Nė 17 vjetorin e rėnies heroike tė Hasan Ramadanit

 

_____________________________________________________________________________________

 

HASAN RAMADANI - TRIMI I LLAPIT

DHE SIMBOLI I QĖNDRESĖS KOMBĖTARE

 

Shkruan: Mr.Avdi Gjata

_____________________________________________________________________________________

 

     Hasan Halit Ramadani lindi nė fshatin Shajkofc (Albanik) tė krahinės sė Llapit nė njė familje fisnike po edhe mjaft bujare. Babai i Hasanit, Haliti i njohur nė kėto anė pėr burrėri e tipare tė trimėrisė, ishte radhitur me kohė nė anėn e luftėtarėve tė pajisur me ide kombėtare e pėrparimtare pėr t’i mbrojtur trojet shqiptare nė Ballkan e veēanėrisht pėr mbrojtjen e Kosovės nga kolonizimi serb, e mė vonė e vazhdoi luftėn edhe kundėr okupatorit fashist italian e nazist gjerman.

     Nė vitin e parė tė jetės sė tij, pasi i kishte vdekur babai Hasani kishte mbetur jetim. Ai rritet nė kushte tė vėshtira, si gjithė fėmijėt shqiptarė, duke u ballafaquar me skamjen, varfėrinė e robėrinė qė na e kishin dhuruar armiqtė, gjatė gjithė historisė. Hasani ishte rritur me vuajtje e mundime e qė mezi kishte arritur tė vazhdoi e kryej shkollėn fillore, edhe pse nė shpirtin kishte dėshirė tė madhe pėr shkollim. Pasi, shtėpia e tij kishte nevojė tė madhe pėr kalamaj u martua me Eminėn qė gjatė jetės sė tyre i lindėn shtatė fėmijė tė cilėt u rriten dhe u edukuan me ndjenjėn e atdhedashurisė qė sot qėndrojnė krenar pėr punėn e babait tė tyre e pėr namin qė ia la shtėpisė sė tyre. Vuajtjet dhe jeta e vėshtirė pėr t’i rritur e shkolluar fėmijėt e tij e detyruan tė merr rrugėn e mėrgimit pėr nė Austri, sikur edhe shqiptarėt e tjerė tė Kosovės. Atje takohet me shumė atdhetar shqiptarė tė cilėt kishin qenė tė detyruar tė ikin nga ndjekja e shėrbimit sekret jugosllav dhe atij vasal shqiptar pėr shkak tė veprimtarive atdhetare.

     Duke e kuptuar pėr ēdo ditė, dhe duke u bindur se gjėrat nuk munden tė lėvizin nga diaspora, po ato mund tė lėvizin vetėm nė vendlindje dhe se pėr kėtė arsye ishte mė i nevojshėm nė Kosovė se atje ai kthehet nė Kosovė pėr ta vazhduar veprimtarinė nė vendlindje ku kishte mundėsi t’i shpėrndaj idetė e tij tek rinia e Kosovės.

     Gjatė vitit 1983 Hasanin e largojnė nga puna me akuzėn se ėshtė duke punuar kundėr pushtetit Jugosllav qė edhe e diferencojnė si armik tė Jugosllavisė e qė mė vonė e dėnojnė edhe me disa vjet burg pėr veprimtari ‘armiqėsore’, pasi kishte shpėrndarė pamflete e kishte shkruar parulla, kundėr shtetit si: Kosova Republikė, Ne jemi shqiptarė e jo Jugosllav, Poshtė hegjemonia serbe, Trakti kundėr tradhtisė, ndal diferencimet nė mes shqiptarėve etj.

     Lėvizjet e mėdha tė shqiptarėve nė vitet e 70’ta, e deri nė vitet e 80’ta, mė nė fund arritėn qė mė 11 mars tė vitit 1981 ta fillojnė demonstratėn e shumė pritur studentėt e Prishtinės e rinia kosovare, ditė qė shėnoj fillimin e njė epoke tė re e cila shembi robėrinė shekullore shqiptare tė imponuar me forcė e dhunė nga hegjemonizmi pan sllaviste dhe nga politika e kompromisit e Fuqive tė Mėdha tė cilat vepruan vetėm pėr tė ruajtur baraspeshėn e raportin e forcave.

