Nė pėrkujtim tė protestave tė 1 tetorit 1997

 

Ejup Statovci kishte njė detyrė titanike, ta mbronte Universitetin nga Serbia por edhe nga LDK-ja

 

·       Pothuajse kushdo tjetėr qė do ta merrte drejtimin e Universitetit pėrveē Prof.Statovcit, do tė pėrfundonte si shėrbėtor i klikės sė Ibrahim Rugovės.

·       Ejup Statovci i kishte caktuar vetes njė detyrė titanike: ta mbronte Universitetin nga Serbia por edhe ta mbronte Universitetin nga LDK-ja. Gjatė pėrgatitjeve pėr protestėn e 1 Tetorit i gjithė Universiteti ndodhej nė njė trysni tė hatashme nga brenda e nga jashtė qė t’i nėnshtrohej Ibrahim Rugovės.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 01. 10. 2008

__________________________________

 

     Kur ėshtė shkruar ose folur publikisht pėr 1 Tetorin e vitit 1997, zakonisht janė afirmuar studentėt, Universiteti, thyerja e status quo-sė politike etj. Nė rastin mė tė mirė, vetėm kah gjysma e tekstit apo fjalimit, ndodhen aty edhe njė fjali a dy nė tė cilat pėrmendet rektori i atėherėshėm Prof.Ejup Statovci.

 

·       Foto: Arrestimi i Propf.E.Statovcit, Albinit etj.

 

      Sigurisht qė kjo gjė nuk ėshtė aspak korrekte. Roli dhe rėndėsia e Prof.Statovcit ishin shumė mė tė mėdha se kaq. Prof.Ejup Statovci e ka rimėkėmbur Universitetin e Prishtinės pas dėbimit masiv tė tė gjithė studentėve dhe profesorėve shqiptarė nga objektet universitare nė qershor tė vitit 1991. Ka qenė vėshtirė qė tė gjendet nė atė kohė ndonjė profesor tjetėr i cili do ta kishte guximin pėr t’u ballafaquar, aftėsinė pėr tė planifikuar e koordinuar dhe ndėrgjegjen pėr tė marrur pėrgjegjėsi. Rifillimi i Universitetit tė Prishtinės mbase ka qenė mė i vėshtirė edhe se vetė fillimi i Universitetit.

 
     Pothuajse kushdo tjetėr qė do ta merrte drejtimin e Universitetit pėrveē Prof.Statovcit, do tė pėrfundonte si shėrbėtor i klikės sė Ibrahim Rugovės. Pothuajse askush tjetėr nuk do tė mund ta mbronte autonominė e Universitetit tė Prishtinės nga LDK-ja. LDK-ja nuk i bėnte kurrfarė rezistence okupimit tė Serbisė - e gjithė rezistenca i ishte lėnė sistemit arsimor me nė krye Universitetin e Prishtinės. E gjithė politika e LDK-sė ishte politikė pėr kontroll sa mė tė madh mbi shqiptarėt - qė shqiptarėt, siē thuhej, tė mos binin nė provokime tė Serbisė (sic.).

 

     LDK-ja interesohej pėr Universitetin vetėm aq sa i nevojitej pėr ta shfrytėzuar atė si mjet pėr kontroll politik. Universiteti i Prishtinės me procesin mėsimor nėpėr shtėpitė shkolla ishte e vetmja rezistencė asokohe. Nė vitin 1997, LDK-ja ende shpresonte nė Marrėveshjen e Arsimit midis Rugovės dhe Milosheviqit e cila qė prej njė viti s’po realizohej kurse Prof.Statovci atėbotė vihej nė ballė tė studentėve nė protestėn kundėr regjimit serb!

 

·       Foto: Takimi i Rugovės me barbarin Millosheviq

·       Dokumenti: Marrėveshja (Dogovori) Millosheviq-Rugova, pėr arsim!


     Prof.Ejup Statovci u arrestua shumė herė pėrgjatė viteve tė ’90-ta nga policia e Serbisė, iu bastis disa herė banesa modeste dhe zyra e Universitetit qė udhėhiqte. Kurrfarė trysnie apo kėrcėnimi nuk e zbrapsi. Ejup Statovci i kishte caktuar vetes njė detyrė titanike: ta mbronte Universitetin nga Serbia por edhe ta mbronte Universitetin nga LDK-ja. Gjatė pėrgatitjeve pėr protestėn e 1 Tetorit i gjithė Universiteti ndodhej nė njė trysni tė hatashme nga brenda e nga jashtė qė t’i nėnshtrohej Ibrahim Rugovės. Studentė e profesorė tė ndryshėm tė UP-sė e deri te diplomatėt e zyrtarėt ndėrkombėtarė bėnin presion qė tė hiqej dorė nga protestat sepse (edhe) Kryetari ashtu po kėrkonte. Madje, disa ditė para 1 Tetorit 1997, njė grup studentėsh tė instrumentalizuar nga Ibrahim Rugova dhe kreu i LDK-sė patėn dalur kundėr protestės me tendecė qė t’i pėrēajnė studentėt dhe ta pamundėsojnė protestėn. Pėrkrahja e parezervė e Rektorit Statovci pėr UPSUP-nė ishte garancioni i unitetit nė Universitet.  I unitetit nė protestė; i unitetit nė rezistencė.

 
     1 Tetori i vitit 1997 kurrsesi nuk do tė ishte i mundur pa njė Universitet tė tillė tė pavarur politikisht. Ne tė UPSUP-sė nuk do tė mund t’i organizonim protestat pa njė Universitet i cili ishte sikurse njė bėrthamė e ruajtur mirė nga lėvozhga e fortė. Autoriteti njerėzor dhe kapaciteti intelektual i Rektorit Statovci pėr gjashtė vjet me radhė e kishin mbrojtur Universitetin nga politika. Nė Tetorin e 1997-shes, UPSUP-ja ishte e gatshme pėr organizimin dhe mobilizimin e masės dhe potencialit tė ruajtur e tė kultivuar nė Universitet. Ne ishim tė gatshėm pėr atė qė e gjetėm tė gatshme.

 
     Pėrgjatė historisė, ngjarjet mundėsohen nga masat e njerėzve dhe institucionet kurse prodhimi i ngjarjes pėrfundon i identifikuar me njė apo fare pak njerėz. Pėr 1 Tetorin 1997 mund tė thuhet e kundėrta. Nėse ngjarjen e 1 Tetorit e prodhuam tė gjithė ne studentėt dhe profesorėt e Universitetit, atė ngjarje e mundėsoi kryesisht vetėm njė njeri - Ejup Statovci.

 

&

Albin Kurti: Pushteti suprem e do barazimin e kukullave!