|
Arvanitasit Ēamėt nė
etnikumin shqiptar nė Greqi ARVANITASIT
THEMELUESIT DHE DREJTUESIT E GREQISĖ MODERNE 1821-2005 Shkruan: Prof.Arben LLALLA *
Shqiptarėt qė banojnė nė Greqi dhe janė shtetas tė shtetit grek,
ndahen nė dy grupe: ata qė thirren nga grekėt arvanitas dhe ata qė i
thėrrasin allvanos ose allvani.
Qėllimisht strukturat greke i kanė ndarė nė dy grupe shqiptarėt, shtetas tė
Greqisė pėr tė treguar se kėta nuk kanė lidhje me njėri-tjetrin. Shqiptarėt
me emrin Arvanitasit banojnė nė zonat e qyteteve tė Greqisė qė janė banuar nė
kohėn antike nga Pellazgėt, kur themi pellazgėt kuptojmė stėrgjyshėrit e
shqiptarėve. Pra arvanitasit i ndeshim nė rreth 700 fshatra, duke filluar qė
nga ishujt Andros, Hidra, Poros, Salamina, Speca, Egjina, etj.
Nė zonat e Atikisė, Megarinthos,
Thivės, Livadhiasė, Korinthit, Argos, Patron, Trifilias,
Eubesė, Peloponezit etj. (Disa nga ishujt mund
t“i gjeni edhe kėtu) Ndėrsa
ata qė njihen me emrin allvanos banojnė nė krahinėn
e Ēamėrisė si: Janinė, Gumenic, Korfuz, Artė,
Prevezė, Konicė etj.
Nė kufirin e sotėm shqiptaro-grek, Bilisht-Follorinė, ku edhe atje ka disa
fshatra nga Follorina e deri nė qytetin e
Edesa. Janė rreth 39 fshatra qė dikur
banoheshin dhe banohen nga allvanosėt. Mė tej kėta allvanos i kemi nė kufirin greko-turk nė zonėn e quajtur Thraqi-Evros. Nė tė gjitha kėto
zona qė pėrmendėm shqiptarėt thirren Allvanos sepse
sipas dokumentave historike qė njohim kanė ardhur
nė kėto zona pas shek.XV, atėhere
kur pėrmendet pėr herė tė parė emėrtimi SHQIPTAR. Mendoj
pėr ndarjen e emėrtimeve tė shqiptarėve tė Greqisė nė grupe Arvanitas dhe Allvani duhet tė jetė se Greqia, kur e shpalli Pavarėsinė
pas vitit 1821 jashtė Greqisė sė sotme mbetėn shumė ishuj dhe territore tė
tjera ndėr to krahina
e Ēamėrisė qė banohej me shumicė dėrrmuese nga shqiptarėt ortodoksė dhe
mysliman, nga qytetit i Follorinės, Edesa, Selaniku
e deri nė Thraqi-Evros tė cilėt edhe
kėto zona mbetėn jashtė Greqisė pėr dhjetėravjeēar.
Kėto qytete dhe zonat rreth tyre njiheshin si vende qė ishin nėn drejtimin e
Turqisė. Me shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė mė nėntor 1912 shqiptarėt e
Greqisė qė jetonin nė zonat e sotme tė shteti Grek dhe nė ato vite ishin ende
nėn pushtimin turk u quajtėn Allvani, Allvanos (shqiptar) dhe jo Arvanitas (arbėr). Kjo besoj
se duhet tė jetė ndarja e emėrtimeve Arvanitas dhe Allvanos
nga ana e grekėve, por edhe nga vetė kėta arvanitas dhe allvanos.
Duhet thėnė se kėta
allvani nė fillim tė vitit 1913 e deri mė 1945,
kur u bė spastrimi
etnik i Ēamėrisė popullsia shqiptare e kėtyre zonave ishin nėn presionin
shtetėror grek pėr tu larguar nga Greqia ose pėr tu deklaruar grek dhe jo
mė shqiptar. Pra, qėllimi ynė nė kėtė kumtesė ėshtė qė tė njohim tė vėrtetėn
e shqiptarėve tė Greqisė qė njihen me emrin arvanitas, pėr kontributin e tyre
nė themelimin dhe zhvillimin pėrpara tė Greqisė moderne. 1. Pėr se thirren Arvanitas Tė pakėt
janė njerėzit tė cilėt e njohin historinė e vėrtetė tė shqiptarėve tė
Greqisė, qė njihen me emrin arvanitas. Arvanitasit, janė pjesė e kombit
shqiptar tė cilėt ndėr shekuj jetojnė nė Greqi. Emri arvanitas rrjedh nga
fjala arbana, ndėrsa fjala arbana
rrjedh nga fjala ar+ban=arbanės,
njeri qė punon tokėn. Shqiptarėt e lashtė, nga njerėzit qė u morėn me
letėrsi, dituri dhe fe, quheshin ilirė dhe mė vonė albanė. Ilirėt dhe albanėt
vetėquhen: arbėr, arbanė, arbėreshė, shqiptarė,
kurse atdheun e tyre e quajtėn Arbėri, Shqipėri, e kurrė nuk e quajtėn
atdheun e tyre Iliri dhe Albani. Gjeografi i lashtė Klaud Ptolemeu (90-160),
pėr herė tė parė pėrmendi popullin alban dhe
kryeqytetin e tij Albanopolis, tė vendosur prapa Durrėsit. Ana Komnena (1083-1146), e bija e perandorit bizantin, Aleksi
I, e cila, nė historinė e saj tė njohur, shkruante se popullsia, qė ndodhet
pas Durrėsit, e quante veten Arbanez. Nė fillim
tė shekullit XII, normanėt, nė kėngėn e Rolandit nė
gjuhėn frėnge, e quanin krahinėn nga Durrėsi nė Vlorė ALBANA. Bota perėndimore
vazhdoi tė pėrdorte emėrtimin ALBANIA, gjatė periudhės 150 vjeēare tė
kryqėzatave 1096-1208, ku Durrėsi u bė porti kryesor dhe rruga Egnatia u bė
shtegu kryesor pėrmes Shqipėrisė Qendrore, qė tė nxirrte nė Kostandinopojė
dhe mė tutje nė Lindje. Por,
atėherė pse shqiptarėt e Greqisė e quanin veten e tyre arbėreshė deri nė fund
tė shekullit XIX dhe fillim tė shekullit XX, edhe mė tej njihen me emrin
arvanitas?! Emri
shqiptar, nuk ėshtė mė i vjetėr se rreth shekullit XV dhe kėshtu, arbėreshėt
e Greqisė, dhe Azisė sė Vogėl, gjithmonė janė quajtur arvanitas nga
njerėzit qė shkruanin historinė dhe letėrsinė me shkronja qė njihen si tė
helenėve. Ndėrsa arbėreshėt qė u larguan pėr nė Itali nga Greqia dhe Arbėria
e quajnė veten e tyre deri mė sot arbėresh, kurse zyrtarisht nga shteti
italian njihen me emrin albanesi. Mbase, emėrtimi arban, duhet tė jetė i vjetėr njėlloj me emėrtimin alban, mirėpo, dallimi qėndron se si na thėrrasin popujt
e ndryshėm. Po tė shohim qytetet e vjetra pellazge dhe ilire, ato janė
ndėrtuar pranė lumenjve, duke qenė afėr tokave pjellore, pra, afėr arave.
