, Kadriu e Bardhi, e tė cilėn e realizuan trimat dhe trimėreshat e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, do tė jetė e pėrjetshme!

 

     Tė nderuar vėllezėr e motra!

     Tė dashur familjarė tė dėshmorėve tė rėnė pėr lirinė e Atdheut!

     Bashkatdhetarė e miq tė nderuar!

     Pjesėmarrės nė kėtė Akademi pėrkujtimore

     FLAKĖ QĖ NUK SHUHET KURRĖ!

     Nė fund tė kėtij punimi, duke iu qasur  mendimit tė ideologut tė madh rilindas tė Shqipėrisė, Sami Frashėrit, se: “ Fjalėt dhe punėt e njerėzve tė mėdhenj mund t’i pėrshtatėn ēdo kohe dhe ēdo vendi”, - po e lartėsoj kėtė Akademi Pėrkujtimore edhe me fjalėt e Kadri Zekės, se: - Vetėm bashkimi i tė gjithė shqiptarėve pa dallim feje, klase a pikėpamjesh politike mund tė shpėtojė atdheun tonė nga kthetrat e pėrgjakshme tė armiqve. T’i bashkojmė grushtet e zemrat tona nė kėtė luftė tė shenjtė. (Kadri Zeka)

     Lavdi e pėrjetshme Jusufit, Kadriut e Bardhoshit - tre yjeve tė pashuara!

     Lavdi luftės sė UĒK-sė heroike me komandantin legjendar, Adem Jasharin nė krye!

     Lavdi gjithė dėshmorėve tė rėnė pėr Liri!

Heidelberg, mė 4 shkurt 2012

 

______________________________________________________________________

 

© Pashtriku.org, Shkurt'2012