Nė pėrkujtim tė atdhetarit Shaban Mazrreku

 

Shaban Mazrreku - i verbėr, por jetėn e

pėrcillte mė mirė se ata me sy

 

Shkruan: Afrim Morina - Therandė

________________________

 

         Shaban Ibrahim Mazrrekun nga fshati Sopijė i Therandės e kam njohur qė nga shollimi fillor, ngase e kemi pasur mik shtėpie. Babai ishte bėrė mik me te, por shpesh thonte “Miku mikut i ngjet katėrdhjetė vjetė mė herėt” kur ishte i leqitur (pėrjashtuar) nga pushteti dhe populli, koha mė e vėshtirė e sundimit tė Rankoviqit. Ai e kishte tė ndaluar lėvizjen dhe ku shkonte pėrcillej. Ia kishte ėnda tė pinte nė sofėr me shoqėri, por edhe nė shtėpi tė vet e pėrdorte me njė dozė tė caktuar. Rrall kishte vende qė shkonte me dėshirė, ashtu siē vinte te ne dhe tė ndihej si nė shtėpi tė vet. Si nxėnės i ciklit tė ultė i pėrcillsha me pėrkushtim bisedat qė bėnte me babėn e ndonjė tjetėr, pėr tė kaluarėn dhe pėr vuajtjet e tyre, familjeve dhe kombit nė tėrėsi. Mė vonė mėsova se ai ishte ndėr disidentėt e parė shqiptar, qė kishte nuhatur tradhėtin. Nga robi i luftės nė kampet e gjermanisė, i bashkangjitet partizanėve, pas njė konflikti verbal pėr ēėshtjen kombėtar me eprorėt e vet e demobilizojnė dhe denohet me dy vjet burg. Pas daljes nga burgu bie nė kontakt me forcat e Partisė Nacionaliste Shqiptare tė udhėhequra nga Gjon Sereqi. I bashkangjitet atyre dhe fillon veprimtarin ilegale duke zgjėruar radhėt. Kjo i mundėson edhe njohjen me Ibrahim Lutfiun qė aso kohe vepronte dhe strehohej atyre anėve. Me te lidhet nėpėrmjet Zenun Kepės, njė bashkėpunėtori besnik i Ibrahimit dhe atdhetar i madh. Nė vitin 1950 veprimtaria e tyre zbulohet dhe nė mesin e arrestuarve do tė jet edhe ky me tė vėllan - Halilin. Fillimisht do tė denohet me burg tė pėrjestshėm, pastaj me ndryshimin e ligjit denimi do t’i shėndrrohet nė njėzet vjet. Nga torturat dhe kushtet e vėshtira qė kalonte nga burgu nė burg do ta humb tė pamunit pothuaj nė tėrėsi. Pas dymbėdhjet vitet e gjysmė tė vuajtjes sė denimit do tė lirohet pėrshkak tė keqėsimit tė gjendjes shėndetėsore. Kur e rrokte ndonjėherė kriza e dhėmbėjes sė syve, e merrte gotėn e alkoolit dhe e derdhte nė ta ngadal.

 

·       Foto: Shaban I. Mazrreku

 

         Ka qenė njeri mjaft komunikativė dhe ndėr njerėzit e rrall qė nuk i frigohej fjalės nėpėr ndeja. Ai qė nė fillim kur vinte te ne, mė ofronte pranė sofrės dhe folte me mua. Nė fillim as qė dija se ēka mė thonte. Si mė i vogli nga gjashtė vėllezėrit qė isha, ai me babėn e bisedonte shpesh qė unė tė bėhesha politikan. As qė kisha idenė se ēka do tė thonte kjo. Mė vonė do tė shihet se kishin ndikuar nė krijimin e pėrsonalitetin tim dhe nė kahėt e rrjedhave tė mėtutjeshme tė jetės time.

