Nė 13 vjetorin e Epopesė sė lavdishme tė familjes Salihaj.

 

 

“PREKAZI” I HARRUAR I BURIMIT

 

Shkruan: Prof. Qerim Rexhaj

 

______________________________________________________________________________________________________

 

 

Hyrje

 

     Buzė rrugės regjionale Pejė - Mitrovicė, nė mes Hanit tė Sarės dhe Rakoshit, ngrihet njė lapidar qė pėrkujton ēdo kalimtarė tė rastit, pėr heroizmin e pashembullt tė familjes Salihaj nga Shushica e Poshtme, e cila pas familjes Jasharaj nga Prekazi i Skenderajt, mund tė konsiderohet si rėnia mė heroike dhe mė vetėflijuese nė kuadėr tė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė altarin e lirisė. Mbi  atė lapidar  deri nė pėrjetėsi janė gdhendur emrat e flijuar nė njė betejė tė pabarabartė nė mes  tė qindra forcave tė ushtrisė dhe policisė serbe dhe familjes Salihaj. Emrat e Shaban Salihajt, Milaimit, Hysenit, Arbenit, Abedinit, Hysniut, Isės, Fatimes, Nazmi Gashit, shpalosin para nesh krenarinė e ligjshme kombėtare, pėr ata qė patėn kurajėn t’i thonė jo pushtuesit serb se “kėtu ėshtė toka e jonė, kjo ėshtė tokė shqiptare”. Mbi lapidar me krenari flamuri kuq e zi shpalon palėt, ai flamur mbi tė cilin Shabani, vėllezėrit dhe nipėrit e tij kishin dhėnė betimin e ushtarit tė UĒK’sė pėr luftė pa kompromis pėr ēlirim, liri dhe bashkim kombėtar deri nė vdekje.

     Kushtet dhe rrethanat shoqėrore e politike nuk e veēuan kėtė familje nga familje tė tjera shqiptare, tė cilat nė vazhdimėsi po pėrbiroheshin nėpėr terrorin e vazhdueshėm tė ushtruar nga mekanizmat gjenocidal qė kurdiste nė vazhdimėsi okupatori serb, gjithandej, nė Kosovėn e robėruar. Vitet e nėntėdhjeta tė shekullit tė kaluar ishin bėrė tė padurueshme pėr shumė arsye, pėr pjesėn mė tė ndėrgjegjshme tė kombit shqiptar. Serbia pėrmes mekanizmave tė saj tė dhunės,armatės serbosllave, policisė,UDB’sė,njėsiteve paramilitare tė Arkanit dhe Sheshelit, po e shndėrronin Kosovėn nė njė laborator ku po provoheshin dhe eksperimentoheshin metodat mė tė njohura dhe elaboratet e Ēubrilloviqit, Andriqit, Garashaninit etj. por nė forma mė moderne. Imponimi i pėrqafimit tė politikės paqėsore popullatės shqiptare nė Kosovė nga LDK’ja, si organizėm  politik e demokratik, pėr tė zgjedhur ēėshtjen e Kosovės, i kishte dhėnė  favore tė ēmuara Serbisė, nė njėrėn anė pėr tė luftuar kundėr Kroacisė dhe Bosnjės e nė anėn tjetėr pėr ta paraqitur Kosovėn si vend tė qetė dhe stabil para faktorit ndėrkombėtar, ku kėrkoheshin vetėm disa tė drejta kozmetike. Dalja e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė skenė, jo vetėm qė ringjalli krenarinė kombėtare tė pėrdhosur dhe tė shkelur paturpėsisht, por ajo mbolli shpresėn pėr liri dhe ēlirim tė njėmend pėr popullin shqiptar duke qenė e gatshme tė ujit ēdo pėllėmbė tė Kosovės me gjakun e djemve dhe vajzave mė tė mira tė kombit. Dalja e UCK’sė komprometoi dhe diskreditoi platformėn pacifiste rugoviste e cila e kishte shndėrruar Kosovėn nė njė  “han pacifist ku nuk dihej se kush hante dhe kush paguante, ku nuk dihej se kush hynte dhe kush dilte, nė njė han ku jetonin sė bashku xhelatė e viktimė”. Nė kėto kushte dhe rrethana, Shaban Salihaj nga Shushica e Poshtme e komunės sė Burimit, nisi veprimtarinė e tij luftarake si pjesėtar i UĒK’sė, duke e ndier peshėn aq tė rėndė tė robėrisė, duke iu bashkuar zėrit tė atdheut dhe kombit nė varganin e krushqve tė lirisė. Kontaktet e para tė Shabanit me UĒK’nė kishin filluar mė 1997 nė fshatin Vajnik tė Skenderajt nėpėrmjet nipave tė tij dhe komandantit nė zė tė asaj ane, Abedin Rexha, i njohur me emrin e luftės “Sandokani”  po nga ai fshat.  Zyrtarisht UĒK’sė i ishte bashkangjitur mė 5 mars 1998, qė pėrkon me datėn e sulmit tė ushtrisė dhe policisė serbe kundėr familjes Jashari nė Prekaz tė Poshtėm. Vajniku ishte njė ndėr pikat mė nevralgjike dhe mė tė nxehta tė konfrontimeve ndėrmjet UĒK’sė dhe forcave serbe. Pikėrisht nė kėtė vend  nė vigjilje tė 28 nėntorit 1997, ndodhėn ngjarje tė rėndėsishme, zhvillimet e tė cilave do tė vulosin fatin e drejtimit tė zgjidhjes  sė problemit tė  Kosovės pėrmes luftės dhe rezistencės sė armatosur. Atė kohė, “Sandokani” me bashkėluftėtarėt e tij kishin zmbrapsur sulmin e forcave serbe, ndėrsa nė tė njėjtėn ditė kishte pasur luftime tė ashpra edhe nė Llaushė ku ishte vrarė mėsuesi i fshatit Halit Geci. Varrimi i Halit Gecit u bė mė 28 nėntor ku u bė edhe dalja e parė publike e UĒK’sė. 

