Kumtesė e lexuar nė Akademinė

“FLAKĖ QĖ NUK SHUHET KURRĖ!”,

nė tridhjetė vjetorin e rėnjes sė dėshmorėve,

Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gėrvalla,

Heidelberg – Gjermani, 04. 02. 2012.

 

 

J U S U F  G Ė R V A LL A

NJĖ ENCIKLOPEDI (1945 - 1982

- PUBLICIST

- POET

- KĖNGĖTAR-INTERPRETUES

- AKTOR

- PROZATOR

- DRAMATURG

- MILITANT

 

Shkruan - Sylejman QYQALLA

 

 

"KOSOVA NUK KA NEVOJĖ PĖR DISA ZĖRA TĖ NGRITUR, POR KA NEVOJĖ PĖR NJĖ ZĖ TĖ FUQISHĖM" ( Jusuf Gėrvalla )

 

 

  Jusuf Gėrvalla u lind mė 1 tetor 1945 nė Dubovik tė Deēanit.Vrasja e Jusufit, Kadriut

dhe e Bardhoshit, nuk mund tė konsiderohet njė vrasje ordinere "pėr qėrim hesapesh", siē ka bėrė pėrpjekje ta shfaqė nė opinion propaganda jugosllave pėr tė fshehur krimin e saj mbi shqiptarėt, pėrkatėsisht, atentatin mbi militantėt tanė, por ėshtė njė atentat ndaj atdhetarėve tė shquar, ndaj militantėve, ndaj njė kambane tė popullit qė po binte pareshtur qė po lidhnin zinxhirin e zėrit tė Atdheut pėr t'u ēliruar nga robėria.

     Jusug Gėrvalla ishte dhe njė humanist i madh,ngase nuk ka gjė mė tė shenjtė se tė luftosh pėr ēlirim kundėr skllavėrisė njerėzore; kjo ėshtė pėrcaktuar edhe nėpėr Konventa ndėrkombėtare, ndonėse  jo si VENDIM I PRERĖ, apo URDHĖR qė do tė zbatohej kudo nė botė, por si tė thuash, vetėm njė qėndrim formal, qė lė dhe hapsirė pėr tė mos u zbatuar nga regjimet gjakatare,siē ishte Jugosllavia. Dhe, Jusufi ngriste zėrin lart qė tė dėgjonin veshėt e shurdhėr tė politikės ndėrkombėtare. Pra, te Jusufi shohim dashurinė pėr njeriun, pėr tokėn, pėr Atdheun, qė pėr tė ishin tė shenjta. Andaj vdekja e Jusufit konsiderohet TRAGJIKE, ngase u godit humanizmi, inteligjencia njerėzore, krijuesi, ideali njerėzor, pėr ēka do tė duhej tė alarmohej e tėrė bota pėrparimtare, ngase, nė fakt, Jusufi nuk i pėrkiste vetėm kombit shqiptar, po tėrė mirqenies njerėzore qė luftonte pėr heqjen e zinxhirėve tė robėrisė, Jusufi e ushqente dhe lėshonte dritė pėr tė gjithė ata qė nuk kishin. Pra, daullja binte pėr qytetėrimin njerėzor, pėr njeriun, si qenie e pavarur.

 

     Jusufi - PUBLICIST

     Mė 1968 punonte nė TEATRIN POPULLOR tė Prishtinės si aktor dhe pėshpėritės, po mė vonė, duke u akuzuar pėr organizator tė demonstratave tė vitit 1968 dhe duke u trajtuar "I RREZIKSHĖM" pėr regjimin jugosllav, burgoset, por nė mungesė tė fakteve konkrete - lirohet. Mė vonė, mė 1971, bashkė me familjen,Jusufi vendoset nė Shkup, ku do tė inkuadrohet pėrkthyes nė redaksinė e revistės "Flaka e vėllazėrimit", ku herė pas here publikonte krijimtarinė e  tij letrare, si tregime, poezi, reportazhe.

     Pas vitit 1973 inkuadrohet gazetar nė "Rilindja"tė Prishtinės, ku do tė punojė deri nė vitin 1979, pikėrisht kur u detyrua tė shmangej nga Atdheu, ngase UDB kishte mbledhur "fakte" pėr"veprimtarinė e tij armiqėsore",kur qe burgosur vėllai i tij Hyseni, andaj Jusufi u detyrua tė dilte jashtė Kosove dhe u vendos nė Gjermani,  ku vazhdoi veprimtarinė legale dhe ilegale nė mėnyrė intensive duke u mbėshtetur nė programin e Adem Demaēit me shokėt Fazli Greiēevci, Shaban Shala, po dhe nė Programin e LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT - PĖR BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE.