         Nga ai mėsova qė nė rini, se tri gjėra janė shumė me peshė

a)   Tė mos krijoj idhull politik, jetėn politike ta pėrcjelli pa ndikime fillozofike, nė dhėnien e mendimeve tė jem sa mė bindės, duke mos respektuar moshėn, gjinin, shkallėn e kualifikimit dhe tė jem gjakftohtė nė shantazhime e provokime

b)    Pėr tė luftuar okupatorin duhet njohur fillozofin politike tė tij dhe pėr tė krijuar fillozofinė politike tėndėn

c)    Lufta ka rėnie dhe ngritje, prandej nuk duhet tė dėshprohesh, por duhet tė mobilzohesh me gjithė fuqinė pėr tė ecur mėtutje, nėse futėsh nė maratonė.

Ai kėtė e ilustronte me njerėzit largpamės dhe shkurtpamės. Largėpamės kombėtar dhe largėpamės antikombėtar. Largėpamėsit antikombėtar janė tė rrezikshėm dhe ata gjithnjė do tė shpėrblehen nga armiku. Kėtė kategori tė njerėzve e ilustronte me Esad Pashė Toptanin. Ndėrsa njerėzit largpamės kombėtar do tė pėrndjeken, do tė maltretohen, do tė jenė pa pėrspektivė jetėsore gjersa do tė arrijnė synimet programore, e kėtė kategori e pėrsonifikonte me Avni Rustemin.

Nga Ai kam mėsuar edhe tė pėrdori fjalorin, tė mos e lexojė librin nėse ka fjalė qė nuk i kuptoja deri sa nuk i gjeja kuptimin. Sa i ka pasur sytė, nė kujtesen e tij kishin mbetur dy libra qė i kishte lexuar dhe qė nė moshėn e re mė pati preferuar t’i lexoja edhe unė: Memoaret e Sharl De Golit dhe Kontrapunkt. Kurr morri vesh se i kisha lexuar dėshironte tė dinte se ēka kisha gjetur nė to. Kjo, sipas tij, ishte dhėnie e njė provimi pėr tė shkuar mėtutje nė jetėn politike. Ishte njohės i gjuhėve: gjermane, italiane, turke, ruse, frenge, duke mos i logaritur serbishtėn dhe maqedonishtėn. Dėgjonte lajmet nė kėto gjuhė dhe nxirrte pėrfundime. Kjo metodė ishte e re pėr mua dhe mė dha pėr tė kuptuar se pėr tė nxjerr njė konkludim duhet pasur disa burime.

Nė vitet shatėdhjeta filloi tė “liberaizohej” jeta politie dhe shumė njerėz pėsuan nga kjo lloj politike. Prej tij mėsova se si tė komunikojė me masėn pėr ēėshtjet kombėtare, pėr tė thithur mendimet e tyre dhe pranimin e mendimeve tė reja. Kjo ishte njė lloj politike gjysmė ilegale. E para pėr tė shprehur mendimin nė ndeja dhe e dyta gjetjen e bashkėmendimtarėve, klasifikimin e tyre, se cili ishte pėr tė vepruar politikisht, e cli pėr tė mbėshtetur publikisht. Nga kjo metodė kam pėrfituar shumė, sepse masa mė njihte pėr mendime mė radikale dhe krijonin mendimin pėr mua sejcili sipas kėndėveshtrimit tė vet. Kėshtuqė nuk isha aq i kamufluar sa pėr tė krijuar huti se nė cilin taborr mund tė mė radhitnin, por edhe nuk jepja fort material pėr veprime tė UDB.

Pas burgosjes time nė vitin 1974 ai ishte i shqetėsuar. Nuk foli shumė kur u takuam, pėrveēse tha: ”Ia nise herėt, jeta ėshtė shumė e gjatė dhe me plot rreziqe, prandej ose duhet tė pėrgatitėsh mirė ose leje krejt. Mė vėshtirė ėshtė t’ia trembėsh mushkat dėrzhavės, se sa nata e vorrit!” kjo ishte mjaft domethėnėse.

