Nė kujtim tė figurave tė shquara tė historisė

 

 

SI U SHUA NGA JETA PERSONAZHI I MIGJENIT – SIMBOLI

I PUKĖS

 

                 Shkraun: Prof. Sulejman SULA

 

                 Nė historinė e Shqipėrisė ka shumė figura qė nderojnė atė dhe kombin. Njė prej tyre ėshte Zenel Islami, qė lindi si personazh nė vitin 1937 dhe u largua nga jeta nė vitin 1961, si Kryetar i Komitetit tė Elbasanit, tė sistemit tė asaj kohe.

 

                 Lindi nė Dedaj tė Pukės, ku skamja qėndronte kėmbėkryq, megjithatė ishte i etur pėr dije. Ndoqi shkollėn verore tė Pukės duke ecur mbi dy orė rrugė nė tė tatėpjeta e rrėpira. Si rrall kush, nė fėmijėri, pati fatin tė ishte personazh i vėrtetė i veprės tė Migjenit tė madh. Natyra u tregua bujare me tė, i fali zgjuarsinė, pamje gazmore e tė qetė dhe dėshirėn pėr dije. Ishte vetėm 12 vjeē, nė vitin 1937, kur mėsues Milloshi, me dėshirėn qė tė ndihmonte atė dhe familjen e tij, e mori si shėrbėtor nė shkollė. Filloi punėn e parė te mėsuesi dhe autori i novelėzės Zeneli. Kishte dėshirė tė ndiqte studimet pėr mėsues nė Shkodėr, por ajo mbeti thjesht ėndėrr. Po kėtė vit pėsoi dy humbje tė mėdha: vdekjen e tė atit dhe ndarjen me mėsuesin dhe punėdhėnėsin e dashur, e tanimė, tė sėmurė qė mori rrugėt jashtė vendit pėr kurim dhe vdiq.

 

                I motivuar me idealet njerėzore rradhitet me forcat e pėrparuara tė kohės dhe merr pjesė nė luftėn pėr ēlirimin e vendit. Nė mars tė vitit 1944 bėhet anėtar i Partisė Komuniste. Besoi te komunizmi, nė fillimet e rinisė, per jetė mė tė mirė, tė qetė, tė sigurt, si nė vendet e zhvilluara tė Europės dhe pėr kėtė u shpreh se do tė jepte gjithēka nga vetja. Qarku i Shkodrės, ku varej Puka, shihte te Zeneli vlera tė idealizmit duke besuar nė gadishmėrinė dhe sakrificėn e tij. E provuan, si fillim, me drejtimin e rinisė dhe shumė shpejt, pasi vunė re menēurinė, energjinė dhe forcėn si drejtues e kaluan nė pozicione mė tė larta nė aparatin e Shkodrės. Pėr cilėsi tė spikatura, nė moshėn 21-vjeēare, nė nėntor tė vitit 1946, komiteti qėndror e vendosi nė krye tė drejtimit tė partisė pėr rrethin. Ishte ky rasti mė i rradhė, kur njė djalė 21 vjeēar do tė drejtonte njė rreth tė tėrė. Me dinamizėm tė pashoq e mobilizim shembullor, i vihet punės organizuese e drejtuese, thuajse nga e para e hiēi. Rrjeti shkollor, tregtar, shėndetėsor, rrugor, nxjerrja e pėrpunimi i lėndės drusore e mineralet ishin disa nga sektorėt mė tė rėndėsishėm. Ai ridimensionoi ndryshimet e shoqėrisė nėpėrmjet ngritjes sė nivelit social – kulturor, material dhe vetėdijes sė masave. Binte nė sy masivizimi dhe tėrheqja e tėrė shtresave e moshave e nė veēanti pėrkushtimi i rinisė, nga ku nėpėrmjet pėrvojės sė fituar e shkollimit dolėn drejtues pėr sektor tė ndryshėm.

 

          Zeneli nuk vinte nga ndonjė shkollė, por ēuditėrisht, shumė shpejt fitoi pėrvojėn dhe shprehitė e punės. Te sakrificat dhe menēuria e popullit, tė cilit nuk iu nda asnjėherė dhe nė studimin kėmbėngulės individual, gjeti rrugėt qė tė ecte pėrpara. Pyeste pa ndalur, nuk pėlqente ndikimin: “A jemi mirė. A po e bėjmė mirė.” Ndryshe nga punėt nė komandė pėrdori dialogun, dėgjonte, madje, me durim dhe deri nė fund e pastaj thoshte: “A ta bėjmė kėshtu, ēfarė mund tė bėjmė sė bashku.” Rėmbente mendjet, shpirtin dhe energjitė krijuese e fizike nė dobi tė punėve e komunitetit,  ku   vendi ishte mbrapa pėr shkak tė sė kaluarės, shfytėzimit barbar tė pasurive nga tė huajt dhe vėshtirėsive tė theksuara tė terrenit malor e me klimė tė ashpėr.

