FSK - njėsi pėr mbrojtje civile!

 

A ka Siguri pa mbrojtje?!

 

·       Kur pėrmenden forcat e armatosura e tė paarmatosura nė Kosovė (pėrfshirė kėtu KFOR-in, policinė, tash edhe FSK-nė etj.) gjithmonė bėhet fjalė pėr sigurinė nė Kosovė dhe asnjėherė pėr mbrojtjen e Kosovės, thuajse Kosovės i vjen rreziku nga vetvetja e jo nga Serbia.

 

     Shkruan: Albin KURTI - Prishtinė, 29. 08. 2008

 

     Formulari qė duhet ta plotėsojnė tė gjithė ata qė duan tė inkuadrohen nė Forcėn e Sigurisė sė Kosovės (FSK) ėshtė marramendės. Pėrplot pyetje tė pafundme tė cilat e lodhin dhe mėrzisin edhe njeriun mė tė durueshėm. Mbi tė gjitha, me kėtė lloj formulari sigurisht qė njerėzit disi skanohen (dhe familjet e tė afėrmit tė tyre pėr tė cilat janė dedikuar njė numėr i madh i pyetjeve). Kandidatėt pėr FSK duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė shumta nė fakt krijojnė dosje pėr vetveten. Mblidhen aq shumė informata pėr ta saqė pjesėtarėt e FSK’sė sė ardhshme pa dyshim qė do tė jenė njerėzit pėr tė cilėt do tė dihet mė sė shumti. Natyrisht qė kėto informata nuk do tė bėhen publike. Ato do t’i dinė vetėm KFOR-i dhe Ministria pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės tė cilėt do ta dirigjojnė FSK’nė.

 

     Nė dokumentet e tyre thuhet qė njėsia e KFOR-it pėr verifikim tė FSK-sė do tė sigurojė se “…ata qė kanė qasje nė informatat mbi forcėn janė tė besueshėm dhe nuk shkelin konfidencialitetin. Ēfarėdo shkelje e tė drejtės pėr tė respektuar jetėn private dhe familjare, Konventa Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut (ECHR) neni 8, dhe diskriminim - ECHR, neni 14, do tė bėhet vetėm nėse ėshtė e domosdoshme dhe proporcionale. Synimet legjitime tė veprimit tė tillė do tė pėrfshijnė mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė tė tjerėve, duke ruajtur sigurinė publike, parandalimin e krimit dhe prishjes sė rendit dhe qetėsisė, dhe nė disa raste pėr mbrojtjen e sigurisė kombėtare.”

 

     Pra, nenet 8 dhe 14 tė Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut do tė shkelen vetėm atėherė kur ėshtė e domosdoshme dhe kjo do tė bėhet nė mėnyrė proporcionale, pėrfshirė kėtu edhe kur ėshtė nė pyetje mbrojtja e sigurisė kombėtare (sic.)! Se kur do tė bėhet shkelja e Konventės dhe nė ēfarė proporcioni, ėshtė tėrėsisht nė duart arbitrare tė KFOR-it. Po ashtu, KFOR-i ėshtė ai qė do tė na e pėrcaktojė se ēka ėshtė siguri kombėtare, anipse KFOR-i jo vetėm qė nuk ėshtė ushtri e Kosovės, por pėr mė tepėr ka edhe shumė pjesėtarė brenda vetes nga shtetet tė cilat janė deklaruar kundėr pavarėsisė sė Kosovės.

 

     Mbase nuk ėshtė e rastėsishme qė Kosovės i bėhet referimi edhe si “ish krahinė serbe”, aty ku pėrmendet se “pėrveē rregullave tė shtetėsisė, duhet tė keshė banuar nė Kosovė (ose nė ish Krahinėn serbe tė Kosovės) pėr mė sė paku 5 vite para kohės kur bėn aplikim.” Pra, pėr Kosovėn thuhet se na paska qenė krahinė serbe, gjė qė ėshtė shumė mė keq sesa tė thuhej Krahinė e Serbisė. Pikėrisht Serbia ėshtė ajo e cila thotė se ndonėse Kosova nuk ėshtė mė tamam Krahinė e Serbisė si dikur, ajo megjithatė ėshtė krahinė serbe. Projekti i ‘eksterritorialitetit’ tė kishave e manastireve ortodokse e synon mu kėtė gjė.

 

     Nė njė intervistė pėr radion BBC nė gjuhėn shqipe, nė pyetjen nėse do tė ndihmojė KFOR-i nė krijimin e Forcės sė re tė Sigurisė nė Kosovė dhe pėr atė si do tė duket ajo, Gjenerali Xavier de Marhnac pėrgjigjet: “NATO-ja ka marrė vendim qė ta ndihmojė kėtė proces, qė pėrfshin shuarjen e TMK’sė. Forca do tė jetė, kryesisht njė njėsi pėr mbrojtje civile, qė do t’i japė Kosovės kapacitete dhe pėrgjegjėsi pėr t’u pėrballur me katastrofat e rėnda, siē janė tėrmetet, vėrshimet ose zjarret. Kjo ėshtė vija e fundit dhe ajo qė do tė ndodhė.” Dhe, mė pas nė pyetjen vijuese “Pra, kjo do tė jetė njė forcė emergjente?”, De Marhnac thotė: “Mund ta quani njė forcė emergjente, ose njė komponentė pėr mbrojtjen civile.“ Kjo ėshtė pėrgjigje mė se e qartė pėr tė gjithė ata qė po e gėnjejnė popullin e Kosovės se FSK-ja ėshtė ushtria e tij.

 

     Sė pari, FSK-ja nuk ėshtė ushtri.