     Duke jetuar me hallet e popullit dhe vuajtjet e robėrisė sė shqiptarėve Hasani kishte mėsuar ēdo gjė qė e kishte bėrė historinė e kujtesėn kombėtare pėr ruajtjen e trojeve shqiptarėve qė na i kishin lėnė tė parėt. Jehona e kėtyre ngjarjeve kishte tejkaluar jo vetėm tokėn e vjetėr Evropiane po ato i tejkaluan oqeanet e kontinentet e reja qė nga lindja e deri nė perėndim. Njė pjesė tė barrės e kishte marrė mbi supet e veta, po kush tjetėr pėrveē Hasan Ramadanit qė ne shokėt e quanim ‘GALANI.

     Ai gjithashtu ishte edhe anėtar i organizatės pėr Republikėn e Kosovės dhe njėri nga organizatorėt dhe pjesėmarrėsit kryesor tė demonstratave. Kėto demonstrata i treguan opinionit tė brendshėm dhe atij botėror se gjendja dhe ēėshtja shqiptare nuk ishte zgjidhur po ajo ishte ndarė padrejtėsisht e kundėr vullnetit tė tyre nė pesė shtete. Qė nga ajo kohė e deri mė sot ai sistematikisht ėshtė masakruar e shpėrngulur nga trojet e veta shekullore mu nė mes tė Evropės.  Kjo krijesė famėkeqe ėshtė krijuar artificialisht, mbrapsht dhe nė kurriz tė popullit shqiptar tė cilėn e kishin ndihmuar si politika e lindjes, ashtu edhe ajo e perėndimit, vetėm pėr interesat e tyre politike e gjeostrategjike.

     Demonstratat e vitit 1981 ishin shkėndijat e para tė luftėrave nė Evropė dhe fillimin e pėrmbysjeve tė regjimeve totalitare dhe fillimin e pėrhapjes sė demokracisė evropiane tek popujt jugosllav dhe popujt tjerė. Ato, asnjėherė mė nuk u shuan, deri nė zgjidhjen e plotė tė statutit politik tė Kosovės. Ato u bėnė flakadan i rrugės sė vėshtirė, tė pėrgjakshme dhe tė gjatė qė e solli lirinė e Kosovės. Ai, si i ri kishte zgjedhur rrugėn e vėshtirė por tė ndershme qė ishte edhe anėtar i LPRK’sė sė Kosovės e cila ishte organizatė ilegale qė vepronte brenda e jashtė Kosovės. Nė qershor tė vitit 1981, dėnohet me shokėt e grupin e tij nga Llapi siē ishin: Bajram Ajeti, Ismet Begolli, Bajrush Behrami, Sherif Konjufca, Avdi Gjata, Kadri Llugaliu, Ali Ajeti, Sabri Hamiti, Shaban Mulolli, Hamit Hamiti, Kadri Llugaliu, Ēazim Asllani etj.

     Pas lirimit nga burgu Hasani e vazhdoi rrugėn e nisur dhe nuk u ndal asnjė orė tė pushoi pasi ai ēdo herė shprehej se ‘Kthim prapa nuk ka’, deri nė fitoren e fundit tė lirisė. Gjatė kėsaj kohe, kulla e tij nė Albanik ishte shndėrruar nė bazė tė luftėtarėve tė lirisė qė vepronin nė mbarė trojet e shqiptarisė. Sa herė qė anėtarėt e lėvizjes rrezikoheshin dhe e kishin punėn pisk, ata strehoheshin aty, ku pushonin, konsolidoheshin e merrnin forcė pėr t’i vazhduar detyrat e shenjta qė i kishin pėrpara. Gjatė vitit 1989 Hasan Ramadani ishte edhe njėri nga udhėheqėsit e Ēetės sė Llapit tė cilės i printe trimi i Llapit Ali Ajeti, grup tė cilin pushteti i atėhershėm e konsideronte se ishte grupi mė i rrezikshėm pas Luftės sė Dytė Botėrore. Pėr ndjekjen e kėtij grupi dhe shuarjen e rezistencės e vrullit revolucionar tė demonstratave tė vitit 1989 nė Besianė, dėrgohen njėsia speciale e policisė serbe e quajtur ‘Korbat e zinj’.

