Nė 22 vjetorin e rėnies heroike tė Afrim Zhitisė dhe Fahri Fazliut

 

 

H E R O I Z M I  B I B L I K

I

AFRIM ZHITISĖ DHE FAHRI FAZLIUT

 

 

     Mė 2 Nėntor 1989, rreth 500 policė tė njėsisė speciale dhe udbashė tė armatosur, rrethuan lagjen „Bregu i Diellit“ nė Prishtinė dhe nė bodrumet e Bllokut nr.6 hyrja A/7 tė kėsaj lagjeje, pas njė beteje tė pėrgjakshme qė zgjati nga ora 12:30 gjer nė orėn 18:00, ranė heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

.

 

( Shkruan: Sheradin Berisha )

 

PASQYRA E LĖNDĖS

 

1. Shembėlltyra e Afrim Zhitisė, Fahri Fazliut dhe Fadil Vatės

2. Afrim Zhitia: “Babė, na kanė burgosur profesorin”

3. Gjykatėsi Ahmet Ahmeti mė tha „A po shkon me pa kasapin”!

4. Afrim Zhitia i thotė gjykatėsit: „Jo, nuk pendohem…”

5. Gjykatėsi Ahmet Ahmeti: „Afrim Zhitia - nė „emėr tė popullit“ denohesh me 8 vjet burg“!

6. U mėrzita shumė pėr shpifjet kundėr Afrimit!

7. Shkuam tė ankohemi, por, Vesel Latifi dhe Kolė Shiroka nuk na pranuan nė bisedė-na pėrzunė!

8. Afrim Zhitia: “…unė nuk nderoj gjakpirėsin e popullit tim!”

9. - Afrim Zhitia dhe Fadil Vata - shtyllat kryesore tė veprimtarisė sė organizuar nė LPRK

10. Afrim Zhitia: “Babush, unė ju dua tė dyve”

11. Fahri Fazliu: „Mos u mėrzit, Afrimi ėshtė mirė!

12. „Tė gjallė nuk do tė biem nė dorė tė armikut“

13. Si e kujton kėtė ngjarje Fahrija-motra e Fahri Fazliut?!Ishim tė rrethuar me Spiuj, policė, njerėz civilė.

14. Si e kujton kėtė ngjarje Baca Osman? „Dy tė rinj u vranė! Fahri Fazliun e tregonin me emėr.

Pėr Afrim Zhitinė jo.“

15. Mė pyeti: “A e njeh”? I thash po, ėshtė djali im… “Afrim, hallall me babėn, nuk e ke koritur

veten e as babėn…“

16. Nėna Qamile: “Hallall tė qoftė gjiri qė ta kam dhėnė o bir! Unė nuk do ta derdh asnjė pikė loti”

17. Babushi ynė i Madh: „Ja kėshtu rrodhi gjithēka“

18. Si pėrfundim

≈ ≈ ≈ ≈ ≈ ≈

 

*   *   *

Shembėlltyra e Afrim Zhitisė, Fahri Fazliut dhe Fadil Vatės

 

     Afrim Zhitia, u lind mė 14 shkurt 1965 nė fshatin Llugė tė Besianės (ish’Podujevės) dhe shkollėn fillore e kreu nė vendlindje ndėrsa tė mesmen nė Prishtinė. Fahri Fazliu, u lind nė vitin 1963 nė fshatin Llaushė tė Besianės, i cili poashtu shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa atė tė mesmen nė Prishtinė. Fahriu ishte pjesėmarrės aktiv i demonstratave tė pranverės 1981, u shqua pėr vendosmėri e guxim dhe pėr mė tepėr si patriot i devotshėm, dhe kėto cilėsi e kalitėn pėr situata edhe mė tė rėnda qė do tė vinin mė vonė. Pas kryerjes sė shkollės sė mesme shkon nė shėrbim ushtarak dhe gjatė kėsaj periudhe ai iu nėnshtrua presioneve e provokimeve tė ndryshme, pėr tė vetmen arsye pse reagonte ndaj padrejtėsive qė i bėheshin atij dhe shqiptarėve tė tjerė. Pas kthimit nga shėrbimi ushtarak, Fahriu u mishėrua me hallet dhe vuajtjet e pėrditshme tė popullit, duke u bėrė kėshtu shembull i njė veprimtari tė denjė pėr kauzėn tone Kombėtare. Krahas punės ilegale, pasi u punėsua si dispeēer i trenave nė Organizatėn Hekurudhore „Prishtina“, ai do tė jetė i pari qė urdhėresat dhe shkresat tjera do t’i shkruaj nė gjuhėn amtare, me ēka i jepte porosi tė qartė regjimit komunist se gjuha shqipe ėshtė gjuhė e vetme zyrtare nė Kosovė. Pėr kėtė qėndrim dinjitoz e tė palėkundur ai u suspendua disa herė nga puna, por, falė disa shokėve, me tė cilėt kishte punuar shumė nė ngritjen e vetėdijes kombėtare, do tė punoj edhe pėr njė kohė. Fahriu atėkohė gjersa punonte edhe studionte nė Fakultetin e Ndėrtimtarisė, ndėrsa kishte edhe tre provime pėr tė diplomuar nė Shkollėn e Lartė tė Komuni -  kacionitZagreb. Krahas gjithė kėtij angazhimi tė pėrditshėm, pėr asnjė moment nuk iu nda veprimtarisė patriotike dhe kontributin maksimal do tė jap nė dy vitet e fundit tė jetės sė tij (1988 - 1989). Nė valėn e protestave, grevave dhe demonstratave tė vitit '88 - '89, Fahriu me Afrim Zhitinė, Fadil Vatėn e shumė drejtues tė LPRK’sė, u bėn pjesėmarrės aktiv dhe bartės tė tė gjitha kėtyre zhvillimeve. Nė kėtė kohė kur minatorėt gjendeshin nė zgafellė (08 - 22 shkurt 1989) Fahriu ishte nė mesin e studentėve (nė sallė) tė cilėve u jepte zemėr pėr qėndresė,... Nė ngjarjet e marsit dhe tė majit tė vitit 1989 atė bashkė mė shokėt e gjeje kudo: nė Prishtinė, nė Ferizaj, nė Podujevė e gjetiu. Gjatė muajve tė verės dhe tė vjeshtės 1989 edhe pse veprimtaria e organizuar e Fahriut, Afrimit,.. kishte rėnė nė sy tė UDB’sė pėrmes informatorėve shqipfolės, ata nuk do ta ndalin aktivitetin pėr asnjė ēast dhe madje me krenari e guxim tė pashembullt do tė deklarojnė, se: „tė gjallė nuk do tė biem nė dorė tė armikut“. Dhe, kėtė shembull e heroizėm biblik e dėshmuan mė 2 nėntor 1989.

