Kah po shkon Kosova?

Dy mbretėr i ka Kosova e pavarur!

 

·       Po tė ishim njėmend shtet i pavarur, sovran e demokratik, nuk do tė kishte mė UNMIK nė Kosovė dhe pushteti ekzekutiv i tij do t’i ishte bartur tanimė Qeverisė. Po ashtu, njė sėrė kompetencash tjera, nė Kosovėn e pavarur, sovrane e demokratike, nuk duhet tė ekzistojnė fare. Sėrish e kam fjalėn pėr kompetencat e PSSP-sė, pozita mbretėrore e tė cilit nė vend se tė zhbėhej, pas pavarėsisė u dyfishua edhe me atė tė ICO-sė. Lamberto Zannieri dhe Pieter Feith sot janė dy mbretėrit nė Kosovėn e pavarur. Asnjėri prej tyre nuk ėshtė votuar nga qytetarėt e Kosovės por qė tė dy kanė fuqi legale dhe praktike pėr tė shfuqizuar ligje tė Kuvendit e pėr tė larguar ministra tė Qeverisė nga postet e tyre. Pavarėsi se jo mahi!

 

Shkruan: Albin KURTI - Prishtinė, 08. 09. 2008

______________________________

 

     Me kalimin e muajve dhe viteve, njėherė nisėn bisedimet pėr ‘ēėshtje teknike’ e pastaj negociatat pėr statusin e Kosovės nė Vjenė. Atje vetėm sa rriteshin koncesionet ndaj Serbisė dhe pas pėrfundimit tė pazarit me Kosovėn dhe obstruksioneve tė Rusisė nė KS tė OKB-sė, bėrja e pavarėsisė nisi tė zėvendėsohej me shpalljen e saj. U ndryshuan edhe premtimet: thanė se UNMIK-u, e me kėtė edhe PSSP-ja, do tė shkojnė por se ato praktikisht do tė zėvendėsohen me misionin pėrparimtar tė BE-sė nė krye tė tė cilit do tė jetė ICO-ja (International Civilian Office/Zyra Civile Ndėrkombėtare), njė instancė kjo e ngjashme me PSSP-nė ama vetėm formalisht, meqė shumė mė e butė politikisht. Nė bazė tė kėtij varianti, s’do tė kishte mė PSSP, por megjithatė autoriteti mė i lartė nuk do tė ishin Kryeministri e as Kryetari i Kosovės, por ICO-ja.

 

·      Foto: Dy mbretėrit e Kosovės: Zannier dhe Pieter Feith

 

     Nuk vonoi shumė pas shpalljes sė pavarėsisė dhe njohjes sė saj kur mosshkuarja e UNMIK-ut u shty deri te hyrja nė fuqi e Kushtetutės sė Kosovės, gjė qė njėherazi mendohej se do tė paraqiste kohėn e transicionit tė UNMIK-ut, pra transferit tė kompetencave tė tij te Qeveria. Sot jemi dėshmitarė se nuk ka transicion por rikonfigurim, se nuk ka bartje tė kompetencave te Qeveria por pjesėrisht bartje te EULEX-i dhe mbetje tė UNMIK-ut nė Kosovė. Nė vend qė PSSP-ja tė shkojė, ose edhe nė vend qė PSSP-ja tė zėvendėsohet me ICO-nė, kemi pėrfunduar nė situatėn ku PSSP-sė iu shtua edhe ICO-ja. Jo vetėm qė nuk mbetėm pa PSSP por tash i kemi tė dy: edhe PSSP-nė edhe ICO-nė, qė tė dyja kėto instanca sovrane - njėra nė bazė tė Rezolutės 1244 e tjetra (edhe) nė bazė tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės. Ja pra se si u kurorėzua aktualisht procesi i kėtyre viteve tė fundit sa i pėrket autoritetit suprem nė Kosovė, proces ky i cili nga politikanėt e Kosovės pėrgjithėsisht u quajt si proces i pavarėsimit tė Kosovės.


     Po tė ishim njėmend shtet i pavarur, sovran e demokratik, nuk do tė kishte mė UNMIK nė Kosovė dhe pushteti ekzekutiv i tij do t’i ishte bartur tanimė Qeverisė. Po ashtu, njė sėrė kompetencash tjera, nė Kosovėn e pavarur, sovrane e demokratike, nuk duhet tė ekzistojnė fare. Sėrish e kam fjalėn pėr kompetencat e PSSP-sė, pozita mbretėrore e tė cilit nė vend se tė zhbėhej, pas pavarėsisė u dyfishua edhe me atė tė ICO-sė. Lamberto Zannieri dhe Pieter Feith sot janė dy mbretėrit nė Kosovėn e pavarur. Asnjėri prej tyre nuk ėshtė votuar nga qytetarėt e Kosovės por qė tė dy kanė fuqi legale dhe praktike pėr tė shfuqizuar ligje tė Kuvendit e pėr tė larguar ministra tė Qeverisė nga postet e tyre. Pavarėsi se jo mahi!


