Kumtesė e lexuar nė Akademinė,

“FLAKĖ QĖ NUK SHUHET KURRĖ!”, nė 28 vjetorin

e rėnjes sė dėshmorėve, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha. Heidelberg – Gjermani, 04. 02. 2012.

 

 

REXHEP MALA DHE NUHI BERISHA, ISHIN PRELUDI I USHTRISĖ ĒLIRIMTARE TĖ KOSOVĖS

- Shkruan Sami Krasniqi -

 

Tė nderuar vėllezėr dhe motra!

Bashkatdhetarė tė dashur!

Shumė tė ēmuar ish pjestarė tė UĒK-sė!

Familjarė dhe bashkėveprimtarė tė dėshmorėve!

Zonja dhe zotrinj!

 

     Mospėrfshirja e mė tepėr se gjysmės sė shqiptarėve dhe tė tokave tė tyre brenda Shqipėrisė sė 1912-tes, pėrbėn sfondin mė tragjik dhe mė tė turpshėm, tė tablosė politike evropiane tė shekullit tė kaluar. Liria, e bashkė me tė edhe ėndrra e saj, e cila jo rrallė ėshtė mė e ėmbėl se ajo vet, u vra qė nė hapin e parė tė mėngjesit tė ri, u vra ashtu sikur tė vritej buzėqeshja e nėnės nė pėrqafimin pėrgėzues dhe tė pėrmallshėm me birin e kthyer fitimtar nga lufta ēlirimtare, u vra mu nė gjysmėn e vet, nė gjysmėn e truallit edhe pėr tė cilin ishte lindur dhe ėndėrruar.

     Parimet bazė tė drejtėsisė u shkelėn rėndė. Pėrēudnisht tė tjerėt bėnin hartėn e vendit tonė. Interesat kuptimėsonin krimin pėr tė ricikluar vrasje dhe krime tė reja, si njė hije e zezė dhe tinėzare. Pas prerjeve mėkatare, motivimi pėr ėndėrren nė liri, qytetėrim dhe paqė me vlera tė pėrbashkėta njerėzore gati sa nuk u shndėrrua nė zhgėnjim tė pėrgjithėshėm tė sharjes qortuese. Mbase edhe pati ndonjė moment ligėshtie, mbase edhe ndonjė sharje, por idealet nuk thehen, ato nuk mund tė vriten.Kėshtu qė, vrasja e bartėsve kryesorė tė idealit pėr liri, vret vetėm atė ēfarė mund tė vritet, por asesi idealin, asesi dashurinė ndaj atdheut dhe ecjen drejt lirisė, sepse nuk thuhet sė koti se vrasjet nuk e trembin njeriun e idealit,as popullin e vetėdijėsuar pėr vete dhe gjendjen e tij.

     Vargu i gjatė i vrasjeve dhe pabesive tinėzare tė bartėsve pothuajse kryesor tė idealit dhe fatit tė detėrminuar historik u kryen nė terrin e zi tė bardhėsisė sė ngrirė tė janarit. Ata, Boletini, Jusufi, Kadriu, Bardhi, Rexhepi, Nuhiu, Zahiri, Hakifi, Edmondi, banoret trima e punėtor tė Reēakut e shumė tė tjerė me armėt dhe gjakun e tyre shkrinė borėn nė pikė tė dimrit. Gjate marshimit tė tyre janarin e ndezėn me flakėn e lirisė.