Fjalė qė emėrton njerėzit tė cilėt punonin tokėn, arbėrės.
Nė gjuhėn greke, arbanėt, thirren arvanitas, sepse
grekėt shkronjėn B tė alfabetit latin e lexojnė V, pra, arvanitas dhe atdheu i tyre Arvanitias
nė gjuhėn greke. Turqit, arvanitasit i quajnė arnaut ose arnavud, kurse arvanitasit ortodoks tė Kostandinopojės
dhe tė Egjiptit i quajnė greci. Qė
arbėreshėt janė quajtur edhe me fjalėn greci kemi fakte tė vėrteta si p.sh.
qyteza Hora e
arbėreshėve nė Palermo na e dėshmon kėtė. Kjo qytezė, shumė vite mė parė,
nėpėr librat zyrtarė tė shtetit italian shėnohej Piana
Dei Greci, por mė vonė u shėnua me tė drejtė Piana
Degli Albanesi , dhe
njė qytezė tjetėr e banuar me arbėreshė nė Avello
tė Italisė njihet sot me emrin Greci. Njė dėshmi tjetėr rreth kėtij emėrimi
na sjell gjeografi Siēilian Thommaso
Fazello (1498-1570), shkruan se: Shqiptarėt qė
erdhėn nė fillim nė Bisiri u quajtėn greci. Mė
tej kėta shqiptarė tė quajtur greci u vendosėn pėrgjithmonė nė Contessa Entella rreth vitit
1450. 2.Arvanitasit
themeluesit dhe drejtuesit e
Greqisė Moderne Studimet
pėr shqiptarėt e Greqisė, qė njihen me emrin arvanitas, janė shumė tė pakta,
pėr tė mos thėnė aspak. Sot, burimet historike, kulturore, gjuhėsore, letrare
dhe muzikore janė shumė tė kufizuara ose mungojnė plotėsisht. Strukturat
shtetėrore greke janė kujdesur qė burimet historike, kulturore dhe letrare
arvanitase tė mos dalin nė dritė. Kėshtu, na mungojnė shumė dokumente me
vlera tė mėdha historike pėr kombin e arbėrit. Arvanitasit
e Greqisė nuk janė ardhės, nuk janė as minoritet. Ata, ishin dhe janė ende nė
Greqi. Valė tė tjera tė mėdha tė arbėrve nė drejtim tė Greqisė ka pasur nga
shekujt IV-VII dhe XIV, qė i njohim nga disa historianė, nuk janė veēse, shpėrnguljetė e disa principatave tė arbėrve tė veriut nė
drejtim tė jugut pėr arsye tė pushtimeve tė tokave tė tyre nė veri tė
Arbėrisė nga pushtuesit sllavė dhe mė vonė nga pushtuesit turq. Disa
historianė grekė, evropianė dhe shqiptarė shumė figura tė ndritura heroike,
politike dhe kulturore arvanitase na i paraqesin si minoritarė grekė ose si u
pėlqen grekėve vorioepiriotė. Termi
grek nė shekullin XIX ka pasur domethėnie politike dhe jo atė kombėtare dhe
gjuhėsore siē e ka sot. Kryengritjen e vitit 1821, fuqitė e mėdha evropiane e
shfrytėzuan duke i pagėzuar kryengritėsit me emrin e pėrbashkėt grekė pėr tė
realizuar Greqinė politike tė sotme. Pra, tė gjithė kryengritėsit e vitit
1821, arvanitasit, elenasit, vllehėt,
dhe bullgarėt, nė mėnyrė tė barabartė, pas krijimit tė mbretėrisė dhe mė vonė
tė shtetit grek, morėn emrin e pėrbashkėt politik-kombėtar grek. Vetė elenasit, nė shekullin XVIII dhe nė fillim tė shekullit
XIX, parapėlqenin tė quheshin romei dhe gjuhėn e
tyre romaikis. Kėshtu, Rigas
Fereos (1757-1798), ideologu dhe frymėzuesi i
Kryengritjes sė vitit 1821, nė poemėn e tij Kėngė Kushtrimi nė njė rresht
tė saj shkruan: bullgarė, shqiptarė, armenė, grekė, arabė. Pra, nė poemėn e
Rigas Fereos, grekėt e
sotėm, njiheshin romei, kurse shqiptarėt me emrin arvanitis. Ėshtė e
vėrtetė, qė shumė herė arvanitasit ortodoksė u pėrplasėn me arvanitasit
myslimanė dhe luftuan kundėr njeri-tjetrit, pra, ishte njė luftė fetare.
