Ata qė kontribuojnė nė EULEX - kanė imunitet nga ligji nė Kosovė!

 

EULEX-i do tė ketė pushtet ekzekutiv mbi institucionet e Kosovės sė pavarur, por jo

edhe mbi strukturat e Serbisė!

 

·       EULEX-i do tė ketė shumė forca tė sigurisė, mirėpo siguria e cila fillon me sigurinė e forcave tė sigurisė (nga ligji) ėshtė veēse rrezik pėr qytetarėt. Me kėsofarė sigurie, sigurisht se kemi nevojė pėr mbrojtje nga siguria. Qytetarėt e Kosovės kanė nevojė pėr njė tjetėr vaksinė, ndoshta pėr kundėrvaksinė, e cila u jep imunitet nga imuniteti i zyrtarėve tė EULEX-it. Nėse duhet tė mė sigurojnė njerėz qė janė mbi ligjin, atėherė unė dua tė jem i pasigurt. Le tė mos mė sigurojnė. Mė i sigurt do tė ndihem.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 17. 10. 2008

__________________________________

 

     2.200 pjesėtarėt e EULEX-it po zbarkojnė nė Kosovė pėr ditė nga pak. Policė, prokurorė e gjykatės jo vetėm evropianė, po vendosen nė Prishtinė, aty ku ka mė sė paku nevojė pėr ta. Vendosjen nė veri tė Kosovės praktikisht e kanė spostuar pėr vitin e ardhshėm. Thjesht, strukturat e Serbisė nuk po i lejojnė tė instalohen edhe atje. Sa mė gjatė qė nuk do tė mund tė vendoset nė veri, aq mė e madhe do tė shpėrfaqet varshmėria e EULEX-it nga miratimi i strukturave tė Serbisė.

 

     Nė momentin kur Serbia do tė pajtohet qė EULEX-i tė shkojė nė veri, ai do tė jetė aq i dobėt pėrkundruall Serbisė, saqė ndaj strukturave tė saj nuk do tė mund tė sillet aspak ndryshe prej UNMIK-ut. Asisoj, edhe EULEX-i gjithsesi do ta fitojė Gerard Gallucci-n e vet. Operimi i EULEX-it nė Kosovė do tė jetė nė fushėn e policisė, gjyqėsisė, shėrbimit korrektues, doganave dhe kontrollit tė kufirit.

 

·       Lexo: Yves De Kermabon nuk ėshtė i denjė pėr Kosovėn!

 

     Po ashtu, EULEX-i do tė ketė pushtet ekzekutiv korrektues edhe mbi institucionet e Kosovės sė pavarur, mirėpo jo edhe mbi strukturat e Serbisė, tė cilat vetėm sa u forcuan pas shpalljes sė pavarėsisė. Meqė EULEX-i do tė veprojė pa u shtrirė paraprakisht nė tėrė territorin e Kosovės, kjo do tė thotė se ai faktikisht do t’i kontribuojė ndarjes sė Kosovės. Veriu i Kosovės do tė vazhdojė tė jetė streha mė e sigurt nė Ballkan pėr kriminelėt e luftės.

 

     Jo vetėm qė EULEX-i i kufizuar territorialisht do ta zbatojė selektivisht ligjin, por ai, nė tė vėrtet, nuk do tė jetė mision i sundimit tė ligjit por i sunduesve tė ligjit. EULEX-i do t’i pėrgjigjet BE-sė, por edhe UNMIK-ut nėn sqetullėn e tė cilit hyri. Brenda institucioneve tė Kosovės nuk ekziston kurrfarė organi a mekanizmi mbikėqyrės pėr vendimet politike tė marra nga EULEX-i. Tė gjithė pjesėtarėt e EULEX-it, bashkė me anėtarėt e familjeve tė tyre, si organizatė, individė dhe prone, do tė jenė imunė nga ndjekja penale nė Kosovė. Ata do tė kenė imunitet nga ligji i Kosovės tė cilin do ta aplikojnė mbi neve vendasit. Ata do tė jenė mbi ligjin e ne pėrfundi tij: sundimi i ligjit ėshtė eufemizėm pėr sundimin e tyre. Nė kėtė situatė, ligji nuk i barazon njerėzit por i ndan ata.