 

Afrim Zhitia: “Babė, na kanė burgosur profesorin”

    

     Osman Zhitia, babai i Heroit tė Kombit Afrim Zhitia, nė njė bisedė pėr gazetėn “Epokėn e re” mė 28 Korrik 2009, e botuar edhe nė pashtriku.org (31.07.2009, si dhe nė njė rrėfim pėr gazetėn studentore “Bota e Re” mė 20 shkurt 1991, duke shpalosur historikun e familjes Zhitia ndėr vite, ka rrėfyer edhe pėr aktivitetin patriotik tė Afrimit. “Afrimi ka qenė nė Shkollė tė Mesme nė Prishtinė” dhe “Profesor e ka pasur Nezir Myrtėn.” Ai “ka qenė edhe profesor i Esat Brajshorit”. - kėshtu e ka nisur bisedėn Baca Osman. „Kur u bėnė demonstratat e ’81’shit dhe filluan burgosjet, e burgosėn edhe Nezir Myrtėn, profesorin e Afrimit. Afrimi erdhi nė shtėpi dhe mė tha: “Babė, na kanė burgosur profesorin”. Unė u mėrzita. Neziri nė burg e shkruan njė letėr pėr familjen e tij dhe pyet: “Ju lutem shikoni dy nxėnės mos i kanė arrestue”. E ka pasur fjalėn pėr Afrimin dhe Esatin (Brajshorin). Nė vijim Babushi (siē e thėrrasin fėmijėt e tij Bacin Osman) thotė: „Pas ’81-shit, Afrimi punonte punė tė rėnda, fitonte pak para dhe ato ua dėrgonte tė burgosurve politikė. Vazhdimisht ky ka qenė aktiviteti i Afrimit deri nė kohėn kur e thirrėn pėr ushtri nė vitin 1983.“

 

Gjykatėsi Ahmet Ahmeti mė tha „A po shkon me pa kasapin”!

 

     „Mė 8 tetor 1983, Afrimin e pėrcjellin ushtar pėr nė Banjallukė. Pushteti na pati nė sy neve si kundėrshtarė tė rrezikshėm tė tij. Afrimi sikur e trashėgoi rrugėn e gjyshit - Sylė Durmishit. Edhe babėn tim e vranė ēetnikėt serbė…“ - kujton Baci Osman. Ai e kujton me dhimbje vrasjen e  Rexhep Malės dhe Nuhi Berisha mė 11 janar 1984. „Kur u vranė kėta tė dy, pas njė kohe u zbulua edhe grupi i Afrimit.“ thotė ai. Nė krye tė kėtij grupi ka qenė Sejdi Veseli, pastaj Shemsi Veseli, Esat Brajshori, Ilaz Zhitia dhe disa tė tjerė.“ Atij i kujtohet mirė se, pas vrasjes sė Rexhep Malės e Nuhi Berishės, Afrimi e lajmėron nė telefon se e kanė marrė nė pyetje hetuesit e gjyqit ushtarak, dhe se mė 14 shkurt 1984 e burgosin dhe e sjellin nė burgun e Prishtinės. „Ne tek mbas 6 - 8 ditėsh informohemi se Afrimin e kishin sjellė nė Burgun e Prishtinės…Edhe Esat Brajshorin e kanė marrė nė Zagreb“ - thotė Babushi ynė i nderuar. Kur e sjellin Afrimin nė Prishtinė shkova pyeta nė Gjyq tė Qarkut, tek Isak Nishevci, i cili ka qenė gjykatės hetues i Afrimit. E pyeta Isak Nishevcin: “A mundesh mem tregue ku e kam djalin?” Mė tha ėshtė nė burg, nė Prishtinė. I kėrkova njė leje qė tė shkoj t’i dėrgoj diēka. Lejen ma dha. Pastaj shkova te burgu, ia dėrgova pak duhan edhe disa gjėra tė tjera. Shpresova qė po mė lejojnė ta shoh. Kam pritur katėr orė me atė shpresė derisa erdhėn dy policė dhe mė pyetėn: “Bacė ēfarė po pret kėtu? Shko se nuk ka mundėsi me pa djalin”. Afrim Zhitia gjashtė muaj ka qėndruar nėn hetime, dhe baca Osman me gruan e kanė  vizituar shpesh Afrimin. “Vizitat kanė qenė vetėm tre minuta” - thotė ai. “Mė kujtohet kur gjykatėsi, Ahmet Ahmeti mė thoshte pėr Afrimin: "A po shkon me pa kasapin". Unė i thashė, “Djali im nuk ėshtė kasap”. Aty jam tmerruar. Nė atė kohė Afrimi ka qenė i mitur, dhe kur u arrestua ka qenė dilema nėse ėshtė i mitur apo jo. Pėr ta dėnuar, pėr ta kapur ligji, gjykatėsi Ahmet Ahmeti ia ka rritur vitet!“

