Kujtesa historike

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

TRIMI I GOLLAKUT

RRAHMAN DINI – BALI

Ata qė nuk e njohin tė kaluarėn janė si foshnja, nuk dinė asgjė!

( Titus Lukrecius Carus )

________________________________________________________________________________________________

Shkruan: Bedri TAHIRI

 

Keqekolla - emėr lavdie nė faqet e historisė sonė kombėtare

Nё verilindje tё Prishtinёs, nё kilometrin e njёzet e dytё, nё Malёsinё e Gollakut, shtrihet vendbanimi i vjetёr dardan me emrin Keqekollё qё, sipas gjurmuesve e studjuesve, vjen nga emri i kalasё sё vjetёr tё atyshme, tё quajtur Kekolla. Ky lokalitet i tipit tё shpёrndarё kodrinoro - malor ёshtё i ndarё nё lagjet: Kurtajve, Spahijve, Ceravadikёve, Qelaj, Hasanaj, Maqestenajve, Miftaraj, Qesollёve, Sylakёt, Turuqicёt, Sinanajt, Qarrovit, Mёrrkojet, Limonёve (Kaēotёve) dhe Govorёt. Banorёt e saj janё kryesisht shqiptarё autoktonё, por ka edhe familje muhaxhire, tё dёbuar nga Sanxhaku i Nishit gjatё viteve 1877-78.

Mikrotoponimet mё karakteristike tё tij janё: Shotori, Stallova, Dardha e Shehrit, Roga Uēe, Likeni, Bregu i Mollёs, Kodra e Kishёs, Livadhi i Gatё, Kodra e Katunit, Quka, Roga e Madhe, Rudina, Suka, Meēekllova, Resma etj. (1)

Sikurse ēdo vendbanim i Trojeve Etnike Shqiptare edhe Keqekolla ka bёrё emёr lavdie nё faqet e historisё sonё kombёtare, tё djeshmen e tё sotmen. Qysh nё dimrin e egёr tё vitit 1921 xhandarmёria dhe cerberёt e pёrtej Tunёs dogjёn fshatin dhe vranё e masakruan rreth 530 veta. Kёtё akt barbar nuk mundi ta fsheh as shtypi i kohёs. Kёshtu, sipas gazetave “Hak” e “Pravda” vetёm nё kёtё fshat u vranё 490 vetё. (2)

         Dhe, nga ajo kasaphanё e tmerrshme kishte shpёtuar njё djalё, Rrahmani, tё cilit i kishte ngelur thellё nё kujtesё amaneti i kryefamiljarit, babё Dinit, kur i pёshtye nё fytyrё gjakatarёt serbё dhe nuk pranoi tё mёshirohet e tё shpёtojё, por bashkё me tё tjerёt vajti nё amshueshmёri. Ky amanet u pёrcoll vath nё vesh dhe bulёroi tek i nipi, Rrahmani i ri, qё njё jetё tё tёrё shkriu pёr kёtё Ditё tё Bardhё. Pra, nё krye tё kurorёs sё thurur me gjakun e keqekollasve qёndron luftёtari i paepur dhe dёshmori i lirisё Rrahman  Mehedin Dini (20. 06. 1965- 22. 03. 2003) i njohur mё shumё si Komandant BALI.

Nė rrugėn e vėshtirė tė lirisė

         Nё njё skaj tё lagjes Sinanaj tё Keqekollёs jetonte dhe familja e Rrahman Dinit, pёrjetuesit qё i kishte shpёtuar masakrёs barbare tё vitit 1921. Babai i tij, Dini, atёbotё kishte treguar trimёri e guxim tё pashoq, kur i pёshtye nё sy barbarёt karpatianё qё i afruan lirimin, duke u thёnё: ”Jo, nuk dua tё mё mёshironi ju gjakpirёsa, se nuk mund tё jetoj pa tё dashurit e mi, dhe tё shpёtojё vetёm unё, sepse nana shqiptare prap do tё lindё shqiptarё edhe mё tё mirё se ne...” (3).