 

         Emri simboli i Zenelit, pėrkushtimi nė punėt krijuese e vunė nė nivelin e njeriut dhe drejtuesit mė tė lartė tė ditės. Duke jetuar me kėrkesat e kohės, pasuronte ēdo ditė njohuritė pėrmes studimit, shkollave pa shkėputje nga puna, ishte metoda e vetmohimit tė tij. Karakterin, energjitė dhe besueshmėrinė populli ia vlerėsoi. “ Hallin, nevojėn, problemin ma zgjidh Zeneli, kemi besim se e ka marrė nė dorė vet biri ynė”- kaq shumė i besoi populli, birit tė tij tė vuajtur e fukara, por me virtyte tė rralla. Emri i Zenelit gjendej gjithmonė e mė shumė, mė larg e mė lart.’ Jo vetėm pėrballonte punėt e shumta, por i pėrgjigjej ftesave nga rrethet veriore e jugore tė vendit. Megjithėse ftohej qė tė jepte pėrvojė, me modesti, ulte kokėn dhe thoshte: “ I mėsova tė gjitha kėto atje ku isha”. Nė moshėn 23-vjeēare, nė vitin 1948 i kėrkoi dorėn dhe krijoi familje me Drita Gjylbegun, vajzė e fisme, nga familja e njohur nė Shkodėr pėr patriotizėm, kulturė e mirėsi.

 

           Megjithėse punonte me kėmbėngulje, pėrkushtim e aftėsi, si rrall kush shqetėsohej se te populli vėrente shumė halle e mungesa. Varfėria ishte problemi mė i madh. Por kishte dhe nga ata qė pėr arsye shumė tė ngushta personale i dolėn kundėr Zenelit. E nga tė gjitha kėto ai doli mė i pastėr dhe i suksesshėm. Menēuria dhe e drejta fitoi dhe idhulli i pukjanėve doli mė i pėrgatitur. Kuptoi se ishte faktor e problem e jo thjesht simbol nė letėrsinė Migjeniane. Nga kėto ndeshje iu pėrforcua bindja dhe ideja se mėsimet e popullit, shpirti dhe ndershmėria e tij janė forcat mė tė fuqishme.

 

           U pikėllua shumė nga vrasjet nė krye tė detyrės tė shokėve mė tė afėrt Lekė Berisha e Zenel Ēoba, me tė cilėt mendonte tė ecte gjatė nė punėn pėr tė mirėn e popullit. Nė kulmin e punės pėr vendlindjen e tij, emėrohet nė tė njėjtėn detyrė si sekretar i parė (i asaj kohe) i Lezhės. Me menēuri, pėrkushtim pėr punėn, respekt dhe dashuri pėr njerėzit punoi disa vite. U shqua pėr kujdes e maturi me njerėz, me moton e rrall pėr kohėn: “Brinjė me ta dhe asnjėherė mbi ata, apo nė kurriz tė tyre” Shprehej hapur: “ Asnjė njeri, kushdoqoftė, nuk ka tė drejtė tė qėndrojė nė zverkun e tė tjerėve, apo tė pengojė e tė dėmtojė tė ardhmen e tyre”. Kujtojmė se Lezha trajtohej si rreth me probleme tė veēanta, veēanėrisht fshati.

 

           Nė vitin 1956, kur nė Shkodėr mbėrritėn eshtrat e mėsuesit, punėdhėnėsit e tij tė parė dhe poetit tė mjerimit, qė kishte skalitur nė novelėzėn Zeneli emrin e tij, mbajti njė fjalė me plot mallėngjim, dhimbje e respekt. Ish nxėnėsi pėrulej para kėtij vigani dhe iu zotua pėr amanetin e botės sė re.

 

           Nė vitin 1956 deri 1959 kreu studimet universitare pėr filozofi nė Moskė, ku spikati si student i mprehtė dhe me vullnet tė fortė, madje dhe vetė Hrushovi, nė vizitėn qė bėri nė vendin tonė, u interesua pėr Zenelin.