 

Afrim Zhitia i thotė gjykatėsit: „Jo, nuk pendohem…”

 

     Bacit Osman i kujtohet mirė edhe dita kur Afrim Zhitia doli para gjyqit nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, bashkė me shokėt e veprimtarisė Kombėtare. “Me datėn 19 qershor 1984, Afrimi del nė gjykim me grupin e Sejdi Veselit. Afrimi ishte shumė i ri. Ende nuk i kishte mbushur 19 vite. Prej njėzet vetėve qė ishin dėnuar ka qenė mė i riu. Dhe si i ri qė ishte nė moshė, gjykatėsi Ahmet Ahmeti e pyeti: "Afrim ti je shumė i ri, a pendohesh pėr veprėn qė e ke bėrė? Jo, nuk pendohem dhe kurrė s'do tė pendohem. Edhe gjatė vuajtjes sė dėnimit do tė punoj pėr Kosovėn e lirė, do tė punoj deri nė vdekje, jehoi pėrgjegja e Afrimit. Gjykatėsi iu kėrcėnua me kėto fjalė: A e din qė je para gjyqit? Por, Afrimi shumė i vendosur i thotė gjykatėsit: “Unė i pėrkas popullit dhe vetėm populli mund t'i dėnojė bijt e tij, e jo ky gjyq!” Pas pyetjes sė gjykatėsit, se, a e ka dhėnė betimin, Afrimi pėrgjigjet: Kurrė mė i lumtur s'kam qenė, se atė ditė kur u betova para flamurit kombėtar me yll nė Bregun e Diellit.”

 

Gjykatėsi Ahmet Ahmeti:

„Afrim Zhitia - nė „emėr tė popullit“ denohesh me 8 vjet burg“!

 

      Mė 19 qershor 1984 nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė para trupit gjykues tė tė pestėve, tė kryesuar nga kryetari i trupit: AHMET AHMETI, ka filluar gjykimi i 20 anėtarėve tė organizatės ilegale “Fronti Nacional Ēlirimitar i Kosovės”. Bazuar nė aktakuzėn PP. nr. 60/84, tė ngritur nga Prokurori publik HAMIT GASHI, mė 25 qershor 1984 Trupi gjykues  nė “emėr tė popullit” i dėnoi kėta intelektualė:

 

1. Sejdi VESELI (1949), Orllan (Podujevė) Tek. Shėndetėsor - 14 vjet burg

2. Rrahman BAHTIRI (1954), Brainė (Podujevė) punėtor - 13 vjet burg
3. Shemsi VESELI (1961), Orllan (Podujevė) student - 11 vjet burg
4. Esat BRAJSHORI (1963), Sharban (Podujevė), student - 11 vjet
5. Musli PREBREZA (1962), Vranidoll (Podujevė), Tek. - 10 vjet burg
6. Hamdi RAFUNA (1958), Gjyrishevc (Kamenicė), tek. - 9 vjet burg
7. Sabri SOPI (1963), Mramor (Prishtinė), Sh.m - 10 vjet burg
8. Fatmir SOPI (1961), Mramor (Prishtinė), student - 7 vjet burg
9. Agim SAHITI (1956), Kishnapole (Gjilan), tek.makin. -  8 vjet burg
10. Islam KRASNIQI (1956), Majanc (Podujevė), sh.m.t - 6 vjet burg
11. Tefik RAMADANI (1954), Qarr (Bujanoc), Defektolog - 6 vjet burg
12. Muhamet KRYEZIU (1956), Dushanovė (Prizren), farm. - 3 vjet burg
13. Skėnder BOSHNJAKU (1948), Vushtrri, epidemiolog i dip. - 4 vjet burg
14. Ilaz ZHITIA (1962), Llugė (Podujevė), sh.m.elektro. -  10 vje burg
15. Afrim ZHITIA (1965), Llugė (Podujevė), student - 8 vjet burg
16. Ramadan AVDIU (1964), Prishtinė, student - 8 vjet burg
17. Salih SEFA (1958), Prapashticė, teknik medic. -  8 vjet burg
18. Xhemajl REXHEPI (1958), Prishtinė, teknik i elektr. - 7 vjet burg
19. Kadri HAZIRI (1954), Bellopojė (Podujevė), makinist - 3 vjet burg
20. Rexhep MAKOLLI (1955), Prishtinė, metalgdhendės - 3 vjet burg

 

U mėrzita shumė pėr shpifjet kundėr Afrimit!