Arvanitasit ortodoksė i luftonin arvanitasit myslimanė sikur tė ishin turq
dhe jo arvanitas, ndėrsa arvanitasit myslimanė, i luftonin arvanitasit
ortodoksė sikur tė ishin grekė dhe jo arvanitas. Shumė
dekada mė parė, mbizotėronte pikėpamja se arvanitasit nė Greqi janė njė racė
e ulėt. Kėtė gjė e besonin dhe vetė arvanitasit, pasi nuk e njihnin historinė
e tė parėve tė tyre, qė kanė ndihmuar pėr krijimin e shtetit grek. Pėr
mohimin e ndihmesės sė arvanitasve nė krijimin e shtetit grek, fillimisht u
mohua raca, gjuha shqipe dhe ēdo dorėshkrim i vjetėr shqip i shkruar me
shkronja greke u konservua, pėr tė mos dalė mė kurrė dhe pėr ti mbuluar
pėrgjithmonė pluhuri i harresės. U hodh baltė mbi disa figura tė shquara
heroike tė Kryengritjes
greke tė vitit 1821, qė ishin arvanitas, pra, shqiptarė, duke i quajtur
tradhtarė, duke i burgosur dhe shumė prej tyre u vranė nė pabesi mbas
themelimit tė mbretėrisė greke. Kėshtu, ata politikanė dhe historianė grekė,
qė hodhėn baltė mbi disa figura tė shquara arvanitase tė 1821, kėrkonin qė
ti prisnin rrėnjėt arvanitase nė Greqi. Por, nuk ia arritėn kėtij qėllimi
dashakeq, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa
qenien e racės shqiptare nė Greqi. Arvanitasit
janė njė realitet nė shtetin Grek. Ata kanė luftuar nė Kryengritjen e vitit
1821 bashkė me grekėt kundėr osmanėve turq, pėr formimin e shtetit grek.
Arvanitasit e quajnė veten e tyre zotėr tė Greqisė.
Hartuesit e statusit tė shoqėrisė greke qenė tre arvanitas nga fshati Arvanitohori pranė Tirnovas,
Bullgari. Ata ishin: Pano Joani,
Nikol Kristianika, Janaq Adhami. Ėshtė fakt,
tashmė nuk mund tė diskutohet edhe pse deri tani pjesėrisht ishte fshehur qė
90 ndėr 100 heronjtė e Kryengritjes sė vitit 1821, ishin arvanitė.
Qė arvanitasit mbajtėn peshėn kryesore tė luftės Nacionalēlirimtare tė
1821-shit, pėrveē qė ishin pjesa dėrmuese e popullsisė nė Greqi nė periudhat
e kryengritjes, mund tė shpjegohet edhe nga fakti qė arvanitasit ishin njė
popull luftarak, krenaria e tė cilit nuk mund tė lejonte poshtėrimet e
skllavėrisė. Disa nga
arvanitasit heronj tė Kryengritjes tė vitit 1821 ishin: Gjeorgjio
Kundurioti, Kiēo Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor
Kollokotroni, Marko Boēari, Noti Boēari, Kiēo Boēari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitėr Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruēo, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitėr Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei,
Myrto Ēali, Ago Vasiari,
dhe shumė e shumė shqiptarė tė tjerė. Arvanitasit janė krijuesit e ēetave tė
komitėve nėn pushtimin turk, qė ruajtėn jo vetėm tė vėrtetėn e mosnėnshtrimit
dhe liridashjes, por edhe tė kulturės, tė zakoneve tė lashta, muzikės,
valleve dhe kėngėve popullore tė tyre. Mė 1674,
Konsulli anglez nė Athinė, Zhan Zhiroj,
thoshte se: Kleftėt e fushės si kėtu (nė Atikė)
ashtu edhe nė More, janė tė gjithė arvanitė. Arvanitasit,
kėta luftėtarė trima, heronjtė e Kryengritjes sė vitit 1821, jo vetėm me
armėt e tyre luftuan pėr pavarėsinė e Greqisė, por ishin kryetarėt e parė tė
shtetit grek tė posalindur, qė drejtuan Greqinė
drejt ndėrtimit tė jetės evropiane. Nė vitin
1850, arvanitasi Andoni Kryeziu, kur ishte
kryeministėr, shpalli Kishėn Autoqefale Greke, duke e shkėputur pėrgjithmonė
nga varėsia e Fanarit tė Stambollit. Kur
arvanitasi Dhimitėr Vulgari, ishte kryeministėr i
Greqisė nga vitet 1855-1875, u bė i mundur bashkimi i Shtatė Ishujve me
Greqinė. Kryeministri Dhimitėr Vulgari, mbėshteti
fuqishėm kryengritjen e ishullit tė Kretės pėr tu bashkuar me tė. Gjenerali Teodoros Pangallos, pasi u
zgjodh Kryetar i shtetit grek (1925-1926), u arritėn shumė marrėveshje tė
rėndėsishme nė fushėn e politikės dhe kulturės me shtetin shqiptar nė ato
vite. Nga kryetarėt dhe kryeministrat e Greqisė qė dolėn nga fara
arvanitase veēojmė: Joani Kapodistria,
Gjeorgji Kundurioti, Pavlo
Kundurioti, Andoni
Kryeziu, Athanas Miauli, Diomidh Qiriako, Emanuil Repili, Petro Vulgari, Aleksandėr Koriziu,
Aleksandėr Diomidhi, Kiēo
Xhavella, Jani i Ri Kollokotroni, Aleksandėr Zaimi, Jorgos Papadhopulos etj. Pėr
krijimin e shtetit grek, arvanitasit kanė ndihmuar nė tė gjitha drejtimet pėr
pėrparimin e Greqisė. Arvanitasit ishin profesorėt e parė qė themeluan
Akademinė e Athinės ndėrsa investuesi i ndėrtesės sė Akademisė sė Athinės
ishte shqiptari i pasur nga Voskopoja e Korēės
Simon Sina, i cili i bėri njė dhuratė tė madh
Greqisė, duke ndėrtuar godinėn e Akademisė sė Athinės e cila ėshtė edhe sot.