 

Shkuarja  dhe stacionimi nė Vajnik

 

     Shaban Isa, siē njihet nė Shushicė tė Poshtme dhe fshatrat e Burimit, regjistrohet pjesėtar i Zonės Operative tė Drenicės (ZOD) mė 5 mars 1998. Pas njė jave, sė bashku me nipat e tij Jahir dhe Nazmi Gashin nga Vajniku kthehen nė Shushicė pėr tė filluar aktivitetet nė zgjerimin dhe konsolidimin e UĒK-sė nė territorin e komunės sė Burimit. Policia serbe  e cila kishte vėnė re lėvizje tė dyshimta nė terren tė Shaban Isės, njė mėngjes e rrethojnė shtėpinė e tij dhe pas bastisjes i konfiskojnė njė pushkė gjuetie. Me kėtė rast arrestohet edhe Shabani me vėllaun e tij Milaimin. Nė stacionin e policisė nė Burim, Shabani dhe Milaimi torturohen nė mėnyrėn mė shtazarake, gjithmonė duke kėrkuar nga policia fije tė ndėrlidhjes tė pjesėtarėve nga kjo komunė me UĒK’nė nė Drenicė. Nė mbrėmje i lirojnė me kusht qė tė paraqiten pėrsėri tė nesėrmen nė stacionin policor. Pikėrisht atė mbrėmje, Shabani betohet sė jo vetėm qė nuk do tė paraqitet mė nė policinė vrastare serbe, por do tė marr hak pėr gjithė ato mundime, gjithė ato vuajtje qė po u shkaktoheshin nė vazhdimėsi bijve dhe bijave mė tė mira tė popullit shqiptarė, tė cilėt po vriteshin,po torturoheshin dhe po dhunoheshin gjithandej Kosovės. Rruga jetėsore e tij domosdoshmėrisht po e orientonte edhe kėsaj here drejt Drenicės martire, atje ku  flakadani i lirisė po merrte pėrmasat e lirisė sė ėndėrruar, atje ku shpresa e ringjallur po shndėrrohej nė realitet, atje ku kuptimi i flijimit i tejkalonte caqet e kuptimit njerėzor. Sė bashku mė vėllaun Milaimin, tė dėrmuar nga torturat e policisė serbe, rruga po shpinte nė fshatin Vajnik. Nė shkollėn fillore tė kėtij fshati u takuan  me Sandokanin, i cili i cakton nė njė tog tė cilin e komandonte Fadil Imeri. Pikėrisht kėtu fillon rruga e vėshtirė e luftėtarit tė lirisė, rrugė plotė sfida dhe sakrifica, tė cilėn do ta bėnte Shabani me vėllaun e tij Milaimin, djalin e tij Hysenin, pa u trembur dhe pa u zmbrapsur deri nė vdekje. Pasi qė armatosėn sė bashku me vėllaun Milaimin dhe djalin Hysenin, Shabani caktohet nė pikėn e Ozdrimit, ndėrsa  Hyseni  mė pas do tė caktohej tė  shėrbente si  polic ushtarak nė Burojė. Nė kėtė grup bėnin pjesė edhe tre luftėtarė nga Shushica e Poshtme: Ademi, Veseli, dhe Iliri nga Alidemajt. Ngjeshja e armėve nė shėrbim tė kombit dhe atdheut, pėr Shaban Isėn, ishte ngjarja mė  kulmore, ngjarja mė sublime e jetės sė tij. Duke u rreshtuar nė anėn e lirisė,nė anėn e ēlirimit tė Kosovės,kundėr tiranisė ishte i gatshėm tė flijohej sa herė ta kėrkonte zėri i atdheut.