 

     Baca Osman nuk ishte mėrzitur aspak qė e kishte denuar gjykata Afrimin me tetė vjet burg, por ishte mėrzitur shumė pėr shpifjen, gjoja se Afrimi ėshtė penduar pėr veprėn qė e ka bėrė. “Qė e dėnuan Afrimin me tetė vjet burgim nuk mė bėhej vonė, por qė kanė thėnė ėshtė penduar Afrim Zhitia, kurrė hallall mos u qoftė! Kėtė shpifje nė gazetė e ka lajmėruar gazetari Agim Muhaxheri. Por Afrimi tė nesėrmen e ka demantuar.” Dhe me indinjatė tė thellė thotė, “mė shumė jam mėrzitur atė ditė qė gėnjyen sesa atė ditė qė e mora tė vrarė.., dhe konsideron se “kėta punėtorė shqiptarė tė armikut e kanė bėrė edhe njė krim tjetėr” ndaj Afrimit. Atmosferėn zyrtare tė kėtij procesi gjyqėsor (pėr rreth njė javė rresht sa zgjati gjykimi) e ka pėrquar nė opinion “Rilindja” pėrmes gazetarėve tė njohur tė kohės: Agim Muhaxheri dhe Hysni Syla. Me kėtė rast po sjellė telegrafisht datat dhe titujt e gazettes rreth kėtij procesi gjyqėsor:

1. “Rilindja”, datė 2o qershor 1984 - shkruan artikullin “Paramendimet fund e krye armiqėsore”

2. “Rilindja”, datė 21 qershor 1984 - shkruan artikullin:”U morėn nė pyetje tė akuzuarit e tjerė”

3. “Rilindja”, datė 22 qershor 1984 - shkruan artikullin: “Motivet nė dėm tė kombėsisė shqiptare”

4. “Rilindja”, datė 23 qershor 1984 - shkruan artikullin: “ Manipulimi dhe “ushqimi” me material propagandues”

5. “Rilindja”, datė 24 qershor 1984 - shkruan artikullin: “Aktgjykimi shpallet nesėr”

6. “Rilindja”, datė 25 qershor 1984 - shkruan artikullin: “Gjykimi i sė keqes sė popullit”

 

Shkuam tė ankohemi, por,

Vesel Latifi dhe Kolė Shiroka nuk na pranuan nė bisedė-na pėrzunė!

 

      Afrim Zhitia njė pjesė tė burgut e kaloi nė burgun e Mitrovicės, por “mbas njė kohe ende pa i bėrė shtatė muaj,” - thotė Baci Osman, “atė e transferojnė nė kampin “Zabella” nė Pozharevc tė Serbisė. Gjatė qėndrimit nė kėtė burg tė Serbisė Baci Osman me Nėnėn Qamile e kanė vizituar disa herė Afrimin, dhe nga kjo kohė pėrkujton kėtė odiseadė tė pėrjetuar: “Vizitėn e kishim ēdo muaj nė ora shtatė tė mėngjesit, mirėpo ne familjarėt prisnim deri nė ora tre pasdite. Ky ishte maltretim pėr ne. Nė muajin maj shkova prapė. Afrimin e kishin dėnuar me qėndrim njė muaj nė qeli. Kishin caktuar ndalesė tre muajshe pėr pakot nga shtėpia! Tre muaj pa asnjė letėr! Vizitat gjysmėorėshe i kishin shkurtuar nė 15 minuta! Nė kėtė vizitė djalin e pashė vetėm pesėmbėdhjetė minuta! Ishte dobėsuar mjaft shumė dhe vetėm nė bazė tė dhėmbėve e njoha se ėshtė Afrimi! Mbas njė muaji nė qeli, Afrimi u bashkohet shokėve nė grevė tė urisė nė shenjė proteste pėr shokėt e tyre, Fadil Vatėn nga Suhareka dhe Sami Kurteshin nga Gjilani, tė cilėt i kishin futur nė dhomė me narkomanė dhe homoseksualė. Nė grevė merrnin pjesė edhe Beqir Beqa, Nezir Myrtaj, Bardhyl Berisha etj. Ne u informuam pėr grevėn e bijve tanė dhe shtatė prindėr shkuam  te Vesel Latifi pėr t'u ankuar. Mirėpo, Vesel Latifi nuk na pranoi nė bisedė dhe shkuam tek Kolė Shiroka, atėherė kryetar i Komitetit Krahinor, por edhe ai na pėrzuri.”

 

Afrim Zhitia: “…unė nuk nderoj gjakpirėsin e popullit tim!”

 

