Fjala e incizuar e Adem Demaēit qė u transmetua nė protestėn

e mbajtur mė 29 shtator 2007 nė Bern tė Zvicrės

 

KĖRKOJMĖ NGA MIQTĖ TANĖ TĖ DREJTĖN

TONĖ PĖR VETĖVENDOSJE

 

Vėllerzėr e motra!  Zonja e zotėrinj!  Miq e dashamirės!

          Ju pėrshėndes dhe ju pėruroj pėr kėtė demonstratė paqėsore, dinjitoze, demokratike, tė cilėn jeni duke e zhvilluar nė kryeqytetin e njė vendi nė zemėr tė Europės dhe tė njė kryeqyteti tė njė vendi me demokraci tė kristalizuar dhe tė forcuar. Dhe keni bėrė mirė e po bėni mirė qė pėrsėri po vėheni nė lėvizje, pėrsėri po organizoheni qė tė mbroni interesat e popullit tonė tė shumėvuajtur dhe popullit tonė tė martrizuar. Ju jeni duke jetuar nė qendėr tė Europės, nė qendėr tė njė vendi me demokraci tė kristalizuar dhe tė formuar me shekuj. Prandaj edhe aty ėshtė vendi i vėrtetė ku duhet ta ngrejmė zėrin tonė qė tė na dėgjojė Europa demokratike, qė tė na dėgjojė Amerika demokratike, qė tė na dėgjojė e gjithė bota.

          Kėrkesat e diasporės shqiptare janė njėsoj sikur kėrkesat e shqiptarėve aty ku jetojnė dhe ku pėrpiqen tė mbijetojnė. Prandaj edhe zėri juaj, zėri i vėllezėrve tanė qė u detyruan nga trysnitė dhe terrori i serbomėdhenjve, tė lenin trojet e veta dhe tė kėrkojnė shpėtim, tė kėrkonin bukėn e gojės, pėr vete dhe pėr familjet e tyre. Prandaj edhe fjala e juaj do tė dėgjohet.

          Keni bėrė mirė qė me mjete paqėsore propozoni, kėrkoni qė ēėshtja jonė tė shqyrtohet me seriozitet. Ne kėrkojmė nga vendet demokratike tė Europės, ne kėrkojmė nga Amerika demokratike, qė tė mos vazhdojnė edhe mė tutje qė tė bėhen tė shurdhėr ndaj kėrkesave tė drejta tė shqiptarėve, por, tė dėgjojnė zėrin e vėrtetė tė popullit i cili pa fajin e vet ėshtė ende duke kaluar nėpėr tretmane tė padrejta.

      Populli ynė pyet:

-         Si ėshtė e mundur qė Europa demokratike, Amerika demokratike, tė shkelin parimin themelor dhe parimin mbi tė gjitha parimet, pėr tė drejtėn pėr vetėvendosjen e popujve?

      Nuk ka rrugė mė tė drejtė dhe mė tė shkurtėr e mė tė sigurtė pėr tė zgjidhur problemet politike tė popujve tė robėruar, pėrveēse referendumit, pėrveēse tė drejtės pėr vetėvendosje pėr popujt tė cilėt ende janė tė robėruar ose qė ende nuk e kanė lirinė e plotė.

      Ne kėrkojmė gjithashtu qė tė na pranohet:

-         jo vetėm liria,

-         jo vetėm pavarėsia,

-         jo vetėm sovraniteti,

-         por tė na pranohet e drejta qė edhe ne tė kemi armatėn tonė,

-         tė kemi armatėn tonė pėr t'u mbrojtur nga apetitet,

-         nga synimet,

-         nga pėrpjekjet dhe

-         nga vringėllimet luftarake qė bėn Serbia pėr tė ripushtuar Kosovėn.

     Ne nuk e kuptojmė,

-         si ėshtė e mundur qė njė Serbi e cila bėri katėr luftėra, e cila bėri gjithė ato mizori gjithandej Jugosllavisė, qė nga Sllovenia, Kroacia, Bosna e Hecegovina dhe Kosova,

-         si ėshtė e mundur qė Europa demokratike tė mbyllė sytė dhe tė lejojė madje qė ata tė pėrtėrijnė armatėn e tyre,

-         tė forcojnė armatėn e tyre,

-         tė pėrtėrijnė industrinė luftarake tė tyre,

-         t'u jepet e drejta madje qė edhe tė eksportojnė armė gjithandej botės,

-         kurse neve na bėhet e pamundur qė tė kemi armatėn tonė.

-         Neve mundohen tė na mashtrojnė me disa struktura tė quajtura si i themi ne Trupat Mbrojtėse tė Kosovės, tė cilat vetėm mund tė shuajnė zjarre dhe mund tė ndihmojnė diēka nė fatkeqėsi tė ndryshme natyrore.        

