Nocioni i Kombit

 

KOMBI

DEFINIMI, TIPARET DHE  IDENTITETI I KOMBIT

 

 

          Ideja e hedhur nė opinion pėr tė krijuar njė komb kosovar ka rizgjuar temperamentin pėr demonstrim tė identitetit kombėtar shqiptar. Hapja e debatit ėshtė kuptuar edhe si sfidim ekscesiv dhe reagimet kanė qenė jo gjithherė racionale. Njė kėndvėshtrim mė racional do tė duhej tė kishte si pikėnisje stėrhollimin e tė kuptuarit tė nocionit komb.



         
Shkraun: Mr. Sabri KIĒMARI


          Nocioni komb ėshtė njė fenomen dinamik historik. Definimet pėr tė dhe rreth tij janė tė shumta dhe tė ndryshme. Pėr hir tė synimit qė pėrmes kėtij punimi tė merret pjesė nė diskutimin e problematikės sė shtruar nė qarqet shkencore kosovare, por edhe nė ato politike e shoqėrore, do tė mundohem qė tė respektoj elasticitetin dhe diferencimin e veēantė terminologjik.


          Nocioni komb paraqitet nė njė larmi kuptimesh dhe tipesh. Ai paraqet nevojėn e pėrgjithshme pėr identitet dhe bashkėsi, pėr njohje dhe pjesėmarrje. Kjo nevojė ėshtė njė ndjenjė krejtėsisht njerėzore, e cila ėshtė mė e fortė nė situata krizash e luftėrash, por edhe nė faza globalizimi e fragmentarizimi.


1.Definimi i kombit


          Nocioni „komb" rrjedh nga gjuha latine „natio" qė ka kuptimin „lindje; prejardhje; „(fis) popull(or)". Pėrmes nocionit komb fillimisht pėrcaktoheshin fiset, pastaj nė mesjetė pjesėtarėt e njė bashkėsie tė vogėl fshatare, nė periudhėn e kohės sė re bashkėsitė e njerėzve me pikėpamje tė pėrbashkėta pėr vlera si historia, kultura dhe gjuha si dhe grupet e njerėzve qė e ndjenin pėrbashkėsinė politike me njėri tjetrin nė njė hapėsirė tė kufizuar gjeografike, tė cilėn e bashkėbanonin.

 

       Dallohen tri lloj definimesh mbi kombin:

 

-        definimi filozofik,

-        definimi politik dhe

-        ai ideologjik.


1.1 Kuptimi filozofik

 

          Filozofi gjerman Immanuel Kant duke shpjeguar nocionin komb merr parasysh dy tipare kryesore - bashkėsinė qytetare tė njerėzve dhe prejardhjen e tyre. Sipas Kantit „me fjalėn popull (populus) nėnkuptohet masa e bashkuare njerezve, pėrderisa ata e pėrbėjnė njė tė pėrbashkėt. Ajo masė ose edhe pjesa e saj, e cila pėrmes prejardhjes sė pėrbashkėt e njeh veten tė bashkuar nė njė tė tėrė qytetare, quhet komb (gens)."1

 

          John Stuart Mill, njė nga pėrfaqėsuesit mė eminent tė liberalizmit, si askush tjetėr, ju kushton rėndėsi ndjenjave tė ndėrsjella te simpatisė nė mes njerėzve si element konstitues tė kombit; „Njė ndjenjė e tillė e bashkimit kombėtar me njėri tjetrin mund tė rrjedhė nga arsye tė ndryshme. Mund tė rrjedhė nga raca dhe prejardhja e njėjtė; pėrbashkėsia e gjuhės dhe religjionit e nxisin kėtė nė mėnyrė vendimtare. Edhe kufijtė gjeografik paraqesin njė arsye pėr paraqitjen e ndjenjės kombėtare. Por, nė kėtė kuptim, mė sė shumti ndikon njė e kaluar e pėrbashkėt politike: ekzistenca e njė historie kombėtare dhe perbashkėsia e kujtimeve qė rrjedhin nga ajo: ndjenjat kolektive tė krenarisė dhe tė marres, tė gėzimit dhe tė vuajtjes, tė cilat lidhen me ngjarjet e te kaluarės."2

 