Nё fakt, atё ditё kobtare u vranё shumё njerёz: burra, gra, pleq e fёmijё. Nё Keqekollё 530 e nё Prapashticё 830. Vetёm nga familja e Dinit u vranё nёntё veta: Mihanja (shoqja e Dinit) me dy djemtё: Halimin (njёzet vjeēar) dheIdrizin (gjashtё vjeēar), Hysa (shoqja e Halimit) me nёnёn mysafire, shoqja e vёllait tё Dinit me dy djem dhe Begishja, vajzё e vёllait tjetёr mbeti e plagosur.

         Rrahmani, fёmijё shtatёvjeēar, i cili kishte shpёtuar me dy motrat: Qamilen dymbёdhjetё vjeēe dhe Azizen gjashtё muajshe, u rrit dhe u burrёrua me ndjenjёn e fortё tё atdhetarizmёs. Masakra e mbijetuar gjithmonё ia ēukiste kokёn si njё korb i zi torturues.  Nё jetёn familjare i eci mirё e mbarё. Ai u martua me Sherifen nga Ballabani dhe patёn kёta fёmijё Mihanen, Mehedinin, Ramizen dhe Ismetin.

         Djali i madh i Rrahmanit, Mehedini, ishte njё fёmijё i qetё dhe premtonte shumё. Si fёmijё i parё u martua, si zakonisht, mё herёt. Pёr nuse mori njё vajzё nga Koliqi, Hyrё Sahitin,  dhe u lindёn pesё fёmijё, tre djem: Rrahmani, Fadili e Besimi dhe dy vajza: Azizja e Fatimja. Jeta e tyre nё Malёsinё e Gollakut ishte e ngjashme me malёsorёt e tjerё, e rёndё, e vёshtirё dhe gati - gati e papёrballueshme.  Dhe, njё ditё bёri mendjen top e ia mёsye kryeqendrёs. Ishte viti 1972. Kёtё shpёrngulje tё dhimbshme nga carani i vatrёs stёrgjyshore mё sё rёndi e pёrjetoi djaloshi shtatёvjeēar, Rrahmani, i cili sapo kishte zёnё tё shijonte jetёn, ishte i lindur mё 20. 06. 1965.

         Me ambientin e ri, me Prishtinёn, Rrahmani i vogёl u pёrshtat shumё shpejt, ama mendjen nuk e shqiste dot nga vendlindja e dashur, nga Keqekolla. Tashmё, meqё i ati, Mehedini, u detyrua ta marrё rrugёn e rёndё tё mёrgimit, vajti nё Gjermani, barra e familjes sikur peshonte mbi supet e njomёzake tё Rrahmanit. Mёsimet e para i mori nё bankat e shkollёs fillore “Zenel Hajdini” me sukses tё shkёlqyeshёm. Edhe nё Shkollёn e Mesme Teknike qe nxёnёsi mё i dalluar nё sjellje e nё mёsime. Veēan i interesonte historia kombёtare. Kureshtja e tij pёr trimat qё pёrmes grykёhollёs shtegёtuan drejt lirisё i habiste edhe vetё mёsimdhёnёsit. Edhe pёr tё lexuar lexonte shumё, sidomos  literaturё historike e letrare me pёrmbajtje atdhetare. I pёlqenin rilindasit, tё cilёt kishin bёrё shumё pёr ēёshtjёn kombёtare dhe trimat e mёvonshёm qё me armё nё dorё zbatuan Programin e tyre ēlirimtar.

         Pranvera e pёrgjakshme studentore ’81 djaloshin sypatrembur e gjeti nё radhёt e para tё demonstratave. Zёri i tij oshёtinte si uragan shpёrthyes kur nёpёr rrugёt e Prishtinёs brohorsite parullat: “Poshtё Jugosllavia fashiste!”, “Duam tё drejtat tona”, “Rroftё bashkimi i popullit shqiptar!”, “Kosova Republikё” etj.

Nga bankat shkollore nė ēelitė e burgjeve

         Pjesёmarrja e vazhdueshme nё demonstrata, leximi i shumtё dhe rrёfimet rrёqethёse pёr fatin e familjen e tij dhe tё shqiptarёve nё pёrgjithёsi e sforcuan edhe mё atdhedashurinё nё shpirtin e djaloshit qё nuk pajtohej dot me realitetin ekzistues, kur shqiptarёt po vuanin si gjarpёri nёn gurё. Nёpёr klasat ku mёsonte ai qarkullonin gazeta e revista tё ndaluara dhe rritej urrejtja pёr shkelёsit e pabesё. Prishtina po ziente si kazan i valuar nga militantёt e guerilasitё shpirttrazuar. Janari i egёr 1984 pёrgjaku rrugёt e kryeqendrёs. U vra Bajram Bahtiri, ranё edhe heronjtё Rexhep Mala e Nuhi Berisha...