 

           Emėrohet sekretar i partisė pėr atė kohė, nė Elbasan dhe shpejt kaloi kryetar i komitetit ekzekutiv, nė tė cilėn punoi me pėrkushtim. Sė bashku me shokun e tij Thoma Deljana u bėnė shembuj qė vlerėsohej nė atė kohė. Megjithėse me ngjyrime tė majta, me ideale nga lindja, ėndėrronte lirinė dhe demokracinė. Kjo ishte shprehje e shpirtit tė tij demokrat. Vitet dhe puna bėnin tė sajėn. Kurajua dhe guximi tė mbėshtetura nė pėrvojėn dhe diturit pėrbėnin mjetet mė tė parapėlqyera qė sė bashku me mendimin e specialistėve tė fushave tė ndryshme, pėrdoreshin nė pėrcaktimin e detyrave. Pėrkrahte tė renė, emancipimin, zgjidhjen e problemeve tė shumta sociale, shoqėrore, ekonomike, modernizimin e prodhimit industrial e bujqėsor, kulturėn, artet, sportin, mendimin tekniko-shkencor, tė pėrparuarėn etj. Shkonte nė ēdo fshat, objekt prodhimi e shėrbimi, atje ku jetonin e punonin njerėzit. Gjithmonė ishte realist. I shmangej tejkalimeve qė i vinin nga informacione jo reale, zemėrvegjlit, intrigantėt, karrieristėt, tė ecurit pėr ndėshkim qoft edhe si kompesim pėr tė humburit nė luftė e mė vonė. Kėto qėndrime e sjellje e bėnin mjaft pozitiv.

 

          Me mundėsitė e kohės argėtohej nė kinematė publike tė kohės, pjesėt teatrale, eskursionet nė vende klimaterike e historike, shėtitjet e mbrėmjes ishin pjesa mė e zakonshme e qetėsisė me familjen dhe nxiste qytetarėt qė kjo tė bėhej ritual pėr fitimin e energjive tė reja. Nė shoqėri recitonte mjaft mirė si aktor, kėndonte, i binte ēiftelisė, instrumentit karakteristik tė zonės, kėrcente dhe vallzonte me finesė. Ngadonjėherė luante letra ose domino kur kėmbėngulnin shokėt.

 

          Ndėrsa Zeneli punonte e drejtonte deri nė vetmohim, nė hierarki rritej e forcohej xheloxia, duke e parė gjithmonė e mė shumė si rival tė mundshėm me pėrgatitje tė pakrahasueshme dhe si drejtues tė suksesshėm e popullor. Nga natyra ishte shpėrthyes, duke dėshmuar guxim e vullnet tė zjarrtė pėr ti vėnė punėt pėrpara. Nė shpirt dhe nė punė ishte mė demokrati i kohės, pak liberal. Shprehej lirshėm kur e pyesnin edhe eprorėt mė tė lartė: “Tė gjithė po punojnė. Por fshatarsia ka halle e mundim tė madh. I duhen mė shumė vegla, mjete e makineri pune, vepra ujore, plehra kimike, farėra tė zgjedhura e specialista”. Ide e mirė ishte pėrgjigja! Nuk u vlerėsuan nevojat urgjente e kushte siē mendonte ai. E pėrballoi situatėn pasi i erdhi nė ndihmė prejardhja e varfėr, intelegjenca, shkollimi, pėrvoja e shpirtit njerėzor qė kishte. Madje i erdhi nė ndihmė edhe shkrimi i Migjenit i cili pati thėnė: “… lene Zenelin tė rrojė…. Tue pa tė vetėt tė dashtun tepėr ultė tue mos mujtė me e ndihmue”- pasojė kjo e bllokatės sė vendit tonė  nė vitet ’60-tė.

 

            Vlerėsonte tė kaluarėn dhe historinė. Nė pėrvjetorin e ushtrisė Nacional-Ēlirimtare, me shpirtin gazmor tė njė artisti, pa snjė shenjė vuajtje e dėshpėrimi vihet nė krye tė gėzimit. Thjeshtėsia arriti kulmin kur ai i binte ēiftelisė e kėndoi kėngė mbresėlėnėse kushtuar dėshmorit Zenel Ēoba. Natėn, po natėn e territ tė pabesisė dhe plle siē e thot populli, ndodhi ēudi, e papritura, enigma. Nė orėt e para tė datės 9 korrik, kryetari i komitetit ekzekutiv thonė se  u vetėvra. Ky mbeti njoftimi dhe qėndrimi zyrtar i kohės. I ftohtė si vet vdekja. Nė moshėn 36-vjeēare, me 16 vjet punė si funksionar kryesor nė katėr rrethe tė vendit, duke lėnė nėnėn, gruan, tre fėmijė, motrėn dhe nipėrit, shuhet krejt papritur njeriu mė i dashur i familjes, mė i pėrkryeri nė trevėn e Pukės e drejtuesi shėmbullor nė rrethet ku shėrbeu.