           Kurse njė nga pėrfaqėsuesit mė eminent tė filozofisė politike bashkėkohore Alasdair Maclntyre mbron pikėpamjen se kombi mund tė kuptohet si njė projekt, „njė projekt, i cili ėshtė krijuar nė njė farė mėnyre nė tė kaluarėn dhe ėshtė zhvilluar nė atė mėnyrė, pėrmes tė cilės ėshtė lindur njė bashkėsi e caktuar morale, e cila ngre pretendimin pėr pavarėsi politike nė format e ndryshme tė organizuara dhe tė institucionalizuara tė shfaqjeve."3


1.2 Kuptimi politik


         
Ish kancelari gjerman Willy Brandt si njė nga projektuesit e strategjisė sė Bashkimit tė Gjermanisė shihte nė nocionin e kombit si tė bashkuara tė vėrtetėn historike dhe vullnetm politik. Sipas Brandtit „kombi pėrfshin dhe ka kuptim mė tė gjerė se gjuha dhe kultura e pėrbashkėt, si rregullim shtetėror dhe shoqėror. Kombi formohet mbi bazėn e ndjenjės sė pėrbashkėsisė sė vazhdueshme tė njerėzve tė njė popuili."4


         
Shkencėtari amerikan i politikės Benedict Anderson kombin e definon si bashkėsi politike e pėrfytyruar: „Kombi ėshtė njė bashkėsi politike e pėrfytyruar si e kufizuar dhe sovrane. Ai ėshtė i pėrfytyruar pėr shkak se anėtarėt edhe tė vetė kombit mė tė vogėl nuk i njohin shumicėn e anėtarėve tjerė, nuk do t'i takojnė kurrė ata ose nuk do tė dėgjojnė kurrė pėr ta, por nė kokėn e secilit ekziston, pėrfytyrohet bashkėsa e tyre."5

 

          Shkencėtari tjetėr i politikės Karl Deutsch e redukton nocionin komb nė ekzistencėn e shtetit: „Komb ėshtė njė popull qė e ka shtetin e vet....Nėse njė pjesė e rėndėsishme e pjesėtarėve tė njė populli pretendon drejt pushtetit politik pėr grupin e tij etnik ose gjuhėsor, mund ta emėrtojmė atė si kombėsi. Nėse ėshtė arritur pushteti -rėndom pėrmes sundimit tė njė aparati tė shtetit - e emėrtojmė atė si komb."6


1.3 Kuptimi ideologjik


          Teoria marksiste bėn pjesė nė rrethin e parė tė definimit ideologjik mbi kombin. Marksizmin nuk e ka pėrshkuar njė fill unik definues pėr nocionin komb.
Karl Marksi dhe Friedrich Engelsi nė „Manifestin e Partisė Komuniste", duke dashur tė vėnė primatin mbi klasoren para kombėtares, patėn preferuar njė formulim fatal pėr pasuesit e tyre rreth ēėshtjes kombėtare: „Komunistėt qortohen se gjoja duan tė zhdukin atdheun, kombėsinė. Punėtorėt s'kanė atdhe. Nuk mund t'u heqėsh atyre njė gjė qė nuk e kanė."7

 

          Kėtė formulim do ta revidonin Lenini dhe Stalini, i pari duke u angazhuar pėr precizimin e tė Drejtės sė Kombeve pėr Vetėvendosje deri nė Shkėputje, kurse i dyti pėrmes njėrit nga definimet mė tė pėrhapura nė proveniencėn e lindjes rreth kombit si „njė bashkėsi e qėndrueshme njerėzish, e formuar historikisht, qė ka lindur nė bazė tė bashkėsisė sė gjuhės, territorit, tė jetės ekonomike dhe tė formimit psikik, qė shfaqet nė bashkėsinė e kulturės."8

 