   

Ndėrmarrja e aksioneve tė para pėr ēarmatosjen e kriminelėve serbė

 

     Duke qenė sė nė territorin e komunės sė Burimit, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ende nuk i kishte konsoliduar strukturat e saj ushtarake, ndėrsa terrori serbomadh pėrmes policisė, njėsiteve paramilitare, bandave tė ēetnikėve, organizatės “Crna ruka” (Dora e zezė), sigurimit shtetėror dhe ushtrisė serbe, popullatėn shqiptare e kishte vėnė para sprovave tė rėnda, pikėrisht pėr kėtė arsye, Shaban Salihaj me grupin e tij tė luftėtarėve tė lirisė,vullnetarisht kėrkojnė nga komanda e UĒK’sė tė veprojnė  nė komunėn e Burimit pėr tė neutralizuar sadopak kapardisjen e aparatit shtypės serbomadh mbi shqiptarėt e pambrojtur.

     Aksionin e parė  me grupin e tij prej katėr vetash, Shabani e filloi nė fshatin Veriq tė Burimit nė fillim tė prillit tė vitit 1998, kundėr kapitenit tė ushtrisė serbe, Ramadan Istrefi, i  nacionalitetit egjiptas, i cili kishte dhėnė prova tė shumta pėr orientimin e tij antishqiptar. Ndonėse kapiteni nuk u gjet nė shtėpinė ku jetonte, atij iu konfiskua njė pushkė automatike, njė snajper, njė revole e tipit Tokarev, njė pushkė gjuetie dhe njė sasi e municionit, tė cilat Shabani me grupin e tij i dorėzojnė nė bazėn e UĒK’sė nė Drenicė.

     Aksionin e dytė Shabani  e orienton kundėr policit antishqiptar, Dragan Zhivkoviqit, nga fshati Zhakovė, tė cilit gjatė natės i hynė nė shtėpi duke e kėrcėnuar sė ėshtė i rrethuar me 200 pjesėtarė tė UĒK’sė, dhe pasi qė ia jep njė” mėsim tė mirė” ia konfiskon njė pushkė automatike “Zastava”, revolen zyrtare dhe njė automatik tė quajtur  “maxhar”. Kėto veprime tė grupit luftarak tė Shabanit bėnė qė tė popullata shqiptare tė ngjallėn ndjenjat e adhurimit deri nė pėrkushtim pėr UĒK’nė dhe bijtė e kėsaj treve tė cilėt kishin filluar ta godasin aparatin represiv edhe nė strofullėn e tij. Armatimin e konfiskuar gjatė natės, Shabani e dorėzonte nė mėngjes nė shtabin e UĒK’sė nė ZOD. Pas njė numri aksionesh tė suksesshme qė kishte ndėrmarrė nė komunėn e Burimit, emri  dhe personaliteti i Shabanit u bė i nderuar dhe i respektuar. Vet komandanti i tij fillon ta thėrras me emrin Shaban Polluzha, duke aluduar nė trimin e Drenicės legjendare. Sa e sa herė komandanti i ishte drejtuar me fjalė: “Ti,Shaban, sa herė po del nė aksion, kurrė nuk po kthehesh pa armatim, pėr tė cilin kemi aq nevojė”. Besimi qė ishte krijuar te komandantėt dhe ushtarėt nė Drenicė pėr Shabanin nuk ishte i rastėsishėm. Ai buronte si rrjedhojė e sa e sa aksioneve tė kryera me sukses, si dėshmi e njė pėrcaktimi tė fuqishėm tė njė lufte tė drejtė dhe pakompromis deri nė fitore. Trimėria dhe gatishmėria pėr t’u vu nė ballė tė aksioneve mė tė vėshtira, bėnė qė Shabani tė angazhohej nė sigurimin e armėve qė silleshin nga Shqipėria pėr luftėtarėt e UĒK’sė. Kėshtu Shabani ishte vėnė nė rolin e dyfishtė; nė furnizimin me armė nga Shqipėria, dhe nė kryerjen e aksioneve nė territorin e komunės sė Burimit qė rezultuan nė eliminimin e disa kriminelėve serbė me damkė. 