     Pra, nė Gjermani Jusufi nuk e pushonte veprimtarinė dhe vazhdimisht shkruante nėpėr gazetat ilegale "BASHKIMI", "LIRIA", "LAJMĖTARI I LIRISĖ", "ZĖRI I KOSOVĖS", duke e akuzuar dhe demaskuar politikėn antishqiptare tė Jugosllavisė.  Pikėrisht nė kohėn kur ishte akumuluar njė energji e popullit tė Kosovės si njė vullkan

dhe shpejt ai vullkan do tė shpėrthejė, Jusufi, nė gazetėn "LAJMĖTARI i LIRISĖ" shkruan: "...po bėhet gati populli pėr hakmarrje tė madhe!"; "Do tė derdhim dhe pikėn e fundit tė gjakut tonė dhe do tė ngadhnjejmė mbi armiqtė e mbi tradhtarėt e ēdo ngjyre. Dita e lirisė po afrohet". "Vetėm tė bashkuar e tė vendosur, me besėn e madhe shqiptare do tė arrijmė nė fitoren tonė tė sigurt..."

 

     Jusufi - POET

     Jusuf Gėrvalla i pėrket brezit tė tretė tė poezisė sė sotme shqipe. Poezia e tij  ėshtė lirike realiste. Jusufi pėrmes poezisė sė tij i drejtohet masės me ngrohtėsi,me ton tė butė vėllazėror e me ndjeshmėri tė hollė,ku shfaqja e tij na del si kėrkues i njė dashurie pėr Vendlindjen si TĖRĖSI dhe jo si pjesė rurale periferike,duke kėrkuar qė Atdheu tė ketė frymėmarrje tė gjerė, dritė, ku i shfaq pėrmes pėrmbledhjeve "Fluturojnė e bien" dhe "Kanjushė e verdhė", duke pėrshkruar sidomos nė "Skena nga jeta e fshatit", qė Jusufit  i flinte nė zemėr. Kėto i shfaqte me njė gjuhė tė bukur poetike me alegori e metaforė tė fuqishme, ndonėse, do tė thosha se nė pėrgjithėsi, nė atė kohė shumė krijues detyroheshin tė bėnin vetėcensurim,duke e shfaqur,siē thotė populli, "me rrotulla".

     Ja disa tė dhėna nga disa poezi tė Jusufit:

     FLETĖ TESTAMENTI

     Nė zgjimin tim tė heshtur tė mė neurosi nė flijimin tim tė begatshėm tė verės...

     ...se ja tek po zgjohet er'e re e dashurisė sė tokės Jusufi kėtu shfaq,si tė thuash, profecinė e tij se nė Atdheun e robėruar ,po dhe kudo ku ka shqiptarė gurėt po lėviznin nga njė vullkan qė do tė shpėrthente sė shpejti, sepse ishte shtuar vetėdija politike dhe dashuria dhe kėmbėngulja pėr ta pasur atdheun tė lirė.

     NJERIU I ZI

     Jam i sigurt, kurrė s'do tė bėj vetėvrasje

     Kaq i hekurosur, i mirėfilltė, si arsyeja

     ...Vdekja s'ėshtė dobi as moshė as lindje e re...

     Nuk dua tė vdes se Atdheu ka nevojė edhe pėr mua, do tė thoshte Jusufi po sikurse dhe  Avni Rustemi.

     LUFTA DHE ARTI

     Tutje gjithė akull

     Kėndej gjithnjė zjarr...

     FLATRAT E DETIT TĖ HUMBUR

     Jam larg tokės

     E qielli im i lartė s'mė mban...

     Tė mos isha det i humbur, do tė kisha flatra. Pra, sikur tė isha nė Atdhe, tė mos isha larg, dora ime do tė ishte mė e fuqishme pėr ta  goditur robėrinė,do tė thoshte Jusufi,ngase nga mėrgata i dukej se nuk po mund tė bėnte sa duhet pėr Atdheun e tij tė dashur.

     SKENA NGA JETA E FSHATIT

     pak frymė njeriu e pak dritė qiriri..."