          Akademia e Shkencave e Shqipėrisė dhe Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė nė botimin e vitit 1980 tė „Fjalorit tė gjuhės sė sotme shqipe"9 i pėrmbahen pothuajse krejtėsisht definimit tė Stalinit mbi kombin. Pėr ēudi edhe njė botim i vitit 2002 ka ruajtur tė njėjtin formulim. Varianti jugosllav i marksizmit i ka kushtuar mė shumė elementeve ideologjike pėrgjatė definimit tė nocionit komb. Kėshtu sipas Eduard Kardelit kombi definohej si njė „komunitet specifik popullor i lidhur nė bazė tė ndarjes shoqėrore tė punės tė epokės sė kapitalizmit, me territor kompakt dhe me kuadėr tė gjuhės sė pėrbashkėt dhe tė njė afėrsie etnike dhe kulturore pėrgjithėsisht.10" Nė variantin marksist tė Republikės Demokratike tė Gjermanisė (ish DDR) dalloheshin dy lloj kombesh: kombi socialist dhe ai kapitalist." Nė tė gjitha variantet e marksizmit nuk njihej si tipar i domosdoshėm i kombit ekzistenca e shtetit kombėtar, meqė preferohej bashkėjetesa e shumė kombeve nė njė shtet federal.


          Njė variant tjetėr radikal ideologjik i tė kuptuarit tė nocionit komb ishte ai nazifashist. Pikėpamjet e teorisė nazifashiste mbi kombin kishin nė pėrmbajtjen e tyre luftėn dhe asgjėsimin e kombeve dhe racave tė caktuara, ekstremizmin, agresivitetin, ultranacionalizmin dhe asimilimin. Kėshtu, sipas Adolf Hitlerit shpirti i kombit mund tė fitohet vetėm „nėse pranė udhėheqjes sė luftės pozitive pėr qėllimet e veta asgjėsohet kundėrshtari i kėtyre qėllimeve."12 Benito Musolini kishte njė tė kuptuar krejtėsisht joshkencor mbi kombin sipas tė cilit kombi paraqet „shkallėn mė tė lartė tė personalitetit, nė qoftė se ai ėshtė identik me shtetin. Kombi nuk e krijon shtetin sipas kuptimit tė receptit tė vjetėr natyralist .... Nė tė kundėrtėn! -kombi krijohet nga shteti, i cili i jep popullit vetėdijen pėr bashkėsinė e vetė morale, vullnetin dhe rrjedhimisht edhe ekzistencėn e vėrtetė."13


2. Tiparet


          Asnjėri nga definimet e lartpėrmendura nuk ka arritur tė pėrfshijė tė gjitha elementet pėrbėrėse nė definimin e kombit. Pėr tė arritur deri te njė kuptim shkencor mbi kombin nevojitet respektimi i njė shkalle tė caktuar elasticiteti dhe diferencimi. Pėr kėtė gjė do t'i ndajmė tiparet dalluese nė tipare themelore dhe tipare plotėsuese. Nė tiparet themelore hyjnė gjuha, kultura, kompaktėsia territoriale, prejardhja dhe e kaluara e pėrbashkėt si dhe ndjenja e pėrbashkėsisė. Nė tipar.* plotėsuese hyjnė shteti, religjioni dhe jeta ekonomike e pėrbashkėt. Pa plotėsimin e tipareve themelore nuk mund tė definohet njė bashkėsi shoqėrore si komb. Kurse mungesa e tipareve plotėsuese nuk ėshtė pengesė pėr kuadrin e plotėsimit tė veēorive dalluese tė kombit. Rrėnjėt e kombit janė prejardhja dhe gjuha e pėrbashkėt. Por karakteri i kombit zhvillohet pėrmes historisė, kulturės dhe letėrsisė sė pėrbashkėt, pastaj sistemit zakonor dhe atij tė sė drejtės. Janė tė evidentueshme edhe rastet kur kombi ėshtė zhvilluar mbi bazėn e fesė.


Shprehitė komplementare tė komunikimit tė njė kombi rrjedhin nga tiparet e pėrbashkėta tė anėtarėve tė tij, nga tė cilat pastaj rrjedh njė identitet kolektiv, i cili nė tė shumtėn e rasteve forcohet nga besimi pėr njė prejardhje tė pėrbashkėt. Pa dyshim se shkalla mė e lartė e zhvillimit tė identiteit tė njė kombi
ėshtė zhvillimi i tij nė njė bashkėsi tė qėndrueshme tė pavarur shtetėrore. Por, ekzistenca e shtetit mė vete nuk e determinon ekzistencėn e kombit mė vete, ashtu si edhe egzistenca e njė shteti nuk e determinon ekzistencėn e vetėm njė kombi brenda tij. kombi paraqet fuqi universale, politike, kulturore, shpirtėrore dhe ekonomike. Procesi i krijimit tė kornizės sė tij shtetėrore vie si pasojė e historike, politike dhe shoqėrore brenda hapėsirės sė tij gjeografike. Kristalizimi i interesave dhe nevojave tė tij bėhen nė akord me kėto rrethana.

