Nė shtatė vjetorin e rėnies

 

Tahir Sinani ėshtė vetėdije historike pėr

shtetin kombėtar


     
Shkruan: Prof. Abdyl KADOLLI

     Prishtinė, 01. 08. 2008

 
     Gjeneral Tahir Sinani ėshtė njėra ndėr figurat mė emblematike e mė frymėzuese tė historisė sonė tė re, qė me veprėn e vet tė jashtėzakonshme ka ngjallur krenarinė e admirimin tonė. Ai ėshtė vetė arketipi shqiptar, njė lidhje gjenetike me Mic Sokolin legjendar.

 

·       Foto: Dėshmori i kombit gjeneral Tahir Sinani

·       Kėngė kushtuar Gjeneral Tahir Sinanit

 

     Tahir Sinani ėshtė njė fenomen i rrallė nė artin tonė luftarak, strateg i veprave tė mėdha. Akti i veprimit historik dhe i flijimit tė komandantit e strategut tė shquar ka simbolikėn e idealit tė shtetit kombėtar, tė vizionit tė atdheut tė plotė e tė lirė.

     Ai ėshtė njė monument i kujtesės kombėtare, qė shquhet si maja e Shkėlzenit tė lindjes dhe maja e Korabit tė rėnies. Portreti i tij ka ngjashmėri me Alpet shqiptare: krenar, shtathedhur e syshqiponjė. Burrė me moral tė lartė: i rreptė e korrekt nė veprime, i dashur pėr miqtė dhe i tmerrshėm pėr armiqtė.

     Ėshtė djali i pestė i Rukė Rizajt e Mal Sinanit, nga tetė djemtė e njė vajzė e tyre nė Grinė alpine tė Tropojės. Kishte lindur me 25 maj 1964 nė djepin epik tė Mic Sokolit e Col Delisė, Ali Ibrės e Smajl Hysenit, Haxhi Zekės e Bajram Currit. Kulla e Halil Sinanit ishte gjithherė kėshtjellė qėndrese ndaj hordhive serbe.

     Dashuria ndaj atdheut dhe urrejtja ndaj kufirit tė mallkuar ishin mbjellė qė herėt nė shpirtin e tij malėsor. Komandant Tahir Sinani hyri nė historinė e re kombėtare me prirjen luftarake, diturinė e Zall-Herrrit dhe pėrvojėn e Ushtrisė shqiptare, si instruktor i stėrvitjeve, shef i Sektorit pėr ndėrhyrje tė shpejta dhe oficer i Kampit tė stėrvitjeve nė Tropojė.

     Pas kushtrimit tė komandantit legjendar Adem Jashari, ėshtė ndėr eprorėt e rrallė qė i pėrgjigjet luftės historike tė UĒK-sė sė lavdishme, luftės mė tė organizuar antisllave gjatė njė shekulli gjenocidi serb.

     Nė nėntor 1998 hidhet nė luftimet nė Kosovė, bėhet anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, themelon Qendrėn stėrvitore dhe komandon njėsitin special Arbri nė Divjakė, duke vepruar me sulme tė rrufeshme e tė befasishme mbi makinerinė fashiste serbe dhe duke mbrojtur popullsinė civile.

     Tahir Sinani shkėlqen kudo si strateg ushtarak me njėsitin Arbri, shqiponjė e lirisė qė mbron zogjtė dhe ēerdhen e vet: nė Betejėn e Qafės sė Pagarushės, nė grykėn e Carralevės, nė Biraē e nė Blinajė, nė Shkozė e nė Zborc, nė Malishevė e Anadrin, duke minuar e sulmuar pozicionet armike.

     Nė fazėn mė vendimtare tė Luftės ēlirimtare Tahir Sinani del nė krye tė Zonės operative tė Pashtrikut. Ai shquhet sidomos nė betejėn frontale tė Celinės pėr tė hapur korridorin e ndėrveprimit me operacionin Shigjeta tė Pashtrikut. Ėshtė heroike mbrojtja e vijės Llapushnik-Berishė-Qafė Duhėl, zonė me 100 mijė banorė, ku vepronte edhe Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė.

