Nė kujtim tė bashkėluftėtarit Xheladin Gashi

 

Tri vjet pa gjeneral Xheladin Gashin - “Plakun”

 

·        Xheladini, i njohur mes bashkėmendimtarėve dhe bashkėluftėtarėve me pseudonimin “Plaku” njė periudhė tė ilegalitetit e kaloi nė mesin e luftėtarėve tė komandantit legjendar Adem Jashari, nė Prekaz dhe baza tė tjera. Sė bashku me Mujė Krasniqin e bashkėluftėtarė tė tjerė, ai lėvizte kudo ku kishte nevojė nėpėr Kosovė. “Plaku” ka qėndruar edhe nė mesin e bashkėluftėtarėve tė Jablanicės, por edhe nė baza tė tjera tė Nerodimes  duke mbajtur kontakte me veprimtarė.

 

·        Foto: Komandant Xheladin Gashi – „Plaku“

·        Foto: Xheladin Gashi me bashkėluftėtarėt e tij

        

          Shkruan: Azem SYLA

          Prishtinė, 20. III. 2008

 

         Para tre vjetėsh nga ne u nda Xheladin Gashi, njė burrė me virtyte tė rralla. Pėr njerėz, si “Plaku”, vetėm kur mė nuk janė mes nesh, kuptojmė se ē’vend kishin zėnė dhe sa tė mėdhenj janė ata  nė jetėn tonė.

 

          Xheladinin e kam njohur qė nė fillim tė viteve tė shtatėdhjetė, si punėtor tė arsimit. Qė nė atė kohė shquhej me qėndrime qė dallonin nga tė tjerėt. Ishte pedagog i disiplinuar dhe i pėrkushtuar nė punė me nxėnėsit. Ai sikur nuk kėnaqej me veprimtarinė thjesht arsimore. Sado qė kishte njė lloj liberalizmi nė vitet e shtatėdhjeta, Xheladinit i lexohej nė sy pakėnaqėsia me gjendjen e pėrgjithshme politike dhe statusin e shqiptarėve nėn Jugosllavinė titiste.

 

          Vitet tetėdhjetė ishin vite kur u sprovuan veprimtarėt e shumtė me ngjarjet tashmė tė njohura. Ndodhėn demonstratat, por edhe burgosjet. Nė kėtė periudhė tė ballafaqimit tė elementit patriotik me strukturat e pushtetit zyrtar Xheladini ka mbajtur qėndrime tė drejta dhe tė pa luhatura pėrgjatė gjithė zhvillimeve politike. Nė fillim tė viteve tė 90, Xheladin Gashi u bė pjesė e  veprimtarisė themeluese tė formacionit politiko - ushtarak, Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

 

          Nė tė gjitha detyrat dhe angazhimet Xheladini ka shpalosur energji tė mėdha, pėrkushtim, kujdes dhe ka qenė shembull i veprimtarit tė palodhshėm. Ai nuk njihte pėr vėshtirėsi dhe pengesa, kur ishte pėr t’u kryer njė punė, njė porosi ose mbajtje lidhjesh midis njerėzve tė ilegales sė asaj kohe. Angazhimi i tij serioz bėri qė nė njė moment tė vlerėsohet si e domosdoshme forma e kalimit nė jetė ilegale.

 

          Xheladini, i njohur mes bashkėmendimtarėve dhe bashkėluftėtarėve me pseudonimin “Plaku” njė periudhė tė ilegalitetit e kaloi nė mesin e luftėtarėve tė komandantit legjendar Adem Jashari, nė Prekaz dhe baza tė tjera. Sė bashku me Mujė Krasniqin e bashkėluftėtarė tė tjerė, ai lėvizte kudo ku kishte nevojė nėpėr Kosovė. “Plaku” ka qėndruar edhe nė mesin e bashkėluftėtarėve tė Jablanicės, por edhe nė baza tė tjera tė Nerodimes  duke mbajtur kontakte me veprimtarė.

 

          “Plaku” qėndroi njė kohė edhe nė botėn jashtme, gjithmonė duke pasur vizion tė qartė se nė rrugėn e ēlirimit tė Kosovės nuk ka asnjė ēast hamendjeje, dyshimi a lėkundjeje. Pėrkundrazi, ai angazhohej pa ndalur nė mobilizimin politik tė njerėzve dhe nė forcimin logjistik tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

 

          Si anėtar i strukturave tė larta qendrore tė UĒK-sė, Xheladin Gashi u dėshmua veēanėrisht nė ditėt e luftės nė vitet 1998 / 1999, kur kreu me pėrgjegjėsi tė lartė detyrėn e Komandantit tė UĒK-sė nė Veri tė Shqipėrisė. Shpirti i sakrificės, vetiniciativa, pėrkushtimi dhe aftėsitė organizative tė “Plakut” u shpaluan nė ngjarjet e vrullshme tė luftės, kur u ballafaqua me pėrgatitjet nė terren, me vullnetarėt e shumtė, me operacione ushtarake dhe detyra tė tjera, qė i kryente me ndėrgjegje tė lartė.

 

          Pas luftės Xheladin Gashi bėri njė jetė modeste. Ndonėse me gjendje tė rėndė shėndetėsore, ai nuk u ndal pėr tė dhėnė kontributin e tij nė institucionet qė po ngriheshin pas luftės. Nė kuadėr tė Shoqatės “Miqtė e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės” kontribuoi nė ngritjen e strukturės organizative me seriozitetin qė e shquante kudo qė angazhohej. “Plaku” ishte i palodhshėm dhe kurdoherė i gatshėm pėr tė ndihmuar familjet e dėshmorėve dhe fėmijėt jetimė, qė ballafaqoheshin me vėshtirėsi nga mė tė ndryshmet.

 

        Me sjelljen e tij nė jetė “Plaku” kishte bėrė miq kudo. Nė ēdo periudhė tė angazhimit kishte krijuar lidhje me veprimtarė tė shumtė. Tė gjithėve u binte nė sy karakteri i tij i fortė. Ishte fjalėpakė por shumė i vendosur dhe i qetė. Xheladini mė ėshtė gjendur pranė nė situata tė ndryshme jetėsore. Me tė mė lidhin ngjarje tė shumta dhe kujtime qė do tė jenė objekt i shkrimeve tė natyrės tjetėr.