     Mė 30 maj 1989 nė fushėn e luftės e tė mejdanit bie heroikisht, duke i prirė e mbrojtur me armė nė dorė udhėheqėsi i Ēetės, patrioti e luftėtari i lirisė Ali Ajeti, nė arat e mbjellura  tė fshatit Shtedim afėr Besianės. Ali Ajeti, vritet mu nė ditėn kur nė Besianė kishte ardhur njė Delegacion Evropian pėr ta shikuar shkeljen apo jo e tė drejtave tė popullit shqiptar nė Kosovė e veēanėrisht nė Llap. Vetėm disa muaj mė vonė, ushtimat e armėve nė Prishtinė ia kishin prishur gjumin gati tė gjithė qytetarėve tė saj, pasi ballė pėr ballė nė breg tė Diellit ėshtė duke luftuar me ushtrinė e policinė serbe Afrimi e Fahriu. Nė fund pas njė qėndrese tė fuqishme nė Prishtinė, bien heroikisht  Afrim Zhitiu e Fahri Fazliu duke luftuar pa ndėrpre mė shumė se 24 orė me njė armik qė ishte disa qindra herė mė i madh edhe pėr kah numri i ushtarėve dhe pėr kah armatimi. Ato ishin krisma qė e prishėn baraspeshėn nė mes tė vėrtetės dhe gėnjeshtrės, prishėn lirinė e imagjinuar tė shumė qytetarėve qė mashtroheshin nga njė pjesė e udhėheqjes shqiptare qė nuk dinte apo ishte nė shėrbim tė pushtetit. Prishėn ėndrrat e bukura tė krijuara pėr Vėllazėrim-Bashkimin me popujt qė i kishin krijuar shtetet e tyre duke masakruar e bėrė gjenocid ndaj shqiptarėve shekuj me radhė. Mė vonė anėtarėt tjerė tė Ēetės u detyruan qė tė largohen nga Kosova, pasi pushteti dhe policia jugosllave kishte marrė masat e njė terrori dhe sulmi tė pa parė ndonjėherė pas luftės sė Dytė Botėrore.

     Hasan Ramadani nuk iu bashkua shokėve pėr mungesė tė pasaportės tė cilėn ia kishte ndaluar sigurimi shtetėror. Mė vonė, shoku i tij Enver Osmani nga fshati Ballsh, ishte munduar qė ta bind Hasanin qė tė largohet nga Kosova pėr shkaqe sigurie edhe pse ia kishte siguruar tė gjitha kushtet pėr tu larguar. Mirėpo, trimi nuk kishte pranuar nė asnjė mėnyrė qė ta lėshoi Kosovėn. Nga viti 1989 e deri sa vritet qėndron nė ilegalitet tė plotė, qė bėnė jetėn e njė kaēaku, mu si vėllezėrit e njohur, Bajo e Ēerēiz Topulli, qė vazhdonte tė jetonte nga njė vend nė vendin tjetėr tek bashkėveprimtarėt e tij, si nė fshatin Ballsh te Enver Osmani  tani dhėndėr i Zahir parazitit qė bėri njė qėndrim tė gjatė. Me vazhdimin e keqėsimit tė situatės nė Kosovė e pėr hir tė sigurisė ishte e nevojshme qė ta bėnė ndėrrimin e vendqėndrimit. Vendqėndrimin e ri ia kishte siguruar shoku tjetėr i tij Fadil Begu pasi ishte marrė vesh me Ismajl Revuqin qė Hasani tė vendoset nė shtėpinė e tij nė Bardhash. Hasan Ramadani, gjithashtu edhe njė pjesė tė ilegalitetit e bėri nė familjen e Zymer Hysenit, nė Ballsh dhe njė pjesė tjetėr, tek dhėndėri i tij nė Dumosh dhe njė pjesė edhe nė Herticė.

