Zgjedhjet nė Kosovė nuk mbahen kur thonė dokumentet,

por kur thonė menaxhuesit e krizės!

 

Pushteti suprem e do barazimin e kukullave!

 

·       Pushteti ndėrkombėtar nuk organizon zgjedhje nė Kosovė pa i lėshuar rrėnjėt nė institucionet e sistemit politik, pa u etabluar njėherė vetė ai.

·       Pushteti ndėrkombėtar nuk lejon organizimin e zgjedhjeve pėrderisa nuk ka ndonjė krizė politike. Vetėm kur ka krizė politike atėherė organizohen zgjedhjet nė mėnyrė qė tė shmanget vėmendja nga kriza por edhe tė aktrohet normaliteti

·       Pushteti ndėrkombėtar dėshiron disa parti politike pak a shumė tė barabarta sepse asisoj kontrolli i tij mbi to maksimalizohet. Partitė politike shihen nga ai veēse si objekte pėr t'u administruar ashtu siē e dikton ekonomia e pushtetit ndėrkombėtar.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 26. 09. 2008

_____________________________________

 

     Nė nenin 11.1 tė Dispozitave tė Pėrgjithshme tė Propozimit tė Ahtisaarit pėr statusin e Kosovės, thuhet qė „Jo mė vonė se nėntė muaj pas hyrjes nė fuqi tė kėsaj zgjidhjeje, Kosova do tė organizojė zgjedhje tė pėrgjithshme dhe komunale…“. Siē dihet, ky Propozim mjaft i volitshėm pėr Serbinė nuk u bė marrėveshje ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė sepse ajo kėrkonte edhe mė shumė se kaq. Mund tė provohet tė argumentohet se Propozimi i Ahtisaarit megjithatė ėshtė bėrė marrėveshje ndėrmjet Kosovės dhe faktorėve ndėrkombėtarė pėrfundimisht me 5 prill tė vitit 2007, atėherė kur Kuvendi i Kosovės e miratoi kėtė Propozim.

 

     Zgjedhjet e reja njėmend u mbajtėn me 17 nėntor 2007, pak mė shumė se shtatė muaj mė pas, dhe tash nuk ka pse tė ketė zgjedhje tė reja nė tri vitet e ardhshme. Mirėpo, nuk ėshtė bash kėshtu. Vijimi i fjalisė sė mėsipėrme nga neni 11.1 thotė se zgjedhjet e pėrgjithshme dhe komunale do tė organizohen „…nė pajtim me kushtet e kėsaj zgjidhjeje dhe kufijve tė ri komunal, tė pėrcaktuar me Aneksin III tė kėsaj zgjidhjeje“.. Propozimi i Ahtisaarit kėrkon qė njėherė duhet tė vendosen kufijtė e ri tė komunave tė reja me shumicė serbe sipas decentralizimit tė paraparė nė Aneksin III. Kjo duhet tė bėhet brenda nėntė muajve pas hyrjes nė fuqi tė Propozimit dhe mandej tė mbahen zgjedhjet.

 

     Hyrja nė fuqi e Propozimit sigurisht qė konsiderohet hyrja nė fuqi e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės nė zemėr tė sė cilės, dhe mbi tė cilėn pėr nga rėndėsia normative, ndodhet ky Propozim. Rrjedhimisht, zgjedhjet e reja nė Kosovė duhet tė mbahen mė sė largu deri me 15 mars 2009. Ndonėse Pieter Feithi dhe Sadri Ferati i kanė dhėnė zor qė sa mė shpejt t'i sajojnė komunat serbe, tashmė ėshtė e qartė se nuk do tė ketė zgjedhje nė pranverėn e ardhshme. Nė kėtė pikė, pėr t'i kuptuar fenomenet dhe zhvillimet, duhet ta braktisim terrenin ligjor pėr tė kaluar te ai politik.