Ngjarjet e vitit 1981 trazuan gjithė shpirtrat e bashkombasve liridashės, e si tė mos trazomte edhe njė shpirt aqė tė pėrvujtur, siē ishte Shabani. Erdhi te ne dhe mė thirri nga oborri ende pa hyrė nė odė. Edhe pse shumė mė i vjetėr se unė, gjithėnjė mė thirrte bacė. Kur vinte ai te ne vinin fqinjėt pėr ndejė pas darke, ndėrsa atė natė u mbush gjithė oda, nga kurreshtja pėr tė mėsuar diēka rreth ngjarjeve qė zhvilloheshin. Kur donim tė bisedonim pėr probleme qė na interesonin vetėm neve dyve dhe nuk duhej tė merrnin vesh tė tjerėt, mė drejtohej: “Tė flasim shqip apo katunarqe?” Atėherė unė i pėrgjigjesha “katunarqe” Me kėtė gjuhė merreshim vesh vetėm unė e ai. Pas njė polemike tė ashpėr nė mes neve dyve, sepse sejcili mbronte parimin e vet, mu drejtua: “ma hangsh mutin.!” tri herė me zė tė lartė. Baba e pa se e kisha nėrvozuar edhe iu bashkangjit mendimt tė tij po me tė njejtėn gjuhė. Unė isha pėr mospushimin e demonstrimit dhe ngadal pėr tu pėrgaditur edhe pėr njė kryengritje tė armatosur, pasi me propagandė do tė arrinim tė senzibilizonim opinionin kombėtar dhe ndėrkombėtar, sepse politikanėt qė pėrfaqėsonin Kosovėn ishin shterrur dhe kishin kaluar nė vazalitet me Beogradin. Ai mbronte mendimn se demonstrimi ka ndodhur dhe tash pėr momentin duhet pushuar dhe pritur nėse mund tė nxirret diēka nėpėrmjet politikanėve, siē ndodhi mė 1968, ngase Jugosllavia kishte arritur autoritet tė madh nė politikėn ndėrkombėtare dhe vėshtirė tė bindej faktori ndėrkombėtar pėr tė kundėrtėn. E dyta qė i shkaktoi nėrvozėn ishte, se pėr herė tė parė ne dy ishim konfrontuar ashpėr, gjė qė nuk e ka pritur nga unė dhe kur mė pyeti pse isha i till, i thash se ti mė ke mėsuar, se kur ėshtė puna pėr tė vėrtetėn tė mos respektoj moshė, vendin ku jemi, ta kaluarėn e bashkėbiseduesit dhe shkallėn e kualifikimit. Tė gjithė mbetėn tė befasuar dhe ra njė heshtje. Pas pak baba e pyeti “Shaban, ju that se do tė flisni katundarqe, e besa unė asnjė fjalė nuk e morra vesh, pėrveē kėsaj tė fundit!. Po ju tjerėt a morret vesh diēka?” Pėrgjegja ishte, jo.

Edhe nga vet bindja, tė cilėn e thoshte shpesh, se kjo situatė tash ėshtė sikur tė rrok plumbi nėpėr tesha, se ka perenduar koha e zhdukjes sė kombeve, jepte pėr tė kuptuar se duhet luftuar gjer nė ēlirim e bashkim kombėtar. Kjo nėnkuptonte se tė dytė kishim njė pėrfundim tė zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare, por nuk e kishte pėrvijuar ende rugėn e verimit politik se kah duhet ecur.

Pėrkundėr kėsaj, kontakti jonė u shpeshtua, se tė dyve na interesonte se si e komentonin agjensitė e huaja situatėn te ne, lajme qė ai i pėrcillte nėpėrmjet radios. Nuk vonoi dhe unė u burgosa.

