28 vjetorin e rėnies Rexhep Malajt e Nuhi Berishės

 

 

 

 

     21 Janar 2012 Münsingen afėr Bernės, 30 vjetori i rėnies Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės e Bardhosh Gėrvallės dhe 28 vjetori i rėnies Rexhep Malės dhe Nuhi Berishės ėshtė shėnuar me njė Akademi pėrkujtimore, i organizuar nga njė Kėshill i pėrbėrė prej bashkėveprimtarėve dėshmorėve. kėtė akademi, pėrveē aktivistėve dhe bashkėatdhetėrve tanė jetojnė Zvicėr e Gjermani, kanė marrė pjesė edhe ambasadorėt shqiptarė Bernė e Gjenevė: ambasadori i Shqipėrisė, Mehmet Elezi, ai i Kosovės, Naim Malaj, ambasadori i Maqedonisė Bernė, Ramadan Nazifi dhe Aziz Pollozhani - ambasador i Maqedonisė Misionin e OKB-sė Gjenevė, ndėrsa nga Kosova kishte ardhur ish i burgosuri politik Basri Musmurati, bashkėveprimtar i dėshmorėve, i cili kėtė pėrvjetor ka botuar edhe librin «Qėndrestarėt» kushtuar Rexhep Malės dhe Nuhi Berishės. Pikėrisht pėr kėtė libėr para pranishmėve ka mbajtur njė kumtesė veprimtari Ismet Rashiti, cilėn po e shpalosim vijim.

 

.

 

NJĖ LIBĖR UDHĖRRĖFYES PĖR HERONJTĖ REXHEP MALAJ

E NUHI BERISHA

Lidhur me librin e autorit Basri Musmurati me titull «Qėndrestarėt - Rexhep Malaj e Nuhi Berisha» nė 28-vjetorin e rėnies heroike nė Prishtinė.

 

Shkruan Ismet Rashiti

 

 

Zėri i Kosovės, Shkurt 1984 / Pėr vrasjen e Rexhep Majajt dhe Nuhi Berishės

 

 

     Librin «Qėndrestarėt  - Rexhep Malaj e Nuhi Berisha», tė autorit Basri Musmurati, ka ardhur nė dorė tė lexuesit pikėrisht nė 28 vjetorin e rėnies heroike tė Rexhep Malajt e Nuhi Berishės. Libra tė mirė, mbase edhe tė nevojshėm pėr opinionin qė paraqesin figura e ngjarje tė mėdha pėr popullin shqiptar, vinė rrallė, tepėr rrallė dhe vinė pikėrisht nė kohėn dhe vendin e duhur, kur ėshtė mėse e nevojshme, kur mėtej nuk bėn tė pritet. Pikėrisht nė momentin e duhur, Basri Musmurati ka sjellur librin e tij tė parė me njė titull tepėr domethėnės, «Qėndrestarėt». Nė kėtė rast ky titull nuk ėshtė thjesht vetėm njė simbolikė sa pėr ta tėrhequr vėmendjen e lexuesit, por njė e vėrtetė e madhe qė nisė me titullin e librit e shkon deri nė faqen e fundit tė argumentuar me veprime konkrete, me fakte e dėshmi qė paraqesin gjithė atė periudhė tė rėndė.  Nga ajo qė ėshtė shkruar, del se kėtu nuk ėshtė fjala  vetėm  sa pėr tė bėrė njė diēka. Ky libėr botohet si njė nevojė e domosdoshme dhe besoj si njė obligim moral qė ka ndjerė autori pėr tė pėrmbushur njė boshllėk tė madh nė faqet e historisė mė tė re tė popullit shqiptar.