     Edhe sot jehojnė mauzerėt tek ura e Ribnicės, ende pikon gjak ēatia e Ali Binakut nga lejleku i vrarė, Ende Kanjusha e verdhė fluturon sa nė Bad Canstatt e Gjilan, sa nė Untergruppenbach e Dubovik, sa nė Kodėr tė Trimave, e sa nė Pestovė, e pastaj tek nje gur i cili tregon udhėn deri tė shtėpia e bėrė me dru dhe kashtė, ndalet pėr tė dėgjuar atė baladėn e mocme me kitarė ''...Do tė kthehem nėnė...'' Mė pastaj seē ndjeu mall pėr Shevarin dhe atė kėngen pėr kroin...Krua tė tillė s’ka gjėkundi, nuk shterron as nė pikun e verės e nuk ngrin as nė mes tė dimrit.... Ende Jusufi i rri gatitu betimit se ''...te koka dhe kėmbėt e kėtij populli, vdekja dhe flijimi do tė vijė si njė nder i madh....'' edhe sot poeti nė: Turbulencė shfryn mllef dhe Untergruppenbachun e mallkon, e quan: ''... lugat i cili zgėrdhihet nėn peshėn e krimit dhe si i tillė futet nė historinė e dhembjes, bashkė me plagėt qė nuk shėrohen...'' Ende Bardhės, Bardhė Gėrvallės i rri loti nė faqe pėr babėn e vrarė kur ajo ende ishte nė bark tė nėnės. Nė ēdo janar nė Poliēkė tė Dardanės,me oxhakun e ndezur nė kullėn e tij Kadriu pret miq dhe shokė, duke i uruar:mirė se erdhėt burra, a mund dolet! E mė pastaj nė muhabet e sipėr me njė zė i cili sikur del nga thellesitė e kohės sė vrarė, pyet per Jusufin dhe Bardhin.

 

     Shumė tė ēmuar vėllezėr dhe motra!

     Edhe sot Rexhepi dhe Nuhiu i bėjnė roje lirisė nė njė kodėr tė Prishtinės tė cilėn dhunuesit e tokės dhe lirisė sonė e kishin defteruar si Vranjevc, gjė e cila s'ėshtė tjetėr, veēse sajesė e njė psikologjie dhe kujtese tė sėmurė kolektive Por, viganėt zhveshin mite, viganėt bėjnė histori.

     Ashtu, edhe Rexhep Mala e Nuhi Berisha nė natėn e errėt dhe tė ftohtė tė 12 janarit tė vitit 1984, me gjakun e tyre atė kodėr tė cilės emri i kishte mbetur peng prej miti, e pagėzuan „Kodra e trimave“. Me njė shtet tė tėrė, nė atė kodėr luftuan ata trima, luftuan sikur tė ishin njė ushtri. Vėrtet, ata edhe ishin ushtri,sepse ata janė preambula i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ata janė lajmėtarėt dhe prijėtarėt mė besnikė tė saj.

Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ishin tė lirė.... Ishin tė lirė, pasi qė ata me kohė kishin dėgjuar urdhėrin e mendjeve dhe shpirtėrave tė tyre tė lirė. Se, ata me kohė, njėlloj sikur ai personazhi nė „...Bisedė pėrmes hekurash“, pa hamendje dhe trimėrisht kishin pranuar „...konceptin filozofik tė vdekjes si mundje... “E dimė...“ thoshte personazhi i cituar nga Ukshin Hoti, nė librin e pėrmendur pak mė herėt, „.... se jemi tė vdekur, por ashtu kemi vendosur...“ Vėrtet s'ka si tė jetė ndryshe. Po tė mos ishte kėshtu vėshtirė se mund tė krijohej kėnga: “...Besa - besė,....“, e kėnduar aq shpesh nėpėr demonstratat, protestat e kryengritjet e shqiptarėve pėr lirinė e Kosovės. Notat e saj, u hodhėn nė pentagram si gjakim dhe domosdo e njė populli tė tėrė. Pikėrisht, edhe kėtu qėndron pėrmbajtja filozofike, fryma dhe shpirti i luftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Kjo filozofi, sa ėshtė e zorshme, po aq ėshtė edhe e thjeshtė, ajo ndėrtohet mbi dy fjalė: Liri a Vdekje. Gjithė kėsaj nuk mund t’i hiqet e as t’i shtohet asgjė, as edhe njė pike e as edhe njė presje.

     Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin tė lirė. Tė tillė ishin edhe para dashurisė, edhe para urrejtjes. Ata ishin tė lirė, sepse ata ditėn, guxuan dhe mundėn tė heshtin edhe atėherė kur ishte mė se vėshtiri tė heshtej. Ishin tė lirė, sepse ditėn, mundėn dhe guxuan tė flasin edhe atėherė kur ishte mė se e vėshtirė pėr tė nxjerrė zė e lėre mė pėr tė folur. Tė tillė ishin edhe atėherė, kur nga udbashėt specialist tė tipit A.S, kėrcnoheshin se buka e bėrė nga nėna nė shtėpi, nėpėr bodrumet e zeza tė sigurimt do t'iu shndėrrohej prapė nė miell. Tė tillė ishin, edhe atėherė kur vėrtet tė dukej se liria ende ishte larg, apo kur ajo matej me kutin e armikut, apo tė povernikve tė tij, tė cilėve Rexhepi iu thoshte nė sy, pa iu dridhur ēerpiku se „ ju inspektorėt serbė jeni kriminelė, ndersa ju inspektorėt shqiptarė jeni kriminelė dhe tradhtarė....“. Kėshtu dinte dhe guxonte t'iu thoshte, sepse me kohė kishte mėsuar nga goja e popullit per luften e Kamer Loshit, ku thuhet:„....Boll e keqe kjo Serbi, shumė ma tė zi shqiptarėt e kėqinj...“. Tė tillė ishin ata, sepse ata ditėn, mundėn dhe guxuan tė respektojnė vegimin e tyre, se „...tė respektosh tė afėrmit, siē thotė Bedri Islami nė „Pėrjetėsinė e dyfishtė“, ėshtė e natyrshme, por tė respektosh vizionin ėshtė hyjnore...“.

 

     Zonja dhe zotrinj,

     Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ishin tė lirė edhe nė natėn e 12 janarit. Ata edhe atė nate, nuk bartnin me vete asnjė dokument identifikimi . Edhe atė natė, nė rrugėn „Llapi“, pranė hekurudhės, aty nė „Kodren e Trimave, Nuhi Berisha nė vend tė lejes se njoftimit me vete, pranė zemres nė bluzė, kishte nje flamur kuq e zi. Ata, ishin tė tiilė, tė lirė, sepse asnjėherė, nuk e pranuan robėrinė. Prandaj, ata edhe u vrane, se armiku nuk do qe robi tė jetė i lirė.

 

     Shumė tė nderuar bashkatdhetarė!

     Edhe sot, shqiponja e zezė dykrenare e vendosur nė njė sfond tė kuq tė cilin ne e quajmė flamur, vazhdon fluturimin dhe asesi nuk ndalet....sa nė Dubovik e sa nė Gjilan, sa nė Poliēkė e sa nė Untergruppenbach, sa nė Kodėr tė Trimave e sa nė Pestovė. E kishin parė edhe nė Boletin, por varr e as epitaf pėr trimin nuk kishte parė. Me tė arritur mbi urėn e Ribnicės, ngadalson fluturimin sikur pėr tė dėgjuar fjalėt e Bacės Isė... Shqiponjė, o shpend i mirė, ne njihemi qė moti, por tė lutem ma kryej njė porosi, shko e bamju zė trimave, Jusufit, Kadriut, Bardhit, Rexhės, Nuhiut, Zahirit, Edmondit e Hakifit se me 28 Nėntor do tė shkojmė nė Prekaz Do tė shkojmė, qė tė festojmė sė bashku, ditėlindjen e Komandantit dhe ditėlindjen e Shqipnisė, por mos harro tė m'i thuash Jusufit, tė marrė me vete atė sharkinė e tij, sė cilės ai po i thotė kitarė, se ēiftelinė e kishte Hamza, tė varur nė vendin e saj pranė pushkės, aty nė odė tek balli i oxhakut. Dhe pastaj tė gjithė sė bashku do t'ia marrim asaj kėngės sonė...

“O moj Shqipni mos thuej marova...“.

 

     Krejt nė fund,…

 

     Tė nderuar pjesėmarrės tė kėsaj akademie!

     Pėrsonazhet e ''Flakės sė Janarit'' janė heronjtė dhe lavdia e kohės sonė. Kudo pranė i kemi. Me ne janė nė ditė kremteje e nė mort. Kėtu, nė mesin tonė janė edhe sot. Ata ndėrruan dhe lidhen shekujt nga muzgu i vuajtjeve nė agimet e lirisė. E shihni se si mbi ta ka rėnė nuri i bukurisė tė tė gjitha yjeve.

 

Heidelberg 04. 02. 2012

________________________________________________________________________

© Pashtriku.org, Shkurt'2012