Luli i vocerr

 

SI E KAM NJOHUR LULIN E VOCĖRR (ZENEL ISLAMIN)

 

         Shkruan: Shan SOKOLI


          Kam qenė nė moshėn e voglis 11 vjeē, kur po mbaroja shkollen fillore.
Ishte viti 1953. Dėshira ime ishte tė vazhdoja shkollėn e mesme meqė shkolla 7- vjeēare kishte shum pak nė Pukė. Ishte tetori i vitit 1953 kur u hap lajmi se nė fshatin Iballe, aty ishte qendra e kėsaj krahine, do tė vinte Deputeti i kėsaj zone pėr takim me popullin dhe tė gjitha fshatrat pėrreth shkuan nė takim me Deputetin. Edhe unė u nisa me fshatarėt e mi. Dikush mė tha pse isha nisė, pse nuk kisha qėndrua nė shpi. Askush nuk e dinte se pse shkoja edhe unė nė takim me Deputetin. Mbas pak kohe ne arritėm. Iballja kishte shumė njerėz tė grumbulluar duke brohoritur, duke kėnduar e hedh valle siē e kanė zakon malsorėt mikpritės. Mirėpo pas pak erdhi Deputeti qė pritej kaq me padurim.

 

         Nuk munguan brohoritjet, ushtoi jehona nė kėtė fushė rrethuar nga malet. Populli e priti me gėzim kėtė ardhje. Ky burrė i bukur qė nuk ta pake rrallė syri nė Shqipėri, i veshur ushtarak, ishte gjeneral Gjin Marka Toma. Pasi u pėrqafua me popull u gjet nė tribunėn e vogėl i shoqėruar nga disa personalitete, por kryesisht nga Sekretari i Komitetit tė Partisė, Zenel Islami. Tribuna e vogėl ndriēonte nga kėta burra. Zani i tyre ushtoi malet nga fjalėt qė i thanė popullit, i cili brohoriste pa pushim. Mbasi mbaroi metingu Deputeti u takue me dashamirsi me shumė njerėz. Unė po rrija diku afėr dhe porsa u afrue unė i dola pėr afėr, ju drejtova mezi nga njerėzit  munda t’i afrohem sepse isha i vogėl dhe s’kisha mundėsi ta takoj por mezi e preka nė mangėn e xhaketės ushtarake dhe kėshtu gjenerali i cili disi e cika nė rroben e stolisur me grada dhe shirita tė kuq. Ai shikoi anash dhe kur pa qė unė isha afėr tij mė kapi nga dora dhe mė afroi afėr tij. Mirėpo njė djalosh qė e shoqėronte dhe nėn krah mbante njė automatik disi deshti t’mė largonte, por Deputeti mė solli afėr veti dhe mė pyeti: “Ej ti ēun, ē’kemi, si e kalon me shndet, a mson dhe ēfarė klase isha. Ai nuk e kuptoi se unė desha tė flas.

 
          Me leje shoku Deputet! Fol tė lumtė goja, - m’u pėrgjigj. Unė jam nė klasėn e katėrt. Mbas nji muaji mbyllet shkolla. Tė lutem mė ndihmo qė tė shkoj nė shkollė tjetėr. Atėherė kishte pak kėrkesa pėr tė vazhdue shkollė pėrveē fillores. Ai m’u pėrgjigj, pra Deputeti: Mirė, tė shkojsh, tė lumtė, edhe ju djemt e ktyre anve tė shkoni mirė. Po unė prap vazhdova. Unė kam njė hall shoku Deputet. Urdhėro fol. Pse kam babėn nė burg politik dhe disa s’po t’i thom. Nė kėtė kohė Zeneli po bisedonte me njerėz tė tjerė qė e kishin rrethue me shum dashamirsi. Ai njihej pothuaj me shumicen e tyre, por menjiherė e preu biseden e erdhi tek Gjenerali ku i tha: Shoku Zenel, tė lutem ndihmoje k
ėtė djalė, ēoje nė nji shkollė profesionale. Sekretari i kom. Partisė, Zenel Islami mė pyti nė ē’fshat banon, i kujt shtėpi je. Mbasi i tregova, ai uli pak sytė pėr tokė dhe u mendue pak dhe mė tha: Do t’ndihmojmė, mos bėn merak. Kėshtu u ndam me kėto burra shteti. Tė gjithė mė shikonin sikur tė isha lakuriq dhe u ēuditėn si guxova me fol me Deputetin. Po ta shikoje tė hinte friga nga bukurija, nga veshja e kėtij burri. Unė u largova menjiherė i gėzuar sikur tė kisha fituar parajsėn, bile as fshatarėt e mi nuk i prita. Ika pėr shpi.
 