     Mehmet Bislimi njė shok i Afrim Zhitisė me tė cilin kishte qėndruar nė burg tė Pozharevcit, nė njė shkrim kushtuar “Pishtarėve tė lirisė” Afrim Zhitisė dhe Fahri Fazliut (nėntor 2007), shkruan: Afrimi “Ishte i ri, kur e sollėn nė burgun famėkeq “Zabela” tė Pozharevcit. E kishin arrestuar sė bashku me disa shokė tė tij, duke qenė nė shėrbim ushtarak tė asaj kohe. Pas shumė hetimesh e torturash i kishin dėnuar me burg. Ai ishte i ri pėr njė dėnim aq tė lartė e drakonik, 8 vite burg! Pėr njė kohė, relativisht tė gjatė, ishim nė njė dhomė burgu me Afrimin, me Fadil Vatėn, Halil Selimin, pastaj me Sabit Veselin etj. Tė habiste zgjuarsia e Afrimit. Ai lexonte shumė, i komentonte materialet e lexuara me shokė ku shpaloseshin mendimet tona pėr ēėshtjen e pazgjidhur tė atdheut, komentonim tė kaluarėn dhe bartėsit e saj nė kuadėr tė historisė shqiptare e shumė gjėra tjera. Afrimi ishte solidar me shokė, ishte sy pa trembur dhe pėrfundimisht i vendosur pėr t'i bartur mbi supet e tija tė njoma tė gjitha pėrgjegjėsitė. Ai dhe shumė shokė tė tjerė, qė nė burg kishin krijuar celulat e veprimit, tė cilat ishin tė gatshme pėr veprim, ende pa dalė nga burgu, Afrimi kishte respekt pėr tė gjithė shokėt e burgut, por nė veēanti respektonte Ismail Haradinajn dhe profesorin e tij, Nezir Myrtajn. Nė njė rast (jo pa qėllim), Afrimin e kishin nxjerrė nė vizitė mu nė kohėn kur pritej alarmi pėr tė shėnuar pėrvjetorin e vdekjes sė diktatorit Tito. Gardiani kishte kėrkuar nga Afrimi qė tė ndėrpriste vizitėn me prindėr dhe tė ngrihej nė kėmbė, pėr tė nderuar me tre minuta heshtje pėrvjetorin e Titos, pėr tė cilin, disa shqipfolės kishin nxjerrė madje edhe lotė. Por, Afrimi ishte pėrgjigjur ēartė dhe prerė: ”Jo, unė kam vizitė, gardian, dhe nuk mbaj kurrfarė zie pėr vdekjen e Titos, unė nuk nderoj gjakpirėsin e popullit tim!”..., ishin kėto fjalėt kumbuese tė Afrim djalit, tė thėna hapur nė burgun serb tė Pozharevcit rrethuar me hekura e mure tė trasha...”. Ky ishte Lapidari - Afrim Zhitia i pavdekshėm!

 

- Afrim Zhitia dhe Fadil Vata -

shtyllat kryesore tė veprimtarisė sė organizuar nė LPRK

 

     Mė 14 shkurt 1988 Afrimi lėshohet nga burgu, pasi Gjykata Supreme ia kishte ulur dėnimin. Me daljen e Afrim Zhitisė nga burgu, lėvizjes sonė kombėtare po i shtohej njė shtyllė e fortė. Dhe kėshtu ndodhi. Ai, bashkė me Fadil Vatėn, i cili doli nga burgu disa muaj para tij, u bėnė bartėsit dhe shtyllat kryesore tė veprimtarisė sė organizuar nė LPRK. Baca Osman, i cili qėndron shumė i forte, gjatė rrefimit tė tij pėr djalin, sikur i mbushen sytė me lot dhe sikur nė njė anė i qeshin sytė, sepse duket krenar derisa i rrėfen tė gjitha kėto peripeti qė kishte pėrjetuar bashkė me Afrimin. „Kur doli prej burgut Afrimi filloi menjėherė punėn aty ku e kishte lėnė.” - kujton Baci Osman. “Mė kujtohet kur u vra Ali Ajeti. U ula para shtėpisė dhe fillova tė qaj. Afrimi erdhi e mė pa me lot nė sy: "Ah, babė, me lot s’ka asgjė. Lirinė s’ta falė askush... Liria pa gjak s’vjen...”. Ali Ajeti u vra mė 31 Maj 1989 - nė njė demonstratė tė organizuar nė Besianė (ish’Podujevė). Gjatė tėrheqjes sė organizuar demonstrata mori pėrmasa tė armatosur, dhe nė kėtė situatė gjatė tėrheqjes nė fshatin Shtedim bie heroikisht ky hero i pavdekshėm. Afrim Zhitia e kishte zgjedhur rrugėn e tij - pėr ēlirimin e Kosovės. Dhe, kėtė fakt njė ditė ia thotė edhe prindėrve tė tij. “Nėnė dhe babė, mua mos mė pengoni kurrė. Unė e kam zgjedhur rrugėn time. Aktivitetin e vazhdoi me Fadil Vatėn, me Ramadan Avdiun dhe me Fahri Fazliun. Ka bėrė vaki qė nė shtėpi nuk ka qėndruar me muaj tė tėrė. Ne e dinim dhe s`kishim ē`tė bėnim.“ - thotė Baci Osman.

 

Afrim Zhitia: “Babush, unė ju dua tė dyve,…”

 

       Pas daljes nga burgu, Afrimi, qėndron njė vit e tetė muaj nė Kosovė. Mė 18 qershor 1989 pėr herė tė dytė Afrimin e marrin ushtar nė Shibenik pėr t’i kryer muajt e mbetur. “Kishte biseduar me shokėt, me Fadil Vatėn e tė tjerėt, a tė shkonte apo jo.” Dhe “Marrin vendim qė tė shkonte.”- thotė baca Osman. “E ka pasur shok edhe Durmish Gashin prej Rahovecit, Binak Berishėn etj. Atje nė Shibenik e kishte pasur komandant njė kroat… Kur vinte koha e provimeve kėtu nė fakultet nė Prishtinė, duhej t’i dėrgonim vėrtetimin e fakultetit pėr provime. Sadetja, vajza ime, e cila po ashtu ishte nė fakultet, shkon edhe ia kėrkon referentit njė vėrtetim. Referenti ia gris kėrkesėn vajzės dhe i thotė qė Afrimi nuk e meriton tė jetė nė fakultet pėr veprėn qė e ka bėrė Por komandanti me pėrkatėsi kroate e kishte lėshuar Afrimin, qė tė vinte nė Kosovė pėr t’i dhėnė provimet. Dhe, Babushit i kujtohet se Afrimi mė 13 shtator 1989 vjen nė pushim pėr dy ditė.  “Ai erdhi bashkė me shokun e tij mė tė ngushtė, Fadil Vatėn dhe biseduan tėrė natėn. Ndėrkohė edhe djali i vogėl, Naimi pas dy ditėsh shkonte ushtar nė Maribor. Afrimi e pėrcolli Naimin dhe atė natė nuk u kthye. Erdhi tė nesėrmen nė ora dhjetė pasdite.” Ditėn e fundit, kur Afrimi duhej tė kthehej prapė nė Shibenik, vjen nė shtėpi i veshur me uniformėn e ushtrisė... Babushi i dashur e pyet: “Kur do tė nisesh Afrim i thashė: Nė ora 17:30 minuta...” mė tha. Pse e do mė shumė nėnėn se babėn, i thashė duke e pėrqafuar: "Babush, unė ju dua tė dyve, por femrat tona kanė qenė gjithmonė tė shtypura”. Na pėrqafoi tė gjithėve me mall dhe iu drejtua nėnės sė tij qė e donte shumė: “Oj nėnė, kur tė bėhen shtatė javė unė do tė vij nė shtėpi, nė kėtė dhomė”. Ma shkruaj njė letėr, i thashė: “Do tė shkruaj... mos u bėj merak... Babush...” - ishte fjala e fundit e Afrimit.