Mė 1859 filluan punimet e para, pėr ndėrtimin e Akademisė. Nė 15 prill 1876,
Simon Sina vdes, duke lėnė trashėgimtare vetėm dy
vajza dhe, nė bazė tė testamentit tė tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprėn
gruaja e tij, Ifigjenia Sina,
mė 1885. Nga
gjiri i familjeve arvanitase dolėn shumė intelektualė tė shquar qė u bėnė
akademikė tė Akademisė sė Athinės si: Dhimitėr Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti,
Gjergj Sotiriu, Kostandin
Horemi, Aleksandėr Diomidhi,
Maksim Miēopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj. Njė
arvanitas i quajtur Jani Bukura nė vitin 1840,
ndėrtoi tė parin teatėr nė Athinė me mure guri, i cili mbeti nė histori si
Teatri Bukura. E shembėn edhe kėtė nė vitin 1878, dhe sot nė vendin ku
ndodhej teatri Bukura ndodhet Shkolla Artizanatit. Pronari guximtar Jani Bukura, gjendet nė Muzeun Etnologjik dhe Historik
tė Athinės, nė njė kopje allēie qė e krijoi e bija Eleni
Bukura, qė tė mbajė figurėn e tij tė pathyer nė kujtesėn e saj. Jani Bukura vdiq mė 1861, nė krahėt e vajzės sė tij Eleni Bukura, piktores sė parė femėr greke e cila krijoi
parakushtet pėr emancipimin e gruas nė Greqi. Mėnyra e
jetesės dhe veshja arvanitase ka tėrhequr vėmendjen e shumė studiuesve tė
huaj qė kanė vizituar Ballkanin nė shekujt e mėparshėm. Piktorė tė huaj, tė
frymėzuar nga lloj i mėnyrės sė jetesės dhe veshjes arvanitase, mbushėn
tablotė e tyre me kėto tema. Shumė tablo me portretin e luftėtarit arvanitas
gjenden nėpėr muzetė e mėdha tė Evropės dhe kanė tėrhequr vėmendjen e
vizitorėve tė shumtė por, nuk ishin vetėm piktorėt e huaj qė u frymėzuan nga
mėnyra e jetesės, veshja dhe figura e luftėtarit arvanitas ose shqiptar. Nga fara
arvanitase, dolėn shumė piktorė, disa prej tyre me famė botėrore. Temat
frymėzuese tė kėtyre piktorėve tė mėdhenj arvanitas ishin betejat fitimtare tė Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, si dhe lufta shekullore e
kombit tė arbėrit pėr liri, shpėrnguljet me dhunė
nga trojet e tyre shekullore etj. Disa nga kėta piktorė arvanitas me famė
janė: Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos,
Alqi Gjini, Jani Kuēi, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Ēinko, Andrea Kryeziu, Niko (Gjika) Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj. Tė gjithė kėta piktorė tė mėdhenj me famė
kanė prejardhje shqiptare ngase kanė deklaruar vetė qė janė nga zonat e
banuara me shumicė dėrrmuese arvanitase si ishulli i Hidrės, Eubea, Atikia, etj., qė janė
zemra e Greqisė sė lashtė, dhe janė banuar dhe banohen edhe sot nga
arvanitasit. Kėshtu,
njė popull me shpirtin luftarak dhe artistik, qė nga gjiri i tij kanė dalė heronjė, politikanė, akademikė, piktorė etj, ėshtė e
natyrshme tė shprehej edhe nė vargje poetike letrare. Nė shekujt e kaluar,
gjuhės shqipe, i bėhej njė luftė e ashpėr pėr ta zhdukur nga kujtesa e
popullit tė saj. Por, edhe ky qėllim dashakeqės nuk u arrit, sepse, populli
arvanitas diti ta ruajė gjuhėn nė kujtesėn e vet. Mėnyra se si ėshtė ruajtur
gjuha shqipe ėshtė interesante pėr faktin se nuk shkruhej nė masėn e gjerė tė
popullatės arvanitase, nuk e lanė tė tjerėt qė gjuha shqipe tė shkruhej!
Kėshtu, populli arvanitas zgjodhi rrugėn e tė kėnduarit pėr tė ruajtur gjuhėn
e tij. Kėngėt arvanitase u pėrkasin teksteve tė kėngėve dhe poezisė sė
lirikave tė vjetra arvanitase, kėngė pėr lirinė, dashurinė dhe tė tipit
kaēak, pra tė njeriut tė lirė prej njė shpirti tė pathyeshėm dhe tė ndjenjės
popullore. Njė
dėshmi qė kemi nga P. Joti qė shkroi Historinė e
Shtatė Ishujve tė vitit 1866, na vėrteton se Suliotėt qė ishin nė Korfuz, kur pastronin armėt,
kėndonin kėngėt arvanitase pėr heronjtė e tyre. Nė kėngėt arvanitase tė Suliotėve nuk kishte asnjė fjalė greke. Dy kėngė qė
kėndoheshin nga arvanitasit Suliot, gjenden nė
librin me titull Bleta Shqiptare tė autorit Thimi
Mitko, botuar nė vitin 1878 nė Aleksandri. Nė vitin
1891, gjermani Arthur Milchkofer,
nė veprėn e tij me titull Attika und seine Heutigen ndėr tė tjera
shkruan: Nga ēdi unė, kėngėt popullore greke, u janė pėrshtatur kėngėve tė
vjetra arvanitase tė dashurisė, lirisė dhe atyre kaēake. Kėshtu u bė
greqizmi gjuhėsor, ku u flijua nė kėtė mėnyrė kėnga e vjetėr epiko-lirike
arvanitase, e cila kaloi tek brezat e rinj nė variantin grek dhe kėshtu u
njoh duke humbur identitetin e saj tė vėrtetė shqiptar. Nė tetor
tė vitit 2002, pas njė pune 17 vjeēare kėrkimesh, muzikologu dhe kėngėtari
i njohur arvanitas Thanasi Moraiti
botoi antologjinė e parė tė teksteve tė kėngėve arvanitase tė Greqisė me
titull Antologjia e kėngėve arvanitase tė Greqisė, njė libėr shkencor,
me vlera tė mėdha historike dhe kulturore pėr kombin e arbėrit.