          Kaluan disa ditė, edhe shkolla u mbyll se atėherė shkollat ishin verore. Fillonin nė mars dhe mbaronin nga data 10 nėntor. Nė muajin dhjetor u nisa pėr Pukė nėpėr pyje dhe gjatė rrugės takova 20 veta dhe ju luta t’mė merrnin me vete, pa ju tregue se pse do tė shkoja nė Pukė dhe kėshtu ditėn e dytė mbrrim nė qytet dhe secili shkuam nė punėt tona. Unė u drejtova te Kom. Partisė. Aty ishte njė polic dhe pasi mė pyeti se ēfarė kisha, unė i tregova due tė takoj sek. I. Zenel Islamin. Ai si me tallje mė tha a do tė pranohesh nė parti more xuxar. Me sa duket ishte andej nga jugu. Jo i them, kam njė hall. Por ma thuaj mua. Unė heshta. Ai pėrsėri mė tha, fol, pse rrin si mumje. Asnj
ėrėn fjalė s’e kuptova. Ik mė tha se do t’i zhguli veshėt. Unė u frikova sa desha tė ik, por mendova gradat dhe trupin e nji Gjenerali.

 

          Polici m’u duk si nji mėsues i keq qė kishim kur isha nė klasėn e dytė dhe mora zemėr prapė  dhe u largova pak. Ai iku pėr tė ndezur nji cingare duhan. Unė u futa nė Komitet dhe poshtė shkallėve tė katit dytė ishte njė tavolinė dhe do parulla ku unė u msheha mrapa tyre dhe po shikoja kur Zeneli po vinte. Dhe pas dy minutash ai erdhi dhe sa u fut mbrenda te dezhuri, qė as ai nuk mė pa kur u futa te shkallėt ai ishte vetė i tretė, unė dola dhe i thashė me leje, shoku sekretar. Por polici mė kapi nė krah. Po ti nga u fute dhe mbasi unė u tėrhoqa duke i shpėtue policit u drejtova tek Zeneli. Ai u tha le tė vin tek unė. Pasi mė dha dorėn u ngjitėm nė zyren e tij nė katin e dytė. Ai mė pyti dhe ju kujtua takimi im nė Iballe me Deputetin. Dhe si pėrfundim i dha porosi njė djaloshi qė me sa duket punonte nė komitet dhe bashkė me mue, mbasi u pėrshėndetėm me sekretarin i cili mė uroi u bėfsh djalė i mirė dhe tė shkoftė mbarė shkolla u nisėm nė kom. ekz, seksioni i Arsimit. Aty ishte shef arsimi Vat Deda dhe ai i dha porosinė e Zenel Islamit. Ai diku shkroi emrin tim e tė fshatit. Unė u largova, por nuk u lajmėrova sot e asaj dite.

 
           Atėherė unė mbas disa kohėsh mora vesh se Zenel Islami kishte shkue nė Bashkimin Sovjetik nė shkollė. Shpresat e mija humbėn pėr shkollė, por tani mbeti vetėm tė shkoja nė punė dhe kėshtu unė shkova nė Kryezi nė punė. Mirėpo e keqja ime vjen mbrapa meje. Nė vitin 1959 u dogj Stabilimenti i Kryeziut dhe mue mė hoqėn dhe mė ēuen nė pyll sepse isha me pėrbėrje klasore tė keqe. Kėshtu edhe puna me shokė, me bashkėmoshatarėt e mi u ba si shkolla. Nė vitin 1960 unė shkova nė Llixhat e Elbasanit, se nė pyll fitova edhe sėmundjen e reumatizmės. Atje unė u shoqėrova me njė burrė nga Berisha e Pukės dhe u gėzova se isha vetėm. Me datėn 28.11.1960 rreth orės 9 erdhi nji veturė dhe ne ishim duke shėtitur nė oborrin e hotelit dhe nga vetura doli nji burrė i shkurtėr por i pashėm. Por shoku im nga Berisha foli menjiherė: O kush qenka ky, thotė. A e njeh mė thotė mue. Unė po shikoja, por i hutuem nga shikimi dhe pa i dhanė pėrgjigje thotė asht Zenel Islami i Pukės. Unė mbeta i ngrirė nė kamė dhe sytė m’u mbush
ėn me lot. Po ky i tham asht nė B. Sovjetik tash sa vjet. Jo ka ardh. Asht Kryetar i Kom. Ekz. nė Elbasan dhe ky i thotė shoqėruesit.