 

3. Identiteti

 

Nė rrafshin teorik mund tė identifikojmė tri aspekte kryesore tė identitetit tė njė kombi:


   -Aspekti kognitiv, paraqet vetėdijen e individit pėr identitetin kombėtar, e cila vjen si produkt i procesit tė edukimit kombėtar;

   -Aspekti afektiv, paraqet lidhjen e afėrt emocionale me kombin ose atdheun, e cila ndjenjė mund tė keqorientohet edhe si ndjenjė armiqėsie kundėr kombeve tjera;

   -Aspekti aktiv, paraqet ideologjinė kombėtare, e cila proklamon rėndėsinė e kombit pranė vlerave tjera politike nė rrugė pėr realizimin e misionit kombėtar (tė bashkimit tė kombit, pavarėsisė kombėtare, ēlirimit, tė prosperitetit ekonomik, social etj).

 

          Tė gjitha kombet i ndjekin interesat e tyre nacionale. Por .nteresat nacionale duhet t'i nėnshtrohen njė !:alkulimi racional, larg koncepteve mitike. Shqiptarėt e Kosovės si pjesė e kombit shqiptar, nė 25 vitet e fundit, janė pėrcaktuar pėr kalkulim racional tė interesave nacionale. Ėshtė reviduar kėrkesa pėr bashkim dhe formimin e shtetit-komb nė kėrkesėn pėr krijim tė shtetit tė Koscvės dhe ruajtje 'tė identitetit kombėtar shqiptar.

 
          Rreth pėrcaktimit tė identitetit element shumė i rėndėsishėm ėshtė ndjenja e qytetarėve. Tek shqiptarėt pėrgjithėsisht ndjenja kombėtare ėshtė mjaft e fuqishme. Megjithė insistimet shekullore pėr asimilim dhe ē'kombėtarizim, ai e ka ruajtur tė fortė ndjenjėn kombėtare. Presioni ndaj tij ishte i madh edhe nė shtetin e ish RSFJ-sė, nė tė cilin LKJ proklamonte si vlerė politike barazinė e kombeve. ?or ky ishte vetėm njė deklarim politik, kurse nė praktikė zbatohej politika e minimalizimit tė fuqisė sė kombeve. Shteti kuptohej si instrument nė dobitė klasės dhejotė kombit.


          Ēėshtja e identitetit kombėtar tek shqiptarėt nė tė gjitha viset e banuara me shqiptarė nuk paraqet problem serioz as teorik, as politik dhe as praktik. Kombi shqiptar i plotėson tė gjitha tiparet themelore (gjuhėn, kulturėn, kompaktėsinė territoriale, prejardhjen dhe tė kaluarėn historike si dhe ndjenjėn e pėrbashkėsisė) pėrtė qenė komb i integruar nė Bashkimin Evropian. Ai madje i plotėson edhe dy tiparet plotėsuese qe janė: jeta ekonomike e pėrbashkėt qė po gjallėrohet gjithnjė e mė shumė nė raportet ekonomike nė mes tė Kosovės dhe Shqipėrisė dhe veēoritė religjioze, qė janė pothuajse identike nė Kosovė dhe Shqipėri.

 

Pikėpamja e ithtarėve tė krijimit tė kombit tė ri kosovar ėshtė politike dhe jo shkencore


          Pikėpamja e ithtarėve tė krijimit tė kombit tė ri kosovar ėshtė politike dhe jo shkencore. Ata kanė ngatėrruar identitetin shtetėror me identitetin kombėtar, qė janė dy kategori krejtėsisht tė ndryshmc "Kombi kosovar" ėshtė njė projekt artificial. Si i tille ai nuk i plotėson as tiparet themelore dhe as ato plotėsuese, qė do tė duhej tė ishin tė ndryshme nga tiparet e pjesėve tjera tė kombit shqiptar. Synimr h'ty° ėshtė i motivuar krejtėsisht politikisht, dhe i pa perspektivė, ashtu siē ishin synimi pėr krijimin e identitetit kombėtar sovjetik dhe atij jugosllav.