Pas daljes nga burgu erdhi nė vizitė. Pėrsėri oda u mbush. Ne filluam tė bisedojmė “katunarqe”. Askush nuk e kuptoi se ēka bisedonim, por ndryshimi ishte se tash nuk ishim tė tensionuar, biseda shkonte me tonė tė qet dhe rrjedhshėm. Sejcili e kishte rendin e vet tė fjalės. Gjatė gjithė kohės sa kisha qendruar nė burg, e kishte brejtur ndėrgjegja pėr fjalėt qė mi kishte thėnė, por edhe ishte bindur nė arsyetimin tim qė kisha dhėnė. Kur pa se burgu nuk kishte ndrruar mendimin tim dhe kuptoi se nuk do tė ndalėsha edhe poqese borgosėm sėrisht apo dhe vritem, ngriti zėrin dhe tha tė kundėrtėn e asaj qė mė kishte thėnė dikur mua, tash pėr vete, “e hangsha mutin.!” tri herė. Tė gjithė i hapėn sytė dhe mbetėn tė befasuar. Iu drejtua tė tjerėve “Burrni ėshtė edhe me pranu se ke gabuar!”

Miqėsia dhe bashkėpunimi ynė ishte nė nivel.

Me daljen nė skenėn politike tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, pėrsėri ne dy ram ndesh nė koncepte. Ai mbėshteste kėtė subjekt politikė, duke u mbėshtetur nė parimin, se pėr herė tė parė doli njė subjekt politikė dhe njė lider qė tuboi masėn dhe inteligjencėn kombėtare. Ai vetėm dėgjonte proagandėn, qė pėr fillim Beogradi nuk e cenzuronte pėr qėllime tė veta. Po krahas kėsaj kishte filluar edhe aksioni i pajtimit tė gjaqeve, nė tė cilin ishin pėrfshirė ish tė burgosurit politik dhe rinia studenteske. Unė isha kyqur nė kėtė tė dytėn dhe atij i erdhi mirė qė nuk bėja sehirė se si do tė rrjedhin gjėrat, mirėpo nuk e dinte se isha i kyqur edhe nė Levzjen Popullore pėr Republikėn e Kosovės. Duke parė se populli kishte filluar tė kalojė nė ekstazė nga propaganda dhe kishte filluar tė pėrgjumej, ndėrsa kujdestare pėr ta ndihmuar LDK kishte marrė rrolin edhe LPRK, duke u infliltruar nė tė, mu pėr kėtė unė u tėrhoqa nga ajo dhe nė kuadėr tė pajtimit tė gjaqeve bėja propagandė pėr Frontin e Rezistencės dhe Bashkimit Kombėtar, nė tė cilin isha inkuadruar qė nė themelimin e saj. Shabani e pėrcillte veprimtarinė time dhe bukur shpesh kontaktonim dhe pėrherė grindeshim rreth koncepteve. Unė mbroja koncetin e njė formimit tė ushtrisė dhe kryengritjes sė pėrgjithėshme. Ai kishte krijuar idhullin e tij, sa shpesh thonte pėr Rugovėn se ai ishte Pejgamer. Disa herė kishte bėrė kėrkesė pėr ta takuar dhe mė nė fund kishte arritur ta takoj dhe pėrshtypjet e tija ishin forcuar edhe mė tepėr pėr kultin- Rugovė qė kishte krijuar dhe njeri me tė shenjėt pėr te nuk kishte.

Shabani kishte edhe njė veti, qė nė vete kishte krijuar bindjen, pėr dallimin e pėrsonaliteteve nėpėrmjet prekjes sė lapkės sė veshit. Kur i parashtrova pyetje pėr takimin qė kishte pas me Rugovėn, se a ia kishte prekur lapkėn e veshit, pėrgjigjėja ishte jo. Se si e morri kėtė pyetje timen?! Ai nuk shihte, por me prekje krijonte pėrshtypjet e njeriut tė mirė dhe tė madh apo tė kundėrtėn. Kėto shenja dalluese mi kishte treguar edhe mua, prandej kur i parashtrova pyetjen mbeti i befasuar, se kishte bindjen se unė me sy ia kisha vrejtur ato shenja qė ai nuk ka mundur, por edhe nuk ia kishte prekur veshėt. Nėpėrmjet kėtij sygjestoni qė kishte krijuar, asnjėherė nuk kishte gabuar nė vlerėsim, ndėrsa pėr Rugovėn i kishte ikur nga mendja pėr ta verifikuar, siē thonte ai.