 

     Njė gazetar britanik mė rrėfeu qė i kishte pyetur tre zyrtarė tė ndryshėm tė EULEX-it pse ata duhet tė kenė imunitet nga ndjekja penale nė Kosovė. Nga qė tė tre kishte marrė saktėsisht tė njėjtėn pėrgjigje nė kushte anonimiteti: shtetet qė kontribuojnė nė EULEX nuk i dėrgojnė nėnshtetasit e tyre nė Kosovė pa i pajisur ata paraprakisht me imunitet nga ligji nė Kosovė. Vetėm vendet dėrguese mund tė ndėrmarrin veprimeligjore kundėr stafit ndėrkombėtar tė EULEX-it, qė kryen shkelje kriminale ose shkelje tė tė drejtave tė njeriut nė Kosovė. Pra, shtetet e ndryshme i vaksinojnė nėnshtetasit e tyre pjesėtarė tė EULEX-it para se t’i dėrgojnė ata nė Kosovė.

 

     Kjo vaksinė i bėn ata imunė nga ligji. Nė kėtė mėnyrė, ligji na shfaqet si sėmundje e rrezikshme vetėm pėr neve vendasit, jo edhe pėr ndėrkombėtarėt e EULEX-it, tė cilėt do tė jenė tė mbrojtur nga ai dhe do tė mund tė na kėrcėnojnė neve me tė. Qytetarėt e Kosovės nuk kanė kėso imuniteti nė shtetet prej nga vijnė njerėzit e EULEX-it, e madje as vetė kėta tė EULEX-it nė vendet e tyre nuk gėzojnė kurrfarė imuniteti nga ligjet atje. Mbase, kjo ėshtė shtysa pėr zyrtarėt e EULEX-it qė tė vijnė nė Kosovė: kėtu janė ashtu siē s’mund tė jenė bile as nėpėr vendet e tyre; kėtu, nė shtetin e Kosovės, ligjėrisht janė tė mbrojtur nga ajo qė nė shtetet prej nga vijnė do tė paraqiste shkelje tė ligjit.

 

     Njeriu imunizohet nga diēka e huaj dhe e keqe, nga diēka qė do ta rrezikonte dhe dėmtonte. A thua ēka e kanė ndėrmend tė bėjnė njerėzit e EULEX-it qė e shohin tė rrezikshme ndjekjen penale nė Kosovė pėr veten e tyre e tė cilėn do ta pėrdorin kundėr nesh? Sido qė tė jetė, Kosova me EULEX-in nuk ėshtė vend mė i sigurt por mė i rrezikuar. Edhe 2.200 njerėz po vijnė nė Kosovė me imunitet nga ligji. Shto kėtu edhe anėtarėt e familjeve tė tyre, dhe situata nuk ėshtė aspak e mirė. Nėse ndonjėri prej tyre tė shtyp me makinė nė rrugė a tė qėllon me armė nė protestė, nuk ke shpresė se ai do tė pėrgjigjet para drejtėsisė. Pikėrisht pėr kėtė arsye, pra pėr shkak tė paprekshmėrisė sė tyre ligjore, ata do tė munden shumė kollaj qė tė bėjnė shkelje tė rėnda.

 

     Ombudspersoni dhe Paneli Kėshilldhėnės pėr tė Drejtat e Njeriut kanė tė drejtėn pėr tė hetuar shkeljet e tė drejtave tė njeriut nga UNMIK-u, ndonėse pėrfundimet rekomanduese nuk pėrbėjnė detyrime pėr PSSP-nė. Te EULEX-i do tė jetė edhe mė keq se kaq: Ombudspersoni dhe as ky Paneli s’do tė kenė kurrfarė tė drejte pėr hetimin e kurrfarė shkeljeve tė EULEX-it apo personelit tė tij.

 

     EULEX-i do tė ketė shumė forca tė sigurisė, mirėpo siguria e cila fillon me sigurinė e forcave tė sigurisė (nga ligji) ėshtė veēse rrezik pėr qytetarėt. Me kėsofarė sigurie, sigurisht se kemi nevojė pėr mbrojtje nga

siguria. Qytetarėt e Kosovės kanė nevojė pėr njė tjetėr vaksinė, ndoshta pėr kundėrvaksinė, e cila u jep imunitet nga imuniteti i zyrtarėve tė EULEX-it. Nėse duhet tė mė sigurojnė njerėz qė janė mbi ligjin, atėherė unė dua tė jem i pasigurt. Le tė mos mė sigurojnė. Mė i sigurt do tė ndihem.

……………………….

 

Albin Kurti: Kosovarizimi dhe multi-etniciteti