 

Bartja dhe furnizimi me armatim nga Shqipėria

 

     Nevoja pėr armatim e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė fillim tė vitit 1998, ishte njėra ndėr sfidat mė tė papėrballueshme dhe mė tė domosdoshme pėr kohėn. Atdhetarėt kėrkonin armė pėr t iu pėrgjigjur thirrjes sė atdheut pėr liri, ndėrsa armėt ishin aq tė pakta nė krahasim me rrethanat e luftės qė po shkallėzohej gjithandej Kosovės. Nė maj tė vitit 1998, nga Shtabi i UĒK’sė Shabani caktohet pėr tė udhėhequr njė grup prej 24 vetave (vet i 25-ti) pėr nė Shqipėri, pėr tė sjellė armatim pėr luftėtarėt e lirisė. Duke e pranuar kėtė detyrė sa me peshė po aq edhe tė vėshtirė, Shabani ishte i vetėdijshėm se nėpėr ēfarė rruge apokaliptike do tė kalonte me shokėt e tij tė idealit, por gjithashtu ishte i vendosur qė tė jepte ēdo gjė prej vetes qė misioni tė kishte sukses. Mirėpo, pasi pajisėn me njė sasi tė konsiderueshme tė armatimit nė Shqipėri, gjatė kthimit pėr nė Kosovė, grupi prej 25 ushtarėsh bien nė pritė nė rrethinat e Gllogjanit, ku pas njė lufte tė pabarabartė, detyrohen tė tėrhiqen,duke mos pasur mundėsi tė tėrheqin armatimin e sjellur nga Shqipėria. Aty mbesin armėt qė ishin tė ngarkuara nė kuaj dhe gomarė,ndėrsa grupi arrin tė rigrupohet nė Drenicė vetėm me armėt personale.

     Shabani  sėrish i rifillon aksionet nė terrenin e Burimit edhe mė forcė, i bindur plotėsisht sė rruga e ēlirimit kėrkon vuajtje, sakrifica deri nė flijim. Nė fillim tė javės sė tretė tė qershorit udhėhoqi  njė formacion  prej  rreth 470 vetave, tė cilėt ilegalisht po depėrtonin njė sasi tė madhe armatimi nga Shqipėria. Ky formacion i luftėtarėve kishte qėndruar afėr 3 javė nė Shqipėri dhe nuk kishte mundur tė futej nė Kosovė, pėr njė kohė, pėr shkak tė shtimit tė forcave tė shumta policore dhe ushtarake nė kufirin shqiptar. Nė pėrbėrje tė kėtij formacioni bėnin pjesė  luftėtarė nga tri zona  operative tė UĒK’sė: Zona  Operative e Drenicės (ZOD), Zona Operative e Shalės (ZOSh), dhe Zona Operative e Llapit (ZOLl). Nė mesin e kėtij grupimi tė udhėhequr nga Shabani ishte edhe Rrahman Rama, komandant i ZOSh-sė. Shabani udhėzon marshin e grupit nėpėr shtigjet e  maleve dhe bjeshkėve tė  Vrellės, Shushicės, Rakoshit, Leqinės, Izbicės, dhe i shpie deri nė Vajnik. Njė kamion armatim qė u kishte mbetur nė fshatin Vrellė tė Burimit, i cili ishte i destinuar pėr  ZOD, ZOSh, dhe ZOLl duhej me ēdo kusht tė dėrgohej nė destinacion. Rreziku i bartjes sė kėtij armatimi ishte jashtėzakonisht i madh duke marrė parasysh shtimin enorm tė patrullave policore, paramilitare,por edhe tė bashkėpunėtorėve tė okupatorit. Nė fillim tė gushtit, kjo sasi e armatimit sillet nė oborrin e shtėpisė sė Shabanit nė Shushicė tė Poshtme. Aty  mbushėn tri rimorkio traktorėsh me armė tė ndryshme tė cilat transportohen pėrmes Rakoshit dhe dalin tė lagja e Memiqėve tė Kėrrninės. Pushtuesi serb kishte vėnė nėn kontroll tė gjitha rrugėt e kalueshme nėpėr tė cilat kishte vėnė postblloqe dhe punkte tė ndryshme. Luftėtarėve tė lirisė u kishin mbetur pėr lėvizje  ato rrugė dytėsore nėpėr tė cilat fshatarėt bartnin dru me qerre kuajsh ose pėr punė tė tjera. Nė njė rrugė tė kėtillė bartėsve tė armatimit  u rrotullohet traktori, nė tė cilin kishte edhe mortaja 500-she, qė ishte rrezik i shpėrthimit  tė armatimit por edhe vėnia nė rrezik e vet jetės sė luftėtarėve tė lirisė. Pas dėrgimit tė armėve nė vendin e caktuar, burimet serbe tė cilat duket se kishin arritur tė informohen rreth kėsaj veprimtarie, tė nesėrmen nė emisionin e lajmeve nė  gjuhėn shqipe nė Televizionin e Prishtinės (i cili asokohe ishte i okupuar) informojnė opinionin e gjerė se ”Shaban Salihaj kishte futur 500 terroristė tė armatosur nga Shqipėria nė Kosovė”.