     Nė nenin 10.2 tė Ligjit pėr FSK pėrkufizohet qė FSK-ja do tė jetė “... e armatosur lehtė dhe nuk do tė ketė armė tė rėnda, siē janė tanket, artileria e rėndė apo kapacitetet sulmuese ajrore” Dhe, sė dyti, ajo nuk ėshtė e jona. FSK, mė parė se nėn kontroll tė Ministrit pėr FSK, realisht do tė jetė nėn kontroll tė KFOR-it, komandanti i tė cilit nė intervistėn e lartpėrmendur, kur flet pėr procesin e themelimit tė FSK-sė e vė theksin te shuarja e TMK-sė ngjashėm sikurse qė formimi i TMK-sė para 9 vjetėve kishte tė bėnte para sė gjithash me shuarjen e UĒK-sė.

 

     Kur kemi parasysh qė FSK-ja nuk do tė jetė ushtri por vetėm organizatė civile me kompetenca shumė tė kufizuara, atėherė kushtet e panumėrta fizike dhe shėndetėsore qė duhet t’i plotėsojnė ata qė aplikojnė nė FSK, janė veēse mėnyra teknike pėr kontroll sa mė tė madh politik mbi FSK-nė dhe secilin pjesėtar aty. Shumica e ish pjesėtarėve tė UĒK-sė do tė eliminohen menjėherė pėrmes kriterit qė thotė se nuk mund t’i keshė mė shumė se 30 vjet pėr pranim si oficer ose mė shumė se 25 vjet pėr pranim nė rangjet tjera. Aktualisht, pothuajse tė gjithė pjesėtarėt e TMK-sė janė oficerė dhe kanė grada tė larta, ndėrkohė qė shumica dėrrmuese e tyre janė mbi 30 vjeē. Prej tyre do tė kėrkohet qė tė heqin gradat pėr tė hyrė nė FSK dhe, rrjedhimisht, ata ose nuk do tė pranojnė tė hyjnė nė FSK ose do tė hyjnė aty tė poshtėruar. Mirėpo, inkuadrimi i tyre nė FSK (me gradė mė tė ultė natyrisht) ua siguron pagėn e TMK-sė nėse ajo ka qenė mė e lartė se nė FSK deri atėherė kur paga nė FSK ta arrijė shumėn e asaj nė TMK. Kjo pėrveē qė tregon se pjesėtarėt e FSK-sė do t’i kenė pagat e ulėta, njėkohėsisht shpėrfaq ofertėn pėr pjesėtarėt e TMK-sė pėr t’u shitur. Nėse biznesmenėt prodhues bėjnė oferta me mallra pėr t’i shitur pėr njerėzit, pushteti bėn oferta pėr njerėzit qė tė bėhen mallra pėr t’u shitur.

 

     Struktura e karrierės pėr FSK-nė tregon se FSK-ja nuk ėshtė kurrfarė transicioni drejt bėrjes ushtri, porse ėshtė maksimumi i mundshėm nė kėtė sistem politik: shėrbimi i shkurtėr thuhet se zgjat jo mė shumė se 12 vjet, shėrbimi i plotė edhe 15 vjet tė tjera kurse ai i gjatė edhe me 5 vjet shtesė kėtyre! Nė nenin 10.2 tė Ligjit pėr FSK-nė theksohet se rishikimi i kufizimeve pėr FSK-nė do tė bėhet jo mė herėt se 5 vjet nga koha e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji. Gjithsesi bėhet fjalė pėr projekt shumė afatgjatė, maksimumi aq minimal i tė cilit tregohet qysh nė fillim.

 

     Kur pėrmenden forcat e armatosura e tė paarmatosura nė Kosovė (pėrfshirė kėtu KFOR-in, policinė, tash edhe FSK-nė etj.) gjithmonė bėhet fjalė pėr sigurinė nė Kosovė dhe asnjėherė pėr mbrojtjen e Kosovės, thuajse Kosovės i vjen rreziku nga vetvetja e jo nga Serbia. Nuk ėshtė e rastėsishme qė njė ndėr detyrat kryesore tė FSK-sė (sikurse edhe tė TMK-sė) do tė jetė deminimi (ku ashtu?!), dhe jo ta zėmė ajo qė do tė ishte mė se e nevojshme - e kundėrta e kėsaj: minimi (i kufirit me Serbinė armike).

 

     Madje edhe nė tekstin e betimit tė pjesėtarit tė FSK-sė i cili ėshtė pėrmbajtje e nenit 17 tė Ligjit pėr FSK-nė, askund nuk figuron fjala ‘mbrojtje’. Atje me tė rrallė ku pėrmendet fjala ‘mbrojtje’, kjo bėhet vetėm kur thuhet ‘mbrojtje civile’. De Marhnac nė intervistėn e lartpėrmendur thotė se FSK-ja do tė jetė njėsi pėr mbrojtje civile. Edhe neni 10.2d) i Ligjit pėr FSKnė thotė qė FSK-ja do “…tė ndihmojė autoritetet civile pėrmes operacioneve tė mbrojtjes civile”.

 

     Kjo do tė thotė qė FSK-ja nuk do tė ketė tė drejtė tė pėrzihet nė rast tė konfliktit apo luftės nė Kosovė. Ajo do tė merret vetėm me strehimin dhe pėrkujdesjen pėr viktimat civile. Si e tillė, FSK-ja jo vetėm qė s’do tė jetė ushtri, por ajo do tė jetė njė formacion thelbėsisht antiushtarak: njė formacion ku janė mbledhur ata qė sipas pėrkufizimit s’do tė kenė tė drejtė tė luftojnė nė rast lufte.

………………………

Albin Kurti: EULEX-i,fuqi ekzekutive, nė llogari tė Qeverisė sė Kosovės