 

          Vdekja e tij nuk ishte fund, por pėrjetėsi nė familje, shoqėri, komunitet e te kushdo qė e njihte. Duke ditur thėnien e Zenelit se ēdo problem ka njė zgjidhje, nė kėtė ngjarje, nė gjendje tė qetė apo tė nxehtė gjenim pak ngushėllim dhe mė tė besueshmit thoshin: A mund tė arrinte deri kėtu! Njeriu shembullor me tė cilin krenohej Puka u shua. Vdekje e mistershme. Familja, tė afėrmit, miq e shok dyshojnė. I biri, Bedri Islami, atdhetar me vlera e veprimtari mbarėkombėtare, nė njė botim libri kushtuar tė atit akuzon: Ma vranė babanė!!!. Nė kėtė humbje tė mistershme, pati dhe skeptik qė hamendėsonin se akti mund tė jetė bėrė nga etja pėr ngritjen mė lartė nė kupolėn drejtuese tė vendit. Kėtė e bazonin nė njohjen e karakterit tė tij, qė pėrgjithėsisht shikonte vetėm pėrpara, pasi ai e dinte se ēfarė duhej bėrė dhe jo. Ishte kategorik kundėr ēdo lavdije e karrige tė pamerituar e amorale bazuar nė gėnjeshtra, servilizėm, shpifje e intriga.   

 

          Sido qė tė jetė e vėrteta, me zemėr tė thyer nga kjo vdekje, viktim e shpirtit tė pastėr, pas 46 vjetėsh-9 korrik 1961-2007 me plot gojėn themi njė jetė e shuar ndryshe nga tė tjerėt. Vetėvrasje apo vrasje tė pranojmė secili me bindjen e faktet e veta. Ajo qė na vret mė shumė ėshtė se ky personalitet me vlera tė spikatura u shua nė moshėn mė tė bukur pėr jetėn, familjen e shoqėrinė, e cila dėshironte ta kishte sa me gjatė me vete. Ndaj ndėshkimi qoft dhe gjykimi rėndon shumė. Vite kanė kaluar, por emri i tij qėndron nė kujtesėn e njerėzve. Sjelljet ndaj familjes e nė veēanti bashkėshortes ishin mjaft arrogante e ndėshkuese. Por njerzillėku, humanizmi dhe qytetaria nuk u kursyen pėr mira. Nė Shkodrėn e njohur pėr dashuri e mirėnjohje, pati njerėz tė mirė si Bilal Parruca, qė heshturazi ndihmuan pėr arsimimin e fėmijėve tė cilėt ecin nė rrugėn e tė atit.. Regjimi i asaj kohe e mbajti nė harresė, por jo populli. Ai e vlerėsonte dhe simbol tė vetin. U vetėvra apo u vra! Kjo nuk mbetet enigmė, ashtu siē ėshtė e vėrteta nė errėsirėn e natės

 

          Nė shenjė tė kėtij kujtimi shumė familje mbajnė si relike kujtimi e mallėngjimi fotografin e tij varur nė mur apo album. Thėnia se bir mė tė mirė, mė tė zgjuar, mė tė dashur, mė tė pėrkushtuar e tė gjendshėm se Zenel Islami vėshtirė se lind kjo anė e vendosin dhe e bėjnė atė si tė gjallė nė mes tė gjallėve, duke mos mbetur pronė e harresės, por shembull virtytesh tė njė drejtuesi tė popullit.

 

             Edhe lideri i kohės kur jetoi Zeneli, pavarėsisht konjukturave, e vendosi nė vendin e merituar nė muzeun e rrethit tė Pukės. Ata e dinin mjaft mirė se Puka i dha njė drejtues tė talentuar e tė mprehtė, tė cilin ia ktheu tė shuar, ndryshe nga tė tjerėt.

 

            I moshuari Idriz Meti figurė e spikatur, ish-drejtues nė regjimin e asaj kohe, kur Zeneli drejtonte mė lartė nė Pukė, pas gati 50 viteve shkruan: “Ėshtė kėnaqėsi shpirtėrore tė qenurit pranė njė njeriu apo drejtuesi.tė aftė e me cilėsi tė larta njerėzore. Zenel Islami, Luli ynė i vocėrr, ishte mė i miri mes shokėve qė kam patur”. Nė shenjė dhimbjeje u vetėvra e vranė, me plotė zemėr themi: Qoft i lehtė dheu ku prehen eshtrat e tij, nė paqe shpirti. Respekti dhe mirėnjohja e Pukės ėshtė shprehur me titullin: “Zenel Islami- Qytetar nderi i bashkisė Pukė”. Si intelektual pukas, njė brez mė vonė se ai, mburrem se nė atė shkollė, klasė, madje dhe bankė, ku mėsoi Zeneli, e dha mėsim Migjeni u shkollova dhe unė. Me shumė respekt pėrulemi para emrit tė tij, personazh real i Migjenit, - simbol i Pukės. “Koha jonė”

 

---------------------------

 

SHAN SOKOLI: „SI E KAM NJOHUR LULIN E VOCĖRR (ZENEL ISLAMIN)“