 

Fahri Fazliu: „Mos u mėrzit, Afrimi ėshtė mirė!

 

     “Mendja jonė e dinte qė Afrimi po shkon nė Shibenik. Ai ka shkuar nė Prishtinė, ka biseduar me shokėt dhe qysh janė marrė vesh me Fadil Vatėn, me Fahri Fazliun, dhe me tė tjerėt... e ka marrė uniformėn ushtarake, e ka futur nė njė paketė dhe ua ka dėrguar nė Shibenik.” Pėr kėtė vendim tė Afrimit, Babushin e kishte informuar Sadetja. “Sadetja, vajza ime, qė ishte nė fakultet bashkė me Afrimin, kur u kthye nė shtėpi mė tregoi. Mė tha, Babė, Afrimi nuk ka shkuar. Naimi, djali tjetėr, kishte shkuar ushtar nė Maribor. Dhe, mė datėn 27 qershor 1989, policia erdhi ta kėrkojė Afrimin nė shtėpi, sepse Afrimi nuk ishte kthyer nė garnizon! Komandanti i tij, ai kroati, ia kishte dhėnė edhe dhjetė ditė pushim, pėr tė mos i shkaktuar probleme menjėherė. Policėve unė u thashė se Afrimi ishte nė Shibenik.” Tre javė pa u vra Afrimi, nė Gjermani vranė djalin e axhės sė Fahri Fazliut. Shkova pėr tė parė nė Podujevė, aty ishte edhe Fahriu. Unė as qė e kam ditur qė njihen me djalin tim. Kur kam dalur mė ka pėrcjellur dhe mė rroku pėr krahu duke mė thėnė: „A e ke parė Afrimin? A po vinė tė kontrollojnė policia? Mos u mėrzit, Afrimi ėshtė mirė! ”Unė u preka shumė. Pse s'ka dalur Afrimi nė Zvicėr, “jo, Afrimi ka punė kėtu nė Kosovė", mė tha. Fahriu ishte i maskuar me njė shallė dhe bile unė mendova se mos i dhemb dhėmbi...”

 

„Tė gjallė nuk do tė biem nė dorė tė armikut“

 

     Gjatė muajve tė verės dhe tė vjeshtės 1989 edhe pse veprimtaria e organizuar e Afrim Zhitisė, Fahri Fazliut dhe shokėve, kishte rėnė nė sy tė UDB’sė pėrmes spiunėve shqipfolės, ata nuk do ta ndalin aktivitetin e tyre pėr asnjė moment, madje me krenari e guxim tė pashembullt do tė deklarojnė, se: „tė gjallė nuk do tė biem nė dorė tė armikut“. Dhe kėtė shembull e heroizėm biblik e dėshmuan mė 2 nėntor 1989. Nė orėt e paradites sė 2 Nėntorit 1989, pasi UDB’a kishte marrė informacionin e nevojshėm, pėr vendndodhjen e Afrim Zhitisė dhe Fahri Fazliut, nis aksionin. Forcat speciale tė policisė, rrethojnė lagjen „Bregu i Diellit“ duke synuar Bllokun nr.7 dhe atė nr.6 hyrja A/7, tė kėsaj lagjeje.

 

Si e kujton kėtė ngjarje Fahrija - motra e Fahri Fazliut?!

 

“Ishim tė rrethuar me Spiuj, policė, njerėz civilė…”

 

     (E enjte, 2 nėntor 1989, nė banesėn e Fahri Fazliut, Prishtinė.)