 

Aksionet e Shaban  Salihajt  pėr eliminimin e kriminelėve serbė

 

     Nga flakėt e luftės nė  Drenicė ,krenaria dhe dhembja ishin bėrė bashkėudhėtare tė pandara, dashuria dhe solidariteti e mbi tė gjitha, atdhedashuria po merrte pėrmasa gjithnjė e mė tė mėdha nė tė gjitha segmentet e jetės sė njerėzve. Afrimi i luftės kishte filluar tė ndihej i sigurt nė ēdo prag tė shtėpive tė shqiptarėve, nė ēdo cep tė atdheut tonė tė pushtuar. Lufta po merrte pėrmasa apokaliptike.

     Nė komunėn e Burimit levat e pushtetit okupues po pėrpiqeshin tė blejnė kohėn edhe ashtu tė ēmuar qė u kishte mbetur. Policia vrastare serbe,Dora e Zezė, paramilitarėt e Arkanit, Sheshelit ishin lėshuar si korbat nė gjah kundėr popullatės sė pambrojtur shqiptare. Pjesėtarė tė kėtyre grupeve famėkėqija po dėshmoheshin pėrditė e ēdo ēast pėrmes dhunės dhe brutalitetit kundėr shqiptarėve. Kėto hordhi kriminale po bėnin plojė nėpėr vatrat e luftės nė Drenicė e Dukagjin, duke vrarė e prerė  tė pafajshėm, duke djegur,duke pėrdhunuar…Derisa kėta kriminelė nė trevat e luftės por edhe aty ku nuk kishte luftė, po i mbytnin nė gjak shqiptarėt, Shaban Salihaj me grupin e tij i gjurmonte hap pas hapi dhe u jepte atyre dėnimin e merituar. Rajko Gajiq nga Veriqi, njė kriminel  i njohur pėr krime dhe i regjur nė luftėn e Bosnjės, pjesėtar i njėsisė special e tė policisė serbe, i dėshmuar nė kryerjen e shumė krimeve nėpėr vatra tė luftės, kishte mbushur kupėn. Pėrvec kėsaj, ai nuk kishte hezituar ta vriste e pastaj ta priste nė fyt Bajram Binakun diku nė malet e Ucės. Vendimi pėr vrasjen e tij nga strukturat komanduese tė UĒK-sė vinte si njė detyrim, si njė shpagim, si hakmarrje pėr gjithė atė kob qė po mbillej nė Kosovė, pėr gjithė atė gjak tė pafajshėm qė po derdhej, pėr gjithė atė urrejtje tė shfrenuar patologjike qė vinte nga ana e Serbisė… Atentati i ngarkohet Shaban Salihajt dhe grupit tė tij. Njė natė qershori tė vitit 1998 sė bashku me vėllaun Milaimin,djalin Hysenin dhe nipin Nazmiun i afrohen shtėpisė sė tij nė Veriq. Shtėpia e Rajkut ishte shndėrruar nė njė ēerdhe ēetnikėsh ku pihej alkooli deri nė dehje, ku kėndoheshin kėngė ēetnike pėr shfarosjen e shqiptarėve, tė cilat nė tė shumtėn pėrcilleshin me krisma tė kalibrave tė lloj-llojshme tė armėve. Tė gjitha kėto bėheshin pėr tė krijuar efekte psikologjike tė frikės ndaj shqiptarėve. Atė natė Shabani ngadalė, por me vendosmėri afrohet deri tė dritarja e dhomės ku po qėndronte Rajku me njė nga nipėrit e tij, ndėrsa pjesėtarėt e grupit tė Shabanit kishin zėnė pozicione gati pėr zjarr. Nga jashtė Shabani me njė serbishte tė shkoqur i drejtohet: ”O Rajko, jam Gjuriqi, eja  shkojmė tė pijmė nė Istog”. Rajku duke mos kuptuar grackėn qė i kishte kurdisur Shabani