     Libri «Qėndrestarėt - Rexhep Malaj e Nuhi Berisha», i autorit Basri Musmurati, u botua  nė momentet e duhura, kur shumėēka ka filluar tė bie nė vendin e vet. Kur autori ka mundur tė marrė frymė mė lirshėm, ti grumbulloi faktet ngadal, tė hapė arkivat pa frigė dhe ajo qė ėshtė mė kryesorja tė shkruaj pa emocione tė cilat pa dashje mund t’a kishin lėnduar njė libėr tė kėti formati. Kjo, para sė gjithėsh pėr arsye se vet autori i ka njohur nga afėr heronjtė Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, ka qenė ngusht i lidhur me kėto dy familje si miqė dhe shokė ideali dhe me tė gjitha personazhet qė janė pėrfshirė nė kėtė libėr tė cilėt jo vetėm qė kanė janė pjestarė tė familjes Malaj apo Berisha, por tė organizuar apo frymėzuar nga shembulli i heronjėve, sė bashku apo veē e veē, kanė dhėnė  kontribut jashtzakonisht tė madh nė ēlirimin e Kosovės. Si tė thuash familjet  Malaj dhe Berisha, plak dhe i ri, fėmijė, vajzė apo grua me bindje tė plotė, madje tė organizuar  pėr rezistencė ishin  vėrė nė shėrbim tė kauzės kombėtare, pavarsisht ndjekjeve dhe burgosjeve tė shumta. Familja Malaj nga fshati Hogosht dhe familja Berisha nga Sfirca e Dardanės, tė vendosura nė Gjilan, ishin bėrė njė digė e fortė kundėr armikut shekullor. Ishin bėrė shembull qėndrese  ndaj masave represive qė ushtronte UDB-ja ish jugosllave pėrmes veglave tė saj, spiunėve e njerzėve tė shitur pėr njė post, pėr pak para apo vullnetarė tė pushtetit atnishqiptar.

     Me anė tė kėtij libri tė  rėndėsishėm, autori Basri Musmurati  ka larė njė «borxh» tė madh ndaj atdhetarėve qė janė ndjekur e persekutuar nga regjimi serb, ndaj heronjėve  qė kanė flijuar jetėn pėr lirinė, pavarsinė dhe bashkimin kombėtar, por njėkohėsisht ka kryer edhe njė obligim ndaj gjeneratave tė reja tė cilave qėndresa dhe heroizmi i Rexhep Malajt  e Nuhi Berishės mund t’ju shėrbej si shembull frymzimi  pėr tė mirėn e popullit shqiptar.

     Pas njė fjale tė shkurtur tė redaktorit, Avni Dehari, kujtimeve tė Binak Ulajt dhe parathėnies sė autorit, libri i Basri Musmuratit «Qėndrestarėt - Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha» nisė me  gjendjen e pėrgjithėshme tepėr tė vėshtirė nė Kosovė brenda viteve 1945 - 1974. Kjo gjendje e rėndė, e padurueshme ishte shkolla e parė e Rexhep Malajt e Nuhi Berishės, e cila kishte filluar t’i pjekė para kohe. Pastaj ishte Hogoshti, fshati i qėndresės historike, trashigimia patriotike familjare dhe literatura nga Shqipėria qė kishin ndikuar drejtpėrdrejtė nė formimin njerzor dhe intelektual tė kėtyre dy patriotėve tė devoitshėm shqiptarė.

     Angazhimi i Rexhep Malės qysh nė moshėn 17 vjeēare nė organizimin e demonstratave tė vitit 1968, burgosjet e njėpasnjėshme, jeta ilegale dhe persekutimi i familjes Malaj nė pėrgjithėsi, kishte krijuar njė besim tė plotė tek tė gjitha forcat ilegale kombėtare. Shtėpia e Malajve  nė krye me plakun patriot Mehmet Malajn qė shkėlqente e rrezatonte si njė copė diellė brenda errėsirės dhe acarit tė ftohėt qė e kishte mbėrthyer Kosovėn e robėruar, tėrėsisht ishte shėndrruar nė njė bazė tė fortė propagandistike e qėndrestare qė kishte tė vetmin qėllim: Ēlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare.

     Meqenėse autori, Basri Musmurati i njef mirė dhe nga afėr zhvillimin e tė gjitha ngjarjeve, ka arritur tė pėrshkruaj deri nė hollėsi faktet historike dhe t’i pasqyroj ato ashtu siē ishin, pa teprime e pa zbukurime. I vetėdieshėm se organizimi, rezistenca dhe veprat qė ishin kryer nė shėrbim tė Atdheut dhe popullit shqiptar pėrgjatė shumė viteve nė familjen Malaj dhe Berisha, pėrbėnin njė realitet tė pakontestuar, Musmurati, nė librin e tij as qė ka provuar tė bėj ndonjė hiporbolizim sepse ēdo pėrpjekje e tillė vetėm sa do ta dėmtonte librin dhe sigurisht do t’a zbehte veprėn e pavdekshme tė qėndrestarėve Rexhep Malaj  e Nuhi Berisha dhe pjestarėve tjerė tė kėtyre dy familjeve atdhetare. Ai nuk ėshtė pėrpjekur tė ngris lapidar nė letėr, sepse lapidare ishte vet jeta dhe vepra e tyre e dėshmuar sa e sa herė nė burgje, nė aksione dhe mė nė fund edhe me ēėndresėn e tyre heroike nė Prishtinė. Krismat e Rexhepit dhe Nuhiut kishin paraljamėruar se nė fund tė fundit vetėm pėrmes njė lufte ēlirimtare, Kosova mund tė dalė nga skėterra e robėrisė shekullore nėn sundimin serb. Kėshu pra ata me shembullin e tyre, u bėnė udhėrrėfyesit dhe pararėndėsit e parė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