     Siē po e shohim nga kėto poezi,Jusufi ėshtė i veēantė edhe nė stilin e tė shkruarit dhe themi se ėshtė vetvetja e tij, ku lirshėm,natyrshėm trajton gjithė shpirtin e tij, ndonėse me njė lexim tė sipėrfaqshėm nuk mund tė nxirren tė gjitha idetė e tij estetike

e mesazhet e poezisė sė tij. Po fjalori i tij nė poezi ėshtė i kėndshėm dhe i pasur me  mjete tė hapsirės e tė kohės,ndaj dhe lexuesin nuk e ngarkon me metafora tė tepruara dhe tepėr abstrakte,siē ndodh te shumė krijues.

  Jusufin e bėjnė tė kapshėm pikėrisht shkrimet e tij me temė e porosi humanizmi duke

i shfaqur mallin, dhembjen, dashurinė ndaj njerėzores,veti kjo universale e njė njeriu tė edukuar jo pėr njė egoizėm periferik lokalist, por pėr tėrė njerėzimin,ngase nė poezi mbrohet vetėm ajo qė ėshtė e dobishme, njerėzore. Prandaj, Jusufi na del si njė krijues humanist global, po tjetėr gjė ėshtė se bota e shurdhėr dhe e mbrapėsht nuk po i dėgjonte kambanat. Kėshtu, Jusufi na shfaqet si njė krijues me risi nė Letėrsinė shqipe. Si tema bosht tė poezisė sė tij janė: NĖNA, ATDHEU, VENDLINDJA. Pra ėshtė KOMBĖTARJA, qė i shfaq Jusufi aq origjinal dhe natyrshėm pa u pėrpjekur tė imitojė. Ana estetike e poezisė sė Jusufit qėndron nė vetėkrijimin e fjalėve autentike tė tij tė figurave qė e pasurojnė mė shumė poezinė dhe i japin njė kėnd tė ri Letėrsisė sonė, prandaj kjo Jusufin e bėn tė veēantė nė krijimtari.

 

     Jusufi - KĖNGĖTAR

     Jusufi ishte kantautor po ai kėndonte dhe shumė kėngė,siē ėshtė teksti i poezisė sė Ismail Kadaresė: "Kėnga e bilbilit".Jusufi kishte krijimtari tė pasur tė kėngėve duke i shfaqur nėpėr koncerte e festivale tė ndryshme, ndonėse, fatkeqėsisht shumė dhe janė zhdukur nga UDB. Kėnga "DO TĖ KTHEHEM, O NĖNĖ" - ėshtė njė nga perlat e kėngėve qė ėshtė aktuale pėr tė gjitha kohrat, sidomos pėr realitetin e hidhur tė shqiptarėve qė me shekuj u kapluan nga plaga e mėrgimit, plagė e cila edhe sot kullon lotė e gjak.

 

     Jusufi - PROZATOR

     Duke qenė aq i pasionuar ndaj dijes, ndaj ēėshtjes kombėtare, Jusufi pėrpiqej qė si njė valė e gjerė deti tė sillte si dritė pėr Atdheun dhe kombin.Prandaj, nuk u kufizua as me poezinė, as me kėngėn as me teatrin,por iu qep dhe prozės,ku shkroi romanin me titull "RROTULL", qė u botua mė 1983. Unė do tė thosha se ky roman ėshtė njė ditarizim i jetės, ku Jusufi trajton, ose, sė paku pėrpiqet ta trajtojė, jetėn e vetvetes tė lidhur ngusht me bashkėfshatarėt e tij tė fshatit VIJUJĖ, si emėr i njė fshati tė imagjinuar nga autori, Jusuf Gėrvalla. ku pėrmes tij trajton anėt psikologjike, mendėsinė, gjendjen sociale tė atyre njerėzve tė thjeshtė me shumė halle,qė ishin, njėkohėsisht dhe brenga shpirtėrore e Jusufit.

     Gjuha nė prozėn e Jusufit na shfaqet me njė identitet tipik tė rrethit prej nga vjen vetė. Jusuf Gėrvalla,do tė thosha, identitetin kulturor tė tij sė pari e krijoi permes kėngės dhe pėrmes poezisė,por kėto sikur i dukeshin tė pamjaftueshme pėr tė shpėrthyer vullkanin qė i ishte mbushur me urrejtje kundėr pushtuesit qė po e shtypte popullin e tij, po e ngulfatte kulturėn e tij qė nė embrion. Andaj iu pėrvol prozės dhe dramės, qė kėto tė dyja fatmirėsisht i kishte pėrfunduar me gjallje tė tij,si romanin "RROTULL", ashtu dhe dramėn "PROCESI". Unė kosideroj se krijuesi Jusuf Gėrvalla, pikėrisht kur ishte nė kulminacionin e tij prodhues si prozator,me ēka do tė arrinte individualitetin e romansierit,iu bė atentati dhe ra tragjikisht, me ēka pritet vlugu i tij artistik. Krijimtaria letrare e Jusuf Gėrvallės, pra poezia, proza, publicistika janė njė kontribut i jashtėzakonshėm pėr mbarėvajtjen e zhvillimit tė artit, tė mendimit, tė humanizmit dhe tė mendėsisė shqiptare, me ēka na jep njė mostėr tė re tė shtjellimit tė letėrsisė sonė shqipe.