fillon tė dalė  me automatik dhe revole (sepse kėshtu shkonte thuajse ēdo kund nė atė kohė). Duke dalė nga dera e hyrjes sė shtėpisė, Milaimi dhe Hyseni ia lėshojnė nga  njė breshėri nga tė  dy automatikėt nė mes tė trupit, duke e plandosur pėr tokė. Ia marrin armėt dhe largohen nga vendi i ngjarjes pa lėnė gjurmė. Vrasjen e Rajkut e mėson mė shpejt baza e Shabanit nė Drenicė, tė cilės Shabani ia dorėzon armėt e konfiskuara, se nipi i Rajkut qė ishte aty brenda. Kur nipi zgjohet nė mėngjes,  sheh Rajkun tė shtrirė dhe gati tė ndarė nė dysh nė derėn e hyrjes sė shtėpisė. Vetėm atėherė  e kupton se breshėritė e mbrėmshme nuk kishin qenė tė Rajkut dhe Gjuriqit siē ishte mėsuar t’i dėgjoj shpesh ai dhe shumė tė tjerė, por paskėshin qenė tė UĒK-sė. Vrasja e Rajkut nė qarqet serbomėdha u prit me indinjatė tė madhe. Pėr humbjen e Rajkut, komandiri i policisė serbe nė Burim ishte shprehur: “Po tė m’i vrisnin pesė njerėz tjerė, e madje edhe tė kishin mundėsinė e zgjedhjes sė tyre, nuk do tė mėrzitesha mė shumė se pėr Rajkun”.

    Aksionin e radhės Shabani sė bashku me djalin Hysenin dhe nipin Nazmiun e ndėrmarrin nė jug tė daljes sė fshatit Rakosh dhe hyrje tė fshatit Kėrrninė tė Burimit. Nė njė pritė tė pėrgatitur mirė ata vrasin dy policė serbė tė uniformuar: Slavko Gergiq nga Rakoshi dhe Sllavolub Grozdanoviq nga Kernina, derisa kėta po shkonin nė ndėrrim nė njė postbllok tė policisė serbe. Policėve tė vrarė, grupi i UĒK-sė ua merr armėt si trofe dhe tė njėjtat nė mėngjes dorėzohen nė shtabin e UĒK-sė nė Drenicė. Edhe mė kėtė rast, komandanti i Shabanit nė Drenicė nė shenjė mirėnjohje dhe krenarie duke ia rrahur supet i thotė: “Sa herė po tė sjell era kėndej tek ne, nga njė aksion po na kryen andej, plus po na sjellė armė”.Jehona e vrasjes sė policėve serbė dalėngadalė po mbillte farėn e frikės, dėshpėrimit dhe rėnien e moralit nė veēanti tė strukturat komanduese dhe pjesėtarėt e policisė. Vrasja e kėtyre policėve i kishte kufizuar deri nė minimum lėvizjet e policisė serbe gjatė natės, ndėrsa  banorėt shqiptarė tė kėsaj treve pėr herė tė parė po ndienin njė lehtėsim, njė qetėsi pak mė tė madhe, edhe pse tė pėrkohshme, nga bastisjet e policisė serbe qė i ndėrmerrte natėn.

 

Rrethimi, rėnia nė shtėpinė e lindjes dhe vrasja e familjes

 

     Strukturat inteligjente serbe pėrmes shėrbimeve dhe  rrjetit informativ qė kishin do tė kuptojnė sė nė ballė tė tė gjitha veprimeve, sulmeve, atentateve qėndronte strategu sypatrembur Shaban Salihaj dhe grupi i tij, i cili e mbėshteti me forcėn dhe besnikėrinė mė tė madhe deri nė fund. Pėr tė asgjėsuar kėtė grup tė UĒK-sė i cili po u kallte datėn, strukturat policore, ushtarake dhe paramilitare hartojnė planin e eliminimit tė kėtij grupi.