     „Erdhėn nė banesė. Tė dy (Afrimi dhe Fahriu - Sh.B) dukeshin tė lodhur Gjersa Fahrija, motra e Fahri Fazliut, e pėrgatiste drekėn, nga jashtė vėren lėvizje policėsh dhe menjėherė u tregon Afrimit dhe Fahriut. Nė moment numri i policėve dhe i tankeve shtohej gjithnjė e mė shumė. Afrimi dhe Fahriu nga dhoma e pritjes shohin se janė tė rrethuar. Provojnė nga dhoma tjetėr (nga ana e Matiqanit) tė kėrcejnė, mirėpo prapė s'kanė mundėsi. Spiuj, policė, njerėz civilė kishte shumė edhe andej. Banesa ishte rrethuar nė tė gjitha anėt. Nga dhoma e pritjes Fahriu dhe Afrimi kėrcejnė nga dritarja nė tokė. Derisa ata pėrgatiteshin tė dilnin, dėgjohen tė rėnat nė derė. Policėt thyen derėn dhe iu drejtuan me automat Bahrijes, kunatės sė Fahri Fazliut, dhe Fahrijes duke ju thėnė: „Ku janė tė tjerėt kah kėrcyen? Ishin mė se 26 policė. Jashtė dėgjohej krisma e dy personave civilė pas automobilave. Rreth e rrotull banesės ishin policė tė armatosur deri nė dhėmbė dhe pėrballė banesės qėndronin dy tanke. Prej orės 12:30 deri nė ora 18:00 nė mbrėmje, krismat nuk pushuan... Afrimi plagoset i pari nė kėmbė ende pa hyrė nė Bllokun numėr 6. Fahriu e merr nė krah dhe hyjnė nė hyrje tė kėtij blloku. Tė dytė qėndruan aq sa mundėn... Thjeshtė, njė luftė e dy tė rinjve me njė numėr prej 500 policėsh tė armatosur! Afrimi vdes mė herėt. Fahriu vazhdon luftėn vetėm. Nė ora 18:00’tė krismat pushojnė tėrėsisht. Njė qetėsi e rėndė! Bregu i Diellit vazhdon tė shkruaj njė baladė pėr dy lule gjaku... Afrimi gjashtė plumba nė trup e njė nė ballė... Fahriu dy plumba nė kėmbė e njė nė ballė...“

 

Si e kujton kėtė ngjarje Baca Osman?

 

„Dy tė rinj u vranė! Fahri Fazliun e tregonin me emėr.

Pėr Afrim Zhitinė jo.“

 

     Bacės Osman i kujtohet se „Lajmet e orės 20:00 tė mbrėmjes sė 2 nėntorit informojnė pėr krismat qė bėhen nė Bregun e Diellit. Dy tė rinj u vranė! Fahri Fazliun e tregonin me emėr. Pėr Afrim Zhitinė jo. U mėrzitėm shumė pėr Fahri Fazliun. Pėr tjetrin dyshonim se ėshtė Afrimi.” Ka qenė njėsia speciale e shqiptarėve nė atė kohė qė i ka rrethuar. Nuk mundėn t’i mbrojnė dy djem tė rinj. I rrethuan dhe i gjuan sa mundėn!“

 

Mė pyeti: “A e njeh”? I thash po, ėshtė djali im…

“Afrim, hallall me babėn, nuk e ke koritur veten e as babėn…“

 

     Mė 4 nėntor 1989

     Unė u zgjova nė mėngjes pėr tė shkuar nė varrim tė Fahri Fazliut nė Llaushė. Ende pa dalė njė automjet “Nivė” i policisė hyri nė oborr. Tė gjithė prisnim lajm! Erdhi lajmi! E kishin dėrguar tė mė marrin. Ai mė thotė. “O Osman, a je aty bre”. I thashė po. Mė tha duhet tė vish nė sekretariat. Menjėherė i thashė, “a e paskan vra a? Mė tha, “nuk e di valla”. Tėrė rrugėn ata kontaktonin mes vete. Kur hymė tek sekretariati kishin qenė dy civilė. Edhe ata hynė tė dy nė “Nivė”, bashkė me ne. I thanė shoferit, qė tė voziste drejt spitalit. Kur shkuam tek spitali, kishin qenė dy policė te dera. Kur u hap dera, kishte qenė Afrimi aty i shtrirė. Disa policė mė rrethuan. Ai civili mė pyeti: “A e njeh”? I thashė po, ėshtė djali im. Nė atė moment mė ra ndėrmend ajo qė mė kishte thėnė Afrimi. Qė pėrshėndetja me grusht nuk ėshtė as e Enverit, e as e Stalinit, por ėshtė grusht armikut, bashkim i popullit. Nuk kam pritur, kam qėndruar gatitu para trupit tė tij dhe e kam pėrshėndetur me grusht. Ai civili u tha policėve: “Lidheni kėtė qen”. Atėherė unė ua ktheva. “Largohuni qena se ky ėshtė i imi”. Mė e rėnda ka qenė nė ato momente qė ata flisnin nė gjuhėn shqipe. Kur flet nė gjuhė tė huaj, nuk ėshtė asgjė se okupatori na ka bėrė shumė tė zeza. Njė polic qė duket se ishte kryesori, u tha atyre qė tė largohen. Unė iu drejtova Afrimit. “Afrim, hallall me babėn, nuk e ke koritur veten e as babėn. Besėn ta ka dhėnė baba qė pikė loti nuk do tė derdhė”.

 

Nėna Qamile: “Hallall tė qoftė gjiri qė ta kam dhėnė o bir!