     Lamberto Zannieri e ka pasur fatin mė tė keq sesa Pieter Feith. Ai ėshtė ekspozuar mė shumė, dhe rrjedhimisht ėshtė demaskuar mė shumė. Nėse dikur PSSP-ja ndėrmjetėsonte midis Prishtinės e Beogradit pėr ēėshtjen e Kosovės, tash sėrish ndėrmjetėson, mirėpo jo vetėm pėr ēėshtjen e Kosovės, por edhe pėr atė tė UNMIK-ut, pra tė vetes sė tij. Zannieri, duke u bazuar nė letrėn e Ban Ki-moon-it, dėshiron t’i sjellė nė tryezėn e negociatave tė reja Prishtinėn e Beogradin sepse vetėm asisoj do tė rriteshin gjasat qė Beogradi ta pranojė UNMIK-un e rikonfiguruar. Zannierit i duhet qė t’ia bėjė njė shėrbim Beogradit nė kurriz tė Kosovės nė mėnyrė qė Serbia ta pranojė atė. Paralelisht me ‘angazhimin’ e Qeverisė pėr njohjen e Kosovės i kemi edhe pėrpjekjet e Zannierit pėr njohjen e UNMIK-ut nga Serbia. Kėsisoj, operimi politik i Zannierit nė Kosovė del se ėshtė thelbėsisht proserb. Zannieri ėshtė mė se i vetėdijshėm pėr kėtė gjė dhe ai e di se ēfarė duhet tė mendojnė shqiptarėt pėr tė. Kjo ėshtė arsyeja pse UNMIK-u e stėrthekson zvogėlimin e stafit tė vet nė Kosovė me shpresė se do ta zvogėlojė pezmin e natyrshėm tė shqiptarėve. UNMIK-u do qė ta shmang vėmendjen nga fakti se po mbetet nė Kosovė si njė mision qė tash ėshtė gjithsesi edhe mė i dėmshėm pėr Kosovėn se pėrpara.

 

     Andaj, UNMIK-u flet pėr reduktim stafi. Mirėpo, tė reduktohesh do tė thotė tė mos shkosh. Problemi me UNMIK-un kurrė nuk ka qenė ai i sasisė sė personelit por i parimit mbi tė cilin UNMIK-u ndodhej nė Kosovė: Rezoluta 1244 e cila nė njėrėn anė e afirmon integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavisė (mė pas Serbisė), kurse nė anėn tjetėr i jep UNMIK-ut fuqi ekzekutive mbi institucionet dhe popullin e Kosovės. Madje, edhe ky zvogėlim i stafit tė UNMIK-ut do t’i lė keq vetėm ata qė ishin nė rangjet e ulėta. Stafi vendor dhe ai ndėrkombėtar me paga jo aq tė larta do tė pushohen nga puna, kurse ata me pozita tė larta nė hierarki e me paga marramendėse do tė mbesin (pėrfshirė kėtu PSSP-nė Lamberto Zannieri i cili merr 25.000 euro nė muaj). Njerėzit qė mbanin familjet me pagat e tyre do tė pushohen, ndėrkaq ata qė bėnin plane pėr tė blerė shtėpi nė Francėn jugore do tė mbesin.


     Pėr Serbinė nuk ėshtė i favorshėm vetėm roli i PSSP-sė nė Kosovė. ICO-ja, sipas pėrkufizimit, ėshtė koncesion qė Grupi Negociator i Kosovės i bėri Serbisė. Marti Ahtisaari vetėm ndėrmjetėsonte aty. Plani i tij ishte rezultat i kėrkesave (tė Serbisė) dhe ofertave (tė Kosovės). Pozita e Pieter Feithit ėshtė e pandashme prej pazarit qė zgjati njė vit e gjysmė nė Vjenė – ajo ėshtė interes i Serbisė qė vazhdon ta refuzojė Planin e Ahtisaarit sepse atė mund ta ketė kur tė dojė, dhe sepse beson qė edhe mė tutje mund tė fitojė mė shumė se aq. Mirėpo, pėr dallim nga Zannieri, mbreti tjetėr, Pieter Feith, ėshtė ca mė i tėrhequr.
Pėr dy arsye kryesore. E para, akoma s’ka filluar zbatimi i decentralizimit, ‘eksterritorialitetit’ etj. Dhe, e dyta, Qeveria e Kosovės po e mban tė padukshėm Pieter Feithin duke mos e sfiduar atė. Pra, Qeveria e Kosovės duke mos dashur ta bėjė Kosovėn sovrane, duke mos dashur ta marrė pushtetin qė normalisht i takon njė qeverie tė njė shteti normal, duke pėrdorur vetėcensurėn pėr ta shmangur censurėn, faktikisht po e mbron Pieter Feithin. Qeveria po i bėn rojė Pieter Feithit dhe po ia siguron atij vendin e privilegjuar dhe tė paprekshėm nė prapaskenė.

     Njėri mbret ėshtė lakuriq. Zannieri ėshtė lakuriq. Kur do tė pėrfundojė i zhveshur edhe mbreti tjetėr? Sido qė tė jetė, nuk mjafton vetėm t’i zhveshim: na e kanė dėshmuar se s’kanė turp.

………………………

·       Albin Kurti: Kujt i flet Qeveria kur thotė se nuk e ka ndėrmend tė ndėrhyjė me dhunė nė veri?