     Mė 12 qershor ‘99 brigadat e kėsaj zone hyjnė triumfalisht nė Prizrenin historik. Pas ēlirimit tė Kosovės duhej pėrgatitur shpejt forcat e rregullta ushtarake, prandaj eprori me pėrvojė tė gjatė emėrohet komandant i Qendrės sė stėrvitjes dhe tė doktrinės nė Nashec, ndėrsa nė qershor 2000 komandant i Shkollės sė nėnoficerėve tė akademisė Hamėz Jashari tė TMK-sė.
     Shpirti liridashės i komandant Tahir Sinanit nuk qetėsohet deri nė ēlirimin e plotė tė trojeve tė pushtuara shqiptare. Ai ishte njeri i veprimit dhe jo i vajtimit, njė hero i heshtur: fjalėpak e punėshumė. Komandanti ishte i vetėdijshėm se vetėm populli i organizuar mund tė jetė subjekt historik.
Tahir Sinani ėshtė promotor i luftėrave tona ēlirimtare. Ai ėshtė strateg i tri fronteve kombėtare. Hapat e tij janė historikė. Kur nė nėntor ‘99 pėlcet lufta nė viset e Kosovės Lindore, njėsiti i tij special hidhet nė fushėbetejat nė Konēul, Dobrosin e Bujanoc.

     Nė qershor 2000 Brigada e tij 116 vendoset nė zonėn e Gostivarit dhe tė Radikės. Kjo brigadė zhvillon luftime nė pranverė 2001 nė shpatet e Sharrit dhe nė Likovė. Nė tė gjitha operacionet ushtarake komandanti shquhet njėsoj me guximin, intuitėn e profesionalizmin luftarak. Kudo qė kishte shkelur kėmbė e tij kishte zgjuar admirimin, dashurinė e krenarinė e bashkėluftėtarėve dhe tė popullit. Ishte bėrė legjendė e gjallė, mit i lirisė.

     Veprimtaria e tij kishte pėrmasa vertikale e horizantale.. Figura e tij erdhi duke u rritur nė rrathė pėrqendrorė: Tahir Tropoja, Kosova, Presheva, Tetova dhe nė fund Tahir Shqipėria. Pas kėtij marshimi tė lirisė, Tahir Sinani bie nė fushėn e nderit mė 29 korrik 2001, vetė i pesti, me bashkėluftėtarėt Hyrė Emini e Brahim Ademi nga Ferizaj dhe Isa Fazliu e Naser Ademi nga Gostivari.

     Edhe rėnia e Tahirit, nė Tanushėn e bukur, rrėzė Korabit legjendar, ėshtė madhėshtore, si e Micit nė grykė tė topit, duke shpėrndarė trupin gjithandej atdheut. Pas rėnies sė Tahirit, brigada 116 merr emrin e tij, ndėrsa Shtabi i pėrgjithshėm i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare e gradon gjeneral brigade.
Pas ēlirimit tė Kosovės nė radhėt e TMK-sė hyn vėllai i tij Skėnder Sinani.
Gjithherė duhej ēuar nė vend amaneti i plakut Mal Sinani: Njė djalė pėr Kosovėn...

     Sot eshtrat e Tahir Sinanit prehen nė Varrezat e Dėshmorėve nė Landovicė, ku janė rivarrosur mė 24 maj 2002.

     Pavarėsisht se edhe sot nuk ėshtė realizuar plotėsisht ideali ynė kombėtar, shtegtimi i Tahir Sinanit ka hapur rrugėt e atij ideali, duke lėnė shenjat historike. Tahir Sinani ėshtė vetėdije historike pėr shtetin kombėtar, pa tė cilin nuk mund tė mbrohet qenia fizike, shoqėrore, ekonomike e kulturore. Ai ėshtė emblemė e dinjitetit kombėtar, qė shqiptarėt tė jenė zot nė atdheun e tyre.