Kjo antologji, ėshtė fryti i njė pune shumėvjeēare tė mundimshme dhe tė
lodhshme e cila pėrmban nė vete jo vetėm njė njohje tė thellė tė antologjisė
sė gjuhės, por edhe tė njohjes sė thellė muzikore. Bėhet fjalė pėr njė vepėr
e cila vjen tė mbushė njė boshllėk tė madh, mė nė fund kėnga dhe poezia
muzikore popullore arvanitase ėshtė e regjistruar dhe kjo mė e pakta e asaj
qė ekziston, por mbi tė gjitha ėshtė hedhur baza e saj. Dhe kjo ėshtė njė nga
punėt me anė tė sė cilės duhet tė mbėrrijmė dhe tė zgjerojmė horizontet tona
edhe mė tej por, pėrmbledhje tė letėrsisė arvanitase nė njė antologji letrare
nuk ka tė botuar e as nuk ėshtė zbuluar deri mė sot. 3.Gjuha
shqipe e ruajtur nė shekuj nga
arvanitasit Elementi
kryesor i cili dallon arvanitasit nga popujt e tjerė qė pėrbėjnė shtetin e
sotėm grek, ėshtė gjuha shqipe, qė ata flasim brenda nė rrethin familjar. Deri
nė shekujt e mėparshėm gjuha shqipe nuk shkruhej nga masa e gjerė e popullit
tė saj, nuk pėrbėnte gjuhėn e shkollimit, kėtė gjuhė e flisnin njerėzit e
pashkolluar, ishte gjuhė e jetės sė pėrditshme, prandaj arriti tė pėrcillej
nga brezi nė brez. Pra, gjuha shqipe ishte gjuhė popullore dhe jo gjuhė letrare
e fetare. Kėshtu, njerėzit e diturisė dhe tė letėrsisė e quanin gjuhėn shqipe
gjuhė barbare. Gjuha shqipe, duke mos u shkruar, mund tė rrezikonte tė
humbiste gjatė shekujve, tė humbiste origjinalitetin e saj dhe emocionet
shpirtėrore. Prandaj, stėrgjyshėrit tanė arbėr krijuan ninullat, kėngėt e
kreshnikėve dhe vajet. Njė nga
mėnyrat e rruajtjes sė gjuhės, pra, ėshtė kėnga. Kėshtu, shumė ngjarje tė
pėrditshme dhe ngjarje historike u pėrcollėn brez pas brezi nėpėrmjet kėngės
popullore si nė vargjet e mėposhtme: Meqė
nuk dimė tė shkruajmė,
mjaftohemi me tė folur, me
kėngėt dhe me vajet kujtesa
jonė kėshtu ruhet Askush
nesh nuk dinte tė shkruante, por i
bėmė kėngė dhe u ruajtėn goja-goja deri mė sot kujtesa
jonė e gjallė mbet. Njė tjetėr
kėngė ėshtė:
Arvanitasit kėndojnė,
gjuhėn e tyre mos harrojnė
shiko atė plakun si kėndon edhe
gjaku si i qarkullon.
Gojė mė gojė ruhet jeta
me kėngėt e vėrteta.
Arvanitasi nuk di tė shkruajė,
por me kėngė di ti ruajė. Nė njė tjetėr
thonė:
Gjuha jonė vetėm thuhet
nuk e lanė qė tė shkruhet
bėmė kėngė kėshillat e urta qė
tė mos harrohet gjuha. Vargjet e kėtyre kėngėve tregojnė qartė dhembjen e
arvanitasve pėr gjuhėn e tyre, por edhe mėnyrėn e ruajtjes sė gjuhės. Nė vitet
e para tė krijimit tė shtetit grek, njė gjerman, mik i Greqisė, i quajtur Karl Teodor Reinhold, u mor me
studimin e gjuhės shqipe, tė cilėn edhe e mėsoi gjatė qėndrimit tė tij
shumėvjeēar nė Greqi. Rainhold, shėrbeu nė flotėn
detare greke, ku arriti deri nė gradėn e kryemjekut. Aty, ai, e mėsoi gjuhėn
shqipe, qė nė atė kohė ishte gjuha e kuvendeve nė flotėn detare greke, deri
nė kohėn e admiralit tė madh tė luftėrave ballkanike, arvanitasit Pavlo Kunduriotit, i cili ka
qenė dhe Kryetar i Republikės sė Greqisė nė vitin 1923. Ai, nė shoqėrinė e
tij tė ngushtė, fliste vetėm nė gjuhėn e mėmės shqipe. Dhe rregullorja e parė
e Flotės Detare Greke ėshtė shkruar nė gjuhėn shqipe. Natyrisht, qė shumica e
grekėve nuk duan ta besojnė kėtė tė vėrtetė. Athina,
u pagėzua kryeqytet i Greqisė nė vitin 1834. Deri atėherė kryeqytet i Greqisė
tė pas kryengritjes sė vitit 1821 ishte qyteti
i Nafplios qė banohej me shumicė popullsi
arvanitase. Debatet nė Asamblenė Kombėtare nė Nafplio
bėheshin nė gjuhėn shqipe ndėrsa rendi i ditės hartohej nė gjuhėn greke. Nė
vitin 1833 kur mbreti Oton vjen nė Greqi, vuri re
se populli i tij nuk fliste greqisht, por shqip, ai u zemėrua keqas me
njerėzit qė e rrethonin. Me
rastin e ngritjes sė monumentit tė heroit Marko Boēari
nė Misollogji, mbajtėsi i fjalimit tė rastit
falėnderoi shqiptarėt e Greqisė e tė Shqipėrisė pėr ndihmėn e madhe dhe
sakrificat e tyre nė fitoren e Revolucionit tė vitit 1821 dhe tė pavarėsisė
sė Greqisė. Mbreti Oton, qė ishte i pranishėm, kur
dėgjoi fjalėt e mira pėr shqiptarėt, u ēudit dhe u zbeh. Peshkopi Porfirio, qė kryesonte ceremoninė, iu pėrgjigj mbretit tė
hutuar me fjalėt: Po! Madhėri! Shqipėria lindi themeluesit e kombit tėnd!
