Kosova s’ka dėshmorė, dėshmorėt e UĒK-sė janė,

dėshmorė tė Shqipėrisė

 

Pėrshtatja e manifestimeve pėr dėshmorėt e kombit!

 

·       "Si pjesėtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, betohem se do tė luftoj pėr ēlirimin e tokave tė pushtuara tė Shqipėrisė dhe bashkimin e tyre; do tė jem pėrherė besnik, luftėtar i denjė i lirisė, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshėm qė nė ēdo kohė, pa kursyer as jetėn, tė luftoj pėr t'i mbrojtur interesat e shenjta tė Atdheut. Nėse shkel kėtė betim, le tė ndėshkohem me ligjet mė tė ashpra tė luftės dhe nėse tradhtoj, qoftė i humbur gjaku im. Betohem!" (Betimi i ushtarit tė UĒK-sė)

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinė, 04. 10. 2008

________________________________

 

     Manifestimet e ndryshme pėr dėshmorėt e kombit dallojnė shumė nga njėra-tjetra. Disa manifestime janė mė modeste kurse disa tė tjera mė pompoze. Kjo nuk ka tė bėjė vetėm me heroizmat dhe kontributin e dėshmorėve. Nuk ka tė bėjė aq as me ndjenjat lokaliste tė komandantėve tė shndėrruar nė politikanė, qė duan tė ngrisin veten pėrmes dėshmorėve tė anės sė tyre. Diēka tjetėr e pėrcakton dallimin ndėrmjet vėmendjeve qė u kushtohen dėshmorėve pėrmes manifestimeve pėr ta. Nė masėn nė tė cilėn familja apo shokėt e gjallė tė dėshmorit i nėnshtrohen kursit tė politikės zyrtare, nė atė masė ngrihet rėndėsia posteriori e dėshmorit tė caktuar. Pra, nėse familja apo shokėt e gjallė tė dėshmorit tė kombit janė dakord qė nė manifestim tė intonohet himni i Kosovės 'Evropa', tė valojė flamuri i Kosovės, kori i fėmijėve t'i ketė ngjyrat 'kaltėr e verdhė' e jo 'kuq e zi', tė thuhet qė dėshmorėt e kombit e dhanė jetėn pėr kėtė liri qė po e gėzojmė sot, tė thuhet se ėndrra e ideali i dėshmorėve u realizuan, t'u jepet fjala eventualisht edhe atyre qė kanė qenė kundėr luftės ēlirimtare (ose sė paku qė nuk e kanė ndihmuar atė), vetėm atėherė tė vijnė nė manifestim kryetari, kryeministri me ndonjė ministėr dhe kuadrot e larta partiake.

 

·       Pėrdhosja e figurės sė Komandantit Legjendar tė UĒK-sė Adem Jashari! (Sh.B)

·       Keqpėrdorimi i dėshmorit tė kombit Zahir Pajaziti (Sh.B)

 

     E, aty ku janė ata, vijnė edhe RTK-ja e mediat e tjera, tė cilat mė parė se manifestimet pėr dėshmorėt i ndjekin paraqitjet publike tė pushtetarėve. Aty ku merr pjesė kryetari a kryeministri, aty ku vjen edhe RTK-ja, dhe ai manifestim mandej s'mund tė jetė dosido, apo jo? Prandaj shtohen pėrgatitjet dhe investimet pėr manifestimin i cili del mė madhėshtor, mė impozant, dhe tė cilin e sheh gjithė Kosova e diaspora pėrmes televizorit. Pėr pasojė, ai dėshmor na shfaqet i rėndėsisė sė veēantė nė krahasim me dėshmorėt e tjerė. Qytetarėve tė Kosovės u sajohet nė kokat e tyre njė hierarki e caktuar e dėshmorėve tė kombit, e me kėtė edhe njė version i caktuar i historisė. Pėrderisa analistėt po diskutojnė pėr nevojėn e rishkrimit tė historisė, shkrimi i saj i shtrembėruar tashmė po ngjan (sėrish).

 

     Po qe se i vizitoni ose i takoni familjet e dėshmorėve menjėherė do ta kuptoni se ēfarė do tė jetė manifestimi pėr tė birin a vėllain e tyre dėshmor. Sa mė shumė qė ka familjarė tė dėshmorit tė kooptuar nė sistemin aktual politik, aq mė e pasur materialisht ėshtė familja e dėshmorit dhe aq mė lart posteriori ngrihet dėshmori. Manifestimet mė modeste pėr dėshmorėt bėhen atėherė kur familja e dėshmorit ėshtė e varfėr dhe nuk ėshtė e integruar nė sistemin politik e nė projektet e tij. Pra, kur familja e dėshmorit nuk ka anėtarė tė punėsuar nėpėr ministri, PTK apo Aeroport. Nga manifestimet e dėshmorėve qė i kanė edhe sot e kėsaj dite familjet e varfra ka fare pak apo aspak raportime tė mediave. Rrjedhimisht, pėr ata dėshmorė nuk mėsojmė shumė dhe mėsojmė gjithnjė e mė pak.