 

          Ai doli nė katin e tretė tė hotelit se atje paskan dhomė pėr qetėsi udhėheqėsit e rrethit. Dhe i thotė dy vetė nga Puka don me tė takue, janė kėtu nė Llixha dhe na ftoi. Ne tė dy bashkė me shoqėruesin u ngjitėm lart nė katin e tretė dhe hymė nė dhomėn ku ishte Kryetari. Ai u ēue nė kambė dhe na priti me shumė dashamirsi, bile me atė shokun tim u pėrqafue. E njihte pėr afėr dhe u gėzua qė na takoi. Ky ishte Prendush Gjergji nga Berisha. Kishte qenė kryetar Kėshillit tė fshatit pėr 15 vjet dhe njihej mirė me Zenel Islamin. Biseduen njėri me tjetrin gjatė se ishin dashamirė njeni me tjetrin dhe pas pak mė tha, mė fal djalosh, por mė kishte marrė malli pėr Prendushin, kisha vite pa e pa. Mė pyeti si je dhe nga je, nga ē’fshat. Unė i kallxova, mirėpo Prendushi i tregoi i kujt isha, si ma quanin baben. Ai u mendua pak, por i thashė, shoku Kryetar nė qoftė se tė kujtohet, megjithėse kanė kalue shumė vite jam ai djali qė tė kam takue nė Iballe, kur ishte Deputeti Gjin Marku pėr ēėshtje shkolle. Po thotė, ti ishe edhe nė Pukė me mė takue dhe ishe futur nėn shkallėn e Komitetit dhe qeshėn me tė madhe kur i tregoi Prendushit si kishte ndodhur.

 

          Mandej mė pyeti a shkove nė shkollė? Jo i thashė. Po nuk tė ndihmoi Shefi i Arsimit qė i dhashė porosi. Jo i thashė. Pėrsėri mė pyeti se ku punon. I thashė nė nji sektor pylli. Kush ėshtė pėrgjegjės sektori. Ėshtė Mark Nikolla prej Berishe. Ai pyti shokun tim, Prendushin se kush ishte dhe mbasi i kallxoj ai tha po ata janė djem t’mirė ata vllazen. Bani shumė tė fala nga unė Zenel Islami nga Elbasani. Mos harro! Ne u ndamė, u pėrshndetėm me ta dhe mė tha, vazhdoje shkollen me korrespondencė tani je i rritur e jo si atėherė qė u fute nėn shkallėt e Komitetit me u mshefur nga polici me mė takue mue. Kėshtu u ndamė dhe mos me u takue mė.


           Pasi u pėrshėndetme ai na porositi sa vite qė doni tė vini kėtu nė llixhat e Elbasanit qė unė tė jem kėtu tė vini kur tė doni t’mė takoni mue dhe ne u larguem me shumė dashamirėsi dhe respekt. Bile Prendushi u mėrzit kur u ndam
ė. Sytė ju mbushen me lot dhe Zeneli i tha mos u mėrzit nė do tė takohemi e kam dėshirė tė vijė nė ato fshatra tė Pukės sepse kam shumė mall pėr to. M’u ban tė fala shumė personave me emėr. Kam mall shumė pėr Pukėn, pėr njerėzit, pėr malet, pėr gurėt e tyre. Kam shumė vite pa ardhur nė Pukėn time, por besoj sė shpejti nga vera do tė vijė, por s’erdhi kurrė asnjėherė. Kėshtu unė kisha 7 vjet pa e pa dhe ai pėrsėri mė porositi tė vazhdoja me korrespondencė shkollėn meqė e kishte kuptue se e kisha shumė marak dhe ai s’mundi t’mė ndihmojė.