     Nė mbrėmjen e 28 gushtit 1998, Shabani me grupin e tij tė vogėl kthehet  nė shtėpi pėr tė vizituar familjen e tij nė  nė Shushicė tė Poshtme. Pėr vizitė nė shtėpinė e tij kishte qenė edhe dy herė pra kėsaj date. Si  pėr ironi tė fatit, atė mbrėmje kishte pasur dy” mysafirė” qė kishin ardhur ta vizitojnė, qėllimet e tė cilėve nuk kishte arritur  t’i kuptoj Shabani edhe pse ata qėndruan deri  pas mesnate. Rreth orės katėr tė mėngjesit tė 29 gushtit, nėna e Shabanit vėren se sana nė oborrin e tyre po digjej, Ajo lajmėron Shabanin se janė rrethuar. Sanėn po e digjnin forcat serbe nga distanca. Tė gjithė tė pranishmit nė shtėpi zgjohen duke kapur armėt pėr tė rezistuar. Fillojnė tė shtėna nga shumė drejtime nga kalibra pushkėsh snajperiste, automatikėsh, mitrolozėsh tė rėndė nga autoblindat. Njė luftė e pabarabartė, pėr jetė o vdekje. Luftė nė mes tė lirisė dhe robėrisė. Pozicionimi i luftėtarėve tė lirisė bėhet nė qark, duke bėrė pėrpjekje pėr ta mbrojtur pragun e shtėpisė, nderin dhe lirinė e nėpėrkėmbur. Ndėr anėtarėt e parė qė goditet nga plumbat ishte Isė Hyseni,babai i Shabanit, plak 76 vjecar, tė cilin pasi e zėnė e ekzekutojnė. Pas tij, nė intervale tė ndryshme kohore vriten vėllezėrit e Shabanit, Arbeni, dhe Abedini, e mė vonė djali i Shabanit, Hysniu. Djali tjetėr i Shabanit, Hyseni plagoset duke tentuar pėr tė ēarė rrethimin e trefishtė qė kishin bėrė forcat serbe. Nė tė njėjtėn kohė plagė tė rėnda kishte marrė dhe Milaimi, vėllai i Shabanit. Tė dy edhe pse tė plagosur vazhdojnė tė rezistojnė duke u bėrė krah i lirisė, zė i ndėrgjegjes sė kombit, duke u bėrė fanarė tė dritės sė lirisė sė Kosovės. Tymi dhe flaka kishte mbuluar Shushicėn. Krismat e armėve tė tė gjithė kalibrave tė mundshėm po e vrisnin mėngjesin e asaj dite gushti, ndėrsa familja Salihaj po luftonte me njė ushtri, me njė krajli. Nėpėr flakėt e zjarrit, nėpėr shtėllungat e tymit, nėpėr krismat dhe gjėmimin e armėve shquhej zėri i Shaban Isės qė komandonte, u jepte zemėr familjarėve tė tij tė luftojnė dhe tė mos  turpėrohen para  shkjaut. Rrethimi sa vinte e ngushtohej pėrreth luftėtarėve tė lirisė. Krismat e mbrojtjes bėheshin gjithnjė e mė tė pakta. Municioni po u mbaronte. Kur Hysenit  dhe Nazmi Gashit po u mbarohej municioni, pėr tė mos rėnė nė duart e bishave serbe, bėjnė vetėvrasje duke qėlluar me revole nė  pjesėn e majtė tė nofullės. Nuk donin tė dorėzoheshin pėr asnjė ēmim, kishin dhėnė betimin e  ushtarit tė UĒK –sė dhe kėtij betimi i qėndruan deri nė fund. Tė njėjtėn ditė vritet edhe Gani Salihaj, qė ishte civil. Dara e rrethimit militarist po e ngushtonte rrethin ndaj shtėpisė sė familjes Salihaj.