 

     Nė anėn tjetėr, kjo mėnyrė e manifestimeve pėr dėshmorėt i pėrjashton automatikisht dėshmorėt nga Kosova qė dhanė jetėn nė Luginė tė Preshevės apo nė Maqedoni si pjesėtarė tė UĒPMB-sė apo Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Shumica e qytetarėve tė Kosovės sot nuk janė nė gjendje ta thonė emrin e asnjė dėshmori nga Kosova i cili u vra nė Luginė tė Preshevės apo nė Maqedoni. Manifestimet pėr dėshmorėt e kombit pėrkrahen nga Qeveria pėr aq sa ato mund tė funksionalizohen pėr nevojat e politikės zyrtare. Qeveria e Kosovės i mbėshtet vetėm dėshmorėt e kombit, familjet e tė cilėve lejojnė qė ata dėshmorė tė kosovarizohen post mortum.

 

     Qeveria sigurisht se nuk e ka lehtė. Sepse, Kosova nuk ka dėshmorė. Dėshmorėt e UĒK-sė janė, nė fakt, dėshmorė tė Shqipėrisė. Lexojeni betimin e ushtarit tė UĒK-sė dhe binduni: "Si pjesėtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, betohem se do tė luftoj pėr ēlirimin e tokave tė pushtuara tė Shqipėrisė dhe bashkimin e tyre; do tė jem pėrherė besnik, luftėtar i denjė i lirisė, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshėm qė nė ēdo kohė, pa kursyer as jetėn, tė luftoj pėr t'i mbrojtur interesat e shenjta tė Atdheut. Nėse shkel kėtė betim, le tė ndėshkohem me ligjet mė tė ashpra tė luftės dhe nėse tradhtoj, qoftė i humbur gjaku im. Betohem!" Nė asnjė vend nuk pėrmendet Kosova.

 

     Nėse Hashim Thaēi organizon ndonjė forcė tė armatosur pėr t'i kontrolluar kufijtė e Kosovės e pėr ta marrė veriun, atėherė Kosova do tė mund t'i ketė dėshmorėt e parė tė saj. Mirėpo, natyrisht se kjo gjė nuk do tė ndodhė. Qeveria e Hashim Thaēit s'e ka ndėrmend t'u bėjė gjė as strukturave tė Serbisė nė Graēanicė (pėrveēse t'ua ruajė rrogat), e lėre mė atyre nė veriun e Kosovės. Kjo Qeveri nuk e ka preokupim tokėn e territorin e Kosovės, ajo s'brengoset pėr hapėsirėn e Kosovės. Kjo Qeveri e ka nė thumb kohėn e Kosovės, historinė e saj, tė cilėn dėshiron ta pėrdorė nė shėrbim tė jetėgjatėsisė sė vetes. Politikanėt e qeverisjes aktuale pėr tė mbetur qeveritarė kanė dėshmuar se janė tė gatshėm tė qeverisin edhe me dėshmorėt.

 

     Prandaj, nuk ėshtė e drejtė qė ēfarėdo trajtimi i historisė, sidomos ai me synim rishkrimin e saj, tė bėhet thuajse shkrimi i politizuar i historisė i takon historisė, pra tė kaluarės; dhe, thuajse e tashmja qė deponohet si shumėsi faktesh pėr historinė e ardhshme s'do tė ketė nevojė tė rishkruhet pėrsėri nė tė ardhmen. Diskutimi pėr rishkrimin e historisė mund tė bėhet vetėm prej atyre njerėzve qė e kuptojnė se edhe pozita e tyre nė tė sotmen nuk ėshtė imune, se nuk ėshtė pozitė e njė epoke postideologjike a postpolitike, prej nga do tė ishin tė sigurt qė ta kenė komoditetin e analizės sė pastėr dhe absolutisht objektive. Nuk mund tė ketė vėshtrim kritik pėr historinė e shkruar dhe as konstatim kredibil pėr nevojėn pėr rishkrimin e cilėsdo pjesė tė saj, pa e pranuar se edhe kritikuesi edhe e sotmja e tij nuk janė pėrjashtim dhe s'paraqesin kurrfarė veēantie.

 

     Pierre Bourdieu me tė drejtė thoshte se i gjithė progresi nė njohjen e objektit ėshtė progres nė njohjen e subjektit qė njeh, dhe anasjelltas. Diktaturat nė tė kaluarėn dhe mundėsitė pėr diktatura nė tė ardhmen nuk duhet tė trajtohen thuajse e sotmja ėshtė njė kohė pa diktaturė. Madje, pikėrisht ajo mėnyrė do tė bėnte qė diktaturat e shkuara tė harrohen pėr shkak tė atyre qė do tė na vijnė.

 

&

-        Albin Kurti: Ejup Statovci kishte njė detyrė titanike, ta mbronte Universitetin nga Serbia por edhe nga LDK-ja