          Mr. Ukshin Hotit nė kuadėr tė pėrsiatjeve teorike rreth identitetit kombėtar me tė drejtė ka konstatuar: „Po qė se sipas teorive nė fjalė, lufta e kombeve pėr pushtet, fuqi, ėshtė imanente nė vetė natyrėn e kombit, autorėt e tyre nuk janė naivė qė tė mos e dinė se shqiptarėt jane komb ashtu si kombet tjera tė formuara, dhe se poashtu, ėshtė nė natyrėn e kėtij kombi, si edhe te kombet e tjera, synimi pėr t'u shtetėzuar, pėr tė pasur pushtet dhe pėr tė maksimalizuar fuqinė... Procesi i bashkimit tė shqiptarėve ėshtė dashur tė zhvillohet brenda suazave tė proceseve integruese tė Evropės..."14


          Pra, mund tė konstatojmė se interes i kombit shqiptar nuk ėshtė parcializimi, por integrimi. Interes i tij jetik ėshtė krijimi i shtetit cė Kosovės, krahas Republikės sė Shqipėrisė, kurse interes i tij strategjik ėshtė integrimi nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO. Kėshtu mund tė arrihet qėllimi themelor i kombit shqiptar: maksimalizimi i fuqisė ekonomike, politike, kulturore dhe rritja e sigurisė, mirėqenies dhe paqes. Ideja e krijimit tė kombit tė ri kosovar ėshtė e kundėrta e kėtij synimi. Pėr pasojė ajo ka reduktimin e fuqisė ekonomike, politike e kulturore dhe zvogėlimin e sigurisė, rrezikimin e mirėqenies dhe paqes. Integrimi hap rrugė edhe pėr rritjen barazisė dhe drejtėsisė. Prandaj ideja pėr krijimin e njė identiteti tė ri, artificial, pa plotėsimin e tipareve themelore me vetėm ndonjė tipar plotėsues, pėrbėn vetėm njė tentim tė paperspektivė nė teori dhe tė pazbatueshėm nė praktikė.



------------------

Referencat


1 Kant, Immanuel: „Der Charakter der europaischen Nationen", nė: „VVerke 1956", Vėll. 6, f. 658
2 Mill, John Stuart: „Betrachtugnen iiber die reprasentative Demokratie", Paderbon 1971, f. 241
3 Maclntyre, Alasdair: „Ist Patriotismus eine Tugend", nė: Honneth, Axel (Hrg.): „Komunitarismus. Eine Debatte uber die moralischen Grundlagen moderner Gesellschaften", Campus Verlag, Frankfurt/Nevv York 1995, f. 96
4 Brandt, VVilly: „Fjalė e mbajtur para Bundestagut gjerman mbi „Gjendjen e kombit", gjendet nė: „Protokollet stenografike tė legjislaturės sė 6. tė Budnestagut Gjerman", Janar 1970, f. 840
5 Anderson, Benedict: „Die Erfindung der Nation", Frankfurt am Main 1988, f.15
6 Deutsch, karl: „Nationenbildung - Nationalstaat - Integration", Dusseldorf 1972, f.204
7 K. Marks - F. Engels: "Vepra tė zgjedhura", Shtėpia Botuese „8 Nėntori", Tiranė, 1980, f. 40
8 Cituar sipas botimit tė Fakultetit tė shkencave politike dhe juridike tė Universitetit tė Tiranės: „Materializmi dialektik e historik", vėll. 2, Tiranė, 1980, f. 374
9 Akademia e Shkencave e RPS tė Shqipėrisė - Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė: "Fjalor i gjuhės sė sotme shqipe", Tiranė, 1980, f. 852
10 Cituar sipas botimit tė Prof. DR. Ali Dida: „Fillet e sociologjisė", Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mėsimore tė Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės, Prishtinė, 1983, f. 261
11 Kleines politisches VVėrterbuch, Berlin 1985, f. 632-633
12 Hitler, Adolf: „Mein Kampr, MCinchen 1936, f. 469
13 Musolini, Benito: „Reden und Schriften", Zurich 1934, f. 89
14 Hoti, Ukshin: „Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare", Shtėpia botuese
ROZAFA, Tiranė 1995, f. 31
 (- Alternativa, Revistė pėr kulturė dhe shkencė,
 - Adresa: SHKSH “Migjeni”, Celovska 177, 1000 Ljubljana)