Unė nuk do ta derdh asnjė pikė loti”

 

     Dola prej aty, duke mos ia kthyer shpinėn Afrimit. Mė dėrguan nė sekretariat. Beso qė askush nuk mė ka folur serbisht, tė gjithė shqip. Njėherė ia rriti vjetėt pėr ta dėnuar Ahmet Ahmeti, Isak Nishevci, kurse tė tjerėt ma vranė krejt. Kur arrita nė sekretariat, i thashė atij komandantit qė ishte shqiptar. O burr bre, kėta qė ma vranė mua djalin sot, nesėr do tė ta vrasin edhe ty. Ma dha njė cigare. Na thirrėn ata tė “SUP’it”. Atij qė mė dha cigare ia tėrhoqėn vėrejtjen. Mė kanė mbajtur dy orė aty. Dikur mė thanė, shko merre kufomėn. I thashė, ma jep lejen me shkrim. Nuk ma dhanė, mė thanė qė tė shkoj ashtu. Kur dola prej aty nuk dija nga t`ia mbaja. E prita autobusin pėr nė spital. Nė atė moment ka ardhur njė taksi. Ishte njėfarė Hilmi Rama prej Koliqit, i cili mė pyeti se ku isha duke shkuar. I tregova qė po shkoja te motra ime nė Ulpianė, e cila ėshtė e martuar pėr Ali Aliun. E takova motrėn, e cila edhe ajo vinte nga spitali. Mė tha: “O vėlla a po mund bėn gajret?”. Unė iu pėrgjigja: “Po po, gajret po, por s`po kam me ēka ta ēoj djalin nė shtėpi”. Ajo mė tha qė tė mos mėrzitesha pėr atė, sepse shumė vetura tė spitali prisnin pėr atė punė. Nė atė moment m’u duk se m’u ngjall djali. Edhe ata njerėz qė ishin duke mė pritur, policia i merrte nė pyetje. E mora kufomėn e Afrimit. Nė atė moment m’u afrua tė mė ndihmonte njė burrė nga Presheva, i cili quhej Maliq Kamberi. Mė tha: “Bacė ky djalė ėshtė edhe i yni”. Pastaj vazhduam rrugėn pėr nė Llap. Kur arritėm nė shtėpi, trupin e Afrimit e vendosėm nė dhomėn e vet, aty ku e kalonte shumicėn e kohės, duke mėsuar. Kur e pa nėna e tij, iu drejtua me fjalėt. “Hallall tė qoftė gjiri qė ta kam dhėnė o bir! Unė nuk do ta derdh asnjė pikė loti”.

 

Babushi ynė i Madh: „Ja kėshtu rrodhi gjithēka“

 

     Mė 5 nėntor 1989 u bė varrimi.

     “Varrimi zgjatė prej orės 12:00 deri ora 16:00 pasdite. Prisnim djalin e madh, Sylėn nga Zvicra. Naimin nuk e lejuan tė vijė tė pėrshėndetej me vėllain nga ushtria. Varrimin e caktuam prej orės 12 deri nė orėn 13. Duhej ta prisnim edhe djalin e madh, Sylėn, qė ishte nisur tė vinte nga Zvicra. Varrimi u bė tek nė orėn 16:00. Kur arriti Syla, i pėrshėndeti tė gjithė pjesėmarrėsit nė varrim dhe m’u drejtua mua: “O babė, ban gajret se nuk ta ka marrė ftyrėn”. Nė atė moment jehoi zėri i tė gjithėve: “LAVDI DĖSHMORĖVE!” Kur pėrfundoi ceremonia e varrimit, m’u afrua njė burrė me emrin Sherif Avdullahu i Dafinetit (Vranidollit), dhe mė pyeti nėse mund tė mė thoshte diēka. I thashė, vetėm urdhėro. Ai pastaj mė tha: “Djalin qė tė erdhi nga Zvicra, strehoje diku se ka me ta marrė policia”. Unė e mora Sylėn dhe menjėherė e dėrgova nė Aeroportin e Shkupit, nga u nis menjėherė pėr nė Zvicėr. Tė nesėrmen mė rrethoi policia dhe e kėrkoi Sylėn. Tani edhe pas kėsaj kohe, dua t’i falėnderohem Sherifit, pėr sė vdekuri, pėr atė kėshillė tė madhe qė ma dha. Ja kėshtu rrodhi gjithēka - thotė nė fund tė rrėfimit Baca Osman - Babushi ynė i Madh.

 

Si pėrfundim

 

     Vrasja e Afrim Zhitisė dhe Fahri Fazliut ishte njė humbje e madhe pėr Lėvizjen tonė Kombėtare, por, megjithatė qėndresa dhe rėnia tyre nė mėnyrė heroike u bė shembull frymėzimi pėr gjeneratat e reja, tė cilat u sublimuan fuqishėm me luftėn ēlirimtare tė UĒK’sė.

 

 QOFTĖ I PĖRJETSHĖM KUJTIMI PĖR

HEROJTĖ E KOMBIT AFRIM ZHITIA DHE FAHRI FAZLIU!

____________________________________________________________________________

 

    Burimet:

 

1. Dr.Sabile Keēmezi-Basha, Organizatat dhe grupet ilegale nė Kosovė 1981-1989, Prishtinė 2003.

2. Flet Osman Zhitia: „Gjykatėsit Ahmet Ahmeti dhe Isak Nishevci tentuan ta koritnin Afrimin” (Epoka e Re - 28 korrik 2009 dhe pashtriku.org 31 korrik 2009)

3. Teuta Zymberi: Gazeta "Bota e re", Prishtinė, 20 shkurt 1991.

4. Mehmet Bislimi, „Pishtarėve tė Lirisė-Afrim Zhitia dh Fahri Fazliu“-pashtriku.org, 02. XI. 2007.

 

 

___________________________________________________________________________________________________

Poezi kushtuar Heroit tė Kombit Afrim Zhitia 

TA NJOHA KRISMĖN E REVOLVERIT

 

 

 

© Pashtriku.org - 31 Tetor 2011