           Duke i ditur tė gjitha kėto, duke i parė tė gjitha kėto, duke parė tė gjitha kėto lėshime tė njėpasnjėshme qė bėn Europa demokratike dhe Amerika demokratike ndaj njė shteti i cili bėri krime tė papara, ndaj njė shteti i cili ushtron terror shtetėror dhe ka ushtruar terror shtetėror mbi neve e sot ushtron terror shtetėror edhe mbi disa pakica tė veta qė ka aty brenda, mbi njė milion rumunė janė tė shtypur atje, mbi tre-katėrqindmijė hungarezė gjithashtu nuk janė tė kėnaqur me tretmanin qė kanė, me qindra mijėra boshnjakė gjithashtu nuk janė nė gjendjen si duhet ta kishin dhe tė drejtėn qė kanė.

-         Si ėshtė e mundur qė Europa, mikja jonė, sepse edhe ne jemi europianė, sepse edhe ne jemi rritur dhe jemi forcuar dhe jemi kristalizuar si popull nė frymėn e parimeve demokratike e kulturore tė Europės,

-         si ėshtė e mundur qė kjo Europė tė lejojė njė gjė tė tillė pėr njė shtet i cili dha prova se nuk meriton tė trajtohet si partner ashtu si e trajton Europa dhe Amerika, por meriton tė trajtohet si njė shtet i cili bėri krime dhe i cili humbi tė drejtėn morale tė fundit qė tė mund tė pretendojė qė tė mbajė popujt e tjerė nėn sundimin e vet.

          Prandaj, aty ku jeni dhe sa jeni, tė vazhdoni edhe mė tutje qė tė organizoheni nė frymėn e mbrojtjes dhe nė frymėn kombėtare. Tė krijoni mekanizma tė bashkimit kombėtar atje ku jeni, nė mėnyrė qė edhe para shtetit zviceran tė fitoni autoritet edhe forcat tuaja tė mos shkojnė huq e tė shpėrndahen pėr disa lloj partishė e pėr disa lloj kėrkesash pėr njė farė pushteti kur s'e kemi shtetin tonė.

          Ne presim qė Europa do tė rishikojė qėndrimin e vet. Ne presim qė njė lėvizje e madhe e mirė pozitive qė ka filluar nė disa shtete mė tė rėndėsishme dhe kryesore tė Europės, tė fitojė pėrkrahje edhe nė shtetet e tjera, nė mėnyrė qė Europa tė bėhet unike, nė mėnyrė qė Serbia, e cila ka njė regjim qė ėshtė nė tė vėrtetė vazhdues i regjimit tė kriminelit Millosheviq, nė mėnyrė qė ata ta kuptojnė se nuk kanė shansė pėr ta mashtruar dhe pėr ta detyruar Europėn qė pėrsėri ata tė rehabilitohen dhe pėrsėri ata tė mbeten nė pozitat jodemokratike nė tė cilat janė.

          Europa duhet ta dijė se kjo Serbi e cila ende pretendon qė tė ketė popuj tė nėnshtruar nėn administratėn e vet nuk ėshtė demokratike dhe nuk mund tė jetė demokratike. Prandaj, Europa dhe Amerika demokratike i kanė borxh qė popullin serb, i cili nė krejtė kėtė politikė nuk ėshtė fajtor, sepse ėshtė i manipuluar nga ata tė cilėt mbajnė pushtetin me dhunė dhe shėrbehen me tė gjitha mjetet propagandistike qė t'ja marrin mendjen. Ne mendojmė qė Europa do tė bėjė mirė pėr vetė popullin serb qė ta lirojė mė nga ēėshtja e Kosovės, qė populli serb t'i kthehet vetvetes, qė populli serb tė lirohet edhe nga kėta pushtetmbajtės tė cilėt i janė vardisur qe sa e sa kohė dhe tė cilėt mundohen madje t'mos e lėnė popullin serb tė bėhet anėtar i bashkėsisė ndėrkombėtare, mundohen ta pengojnė qė tė bėhet edhe anėtar i aleancės atlantike, vetėm e vetėm qė ata pėrmes krizave permanente tė mund ta vazhdojnė pushtetin e tyre.

          Ne u lutemi miqve tanė, ne kėrkojmė nga miqtė tanė, qė tė shikojnė dhe tė vendosin drejt duke kthyer tė drejtėn tonė pėr vetėvendosje si mėnyrėn mė tė drejtė dhe mė tė shpejtė tė zgjidhjes sė problemit tė Kosovės. Ne nuk kuptojmė kur miqtė tanė europianė dhe amerikanė insistojnė nė projektin Ahtisari, i cili e ka dėmtuar shumė Kosovėn e ardhshme, shtetin e ardhshėm tė Kosovės, i cili do tė jetė vazhdimisht nėn goditjen e krizave tė brendshme nga Serbia, nga serbėt tė cilėt do tė manipulohen nga regjimi serb.

-         Ne nuk e kuptojmė se si Europa demokratike, Amerika demokratike mund tė lejojnė qė tė futet nė atė program tė Ahtisarit e drejta e 5% tė serbėve qė tė mbajė peng demokracinė kosovare?