Dhe pastaj me guxim u kthye nga populli dhe si i tėrbuar thirri: Mjerė kombi!
Mbreti i tij nuk e njeh historinė. Nė
veprėn e tij Pellazgjishtja (Nocetes Pelasgicae), qė u botua nė Athinė mė 1855, Rainhold e emėrton gjuhėn shqipe gjuha e flotės dhe
kėtė titull mban kapitulli i parė i librit tė tij. Nė veprėn e sipėrpėrmendur
pėrmblidhet edhe fjalori i vogėl, tė cilit i janė referuar thuajse gjithė
gjuhėtarėt evropianė qė u morėn me gjuhėn shqipe. Gjuha shqipe nuk kishte
alfabetin e saj tė veēantė, por arvanitasit qė donin tė shkruajnė, duhej tė
pėrdornin alfabetin e greqishtes, ashtu siē bėnė Kundurioti
dhe Ali Pashė Tepelena, apo me shkronjat latine,
siē ndodhte me tekstet e klerikėve katolikė tė Shqipėrisė sė Veriut dhe tė
Italisė. Lordi Bajron pėrdori alfabetin anglez pėr
tė shkruar tri kėngėt shqipe nė veprėn e tij Childe
Harolds. (Lexo kėtu
Shkrimin e Shqipes me germa greke ) Nė
periudhėn para kryengritjes sė 1821-shit, kemi disa pėrpjekje pėr tė bėrė
leksikografinė e gjuhės shqipe si mė e rėndėsishmja ndėr kėto pėrpjekje ishte
ajo e heroit tė kryengritjes sė vitit 1821, Marko Boēarit,
i cili me nxitjen ndoshta tė Pukėvilit Konsullit
francez nė Janinė, hartoi Fjalorin e romeishtes
(greqishtes) dhe arbėreshe (shqipes) sė thjeshtė. Para kėtij fjalori, gjatė
shekullit XVIII, ishin botuar: fjalori tregjuhėsh; greqisht-arumanisht-shqip
i Teodor Kavaliotit mė vitin 1770. Fjalori i Teodor
Kavaliotit, kishte rreth 1200 fjalė. Ky fjalor u
quajt Protopirinė i cili u botua nė fillim nė
Voskopojė mė 1760 dhe mė 1770 nė Venedik. Teodor Kavalioti
(1718-1787) ishte drejtor i njė shkolle tė mesme tė quajtur Akademia e Re. Pas
kryengritjes sė 1821-shit, pėrpjekjet e shtetit zyrtar grek pėr tė
zėvendėsuar gjuhėn shqipe me greqishten, pėrbėn njė tjetėr arsye, negative.
Patriarku ortodoks grek lėshoi mallkime mbi letėrsinė shqipe dhe kėrcėnoi me
shkishėrim tė gjithė ata besimtarė qė do tė guxonin tė mėsonin dhe lexonin nė
gjuhėn shqipe. Vlerėsimet
e teoricienėve tė revolucionit dhe tė evropianėve ishin se, nė brezin e
ardhshėm, pas kryengritjes sė vitit 1821, shqipja do tė zėvendėsohej
krejtėsisht nga greqishtja. Pėrfundimisht, gjuha shqipe po reziston deri nė
ditėt tona brenda Greqisė, me gjithė
pėrpjekjet zyrtare dhe jozyrtare tė shtetit grek pėr zhdukjen e
saj. Nė
shekullin XIX, njė tjetėr shkencėtar, Panajot Kupitori, veē veprės sė njohur Studime shqiptare
(1878), kishte hartuar njė fjalor tė gjuhės shqipe, vepėr qė pėr mė shumė se
njė shekull mbeti si dorėshkrim nė bodrumet e Akademisė sė Shkencave tė
Athinės dhe pėr shkaqe tė panjohura, ende nuk ėshtė botuar. Panajot Kupitori, ishte arvanitas
nga ishulli i Hidrės. Ai mbaroi studimet nė Universitetin e Athinės. Pas
studimeve punoi mėsues i letėrsisė nė gjimnaz nė Athinė ku mė vonė u bė
drejtor i kėsaj shkolle. Nė vitin 1860 Kupitori
botoi Abetare tė gjuhės shqipe dhe mė vonė fjalorin greqisht-shqip tė cilin
nė vitin 1882 e bleu konsulli francez nė Janinė Aug.