     Mėnyra e tė shprehurit nė librin «Qėndrestarėt» tė Basri Musmuratit ėshtė krejt e lirė, origjinale, me njė gjuhė tė matur dhe pothuaj tė pėrkryer deri nė fund. Pėr Basri Musmuratin, ka qenė tepėr e vėshtirė t’i ikė subjektivitetit nė kėtė rast, meqenėse prej vitesh ka lidhje miqėsore me familjen Malaj dhe shokė tė njejtit ideal me Rexhepin e Nuhiun. Mirėpo si duket autori ka pa pasur parasyshė njė gjė tė tillė dhe ka qenė plotėsisht i vetėdieshėm se mund t’i dėmtonte kėto dy figura tė mėdha kombėtare nėse do tė ishte subjektiv nė paraqitjen e ngjarjeve. Autori me  zgjuarsinė e tij intelektuale dhe karakterin e formuar njerzorė, ka arritur tė qėndroi larg emocioneve dhe subjektivitetit, vlera kėto tė cilat viteve tė fundit fatkeqėsisht kanė arritur t’ju pėrmbahen vetėm njė numėr tepėr i vogėl i autorėve shqiptarė.

     Njė tjetėr vlerė e kėti libri ėshtė mėnyra e tė kundruarit tė ngjarjeve. Basri Musmurati, ndonėse ishte vet pjesė e pandarė e kėsaj lėvizje atdhetare dhe qelizė e kėtyre dy familjeve, nė librin e tij ka dalur si njė vrojtues i largėt i ngjarjeve, gjė qė ia shton vlerat artistike e historike kėtij libri. Autori nė asnjė rast nuk i ka parė gjėrat jashtė asaj qė quhet humane e njerėzore. Ndaj edhe kundėrshtarėt politik dhe shėrbėtorėt e zellshėm tė pushtetit antishqiptar, sado qė i pėrmend me emra disa prej tyre pėr arsye thjesht objektive, nė asnjė rast nuk e humbė arsyen dhe nuk e shkelė kodin moral e  faktik. Kjo sa ėshtė vlerė  intelektuale e autorit, po aq ka qenė normė dhe parim i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare tė cilėn e ka ruajtur dhe pėrcjellur gjeneratė pas gjenerate, e bindur thellėsisht se popullit shqiptar para  sė gjithash i duhet uniteti dhe bashkimi i tė gjitha forcave pėr liri.  Sado qė ky parim nė tė shumtėn e rasteve ėshtė keqpėrdorur nga antikombėtarėt me provokime tė natyrave tė ndryshme pėr tė shkaktuar pėrqarje, mė nė fund ėshtė dėshmuar si njė vlerė jashtzakonisht e lartė njerėzore e liridashėse. Luftėtarėt e lirisė dhe dėshmorėt e kombit, tė shtyrė nga njė idealizėm, nė disa raste edhe tė tepruar, gjithnjė janė pėrpjekur ta ruajnė popullin e tyre nga ēdo e keqe: Nga ndarjet e pėrqarjet, nga lufta vėllavrasėse mbi tė gjitha, sepse ata kanė qenė tė bindur se vetėm tė bashkuar mund tė ecet pėrpara nė rrugėn e lirisė.