 

     Jusufi - DRAMATURG

     Nė kėtė fushė Jusufi e bėn hapin e parė. Por, kėtė dramė, qė quhet "PROCESI" Jusufi na shfaqet absolutisht origjinal dhe sikur shkrihet me shokėt e tij qė ishin nė gjyqin e regjimit jugosllav, ku trajton me pėrpikėri skenaret politikė antishqiptarė qė po zbatonte regjimi kur po shtypte popullin. Jusufi jep pėrmes dramės "PROCESI" njė nga dramat gjakatare, qė po zbatonte regjimi jugosllav mbi shqiptarėt, po jep dhe qėndresėn e atdhetarėve qė gjendeshin nė gjyq. Edhe kėtu nė shtjellimin e dramės, Jusufi ishte vetvetja. Unė, duke i pėrmbledhur tė gjithat,do tė thosha se Jusuf Gėrvalla me opusin e tij tė gjerė ėshtė njė enciklopedi nė vete, ngase ai pėr Letėrsinė shqipe sjell njė risi tė stilit tė veēantė tė krijimtarisė sė njė brezi tė ri letrar.

     VEPRAT E JUSUFIT:

     -"Fluturojnė e bien"(1975)

     -"Kanjushė e verdhė"(1978)

     -"Shtėpia nė kornizė"

     -"Shenjat e shenjta"(1979)

     -"Kėngėt e moshės"

     -Romani "Rrotull"

     -Drama "procesi"

 

     Jusufi - MILITANT

     Jusuf Gėrvalla veprimrarinė e tij politike e ka nisur mė herėt, po nė mėnyrė intensive tė organizuar e filloi nė vitin 1978 pėrmes heroit tonė tė kombit, Metush Krasniqi, ku Jusufi ishte njohur me tė drejtpėrdrejt.

     Ja si shkruan Ramadan Pllana pėr Jusufin: "Ai ishte vėllai im i idealit,i cili mė njihte mirė dhe kishte konsideratė tė lartė pėr mua. Jusufi,nė bashkėpunim me shokė brenda dhe jashtė Lėvizjes sonė luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm pėr t'i treguar popullit tonė tė robėruar shtigjet mė tė pėrshtatshme kah bashkimi e ēlirimi i kombit; nė veēanti e kishte tehun te edukimi i shėndoshė i rinisė studentore e shkollore. Prandaj, pikėrisht pėr kėtė edhe kishte propozuar formimin e Komitetit Qendror tė Rinisė sė LNĒKVSHJ prej pesė anėtarėsh, qė realizohet mė 12 mars 1979 nė Prishtinė. Kėtė detyrė Jusufi ma kishte besuar mua. Me kėtė rast unė shkrova pamfletin: "Rini shqiptare, rini revolucionare", tė cilėn e redaktoi dhe e publikoi Jusufi nė "Lajmėtari i lirisė" nė janar tė vitit 1981. Prandaj, pra, Komitetin Qendror tė Rinisė e formova prej pesė anėtarėsh: Unė (Ramadan Pllana), Musa Neziri, Kimete Krasniqi, Abdullah Hoxha dhe Latif Pllana."

     Duke iu pėrmbajtur parimeve tė zgjerimit tė radhėve tė anėtarėve tė LNĒKVSHJ, Ramadan Pllana zgjeroi rrjetin e Lėvizjes, ku ndėr ta ishin dhe Ferki Morina, Sylejman Qyqalla, Shefqet Jashari, Skėnder Jashari, Isa Demaj, Avdyl Lahu e qindra tė tjerė qė kishin bėrė rrjetin e gjerė pėrmes SISTEMIT TĖ TRESHIT. Njė ndihmesė tė madhe ka dhėnė Avdyll Lahu, duke e shtrirė koordinimin e pėrkujdesjen e literaturės ilegale pėr tė qarkulluar nėpėr  personat e duhur; Avdyli edhe mė herėt ishte burgosur dhe bashkė me Adem Demaēin e me shumė shokė tė tjerė.