 
           Pasi u ktheva nga Llixha shkova nė punė dhe nji natė i shkoj nė zyrė pėrgjegjėsit dhe i tham kam disa tė fala pėr t’i thanė. Ai mė thirri duke rujt si sekret bisedėn, por kur e ndigjoi me vemendje mė tha si e paske takue Zenel Islamin, por kur i tregova bisedėn qė kishim ba ne tė dy me tė nė Elbasan ai u gėzua dhe mė pyti imtėsisht pėr bisedėn pėr shndetin e tij dhe i dhashė tė falat e tij me vllazen dhe familjarisht. Bile dhe kur u ndamė pėr s’dyti herė, ai m’u pėrgjigj, e din se kush asht ai more djalė. Ai ėshtė burri ma me shkollė dhe burri qė s’ka nxjerrė Puka dhe zor nxjerr ma ma t’mirė. Ai ka qenė disa herė nė shpinė time, kam dėshirė ta shof. Ne biseduam prapė me pėrgjegjėsin dhe i tregova si e kisha njohur. Ai mė tha do tė mbaj porosinė e tij pėr ty se tė falat e dyta kanė qenė pėr ty qė tė kem kujdes ktu nė punė.

 
           Ishte korriku i vitit 1961 kur po udhėtonim nji grup njerzish pėr disa halle familjare. Ne u takuam rastėsisht nė Iballe qė po udhėtonim drejt qytetit tė Pukės meqenėse nuk kishte makinė ne u nisėm nė kėmbė, ku pėr 8 orė e ma shumė nuk arritshim atje. Duke udhtuar nė tė dalė tė fshatit Iballe u grumbulluam tek njė lis i madh dhe prisnim njeni tjetrin siē e kan zakon malsorėt. Ne u ulėm nė k
ėtė lėndinė dhe po pushonim sa tė vinin shokėt qė ishim mbrapa nesh. Pasi u bashkuem dikush tha, ndezim nga nji cingare duhan dhe kemi shumė rrugė pėr tė ecur. Disi ra njė heshtje. Vetėm kutitė e duhanit po i vėrtitėm mirėpo nji plak i majtur disi foli me nji za tė varur: shikoni or burra, do t’ju jap nji lajm tė keq me dhimbje tė fortė jua them. Tė gjithė heshtėn. Ra nji heshtje vorri. Dikush nuk e ndezi cingaren e duhanit. Pra, filloi plaku, para 5 ditėsh ka ndodh nji ngjarje tronditėse pėr mbarė popullin e Rrethit Pukės. Ata ishin nė pritje rrėnqethėse tė kėtij lajmi, pa ditur se ē’po flitej nga goja e plakut. Dikush tha mos bre burrė, ēfarė na paska ndodhur. Po ju tregoj. Zenel Islami i Pukės ka qenė me detyrė nė Elbasan dhe paska vra veten. Tė gjithė u hutuem nga lajmi i hidhur. Nji kushėriri im qė ishte me mue tha: unė e kam pasė dashamir, kemi punue bashkė me rininė nė fillim nė vitet e ēlirimit. Tė gjithė u prekėn nė shpirt, dikush qau me lot, kurse unė qava me tė madhe sa tė gjithė u habitėn. Pusho, mė thotė kushriri, ti nuk e ke njohur. Pse bėrtet? Unė pėrsėri po qaja me lot pa pushim. Dikush mė bėrtiti, por plaku mė doli zot: mos i folni, qaj biro pėr Zenelin, qan mbarė populli Pukjan. Edhe tė tjerėt filluan tė qajnė, dikush tha ēohemi se jemi vonė. U nisėm. Plakut i bėri pėrshtypje unė si qava dhe tha, ėshtė djalė i shpis mir prandaj qau. Ky nuk e ka njohur Zenelin. Mirėpo nė mbramje kur ra nata ne vendosėm tė rrimė pėrjashta meqenėse ishte verė, ishim rreth 20 veta. Ndezėm nji zjarr tė madh dhe nji burrė mė pyti sa u mėrzite ti more djalė. Edhe ty tė dhimbsen burrat e mirė. Unė ju tregova tė gjithė historinė si e kam njohur Zenel Islamin (Lulin e vocėrr) tė Migjenit. I shkruaj kėto rreshta pėr tė kujtuar kėtė burrė Pukjan qė kurrė s’ka pėr tė xjerrė trualli i Pukės, burrė besnik intelektual si Zenel Islamin. Populli i Rrethit Pukės s’do ta harrojė vrasjen e komunizmit tė kėtij burri. I pėrjetshėm qoftė kujtimi i tij nė zemrat e mendjet e Pukjanėve.

 

 

------------------------------

 

I biri i "Lulit tė vocėrr" Bedri Islami: Ja si ma vranė babanė nė 1961-in