     Sot pavarėsia e Kosovės ėshtė njė fitore historike, por vetėm gjysma e ēėshtjes shqiptare. Nė kontekstin e sotėm gjeopolitik ndėrkombėtar ende mbizotėron parimi i kufijve politikė dhe jo etnikė. Sot shihet nė dritė tė diellit se pavarėsia, pa luftėn e lavdishme tė UĒK-sė dhe pa ndėrhyrjen e fuqishme tė NATO-s, ishte vetėm njė iluzion fantastik. Tani duket edhe mė e qartė aleanca e fortė ruso-serbe, qė ka trazuar gjithherė Ballkanin.
Pozicioni shqiptar sot kurrė nuk ka qenė mė i fortė. Integrimi nė aleancėn perėndimore do ta fuqizojė faktorin shqiptar. Rruga e detit do tė jetė njė vertebre e atdheut. Shqiptarėt e brezave anėsorė duhet tė bėhen shtetformues ose tė krijojnė autonomitė politiko-territoriale pėr tė ruajtur e zhvilluar identitetin etnokulturor.

     Sot duhet pėrforcuar mė shumė identiteti ynė kombėtar, sepse jemi popull me tri fe, si relikte tė perandorive tė gjata. Derdhja e 1/3 sė popullsisė jashtė atdheut ka krijuar diasporėn e re shqiptare. Ajo mund tė pėrfundojė tragjikisht njė ditė, si mė herėt nė Greqi, Itali e Turqi. Shteti shqiptar duhet tė krijojė ekzistencėn e popullsisė dhe tė punojė shumė qė njerėzit tanė tė kthehen nė atdhe. Atdhe janė toka dhe njerėzit e saj. Diaspora shqiptare ka bėrė shumė pėr ēėshtjen kombėtare.

     Simbolika e figurės sė Tahir Sinanit ėshtė shumė frymėzuese pėr brezat e sotėm e tė ardhshėm. Me kalimin e kohės ajo do tė bėhet edhe mė madhėshtore. Tahir Sinani tashmė ka hyrė nė Panteonin e burrave tė mėdhenj tė kombit. Ėshtė shpallur Dėshmor i kombit nė Tiranė dhe Qytetar Nderi i Bajram Currit. Ėshtė lauruar me Urdhrin Adem Jashari tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė TMK-sė dhe me dekorata e mirėnjohje gjithandej ku ka vepruar e punuar.

     Sot emrin e komandantit tė lavdishėm Tahir Sinani e mban Qendra stėrvitore e TRA-DOK-ut tė TMK-sė, pllaka pėrkujtimore e aksionit te Qershia nė Biraē, njė rrugė e Prizrenit, njė divizion …

     Gjeneral Tahir Sinani meriton shume mė shumė: Urdhrin Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu. Trimėria e Tahir Sinanit ėshtė pėrjetėsuar nė shumė kėngė tė rapsodėve popullorė, nė shumė poezi e nė publicistikė.


Rapsodi do ta bekonte:


Lum Tropoja qė tė lindi
Lum Shqipėria qė tė rriti
Lum Kosova qė tė priti!

Poeti do ta madhėronte:

Ku bie hapi, bie nami
Tahir Mal Sinani
Kushtron Shqipėria
Ka burra Arbėria.


    
Njė monografi pėr Tahir Sinanin do tė ndriēonte figurėn e tij madhėshtore. Tahir Sinani do tė pėrjetėsohet edhe nė artin monumental. Monumenti i tij e ka vendin e merituar nė kompleksin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pranė Abdyl Frashėrit e Ymer Prizrenit, Mic Sokolit e Sylejman Vokshit. Ky monument duhet tė ngrihet deri nė pėrvjetorin e ardhshėm.