     Jusufi vepronte me pseudonimin "SOKOLI"duke e shtrirė e shtuar veprimtarinė nė tė gjitha kategoritė shoqėrore.

     Nė mėrgatė Jusufi bashkėpunimin mė tė ngushtė e kishte me Kadri Zekėn,ngase qė tė dytė bashkė me Bardhin qėllimin kryesor kishin qė tė gjitha organizatat e celulat  ilegale t'i shkrinin nė njė pėr t'iu shmangur pėrēarjeve nė mes shqiptarėve, qė asokohe ende ishte njė mjegull politike. Kėtė e arritėn me sukses.

     Veprimtaritė konkrete tė Jusufit, Kadriut e Bardhoshit u shfaqen me shumė demonstrata si vijon:

  - Mė 11 prill 1981 pėrballė Ambasadės jugosllave;

  - Mė 18 prill nė Cyrih;

  - Mė 25 prill nė Stuttgart;

  - Mė 9 maj nė Mynih;

     Kėto demonstrata tė fuqishme po ia zbehnin respektin e rrejshėm regjimit titist  dhe nė popullin tonė po ndezej njė dritė e madhe shprese pėr njė epokė tė re,andaj  gjithė ky akumulim i revoltės shekullore shpėrtheu nė tokėn shqiptare tė Kosovės dhe demonstratat e vitit 1981 ishin njė revolucion qė po e shembte themelin e njė regjimi gjakatar pėrgjithmonė.

     Pra,u pa shpejt se synimi i Jusufit, Kadriut e i Bardhoshit me shokė,u realizua me sukses, prandaj dhe shfaqen me sukses gazetat ilegale: "LIRIA" pastaj "Lajmėtari i lirisė" dhe "Zėri i Kosovės"qė ishte organ i LNĒKVSHJ. Ideali i shumė brezave,i Adem Demaēit,i Metush Krasniqit me shokėt Jusuf Gėrvalla Kadri Zeka, Bardhosh Gėrvalla, Rexhep Elmazi, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Ramadan Pllana e mijėra atdhetarėve, nuk u shua,por u shtua dhe mė shumė me masivizimin edhe me mobilizimin e tėrė popullit nė kuadėr tė LĖVIZJES POPULLORE TĖ KOSOVĖS, e cila tė gjitha pėrpjekjet i kurorėzoi me formimin e UĒK pėr ta bėrė PAVARĖSIMIN e Kosovės pėrmes luftės sė lavdishme tė vashave e djemėve atdhetarė.

     Unė e quaj tė pamundur tė thuhet se pėr Jusufin u shkrua dhe u tha ēdo gjė, ngase vetė veprimtaria e tij ishte e shumanshme dhe e shtrirė nė shumė rrafshe. Prandaj them se Jusufi si veprimtar ėshtė njė enciklopedi nė vete.

 

     ĒOHU JUSUF...

  Ēohu, Jusuf, e merr kitarėn

  Pentagramin nis... shfleto

  Thirr KANJUSHĖN me pranverėn

  Tė gjithė zogjtė nga gjumi zgjo!

 

  Na thirr stinėn tė dalė nga varri...

  Na i thuaj dimrit le tė vdesė;

  Nxirr dhe njė dritė nga fanari...

  Na ėshtė zėnė fryma me tė pabesė.

 

  Ēohu, Jusuf, e thirr Metushin!

  Ne po duam vetėm qershor...

  Stuhi e zezė po na e lag prushin

  Tė mos ndritė si meteor.

 

  Ēohu, vėlla, pėr Ajshe Nėnėn,

  Pėr neve qė tė patėm shok,

  Se Shqipėrisė po i thurin gjėmėn...

  Si atėherė... sėrish dhe sot!

 

  Thirr Kadriun... Bardhin me shokė...

  Njė re e zezė po i sulet Lirisė

  Vetėm me njė zė ne bėjmė epokė

  Me zėrin e Gjergjit - Shqipėrisė.

 

  Ēohu, vėlla... ti s'ke vdekur

  Kitara jote prore na grish;

  Tė bėjmė bashkė zjarr e hekur

  Nė djep tė ri tė Ilirisė.

 

LAVDI VEPRĖS SĖ DĖSHMORĖVE JUSUF, KADRI E BARDHOSH!

LAVDI TĖ GJITHĖ DĖSHMORĖVE TĖ KOMBIT!

 

  Heidelberg, mė 4 shkurt 2012

______________________________________________________________

© Pashtriku.org, Shkurt'2012