         Policia serbe dhe kukuriqat e kohёs zezonё nuk e harruan as maturantin entuziast e tё vullnetshёm. Njё ditё ata rrethuan shtёpinё e tij dhe e arrestojnё Rrahmanin bashkё me grupin e Sejdi Veselit, qё ishte vazhdimёsi e grupit revolucionar “Lёvizja revolucionare Nacional- Ēlirimtare e Kosovёs” udhёhequr nga Adem Demaēi, i cili tashmё po vuante nё kazamatat serbosllave. Djaloshi syptrembur  edhe nё gjyq qёndroi si burrat e motit, mu si gjyshi i vet, dhe hapur kёrkoi atё qё i takote popullit tё tij: Liri e bashkim kombёtar.  Gjyqi pamёshirshёm dha verdiktin: Rrahman Dini dёnohet me 7 vjet heqje lirie! Dhe, sakaq, u degdis nёpёr ēelitё e errёta e tё ftohta gjithandej nё Prishtinё, nё Mitrovicё, nё Lypjan, nё Gurakofc, nё Mitrovicё tё Kosovёs, nё CZ tё Sarajevёs dhe sё fundi nё atё tё Foēёs.

Mirёpo, kot, as atje nuk qёndroi duarkryq. Agjitonte e vepronte. Ra nё kontakt me Afrim Zhitinё e me mёsuesin e vet, Ajet Dulin, me Fatmir Sopin, me Rexhep Balidemёn etj. dhe ēdo ditё formёsohej e kalitej pёr pёrballje tё reja.

         Nga burgu i Foēёs, pas vuajtjes sё dёnimit, doli nё vitin 1990. I lodhur e i dёrrmuar fizikisht, por i pathyeshёm  e i forcuar shpirtёrisht, ai fill do tё angazhohet nё tё mirёn e kombit e tё atdheut. Veprimtarinё patriotike e vazhdoi nё Lёvizjen pёr Pajtimin e Gjaqeve dhe Ngatёrresave, nё ballё tё se cilёs ishte urtaku Anton Ēetta. Ai e kishte fare tё qartё se para rrёbesheve tё mёdha historike gjithmonё duhej bёrё Pajtimi dhe unifikimi i popullit.

Po atё vit  i eci mbarё edhe nё jetёn private, martohet me Rabije Zahir Berishёn nga Radasheci i Prishtinёs. Jetёn e tyre tё lumtur bashkёshortore e begatuan edhe katёr fёmijёt e shёndoshё si molla nё degё: Fitorja, Flamuri, Rrezja dhe Agroni (emra simbolikё, ky i fundit pёr nder tё Agron Rrahmanit, i cili u vra mё 18 maj 1998 nё Prishtinё, sepse edhe Rrahmani ishte anёtar i LKĒK- sё).

Nė radhėt e UĒK’sė

Dalja nё skenё e Ushtrisё Ēlirimtare tё Kosovёs nxori nga vendi zemrёn e zhuritur tё liridashёsit Rrahman Dini. Ai kёtё ditё e kishte pritur. Dhe, bashkё me komandant Fatmir Sopin ёshtё ndёr themeluesit e Brigadёs 153, tё cilёn e udhёhiqte strategu luftarak, oficeri nga Tirana, Adem Qerim Shehu. Trimi tashmё vepronte me pseudonimn BALI. E kush nuk e njihte Balin nё ato anё, njeriun qё, pёrkundёr shёndetit tё pamjaftueshёm, fluturonte nga beteja nё betejё. Kreu detyra me rёndёsi, fillimisht shef operativ e mё vonё shef i shёrbimit informativ i Brigadёs 153. Gjatё kёtyre aksioneve, nё njё aksident nё Guricё, mё 8. 11. 1998, Rrahmani merr plagё tё rёnda trupore. Mё 25 nёntor 1998 ka pasur njё infarkt, kurse mё 22 prill 1999 pёsoi njё tjetёr aksident, ku mori lёndime tё rёnda trupore dhe pёr njё kohё u mjekua nё mjekёt e Zonёs, sidomos nga Avni Haziri.