     E drejta dhe arsyeja, pas shumė peripecishė, vuajtjesh, burgosjesh e ndjekjesh, pas njė pune kolosale ka ngadhnjyer mbi tė keqėn, antinjerėzorėn dhe qėllimet ogurzeza tė pushtuesit dhe veglave tė tyre. Basri Musmurati ka ditur me mjeshtri ti paraqes virtytet mė tė mira njerzore e patriotike tė protagonistėve tė tij. Njė gjė tė tillė autori nuk e ka pasur tė vėshtirė, meqė ai ka qenė vet nė ato ngjarje dhe ka marrė frymė pėrditė me ta pėr tė njejtin qėllim dhe  ideal kombėtar. Kjo gjithsesi i ka dhėnė veprės «Qėndrestarėt - Rexhep Malaj e Nuhi Berisha», vlera tė jashtėzakonshme politike pėr atė periudhė tė lavdishme dhe tė gjitha premisat e njė vepre historike nga e cila gjeneratat e reja do tė mėsojnė shumėēka nga lufta e pareshtur ēlirimtare e popullit shqiptar e udhėhequr nga bijtė dhe bijat mė tė mirė si Rexhep Malaj e Nuhi Berisha. Nė librin «Qėndrestarėt» tė Basri Musmuratit nuk ėshtė thėnė gjithēka qė me tė krejtė mund tė thuhet pėr kolosėt, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha. Ėshtė e kuptueshme, madje edhe e lejueshme qė nė njė libėr nuk mund tė pėrfshihet gjithēka. Aq mė tepėr kur kemi tė bėjmė me rrethana tepėr specifike.

     Ka mbetur edhe shumėēka tjetėr pa u thanė, shumė dokumente tjera pa u botuar, ndėr tė cilat mė e rėndėsishmja urdhėrsa dhe mėnyra si ranė, kush e dha urdhėrin, fotot e vendit ku kanė rėndė saktėsisht, dėshmi tjera tė bashkėveprimtarėve tė heronjėve dhe dokumente tė cilat ka qenė dashur tė sigurohen mė shumė, sidomos nga arkivi i Prishtinės dhe Tiranės. Kam bindjen se nuk ėshtė  treguar njė vėmendje e duhur as  nė pėrzgjedhjen dhe radhitjen e fotografive. Kėto mangėsi nė asnjė mėnyrė nuk e zbehin kriterin kryesor tė njė libri. Ato qė janė thėnė nė libėr pothuaj tė gjitha janė tė qėndrueshme sot, nesėr dhe nė ēdo periudhė tjetėr. Gjithsesi mbetet qė nė tė ardhmėn tė punohet mė shumė nė ndriqimin e gjithanshėm tė jetės dhe veprės sė heronjėve, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha. Vepra e Basri Musmuratit, «Qėndrestarėt» gjithsesi shėrben si njė pikėnisje e fortė nė hulumtimin e fakteve dhe shkrimin e librave tjerė nė tė ardhmėn.

     Ata qė pak a shumė i njohin rrethanat politike nė periudhėn kur kanė vepruar, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, duke lexuar kėtė libėr, shohin tė jenė gdhendur personazhe ashtu siē janė nė tė vėrtetė: Organizimi i fortė ilegal, vendosmėria e pashembullt nė bindjet e tyre politike, konspiracioni dhe ideali i lartė kombėtar. Njerėz tė thjeshtė nė pamje, por intelegjent dhe guximtar tė mėdhenjė. Tė sakrificės dhe tė qėndresės sė jashtzakonshme para ēdo rreziku, qoftė duke e paguar edhe me jetėn e tyre. I tillė del Mehmet Malaj, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, Hanife Limani - Malaj, Hasan Malaj, Rexhije Musmurati-Malaj, Ali, Naim, Halil, Sali, Qefsere, Shyhrete, Taip Malaj e tjerė.

     Nė mėnyrė tė denjė nė libėr poashtu  paraqitet edhe familja Berisha nga Sfirca e ndarė e Dardanės. Na del malėsori i pathyeshėm Rexhep Berisha, babai i Nuhit, i cili nuk u thye asnjėherė nga represioni i vazhdueshėm i UDB-ės. Janė tė rrallė autorėt e librav shqiptar qė dinė tė gdhendin aq mirė figurėn e njė luftėtari tė lirisė siē ishte nė tė vėrtetė Nuhi Berisha. Njė gjė tė tillė, e ka bėrė Basri Musmurati nė veprėn e tij. Ai i ka gdhend kėto dy figura si dy margaritar, pa rėnė nė asnjė moment nė grackėn e nostalgjisė dhe tė plogėshtisė qė do tė ishte krejt normale pėr njė autor tė lidhur aq ngusht pothuaj me tė gjithė protagonistėt.

