Bashkimi kombėtar ėshtė i shumėfishtė. Ose do tė

 lėvizin njerėzit, ose kufijtė.

                                          

Kosova - shtet i ri pėr kombin shqiptar, e jo

 komb i ri pėr shtetin

                           

·       Nė kohėn kur Kosovėn duan ta shndėrrojnė nė njė Bosnje tė dytė (protektorati evropian lart, ndarja mbi baza etnike poshtė, dhe politikanėt si njerėzit mė tė pasur nė vend ndėrmjet kėtyre) kurse popullin shqiptar ta kosovarizojnė (pėr ta dobesuar elementin shqiptar sepse duhet mirėmbajtur koncepti i multi-etnicitetit paēka se serbėt janė vetėm 5%), po bėhet e qartė se ne nuk kemi nevojė pėr njė komb tė shtetit por pėr njė shtet tė kombit; se ne nuk kemi nevojė pėr njė komb tė ri tė shtetit tė Kosovės por pėr njė shtet tė ri gjithėpėrfshirės pėr shqiptarėt.

 

Shkruan: Albin Kurti - 22. 10. 2008

________________________

 

·       Dobia e bashkimit kombėtar ėshtė e shumėfishtė

 

    Historia pėrbashkėt, kryengritjet dhe rezistenca e vazhdueshme, gjuha shqipe, doket, zakonet, kultura, tradita, shėrbimet tregtare dhe vazhdimėsia territoriale e shqiptarėve e kanė ndėrtuar ndjenjėn e pėrkatėsisė te kombi shqiptar. Pėrkundėr kėsaj, shqiptarėt kanė mbetur tė ndarė dhe jetojnė nė sisteme tė ndryshme politike dhe shoqėrore, nė shtete tė ndryshme. Kjo mospėrputhje ka shkaktuar mospėrmbushje, mosrealizim tė vetes sonė, dhe pėr pasojė njė dinjitet tė parestauruar. Dobia e bashkimit kombėtar ėshtė e shumėfishtė. Ajo do ta dyfishonte tregun shqiptar duke rritur investimet e huaja, duke pėrmirėsuar pozitėn e prodhuesve vendorė, duke rritur mbrojtjen prej ndikimeve negative tė tregut botėror nė ēmimet e brendshme, duke sajuar komplementaritet ndėrmjet Shqipėrisė, Kosovės dhe viseve tė tjera: ēka nuk e prodhon njėra, e prodhon tjetra etj. Me njė fjalė do tė ngjante forcimi yni i pėrgjithshėm ekonomik.

 

     Aktualisht, nė Ballkan kemi njė stabilitet tė brishtė dhe afatshkurtėr pikėrisht pėr shkak se ky stabilitet mbahet nė kurriz tė shqiptarėve. Nuk ka reciprocitet ndėrmjet tė drejtave tė shqiptarėve atje ku ata janė minoritet nė shtet fqinje dhe tė drejtave tė atyre minoriteteve aty ku shqiptarėt janė shumicė. Serbėt qė janė 5% nė Kosovė kanė mė shumė tė drejta sesa shqiptarėt qė janė afėr 1/3 e popullsisė nė Maqedoni, e tė mos flasim pėr Luginėn e Preshevės. Nga 218 policė nė komunėn e Preshevės, 119 janė shqiptarė kurse nga 9 prokurorė 5 janė serbė e vetėm 4 shqiptarė ndonėse 92% tė popullatės nė komunėn e Preshevės janė shqiptarė. Nė komunėn e Bujanocit 61% janė shqiptarė por nga 286 policė vetėm 106 janė shqiptarė, ndėrsa janė 10 prokurorė serbė dhe vetėm njė prokuror shqiptar! Kjo asimetri e tė drejtave s'mund tė jetė formulė stabiliteti, por formulė pėr konflikte nė tė ardhmen.

 

Harta: Shqipėria etnike

 