Ndėrkohė unė burgosėm, por ajo qė u kishte rėnė nė sy tė gjithėve, por edhe kėtij, ishte prezentimi i uniformės sė njė ushtrije kombėtare. Kur u ktheva nga burgu, disa gjėra kishin filluar tė shiheshin, vetėm shprehu dhėmbjen pėr mua, keqardhjen dhe tha: “pėrsėri tė njejtit njerėz duhet tė punojnė pėr tu bėrė kurban i kėsaj toke.” Te ai kishte ndikuar edhe anatemimi i Ukshin Hotit, pėr tė cilin kishte njė respekt tė veēantė. Ukshini shumė herė kėthehej te ai dhe tek atėherė e ndiente vetėn tė paharruar. Vitet e mė vonshme do ta bindin pėr politikėn disfatiste qė udhėhiqte Rugova.

Paraqitja e njėsiteve guerile tė UĒK me aksionet e tyre nuk e hutoi Shabanin. Ai nuk i besonte mė propagandės sė verdhė, e cila mundohej aksionet e tyre ti prezentonte si tė kurdisura nga UDB vetėm pėr tė pasur arsye tė shtonte represionin nė bashkėkombasit tonė. Atėherr veē kisha marrė mandatin nga Kuvendi i dytė zgjedhor pėr ta udhėhequr Partinė e Unitetit Kombėtar Shqipėtar nė mungesė tė profesor Hotit. Isha mė nė rjedhė dhe tash mė tepėr besonte nė kahėt e zhvillimit politik tė dy rrugėve qė ndiqėshin te shqiptarėt. Kishte pėrjetuar Luftėn e Dytė Botėrore dhe ate si pjesėmarrės dhe i robėruar, por edhe si desident. Nuk i pėlqente lufta, por nuk shihte alternativė tjetėr se si tė dilnim prej situatės sė krijuar pėr ose ose dhe propaganda e tij u orjentua rreth ndihmesės sė ushtarėve tė UĒK.

Ofenziva e parė e gjeti nė shtrat tė sėmur dhe nuk ishte sa duhet nė rrjedhė tė ngjarjeve. Propaganda e verdhė nuk e tregonte realitetin e krijuar nė teren, por vetėm lansonte lajmet mbi ikjen e popullėsisė nėn moton se aty ku ėshtė UĒK digjej e pėrvlohej gjithėēka e gjall, qė shtinte panik nė popull pėr tė mos i strehuar bijtė dhe bijat e veta. Edhe pse i sėmur Shabani nuk i besonte kėsaj loje proagandistike, se e njihte mirė luftėn e medijave dhe mundohej edhe tė tjerėt tė i bind pėr tė pavertetėn qė villnin ato.

Vdiq nė mes ofenzivave me bindjen se liria do tė vinte sė shpejti, se tash edhe bota mirrej me ne, tė cilėn e thoshte shpesh. Varrimi i tij ishte madhėshtor, ashtu siē ishte edhe jeta e tij, me pjesėtar tė luftėtarėve tė lirisė, nė mesin e tė cilėve ishte edhe Adem Demaēi, por nė njė rrethim tė hekurt tė falangės serbe, ndėrsa pėrball tyre ishte edhe formacioni i  armatosur i UĒK.

Atė ditė edhe unė u ndava nga njė mik e mėsues i madhe jete.

 

Prishtinė, 2005

 

&

Afrim Morina: Le tė hapet kutia e Pandorės