     Nga ana tjetėr na del pėrgjimi i vazhdueshėm i UDB-ashėve dhe sjellja e tyre tipike agresive, servile, jonjerėzore,  pa kurriz fare. Tė tillė dalin edhe nė momentet mė tė rėnda familjare tė heronjėve si nė rastin e  sjelljes sė lajmit nė mėnyrėn mė tė ulėt pėr rėnien e Rexhės dhe Nuhit tek prindėrit, Mehmet Malaj dhe Rexhep Berisha. Njerėz qė nuk shohin pėrtej interesit tė tyre personal, qoftė edhe duke shkelur me forcė mbi trupat e liridashėsve shqiptarė. Nė ēdo  rresht tė kėtij libri vėrehet njė pėrgjegjėsi e lartė  ndaj fjalės sė shkruar. I shtyrė nga dėshira qė tė mos bėjė as dallimin mė tė vogėl nė mes heronjėve dhe protagonistėve tjerė tė kėtyre dy familjeve, ndonėse e ka pasur shumė vėshtirė, Basri Musmurati, ka arritur  pėr mrekulli tė dalė nga kjo krizė, duke ngritur  mbi tė gjitha idealin dhe  qėndresėn e pėrbashkėt tė heronjėve tė tij.

     Libri «Qėndrestarėt», i autorit Basri Musmurati nxjerrė nė pah filozofinė politike e kombėtare tė lėvizjes ilegale sė cilės shpeshherė qėllimkqinjėt janė pėrpjekur ti japin ngjyrė ideologjike. Nga ky libėr, nga shumė libra tė tjerė dhe nga dokumente tė shumta ėshtė dėshmuar se i vetmi qėllim i atyre qė kanė flijuar jetėn dhe i tėrė lėvizjes ilegale kombėtare shqiptare nė Kosovė, ka qenė ēlirimi dhe bashkimi i trojeve shqiptare, gjė tė cilėn e kanė dėshmuar dhe vulosur me punėn dhe gjakun e tyre nė tė gjitha periudhat e shekullit njėzet! Ėshtė deri diku e kuptueshme qė individ, apo grupe tė ndryshme tė nisur nga qėllime, pozita dhe nė faza delikate tė zhvillimit shoqėror; tė influencuar nga rryma dhe pikėpamje tė ndryshme ekstremiste, nga mungesa e kulturės demokratike dhe faktorė tjerė qė mund t’i kontribuojnė sė keqės dhe ēdo kujt tjetėr, pėrpos ēėshtjes kombėtare, janė pėrpjekur ti japin karakter ideologjik udhėheqėsve tė lėvizjes ilegale qė vepronte nė kushtet e njė terrori shtetėror serb.

     Kėto tendenca nuk kanė kaluar pa pasoja, mbase edhe sot ka aty kėtu ndonjė element tė tillė, por koha dėshmoi se kurrė nė asnjė rast livizja ilegale ēlirimtare e Kosovės nuk ka pasur qėllim tjetėr pėrpos ēlirimit dhe bashkimit tė trojeve shqiptare. Kjo ėshtė dėshmuar me gjakun e mijėra dėshmorėve, me mbajtjen e qindra mijėra vjet burg me ndjekje e persekutime tė mijėra familjeve patriotike. Ēdo mendim tjetėr qė kėto pėrpjekje titanike pėr ēlirimin e tokave shqiptare, pėrpiqet ti lidhė me ndonjė ideologji, mund tė konsiderohet i papjekur, i qėllimshėm, tendencioz, i dėmshėm, pėr t’mos thėnė edhe antikommbėtar. Do tė ishte mirė historianėt, intelektualėt dhe tė gjithė njerzit e arsyeshėm, subjektet serioze politike dhe veēmas institucionet shkencore e shtetėrore  tė punojnė nė ndriqimin e sė vėrtetės nė mėnyrė qė historia mė e re e popullit shqiptar tė shkruhet mbi bazėn e fakteve. Basri Musmurati me librin «Qėndrestarėt - Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha», ka bėrė hapat e parė serioz nė kėtė drejtim. Ky libėr si tė thuash ėshtė si  njė yll ndriēues nė botėn  shqiptare qė kėrkon ecje tė vazhdueshme nė pasqyrimin e sė vėrtetės sė madhe historike.

Münsingen, 21. 01. 2012

 

 

26 vjetorin e rėnies Rexhep Malės dhe Nuhi Berishės

QĖNDRESA E REXHEP MALĖS PĖRBALLĖ

TORTURAVE TĖ UDB-ės JUGOSLLAVE