 

     1. Pushteti ndėrkombėtar nuk organizon zgjedhje nė Kosovė pa i lėshuar rrėnjėt nė institucionet e sistemit politik, pa u etabluar njėherė vetė ai. EULEX-i ende nuk ėshtė instaluar nė Kosovė dhe ndodhet larg prej funksionimit normal. EULEX-i po vonohet me vendosjen e tij kurse ICO-ja me shtrirjen. Zgjedhjet pėr pushtet po shtyhen sepse pushteti i vėrtetė (qė ėshtė i rezervuar) nuk ėshtė ende gati! Pushteti ndėrkombėtar synon qė paraprakisht tė forcohet vetė dhe ai do tė organizojė zgjedhje vetėm atėherė kur ato nuk do tė ishin aq tė rėndėsishme, pra nė kohėn kur ato nuk do tė kishin mundėsi qė ta cenojnė pushtetin e ndėrkombėtarėve. UNMIK-u nuk pat organizuar zgjedhje nė vitin 1999 por tek nė vitin 2000 kur u forcua mirė e mirė, dhe atė vetėm zgjedhje lokale fillimisht.

 

     2. Pushteti ndėrkombėtar nuk lejon organizimin e zgjedhjeve pėrderisa nuk ka ndonjė krizė politike. Vetėm kur ka krizė politike atėherė organizohen zgjedhjet nė mėnyrė qė tė shmanget vėmendja nga kriza por edhe tė aktrohet normaliteti. Duke e ditur se nuk do tė ketė pavarėsi pėrmes KS tė OKB-sė dhe se shpallja e pavarėsisė po shtyhet pėr vitin 2008, UNMIK-u dhe zyrat e Quintit nga alternativat qė i kishin pėrpara e zgjodhėn mbajtjen e zgjedhjeve. Kėsisoj, e gjithė energjia e pakėnaqėsisė me pavarėsinė qė vazhdimisht po shtyhej u kanalizua sadopak nė fushatat propagandistike parazgjedhore. Pėrgatitjet pėr zgjedhje dhe mbajtja e tyre janė njė mjet i fuqishėm nė duart e zyrtarėve ndėrkombėtarė tė cilin ata e nxjerrin si adut sa herė qė bie drastikisht rejtingu i institucioneve dhe krerėve politik. Tamam kur premtimeve tė politikanėve u del boja krejtėsisht, atyre u jepet shansa qė tė ngjiten sėrish nė skenat e tubimeve parazgjedhore me premtime tė reja. Prandaj zgjedhjet shtyhen dhe deri kah fundi nuk dihet se kur do tė mbahen. Sepse ato nuk mbahen kur thonė dokumentet por kur thonė menaxhuesit e krizės, qė kartėn e zgjedhjeve e pėrdorin pėr parandalimin e shpėrthimit tė krizės. Fundja, menaxhimi i krizės nuk ka kuptim tjetėr: kriza ėshtė kėtu pėr tė mbetur - ajo s'duhet tė shpėrthejė. Zgjedhjet nuk janė kurrfarė pėrjashtimi. Edhe ato pėrdoren varėsisht nga kontributi qė mund tė japin nė menaxhimin e krizės.

 

     3. Pushteti ndėrkombėtar dėshiron disa parti politike pak a shumė tė barabarta sepse asisoj kontrolli i tij mbi to maksimalizohet. Partitė politike shihen nga ai veēse si objekte pėr t'u administruar ashtu siē e dikton ekonomia e pushtetit ndėrkombėtar. Sunduesve ndėrkombėtarė nuk iu konvenon njė parti e madhe e tjerat tė vogla, por as njė polaritet me dy parti tė mėdha e tjerat tė vogla. Ata duan qė pushtetin vendor pėrfundi tyre ta aspirojnė 4 a 5 parti qė nuk janė shumė larg njėra-tjetrės pėr nga fuqia. Prandaj, atyre iu leverdis qė opozita parlamentare nė Kosovė tė forcohet dhe t'ia marrė ca fuqinė pozitės. Mirėpo, a ėshtė e mundur kjo gjė? Unė besoj se nuk ėshtė e mundur. Gjithsesi, ėshtė detyrė e opozitės parlamentare qė tė shquhet prej pozitės, tė tregojė se ku dallon nga ajo. Por AKR, LDD dhe AAK nuk e kanė as edhe njė ēėshtje tė vetme thelbėsore qė i dallon nga Qeveria; ato nuk e kanė ama bash asnjė ēėshtje pėr tė cilėn do tė mund tė ēaheshin politikisht me PDK-nė e LDK-nė. Haradinaj ka mbetur tek radikalizmi verbal dhe dėnimi abstrakt i mospunės sė Qeverisė. Nuk mjafton qė ai tė tregojė se si tash po vjedhet mė shumė se dikur.