-         Si ėshtė e mundur qė tė parashihet qė asnjė ligj nuk mund tė kalojė nėpėr Kuvendin e Kosovės nėse 2/3 e deputetėve serbė nuk do ta pranojnė atė?

          Kjo s'ka tė bėjė fare me demokracinė dhe ne na habitė se si shtetet demokratike tė Europės, se si Amerika demokratike mund tė bėjnė kaq shumė lėshime pėr t'u munduar qė tė pajtojnė Serbinė, qė t'pajtohen me Serbinė, e cila kjo si ėshtė tash nuk do tė mund tė bėhet demokratike. Vetėm pasi qė Kosova tė lirohet nga kthetrat e Serbisė, vetėm mbasi qė populli serb t'i kthehet vetvetes dhe tė lirohet nga udhėheqje tė tilla sikurse janė Shesheli e Koshtunica, Tadiqi e tė tjerė, vetėm atėherė Serbia do tė bėhet demokratike dhe vetėm atėherė ajo do kthehet nga Europa, dhe vetėm atėherė ajo do tė pėrqafojė parimet e Europės demokratike dhe Europės sė lirė.

          Ne, dhe unė kėtu nga larg bashkė me ju vėllezėr e motra, zonja e zotėrinj, miq e dashamirės, dua qė tė falenderoj popullin e Zvicrės, dua tė falenderoj politikėn zvicerane e cila kurdoherė ishte nė anėn e atyre qė janė tė shtypur dhe nė anėn e atyre qė kėrkojnė liri dhe kėrkojnė drejtėsi. Dua tė falenderoj edhe pjesėn mė tė madhe tė Europės e cila u deklarua qė Kosova tė jetė e pavarur. Dua tė pėrshėndes edhe ato shtete tė cilat ende luhaten duke shikuar interesin e tyre tė ditės duke harruar interesin e perspektivės sė largėt, duke harruar vizionin pėr ēfarė ėshtė pėrcaktuar Europa, pėr njė Europė tė lirė, pėr njė Europė tė zhvilluar, pėr njė Europė tė bashkuar, pėr njė Europė tė civilizuar, pėr njė Europė pėrparimtare, e cila do jetė shembull edhe pėr kontinentet e tjera, qė tė hyjė nė rrugėn e humanizmit, nė rrugėn e zhvillimit, nė rrugėn e pėrparimit, nė rrugėn e lirisė dhe nė rrugėn e tė mirės sė gjithė njerėzimit.

          Vėllezėr e motra,

          ju uroj sukses dhe ju dėshiroj qė tė vazhdoni edhe mėtutje tė mbroni interesat e kombit tonė, sepse duke mbrojtur interesat e kombit tonė keni mbrojtur edhe interesat e gjithė njerėzimit, sepse derisa nė ēdo pikė do tė ketė mundėsi qė kriminelėt, mafiozėt, terroristėt tė zhvillojnė aktivitetin e tyre pėr shkak se Europa shkelė parimet e veta demokratike, nuk do tė ketė paqė, nuk do tė ketė qetėsi, nuk do tė krijohen kushtet pėr njė zhvillim mė tė shpejtė ashtu siē dėshiron njerėzimi.

          Ju pėrshėndes edhe njėherė nga Saranda e bukur kėtu, duke ju dėshiruar shėndet e vullnet tė fortė dhe duke ju uruar qė me kėmbėngulje tė vazhdoni pėrkrahjen e gjithė atyre qė lėngojnė padrejtėsisht nėpėr burgjet e UNMIK-ut nė Kosovė, si Albin Kurti me shokė, vetėm sepse kėrkoi qė nė mėnyrė paqėsore tė zgjidhet problemi i Kosovės dhe tė mos hapet kutia e Pandorės, tė mos hapen zjarre tė reja, tė mos hapen vatra tė reja, sepse populli shqiptar nuk do tė tolerojė qė edhe njėherė tė futet nė ēfarėdo lloj robėrie, nuk do tė durojė tė jetė i fundmi i Europės. Sepse mjaft na paguam edhe vuajtėm pėr interesa tė huaja. Tash edhe ne jemi pjekur dhe dėshirojmė qė tė qeverisim vetveten dhe bashkė me ne tė mund tė lirohen edhe popuj tė tjerė, tė cilėt janė tė shtypur, tė cilėt lėngojnė nėn padrejtėsitė e ndryshme.

Pra, ju pėrshėndes edhe njėherė, ju pėrqafoj tė gjithėve, ju dėshiroj t'ju prijė e t'ju pėrcjellė e mbara ngado qė shkoni.

Nga Saranda - Adem Demaēi, 29.09.2007

---------------------------------------

·         Adem Demaēi nė pamundėsi qė tė marrė pjesė fizikisht nė protestė, organizatorėve tė saj ja ka pėrcjellur kėtė fjalim tė incizuar, i cili u transmetua pėrpara bashkatdhetarėve tanė.

-------------------------------

BERN:”KĖRKOJMĖ TĖ DREJTĖN PĖR VETĖVENDOSJE EDHE PĖR SHQIPTARĖT NĖ BALLKAN”