Dozan. Nė vitin 1926 fjalori greqisht-shqip i Panajot Kupitorit e ribleu Ndėrrmjarja Historike
dhe Etnologjike tė Greqisė. Mė tej fati i fjalorit tė Panajot
Kupitorit nuk dihet. Njė tjetėr fjalor i tė folmes sė gjuhės shqipe tė Atikisė qė ishte hartuar nga Taso
Nerukos (1826-1892), do tė mbetet i panjohur dhe i
pakapshėm. Pas vdekjes sė Nerukos, vejusha e tij ia
dha dorėshkrimin gjuhėtarit tė madh gjerman, G.Meyer
dhe ai e botoi nė veprėn e vet Albanesich Studien V faqe 67-94, pjesėn nga A-ja deri tek L-ja, si
shqip-gjermanisht. Arvanitasi
nga ishulli i Salaminės, Anastas
Kullurioti (1822-1887), nė vitet 1879-1880 themeloi
gazetėn Zėri i Shqipėrisė. Ai botoi mė 1882 dy libra nė gjuhėn greke
Ankimet shqiptare dhe Klumėsht pėr foshnjat.
Veprimtaria e kėtij arvanitasi tė shquar u ndėrpre mbasi qeveria greke e
arrestoi dhe e burgosi nė Athinė. Nė vitin 1887 Anastas
Kullurioti vdiq i helmuar nė burgun e Athinės. Nga
kėrkimet arkeologjike dhe historike tė studiuesve tė huaj dhe shqiptarė, kanė
nxjerrė pėrfundimin se gjithsesi, ka pasur shkrime mė tė vjetra tė gjuhės
shqipe mirėpo, nga koha qė intelektualėt njohės tė shqipes, e cila quhej si
gjuhė popullore, rrjedhimisht barbare, pėrdornin qoftė greqishten, qoftė
latinishten dhe mundėsitė e gjetjes sė dėshmive tė tjera tė shkruara, janė
jashtėzakonisht tė pakta. Nė vitin
1998, Bashkia e Livadhjas
nė Greqi, qė banohet nga njė shumicė dėrrmuese me arvanitas, nė bashkėpunim
me organizatat e Bashkimit Evropian, organizuan njė Simpozium Shkencor nga
data 6-7 nėntor 1998, me temė Shqipja dhe greqishtja, ēėshtje tė bashkėsive shumėgjuhėsore dhe shumėkulturore
. Nė kėtė Simpozium, mbajtėn kumtesa rreth gjuhės shqipe shumė studiues grekė
dhe tė huaj, ndėr ta: Francesco Altimari,
pedagog nė Universitetin e Kalabrisė, Brian D.Joseph, pedagog nė Universitetin shtetėror tė Ohaios, Viktor A.Friedman,
pedagog nė Universitetin e Ēikagos etj. Pedagogu i gjuhėsisė nė Universitetin
e Ēikagos, Eric Pratt Hamp, nė ligjėratėn e tij pėr rėndėsinė e gjuhės shqipe
tha: Gjuha shqipe ka njė kontribut unik me pasuri tė veēantė nė shumė
drejtime tė rėndėsishme, dhe Greqia ėshtė po aq me fat qė ka kėtė burim tė
pasur nė tokėn e vet dhe ndėrmjet qytetarėve tė saj. Gjuha arbėrishte ndodh
qė tė ruajė historikisht, me saktėsi mė tė madhe se ēdo trajtė tjetėr e
gjuhės shqipe, tingujt e saktė tė tė gjitha
rrokjeve qė janė nė fjalorin e shqipes 1500 vjet mė parė. Kjo pėrbėn vetėm
njė shembull tė mėnyrės me tė cilėn arbėrishtja ka rėndėsi unike dhe tė
pakrahasueshme pėr gjuhėn shqipe nė tėrėsi, kėshtu qė tė kuptojmė familjen e
madhe indoevropiane nė tė cilėn bėjnė pjesė po ashtu greqishtja dhe
anglishtja ime, dhe mė nė fund disa anė tė qytetėrimit humanitar nė tėrėsinė
e Euro-Azisė. Pedagogu
Viktor A.Friedman bėri krahasimet e shumė fjalėve
tė mbledhura nė fshatrat Arkadia (Greqi), Ukrainė, Madrica (Bullgari) qė banohen nga popullata qė flasin
gjuhėn popullore shqipe me shqipen e sotme letrare. Arkadia Ukraina Madrica Gjuha
standarde Djelė dil djellė diell Ēili cili ēili cili Ni ni ni njė Likurė likurėn lėkurė lėkurė Ēupejtė shpejt shpejt shpejt Pėshkėj pėlqen pėlqyen pėlqej Pjesi pjy pjosė pyesė
Minges minues mėngjes mėngjes Moi mui muoj muaj Baba tati tate baba, tatė Ljupė lopė lopė lopė Ljutė lot lot lot Fortė hortė hortė fortė Krie kry kruve krye Bje bi bje bie Vshatė vshatė fshat fshat Ga ga nga nga Siē
shihet edhe nga fjalėt e lartshėnuara nga pedagogu Viktor A. Fridman, gjuha qė flasin arvanitasit nė fshatin Arkadia (Greqi), Ukrainė, Madrica
(Bullgari) dhe gjuha letrare e sotme shqipe rrėnjėn dhe kuptimėsinė e kanė tė
njėjtė, pavarėsisht se kanė kaluar qindra vjet qė janė ndarė nė pjesė tė
ndryshme tė botės nga trungu mėmė i familjes. Njė
vlerėsim tė rėndėsishėm pėr gjuhėn shqipe ka thėnė nė paraqitjen e librit tė
kėngėtarit, muzikologut dhe shkrimtarit arvanitas, Thanasi
Moraitis mė 30 tetor 2002, edhe deputeti i PASOK-ut
arvanitasi Teodoros Pangallos,
i cili pėrshėndeti nė prezantimin e librit Antologjia e kėngės Arvanitase tė
Greqisė. Dihet qė
studiuesit dhe historianėt e ndryshėm qė janė marrė me studimet letrare pėr