     Derisa Hasan Ramadani ishte nė Ballsh ai vizitohej nga themeluesi i UĒK’sė sė ardhshme Zahir Pajaziti dhe shokėt e tij. Ai, vizitohej edhe nga anėtarėt e Lėvizjes dhe luftėtarėt e ardhshėm tė lirisė, si Agron Rrahmani i cili pėr ēdo ditė e furnizonte me shtypin e pėrditshėm legal dhe ilegal e qė njoftohej pėr ecurinė dhe punėn e lėvizjes edhe tė UĒK’sė sė Kosovės. Hasani, kohė pas kohe shkonte nė shtėpi pėr tu ēmallur me familjen e pėr tė ia siguruar gjėrat e nevojshme tė jetesės e pėr tė ditur se si i venin punėt nė familje, pasi ata kishin nevojė pėr fjalėn e ėmbėl e dorėn pėrkėdhelėse tė babait. Kėshtu, veproi edhe natėn e 6 gushtit tė vitit 1994 kur ishte kthyer nė shtėpi. Atė natė, ishte pėrcjell nga njerėzit e sigurimit dhe tė vėzhgimit policor e ushtarak jugosllav qė ishin pėrgatitur shumė mė herėt me njė arsenal tė madh ushtarak sa nuk mund ta marrė me mend njeriu qė ka edhe pak njohuri ushtarake.

     Pėr tė siguruar efektin e aksionit pėr arrestimin e Hasanit, policia e kishte rrethuar edhe fshatin Albanik. Mirėpo, trimi i Llapit e kishte vendosur qė i gjallė nuk do tė bie nė dorė tė policisė pasi e dinte shumė mirė se kush ishin ata. Ashtu e kishte thėnė, ashtu  e kishte bėrė. Para se tė filloi sulmi, policia i kishte kėrkuar Hasanit qė tė dorėzohej, nėse dėshiron qė tė mos vritet, deklaron vajza e tij qė ishte pranė tij gjatė gjithė kohės sė sulmit, Fidajetja. Trimi, nė vend se tė dorėzohet ai e zgjedh luftėn qė e fillon sulmin, duke shti me armėn qė Afrim Zhitiu ia kishte lėnė amanet mė parė. Armiku duke e parė se trimi nuk po dorzohej po kishte vendosur qė tė luftonte, filloi ta pėrdorė sulmin me teknikėn ushtarake pėr ta thyer kėtė qėndresė, qė angazhoi edhe helikopterėt  e helmet kimike luftarake, vetėm e vetėm qė ta pėrfundonte sa mė parė kėtė aksion ushtarak tė turpit dhe tė fitores sė madhe qė llogaritej nga organet shtetėrore tė Serbisė. Kulla kishte marrė flakė e kulmi filloi tė bie nė tokė. Me sa dukej, njėri nga plumbat e snajperistėve e qėllon trimin nė kraharorė qė pėr disa orė rresht bėri njė qėndresė heroike kundėr njė eskadrile ushtarake nė tė cilėn vriten edhe disa policė.

     Se ēka ndodhi nė mes tė datės 6 dhe 7 gushtit nė komunėn e Besianės, flet vet kulla nė Albanik qė sot qėndron krenare, pėrballė rrebesheve tė luftės e qė sot nga shokėt ėshtė bėrė muze historik, qė pėr ēdo pėrvjetor, dashamirėt e Kosovės pėrulen pėrpara kėtij kėsaj kulle  tė shenjėt. Albaniku i dha porosinė pushtetit serb e ndihmėsve tė tij shqiptarė qė nuk donin tė kuptonin se populli i Kosovės nuk duron mė barbarinė serbe pasi Hasani nuk ishte vetėm e qė pushka e tij u dėgjua nė katėr anėt e Kosovės dhe malet ishin mbushur pėrplot me luftėtar tė tjerė shqiptar nga rinia e Kosovės, e cila asnjėherė nuk e kurseu jetėn kur ėshtė atdheu nė rrezik. Amanetin e Hasan Ramadanit e shokėve tė tij, mė nė fund e realizoi UĒK’ja e cila e shporri pushtetin serb njė herė e pėrgjithmonė nga Kosova.

 

‘Njė popull qė heq dorė nga luftėtarėt e lirisė, robėrinė e ka hak’

 

Lavdi trimit e dėshmorit!

 

.

.