     Derisa  shumica e mbrojtėsve tė lirisė ishin vrarė aty pranė shtėpisė dhe pėrreth, Shabani arrin tė dalė nga rrethi i parė duke u  futur nė rripin e malit afėr 300 metra tė gjatė dhe pėrafėrsisht 50 metra tė gjerė qė fillon nga oborri i shtėpisė sė tij nė drejtim tė lindjes deri nė rrugėn Zhakovė – Rakosh. Shabani vritet nė rrethin e dytė kur nė armėt e tij nuk kishte mbetur mė asnjė sasi municioni, afėr rrugės Zhakovė – Rakosh. Koha e vrasjes sė tij ishte ora 10. Ndėrkohė, forcat serbe zėnė gruan e Shabanit duke bėrė pėrpjekje pėr tu arratisur nga shtėpia nė drejtim tė perėndimit. Rreth orės 11 serbėt hyjnė nė oborrin e shtėpisė dhe fillojnė ta djegin atė. Kėrkojnė edhe nėnėn e Shabanit qė ta vrasin, e cila e sėmurė kishte arritur tė strehohej  nė shtėpinė e njė fqinji. Ndėrsa gruaja e Shabanit, tė cilėn serbėt e kishin marrė me vete, ėshtė gjetur e masakruar nė postbllokun e policisė dhe ushtrisė serbe nė Kodėr tė Rakoshit (3-4 kilometra  larg nga shtėpia). Asaj mė vonė i janė gjetur vetėm eshtrat dhe flokėt qė dalloheshin se janė tė saj.

    Mėngjesi dhe paraditja e  29 gushtit 1998, nuk ishte ditė e zakonshme pėr banorėt e trevės sė Burimit, ndonėse  ishte njė ditė pas shiut qė kishte rėnė gjatė natės. Koha e vrerėt  dhe me mjegull qė kishte pllakosur luginėn e lagjes sė Salihajve nuk kishte mundur as pėrafėrsisht tė mbuloj gjurmėt e krimit  monstruoz qė u krye atė ditė. Banorėt e fshatrave pėrreth, sidomos Shushicė e Poshtme dhe e Epėrme, u zgjuan nga krisma armėsh dhe e kuptuan se aty nė lagjen e Salihajve po bėhej luftė, ndėrsa ata po qėndronin tė mpirė, po bėnin sehir. Sipas burimeve serbe, nė operacionin kundėr familjes Salihaj, kishte marr pjesė njė efektiv prej 500 trupave, ku bėrthamėn kryesore e pėrbėnin ushtarėt, policėt dhe paramilitarėt serbė nga Burgu i Dubravės, qė ishte shndėrruar nė njė bazė tė madhe ushtarake e logjistike, i cili me vonė qe bombarduar nga NATO. Nė mesin e 500 trupave kishte edhe policė e paramilitarė serbė nga fshatrat pėrreth Shushicės si: Zhakovė, Mojstir, Shushicė e Poshtme, Mojstir, dhe Veriq. Ditėn e vrasjes  pandėrprerė mbi Shushicėn e Shaban Salihajt, njė helikopter i ushtrisė vrastare serbe vrojtonte pandėrprerė mbi gėrmadhat e kullės sė Salihajve qė ende nxirrnin tym dhe flakė. Dukej sikur as vet nuk po u besonin syve sė Shabani dhe formacioni tij i UĒK’sė ishin vrarė.

     Varrimi i dėshmorėve dhe anėtarėve tė familjes Salihaj u bė nė oborrin e tyre ditėn e nesėrme, mė 30 gusht 1998, ndėrsa mė vonė ėshtė ngritur njė lapidar nė hyrje tė rrugės qė shpien tė lagja e tyre, pėrgjatė magjistrales Pejė - Mitrovicė. Ndonėse  kontributi I dėshmorit Shaban Salihaj pėr UCK’nė deri nė rėnien e tij (5 mars-29 gusht) zhvillohet brenda njė periudhe mė tė shkurtėr sė gjysmė viti, rėnia e tij nė fushėn e betejės ishte njė humbje e madhe pėr UĒK’nė kur tė merret parasysh roli dhe kontributi i tij intensiv. Akti i madh heroik, guximi, atdhedashuria, vetėflijimi me vetėdije, Shaban Salihajn dhe familjen e tij, do ta radhisin pėrjetėsisht nė gjerdanin  e dėshmorėve tė kombit shqiptar tė cilėt luftuan gjithandej pėr njė atdhe tė lirė. Pėrjetėsisht!

 

Burim, mė  28 gusht 2011

Kontakti me autorin: qerim-rexhaj@hotmail.com

________________________________________________________________________________