arvanitasit na kanė sjellė dėshmi tė botuara nė vitet 1872-1879 nga Panajot Kupitori dhe Anasata Kullurioti. Veprat e tė
cilėve janė tė njohura pėr opinionin shqiptar. Por kėto nuk janė tė
mjaftueshme. Gjithsesi ka pasur dhe ka ende pėr tė bėrė kėrkime, pėr tė
sjellė fakte tė reja pėr shkrim shqip tė shkruar nga arvanitasit e Greqisė. Nga
kėrkimet e mia shumė vjeēare nė Greqi nėpėr bibliotekat private tė disa
intelektualėve arvanitas, gjeta disa tekste poetike, kėrshėndella dhe vjersha
satirike tė shkruara nė gjuhėn shqipe, me shkronja greke. Njėra nga kėto
poema ėshtė shkruar nė vitin 1571 nga poeti arvanitas luftėtar Manoli Blesi. Nė vargjet e
poemės pėrmenden luftėtarėt arvanitas qė morėn pjesė nė luftė kundėr turqve
nė Qipro. Poema ka mbi 41 strofa, por deri mė sot nuk e kam gjetur tė tėrėn,
pėrveē strofave tė botuara nga Kostandin Biri dhe Aristidh
Kola. Njė
tjetėr poemė e panjohur ka qenė e shkruar nė mars tė vitit 1889 nga njė
arvanitas anonim i cili i thur vargje fejesės sė Princeshės sė Greqisė Aleksandra me Dukėn e madh tė Rusisė Pavlo
Aleksandroviē, djali i perandorit Aleksandri i
dytė. Ky krijim i madh vjershėtor ka 430 rreshta dhe ėshtė botuar pėr herė tė
parė nė revistėn APOLLON, Maj tė 1889 qė dilte nė Athinė. Nė kėtė revistė
poema ėshtė botuar nė gjuhėn greke dhe shqipe. Po ashtu nė faqen e parė tė
gazetės greke E ARDHMJA E ATDHEUT e 29 dhjetorit 1860, ėshtė botuar njė
fjalim parazgjedhor nė gjuhėn greke dhe shqipe. Nga teksti i fjalimit
parazgjedhor, dalin qartė fakte historike se njė pjesė e madhe e popullatės
qė jetonte nė Athinė dhe nė rrethinat e saj ishin arvanitas. Nė shekullin e
XIX arvanitasit kishin njė ndikim tė madhe nė zhvillimin e jetėn politike dhe
shoqėrore nė Greqi. Deri mė sot kėto materiale letrare me vlera tė larta nuk
ishin bėrė tė njohura pėr opinionin shqiptar. Pėrfundim Nė mbyllje
dua tė bėj edhe njė sqarim pėrfundimtar pėr emėrtimin e shqiptarėve tė
Greqisė me emrin arvanitas. Gjatė leximit tė teksteve dhe librave tė ndryshme
nga autorė tė huaj dhe ata shqiptarė, kam vėrejtur se shqiptarėt e Greqisė i
quajnė arvanitas ose arbėrorė. Mendimi im ėshtė se kėtu hasim nė kundėrshtim
me fjalorėt Greqisht-Shqip dhe anasjelltas, nga autorėt grek. Kur botohen
librat nė gjuhėn shqipe, fjala arvanit dhe gjuha
arvanitase pėrkthehen nė gjuhėn e njėsuar shqipe, shqiptar dhe gjuha shqipe. Ndoshta
dikujt do ti duket kjo e gabueshme! Por, mendimi im ėshtė i bazuar nė
fjalorėt shkencorė Greqisht-Shqip, dhe Shqip-Greqisht tė autorėve grekė.
Kėshtu, ēdokush qė do tė lexojė fjalorėt nė fjalė do tė vėrejė qė fjala
arvanitas pėrkthehet shqiptar. Nė fjalorin mė tė madh Greqisht-Shqip qė e ka
bėrė profesori i gjuhės greke nė Universitetin e Tiranės Niko
Gjini, fjalėn arvanitasi e pėrkthen nė gjuhėn shqipe shqiptar i vogėl, fjalėn
arvanitika e pėrkthen nė shqip gjuha shqipe, dhe
fjalėn arvaniti e pėrkthen shqiptar. Nė
gjuhėn zyrtare tė shtetit italian, fjalėn arbėresh italianėt nuk e njohin,
por arbėreshėt qė kanė emigruar nė Itali nga Greqia dhe Shqipėria rreth
shekullit XV i quajnė me tė drejtė albanesi, qė do
tė thotė nė gjuhėn shqipe shqiptar. Pra, mendoj se gabimi trashanik qė ėshtė
bėrė deri mė sot nga studiuesit dhe shkrimtarėt e ndryshėm, qė arvanitasit nė
gjuhėn shqipe i thėrrasim arvanitasit ose arbėrorėt duhet tė ndreqet dhe tė
zėvendėsohet me emrin qė u takon shqiptarėt dhe tė quhet gjuha shqipe. Edhe unė,
nė kėtė kumtesė, pėr qėllimin e mirė, i emėrtova shqiptarėt e Greqisė me
emrin qė njihen nga grekėt arvanitas, por, siē u tha mė lart bėhet fjalė pėr
njė degė tė popullsisė sė sotme shqiptare qė jeton ndėr shekuj nė Greqinė e
lashtė dhe flet nė rrethin familjar gjuhėn shqipe. Edhe sot
arvanitasit i gjejmė nė majat mė tė larta tė jetės politike dhe kulturore tė
Greqisė. Kryetari i
sotėm i Greqisė Karolos Papuliasi
ėshtė nga njė fshat i Ēamėrisė me emrin Voshtina, sipar Aristidh Kolės ai ėshtė
me origjinė shqiptare dhe para shumė vitesh familja e tij i pėrkiste besimit
islam. Edhe ministria e jashtme e Greqisė Dora
Bakojani nga nėna ėshtė me origjinė arvanitase. ·
Kumtesė e lexuar
nė Seminarin Ndėrkombėtar tė Albanologjisė, mbajtur nė Tetovė-Ohėr 16-23
Shtator 2007. |