Mirёpo, ku pyeste mali pёr erёn. Nёse mё kurseni nё fronte tё drejtpёrdrejta, atёherё mё lejoni tё veproi nё Logjistikё,- u thoshte ai shokёve dhe nuk ndalej asnjёherё. Fati ia hodhi pёrsёri. Mё 22 prill 1999 pёson aksidentin tjetёr dhe, pasi kurimit nga mjekёt e zonёs gjatё ofensivave, me rekomandimin e shefit tё Zonёs Operative tё Llapit, Nuredin Ibishi- Leka, atё e dёrgojnё pёr shёrim nё Spitalin Ushtarak tё Tiranёs...

Pas pёrfundimit tё luftёs  Rrahman Dini inkuadrohet nё Trupat Mbrojtёse tё Kosovёs, zёvendёskomadant i Brigadёs 353, ku shёrbeu deri mё 26 shkurt 2000 e prej nga, pёr shkaqe shёndetёsore, u largua mё vetёdёshirё. Mirёpo, aktivitetin atdhetar nuk e ndali pёr asnjё ēast. Punonte e vepronte pёr zgjerimin e luftёs ēlirimtare nё Kosovёn lindore, nё rrethin e Tetovёs e gjetiu ku ka shqiptarё.

E rrėmbeu vdekja tinėzare, por kurrė harresa

Erdhi edhe marsi 2003. Rrahman Dini po e pёrkujtonte Pranverёn studentore ’81, kur sёrsih e pёsoi njё sulm tjetёr nё zemёr. Dhe, kёsaj radhe ai qe fatal. Zemra qё gjithmonё rrahte pёr tokёn arbёrore pushoi. Pushoi tik-taku i saj, por nuk pushoi kurrё ideali dhe synimi i tij pёr Bashkim Kombёtar. Komandant Bali do tё rrojё sa tё rrojё njerёzimi.

Varrimi i tij u bё me nderime ushtarake nё Varrezat e Dёshmorёve nё Prishtinё.

Veteranёt e brigadёs 153 tё UĒK-sё duke e pёrkujtuar bashkёluftёtarin e tyre besnik thanё: “Si  njё luftёtar i thjeshtё i lirisё, Rrahmani ka qenё gjithnjё ushtar i vёrtetё. Ai na shkoi shumё i ri, por mburremi me tё, jo vetёm qё ishte njё idealist, por ishte i vendosur, i qetё dhe gjithherё i buzёqeshur. Duhet tё mburren prindёrit, vёllezёrit dhe motrat, si dhe tёrё farefisi dhe shoqёria pёr njё djalosh si Rrahman Dini. Idealet e tij kanё qenё tё njё idealisti tё madh, tё njё njeriu me vetёdije tё lartё kombёtare, ishte shok i sakrificёs dhe gjithēka jepte pёr nёnёn Shqipёri. Pёr tё Shqipёria dhe Kosova ishin mbi tё gjitha dhe gjithherё aludonte nё Bashkimin Kombёtar. Pёr kёtё ishte njeri i pakompromis, kёmbёngulёs dhe dinjitoz, urrente ēdo pacifizёm e izma tё tjerё, sepse liria vetёm me gjak, mund, punё e sakrificё fitohet.

Bal, shok, as nё humbje, as nё fitore nuk e mundёm veten. Heshtja. Fundi i tё qeshurit, Bal, nuk ёshtё vdekja. Ē’tё bёjmё edhe nёse vdesim tё ri. Nga ēasti nё ēast ngjallin kujtimet. Nga ēasti nё ēast diēka harrojmё, e shok i mirё, trim, koha s’ndalet, ora shpejton, nuk pate mё hap pёr udhё. Nё miqtё, bal, vёlla, shok, mbetёm pa Ty. Ajo ёshtё jeta qё tё mbajti, por edhe vdekja qё tё mori. Kalove kohёn dhe mbete nё kohё ēlirimtar”!