      Sikur opozita parlamentare, pėr dallim prej pozitės,

-         tė ishte pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė,

-         sikur tė ishin kundėr integrimit nė BE apo NATO,

-         sikur tė ishin kundėr privatizimit apo kundėr TC 'Kosova C',

-         sikur tė ishin kundėr Planit tė Ahtisaarit apo pėr shpalljen e bėrjen e TMK-sė ushtri, pothuajse pėrmes cilėsdo prej kėtyre, ato njėmend do tė bėheshin opozitė.

      Kėshtu siē ėshtė, opozita parlamentare ėshtė e kotė. Ajo ka tepėr shumė gjėra tė pėrbashkėta me pozitėn. Jo vetėm qė opozita e kėtillė s'ėshtė problem pėr pozitėn, por ajo ka edhe probleme brenda vetes. AKR dhe LDD duan tė jenė veēse prezentė nė institucione dhe s'kanė ambicie mė tė mėdha. Kjo mungesė e ambicieve tė tyre ėshtė problemi qė ka Haradinaj me ta. Ai s'po e kupton diskrepancėn e ambicieve. Ai qė don tė bėhet kryeministėr nuk mund tė bashkėpunojė me ata qė janė tė stėrkėnaqur qė u bėnė deputetė. Atėherė, shtrohet pyetja, a thua si do t'ia bėjnė ndėrkombėtarėt nėse opozita s'ka se si ta zvogėlojė rolin e pozitės dhe ta sjellė nivelizimin e dėshiruar nga ata? Nuk u mbetet rrugė tjetėr pėrveē qė t'i shtyjnė zgjedhjet pėr vjeshtėn e vitit tė ardhshėm, apo edhe ca mė larg se aq, deri atėherė kur pozita do tė diskreditohej mjaftueshėm me zbatimin e projekteve famėkėqija sikurse ai i decentralizimit.

 

     PDK-sė sigurisht se do t'i konvenonte qė zgjedhjet tė mbahen sa mė parė, mirėpo kjo nuk do tė ndodhė. Projekti pėr barazimin e disa partive nėnkupton se PDK-ja duhet tė bie pėrgjatė muajve tė ardhshėm, drejt pikės kur edhe Hashim Thaēin do ta hedhin si njė leckė qė ėshtė pėrdorur tepėr, ngjashėm siē patėn vepruar me kryeministrat e tjerė. Haradinaj dėshiron qė ta restaurojė tė kaluarėn kur ai ishte kryeministėr. Thaēi dėshiron ta pėrjetėsojė tė tashmen kur ai ėshtė kryeministėr. Por, pushteti i vėrtetė ėshtė ai ndėrkombėtar. Shtyrja e zgjedhjeve, sė paku deri kah fundi i vitit tė ardhshėm, do tė ndihmojė qė AAK tė ngritet pak, PDK e LDK tė bien ngapak, krejt kjo nė kuadėr tė rrugėtimit drejt barazimit tė pėrafėrt por tė pėrgjithshėm tė partive kryesore. Ligji i pushtetit suprem e do kėtė gjė. Diktatura e cila nuk do qė ta pėrdor dhunėn synon qė forcat pėrfundi saj dhe mbi popullin tė jenė sa mė tė barabarta. Natyrisht, nė mėnyrė qė sundimi i tyre tė jetė sa mė i lehtė dhe sa mė i gjatė.

              

&

 

Albin Kurti: Njohja e Serbisė duke mos e njohur Kosovėn!