·       Shqiptarėve pėrherė u ėshtė rrudhur territori


     Shqiptarėve pėrherė u ėshtė rrudhur territori. Kur u shpall pavarėsia e Shqipėrisė nė vitin 1912 kishte 92.000 kilometra katrorė qė populloheshin me shumicė nga shqiptarėt, kurse sot, mė pak se njė shekull mė vonė, ne popullojmė rreth 46.000 kilometra katrorė, pra gjysmėn e asaj qė dikur ishte tokė jona. Edhe pas luftės sė fundit ne humbėm territor, mbetėm pa veriun e Kosovės, ndėrkaq prej vitit 1999 e deri mė sot janė shpėrngulur afėr 30.000 shqiptarė nga Lugina e Preshevės prej tė cilėve diēka mbi 11.000 jetojnė vetėm nė komunėn e Gjilanit nė Kosovė. Shqiptarėt mbase kanė fituar mė shumė tė drejta e liri pėrgjatė shekullit XX, mirėpo ata kanė humbur territor, ndėrkohė qė politikanėt janė ngjitur lart nė hierarkinė e pushtetit nė masėn nė tė cilėn e kanė braktisur konceptin dhe projektin e bashkimit kombėtar. Faktorėt ndėrkombėtar kanė ndėrmjetėsuar midis agresivitetit tė pretendimeve hegjemoniste tė Beogradit dhe Athinės nė njėrėn anė dhe pasivitetit tė Tiranės, Prishtinės e Shkupit nė anėn tjetėr.

                      

·       Nuk ka status quo. Ose do tė lėvizin njerėzit, ose kufijtė.

 

     Nuk ka status quo. Ose do tė lėvizin njerėzit, ose kufijtė. Pra, ose do tė vazhdojnė tė shpėrngulen shqiptarėt dhe t'u zvogėlohet areali atyre, ose do tė korrigjohen kufijtė. Shqiptarėt bėnė aq shumė kompromise pėr hir tė paqes e cila i la pa liri dhe pa mirėqenie (sidomos nė krahasim me fqinjtė e tij). Duke filluar nga Marrėveshja e Rambujesė e duke vazhduar me atė tė Konēulit e Ohrit pėr tė pėrfunduar te Plani i Ahtisaarit, shqiptarėt fitonin paqen porse dorėzonin armėt, i ktheheshin jetės normale porse vazhonte diskriminimi. Nė situatėn me pak apo aspak zhvillim ekonomik, me varfėri tė gjerė e papunėsi qė rritet, me ushtri tė vogėl apo pa tė fare, shqiptarėt nuk kanė perspektivė tė ndritshme. Pėr paqe e stabilitet tė qėndrueshėm duhet reciprocitet midis kombeve, popujve dhe shteteve. Pėr zbrapsje tė apetiteve tė fqinjve tė shqiptarėve duhet bashkimi i shqiptarėve. Shqiptarėt nuk ia vlen ta presin integrimin nė BE pėr t'u integruar mes vete. Aq mė tepėr qė nė BE kufijtė ndėrmjet shteteve nuk dobėsohen por forcohen. Kufijtė ndėrmjet shteteve tė BE-sė pėr njėra-tjetrėn janė mė tė fortė se kurrė mė parė. Kufijtė janė zbutur pėr individėt, por jo edhe pėr shtetet.

 

     Kufiri ndėrmjet Francės dhe Gjermanisė ėshtė i dobėt si asnjėherė mė parė pėr francezėt e gjermanėt porse mė i fortė se kurdoherė tjetėr pėr Francėn e Gjermaninė. Vetėm kur Gjermania hoqi dorė nga krahinat e Alzasit dhe Lorenės u krijuan kushtet pėr paqe tė qėndrueshme ndėrmjet Francės dhe Gjermanisė. Vetėm kur pretendimet territoriale tė Gjermanisė pushuan, vetėm kur Gjermania e Franca s'kanė mė konteste territoriale, u krijuan kushte tė vėrteta pėr paqe afatgjate dhe pėr vetė BE-nė si tė tillė. Integrimi i Shqipėrisė dhe Kosovės nė BE e forcon kufirin ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės.


     Nė kohėn kur Kosovėn duan ta shndėrrojnė nė njė Bosnje tė dytė (protektorati evropian lart, ndarja mbi baza etnike poshtė, dhe politikanėt si njerėzit mė tė pasur nė vend ndėrmjet kėtyre) kurse popullin shqiptar ta kosovarizojnė (pėr ta dobesuar elementin shqiptar sepse duhet mirėmbajtur koncepti i multi-etnicitetit paēka se serbėt janė vetėm 5%), po bėhet e qartė se ne nuk kemi nevojė pėr njė komb tė shtetit por pėr njė shtet tė kombit; se ne nuk kemi nevojė pėr njė komb tė ri tė shtetit tė Kosovės por pėr njė shtet tė ri gjithėpėrfshirės pėr shqiptarėt.

 

·       Pjesė e fjalimit tė Albin Kurtit, mbajtur nė Universitetin Evropian tė Tiranės -  mė 17 tetor 2008 .

 

…………………….

 

-        Albin Kurti: EULEX-i do tė ketė pushtet ekzekutiv mbi institucionet e Kosovės sė pavarur, por jo edhe mbi strukturat e Serbisė!