Ish’komandanti i Brigadёs 153 tё UĒK’sё, Fatmir Sopi, duke e pёrkujtuar dёshmorin Rrahman Dini, pos tjerash thotё: ”Unё dhe bashkёluftёtarёt tjerё ndihemi krenarё qё luftuam pёrkrah dёshmorit Rrahman Dini, i njohur me nofkёn Komandant BALI. Gjatё luftёs ai ishte i sёmurё rёndё. Mё tingёllojnё nё vesh fjalёt e tij: Shkrepni do plumba edhe pёr mua”. (4)

Thuhet se trimat nuk vdesin kurrё, kjo ёshtё e vёrtetё. Ata i merr kёnga nё krahёt e saj dhe fluturojnё bashkё nё qiellin e pavdekёsisё. Edhe emri i Rrahman Dinit u skalit nё vargje e u kёndua nё telat e ēiftelisё. Tropojani i palodhur pёr lartёsimin e figurave kombёtare, z. Isa Breēani pos tjerash thotё:

N’Keqekollё nga Gollaku

Lindi e u rritё njё yll bajraku

Kёnga rrjedhё si ujё burimi

Pёr njё djalё o sokol trimi

Shqipe malesh Rrahman Dini

Zogjtё e shqipes n’ fluturim

Lidhen besёn pёr ēlirim

N’kёtё luftё t’shenjtё u dha betimi

Me shumё trima Rrahman Dini

Mirёpo, mё mirё se kusho tjetёr pёr tё shkroi i ati, Mehedini, vargje kёto tё dala nga thellёsia e shpirtit tё kёtij urtaku babagjan, i cili nga mёrgata e ndihmoi luftёn tonё ēlirimtare dhe pёrjetoi rёndё zezonёn qё pllakosi Kosovёn dhe, nё shenjё solidarizimi me luftёtarёt e lirisё qё gjallonin maleve, kurrё nuk u pastrua me ujё tё vakёt. Kёnga e tij ёshtё histori e gjallё pёr dёshmorin, por ne do shkёpusim ca vargje:

Qysh se heret nё rini,

Prej demonstratave ’81,

Ra n’konflikt ai me Serbi,

Ndalu shkja he shkja i zi,

Se nё vitin 1921

M’i ke pre stёrgjyshtё e mi,

Veē pse lypshin ata Liri...

 

Erdh janari i vitit 1984 kobzi,

N’luftё me shkjaun ranё tre djem t’ri,

(Rexhep Mala, Nuhi Berisha e Bajram Bahtiri),

Se n’varrim tё tyre Rrahmani u betue,

Se deri n’vdekje ka me luftue,

Por barbarёt n’shpi i kanё shkue,

Me tradhti e kanё arrestue,

Pas gjashtё vjete e kanё lirue...

 

Partitё nё Kosovё vijnё tuj u shtue,

Se armikun veē me pushkё duhet m’i luftue,

Nuk vonoi lufta ka fillue,

Si n’Drenicё, n’Llap e Dukagjin,

Me do shokё t’armёs ai ёshtё takue,

N’Gollak Shtabin me formue,

Brigadёn 153 me e themelue,

Shumё ushtarё janё bashkue,

Edhe luftёs ia kanё fillue...

Kujtimi pёr tё rron tek bashkёluftёtarёt, tek miqtё e sidomos  nё zemrat e familjarёve...

____________________

Referencat:

1. Dr. J.Osmani, Vendbanimet e Kosovёs 1, Prishtinё, 2003, f. 138- 139

2. Dr. Sabit Uka, Vendosja dhe pozita…., libri 2, pjesa 2, f. 211-212

3. Bajram Kurti, Gjaku I lirisё 13 - 14, Prizren, 2008, f. 651

4. Gazeta Lajm e datёs 23 mars 2009

 

VEPĖR ME VLERĖ PĖR AZEM BEJTĖ GALICĖN

SADRI KAPITI - ATDHETAR I PERBETUAR

MONOGRAFI MBI ANTROPOLOGJINĖ DHE ETNOHISTORINĖ.....

ATDHETARĖT BĖJNĖ FAKTET E HISTORISĖ...

AZEM GALICA MERITON MĖ SHUMĖ

 

© Pashtriku.org – Tetor’2011

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________